Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 81
  1. #71
    Citim Postuar mė parė nga Toro Lexo Postimin
    Mos i ngaterro gjerat se po flet per gjera te ndryshme. Kushtetuta amerikane te garanton shume te drejta, por ama kur vjen puna per kalimin e kufirit (ardhjen ne SHBA) teorikisht nuk je ne toke amerikane dhe Gjykata e Larte e ka konfirmuar se te drejtat kushtetuese qe ke kur je brenda ne Amerike NUK JANE te zbatueshme kur vjen puna per kalimin e kufirit. Pra doganieri apo oficeri i emigracionit kane te drejte jo vetem te te fotografojne e te pyesin, por madje te te bejne kontroll te imet te trupit (cavity search) dhe nuk kane nevoje per arsye apo warrant nga prokuroria. Eshte e drejta sovrane e cdo shteti qe te kontrolloje kufirin e vet, kush hyn, kush del, cfare sjell, sa para sjell,sa mall sjell, cfare malli sjell, te te veri takse doganore etj etj. Kjo s'ka te beje fare me ligjin antimafia apo antidroge.
    Hyrja ne avion (kur del nga SHBA) eshte faktikisht perdorimi i nje biznesi privat (shteti amerikan nuk ka ne pronesi asnje kompani aviacioni civil pasagjeresh). Eshte zgjedhja jote dhe e kompanise qe ka pronesi avionin se a do te kontrolloje apo jo. Shteti amerikan faktikisht ka dhene udhezime, jo ligj per te te kontrolluar! Po nuk te pelqeu te te kontrollojne ose hap kompanine tende te aviacionit ose merr avion privat dhe e ke te zgjidhur problemin!
    Tani tek ceshtja e trashegimise se prones. Prova nuk behet vetvetiu private. Prona apo pasuria KRIJOHEN nga dikush, BLIHEN apo SHITEN nga dikush. Prona nuk buron nga qielli. Prona pra i takon dikujt dhe vetem ai ka te drejte ta japi, shesi apo tja trashegoje dikujt tjeter. Shteti amerikan i ka krijuar mundesite qe ta krijosh, blesh apo shesesh pronen, si dhe mundesite per te bere nje testament. Ti mund te argumentosh qe dikush qe krijon nje pasuri mijera apo miliona dollareshe ne nje fare menyre e paska "te pamundur" ta deklaroje ne nje testament $50 dollaresh sa te duash, por eshte argument pa kuptim. Nese i afermi donte te ta linte ty apo nje tjetri pronen, ashtu sic e krijoi, ashtu fare mire mund tia linte shprehimisht dikujt. Kur nuk ia le askujt, atehere sic thashe me siper, perfaqesuesi i "askujt" eshte shteti. Ti nuk mund te presupozosh qe i zoti prones ka dashur te ta jape ty apo dikujt tjetri pronen e vet pa pasur nje dokument ta mbeshtes kete gje! Dhe "the burden of proof" te takon ty ta provosh se X apo Y ka pasur deshire te ta jape ty!
    Kalojme ke 'Patriot Act" i cili merrej me pergjimet pa leter prokurorie apo gjykate te telefonave. Nese e ke lexuar ligjin, ka pasur te beje me telefonatat qe vinin nga jashte Amerikes. Nje organizate sigurimi amerikane (si FBI apo CIA apo NSA) nuk ka nevoje per leter gjyqesori te pergjoje telefonata qe behen nga persona te ndryshem ne dy shtete qe nuk jane territore amerikane (psh nese une jam ne Itali dhe marr ne tel Abdullahun ne Irak nepermjet nje rrjeti telefonik qe kalon ne nje satelit amerikan, FBI apo CIA nuk kane nevoje per warrant sepse ligjet amerikane kane veprim vetem ne SHBA, jo ne Itali, jo ne Irak dhe aq me teper jo ne hapesire kozmike!) Me te njejten llogjike, CIA apo FBI pergjonin cdo telefonate qe e kish zanafillen nga shtete te tjera, pavaresisht nese ne disa raste telefonata i drejtohej dikujt ne SHBA. Pergjohej telefoni jashte Amerikes, jo ai brenda ne SHBA. Ai qe merr telefon nga nje territor jashte Amerikes nuk mund te kete pretendimin se mbrohet nga ligjet amerikane! Pergjohet fjala vjen telefoni i te birit te Bin Ladenit qe eshte ne Arabine Saudite nga ku ai ben 3 telefonata ne Sudan, 2 ne Afganistan, 5 ne Pakistan dhe nje ne Amerike dhe FBI kur vjen puna tek telefonata ne Amerike do mbylli aparaturat e pergjimit dhe do shkoje tek gjykatesi e te lutet te marri nje warrant (ne rast se gjykatesi ia jep kuptohet) qe te marri vesh se me ke foli e cfare tha?
    Nuk behet fjale vetem per fluturimet nderkombetare, por edhe brenda vendit. Me ēfare te drejte edhe ne fluturimet e brendshme mund te veēohet nje qytetar per t’iu bere kontroll i imet?! Shteti shkon deri aty, sa vendimi i fundit i kerkon agjensive te udhetimit te kerkojne te dhena si gjinine edhe moshen e atyre qe do fluturojne. Po ashtu eshte perseri fakti i deklarimit te shumave te lekeve qe mbart me vete ne udhetime ose te shumave ne transaksionet bankare. Me cfare te drejte kerkohet te shpjegohen te ardhurat personale?

