sigurisht jemi ne prag diktature..
ne se rrezohet saliu qe do te thote pra.. se behet i super plotfuqishem edvini.. klosi ruci lesko etj.. athere kjo do jet diktature sepse ky klan do i kete median te veten qe e ka dhe tani ne fakt.. prokurorine te veten qe e ka dhe tani ne fakt,, gjykatat te vetat qe i ka dhe tani ne fakt.. shikun qe gjithashtu e ka qe tani te vetin.. PARANE qe gjithashtu e kan.. njesitet me vrases qe gjithashtu i kan.. pra njeriut te thjeshte nuk i mbetet asgje ku mund te mbrohet..
avokater policer gjykates prokurore altiner e aldo dondollaka e klosa jaho e causher.. fidela e dulaka fiksa fare e e artur cana.. ambasadora te huaj e sekretaro perkthysa neper ambasada .. te gjitha do jene per edvinė e gjinush zinė.. per klos e ruc altinė..
pra nje ombrello e celikte e bojatisur bukur nga jashte.. do jete mbi kryet e cdo shqiptari.. shqiptari te mire kuptohet.. e ky vend do behet per 100 dra vjet gulag modern i sojeve staliniste polpotiste miljardere gjakatare..
do beni qef pastaj .. apo jo info..
lum kush do ju zeje te dashura juve..
lol
do u rregullohet biografia..
tmerr..
Nese te luftosh krimin e organizuar ne Shqiperi me forcen e ligjit eshte "diktature", atehere dhe gazetaret e paguar me leket e mafies shqiptare, duhet te mesojne se DEMOKRACI = DIKTATURE E LIGJIT DEMOKRATIK!A po synohet te vendoset nje diktature e rrepte autoritariane?
Situata ne Shqiperi eshte tensionuar, jo per punen e zgjedhjeve, pasi zgjedhjet jane kapitull i mbyllur. Situata ne Shqiperi eshte tensionuar pasi koalicioni qeverises i Berishes ka shprehur jo vetem vullnetin e vete politik me fjale, por ka perpiluar edhe ligjin ANTIMAFIA ne vend, ligj qe ka per qellim ti japi goditjen perfundimtare krimit te organizuar ne vend, goditjen vdekjeprurese duke e pastruar njehere e mire Shqiperine nga tutela e krimit te organizuar. Kjo nuk eshte vetem ajo qe kerkon koalicioni qeverises i Berishes, kjo eshte ajo qe kerkon cdo qytetar i thjeshte shqiptar qe kerkon mbrojtjen e ligjit, kjo eshte edhe nje nga kushtet e anetaresimit te Shqiperise ne BE.
Ne krahun tjeter, gjen njerezit e mafies e krimit te organizuar ne vend qe kane uzurpuar jo vetem politiken, por kane uzurpuar edhe pronat, edhe bizneset me parate e pista te krimit, edhe mediat e televizionet qe i kane financuar me parate e krimit. Dhe nuk eshte vetem Edvin Rama kryemafiozi shqiptar, pas tij fshihen plot te tjere, me parate e tyre jetojne edhe nje pjese e mire e gazetareve e gazetave qe ti citon me lart. Prandaj ky ligj antimafie per ta eshte diktature, pasi nese Berisha lufton krimin e organizuar dhe i nxjerr me rradhe perpara drejtesise, ne burg nuk do te shkojne ata 10 apo 20 kryeminele, bashke me ta do te marrin fund edhe jetet e atyre qe jetojne me parate e krimit, qe ushqejne femijet e tyre me parate e krimit. Dhe jane po keta njerez ne media, qe kerkojne tu hedhin hi ne sy shqiptareve, duke e etiketuar qeverine shqiptare si "diktatoriale", meqenese ajo po ben vetem detyren dhe ate qe premtoi gjate fushates: luften kunder krimit te organizuar ne vend.
