Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    [QUOTE=cherry;2536190]
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Një 21-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij pasi ajo vendosi t'i japë fund lidhjes



    VLORË - "Më mirë të të zhduk, sesa të të kenë të tjerët".
    [QUOTE/]
    E keqja eshte se ky eshte mentaliteti i shume Shqiptareve, dhe jo vetem i ketij psikos. Qe do te thote qe ne Shqiperi ka shume psiko. Por dhe Shqiptaret qe jane jashte pak a shume e ruajne kete lloj mentaliteti primitiv, shtazarak. Sa e frikshme!
    Zakonisht thuhet'' Nuk e di si do jetoj pa ty. Do vras veten po me le'', por Shqiptaret thone,''Do te vras po me le''. Shqiptaret jane te dhunshem ndaj femres. Kerkojne t'ia fitojne zemren, ose me mire perulin duke e kercenuar, rrahur. A ja vlen te jetosh me nje njeri qe nuk te do, por rri me ty nga frika? Keta jane njerez te semure qe kane nevoje per vemendje kur duan dhe si ta duan ata. Keta njerez nuk dashurojne,. Nuk i le egoja te duan njeri me shume se veten. Gjithcka duhet te sillet rreth tyre. E shikojne femren si nje manekine, objekt seksi qe mund ta komandojne si te duan ata.
    E keqja eshte se kur djemte hedhin ato parrullat e tyre te famshme si,'' Te vrava po me le'', vajzat nuk e marrin si nje lajmerim per rrezikshmerine qe u kanoset nga ky njeri, por e marrin si shenje dashurie. ''WoW sa me do!'' A thua vetem kete lloj ''dashurie'' kane arritur te njohin si normale femra Shqiptare nga meshkujt Shqiptar?!
    Jane thjeshte kafshe(se po shaj te pafajshmit) dhe sa te drejte ke kur kjo lloj gjinie pagane po aty ngelet.Pune ambjenti.
    Coi ne nje planet te ri ngelen bisha.
    E shofin femren si sinore.
    Klm.

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga Bardhi Lexo Postimin
    Kjo ngjarje kerkon denimin me vdekje ne mes te Tiranes. Per menyren e mbytjes duhet shpallje publike, dhe me shume shperblim per ate qe fiton. Personalisht mendoj qe ky kriminel qe vret te mitura, duhet te ngjuhet ne Grepa. ( GREPAT JAN PERDORE NE KOHEN E TURKUT. ATA NE NJE MURE 4 m. I NALT DHE I GJERE NE MES TE QYTETIT KU KA SHUME LEVIZJE NGA NJEREZIT, I KAN VENDOSUR NE QDO 30cm NGA NJE HEKUR NE FORME GREPI DHE SHUME I MBREHUR NE MAJE. PERSONI QE ISHTE PER EKZEKUTIM, MIRREJ NGA DY PERSONA I LIDHUR KEMBE DHE DUAR DHE U HEDHKE ME SHUME FORCE NE KETA GREPA. ASHTU SI E KISHTE FAT ME RA BIJKE, ME KOKE , SHPINE KRAHE ETJ. KA NDODHE QE SHUME KOHE KA SHKUAR DERI SA KA VDEK. MBI KOKE I SHKRUANTE ; KUSH BENE SI KY BJEN NE GREP).
    Nuk ka zgjidhje se nese e meshiron kriminelin, e rrezikon motren nenen apo edhe vete veten.
    ===============
    JU NJE HAP - PUNA DY...
    i dashur nuk mund te flasim per grepa ne keto kohe, fashizmi dhe diktatura nuk ka ndihmuar asnje shtet dhe asnje popull jemi ne 2009 dhe nuk mund te mendojme keshtu me pershembull te tilla .sigurisht jane nje pjese njerez qe ju meriton por......

  3. #23
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Një 21-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij pasi ajo vendosi t'i japë fund lidhjes
    I cmendur, se fjale tjeter nuk po gjej !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #24
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Ishalla shpeton goca, se budallenj, fatkeqesisht, ka plot e mos te rencin ne rrugen tende, thuaj!
    La vita è bella...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Cfare lloj kafshe ka qene ky , burgimi i perjetshem eshte pak , ky duhet sodomizuar 3 here ne dite .