    Puna e prones gjithashtu, shteti ka vene ligje duke nderhyre. Prona private i takon atij qe e ka patur i fundit me akt pronesie. Dhe pavarsisht nga situata, i bie qe shteti s’ka te drejte te nderhyje, pasi eshte private e subjektit dhe jo e shtetit. Shteti nuk ka pse te te detyroj te besh trashegimi, qofte edhe 50 cent. Pse ta merr pronen nese i afermi ka jetuar bie fjala ne Shqiperi dhe nuk mund te vinte ne USA per ta deklaruar ate? (kjo per te folur teorikisht per te drejten, por qe nuk eshte praktike, prandaj eshte ligji qe shteti ta menaxhoj)

    Per “Patriot Act” konkluzioni : ne momentin qe pergjohet telefonata e nje qytetari, pa leje nga gjyqsori, shkelet e drejta. Pse pergjohet kjo telefonate dhe jo nje tjeter mbetet subjektive nga perzgjedhesi dhe “Patriot Act” ia jepte kete te drejte.

    Nuk po diskutoj ligjet dhe rregullat per se, siē e thashe edhe ne postimin e meparshem, shtete te ndryshme ne kohe te ndryshme miratojne ligje dhe rregulla te caktuara. Shpjegimet dhe arsyet pse jane vene keto ligje dhe rregulla ketu, i kam te qarta. Po bej “devil’s advocate”, jo se nuk bie dakort me llogjiken e tyre, por po e vazhdoj kete diskutim sepse me ligjin e antimafias nuk po diskutohet ligji, ēfare adreson ai, ēfare mund t’i permiresohet, por direkte dilet ne konkluzionin qe e miratoi njera apo tjetra pale. Vlen te ritheksohet qe ligji mbetet aty dhe nuk e perjashton palen qe e miratoi ne kohe.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #72
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Nuk behet fjale vetem per fluturimet nderkombetare, por edhe brenda vendit. Me ēfare te drejte edhe ne fluturimet e brendshme mund te veēohet nje qytetar per t’iu bere kontroll i imet?! Shteti shkon deri aty, sa vendimi i fundit i kerkon agjensive te udhetimit te kerkojne te dhena si gjinine edhe moshen e atyre qe do fluturojne. Po ashtu eshte perseri fakti i deklarimit te shumave te lekeve qe mbart me vete ne udhetime ose te shumave ne transaksionet bankare. Me cfare te drejte kerkohet te shpjegohen te ardhurat personale?
    Hera e pare qe e degjoj qe te pyetet sa leke ke ne nje fluturim brenda Amerikes. Ne shtetet qe kam udhetuar brenda Amerikes, thjesht me eshte kerkuar DL per te vertetuar qe bileta e avionit eshte ne emrin tim dhe thjesht kam kaluar through security si cdo njeri tjeter. Nuk kam pare ndonjehere te behet kontroll per sa leke ke me vete.

    Ne nje fluturim nderkombetar kur vjen ne Amerike duhet te plotesosh formularin sa po sjell dhe po ashtu kur del nga Amerika, di qe ka nje limit $10,000 per person ose familje ne mos gaboj.

    Puna e prones gjithashtu, shteti ka vene ligje duke nderhyre. Prona private i takon atij qe e ka patur i fundit me akt pronesie. Dhe pavarsisht nga situata, i bie qe shteti s’ka te drejte te nderhyje, pasi eshte private e subjektit dhe jo e shtetit. Shteti nuk ka pse te te detyroj te besh trashegimi, qofte edhe 50 cent. Pse ta merr pronen nese i afermi ka jetuar bie fjala ne Shqiperi dhe nuk mund te vinte ne USA per ta deklaruar ate? (kjo per te folur teorikisht per te drejten, por qe nuk eshte praktike, prandaj eshte ligji qe shteti ta menaxhoj)
    Sa per pronen private apo leket ne bank, nuk e kuptoj pse dikush nuk do vinte emrin e nje beneficiary sepse kur hap nje account, aty mund ta percaktosh fare mire se ne rast vdekjeje kush i merr leket e tua. Kjo eshte gje shume normale dhe nuk mendoj se nje familje qe ka nje pronesi, nuk do arrinte deri aty sa te linte nje testament. Nqs nje cift eshte aq miop sa mos te leje dicka me shkrim se kujt do t'ja leri ato qe ka nqs ju ndodh gje, ai nuk eshte faji i shtetit.

    ...sepse me ligjin e antimafias nuk po diskutohet ligji, ēfare adreson ai, ēfare mund t’i permiresohet, por direkte dilet ne konkluzionin qe e miratoi njera apo tjetra pale. Vlen te ritheksohet qe ligji mbetet aty dhe nuk e perjashton palen qe e miratoi ne kohe.
    Shigjeta, mendoj se arsyeja qe shume po reagojne ne ate menyre eshte se ju duket qesharake fakti qe keta politikanet e sotem po kalojne nje ligj kur dihet qe jane perlyer vete deri ne gryke me korrupsion. Ata do godasin kundershtaret e tyre sa jane ne fuqi dhe sa te vij pala tjeter ne fuqi, ata jane kujdesur per pronat dhe bizneset e tyre.

    Gjithsesi, mendimi im per kete ligj, edhe pse vertet mund te jete nje ligj tamam anti-mafia, eshte se nuk do e ndihmoj popullin ne ndonje menyre. Qeveria, ne kete moment, duhet qe te mendoj se cfare ligjesh duhet te kaloj qe te ndihmoj shqiptaret qe te kene buke ne darke per femijet dhe mos te hane trahana 3 vakte ne dite (edhe pse na ka marre malli per trahana ). Ky ligj nuk besoj se do e realizoj kete gje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INFINITY© : 10-12-2009 mė 02:37

  3. #73
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Katėr rrugėt pėr tė kthyer ligjin "Antimafie"

    Hyn nė fuqi nė fillim tė vitit 2010. Prokuroria merr nė dorė ligjin e miratuar

    Sokol Ēobo
    Gazeta Shqip

    Prokuroria e Pėrgjithshme dhe Gjykata e Krimeve tė Rėnda janė tė pafuqishme pėr tė kundėrshtuar ligjin e ri "Antimafie". Ato janė institucione tė zbatimit tė ligjit dhe nuk kanė tagrin pėr t‘i kėrkuar Gjykatės Kushtetuese shfuqizimin e tij. Burimet zyrtare nga akuza qendrore nuk kanė preferuar ta komentojnė ligjin, ndėrsa drejtoresha juridike ka heshtur, megjithėse rekomandimet e njerėzve tė ligjit nuk janė marrė parasysh nga parlamentarėt. Ndėrkohė, burime konfidenciale nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kanė deklaruar se janė disa rrugė qė ligji tė shfuqizohet, ose tė pezullohet dhe t‘i dėrgohet sėrish Ministrisė sė Drejtėsisė pėr rregullime. Sipas tyre, shoqatat dhe grupet pėr tė drejtat e njeriut kanė tė gjithė tagrin pėr ta ēuar nė Gjykatėn Kushtetuese kėtė ligj shumė tė debatuar, por me disa rregullime, por sėrish me probleme.

    Rrugėt
    Krahas prokurorisė e gjykatės edhe Shoqata Kombėtare e Prokurorėve nuk e ka nė statutin e saj tė kėrkojė shfuqizimin e kėtij ligji. Njė version, sipas njerėzve tė akuzės, ėshtė edhe mosdekretimi nga Presidenti i Republikės. Prokurorėt kanė njė propozim pėr partitė politike, tė cilat mund ta ēojnė nė Kushtetuese ligjin. Sipas tyre, mjafton qė njė subjekt politik, me argumentet e duhura tė paraqesė nė Kushtetuese, objeksionet dhe menjėherė mund tė kemi pezullimin e kėtij ligji tė debatuar. Nėse njė gjė e tillė nuk realizohet, atėherė njerėzit e ligjit mund tė "ndihmohen" nga gjyqtarėt qė mund tė gjykojnė persona, apo organizata kriminale qė preken nga zbatimi i ligjit. Nėse togat e zeza vėrejnė mospėrputhje tė ligjit me Kushtetutėn mund tė kėrkojnė pezullimin dhe rishikimin e ligjit. Njė dispozitė nė Kushtetutė pėrcakton se gjyqtarėt mund tė kėrkojnė pezullimin e ligjeve nėse nuk pėrcaktohen nga Kushtetuta. Nė fund, por jo nga rėndėsia, janė edhe grupet e interesit, pra personat qė do tė akuzohen nga ky ligj. Ēdo shtetas shqiptar, qė ėshtė objekt hetimi nga ligji "Antimafie", mund t‘i kėrkojė Gjykatės Kushtetuese interpretimin e tij.

    Problemet
    Njerėzit e akuzės nė Shqipėri deklarojnė se ligji sjell arbitraritet nga punonjėsit e Policisė sė Shtetit, tė cilėt mund tė hetonin dhe kontrollonin ēdo shtetas shqiptar, pa regjistruar mė parė njė procedim penal, duke u mjaftuar me termat "bazuar nė indice". Sipas prokurorisė, Parlamenti duhet qė vetėm tė rregullonte ligjin e mėparshėm "Antimafia", i cili u shfuqizua pjesėrisht nga Gjykata e Lartė dhe t‘i jepte atij ligji fuqi prapavepruese. Pra mund tė rregullohej vetėm me njė frazė.
    Sipas akuzės, drafti i ri ka kaluar ēdo parashikim. Nė tė i jepet e drejta Policisė, Prokurorisė dhe Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, tė verifikojnė, hetojnė, sekuestrojnė e kontrollojnė pasurinė e ēdo qytetari nė kėtė vend, me argumentin e vetėm se ndaj tij ka indicie se merret me krim tė organizuar, trafik prostitucioni apo me pastrim parash. Pra ky ligj aplikohet edhe pėr persona qė dyshohet se mund tė jenė pjesė e krimit tė organizuar, por ndaj tė cilėve nuk ka asnjė hetim tė nisur. Sipas akuzės, kėtu qėndron dhe problematika kryesore. "Nė asnjė vend tė botės nuk ka njė organ shtetėror qė heton kėdo nė shtetin e tij. Ėshtė e drejtė dhe ligjore qė kjo tė ndodhė nė kuadrin e njė hetimi mbi krimin e organizuar, i cili kėrkon mjete pėr t‘u luftuar", thanė burimet zyrtare nga akuza qendrore.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse po trembeni nga ky ligj?

    na tregoni..

    zbrita nji her nga avioni ne rinas e si gjith poplli po kalojm ne piken doganore a si quhet ajo ku gjithkush i hap bagazhet e policia me sy apo me aparat shikon cka ke brenda.

    nji katundar pran meje filloj me turfullue.. pse me e hap cka kini ju me mue etj ankesa e pretendime..
    i thash or ti zotni.. ti cka ke qe po trembesh..
    ne se je i paster hapi valixhat ti shohi polici i shtetit ton..
    un do e hap thash valixhen time.. e kontrollojn a jo eshte puna ktyre qe punojn ktu..

    mafia pse trembet nga ky ligj..

    do te thote se.. kuptohet ajo pune.. do i duhet me dhan llogari per perandorine qe krijuan nga hici..
    pa derdhur nji pik djers i ndrrojn bemeverat si letra te hundeve..

    dale beg se ka hendeg..