Pra ka ardhur koha qe cdo shqiptar te zgjedhi: ose anen e ligjit demokratik e shtetit, ose anen e ligjit te rruges dhe mafies ne vend?
Une per vete zgjedh ligjin dhe shtetin dhe qeveria Berisha gezon mbeshtetjen time te plote ne rrugen e nisur. Bile une do te thosha, qe kete beteje me krimin e organizuar, duhet ta kish nisur me pare, nuk duhej pritur deri sot.
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-12-2009 mė 02:40
Ishte pak i zene duke bere krimet e tij te radhes, megjithate delet i ka nga mbrapa dhe gjerat e tij i ka vene ne terezi tani, keshtu qe synimi i tij eshte te heqi qafe gjithe kundershtaret. Ke te kujton kjo mqs hiqesh si keshilltar i Sales, ndoshta idhullin e tij, Enver Hoxhen?!
Krimi te luftoje krimin? Vetveten? Mua ky ligj me duket me teper si nje arme e fuqishme per te burgosur kedo qe te nuk te pelqen. Ndoshta kusheriri yt i 3-te albo ben dicka te paligjshme, dhe ti arrestohesh sapo hyn ne territorin shqiptar pasi je dyshuar edhe ti!
Pse nuk e filloi luften kundra mafies e krimit qe ne 2005 por pret qe ta filloje tani ne 2009? Pas kater vjetesh!
Kush vendos se kush do te arrestohet e kapet nga ky ligj?
Mendoj se Ligji antimafia eshte i vonuar.Ai ligj duhet te ishte miratuar vite me pare.Vendi jone eshte i mbushur me pare te pista.Kriminele e mafioze te ndryshem jane si cibane aneembane qyteteve te Shqiperise.Bregdeti eshte i mbushur me hotele e prona te cila vijne ere gjak e droge.Ketyre kriminelve ju duhet sekuestruar gjithcka.Ju duhet bere llogaria se si i kane vene ato pasuri.Me cfare aktiviteti jane marre.Kush ka mizen ne koke i kruhet koka ne kete rast.Nqse saliu mendon se do te xbertheje mafien duhet ta filloj nga ata qe ka rreth e rrotull e gjer tek ata qe cirren rrugve te Tiranes e Shqiperise mbare.E keni pare juve qe i thoni diktature ligjit antimafie se si Anastas Angjeli ish minister socialist ka hapur nje universitet privat.Ku i gjeti paret ky jevg i poshter?Me rrogen 100 mij lek te ministrit te asaj kohe.Ku i gjeti paret qe ndertoi nje fabrike vaji etj.Ky eshte njeri prej tyre,por ata jane me dhjetra.Uroj qe Saliu mos ta beje per te trembur mafjen ne gjirin e opozites,por per te miren e vendit.
Cdo shqiptar i ndershem e perkrah kete ligj.Ata qe jane te mpleksur me mafien jo!
AMENDAMENTET QE PO TRONDISIN STABILITETIN
Andrea Stefani
Nė prill tė vitit tė kaluar, dy partitė mė tė mėdha politike, PD dhe PS, tė mbėshtetur edhe nga "ndėrkombėtarėt", ndėrmorėn njė reformė thelbėsore tė Kushtetutės sė Republikės, nė emėr tė shmangies sė krizave tė panevojshme politike, forcimin e "stabilitetit" politik nė vend. Sot, kur kanė kaluar mbi njė vit e gjysmė nga ajo "reformė" e pėrshėndetur edhe si "konsensusi mė i madh" i tranzicionit, stabiliteti nuk po duket gjėkundi dhe vendi ka hyrė nė njė nga krizat mė tė thella dhe mė tė zgjatura politike. Por askujt nuk i shkon ndėrmend qė tė bėjė njė lidhje mes krizės sė sotme dhe atyre amendamenteve qė u shpallėn gjithė pompė se do tė sillnin mė shumė stabilitet nė kurriz edhe tė lirisė dhe ndarjes sė pushteteve. Koha po provon se mendimi i Kushtetutės qe njė akt krejtėsisht i gabuar, qė po i sjell pėrfitime vetėm autoritaristit nė pushtet, Sali Berisha.
