
Postuar më parë nga
Seminarist
Pikerisht, kjo, te qendruarit ne catine tone dhe thirrja e te tjereve ne kete cati, eshte ajo cfare kisha s'ka qene gjate mijevjecarit te pare.
Tradita ka qene e ndryshme, si rituale por edhe ajo teologjike, packa se ne formulim kishat bashkoheshin ne vendimet e sinodeve te njohura si ekumenike. Keto formulime shpesh ishin formale dhe teologjikisht ato kishin ngjyrime nga perendimi ne lindje. Pra formulimi i njejte nuk do te thosh patjeter se kemi te bejme me te njejten teologji dhe menyre te kuptuari.
Pastaj, sa i pergjigjen realitetit dhe cfare nenkuptojne koncepte si "qendrimi ne catine tone", "te persosurit e besimit tone"....?!
Kjo te le pershtypjen e vetebesimit te disa lindoreve se pagabueshmeria, kaq e diskutueshme kur vjen puna tek papa si individ, gjendet ekskluzivisht ne lindje me qendrat Ko.poje edhe Moske, pra qe kemi te bejme me nje zhvendosje te konceptit te Romes per ne lindje, dhe se ne kete rast, ku kemi tjetersism rolesh, disa lindore i kerkojne Romes perendimore qe te behet lindore, dmth te mos besoje ne ekskluzivitetin e pagabueshmerise tek papa, dhe te vihet nen pagabueshmerine e Romes se lindjes tashme te veteperceptuar si nje Rome perendimore.
Kisha Ortodokse ka te verteten, por nje te vertete qe eshte e shprehur brenda koncepteve dhe mentalitetit lindor bizantin-grek dhe me kolonizim edhe ai sllav, i cili nuk eshte mentaliteti ekumenik i ish perandorise romake, pasi ne te ka ekzistuar edhe mentaliteti perendimor-latin me kolonizim edhe ai gjerman.
nje latini edhe nje gjermani nuk ka pse tu duhet qe ne menyre qe te jene ortodokse ne doktrine te behen edhe greke, sepse as qe behen dot, sikurse ngjet edhe me te kunderten.
keshtu qe kisha, sikur 1000 vjetet e pare, eshte e detyruar te gjeje menyren te qeveriset me te dyja mentalitetet njekohesisht.
Gjetja e kesaj menyre perben edhe thelbin e bashkimit te Kishes Katolike edhe asaj Ortodokse.
Krijoni Kontakt