Nuk jemi nė prag, jemi nėn diktaturė.
Ata qė mendojnė se jetojnė nė demokraci, e meritojnė tė jetojnė nėn diktaturė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 08-12-2009 mė 23:32 Arsyeja: gabim drejtshkrimor
Albo,
Ka ndryshim midis "rule of law" (qe kerkon shumica e qytetareve shqiptare) dhe "rule by law" (politika qe po ndjekin Berisha ne qeveri e Rama ne bashki).
Krimi i organizuar ka ekzistuar dhe ekziston ne ato vende ku ka korrupsion qeveritar. Dhe korrupsioni qeveritar eshte me i madh atje ku qeveria eshte me e madhe. Nese do te kufizosh krimin e organizuar, atehere duhet te kufizosh ne rradhe te pare qeverine. Me fakte Berisha jo vetem qe nuk e ka kufizuar qeverine, por e ka perhapur akoma me tej ate. Nje pyetje po te bej si i djathte: Perse qeveria shqiptare akoma sot e kesaj dite ka PRONA? Eliminimi i prones shteterore heq 90% te korrupsionit, pra minimizon 90% krimin e organizuar. Perse Berisha qe ka mbi 10 vjet ne pushtet nuk e ben?Situata ne Shqiperi eshte tensionuar, jo per punen e zgjedhjeve, pasi zgjedhjet jane kapitull i mbyllur. Situata ne Shqiperi eshte tensionuar pasi koalicioni qeverises i Berishes ka shprehur jo vetem vullnetin e vete politik me fjale, por ka perpiluar edhe ligjin ANTIMAFIA ne vend, ligj qe ka per qellim ti japi goditjen perfundimtare krimit te organizuar ne vend, goditjen vdekjeprurese duke e pastruar njehere e mire Shqiperine nga tutela e krimit te organizuar. Kjo nuk eshte vetem ajo qe kerkon koalicioni qeverises i Berishes, kjo eshte ajo qe kerkon cdo qytetar i thjeshte shqiptar qe kerkon mbrojtjen e ligjit, kjo eshte edhe nje nga kushtet e anetaresimit te Shqiperise ne BE.
Ajo cfare po ben Berisha eshte lufte kunder bazes ekonomike te opozites, jo kundra krimit te organizuar. Nese Berishes i qan zemra per lufte kundra krimit te organizuar ai duhet te kufizoje nderhyrjen qeveritare ne ekonomi, politike e ne jeten private te qytetareve. Si mund te pretendosh qe Berisha po lufton krimin e organizuar nga njera ane, kur nga ana tjeter nxjerr ligje per ti marre pronen private (tokat fshatareve) sepse nuk i punojne, pra nuk respekton te drejten minimale dhe shenjtesine e prones, duke i kercenuar me forcen e ligjit se ate toke do t'ja japi dikujt tjeter? Ne baze te cilave kritereve do te behet ky lloj lloj shkembimi i pasurise? A nuk hapet rruge per korrupsion dhe per rrjedhoje per krim te organizuar me kete ligj?Ne krahun tjeter, gjen njerezit e mafies e krimit te organizuar ne vend qe kane uzurpuar jo vetem politiken, por kane uzurpuar edhe pronat, edhe bizneset me parate e pista te krimit, edhe mediat e televizionet qe i kane financuar me parate e krimit. Dhe nuk eshte vetem Edvin Rama kryemafiozi shqiptar, pas tij fshihen plot te tjere, me parate e tyre jetojne edhe nje pjese e mire e gazetareve e gazetave qe ti citon me lart. Prandaj ky ligj antimafie per ta eshte diktature, pasi nese Berisha lufton krimin e organizuar dhe i nxjerr me rradhe perpara drejtesise, ne burg nuk do te shkojne ata 10 apo 20 kryeminele, bashke me ta do te marrin fund edhe jetet e atyre qe jetojne me parate e krimit, qe ushqejne femijet e tyre me parate e krimit. Dhe jane po keta njerez ne media, qe kerkojne tu hedhin hi ne sy shqiptareve, duke e etiketuar qeverine shqiptare si "diktatoriale", meqenese ajo po ben vetem detyren dhe ate qe premtoi gjate fushates: luften kunder krimit te organizuar ne vend.
Nese qeveria sipas Berishes paska te drejte ti kerkoje llogari qytetarit per te justifikuar "standartin e jeteses", ti marre token fshatarit sepse "nuk e punon", atehere cfare e ndalon qeverine te fusi duart tek arka ime e kursimit me parate te cilat sipas ligjit i kam plotesisht te justifikuara dhe te thote :"Keto milionat e lekeve qe ti Toro i ke vene ne emigracion dhe nuk i perdor, une do ti marr e t'ja jap dikujt tjetrit qe do ti perdori!"?