***
Proceset politike nė Shqipėri nuk kanė vuajtur, tė paktėn deri mė sot, nga qė liderė tė dobėt janė ndodhur para presioneve demokratike tė masave. Shkaku i krizave ka qenė, pėrgjithėsisht, krejt e kundėrta. Ato janė nxitur nga liderė arrogantė jo vetėm tė pakundėrshtuar por edhe tė mbėshtetur fuqimisht nga masa fanatike. Kjo ka qenė dhe mbetet veēoria e Shqipėrisė pra, jo lidershipi nėn presionin e masave por masat nėn tutelėn e lidershipit. Kjo lloj analize tė jep mundėsi tė kuptosh sesa i gabuar ėshtė zbatimi strikt nė Shqipėri - gabim qė mjerisht e kanė bėrė dhe kėmbėngulin ta bėjnė "ndėrkombėtarėt" - i recetave pėr zbutjen e ekseseve tė demokracisė nė vende tė tjera nė tranzicion. Sepse ndėrsa atje zbatimi i atyre recetave shpie nė fuqizimin e liderėve apo qeverive tė dobėsuara pėrballė presionit tė fuqishėm tė demokracisė, nė truallin politik shqiptar ato kanė fuqizuar edhe mė shumė liderė me prirje autokratike si Sali Berisha pėrballė njė demokracie tė dobėt dhe pa presionin e duhur. Dhe liderė gjithnjė e mė tė fuqishėm, pėrballė masave tė nėnshtruara qė tradicionalisht rrinė squk para pushtetit, e kanė shumė lehtė qė, aq mė tepėr nė kushtet e mungesės sė balancave korrektuese institucionale, ta degjenerojnė demokracinė nė demokraturė.
***
Tashmė shikohet qartė se pėr tė forcuar stabilitetin ėshtė pėrdorur medikamenti i gabuar, duke fuqizuar pikėrisht ata qė janė zembereku i palodhshėm i krizave, liderėt autoritaristė. Njė ilaē i tillė ishin dhe amendamentet e Kushtetutės veēanėrisht, ai qė ka tė bėjė me zgjedhjen e Presidenti tė Republikės. Rrjedhimisht edhe pse mė pak i votuar se nė vitin 2005, Berisha u rikonfirmua nė krye tė njė pushteti edhe absolut se mė parė. Ndonėse u mbajt nė pushtet nga votat e njė partie tė majtė si LSI, Kryeministri Berisha refuzoi kategorikisht kėrkesėn e opozitės pėr hapjen e kutive tė votimit dhe rinumėrim tė votave nė disa zona elektorale. Arroganca e Berishės shpėrtheu me njė fjalor tė egėr, banal dhe sharjesh personale ndaj liderit tė opozitės Edi Rama, veēanėrisht pas njė proteste madhėshtore (ndoshta mė e madhja deri atėherė nė 20 vitet e tranzicionit shqiptar) tė organizuar nga PS. Kryeministri refuzon tė hapė kutitė, edhe pse ėshtė e qartė se ato mbahen mbyllur nė dhunim tė ligjit nga njė gjykatė e kapur prej Berishės. Pamja ėshtė krejtėsisht groteske! Njė Berishė qė ka nėpėrkėmbur sa ka mundur gjykatat dhe gjykatėsit mbrohet sot duke "shenjtėruar" njė vendim gjykate. Nga buron forca e kėsaj arrogance? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: Tek amendimi i Kushtetutės, qė i jep mundėsi ta zgjedhė Presidentin e Republikės edhe me 71 vota dhe pra, jo domosdoshmėrisht nė konsensus me opozitėn. Si asnjė Kryeministėr tjetėr mė parė Berisha, i rikonfirmuar nė pushtet me paterica, nuk ka mė prapa shpatullave kėrcėnimin e zgjedhjeve tė parakohshme pas dy vjetėsh. Gjėrat do tė shfaqeshin krejt ndryshe nėse nė fuqi do tė ishte ende neni i Kushtetutės, qė detyronte zgjedhjen e Presidentit me 3/5-tat ose ndryshe, vendi duhej tė kalonte nė zgjedhje tė parakohshme. Do tė kishim njė Berishė mė tė prirur pėr tu marrė vesh me opozitėn. Pushteti i njė Kryeministri kufizohet, bashkė me tė edhe arroganca e tij, edhe nėpėrmjet klauzolave kushtetuese si ajo qė impononte konsensus me opozitėn pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Nėse ai nen i Kushtetutės do tė ishte ende nė fuqi, jo vetėm qė Berisha do tė ishte shfaqur mė pak arrogant, por edhe opozita nuk do tė kish pasur ndoshta nevojė fare tė bojkotonte Kuvendin. E sigurt se do tė mund ta ēonte vendin nė zgjedhje tė parakohshme pas dy vjetėsh, kur tė vinte momenti i zgjedhjes sė Presidentit, ajo mund tė shkonte nė Parlament me shanse mė tė mėdha pėr tė imponuar propozimet e saj. Shkurt mungesa e atij neni qė u amendua si njė "gjetje" pėr tė shmangur destabilitetin ("destabilitet", kėshtu e anatemuan vajtjen e vendit nė zgjedhje tė parakohshme!), ėshtė bėrė sot shkaku kryesor i rritjes sė tensionit politik dhe i thellimit tė krizės. Nė tė kundėrt, ekzistenca e detyrimit pėr tė zgjedhur Presidentin me konsensus dhe kėrcėnimi me zgjedhje tė parakohshme, do tė ishin sot si njė valvul shkarkimi e tensionit qė do tė shmangte edhe krizėn politike. Koha po provon sesa e gabuar ishte ideja, edhe e "ndėrkombėtarėve", e forcimit tė stabilitetit nė Shqipėri, duke absolutizuar pushtetin e Kryeministrit nėpėrmjet fshirjes sė atyre mekanizmave kushtetues qė imponojnė moderimin e kėtij pushteti. Krizėn e ka thelluar edhe amendimi i neneve pėr mocionet e besimit dhe mosbesimit tė Kryeministrit. Njė nga arsyet qė opozita refuzon tė hyjė nė Kuvend ėshtė edhe se nuk mund tė bėjė presion pėr ēėshtjen e drejtė tė hapjes sė kutive me ndonjė mocion mosbesimi, megjithėse ėshtė opozita mė e madhe qė ka pasur ndonjėherė Shqipėria. Por ėshtė dhe mė e dobėt pėr faj tė lidershipit tė saj dhe Edi Ramės nė radhė tė parė. Kėto kohė provuan edhe njė herė, dhimbshėm, se Berisha ėshtė Voldemorti, magjistari i autoritarizmit dhe se ai, nuk mund tė mposhtet duke rrokur armėt e tij. Por Berisha mund tė mposhtet, pa asnjė dyshim, nėse opozita i rikthehet pa rezerva, duke pranuar edhe gabimet me pėruljen e fisnike por shpėtimtare qė sugjeron arsyeja, opsionit tė braktisur tė lirisė dhe demokracisė.
DELIGJITIMIMI I OPOZITĖS, NDĖSHKON POZITĖN
Daut Gumeni
Pse gjendemi sot nė kėtė krizė politike, qė po lodh vendin edhe ashtu mjaft tė lodhur nga pasojat e krizės ekonomike botėrore, sė cilės nuk mund ti shpėtojmė me gjithė deklaratat e pushtetarėve tanė se qenkemi vendi i vetėm nė botė qė nuk na qaset dot kriza?
Po ti marrim gjėrat me radhėn e duhur, atėherė do ta kemi mė tė lehtė tė kuptojmė se pse jemi nė njė krizė politike, qė mund tė shmangej. Sikurse do ta kemi po aq tė lehtė ta kuptojmė edhe pse pushteti aktual ka marrė atė qėndrim ekstrem ndaj kėrkesės sė opozitės pėr hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009.
Arsyeja e do qė tė mos pėrpiqemi ta mbulojmė diellin me shoshė. Kriza nisi me shkeljen e njė neni tė Kodit Zgjedhor, tė miratuar nė Kuvend me konsensus tė plotė, Dhe ai nen pėrbėnte garancinė e opozitės, apo mė shkoqur, garancinė e vetė zgjedhjeve tė pakontestueshme. Neni nė fjalė tashmė e dinė tė gjithė qė garantonte hapjen e kutive tė votimit me kėrkesėn e dy anėtarėve tė KQZ-sė. Ky nen i rėndėsishėm i Kodit Zgjedhor konsensual u shkel ditėn pėr diell nė sytė e sė gjithė botės dhe nuk ka pse tė bėjnė sikur nuk paska ndodhur ndonjė gjė e madhe as pushtetarėt e as ndėrkombėtarėt, as gazetarėt dhe as analistėt e rreshtuar nė krah tė pushtetit me muaj tė tėrė pas zgjedhjeve. Nuk ka pse e tjerrin aq gjatė nė shtyp e nėpėr emisione televizive se ka apo nuk ka tė drejtė opozita tė kushtėzojė hyrjen e saj nė Kuvend. Kėtu nuk ka vend pėr asnjė diskutim as nga shqiptarėt e as nga ndėrkombėtarėt. Ėshtė shkelur ligji konsensual dhe nuk ka mė asnjė kuptim tė bėhen ligje tė tjera me konsensus qė tė shkelen prapė sa herė qė i teket pushtetit. Ligjet duhen zbatuar edhe nė Shqipėri si nė Gjermani dhe kėtė e dinė mirė edhe zonja e nderuar Pak, qė duhet tė ishte mė pak tifoze e njė pale kur bėn deklarata nė emėr tė institucioneve tė BE-sė. Sikurse e di mirė edhe zotėria i nderuar Grosruk, qė pėrsėri duhet tė mundohej tė tregohej mė pak tifoz i njė pale kur bėn deklarata nė emėr tė institucioneve tė OSBE-sė. Kėta miq tė mirė tė pushtetit tonė aktual do tė qenė shumė mė tė besueshėm nė ato deklaratat e tyre prej tifozėsh, po ti bėnin nė emėr tė partive tė tyre e jo nė emėr tė institucioneve europiane apo euroatlantike. Ndryshe duhet dhe tė na thonė se si do tė bėhemi dhe ne pjesė e BE-sė duke shkelur ligjet.
Do ta ndihmonin vėrtet afrimin e Shqipėrisė me BE-nė kėta miq tė pushtetarėve tanė, po tė na thonė edhe si u ėshtė dukur ajo mėnyrė tė foluri nga tribuna e Kuvendit, me tė cilėn u hap te ne pak ditė mė parė njė fushatė e re e pozitės pėr tė mohuar kėrkesat e opozitės, pėr tė deligjitimuar opozitėn dhe vetė demokracinė. Shpresojmė qė edhe ata miq tė pushtetarėve tanė tė mendojnė tok me ne se ajo mėnyrė tė foluri, jo vetėm qė duhet harruar sa mė shpejt pėr fyerjen qė i bėn qytetarisė sė kėtij vendi me "qytetarinė" qė u dha tė gjitha fjalėve tabu, por duhet ti kujtojė pozitės aktuale dhe miqve tė saj nė institucionet e BE-sė se pėrpjekjet pėr tė deligjitimuar opozitėn, deligjitimojnė mė keq vetė pozitėn dhe pushtetin e saj. Duhet tu kujtojnė pushtetarėve tanė dhe miqve tė tyre nė BE se trumbetat pėr nisjen e fushatės sė radhės pėr tė demonizuar e deligjitimuar opozitėn, tregojnė jo vetėm harbutėrinė e pushtetarit qė hyn dhe nė institucionet e shtetit si elefanti nė njė dyqan me qelqurina, por edhe verbėrinė qė nuk e lė tė kuptojė se demonizimi dhe deligjitimimi i opozitės e bėn tė paligjshėm dhe pushtetin e pozitės dhe kthehet nė thelb nė njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar vetė sistemin e qeverisjes demokratike.
Duhet tu kujtojnė tė gjithėve se, mė tepėr se njė humbje ekuilibri, ai keqpėrdorim i fjalės dėmtoi mė shumė qytetarinė e politikės sonė tė tranzicionit sesa opozitėn qė sulmohet vetėm sepse kėrkon zbatimin e njė ligji konsensual tė shkelur nga pushteti. Madje mė tepėr se opozitėn, kundėr sė cilės nisi fushatėn e demonizimit dhe tė deligjitimimit, ai shpėrthim lluburdirash gjuhėsore dėmtoi vetė trumbetarin e sulmit tė paprinciptė kundėr opozitės. Pėr tė mos zėnė ngoje pastaj atė lloj ēartosjeje tė taborit tė pushtetarėve, qė shtyheshin e vijojnė tė shtyhen ende pėr tė zėnė radhėn se kush do ta brohoritė mė me zjarr atė gojėshthurje tė padėgjuar e tė paimagjinueshme as nė kohėt kur njeriu ka qenė i veshur me gjethe.
Duke uruar qė ajo shfaqje shėmtimi tė harrohet sa mė shpejt nga tė gjithė ata qė patėn fatkeqėsinė ta dėgjojnė, nuk mund tė mos vihet re se ai shpėrthim i egėr nga foltorja e Kuvendit duket se ėshtė njė strategji e pozitės aktuale pėr tė deligjitimuar jo vetėm kėrkesėn e opozitės pėr hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009. Ai shpėrthim primitiv ėshtė vetėm veshja skenike, apo mė mirė gjuha propagandistike e njė fushate qė, duke kėrkuar me ēdo mjet tė deligjitimojė opozitėn, kėrkon nė thelb tė deligjitimojė vetė sistemin e qeverisjes demokratike.
Pas dy dekadash tranzicioni tė rremė, pushtetarėt trashėgimtarė tė Partisė sė Punės kėrkojnė kėtė herė tė nxjerrin jashtė ligjit tok me opozitėn edhe vetė sistemin e qeverisjes demokratike. Duket qė dėshtimin e tyre pėr tė bėrė dhe demokratin, sikurse bėnė dikur komunistin, e quajnė dėshtim tė vetė sistemit demokratik. Ndryshe si mund ti quajnė zgjedhjet e pjesshme njėpartiake si "mė tė lirat e mė tė ndershmet e zhvilluara ndonjėherė" dhe si "dėshmia mė e mirė" se fitorja e tyre mė 28 qershor ka qenė mė se e merituar?!...