  6. #26
    [QUOTE=cherry;2536190=Nice_Boy;2535826]Një 21-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij pasi ajo vendosi t'i japë fund lidhjes



    VLORË - "Më mirë të të zhduk, sesa të të kenë të tjerët".

    E keqja eshte se kur djemte hedhin ato parrullat e tyre te famshme si,'' Te vrava po me le'', vajzat nuk e marrin si nje lajmerim per rrezikshmerine qe u kanoset nga ky njeri, por e marrin si shenje dashurie. ''WoW sa me do!'' A thua vetem kete lloj ''dashurie'' kane arritur te njohin si normale femra Shqiptare nga meshkujt Shqiptar?
    Pikerisht pra,nga ky fare mentaliteti naiv e nenshtrues,fatkeqesisht shume prej jush gocave,keni perfunduar rrugve te botes si prosti !

    Nuk e di,mbase dhe media i fryn gjerat si me dashje e pa dashje...por vet nganjehera kam pershtypjen , se ne shqiperi njeriu duhet te ta ket parasyshe mire,se ne cdo moment mund te te sulmojne nje nga keto "bishat e egra",qe te duket se te rrethojne kudo...ne mos eshte vrases,do jet hajdute,ne mos hajdut,do dali ndoj matrapaze etj etj

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    [QUOTE=POKO;2536368]
    Citim Postuar më parë nga cherry;2536190=Nice_Boy Lexo Postimin
    Një 21-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij pasi ajo vendosi t'i japë fund lidhjes



    VLORË - "Më mirë të të zhduk, sesa të të kenë të tjerët".



    Pikerisht pra,nga ky fare mentaliteti naiv e nenshtrues,fatkeqesisht shume prej jush gocave,keni perfunduar rrugve te botes si prosti !

    Nuk e di,mbase dhe media i fryn gjerat si me dashje e pa dashje...por vet nganjehera kam pershtypjen , se ne shqiperi njeriu duhet te ta ket parasyshe mire,se ne cdo moment mund te te sulmojne nje nga keto "bishat e egra",qe te duket se te rrethojne kudo...ne mos eshte vrases,do jet hajdute,ne mos hajdut,do dali ndoj matrapaze etj etj
    Ky cinizmi jot eshte kafsheror.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    IZADORA, mos kij merak se te ndihmoj une te gjesh fjale te tjera per te pershkruar kete TE SEMURE MENDOR, kete kafshe me fytyre njeriu, kete njeri me tronditje te thelle psiko-fizike, ky i poshetr dhe fshatar koke e kembe ne mentalitet, ky pervers manjak INFERRIOR perpara nje femre, qofte kjo edhe e dashura e tij 15 vjecare, ky njeri qe sic thote populli yni shqiptare "PA DIN dhe PA IMAN", KY Vlonjat qe duhet mbyllur dhe IZOLUAR sa me pare ne CMENDINE E VLORES, me mire te vuaj aty si qeni ta rrahin ata te cmendurit e tjere, se sa ta denosh me vdekje, ose ta lesh aty ca vite dhe pastaj ta varesh si qen ne mes te VLORES, jo ne mes te TR, ky maskara dhe i pashpirt, ky MANJAK i felliqte, TURP turp, per Zotin shume turp per keta lloji njerezish dhe per keta lloji specieshesh qe jane neper kembet tona, cdo dite degjojme ngjarje te tilla, ose te ngjashme si kjo, keta fshatare te pashkolluar, te pa rritur mire menderisht dhe psiqikisht, keta njerez qe shikojne shume filma HORRORO-SADISTA, se nuk ua var njeri....ka shuem fjale per te thene per kete TIPIN, gjakpires, por ja qe keta jane realitet ose nje PJESE E REALITETIT TONE SHQIPTARE......

