Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Papa Benedikt, qe nga fronezimi i tij, e ka kthyer vemendjen nga bota e krishtere orthodhokse. Si me viziten e tij ne Patriarkanen e Shenjte ne Konstandinopoje, edhe ne perpjekjet e perseritura per te bere nje vizite ne Patriarkanen e Moskes. Vizita e Kryepeshkopit Anastas ne Vatikan behet po ne kete fryme, qe ka per qellim jo vetem vendosjen e linjave te komunikimit midis komuniteteve, por ka edhe per qellim edhe ekspozimin e Orthodhoksise ne mbare boten romano-katolike. Teksa besimi i krishtere katolik eshte duke vdekur ne Evropen Perendimore dhe Vatikanit i duhet te perballet me kete realitet, besimi i krishtere orthodhoks eshte duke perjetuar ringjallje pas plot 80 vjetesh persekutimi satanist komunist ne Evropen Lindore. Vizitat e Papes dhe krereve te Kishes Orthodhokse ne Vatikan behen pikerisht per te adresuar kete problem: ringjalljen e besimit te krishtere ne mbare kontinentin evropian. Shembulli i ringjalljes se KOASH dhe besimit orthodhoks ne Shqiperi ne keto dy dekada, eshte shembulli me i mire per mbare kontinentin plak evropian.

    Aspekti i dyte i vizites dhe ndihmes qe Papa kerkon nga bota e krishtere orthodhokse, eshte ndihma ne kuadrin e dialogut me boten islame. Vatikani nuk ka pervojen dhe njohjen e Kishes Orthodhokse kur vjen fjala tek Islami dhe bota Islame. Vatikani ka nevoje per pervojen orthodhokse ne bashkejetesen dhe komunikimin me boten islame. Vatikani e ka te qarte qe u takon njerezve te besimit qe te marrin inisiativen per te krijuar dialog me boten islame, por deri me sot Vatikani e ka patur te veshtire komunikimin me boten islame, te cilen e njeh nga larg e jo nga afer. Duke qene se Shqiperia eshte nje shtet me shumice myslimane, dhe nje shtet ku ekziston nje harmoni e admirueshme fetare, roli i KOASH dhe komunitetit katolik ne Shqiperi jane esencial ne krijimin e urave te komunikimit.

    Aspekti i trete i vizites se Kryepeshkopit Anastas, eshte po aq historik sa takimi i Kryepeshkopit me Papen. E kam fjalen per takimet qe Kryepeshkopi Anastas zhvilloi me komunitetin arberesh ne Itali. Ky komunitet, duke qene edhe minoriteti me i madh tradicional orthodhoks(uniat) ne Itali, ia ka shprehur hapur deshiren Papes se Romes, deshiren e rivendosjes se kungimit me Patriakanen e Konstandinopojes, edhe pse administrativisht nen juridiksionin e Vatikanit. Vizita e Kryepeshkopit dhe pritja e ngrohte qe iu rezervua nga komuniteti arberesh, duhet te pasohet nga ndihma konkrete per ti rikthyer ne kungim me Kishen Meme, Kishen Orthodhokse.

    Albo
    Per mendimin tim, nuk eshte vetem Kisha Katolike qe ka nevoje per Kishen Orthodhokse, por eshte dhe e anasjellta. Jane te dyja keto qe kane nevoje te mesojne nga njera-tjetra dhe ky eshte qellimi dhe i levizjes Ekumenike nder-kristiane
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Teksa besimi i krishtere katolik eshte duke vdekur ne Evropen Perendimore dhe Vatikanit i duhet te perballet me kete realitet, besimi i krishtere orthodhoks eshte duke perjetuar ringjallje pas plot 80 vjetesh persekutimi satanist komunist ne Evropen Lindore. Vizitat e Papes dhe krereve te Kishes Orthodhokse ne Vatikan behen pikerisht per te adresuar kete problem: ringjalljen e besimit te krishtere ne mbare kontinentin evropian. Shembulli i ringjalljes se KOASH dhe besimit orthodhoks ne Shqiperi ne keto dy dekada, eshte shembulli me i mire per mbare kontinentin plak evropian.
    Albo

    Nderkohe qe eshte e vertete qe katolicizmi kalon ne periudha krize eshte e ekzagjeruar te thuhet qe besimi katolik eshte duke vdekur ne Europen perendimore. Ne te kundert pikerisht ne periudha krize, kisha perendimore ka gjetur riperteritje. Shembuj gjate historise ka plot, psh dyndja ne dukje fillimisht shkaterruese e popujve barbare u be ne te verete burim riperteritje per kishen latine.

    Problemi eshte se duhet njohur disi historia qe te kesh guximin qe te besh vleresime!!!

    Se dyti, ortodoksia bizantine-greke nuk eshte zgjidhje shpetimi per krishterimin ne Europen perendimore. Madje vete realiteti i besimit ortodoks dhe ortodokset e perendimit shihen me dyshim e skepticizem ne Greqi.


    Se treti, persekutimi i fese ne Shqiperi ishte me shkaterruesi, por jo me sataniku, sepse me satanike ishin ata qe megjithese popuj te krishtere e me nje tradite te forte historike, politike fe-kombetare, e sulmuan fene, ndersa ne Shqiperi aplikohet lehte thenia, "fali o Zot se nuk dine se c'bejne"!


    Se fundmi, te jesh i sigurt se Shqiperia mund te sherbeje si shembull ringjalljeje ne besim, te pakten per ortodoksine e krishterimin, se pari per vendet e Afrikes dhe mendoj se aspak nuk mund te merret si shembull per Europen perendimore.
    Ne fakt, shume te huaj edhe padashur ne kete menyre e shohin!