Pas dy dekadash tranzicioni me ekonomi frymėzėnė nga mosnjohja e tė drejtės sė pronės, me njė pluralizėm politik tė kontrolluar nė ēdo hap nga mbeturinat e diktaturės, me njė klasė politike qė kėrkon tė bėhet pronare jo vetėm e pushtetit por edhe e pasurisė kombėtare, me institucionet themelore tė shtetit tė komanduara nga pseudonimet e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit, me njė sistem drejtėsie tė pėrfshirė nga ethet e pasurimit dhe nga frika e pushtetit, me njė sistem shėndetėsor qė sėmur dhe tė shėndoshėt nė vend qė tė shėrojė tė sėmurėt, me njė sistem arsimor ku bėhen gati ēdo vit eksperimente dėshtakėsh, duke filluar qysh nga abetaret me gabime tė rėnda gjuhėsore e deri te tekstet e historisė, tė cilat kanė historike vetėm shtrembėrimet e historisė, me njė bujqėsi qė ka lėnė djerrė tre tė katėrtat e tokės bujqėsore, me njė diplomaci qė nuk ėshtė shkėputur ende nga statusi i dikurshėm si degė e posaēme e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, me njė Ministri tė Brendshme qė numėron si suksese tė saj kapjen e kriminelėve tanė nga policitė e vendeve tė tjera dhe harron qė ka ende mijėra fėmijė tė ngujuar nga frika e gjakmarrjes edhe nė shekullin e njėzetenjėtė, me njė Ministri tė Mbrojtjes qė mbron vetėm marrėveshjet qė cenojnė integritetin territorial tė vendit dhe doemos "dervishėt e Malėshovės" qė ndėrrojnė njėri-tjetrin si ministra tė interesuar vetėm pėr tė kthyer ish-pronat ushtarake nė fabrika tė vdekjes dhe ish-pikat e hapjes nė pika tė kontrabandės sė armatimeve, tė atyre armatimeve qė janė pasuri e kooperativistėve tė uritur dhe jo e pushtetarėve tė babėzitur e, mė nė fund, me njė qeveri qė i harron dhe tė burgosurit e diktaturės nė grevė urie, edhe pse detyrė e saj e parė ėshtė tė zbatojė ligjet e Kuvendit e tu japė dhe atyre qytetarėve tė drejtėn e siguruar me ligj dhe jo tė urdhėrojė Kuvendin me qarkore partie dhe tė festojė pėrvjetorėt e lėvizjeve demokratike, duke lėnė tė vdesin nė grevė urie ata qė qenė demokratė kur qe e ndaluar dhe nuk u kthyen nga komunistė nė demokratikas kur u tha Partia - me tė gjitha kėto "mrekullira", pra, njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar edhe sistemin e kėsaj demokracie gjysmake e pėr tu kthyer aty ku u nisėm dy dekada mė parė, ėshtė fare pak ti thuash humbje kohe. Madje ėshtė mė tepėr se humbje kohe, ėshtė humbje e udhės sė Zotit nga pushtetarėt tanė tė tranzicionit.
Ndryshe si ti kuptojmė ato thirrje luftarake qė lėshojnė pushtetarėt tanė aktualė kundėr opozitės nga gjysmė-Kuvendi e nga podiumet qė vishen ende me parullat e fushatės zgjedhore? Si ti kuptojmė pushtetarėt tanė kur urojnė nga tribunat publike qė opozita tė mos vijė kurrė nė Kuvend(!) Madje arrijnė dhe tė thonė me plot gojė se qenka mė mirė pa opozitė jo vetėm Kuvendi po i gjithė vendi(!) Atėherė lind pyetja: Nė cilin sistem po pėrpiqen tė na shpien pushtetarėt tanė aktualė? Dhe ēėshtė gjithė ai tėrbim kundėr opozitės, vetėm sepse kėrkon tė zbatohet ligji konsensual i shkelur nga pushteti? Pse qenka aq e rėndė pėr pushtetarėt tanė aktualė qė tė bėhet transparenca e plotė e zgjedhjeve dhe tek ne e tė nisim dhe ne si mbarė bota e qytetėruar tė bėjmė zgjedhje tė lira e tė ndershme, ku transparenca e votės tė garantohet me ligj dhe tė dalin pėrpara ligjit tė gjithė ata qė manipulojnė votat e qytetarėve pėr hir tė pushtetit?
Pastaj, si u kthye nė "Mafie" po ajo opozitė me tė cilėn po kėta pushtetarė e bėnė Kushtetutėn ēarēaf brenda njė nate? Si u kthye befas nė "Mafie" po ajo opozitė qė, pėr hir tė pranimit tė vendit nė NATO, bėri sikur nuk e dėgjoi as shpėrthimin vrasės tė Gėrdecit tė korrupsionit tė pushtetarėve? Si e "lejoi" pushteti aktual "Mafien" tė pushtonte opozitėn dhe madje tė futej nė garė zgjedhore me tė? Na thonė se e paska lejuar kėtė "Mafie-opozitė" vetėm qė tė "mos prishte zgjedhjet sikundėr bėri me zgjedhjet e vitit 1996"... Kėtej del edhe qė ato zgjedhje tė vitit 1996 i paska prishur opozita e jo ata qė i morėn kutitė nė krahė me parullėn: "Bingo!". Me sa duket duhet ti ketė ndihmuar ca dhe ambasadorja e nderuar Gllover, qė sikur i quajti ato zgjedhje tė manipuluara... Kėtej del edhe qė zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ato "mė tė mirat e zhvilluara nė historinė e Shqipėrisė", paskan qenė po aq tė mira, tė lira e tė ndershme sa ato tė majit tė vitit 1996(!)... Kėtej del edhe arsyeja pėrse iu dashka aq shumė tani pushtetit aktual zbulimi i papritur i " Mafies" nė krye tė opozitės. Prandaj dhe miratoi me urgjencė ligjin pėrkatės me 74 vota, paēka se pėr ligje tė asaj natyre thuhet qė duhen 3/5 e votave tė Kuvendit. Tek e fundit, lufta ndaj Mafies nuk pret pėr formalitete tė tepėrta. Megjithėse kjo mazhorancė e ka shkulur me rrėnjė tashmė krimin e organizuar, paska harruar tė luftojė Mafien...
Sikurse paska harruar se, kur gjysma e popullit qė qeveris kėrkon zbatimin e ligjit pėr hapjen e kutive, ato kuti duhen hapur faqe gjithė popullit e botės. Ka harruar mazhoranca aktuale se, meqė ka bėrė "zgjedhjet mė tė mira nė histori", nuk ka pse trembet nga kutitė e hapura se mund tė dalė dhe qė ka fituar ca vota mė shumė... Kur e dinė pushtetarėt tanė se populli i dashka aq fort sa do tė fitojnė edhe tė gjitha zgjedhjet e ardhshme tė kėtij shekulli, pse tė tėrbohen aq shumė sa ti thonė kėmbės dorė kur populli demonstron pėr tė kėrkuar zbatimin e ligjit konsensual pėr hapjen e kutive tė votave? Mos qenka dhe kjo kėrkesė e "Mafies". Mos ėshtė kėrkesė e Mafies edhe tė bėsh dialog e kompromis me opozitėn nė dobi tė vendit? Mos ėshtė kėrkesė e Mafies dhe vetė politika e urtė, qė i hap udhėn zhvillimit tė demokracisė e jo tėrbimit tė pushtetit? Apo mos pushtetarėt tanė tė tranzicionit e zbulojnė "Mafien" sa herė qė u duket se u hyn nė punė, si antikomunizmi e si antikorrupsioni?... Sikundėr zbulonte dikur "udhėheqėsi i Partisė" "grupet armiqėsore dhe komplotet kundėr pushtetit popullor"?...
...por diktatori nuk eshte pa vegla dhe asgje nuk mund te beje pa to.
Ketu ne kete forum ka individe qe nuhasin ate qe do dhe nuk do diktatori dhe i bejne sherbim. Eshte harruar , kryemafiozi dhe vrasesi dhe kontrabandisti i dikurshem fatos-nano-thanasi sapo sali-ramiz-berisha i dha doren. Si me magji pushoi cdo lloj balte ne drejtim te tosit .
..po Nikolle lehesi i dikurshem..? Sot del hapur qe argita Berisha eshte trashegimtarja e vetme legjitime e drejtimit te PD-s mbasi i Plotefuqishmi te therrase Sali Berishen...
Bobo do ngelemi pa politikane tani qe u miratua ky ligji.![]()
Feelings change - memories don't.
Krijoni Kontakt