Duhani është bimë mjekësore dhe është produkt i natyrës, jo shpikje e njeriut. Ti duhet të mësosh më parë kujt i thonë shpikje.
Bomba Atomike
Duhani
Narkotikët
Mjetet Luftarake(armët)
Mafia (si organizatë kriminale)
Alkohol
Tjeter...
Duhani është bimë mjekësore dhe është produkt i natyrës, jo shpikje e njeriut. Ti duhet të mësosh më parë kujt i thonë shpikje.
Elegance is an attitude.
Meqe u njohem ca po te kap nje keshille falas....nderro hoxhen, se ai hoxhe qe ke nuk merr vesh nga ironia.
-
Shpikja me e keqe eshte zoti
Ne emrin e tij jane kryer krime te tmerrshme dhe te shumta.
Pernjemend intelgjenteve si ty, duhet sqaruar njeher, se cfar konsiderohet shpikje dhe pastaj te flitet per duhanin!!!
Oj e menqur, kur flasim per Duhanin, e kemi fjalë per Cigarën qe konsumon njeriu si puna jote, dhe nuk eshte fjala per Spinaqin qe te gatuajm pite me spinaq.
Fjala eshte per kete jashtëqitje qe avullon:
\\Ja ta vizatojë>>
Dhe kete lloj produkti e ka shpikur njeriu, nuk e di emrin e atij budallai, mirpo askush nuk e mohon faktin se kjo eshte shpikja (qe te konsumohet duhani) si prej shpikjeve me absurde qe mban mend njeriu deri tash sa kishe dy kemb dhe dy duar e nje kokë.
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 10-01-2010 më 12:46
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Per mua te gjitha keta qe i ke renditur, po shtoj edhe alkoholin dhe uzinat neuklare...
Ndryshuar për herë të fundit nga Xhenet.M.S. : 10-01-2010 më 12:40
Bomba Atomike dhe Historia e Saj
Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki ishte sulmi nuklear nga ana e ShBA, me në krye presidentin Harry S. Truman kundra Japonisë Imperialiste gjatë luftës së dytë botërore. Më 6 gusht, bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar "Enola Gay", do të hidhte bombën atomike "Little Boy" (Djali i vogël) mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e qytetit nga impakti i bombës. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e një tjetër bombe atomike në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti.
http://upload.wikimedia.org/wikipedi...gasakibomb.jpg
Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit nga impakti dhe të vdekurit nga rrezatimi. Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140 000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit). Ndërsa për Nagasakin numërohen rreth 74 000 viktima. Nga të dy qytetet me një numër vdekjesh prej 210 000 jetësh, popullsia civile do të ishte ajo që do të vuante më shumë shpërthimet e dy bombave atomike.
Sot hedhja e bombës atomike në Hiroshima si edhe në Nagasaki, debatohet gjerë nga të dy palët në fjalë (ShBA dhe Japonia) dhe ndonjëherë debatohet edhe nga palët e tjera. Ky lloj sulmi ishte sulmi i parë nuklear në botë dhe shpërthimi i kësaj bombe do të përshpejtonte dorëzimin e Japonisë Imperialiste, duke i dhënë fund luftës. Japonia do të dorëzohej zyrtarisht më 2 shtator 1945, duke i dhënë fund luftimeve në glob. Por ndërkohë që njëra palë e shikon këtë gjest (hedhjen e një bombe atomike) si të domosdoshme për kohën (pikëpamja e ShBA), pala tjetër (pikëpamja e Japonisë) e shikon si një krim të shëmtuar kundrejt njerëzimit. Në ShBA, debati merr një formë krejt tjetër dhe kjo palë insiston se hedhja e bombës atomike, i dha fund luftimeve shumë më shpejtë se sa do të mund të përfundonte në kushte normale. Në kushte normale, hamendësohet se lufta do të shkaktonte një numër shumë më të madh viktimash nga të dy palët. Operacioni Downfall parashikonte pushtimin e brigjeve japoneze duke rrezikuar një "Normandi tjetër" për amerikanët. Pala japoneze ndërkohë, pretendon se hedhja e bombës atomike, ishte një veprim i shëmtuar dhe aspak i domosdoshëm; një sulm ky që goditi kryesisht civilët. Për shembull më dhjetor 2006, një kompetent i partisë Demokrat Liberale në Japoni, Shoichi Nakagawa, do të deklaronte se hedhja e bombës atomike nga ana e ShBA, ishte një krim. Kjo deklaratë e Shoichit erdhi mbasi ai kishte vizituar një nga muzetë përkujtimorë të bombës atomike në Nagasaki. Të dielave, pak më vonë nga ky koment, Kjodo News Agensy dhe gazeta si Nihon Keizai e vlerësuan këtë koment, duke thënë përfundimisht se hedhja e bombës atomike ishte një krim ndaj njerëzimit. Megjithatë, Japonia nga ana e saj akoma duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për krimet e saj të luftës si masakra e Nanjing, tmerret e kryera nga njësia famëkeqe 731, vrasja dhe keqtrajtimi i robërve të luftës, e të tjerë.
Siç përmendet më lartë, debati vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ajo që dihet me siguri është që Japonia Imperialiste do të dorëzohej më 15 gusht 1945, për të nënshkruar përfundimisht dorëzimin e saj më 2 shtator, që është edhe data zyrtare e fundit të luftës së dytë botërore. Përfundimisht, hedhja e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, nuk është cilësuar zyrtarisht si krim lufte
Të Mbijetuarit
Me termin Hibakusha (被爆者), nënkuptohen të mbijetuarit e shpërthimit atomik në Nagasaki dhe Hiroshima. Si term Hibakusha do të thotë "Njerëz të prekur (ose të dëmtuar) nga shpërthimi". Vuajtjet e bombardimeve janë një element i rëndësishëm i popullit japonez, për pankartat e paqes të pas luftës (theksohet se pas luftës së dytë botërore, kushtetuta konstitucionale e japonisë mori një formë të re; kushtetuta japoneze hapet me fjalët se populli japonez është një popull që e don paqen dhe rrespekton popujt e tjerë). Që nga ajo kohë, poullësia japoneze kërkon disintegrimin (flakjen tutje) të armëve atomike nga faqja e botës. Deri më vitin 2005, numërohen të paktën 266 000 të mbijetuar nga impakti i bombës atomike që akoma jetonin në Japoni.
Përveç hibakusha-ve japonezë, pas shpërthimit do të kishte edhe plot të mbijetuar koreanë që ndodheshin në vëndet përkatëse gjatë shpërthimit. Gjatë luftës, forcat ushtarake japoneze do të dërgonin me forcë në Japoni shumë qytetarë koreanë, si puntorë. Sipas zërave më të fundit, numërohen rreth 20 000 koreanë të vdekur në shpërthimin e Hiroshimës. Ndërkohë që në Nagasaki numri i të vdekurve ulet deri në 2 000. Sipas këtyre të dhënave, mendohet se një nga shtatë të vdekur ngë impakti i bombës atomike në Hiroshima, i përkiste grupit të puntorëve koreanë. Koreja e ngre akoma zërin, që vëndet e huaja të pranojnë të humburit e saj gjatë shpërthimit atomik. Megjithatë edhe pse kjo kërkesë vjen gjithmonë në rritje, Koreja nuk ka përfituar nga një gjë e tillë.
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Hodhen bomben atomike,se sikur te hidhnin cigare e alkol...do ta shifje ti se cbehej..
Lere sikur te hidhnin revista porno..
Krijoni Kontakt