  9. #29
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Njerez pa din e pa iman,njerez se sdin se ceshte civilizimi!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne kte artikull kuptohet me mire ceshtja..

    ketu del se sa lehtesira e komoditete kane rrugecerit pra keta kriminelet per te bere me femijet e pambrojtur.. cfar te duan.. sikur ata qeflijte e bicikletimit me bicikllat e tyre..

    e marrin gocen nga stoli e cojne ku te duan flejne ku te duan e rrahin sa her te duan e fusin ne shfytezim ku te duan e cojne ne greqi kur te duan e masakrojne si te duan..
    vajza e vogel sikur te jete nje afrikane e humbur ne xhungel qe cdo cakall e tiger mund ta shqyeje sa here do..

    e pra ajo ka jetuar her mes durrsit her mes vlores her mes korces..dhe kerkund nuk i bie ne sy shtetit..
    vetem ne fund.. kur e kan bere cop cope.. e merr spitali ne dore..

    nga shkrimi poshte kuptojme se sa hipokrit eshte lajmi i pare.. "15 thika te dashures""..
    krimineli nuk e ka pasur te dashur vajzen.. o gazetare avokater te kanibaleve.. por robine..skllave..gjah.. placke..



    nga ky shkrim kuptojme si eshte shqiperia.. e verteta ajo lakuriq..
    kuptojme se sa i vonuar eshte shteti.. per ti dale zot femijve.. sikurse kesaj vajze femijes 14-15 vjece..

    jo vetem masakruesi por dhjetra sehirxhij e bashk shfrytezues duhen te jene sot ne biruca e te japin llogari..e te ndeshkohen..

    ja cthot panorama

    -

    Masakrimi i vajzës 15 vjeçe, rrëfehet shoku i çiftit:

    U ndanë tre javë më parë


    27/12/2009 - 14:14





    Një lidhje dashurie që dhuna e çoi në ndarje. Por vetëm 3 javë më vonë, përgjigjja negative për t'u bashkuar, për pak sa nuk i mori jetën 15-vjeçares Milena Sheme nga Vlora. Dëshmitar i vetëm i momenteve të para të njohjes së adoleshentes vlonjate me të riun nga Durrësi, Ardit Lushi, deri në çastet e fundit para masakrës, është shoku i tyre i përbashkët, Renaldo Përfundi. Në një intervistë për gazetën, i riu tregon për këtë marrëdhënie dhe akuzat që shoku i tij ngriti kur u arrestua.
    Si i ke njohur të dy ?
    Arditin e kam njohur një muaj para Milenës. Ndërsa Milenën më pas tek shëtitorja "Taulantia" e Durrësit. Kam qenë së bashku me Ardin kur Milena qe ulur në stol dhe Ardi më pas u fut në bisedë. Ky ishte momenti i parë i njohjes mes tyre, kur edhe unë isha dëshmitar okular. Që në atë moment kuptova se ishte një dashuri me shikim të parë për ata të dy.
    Ç'ndodhi më pas?
    Dy javë më vonë Arditi vjen tek puna ime (në pub) dhe më kërkon një nder: Ta mbështesja në nismën e tyre të përbashkët për ta ndihmuar në kurorëzimin e ndjenjës. Përgjigja ime qe: "Në mënyrë financiare nuk të ndihmoj dot, veç po deshe të të ndihmoj me një banesë". Pasi bisedoi me Milenën ranë dakord dhe pasdite rreth orës 4 u nisëm së bashku në Korçë (ku unë kam një banesë në fshatin Pirg). Plani i të dyve me sa kuptova ishte që të qëndronin disa javë në Korçë dhe më pas të niseshin për në Greqi. Atë ditë unë u ktheva pas në Durrës dhe i lashë ata në Pirg të Korçës.
    Sa qëndruan atje?
    U rikthyen në Durrës pas dy javësh dhe hoqën dorë nga plani i arratisë drejt Greqisë. Gjetën një shtëpi me qira në Durrës (tek daja e Arditit). Milena nisi punë në një bar, ndërsa Arditi ishte pa punë. Ndërkohë të dyja familjet i kishin marrë vesh dhe familja e Milenës ishte dakord me lidhjen, por nuk qenë të të njëjtit mendim prindërit e Ardit.
    A keni dalluar sherr më parë mes çiftit?
    Di të them se pas disa ditë qëndrimi në Durrës kur vjen Arditi me Milenën tek puna ime, vajza ka pasur disa shenja të vogla në fytyrë. E pyeta Milenën se çfarë kishte ndodhur dhe përgjigja e saj qe: "u grinda me Ardin dhe më kërcënoi". Kaq më tha ndërsa kur e pyeta Ardin ai më tha: "që janë çështje të brendshme dhe ti nuk ke përse t'i dish!"
    Po më pas çfarë ndodhi?
    Shtëpinë që kishin me qira në Durrës nuk e përballonin dot për ta paguar dhe më kërkuan që të nisen përsëri në Korçë (në shtëpinë pronë timen). Ndërkohë Ardi ishte shumë xheloz për Milenën dhe vendosi ta hiqte nga puna në bar. Mes shokësh vendosëm që t'i dorëzoja sërish çelësin e shtëpisë në Korçë (me lejen e babait tim). Ishin në një moment të vështirë financiar dhe unë kontribuova duke i dhënë borxh Ardit ca para. Pasi u rikthyen nga Korça (dy muaj më parë) Milena ka qenë përsëri me shenja dhune në fytyrë dhe trup. Kur e pyeta në sytë e Arditit se çka ndodhur Arditi më tha se "Milena ra nga taraca e shtëpisë në fshat". Kurse pas 30 minutash Milena më tha ; "që nuk është e vërtetë që rashë nga taraca, por më ka gjuajtur Ardi". Pasi u rikthyen në Durrës u nisën për në Vlorë, (ku babai i Milenës i kërkoi takim çiftit). Kur u kthyen ishin shumë të gëzuar se babai i Milenës e kishte bekuar dashurinë mes tyre. Kurse Ardi nuk ndjehej mirë për shkakun se familja e tij nuk e donte. Ky fakt e bënte të vuante në vetvete. Ardi më kërkoi si nder që t'i gjeja një shtëpi me qira dhe unë i thashë se do flas me ata të shtëpisë dhe i lirova një dhomë (falas në shtëpinë time në lagjen 18 Durrës). U vendosën të dy në shtëpinë time. Ardi filloi punë në ndërtim, kurse Milena sërish në lokal. Puna zgjati rreth 10 ditë si për njërin ashtu edhe për tjetrin. Pas tre-katër ditësh që kishin lënë të dy punën, pasi rrinin në shtëpinë time Arditi pas një grindjeje të vogël i gjuajti Milenës në sy të mamasë time. Unë kam qenë në punë dhe im atë po ashtu. Kur vjen Milena me Ardin tek puna më tha se kam bërë sherr në shtëpinë tënde. Asgjë më shumë. Kur shkoj në shtëpi në darkë sa hyj tek dera babai dhe mami më thanë ; "dil nga dhoma matanë" dhe pas një bisede të dy prindërve të mi, u vendos që ata të largoheshin. Fjalët e tim eti ishin ; "ku e gjen të drejtën Ardi t'i gjuajë Milenës në sy të gruas time!".
    Po më pas çfarë ndodhi?
    Në mbrëmje erdhën prindërit e Arditit me dy vajzat e tjera tek puna dhe më kërkuan t'i çoj në shtëpi se donin të bisedonin me çiftin. Vura re se familja i fliste Ardit, ndërsa ai kundërshtonte me forcë. Motra e Arditit dhe Milena folën në telefon me babain e Milenës dhe të nesërmen e lanë takimin në orën 12, rreth 3 javë më parë. U takuan prindërit e Arditit me ata të Milenës dhe gjithçka mori fund në kuptimin e lidhjes dashurore mes të rinjve.
    Si e mori Ardi vendimin?
    Unë mendoj ngaqë Milena i tha se "mes nesh ka marrë fund gjithçka që nga dita e parë kur më rrahe". Arditi kur është nisur për në Vlorë mua më ka marrë Milena në telefon dhe më tha se "sot do të vijë Ardi këtu pasi motra e tij kishte lajmëruar babain e Milenës për vizitën dhe kundër dëshirës së të dy familjeve. Nuk ma merrte kurrë mendja që Arditi të arrinte deri aty, pasi ai e dashuronte marrëzisht Milenën. (të paktën kështu më kish thënë mua me dhjetëra herë). Kur fola me Milenën në spital pas ngjarjes dhe Milena tha gjithë ngjarjen. Në fjalët e saj Milena e plagosur më deklaroi se "Ardi i kishte bërë presion për t'u kthyer përsëri me të me ose pa dëshirën e saj". Madje Milena më tha se kishte arritur deri në kërcënime me jetë nga ana e ish-të dashurit të saj. Përgjigja e Milenës kishte qenë një jo e prerë, por djali ndërkohë që e godiste me thikë kishte kërkuar nga Milena t'i thoshte fjalët "Të dua!". Ajo ndonëse me plagë në trup i kishte thënë sërish jo, madje duke i shtuar se "në zemrën time tashmë ka vend dikush tjetër dhe jo ti". Në këto çaste Ardi kishte gjetur foton time në kornizën e shtëpisë së saj. Kishte thyer kornizën, nxori foton dhe pasi e vendosi tek zemra e Milenës goditi me të njëjtën thikë si fotografinë time ashtu edhe zemrën e 15 vjeçares. Por tentativa e Milenës për të shmangur thikën, bëri që goditja të devijonte dhe të shkonte në mushkëri.
    Pse mendoni se e ka bërë Arditi këtë?
    Për mua Arditi kishte humbur krejtësisht logjikën. Arditi nuk kishte asnjë motiv që të bëhej xheloz për mua, pasi atë e kam dashur atë si vëlla dhe Milenën si motër. I kam ndihmuar me gjithë shpirt. Por Arditi nuk ma ka ditur kurrë për nder dhe më kërcënoi me telefon para ngjarjes se; "ti ma ke me të futur!".