    Le ta shikojme realitetin ne sy pa pasur frike!


    Pra, keto perjashtohet te jene arsyet e vizites!

  3. #13
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Tungjatjeta Matrix. Shoh qe ke kaluar ne Orthodhoksi prej protestanizmit. Se paku keshtu del nga shkrimet.
    Te gjithe duhet ta quajme veten ortodokse ne njefare kuptimi, pra s'mund te kete 'protestantizem' (rebelim) ne Krishterim, por vetem nenshtrim ndaj vullnetit te Zotit. Te krishtereve nuk iu duhet reforme apo gjysem reforme, por Rikthim nese largohemi nga Bibla dhe nese hyjne mesimet qe e pengojne besimin.

    Duhet m'u pajtu protestantet, orthodokset por edhe katoliket sa me shpejt, nuk ka 3 Krishta, 3 Krishterime por vetem nje Jezus. Kjo bote eshte plot me sfida per te krishteret, ku po rritet urrejtja per te krishteret dhe besimin krishter, e vetem te bashkuar mund te bejme dicka ndaj paragjykimeve te disa personave. Pra te krishteret duhet te largohen sa me shpejt nga 'reformat' dhe 'feja e organizuar', por te udhehiqen ne nje marredhenie personale me Perendine e bazuar ne dashurine e Tij per njerezimin, ashtu sic ka qene ne fillim ne Bibel, pra pa nevoje qe te hyjne njerezit apo shenjtoret ne lutjet e tyre, pra te mos kete tjeter mes ne besim perveq Jezus Krishtit. Edhe keto dy Kishat Krishtere, Katolike dhe ajo Ortodokse duhet t'i nxisin njerezit qe ta lexojne Biblen qe besimtaret te jene ne gjendje qe te gjykojne sipas asaj cka thote Jezusi. Sa me larg tradites...

    Urimet Krishtlindja

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Takim historik i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit me Papën Benedikti XVI

    - Në datat 3 deri më 8 dhjetor, Fortlumturia e Tij Anastasi, kreu vizitën e parë zyrtare të një primati të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Kishën e Romës.
    Ai shoqërohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Nikolla, Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni, Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Protopresviter Jani Trebicka dhe Dhjakon Anastas Bendo. -


    Fortlumturi,

    “Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jisu Krisht” (2 Sel. 1,2).

    Jam i gëzuar t’i uroj një mirëseardhje vëllazërore Fortlumturisë Suaj dhe përfaqësuesve të tjerë të shquar të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që ju shoqërojnë sot. Kujtoj me mirënjohje, edhe pse në një rast të trishtuar, takimin tonë në funeralin e Papës Joani Pavli II. Kujtoj, madje me kënaqësi, që vetë paraardhësi im pati rastin t’Ju takonte në Tiranë, gjatë vizitës së Tij apostolike.


    Aktiviteti misionar i Fortlumturisë Suaj është i njohur


    Përshëndetja e Papës Benedikti XVI drejtuar Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Anastasit


    Siç është e njohur, Iliriku e pranoi Ungjillin që nga kohët apostolike (2 Sel. 17,1; Rom. 15,19). Që atëherë mesazhi shpëtues i Krishtit ka sjellë fryte në atdheun tuaj deri në ditët tona. Siç dëshmojnë shkrimet më të hershme të kulturës suaj, të mbërritura deri tek ne, një formulë pagëzimi në latinisht dhe një himn bizantin mbi Ngjalljen e Zotit, besimi i etërve tanë të krishterë ka lënë gjurmë të shkëlqyera dhe të pashlyeshme që nga fillimet e para të historisë, të letërsisë dhe arteve të popullit tuaj.

    E megjithatë, dëshmia më e jashtëzakonshme gjendet sigurisht në vetë jetën. Gjatë pjesës së dytë të shekullit të shkuar, të krishterët në Shqipëri, si orthodhoksët dhe katolikët, e mbajtën të gjallë besimin me gjithë regjimin ekstremisht represiv dhe armiqësor; dhe, siç është e njohur mirë, shumë të krishterë e paguan në mënyrë mizore këtë besim me jetën e tyre. Lumturisht, rënia e atij regjimi ia la vendin rindërtimit të komuniteteve katolike dhe orthodhokse në Shqipëri. Aktiviteti misionar i Fortlumturisë Suaj është i njohur, veçanërisht për rindërtimin e vendeve të kultit, formimin e klerit dhe veprën e katekizmit që tashmë lejohen: një lëvizje rinovuese që Fortlumturia Juaj e ka përshkruar drejt si Ngjallja. Që kur ka fituar lirinë, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ka qenë e aftë të marrë pjesë në mënyrë të frytshme në dialogun teologjik ndërkombëtar katoliko-orthodhoks. Impenjimi Juaj në këtë drejtim pasqyron lumturisht marrëdhëniet vëllazërore midis katolikëve dhe orthodhoksëve në vendin tuaj dhe ofron frymëzim për tërë popullin shqiptar, duke treguar se për të krishterët është e mundur të jetojnë në harmoni. Në këtë dritë, duhet të nënvizojmë elementet e besimit që Kishat tona ndajnë bashkë: deklarimin e përbashkët të simbolit të besimit nikeo-konstandinopojas; pagëzimin e përbashkët për shlyerjen e mëkateve dhe për t’u bërë pjesë e trupit të Krishtit dhe të Kishës; trashëgiminë e Sinodeve të para Ekumenike; komunionin real, megjithëse jo perfekt, që tashmë ndajmë me dëshirën e përbashkët, si dhe përpjekjet e bashkëpunimit, për të ndërtuar mbi atë që tashmë ekziston. Më pëlqen të kujtoj për këtë dy nisma të rëndësishme në Shqipëri: themelimin e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale dhe krijimin e një Komiteti për Marrëdhëniet Ndërfetare. Janë përpjekje në kohën e duhur për të promovuar kuptimin reciprok dhe kooperimin konkret, jo vetëm midis katolikëve dhe orthodhoksëve, por edhe midis të krishterëve, myslimanëve dhe bektashinjve.