18 vjet pas renies se komunizmit Shqiperia ka prona SHTETERORE, akoma nuk ka zgjidhur ceshtjen e kthimit te provave ish-pronareve te vjeter, akoma nuk ka shtet qe te beje detyren me minimale - te leshoje dokumente identifikimi qytetareve te vete ne menyre qe te levizin lirshem ne Evrope, akoma nuk kontrollon dot kufijte e vet etj etj, nderkohe qe Berisha vjen e na tregon perralla me mbret se po lufton krimin e organizuar. Eshte turp kujt tja tregosh qe Mali i Zi qe u be shtet ne 2006 e Maqedonia qe u be shtet ne 1991 e akoma nuk ka emer zyrtar po njihet si ish shteti filan kane me teper autoritet se Shqiperia. Berisha ka pothuajse 10 vjet ne pushtet (qofte si president, qofte si kryeminister). Ka pergjegjesine e tija po aq sa plehrat socialiste per gjendjen e vendit.
"Who is John Galt?"
Jam shume dakort me faktin qe zgjidhja e ēeshtjes se prones dhe privatizimi i ''prones shteterore'' eshte shume i rendesishem per zhvillimin e ekonomise dhe luften kunder korrupsionit. Por eshte nje fjale goje te thuash dhe diēka tjeter ta perfundosh ne kushtet e Shqiperise. Ne nje vend ku koncepti i prones private ishte zhdukur fare dhe me ndryshimin e sistemit secili ne pushtet (te majte e te djathte) donte te perfitonte diēka, e bejne me te veshtire kete proēes, mos shkoj me larg se privatizimi i KESH-it psh.
Per ''standartin e jeteses", nuk ka pse te jete absurde qe te shpjegosh te ardhurat e ''pajustifkuara''. Ne USA po te besh veprime bankare me shuma te caktuara, me ligj duhet te plotesosh formulare per keto veprime. Me cfare te drejte e kerkojne kur jane te ardhura personale. Apo nje tjeter ligj, nese dikush vdes, nuk ka bere testament dhe prona nuk deklarohet, pas nje kohe te caktuar prona kalon ne pronesi te shtetit per ta shitur.
Ligji i Antimafias eshte nje fillim kundra korrupsionit. Ndoshta Berisha do e shtynte akoma, sic kane bere deri tani ai dhe paraardhesit e tij, por mesa duket presioni i jashtem ka arritur ate pike qe nuk mund te shtyhej. Pse duhet pare vetem si lufte kundra opozites? Sic kam thene edhe me lart, Berisha dhe qeveria e tij, nuk do te jene te perhereshem. Sot jane ne pozite, neser ne opozite.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Po eshte e vertete qe ne SHBA te kerkohet te plotesosh formulare nese DEPOZITON ne banke mbi 10 000 USD cash (para ne dore) sepse eshte ligji kundra DROGES, jo ANTIMAFIA. Megjithate perseri drogmenet ia kane gjetur se si ti bejne bisht ligjit (kjo eshte ceshtje tjeter po nejse). Por mua si individ nuk me imponon ligji te justifikoj se si mund te marr nje avion privat me qira apo se nga i gjeta parate per te blere nje Benz apo Lamborghini, as me imponon ligji te justifikohem te jetoj ne pallat luksoz me pishine olimpike ne oborr, pavaresisht a punoj ne Wall Street apo ne McDonalds. Une fare mire mund te marr borxh per te shijuar ate standard jetese. Po qe se jam ne rregull me pagesat e taksave as te pyet njeri se ku i gjete parate per makinen, pallatin apo jahtin. Pra shteti amerikan nuk PRESUPOZON qe jam kriminel meqe kam standard te larte jetese. Ndryshe nga ligji "ANTIMAFIA" qe promovon Berisha kur individi presupozohet se eshte kriminel dhe duhet te justifikoje te ardhurat.
Sa per ligjin e testamentit, presupozohet qe deshira e secilit per tia lene pronen dikujt eshte e shenjte dhe ajo respektohet deri ne germen e fundit. Kur nuk i lihet shprehimisht dikujt atehere presupozohet qe i lihet ASKUJT dhe perfaqesuesi i askujt ne SHBA eshte shteti. Ne Amerike nuk njihet e drejta e trashegimise se pashprehur te prones (ndryshe Amerika do te ishte akoma prone e mbretit te Anglise!!!! - eshte ligj themelor i shtetit amerikan) ashtu sikurse nuk njihen titujt feudale (konte, prince apo don). Jane jo pak heret qe njerez ia kane lene testament pronen apo parate nje kafshe shtepiake dhe jo te afermeve dhe ti hidhu perpjete sa te duash e shko ne cfare gjykate te duash, pasuria i kalon qenit apo maces sepse keshtu donte i zoti i prones.