    ..


    ky eshte ne fakt thelbi i filozofise agresive te edvinizmit ndaj sali berishes..

    po e lam shum ne pushtet do na i nxjerri te palamet.. prandaj ta rrezojm nji or e me pare se na fiku deren.. ci ki temen e semes se per ta rrezuar do djeginm shtetin e do shkaktojme mijra e mijra te vrare..

    tjerat "arsye" jan pallavra..

    i uroj kti LIGJI pun te mbare e me bereqet..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-12-2009 mė 10:59

  5. #75
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ...

    ky eshte ne fakt thelbi i filozofise agresive te edvinizmit ndaj sali berishes..

    po e lam shum ne pushtet do na i nxjerri te palamet.. prandaj ta rrezojm nji or e me pare se na fiku deren.. ci ki temen e semes se per ta rrezuar do djeginm shtetin e do shkaktojme mijra e mijra te vrare..

    tjerat "arsye" jan pallavra..

    i uroj kti LIGJI pun te mbare e me bereqet..

    ..
    ajo puna e atij katnarit shum e lezetshme ... ke filluar si ustai jot me e fillue nji mendim e mos me e que deri ne fund ...

    nejse, thua zotrote se salis po nxjerr te palamet ... ndaj bla-bla ...

    deri nashi, kater vjet e gjysem ne pushtet, duke keq-perdoruar gerdec-shtetin dhe mall belik ekonomine, duke lene Shqiperine ne fund te listes - e fundit eshte kjo e levizjes se lire ... ka nxjerre te palame si:

    manallin e edverit qe as ne plejboj nuk e shef ... (i ka eksitu ata homot qe don me i martue)

    gruan e edverit ... bere lecke ...

    motelat ... me shkerdhata ... te atij tjetrit ...

    nenen e edverit ... duke mos lene rehat as edhe te vdekurit ...

    dashnoret e edverit ... gati per nje serial grash te braktisura ...

    keto dhe te tjera "hajvanlleqe" skupiko-mediatike jane bilanci i mandates se pare dhe fillim i se dytes te salis ...

    mos na i duhen nja katerdhet vjet me i xjerr te palamet ...

    ...?

  6. #76
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Mendimi / supozimi im:

    Secila liri (demokratike) kerkon nje lloj kongruence tek qytetari per te japur frytin me te mire. Perndryshe liria ka pasoja te demshme.

    Shembull konkret eshte liria e shtypit.
    Po nuk pati qytetari njohuri te mjaftueshme ne punen e shtypit privat, lirine e shtypit, obligimet e shtypit si dhe nje arsimim te mjaftueshem te pergjithshem, liria e shtypit shkakton deme tek qytetari. P.sh. shkakton frike, keqinformim dhe perhapje te tyre.

    P.sh. ne rrethin tim te shoqerise ka te tille, te cilet pas cdo raporti te Mero Bazes mua si simpatizues te kryeministrit Berisha dhe qeverise aktuale me "bombardojne" me mijera akuza kunder Kryeministrit dhe Qeverise aktuale. Por kur i shoh vete raportet e M. Bazes nuk me duken aq bindese. Pastaj ju kthehem shokeve dhe i konfrontoj, i sqaroj se nuk ishte ashtu sic mendonin. Nganjehere me ndodhe edhe mua e njejta. Sepse gazetari ka te drejte te vleresoje, te supozoje, te prognozoje, por keto gjera nuk jane "e verteta", nuk jane fakte, nuk jane baze e sigurt per gjykim. Dhe kjo gje nuk dallohet cdo here lehte.