    Gëzohem së bashku me Fortlumturinë Tuaj dhe me gjithë shqiptarët për këtë rinovim shpirtëror. Në të njëjtën kohë, duke lavdëruar Perëndinë e Shumëlartë që reflektoi mbi shërbimin Tuaj për vendin dhe kontributin Tuaj personal në promovimin e marrëdhënieve vëllazërore me Kishën Katolike. Të jetë e qartë se ne, nga ana jonë, do bëjmë gjithçka është e mundur për të dhënë një dëshmi vëllazërie e paqeje dhe për të ndjekur së bashku me ju një impenjim të rinovuar për unitetin e Kishave tona, në bindje të urdhërimeve të Zotit tonë.

    Fortlumturi, në këtë shpirt komunioni kam gëzimin t’Ju uroj mirëseardhjen në qytetin e apostujve Petro dhe Pavli.


    Gazeta Ngjallja
    Dhjetor 2009
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2010 më 23:37

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dita e sotme është historike për Kishën tonë

    Përshëndetja e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, drejtuar Shenjtërisë së Tij Papës së Romës, Benediktit XVI

    Shenjtëria Juaj, Papa i Romës, Zoti Benedikt,

    “Qoftë i bekuar Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, që sipas përdëllimit të tij të shumtë, na lindi përsëri në një shpresë të gjallë, me anë të ngjalljes së Jisu Krishtit prej së vdekurish” (1 Petr. 1:3). Dita e sotme është historike për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Për herë të parë, një përfaqësi zyrtare e saj viziton Kishën e Romës dhe ka nderin dhe gëzimin e komunikimit personal me Shenjtërinë Tuaj, mendimtarin e thellë, theologun e shquar, mbrojtësin e paqes dhe të drejtësisë, luftëtarin për mirëkuptim reciprok midis popujve, udhëheqësin krijues kishtar.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjatë shekullit të 20-të pësoi një nga persekutimet më të frikshme. Nga viti 1944 deri më 1967, ky persekutim kishte formën e njohur të trysnisë që kaluan edhe kishat e tjera në Evropën Lindore. Por nga viti 1967 deri më 1990, Kisha në Shqipëri arriti, në tërë kuptimin e fjalës, në portat e Hadhit. Ndalimi në Kushtetutë i çdo shprehje të besimit fetar dhe persekutimi i pareshtur, e shpërbënë atë krejtësisht. Me hirin dhe fuqinë e Perëndisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, tetëmbëdhjetë vitet e fundit jeton në një atmosferë ngjallësore, një epokë apostolike. U ringrit nga themelet me ritme të shpejta, duke i bashkuar të gjithë të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë, pavarësisht prejardhjes etnike. U zhvillua në mënyrë sistematike me kultivimin e jetës liturgjike, të predikimit, të veprës së katekizmit dhe asaj të botimit; me formimin dhe dorëzimin e mbi 140 klerikëve shqiptarë, ndërtimin e 145 kishave të reja, restaurimin e 70 dhe riparimin e 160 kishave të tjera dhe qendrave kishtare. Dhe kryesisht, duke bërë përpjekje intensive për të udhëhequr drejt Krishtit brezin e ri. Njëkohësisht, ajo kontribuon aktivisht në përparimin e shoqërisë shqiptare, me iniciativa të rëndësishme në fushat e shëndetit, arsimit, të përkujdesjes sociale, zhvillimit bujqësor, kulturës.

    Personalisht, para se të merrja përsipër misionin e Primatit të Kishës së Shqipërisë, kisha gëzimin, në fund të dhjetëvjeçarit, t’Ju takoja në diskutimin e tryezës së rrumbullakët për Misionin në Marburg dhe pas kësaj, si profesor i Universitetit të Athinës, në takimin e theologëve orthodhoksë dhe romanokatolikë në Qendrën Ndërorthodhokse të Athinës, me temë “Das Sakrement der Weihe” (Qershor 1973). Që nga ajo kohë, ndjek përherë me një interes të madh, shkrimet Tuaja mendimthella, Krishtit, dritës së dashurisë dhe të shpresës.

    Edhe dhjakonia jonë, Shenjtëri, në Shqipëri dhe në Lëvizjen Ekumenike, vazhdon me bindjen se, nga të gjitha propozimet fetare apo filozofike në lidhje me vlerën dhe të ardhmen e njeriut, më e guximshmja dhe madhështorja mbetet propozimi i krishterë. Ai ngul këmbë në bërjen njeri të Qenies Supreme, të Perëndisë së dashurisë dhe në rrugëtimin e njeriut drejt “hyjnizimit” të tij sipas hirit. Si Evropa, ashtu edhe mbarë bota, sot kanë nevojë, më shumë se çdo gjë tjetër, për dritën e Krishtit. Pasurimi i njohurive shkencore në lidhje me dritën e krijuar ka zgjeruar simbolizmat për ndikimet e mahnitshme të dritës shpirtërore në botë. Drita e botës, Krishti vazhdon të jetë i njohur dhe familjar, si edhe drita natyrale, por në të njëjtën kohë i pakonceptueshëm dhe i paafrueshëm në esencën e Tij. Perëndia, sipas shën Grigor Pallamait, quhet dritë jo sipas esencës së Tij por sipas energjisë. “Dhe ndërkohë esenca e Perëndisë ngelet e pakungueshme, energjitë e Perëndisë janë të kungueshme”.