Kur te shkojne fandromat dhe ekskavatoret e shtetit te prishin pasurite e paligjshme te financuesve te PD, atehere po do te besoj se Berisha vertet po ben lufte kundra mafias dhe megjithemend eshte shtet i "rule of law". Deri atehere qendrojne fjalet e mia se ligji zbatohet sipas qejfit, pra eshte qeveri e "rule by law"!Ligji i Antimafias eshte nje fillim kundra korrupsionit. Ndoshta Berisha do e shtynte akoma, sic kane bere deri tani ai dhe paraardhesit e tij, por mesa duket presioni i jashtem ka arritur ate pike qe nuk mund te shtyhej. Pse duhet pare vetem si lufte kundra opozites? Sic kam thene edhe me lart, Berisha dhe qeveria e tij, nuk do te jene te perhereshem. Sot jane ne pozite, neser ne opozite.
Berisha te shikoje te krijoje nje shtet funksional qe ben gjerat minimale e ti leri veprat e medhaja. Eshte qesharake te vendosesh ligje anti-mafia kundra individeve nga nje ane e nga ana tjeter te besh syrin qorr e veshin shurdh kur nepunesi civil merr ryshfet per nje certifikate lindjeje apo diplome shkolle, kur polici korruptohet per nje kafe qe te te mos veje gjobe, kur doganieret mbushin xhepat per te lene kamiona te tera te kalojne pa dogane etj etj.
Te beje nje xhiro neser Sala ne nje nga zyrat e shtetit ne oren 11:00 paradite e te shohi se sa perqind e punonjesve jane ne pune e sa jane per kafe e qyfyre, sa police jane me uniforme te paster te rruar e te qethur etj etj. Ti zgjidhi njehere keto probleme Sala, masanej te hapet tek Antimafiat e tek krimi i organizuar.
"Who is John Galt?"
kur paska thene berisha o toro qe po nuk i perdore parate qe ke ne banke do ti marre shteti apo dikush tjater?
Nuk thashe qe e ka thene Brari. Nje pyetje bera:
Nese qeveria sipas Berishes paska te drejte ti kerkoje llogari qytetarit per te justifikuar "standartin e jeteses", ti marre token fshatarit sepse "nuk e punon", atehere cfare e ndalon qeverine te fusi duart tek arka ime e kursimit me parate te cilat sipas ligjit i kam plotesisht te justifikuara dhe te thote :"Keto milionat e lekeve qe ti Toro i ke vene ne emigracion dhe nuk i perdor, une do ti marr e t'ja jap dikujt tjetrit qe do ti perdori!"?
P.S.
Per mendimin tim Berisha ka qendruar shume ne pushtet dhe pushteti e ka korruptuar. Mire do beje te promovoje dike tjeter (zevendesuesin e tij) dhe ta mbylli karrieren politike me lezet, sepse ngaqe i ka hyre vetja ne qejf po i ben dem shume te madh te djathtes.
"Who is John Galt?"
mir e ke qe i ka ardhur koha te zevendesohet.. por me cilin..
kur autobusi kalon neper llogara nuk mund ti thuash shoferit lere timonin e ti thush pasagjerve..aloo kush ka patente ketu te vi te kap timonin.. se aq duhen 1 e dhjet e sekondes e kur eshte gjetur nje shofer tjater autobusi eshte duke u rrokullisur ne humnere..
nuk eshte e lehte ajo pune..
megjithate disa te mire jan aty rrotull berishes si psh jozi lul basha bregu e strazimiri paloka e ca tjere..
po kjo do kohen e vet..
di gje ti toro pse asnjihere kjo shoqata e te persekutuareve nuk gjeti ndonje kryetar me te mire se kopili i dokles kurt kol e ky kopili tjeter i ndonje klosi.. ndregjon..
gjithmon kta po i ve ne pune PS-ja per punet e veta.. e duhej te ish e kunderta..
Shteti duhet ti kete pronat e veta o toro sepse ky shtet i yni ka nevoj per te tilla..
sa po fillon ben nje rrug berisha cohen "pronaret" e tokave e i ve ne rresht ndonje erion veli apo brace e i perdor si shkop nder rrota kunder zhvillimit e modernizimit te vendit..
Ka nevoj shqiptari per shtet te fort me prona se ndryshe behemi te gjithe skllever te kocokokdhimes e te dulakve e durakve.. sepse i bie qe nje grusht mafiozesh ti kene tere resurset e vendit pron te tyre me letra e deftere e qitape..
Kte synon PS-ja..qe cdo militant i saje te jet nje VERLAC .. i koheve moderne kurse mileti ..pra mileti jo ne PS te jete nje ushtri verfanjekesh qe dulaku i gjen te kino partizani vetem kur ka per te hapur themele pallatesh e pastaj i flak ne rruge..
Filozofija e Rucit.. per "familjen socialiste" ate synon..
kot nji pietje ..per ke votuat kte radhe ju TORO-LLaret?
Ne se skini votuar Berishen.. dije kini votuar Rucin.. e edvin villajdutin..
1 dhe 1 bejne di..
ska tjeter..
Krijoni Kontakt