    Keshtu qe ne disa raste liria e shtypit nuk gjen kongruencen tek qytetari dhe ndodhin veprime negative te medias ndaj qytetarit.





    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 10-12-2009 mė 14:47

  7. #77
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    C'u be me ligjin "Antimafie" ??? E perfunduan krasitjen, apo do vazhdojne t'a krasisin. Nuk eshte ēudi qe ne fund, pra kur ligji te jete krasitur mire e mire, te denohen nga ky ligj vetem hajdutet dhe kriminelet ordinere ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #78
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ligji "Antimafie", sekuestrohet pasuria edhe pa njė dosje penale

    Nė kėtė ligj, barra e provės i takon individit. Nė Kodin e Procedurės Penale, barra ėshtė e prokurorisė

    Ndryshe nga Kodi i Procedurės Penale, paketa "Antimafie" qė ka kaluar me njė shumicė tė thjeshtė nė Parlament, parashikon qė qytetarėve shqiptarė u sekuestrohet pasuria edhe nėse nuk janė tė pandehur pėr njė krim. Mjafton qė dikush t‘u shėnojė emrin nė regjistrin e veprave penale dhe ēdo punonjės i policisė apo prokurorisė mund t‘i sekuestrojė pasurinė nėse nuk e ka tė deklaruar. Nė nenin 21 tė ligjit bėhet fjalė pėr kėrkesat pėr konfiskimin e pasurisė dhe barrėn provės. Nė ligj thuhet shprehimisht se: Masa e konfiskimit vendoset me kėrkesėn e prokurorit, i cili i paraqet gjykatės arsyet ku bazohet kėrkesa.
    Konfiskimi i pasurisė kėrkohet dhe vendoset edhe nė raste kur ndaj pasurive nuk ėshtė kėrkuar dhe vendosur masa e sekuestrimit. Barra e provės pėr tė vėrtetuar se pasuritė janė fituar nė mėnyrė tė ligjshme i pėrket personit kundėr pasurive tė tė cilit kėrkohet konfiskimi. Ndėrkohė, ligji ka parashikuar edhe procedurat gjyqėsore tė konfiskimit. "Gjatė gjykimit tė kėrkesės pėr konfiskim zbatohen, pėr aq sa ėshtė e mundur, dispozitat e Kodit tė Procedurės Civile. Me kėrkesė tė prokurorit, gjykata mund tė vazhdojė gjykimin edhe nė raste kur personi nuk ka banim tė njohur brenda vendit, ėshtė larguar jashtė vendit ose me gjithė kėrkimet e bėra nuk gjendet. Kur gjatė shqyrtimit gjyqėsor del se pasuritė e sekuestruara u pėrkasin personave tė tretė, gjykata, edhe kryesisht, me vendim tė arsyetuar, i thėrret ata pėr tė ndėrhyrė nė proces", thuhet nė kėtė ligj shumė tė debatuar. Nė nenin 24, i cili bėn fjalė pėr pranimin e kėrkesės pėr konfiskim, thuhet se gjykata vendos konfiskimin e pasurive kur ka dyshime tė arsyeshme, bazuar nė indice, pėr pjesėmarrjen e personit nė veprimtari kriminale. Gjithashtu, pranohet kėrkesa edhe kur nuk provohet se pasuria ka prejardhje tė ligjshme apo personi nuk justifikon zotėrimin e pasurive apo tė tė ardhurave, qė nuk i pėrgjigjen dukshėm nivelit tė tė ardhurave, fitimeve apo veprimtarive tė ligjshme, tė deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre dhe kur rezulton se pasuria ėshtė drejtpėrdrejt ose tėrthorazi nė zotėrim tė pjesshėm apo tė plotė personit. "Gjykata mund tė vendosė pranimin e kėrkesės pėr konfiskimin e pasurisė edhe kur procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet (pėr shkak tė pamjaftueshmėrisė sė provave, tė vdekjes sė personit dhe se personi nuk mund tė merret si i pandehur dhe nuk mund tė dėnohet) dhe personi deklarohet i pafajshėm (pėr shkak tė pamjaftueshmėrisė sė provave dhe se vepra penale ėshtė kryer nga njė person, qė nuk mund tė akuzohet ose dėnohet", thuhet nė ligj. Sipas tij, sekuestrohet pasuria edhe ndaj personit qė ėshtė proceduar pėr njė vepėr penale, qė pėrfshihet nė fushėn e zbatimit tė kėtij ligji, por gjatė procedimit penal ndryshohet cilėsimi juridik i veprės dhe vepra e re ėshtė jashtė fushės sė zbatimit tė kėtij ligji.
    Gazeta Shqip
    S.Ē.

  9. #79
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Emigrantėt, panik pėr kursimet nė Shqipėri
    E. Demollari | 29/12/2009 |
    Gazeta Shekulli

    FRIKA NGA LIGJI I RI / Fluks i papritur nė banka. Emigrantėt kėrkojnė transferime ose tėrheqin paratė nga llogaritė bankare



    Radhė pritjeje janė vėrejtur tri ditėt e fundit nė disa nga sportelet e bankave nė Tiranė dhe degėt e tyre nė rrethe. Klientėt janė kryesisht emigrantė ose tė afėrm tė tyre tė shqetėsuar, tė cilėt kėrkojnė tė transferojnė lekėt nga filialet e bankave nė Shqipėri nė bankat mėmė jashtė vendit, bile, nė disa raste kėrkojnė edhe me ngulm tė tėrheqin kursimet e tyre.
    Tė pyetur rreth kėtij fluksi, zyrtarėt pohojnė se nuk ka asnjė problem dhe se shqetėsimi i krijuar te emigrantėt ka tė bėjė me zėrat qė ligji antimafia ka njė klauzolė tė rėndėsishme qė ve nė rrezik depozitat e tyre, sidomos tė emigrantėve qė kanė shuma tė konsiderueshme mbi 10 mijė euro kursime.


    Megjithėse ka pasur disa deklarata zyrtare qė ligji i ri nuk i rrezikon paratė e emigrantėve qė nuk kanė punuar pa siguracione, sėrish shqetėsimi ėshtė pėrhapur nė komunitetin e emigrantėve tanė, veēanėrisht ata nė Itali dhe Greqi dhe nė mėnyrė tė veēantė tek ata qė kanė llogari bankare pranė bankave nė Shqipėri.
    Sipas raportimeve nga disa banka, disa tėrheqin pjesėn mė tė madhe tė lekėve, por ka edhe nga ata qė kėrkojnė tė tėrheqin tė gjitha paratė e grumbulluara nė vite.
    "Unė kam 3 djem nė emigracion, tė cilėt ēdo vit mė kanė dėrguar lekė qė i kam mbyllur nė tri banka tė ndryshme nė emrin tim. Kam mė shumė se 150.000 euro nė kėto llogari. Me kėto lekė sapo kemi filluar tė ndėrtojmė njė shtėpi ku duam tė rrimė tė gjithė. Nė Fier kėto ditė qarkullojnė thashetheme se tatimet u kanė kėrkuar bankave listėn e personave qė kanė mbi 10.000 euro nė llogari. Ja thashė djemve para disa ditėsh. Mė thanė qė do vinė vetė pėr Vit tė Ri tė merren me kėtė punė. Por, dje mė morėn nė telefon dhe mė thanė t'i tėrheq sa mė shpejt leket dhe t'ua ēoj, - thotė njė nga klientėt nė radhė, njė burrė rreth tė 60-ve nga Fieri.


    Shumė nga emigrantėt e ardhur kėtė fundvit pėr festat, tregojnė se shqetėsimi nė komunitetet e shqiptarėve jashtė Shqipėrisė ėshtė krijuar pas zėrave se ligji i sapomiratuar antimafia, mund tė bllokojė nė ēdo moment shumat e kursimeve mbi 10 mijė euro, nėse nuk provohet me dokumentacion origjina e tyre.
    Debatet mbi llogaritė bankare janė bėrė temė bisedash gjerėsisht tek emigrantėt. Pėrparimi, njė shofer i linjave Tiranė-Athinė, tregon se nė udhėtimin e fundit, "autobusi ziente nga bisedat pėr kėtė punėn e ligjit". "Njėri thoshte qė e ka bėrė Saliu ligjin vetėm pėr t'u marrė lekėt ca biznesmenėve tė majtė, tjetri ia priste qė biznesmenėt i kanė llogaritė e tyre bankare jashtė Shqipėrisė dhe nuk janė budallenj tė presin sa t'u vejė shkresa e Saliut nėpėr banka... Nė fakt, llogaritė mė tė pambrojtura, kėto tė emigrantėve janė. Kanė frikė pėr lekėt e tyre se janė lekė gjaku. Unė nuk u vė shumė faj... Kėtu nuk ėshtė asgjė e sigurt..."


    Shqetėsimi ėshtė ngritur ditėt e fundit edhe nė media qė botohen nė gjuhėn shqipe nė Athinė. Njėra prej tyre ka kėrkuar mendimin e juristėve rreth pyetjeve tė shumta qė vijnė nga emigrantėt nėse ligji i rrezikon kursimet e tyre nė bankat shqiptare dhe nėse duhet t'i tėrheqin kėto kursime pėr t'i pasur tė sigurta.
    "Po i kemi lexuar kėto dhe nuk di ēfarė tė bėj, tė them tė drejtėn, - thotė Vladimir Mitre, i cili sapo ka zbritur nga njė linjė e Patras pėr nė Tiranė dhe na tregon njė kopje qė ka nė dorė.


    "Unė kėtu i kam mbyllur lekėt. Kunatin e kam jurist dhe mė tha se nė bazė tė ligjit mund tė kem probleme me llogarinė bankare nėse dikush mė denoncon. Ne kemi njė komshi, me tė cilin kemi probleme pronėsie, ka ca vjet. Po sikur ai tė mė denoncojė, kush ka ngenė tė merret me kėto gjėra. Kjo punė mund tė mė kushtojė disa mijėra euro, kohė dhe shumė shqetėsim. Mendo bileta avioni, pėrkthime, noterizime, etj., etj."
    Disa juristė e kanė quajtur ligjin nė fjalė tė frikshėm, pasi bllokimet apo sekuestrimet e pasurive dhe llogarive bankare, mund tė vinė qoftė edhe me njė "dyshim tė arsyeshėm", siē thotė ligji, - njė term ky tėrėsisht i paqartė dhe qė le shteg pėr abuzime apo fushata masive bllokimesh, sidomos nė kushtet e krizės ekonomike dhe boshatisjes sė arkės sė shtetit.

  10. #80
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nuk e kuptoj pse shqetesoheni kaq shume per kete ligjin antimafia?
    Gazetat llomotisin qe emigrantet qenkan te trembur nga ky ligj! Pse?
    A e dine keta gazetare dhe ata qetrumbetojne se cdo emigrant Shqiptar i ka paret me djerse dhe me mund.Se per cdo dollar ose euro qe mer i ka paguar taksa shtetit ku punon? Se ai qe i ka vertete me djerse nuk ka pse te trembet,fundja maksimumi do te coje ne Shqiperi 10.000$ se me shume zor se i kursen.Ndersa ata qe vertete duhet te tremben nga ky ligj jane ai lloj kallepi qe 10.000$ i le nje nate ne kazino,apo ne ndonje orgji me femra dhe pluhur te bardhe.
    Kete ligj nuk e duan avokatet,prokuroret dhe gjykatesit, sepse atyre ju pritet burimi nga ky ligj.Nje gjykates i krimeve te renda e ka nje ceshtje 50.000 euro,ndersa prokurori pak me shume se gjysma.Ata jane bere milioneret e heshtur dhe te mbrojtur me ligj.Lexoni raportet e nderkombetareve qe e cilesojne Drejtesine si segmentin me te koruptuar.
    Te gjithe emigrantet ne Greqi paguajne [ika] taksa, mjafton te deklarojne ato dhe pasuria e tyre qe eshte ne banka eshte e paster.Por duhen vecuar ata qe deklarojne se bejne nga 100-200 mije euro ne nje vit ne Greqi,sepse eshte e pa mundur.Pikerisht keta persona duhet te ndahen nga ata qe punojne me djerse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 29-12-2009 mė 22:35
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •