Pra 15 minutash u ktheva nga një shitore ku takova ca arabë ( në fakt ishin nga Sudani )
Gjithmonë i shtyrë nga ato që njeriu lexon në Forumin tonë, si dhe nga librat fetare që kam lexuar, që shpesh pyes veten vallë gjenerata jonë a jemi myslimanë, a jo ( sepse gjëra që lexon njeriu këtu shpesh unë nuk po i gjej në Kuranin tim po as në lbra të tjerë), iu afrova atyre dhe po i pyes:
A është haram të festohet Viti i Ri?
Rastisi që grupi i parë nuk ishte mysliman. Grupi tjetër me shumë dashamarësi m'u përgjigj: "Jo, Viti i Ri nuk është festë fetare. Është festë shoqërore që e gjithë bota e feston. Natyroshit, - më thanë, nuk duhet pirë. Edhe ne për vit të ri festojmë dhe vizitojmë njëri - tjetrin"!
Bah, - thashë me vete, kësaj i thonë: "Ma katalik se papa". Ne më myslimanë se vetë arabët!!
Gëzuar Vitin e Ri gjithë vëllezërve myslimanë, pa paragjykime, atyre që e festojnë!
Krijoni Kontakt