    Nuk mund të vihet në dyshim fakti se rrezatimi i dritës së Krishtit në botën bashkëkohore, turbullohet nga ndarja e të krishterëve. Prandaj, përpjekjet për afrimin midis të krishterëve, iniciativat e dialogëve theologjikë për kuptimin, përafrimin dhe pajtimin, janë detyrë themeltare e të gjithë udhëheqësve fetarë. Me këtë ndjesi, nga çasti i parë i ringritjes së saj, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është pjesëmarrëse në dialogët ndërkishtarë dhe sigurisht në dialogun theologjik midis orthodhoksëve dhe romanokatolikëve. Pa nënvleftësuar vështirësitë e kësaj rruge, jemi të sigurt se përpjekja aktive për kapërcimin e ndasive, i bindet vullnetit të Kryetarit të Kishës, Zotit tonë Jisu Krisht, i Cili, në çastin më tragjik para Pësimit të Tij, u lut, “që” ata të cilët besojnë tek Ai, “të jenë të gjithë një” (Jn. 17-21). Dhe në të njëjtën kohë i përgjigjet kërkesave të ankthshme të epokës sonë që dëshiron bashkekzistencën e drejtë dhe harmonike dhe reciprocitetin e të gjithë popujve.

    Sigurisht, problemet që shtrohen, mbetet e rëndësishme dhe që të zgjidhen, kërkohet një arsimim serioz, dëshirë e sinqertë për kërkimin e së vërtetës, mendim kritik, ndriçim dhe hir Perëndie. Në fillimet e shekullit të njëzetë e një, përvoja e tmerrshme e 11 shtatorit 2001, ritheksoi rrezikun e jashtëzakonshëm që kërcënon njerëzimin me gjallërimin e fanatizmit fetar. Nga ajo kohë, janë intensifikuar iniciativat nga qarqe të ndryshme, jo vetëm për paqen botërore, por edhe për dialogun ndërfetar, me qëllim kërkimin nga të gjitha anët të shtresave paqembajtëse brenda traditës së bindjeve fetare. Me interesim të madh dhe vëmendje ndjekim ndërhyrjet e Shenjtërisë Suaj, iniciativat, veprimet Tuaja në ambientin kritik të dialogut ndërfetar. Konkretisht në Shqipëri, nga rikthimi i lirisë fetare, komunitetet fetare themelore, orthodhoksët, katolikët, myslimanët - sunitët dhe bektashinjtë, - kanë kultivuar jo thjesht një tolerancë fetare dhe mirëkuptim, por diçka më të rëndësishme: respektin e ndërsjellë, reciprocitetin, bashkëpunimin krijues: fakt që ka ndihmuar më në përgjithësi rrugëtimin paqësor dhe zhvillimin e vendit.

    Ndajmë bashkërisht në mënyrë të plotë theksin që dhatë në Letrën Tuaj të parë Enciklike “Deus Caritas est”, se “çdo gjë ka rrënjën e saj në dashurinë e Perëndisë, çdo gjë formësohet prej saj, çdo gjë drejtohet drejt saj”. Si edhe atë në Letrën Tuaj Enciklike “Caritas in Veritate”, se “Perëndia na jep fuqinë të përpiqemi dhe të vuajmë për shkak të dashurisë, për hir të së mirës së përbashkët. Sepse Ai është për ne gjithçka, shpresa jonë e madhe”. Sigurisht, misioni kryesor dhe përgjegjësia e çdo Kishe lokale është të ofrojë dashuri, duke e lidhur njeriun me burimin e dashurisë. Asnjë institucion tjetër social nuk është në gjendje ta zëvendësojë. “Duke qenë të vërtetë në dashuri” ftohemi “ të rrisim gjithçka në atë, i cili është kryeja, Krishti” (Efes.4:15).

    Të mbështetur në këto siguri të thella, në besimin e qenies së vërtetë, në të vërtetën dhe në dashurinë që Ai zbuloi në plotësinë e Tij, ne të krishterët guxojmë të shpresojmë. Dhe në fazën e re të historisë globale, në mes të kaq problemeve shtypëse, ne shpallim me guxim: Ka shpresë! Ka shpresë në përpjekjen për paqe dhe drejtësi, kur mbështesim dinjitetin e çdo personi njerëzor, pavarësisht origjinës, edukimit, bindjeve; kur ngulim këmbë në detyrimin e reciprocitetit midis njerëzve dhe popujve, kur intensifikojmë përpjekjet tona për respekt të vërtetë ndaj krijesës. Si përfundim, me fuqinë e Krishtit të kryqëzuar dhe të ngjallur, të Cilit i është dhënë “çdo pushtet në qiell dhe mbi dhé” (Matth 28:18), e vërteta, drejtësia, dashuria do të mbizotërojnë.

    Nuk shqetësohemi për të ardhmen, sepse besojmë që e ardhmja i takon Krishtit. Se Ai është “ai që është dhe ishte, e që vjen, i gjithëpushtetshmi” (Zbulesa 1:8). Dhe si përfundim, Ai vjen përsëri. Nga e ardhmja.

    E dimë, Shenjtëri, se gjatë gjithës shërbesës Suaj të gjatë akademike dhe kishtare, mbështetët dhe mbështesni besimin në këtë siguri unikale, me mendimin Tuaj të thellë, fisnikërinë e natyrshme, largpamësinë Tuaj profetike. Pranoni edhe nga ana e Kishës martirike të Shqipërisë, bashkë me falënderimet tona të ngrohta për nderin e takimit tonë të sotëm, urimet tona të bëra me gjithë shpirtin dhe që janë të sinqerta: Urojmë nga thellësia e shpirtit që Zoti Perëndi, me ndërmjetimet e së Përmbishenjtës Hyjlindëse, të udhëheqë përditë mendimet dhe veprimet e Shenjtërisë Suaj të shtrenjtë, që të rrezatoni me jetën dhe veprën Tuaj dritën e Krishtit në botën moderne, e cila ka etje për dashuri, paqe dhe shpresë. Veprat Tuaja qofshin të shumta, plot fryte dhe mbarësi!

    Gazeta Ngjallja
    Dhjetor 2009

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin



    Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, po zhvillon nga 3-8 dhjetor, një vizitë zyrtare në Vatikan, me ftesë nga Papa Benedikti XVI.
    Kryepiskopi Anastas shoqërohet nga: Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani; Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Nikolla, Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni; Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Protopresviter Jani Trebicka dhe dhjakon Anastas Bendo.
    Paraditen e ditës së sotme, 4 dhjetor, u bë takimi i parë zyrtar historik i Kryepiskopit Anastas me Papën Benedikti XVI.
    Papa tha se ishte i gëzuar t’i uronte mirëseardhjen Fortlumturisë së Tij dhe përfaqësuesve të lartë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që e shoqëronin.
    Papa kujtoi me admirim shembullin e të krishterëve shqiptarë që e mbajtën gjallë besimin e tyre edhe në vitet e represionit komunist, duke nënvizuar, se krishterimi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Ai theksoi se “Marrëdhëniet vëllazërore midis katolikëve dhe orthodhoksëve janë frymëzim për gjithë popullin shqiptar, dhe dëshmojnë se është e mundur për të krishterët që të jetojnë në harmoni...”
    Papa Benedikti XVI vlerësoi lart kontributin e Kryepiskopit Anastas për ringritjen e Kishës në Shqipëri, duke e quajtur “një lëvizje rinovimi, që Fortlumturia Juaj e quan me të drejtë Ngjallja (shqip në origjinal)”
    Pastaj Papa vuri në dukje kontributin e Kryepiskopit Anastas dhe të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun ndërkombëtar katoliko-orthodhoks. Ai gjithashtu kujtoi dy nisma të rëndësishme: Krijimin e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale dhe të Komitetit për marrëdhëniet ndërfetare, që është i vlefshëm edhe për dialogun me besimet e tjera.
    Kryepiskopi Anastas nga ana e tij e quajti takimin një ngjarje historike, sepse për herë të parë një përfaqësi zyrtare e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë bën vizitë në Kishën e Romës, duke nënvizuar se bota e sotme ka nevojë për një afrim të ri midis të krishterëve, sepse dialogu teologjik dhe pajtimi janë një detyrë themelore për të gjithë udhëheqësit e Kishave.
    Kryepiskopi Anastas bëri edhe një përshkrim të persekutimit dhe ringritjes nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
    Në ditët në vazhdim Kryepiskopi Anastas dhe përfaqësia që e shoqëron do të bëjnë vizita në institucione dhe vende kulti të Vatikanit dhe do të ketë takime të rëndësishme.
    Ndërsa në datën 9 dhjetor, Kryepiskopit, Prof. Dr. Anastasit, do t’i dorëzohet në Napoli titulli Doktor Honoris Causa në Teologji, për kontributin e gjatë dhe intensiv shkencor, misionar dhe baritor, nga Universiteti Pontifikal i Italisë Meridionale.
    Gjithashtu, Fortlumturia e Tij është ftuar nga Kryekancelari i këtij fakulteti, Arqipeshkvi i Napolit, Kardinal Kreshenzio Sepe, që të mbajë fjalën kryesore Lectio Magistralis të hapjes zyrtare të vitit të ri akademik, në Aula Magna të seksionit “San Tomaso”.

    Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë


    (Marre nga www.orthodoxalbania.org)
    Kjo tregon se kush eshte kryepeshkopi Anastasi.
    Por Italianet e dinin...perpara se te takonte papen.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Takim historik i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit me Papën Benedikti XVI

    Pritje e ngrohtë dhe vëllazërore

    Në datat 3 deri më 8 dhjetor, Fortlumturia e Tij Anastasi, kreu vizitën e parë zyrtare të një primati të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Kishën e Romës. Ai shoqërohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Nikolla, Episkopi i Krujës, Hirë- sia e Tij Andoni, Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Protopresviter Jani Trebicka dhe Dhjakon Anastas Bendo.

    Në aeroportin e Fiumiçinos, në Romë, Kryepiskopi u prit nga drejtuesi i Kongregacionit Pontifik për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve, kardinal Walter Kasper, Sekretari i këtij Këshilli, Hirësia e tij Episkopi Bryan Farrel, konsulli i Shqipërisë në Romë, zëvëndësambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Ambasadori i Greqisë në Vatikan etj. Në darkën e datës 3 dhjetor, Kardinali Walter Kasper shtroi një darkë zyrtare për nder të delegacionit të Kishës së Shqipërisë, ku morën pjesë Zevendëssekretari i Shtetit Fernando Filoni, kardinali Bernard Low i Bostonit dhe ipeshkëv të tjerë, ambasadorë, theologë e të ftuar.