    GJENDJA E VAJZES
    Pas masakrimit me 10 thika, 15-vjeçarja M. Sheme ndodhet në spitalin e Vlorës. Gjendja e saj sipas mjekëve është ende e rëndë, ndonëse ata kanë dhënë shpresa jete pasi ka një për-mirësim të tensionit dhe të pulsit të zemrës. Pas një ndërhyrje kirurgjikale, adoleshentes iu hoq njëra veshkë, ndërsa i është dëmtuar edhe një pjesë e mushkërisë. Gjithashtu ajo ka marrë plagë të tjera, disa sipërfaqësore e të tjera më të thella në trup


    BABAI
    Babai i adoleshentes është shprehur ditën e ngjarjes se nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur realisht ndërmjet dy të rinjve ditën e krimit. Por ai pohoi se kishte qenë kundër lidhjes së tyre për shkak të moshës ende të mitur të vajzës së tij. Ai ndodhej në punë ditën e ngjarjes, pasi punonte në ndërtim. Gjendja e tij ekonomike ishte mjaft modeste, ndërsa jetonte vetëm me të bijën pas divorcit me të shoqen. Kjo e fundit jetonte me djalin e saj.

    Drejtësia të merret me Arditin
    Në fund të intervistës së dhënë për gazetën, i riu shprehet se drejtësia e ka në dorë të merret me Arditin e ta dënojë për atë çka meriton. "Uroj së pari që Milena të shërohet sa më parë dhe të nisë një jetë siç e meriton një vajzë e tillë aq ëngjëllore. Kurse për Ardin edhe pse e kam dashur si vëlla, kërkoj që drejtësia ta gjykojë me dënimin e merituar, pasi i preu ëndrrat në mes një vajze të mrekullueshme dhe që nuk e meritonte aspak si Milena!..", është shprehur Renaldo Përfundi. Ai është i vetmi person dëshmitar i historisë mes dy të rinjve, e cila përfundoi për pak me një jetë të humbur, atë të 15-vjeçares nga Vlora.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-12-2009 më 03:13

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •