
Postuar mė parė nga
Llapi
Bllacėn se mbrojnė avokatėt
Nazim Bllaca ka mbetur pa avokat. Atė nuk pranon ta mbrojė askush. Kjo ēėshtje nuk i intereson EULEXit. Ata thonė se nuk i sigurojnė askujt avokat. Sipas zyrtarėve tė Odės sė Avokatėve tė Kosovės, nuk ka ligj qė detyron avokatin ta mbrojė dikė me zor.
Nga Nebih Maxhuni mė 07.12.2009 nė ora 8:10
Asnjė avokat nuk pranon ta mbrojė Nazim Bllacėn. Madje tė njėjtit as qė pranojnė ta sqarojnė kėtė. Ndėrkohė, misionit evropian pėr sundimin e ligjit nė vend, EULEX, kjo ēėshtje as qė i intereson. Ata thonė se do tė vazhdojnė punėn e tyre dhe se nuk e kanė pėr obligim qė Bllacės, i cili akuzohet pėr vrasje, vrasje nė tentativė dhe krim tė organizuar, ti sigurojnė avokat.
Kėtė e pranuan tė dielėn zyrtarė tė EULEX-it, tė cilėt theksuan se nuk ėshtė nė mandatin e tyre tė caktojnė avokat vendor e as ndėrkombėtar pėr rastin e Nazim Bllacės.
Ndėrkohė, kryetari i Odės sė Avokatėve tė Kosovės, Musa Dragusha thotė se ligji aktual nuk e detyron askėnd, pra asnjė avokat, qė ta pėrfaqėsojė ndonjė tė akuzuar.
Zyrtarėt e EULEX-it dhe OAK-sė, kėto komente i bėnė tė dielėn pas nėnshkrimit tė memorandumit tė mirėkuptimit ndėrmjet Odės sė Avokatėve tė Kosovės dhe EULEX-it, i cili ka pėr qėllim lehtėsimin e bashkėpunimit reciprok.
Maria Giuliana Civinini, kryetare e Zyrės sė Gjyqtarėve tė EULEX-it, ka thėnė se nuk ėshtė nė mandatin e EULEX-it qė tė caktojė njė avokat pėr rastin Bllaca.
EULEX-i nuk do ta angazhojė asnjė avokat, gjithashtu edhe avokatėt vendas nuk po dėshirojnė qė ta pėrfaqėsojnė zotin Bllaca, ēka do tė ndodhė kur tė fillojė gjykimi, pra ėshtė njė rast i ndjeshėm qė avokatėt nuk dėshirojnė qė tė mbrojnė zotin Bllaca, ka thėnė Civinini.
Duke arsyetuar qėndrimin nė lidhje me kėtė ēėshtje, Civinini tha se kjo vlen pėr ēdo gjykim dhe pėr ēdo rast, dhe jo vetėm pėr rastin konkret.
Ndėrkaq, Musa Dragusha, kryetar i Odės sė Avokatėve tė Kosovės (OAK), ka thėnė se Ligji i avokaturės i lejon autoritetet e Odės sė Avokatėve tė Kosovės qė me njė rregullativė tė veēantė tė pėrcaktojė mundėsinė e ushtrimit tė profesionit nga ana e avokatėve tė huaj dhe se Oda e Avokatėve tė Kosovės e ka bėrė njė rregullore tė veēantė mbi licencimin e avokatėve tė huaj.
Kreu i OAK-ut, ndėrkaq, ka mohuar se marrėveshja ėshtė bėrė pėr shkak tė zhvillimeve tė fundit nė Kosovė.
Oda e Avokatėve tė Kosovės nuk ėshtė institucion, i cili iu cakton personave, individėve qė pa u pėrballur me procedurė gjyqėsore avokat, ka thėnė Dragusha.
Avokati Haxhi Millaku ishte caktuar sipas detyrės zyrtare pėr tė mbrojtur Nazim Bllacėn, kur ky i fundit doli nė seancė gjyqėsore para gjyqtarit tė procedurės paraprake.
Por njė ditė mė vonė, pasi gjyqtari i ēėshtjes nga misioni i EULEX-it, Francekso Florit i caktoi Bllacės masėn e arrestit shtėpiak prej 30 ditėsh, avokati Millaku tha se aty ka pėrfunduar puna e tij. Unė nuk jam mė avokat i kėtij personi. Atė ditė isha i caktuar sipas detyrės zyrtare, por mė nuk jam avokat i tij, ėshtė shprehur Millaku pėr Express, pa dashur tė japė mė shumė sqarime se pėrse nuk pranon tė vazhdojė ta mbrojė Nazim Bllacėn. Gjatė ditės sė diel, gazeta ka kontaktuar edhe disa avokatė tė tjerė, tė cilat nė asnjė mėnyrė nuk pranojnė tė tregojnė se pėrse nuk do ta pranonin ofertėn pėr tė mbrojtur Nazim Bllacėn.
As qė dua tė dėgjoj pėr kėtė person dhe nuk mė intereson. Kur nuk dua ta mbroj, nuk ka ligj qė mė detyron ta bėj kėtė, thotė njėri prej tyre pėr Express, pa dashur ti pėrmendet emri. Ky rast ėshtė ndėr tė rrallėt, kur avokatėt, pa pasur marrėveshje ndėrmjet vete, arrijnė tė mendojnė njėsoj dhe tė mos pranojnė tė mbrojnė njė person, i cili ka bėrė shumė bujė me deklaratat e tij pėr pėrfshirje nė ish-Shėrbimin Informativ tė Kosovės.
Krijoni Kontakt