    Në përshëndetjet e mbajtura me këtë rast nga kardinali Walter Kasper dhe Kryepiskopi Anastas, u bënë përshëndetjet e rastit dhe u theksua nevoja për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis të krishterëve romano-katolikë dhe atyre orthodhoksë jo vetëm në dialogun e ndërsjellë, por edhe në lëvizjen ekumenike dhe më gjerë në botë, për të treguar vlerat që ofron besimi i krishterë dhe mundësitë e reja që i ofron mbarë njerëzimit në një sho- qëri tashmë globale dhe shumë- formëshe.

    Në datën 4 dhjetor, Kryepiskopi së bashku me delegacionin, bëri së pari një pelegrinazh në Katedralen e Shën Petrit në Romë dhe u lut në vendin ku ndodhet lipsani i tij, në kriptën e hershme të Bazilikës, të ndërtuar nga Shën Konstandini i Madh për nder të apostullit të shenjtë. Pas kësaj delegacioni u nis për në Selinë Papale, i shoqëruar nga kardinali Walter Kasper. Takimi me Papën Benedikti XVI u krye në një atmosferë vëllazërore, fillimisht me një takim personal midis dy primatëve, e pastaj në një takim të gjerë me delegacionin që shoqëronte Kryepiskopin Anastas, ku mori pjesë edhe kardinali Kasper bashkë me disa nga personat e stafit që shoqëruan delegacionin gjatë vizitës së tij në Romë. Më pas u shkëmbyen fjalimet e rastit (shih fq. 1,6,7)

    Pas urimeve të bëra me këtë rast u shkëmbyen dhuratat simbolike. Kryepiskopi Anastas i dhuroi Papës një Ungjill liturgjikal orthodhoks prej argjendi, duke thënë: “Duke ditur se Ungjilli dhe Liturgjia kanë qenë qendra e punës dhe jetës suaj, unë kam sjellë si dhuratë, në kujtim të këtij takimi historik, një botim të Ungjillit orthodhoks liturgjikal, në origjinalin greqisht, që unë kam përgatitur disa vite më parë, i lidhur në argjend, ku janë gdhendur skenat kryesore të jetës së Krishtit”. Papa Benedikti XVI i dhuroi Kryepiskopit Anastas një potir të artë.

    Në pasditen e po kësaj dite Kryepiskopi bëri një vizitë në Institutin Pontifikal Oriental, ku përshëndeti trupën pedagogjike dhe studentët e këtij Instituti, në të cilin studiojnë edhe mjaft klerikë e besimtarë orthodhoksë. Dekani i këtij Instituti atë Ferugia bëri një përshkrim mbresëlënës të jetës dhe veprës së Kryepiskopit Anastas, duke rikujtuar kontributin e tij si në misionarizmin orthodhoks, në ringritjen e Kishës së Shqipërisë, ashtu edhe në afrimin e të krishterëve midis tyre. Kryepiskopi nga ana e tij në përshëndetjen theksoi se krishterimi ngelet aktual dhe ende i pahulumtuar deri në fund për mundësitë e jashtëzakonshme që i fal njerëzimit në zgjidhjen e problemeve të kohës moderne. Krishti ngelet shpresa e botës, i Cili është, ishte dhe që do të vijë, i gjithëpushtetshmi”, kësaj radhe nga e ardhmja për t’i dhënë shpëtimin final botës.

    Më pas Kryepiskopi i ftuar nga komuniteti i San Exhidios, vizitoi bazilikën e shën Bartolomeut në ishull, një qendër aktive e këtij ko- muniteti, ku bëhet një punë shpir- tërore me emigrantë, të rinj intele- ktualë, të varfër dhe njerëz në ne- vojë, duke i ndihmuar ata në nevojat e tyre. Pas kësaj kryetari i komunitetit të San Exhidios, Prof. Andrea Rikardi, i shoqëruar nga Imzot Palia shtruan një darkë për nder të Kryepiskopit Anastas dhe delegacionit që e shoqëronte. Pas darkës komuniteti i San Exhidios e ftoi Kryepiskopin të ishte i pranishëm në lutjen e mbrëmjes të kryer në kishën e Santa Maria in Trastevere, ku ishte mbledhur një numër i madh besimtarësh për të pritur Kryepiskopin Anastas.

    Kryepiskopi në përshëndetjen e tij theksoi midis të tjerave faktin se “ka shpresë! Ne të krishterët guxojmë që të shpresojmë, madje edhe në periudhat më të errëta të botës dhe të jetës sonë personale. Ka shpresë në përpjekjen për paqe dhe drejtësi, kur mbështesim dinjitetin e çdo personi njerëzor, pavarësisht origjinës, edukimit, bindjeve; kur ngulim këmbë në detyrimin e reciprocitetit midis njerëzve dhe popujve, kur intensifikojmë përpjekjet tona për respekt të vërtetë ndaj krijesës”.

    Në datën 5 dhjetor, Fortlumturia e Tij Anastasi dhe delegacioni që e shoqëronte, bëri një vizitë në Kongregacionin Pontifikal për Promovimin e Unitetit të Krishterë, të drejtuar nga kardinal Walter Kasper. Gjatë këtij takimi Kryepiskopi Anastas bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit kishtare në Shqipëri, të vështirësive të panumërta gjatë ringritjes së saj dhe të bekimeve të dhuruara dorëhapët nga Perëndia për popullin e Kishës sonë të martirizuar. Në mënyrë të veçantë, Kryepiskopi shtjelloi realitetin e marrëdhënieve midis orthodhoksëve dhe romano-katolikëve në Shqipëri, duke pohuar se ato janë shumë të mira dhe vëllazërore në të gjitha drejtimet dhe kjo lidhje përbën një kontribut të rëndësishëm në mbarë ecurinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri midis të krishterëve dhe komuniteteve myslimane suni dhe bektashi në Shqipëri dhe në krijimin e një klime jo vetëm tolerance, por edhe bashkëjetese në bazë të parimit të reciprocitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

    Nga ana e tij kardinali Walter Kasper vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Kryepiskopit Anastas në promovimin e unitetit të të krishterëve, aktivitetin e tij të një rëndësie parësore në Këshillin Botëror të Kishave dhe në organizma të tjerë, rolin e e Tij në dialogun midis orthodhoksëve dhe romano-katolikëve, duke nxjerrë në pah vizionin tepër të gjerë dhe realist që ai ka shfaqur me anë të fjalime- ve dhe shkrimeve të tija. Ai shpreh edhe një herë se ndihet shumë i lumtur për faktin se sot marrëdhëniet midis të krishterëve orthodhoksë dhe romano-katolikë janë vëllazërore e tepër të ngrohta dhe për shpresën se në të ardhmen do të zhvillohen akoma edhe shumë, në kah pozitiv.

    Në po këtë ditë Kryepiskopi Anastas i bëri një vizitë edhe kardinalit Leonardo Sandri, drejtues i Kongregacionit Oriental dhe në Kolegjin Pontifikal Oriental.

    Ndërsa në mbrëmje, i shoqëruar nga kardinali Walter Kasper, Krye- piskopi bashkë me delegacionin vizituan bazilikën e njohur të Shën Pavlit jashtë mureve të Romës, ku ndodhen lipsanet e apostullit të madh të kombeve dhe një pjesë e prangave të Tij, gjatë kohës kur ai ndodhej i burgosur në Romë, para martirizimit.

    Ditën e diel, 6 dhjetor, të kremten e shën Nikollës, Kryepiskopi Anastas ishte i pranishëm në Liturgjinë Hyjnore me këtë rast në kishën e shën Theodhorit, të eksarkisë së Patriarkanës Ekumenike në Romë. Pas mbarimit të Liturgjisë, Kryepiskopi Anastas përshëndeti besimtarët orthodhoksë të mbledhur aty me këtë rast.

    Pasdite, Kryepiskopi Anastas dhe delegacioni i Kishës së Shqipërisë, i shoqëruar nga Imzot Bryan Farrel dhe Imzot Elefterio Fortino, bëri një vizitë në manastirin e Grotaferatës, që siç dihet është një manastir me rit lindor dhe zbaton rregullën e Shën Vasilit të Madh. Kryepiskopi u takua me abatin e këtij manastirin, atë Emilianin, një arbëresh i Sicilisë, si edhe me vëllezër të këtij manastiri të famshëm, po arbëreshë, qendër e kulturës bizantine në Itali. Ai ka qenë një qendër e shenjtë për bizantinët e kohës e më pas për grekët dhe arbëreshët e Italisë së Jugut, e njohur në mbarë botën për dorëshkrimet dhe lipsanet e ruajtura me kujdes nga shekujt e parë të krishterimit.

    Kryepiskopi vizitoi kriptën e shën Nilit (910-1004), që është një nga shenjtorët e mëdhenj të Italisë së Jugut, në kohën kur këto vise ishin nën perandorinë e Bizantit. Kryepiskopi i përgëzoi murgjit për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen e kulturës shpirtërore orthodhokse bizantine dhe i lavdëroi për përpjekjet e mëdha të bëra në restaurimin e dorëshkrimeve të hershme, që kanë një vlerë të pallogaritshme për kulturën e mbarë njerëzimit.

    Më pas, sipas traditës murgërore bizantine të mikpritjes, u shtrua një tryezë e pasur për nder të Kryepiskopit dhe të delegacionit që e shoqëronte.

    Ditën e hënë, 7 dhjetor, Kryepiskopi Anastas vizitoi bazilikën e shën Klementit të Romës, ku u fal përpara lipsanit të këtij shenjtori të madh dhe të shën Ignat Hyjmbajtësit. Kjo është një kishë njihet në mbarë botën, edhe sepse në të ndodhet varri dhe lipsani i shenjtorit të madh misionar Kirillit nga Selaniku dhe është vend pelegrinazhi për gjithë besimtarët e krishterë dhe veçanërisht për orthodhoksët sllavë.

    Pas kësaj u vizitua kisha e Santa Maria Maggiore, në Romë, ku Kryepiskopi u prit nga kardinali Low e besimtarë të shumtë. Fortlumturia e Tij u fal përpara Grazhdit ku e Tërëshenjta Mari vuri Jisuin foshnjë të porsalindur. Më pas Kryepiskopi përshëndeti besimtarët e pranishëm e bekoi fëmijët e vegjël.

    Në fund, u vizituan edhe Kapela Sikstina dhe Muzetë e Vatikanit.


    Ngjallja,
    Dhjetor 2009

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryepiskopit Anastas i jepet titulli “Doktor nderi” nga Universiteti Pontifikal i Italisë së Jugut-

    Model për të tërë ata që duan të ndërtojnë një dialog jete


    Pas përfundimit të vizitës në Vatikan, Kryepiskopi Anastas ishte i ftuar në Napoli, nga Universiteti Pontifikal i Italisë Meridionale dhe kardinali Kreshenco Sepe.

    Në datën 8 dhjetor, Kryepiskopi Anastas mbërriti në Napoli, i shoqëruar nga një pjesë e delegacionit. Në fillim shkoi për të përshëndetur kardinalin Kreshenco Sepe të këtij qytetit, në kishën e Shën Marisë, që kremtonte atë ditë. Pas një përshëndetje të ngrohtë të rezervuar nga ana e kardinalit dhe autoriteteve të tjera të qytetit, midis tyre edhe kryetarja e Bashkisë së Napolit, Kryepiskopi përshëndeti popullin e qytetit nga tribuna e ngritur pranë kishës në dialektin napoletan “A Maronne v’accumpagne” - E Tërëshenjta ju qoftë ndihmë.

    Më pas Kryepiskopi vizitoi selinë e kardinalit Sepe të ndodhur në qendrën historike të qytetit, i shoqëruar edhe nga Kryetari i komunitetit të San Exhidios, Prf. A. Rikardi e mjaft miq të tjerë, si edhe Katedralen e Shën Januarit (Xhenaro, shenjtor i shek. III-IV, 272- 305). Në këtë vend në katin e poshtëm të tij ndodhet baptisteri më i vjetër në Itali, i shek. I-rë. Kryepiskopi Anastas dhe delegacioni i kishës së Shqipërisë iu falën lipsaneve të shenjta të Shën Januarit, i cili është dhe shenjtori mbrojtës i qytetit të Napolit.

    Të nesërmen, 9 dhjetor, kardinali Sepe e ftoi Kryepiskopin Anastas në Universitetin Pontifikal të Çast nga ceremonia e dorëzimit Kryepiskopit Anastas të titullit Doktor Nderi në Teologji dhe Diploma e Honoris Causa Italisë së Jugut në Napoli, në cilësinë e kryekancelarit të këtij Universiteti, për të dhënë Lectio Magestralis-in, fjalimin përkatës me rastin e hapjes zyrtare të vitit të ri akademik në këtë qendër universitare. Këtu u krye edhe ceremonia e rastit për nder të dhënies së Honoris Causas Fortlumturisë së Tij Anastasit, po nga ky fakultet.

    Në aulën kryesore të tij, u mblodhën shumë akademikë, profesorë, studentë, përfaqësues të misioneve ushtarake të Natos në bazën e njohur të Napolit, të ftuar nga autoritetet lokale etj. Rektori i Universitetit Pontifik, dr. Karlo Greko, bëri një ekspoze të gjallë dhe prekëse të jetës dhe veprës së Kryepiskopit Anastas, duke nxjerrë në pah kontributin e madh shkencor të tij, si profesor universiteti dhe më pas si akademik, në lëmin e misionarologjisë, fetarologjisë dhe etnologjisë, unitetit të të krishterëve në mbarë botën; përshkroi veprën e madhe të Kryepiskopit në Kishë, duke përshkruar para të pranishmëve ngritjen dhe fuqizimin e Kishës Orthodhokse në Kenia, Uganda dhe në Tanzani; ringritjen nga themelet të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe ripërtëritjen e biomës fetare në Shqipëri. Atë Karlo Greko foli për rolin e pazëvendësueshëm të Kryepiskopit në krijimin e një klime tolerance dhe bashkëjetese paqësore dhe vëllazërore midis komuniteteve fetare në Shqipëri. Ky fakt u prezantua si një model për të tërë ata që duan të ndërtojnë një dialog jete, duke lënë mënjanë interesat e vogla dhe të ngushta etnike, klanore apo fetare.

    Më tej, kardinali Sepe e ftoi Kryepiskopin Anastas të mbajë ligjëratën e çeljes së vitit akademik dhe titullit të nderit që i akordohej, pasi bëri edhe ai nga ana e tij një vlerësim të gjithë veprës dhe jetës së Kryepiskopit në shërbim të Kishës dhe të njeriut. Kryepiskopi mbajti ligjëratën me temë: “Duke kërkuar teza paqembartëse në fetë e mëdha”. Në një sallë të mbushur plot, që e ndoqi më vëmendje ligjëratën, e cila u përkthye edhe në gjuhën italiane nga profesorë të këtij Universiteti, të pranishmit u njohën “meshtresat paqembartëse”, të feve kryesore në botë, që kanë luajtur një rol dhe ndikim të madh në mbarë historinë e njerëzimit. Ai përmendi fakte, të para në një optikë të re, nga shkrimet e shenjta dhe traditat fetare të feve kryesore të mbarë botës, duke pohuar se paqja përbën një gjendje fillestare primare për çdo popull, individ ose grupim shoqëror që kërkon të njohë Transhendenten dhe ta përjetojë atë në një formë të pastër. Kryepiskopi preku edhe rolin e jashtëzakonshëm të Krishtërimit dhe kontributin e madh që ka luajtur qytetërimi i krishterë për mbizotërimin e paqes dhe të vlerave të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe pranimit të tjetrit sikundër ai është. Duke shtjelluar pasazhe nga Shkrimi i Shenjtë, shkrimet e Etërve të Kishës, shën Vasilit të Madh, Shën Klementit të Aleksandrisë, shën Joan Gojartit etj., Kryepiskopi nënvizoi mesazhin e krishterë të paqes, si asaj të brendshme, ashtu dhe me të tjerët dhe me krijesën, e cila vjen si dhuratë që lartazi nga vetë Perëndia, që është vetë paqja.

    Në përfundim të kësaj ligjërate, Kryepiskopit u shpall Doktor Nderi i Universitetit Pontifikal të Napolit, në mes të një atmosfere të ngrohtë dhe të mbushur me ndjenja të forta paqeje dhe shprese për të ardhmen.

    Po atë ditë Kryepiskopi Anastas dhe delegacioni që e shoqëronte u kthye në Shqipëri.

    Dhjakon
    Anastas Bendo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •