Close
Faqja 19 prej 32 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 316
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2009
    Postime
    27
    rama nuk e di qe shum djem emigrant kan 10 vjet pa par prinderit me sy. i ben keto gjera qe shqiptaret te izolohen nga perendimi, te jen ne dor te mafiozave per te bler nje vize. ky eshte qellimi i kamorras PSist. shpiperine keta duan ta lene nje vrim te zeze qe po u fute nuk del dot me. boll me me bojkot ore PSista, o popull qe e di kush jane keta dhe prap i voton.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ujnd : 29-11-2009 mė 19:17

  2. #182
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Populli yne ka nje shprehje magjike per kete, "Rri shtermbet dhe fole drejte"

    Po, por shkenca e fushės sė psiqizmit nuk ėshtė e tė njėjtiit pajtim. Si dhe tjetra ėshtė qė populli ynė ka dhe ka patur shumė shprehje popullore tė cilat duhen rishikuar dhe rigjykuar nga kanė ardhur dhe si janė nė lidhje me kohėn dhe zhvillimin aktual tė jetės. P.sh populli ka thėnė dhe: Ai qė tė rreh tė do, por as ti, as unė dhe askush nuk ėshtė dakort me kėtė shprehje.

    Elna
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 29-11-2009 mė 19:18

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Kaoni;2501464]Ka njė aksiomė tė vjetėr qė thotė se njė individ nė fjalorin e tij pėrmend mė sė shumti ato fjalė dhe virtyte qė i mungojnė. Mė e dukshme ėshtė njė gjė e tillė nė fjalorin politik tė njė politikani. Nėse i besohet deri nė fund kėsaj aksiome tė vjetėr, atėherė, kur njė politikan si kryeministri shqiptar, Sali Berisha, flet pėr respekt tė ligjit dhe shenjtėrinė e tij, zakonisht do kujtuar e kuptuar e kundėrta. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr tė shkuarėn e largėt tė kryeministrit; pas vitit 1997, kur humbi pushtetin, ish-presidenti konsiderohej njė klient i drejtėsisė shqiptare, por refuzoi tė hyjė nė tempullin e drejtėsisė, qoftė dhe atėherė kur i duhej thjesht tė jepte shpjegime ose dėshmi.

    QUOTE]
    Me vjen keq por shkrimi yt nuk mund te lexohet meshume sesa kaq, pasi duke ju referuar vitit na del se ishmim ne kohe te revoltes komuniste, pra "tempulli i drejtesise "qe na permend ti eshte pikerisht tempulli i demonit, apo kucedres komuniste me 12 koka.I dashur kelysh i ligesise shoh se po ndjehesh keq, dhe ka dhe nje aksiome qe thote se "kur i ligu ndjehet keq ,do te thote se jemi ne rruge te drejte."Faleminderit shume per mirekuptimin!!!!!!!!

  4. #184
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    --


    GSH



    Reagojne femrat e Rames,

    ANETA:

    Mos guxo t'i zesh emrin e Kristaqit me goje


    » Dėrguar mė: 28/11/2009 - 13:39






    Aneta Rama: Sot ėshtė festė, s’dua tė merrem me Berishėn

    Akuzat e bėra dy ditė mė parė nga kryeministri i vendit, Sali Berisha nuk kursyen vetėm liderin e opozitės Edi Ramėn. Berisha nuk goditi vetėm atė, por si njė ortek i vėrtetė, fjalėt e tij morėn pėrpara gjithė njerėzit qė kishin rrethuar gjatė gjithė jetės kundėrshtarin e tij politik, Edi Rama.
    Qė nga nėna, Aneta Rama,
    ish- bashkėshortja Matilda Makoēi,
    nėna e saj, Maria,
    mė tej tė dashurat e tij, Delina Fico e Rudina Magjistari...

    Gjatė ditės sė djeshme kemi kontaktuar me kėto personazhe, tė cilat ishin tė tronditur nga ato ēfarė kishte nxjerrė nga goja kryeministri i vendit, Sali Berisha.

    Aneta Rama

    Sot ėshtė ditė feste, nuk dua tė merrem me kėtė gjė. Shqiptarėt duhet tė festojnė sot”. Zonja Aneta Rama nuk ka dashur qė ditėn e festės sė Kurban Bajramit t’i japė pėrgjigje kryeministrit tė vendit, Sali Berisha. Ajo u lakua dy ditė mė parė nga Berisha, ku ai mes tė tjerave iu drejtua me kėto fjalė: “Njė ditė kjo zonjė e nderuar pėr tė cilėn akoma kam respekt dhe do kem, mė bėn njė letėr tė hapur. Mendova, Neta mirė. E shoh, ia kishte shkruar i biri. Tani do i them zonjės, kam shumė respekt pėr ty, por do ishte nė integritetin tėnd t’i tregosh shqiptarėve qė e ke mjekuar djalin tėnd, Edvin Ramėn, 10 vjet pėr skizofreni dhe e kanė mjekuar kolegėt e mi... ki kurajė si nėnė shqiptare dhe ngrihu mbi sentimentet e njė djali qė tė ka nxjerrė me lecka nga shtėpia e tij, me rroba gjumi nė pazar. Dil, sepse ėshtė nė interesin tėnd mė tė mirė”. Ne kemi risjellė pėr lexuesit ndėrkaq, edhe njėherė letrėn qė zonja Rama i ka drejtuar Sali Berishės nė vitin 2002.

    Marie Makoēi

    Nėna e aktores Matilda Makoēi, Marie, e kishte ndjekur e indinjuar fjalimin e zotit Berisha tė enjten nė mbrėmje. Po ashtu, edhe bashkėshorti i saj, Spiro. “Unė e kam treguar tė vėrtetėn para disa muajsh nė gazetėn tuaj, e kam faktuar edhe me dokumente gjithēka, jemi mjaft tė indinjuar”.
    Zonja Makoēi nuk ka dashur tė japė asnjė koment mė tej. Sali Berisha i rikujtoi edhe njėherė Ramės akuzėn qė iu bė nė fillim tė marsit tė kėtij viti edhe nga zėdhėnėsi i asokohe, Gert Bogdani.

    “Cili ėshtė ai burrė, ēfarė burri ėshtė ai qė bashkėshorten e vet e akuzon se ka fėmijė me tė atin e tij”, - u shpreh Berisha. E mė tej e akuzoi atė se kishte pėrdorur nėnėn e Matildės, Marien pėr ta mbrojtur para fushatės. “Pėrdore fatkeqen, nėnėn e artistes sė shquar pėr fushatė elektorale. Mė thanė se i ka dhėnė njė apartament, ta gėzojė nė qoftė se e ka bėrė kėtė akt, sepse Matilda ishte njė grua e mrekullueshme, por ti pėr familjen je njė pėrbindėsh i pashembullt nė kėtė vend”.

    Delina Fico

    Ndėrkaq, akuza e Berishės ndaj Ramės pėrfshinė edhe dy ish-tė dashurat e tij.

    Nė lidhje me ish-tė dashurėn e Ramės, Delina Fico, Berisha iu drejtua me fjalėt: “Cili ėshtė ai burrė, ai shqiptar, ai ballkanas, europian qė nxjerr gruan e tij lakuriq nė plazhet e botės? Dhe, e ke fotografuar. A e di qė ajo shėtit rrugėve nė Tiranė dhe e ke ndarė”.

    Ne u pėrpoqėm tė kontaktonim me zonjėn Fico gjatė ditės sė djeshme, por ajo e kishte telefonin celular tė mbyllur gjatė gjithė ditės.

    Rudina Magjistari

    Njė akuzė e rėndė shkoi edhe pėr ish-tė dashurėn e Ramės, Rudina Magjistari, qė sipas Berishės, Rama kishte ushtruar dhunė mbi tė edhe nė publik. E kontaktuar nga Gazeta, Rudina edhe pse e fyer, nuk pranoi t’i jepte njė pėrgjigje Sali Berishės.

    “Cili ėshtė ai burrė qė rreh si kafshė tek ‘Piazza’ dhe i mbushin fytyrėn me gjak tė shoqes nė prani tė njė sėrė personalitetesh shqiptare dhe kosovare... Tė mė falė zonja, por mori pėr burrė vrasėsin e burrit parė”.

    Dashamir Peza: Shpifje tė turpshme nga njė njeri i degraduar, pervers

    Njė tjetėr akuzė nė lumin e shumė tė tjerave qė bėri kryeministri i vendit, Sali Berisha ndaj Edi Ramės, ishte edhe ndaj deputetit tė ri tė Partisė Socialiste, Dashamir Peza.

    “Zoti Rama, cili ėshtė ai burrė i cili ngrihet nga shtrati i sė shoqes nė kullėn e Myslym Pezės dhe shkon tek shtrati i Dashit dhe tė deshve dhe e detyron tė largohet natėn e lemeritur”, - u shpreh Berisha.

    Nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare”, zoti Peza ėshtė shprehur se, “i hedh poshtė me pėrbuzje e neveri ato shpifje tė turpshme qė vetėm njė njeri i degraduar mendėrisht e moralisht, vetėm njė pervers, mund t’i fantazojė e artikulojė”.

    Cili ėshtė komenti juaj pėr deklaratėn e zotit Berisha nė Parlament, tė enjten nė mbrėmje?
    Si t’i komentosh ato monstruozitete qė nxori nga goja ai njeri, veēse tėrbim nga aksioni politik i opozitės apo humbje e ekuilibrit mendor pėr kėtė shkak.
    Sipas jush, pėrse i bėri ato sulme kryeministri Berisha nė njė moment qė opozita mungon nė Parlament dhe kėrkon hapjen e kutive tė votimit?

    Opozita nuk mungon nė Parlament, opozita po pengohet tė hyjė nė Parlament. Ne po kėrkojmė garanci qė tė drejtat tona ligjore tė respektohen. Prova e qartė e drejtėsisė sė vendimit tė grupit parlamentar tė PS-sė ishte edhe mitingu i protestės sė datės 20 nėntor nė Tiranė. Ai kėrkon tė trembė njerėzit me tėrbimin e tij, por nė gjykimin tim kjo bėn vetėm efektin e kundėrt. Koha do ta provojė.
    Mes shumė akuzave dhe personave tė akuzuar nė deklaratėn e Berishės jeni edhe ju.

    Cili ėshtė komenti dhe pėrgjigjja qė do t’i jepnit Berishės?

    I hedh poshtė me pėrbuzje e neveri ato shpifje tė turpshme qė vetėm njė njeri i degraduar mendėrisht e moralisht, vetėm njė pervers, mund t’i fantazojė e artikulojė. Turpi ėshtė i tij dhe i gjithė atyre qė e duartrokitėn. Zotėria nė fjalė kėrkon tė tėrheqė vėmendjen e opinionit publik nga problemet e mėdha qė ka vendi dhe pėr tė cilat ėshtė shkaktar.

    A ėshtė nė etikėn e njė kryeministri ai lloj fjalori?

    Kjo pyetje nuk ka nevojė pėr pėrgjigje. Ai fjalor nuk ėshtė i denjė pėr njė rrugaē, e jo mė pėr njeriun qė ulet nė karrigen e kryeministrit. Shpreh keqardhje qė nė njė ditė feste si kjo ne duhet tė flasim pėr kėto gjera. Urimet mė tė sinqerta pėr tė gjithė lexuesit e gazetės suaj pėr festėn e Kurban Bajramit.

    Aneta nė 2002: Nuk gėlltis dot lotėt, qė kur mbuluat Edin me gjak
    Zoti Sali Berisha, Unė qė po ju drejtohem publikisht jam Aneta Rama. Dikur pėrshėndeteshim. Ishin kohė tė tjera dhe ju ishit njė kolegu im i shkencės humane tė mjekėsisė. Kujtoj sot se edhe me tė ndjerin burrin tim kishit njė pėrshėndetje.
    Njė ditė tė bukur, jeta e solli qė ju tė bėheshit udhėheqės i opozitės qė krijuan studentėt dhe intelektualėt shqiptarė. Mes tyre ishin, siē e dini, edhe tė dy djemtė e mi. Sesi rrodhėn ujėrat mes jush si udhėheqės i asaj opozite dhe djalit tim tė madh si kundėrshtari juaj i parė brenda opozitės, kėtė e dini ju. E di edhe im bir, e dinė edhe tė gjithė ata qė kanė dashur ta mėsojnė. Si nėna e Edi Ramės nuk mė takon tė flas pėr punėn dhe pėr hallet e tim biri nė rrugėn e vėshtirė qė ka zgjedhur. Kėto janė punėt dhe hallet e punės sė tij, tė cilat i gjykon dhe i vlerėson populli qė ju dėgjon dhe ju sheh tė gjithėve ju politikanėve, ēfarė thoni e ēfarė bėni pėr tė.
    Mua sot, more zoti Sali, mė bie barra qė t’ju kthej publikisht mbrapsht personalisht juve, baltėn qė keni hedhur para dy ditėsh mbi Kristaq Ramėn, shokun tim tė shtrenjtė tė jetės pėr dyzet vjet. Sot unė nuk mund t’i gėlltis mė nė heshtje lotėt e dhimbjes dhe zemėrimit, siē kam bėrė plot herė tė tjera. Siē kam bėrė kur kam gjetur nė mes tė natės tim bir tė mbytur nė gjak prej kaēakėve me leva hekuri qė ju i lėshonit natėn ndaj atyre, qė si im bir s’ju bėnin hosana. Siē kam bėrė kur jam ndarė me pahir nga djali im i dytė, tė cilin ca ditė mė vonė pas tė parit ma rrahu nė rrugė po ai pushtet kriminal i vitit 1997, qė pastaj na lėshoi nėn derė letrėn pėr ta marrė ushtar kundėr Vlorės. Siē kam bėrė edhe shumė herė tė tjera gjatė gjithė kėtyre viteve, kur kam dėgjuar dhe lexuar shpifje nga mė tė ulėtat dhe etiketime nga mė monstruozet nė adresėn e familjes sonė. Po ju kujtoj kėtu pėr shembull, ulėrimat tuaja tė dy vjetėve mė parė nė Pallatin e Sportit ku “mė qanit hallin” mua dhe nipit tim tė dashur pėr tė marrė votat e banorėve tė kryeqytetit.
    Populli ynė thotė me tė drejtė se durimi ka kufi, dhe unė sot mendoj qė ėshtė dita t’ju them publikisht, ndal! Ndalu burrė i dheut, se nuk gjendet e shkruar as nė qiell dhe as nė tokė kjo e drejta qė i jepni vetes pėr tė pėshtyrė mbi tė vdekurin! Ndalu, dhe mė dėgjoni mirė.
    Kam jetuar dyzet vjet me Kristaq Ramėn dhe jam krenare pėr ndjenjat e dashurisė dhe respektit reciprok qė kanė ekzistuar gjithnjė mes familjes sonė dhe atyre qė na kanė njohur. Kjo dashuri dhe ky respekt kanė pasur si bazė traditėn e njė familjeje qė nė breza nuk ka njohur kurrė armiqėsira me njerėzit apo probleme me ligjin. Nė familjen tonė janė ushqyer dhe pėrsosur tė gjitha ato ndjenja, virtyte dhe marrėdhėnie tė shėndosha njerėzore qė garantojnė mirėrritjen e fėmijėve dhe trashėgimin e vlerave tė larta morale tek pasardhėsit. Pragun e derės sonė nė dyzet vjet e kanė kapėrcyer me qindra e qindra njerėz. Tė afėrm, miq dhe shokė tė tre brezave tė familjes, studentė tė burrit apo tė djalit tim, komshinj apo edhe njerėz nė kėrkim tė njė ndihme. Jam krenare, sepse mund tė them sot me bindje, qė nė dyzet vjet as edhe njė i vetėm prej tyre nuk ka ndėrruar rrugė kur jemi ndeshur. Pėrkundrazi, kemi gjetur tek tė tėrė mikpritjen, dashurinė dhe ngrohtėsinė qė kemi dhėnė. Kėshtu qė zoti Sali, pėr mua dhe pėr tim shoq, ashtu si pėr djemtė e mi dhe gjyshėrit e tyre, nuk ka qenė kurrė e mundur tė dimė ē’ėshtė njė familje ku “djali rreh nėnėn” apo ku “babai ha bukėn e djalit tė tij”, siē bėrtet zotėria juaj rrugėve pėr ne!
    Nė shtėpinė e Kristaq Ramės kanė hyrė e kanė dalė nė dyzet vjet shumė malėsorė. Ndėr ta, edhe plot studentė tė tij nga Bajram Curri, Kukėsi, Peshkopia, Mirdita, Rrėsheni, Mati e me radhė, me tė cilėt kemi ndarė nė tryezė atė qė na ėshtė gjendur. Tė siguroj gjithashtu, se nė ato zona me traditė tė vjetėr, ku ka lėnė edhe plot vepra tė tij kushtuar luftės apo figurave tė ndritura tė veriut tė Shqipėrisė, Kristaq Rama i ka gjetur kudo dyert hapur dhe tryezėn shtruar. Nga miqtė tanė malėsorė kemi mėsuar ndėr tė tjera se tradita e vjetėr e atyre zonave e ndalon malėsorin tė pėrgojojė nėnėn dhe tė fyejė tė vdekurin. Kurse ju, zoti Sali, pasi keni pėrgojuar mė shumė se njėherė nėnėn e Edi Ramės nxorėt nga goja para dy ditėsh njė fyerje tė pafalshme, duke e etiketuar Kristaq Ramėn si “rrugaē dhe stalinist” qė i ka transmetuar “psikologjinė e tij tė birit”!
    Si ju mban dheu dhe s’ju nxihet hiē ajo faqe as si mjek, as si pedagog, as si intelektual, as si ish-President i kėtij vendi, as si udhėheqės i opozitės, dhe as si malėsor, kur shkelni publikisht mbi njė tė vdekur qė njė Shqipėri e tėrė, nga Tropoja nė Sarandė e mban mend me respekt?! Kristaq Ramėn e mbajnė mend me respekt nė radhė tė parė si njeri dhe pastaj si Artist i Popullit, qė dha gjithēka kishte pėr tė lartėsuar nė art historinė e kėtij kombi dhe punėn e njerėzve tė thjeshtė. Im shoq ishte njė njeri i lartė nė shpirt e nė trup, njė burrė i menēur dhe punėtor i palodhur, qė e pėrcollėn nė banesėn e fundit shumė miq dhe tė panjohur tė tė gjitha bindjeve politike. Prandaj unė ju bėj thirrje publike, tė mos guxoni mė ta zini me gojė emrin e Kristaq Ramės dhe tė mos e rendisni mė traditėn apo edukatėn e familjes sime nė argumentet kundėr Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Pėr tė tjerat, ja tek e keni Edin pėrballė, siē e keni pasur gjithmonė kėtu e dymbėdhjetė vjet. Bindeni popullin se im bir nuk e meriton respektin qė njė Tiranė e tėrė ka pėr tė, nė qofshi i zoti!

    Marie Makoēi: Shpifjet e Berishės
    Nė njė intervistė dhėnė pėr “Gazeta Shqiptare” nė fillim tė marsit tė kėtij viti, Marie Makoēi tė njėjtat akuza tė bėra nė atė kohė nga Gerti Bogdani e Aldo Bumēi, i cilėsoi shpifje. “Jemi tė indinjuar shumė pėr shpifjet qė i bėhen vajzės sonė, aktores Matilda Makoēi duke e pėrfshirė nė tė tilla histori dhe nė tė tilla sajesa. Zotėrinj tė nderuar tė Partisė Demokratike, faleminderit pėr mbrojtjen qė i bėni bijės sonė, Matilda Makoēi, nga tė ashtuquajturat “shpifje” tė Edi Ramės nė vitin 1991. Por, e vėrteta qėndron ndryshe. Ne nuk dimė qė tė jetė bėrė akuzė ndaj Matildės, aq mė tepėr me akuzat skandaloze qė parashtroni. Ka njė padi, e paraqitur nė datė 12.2.1991 pranė Gjykatės sė rrethit Tiranė me objekt: Zgjidhje martese, lėnie fėmije nė kujdestari, detyrim ushqimor, lėnie banese etj. Pala e paditur pėrfaqėsohej nė gjyq nga avokati Pėrparim Ibrahimi. Zoti Rama ndodhej jashtė shtetit, nė Gjermani, nė atė kohė. Kėtu duhet tė themi se ai nuk donte ndarje dhe largohet pėr tė mos asistuar nė kėtė proces... Edhe familja e Edit nuk ka dashur tė ndodhte kjo ndarje, madje ata kanė ardhur mė pas tek shtėpia jonė dhe kemi diskutuar. U them gjithashtu zotėrinjve politikanė tė Partisė Demokratike, se Matilda asnjėherė nuk ka shkuar pėr pushime me familjen e Edit. Ne kemi shkuar me vajzėn tonė nė vitin 1987 nė Dhėrmi pėr pushime, Matilda shkonte nė Durrės me Edin shpesh. Dhe, njerėzit qė ka dashur mė shumė nė atė familje Matilda ka qenė gjyshja, me tė cilėn shkonte shumė dhe Olsi, vėllai i vogėl tė Edit”.


    --




    Po RD eshte me e mire sipas teje?
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  5. #185
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Jo se e forta fare ne kte mes eshte se dhe kur ishte MERO BAZE ne krah te BERISHES te gjithe pa perjashtim bravo MERO Ke te drejte etj, biles citonit dhe shkrimet e ij ne median e Berishes ndersa tani qe flet kundra qeverise per ju MERUA eshte burr i keq. Eshte e tepert te merreni me llafe dhe brockulla te tilla te tipit punisto-mafioz etj qe vetem komunistet i thoshin dhe i thoshin keto gjera mesa duket keni ngelur mbrapa ne kohe ju Braret e FSH.
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrėsi Lexo Postimin
    Po, por shkenca e fushės sė psiqizmit nuk ėshtė e tė njėjtiit pajtim. Si dhe tjetra ėshtė qė populli ynė ka dhe ka patur shumė shprehje popullore tė cilat duhen rishikuar dhe rigjykuar nga kanė ardhur dhe si janė nė lidhje me kohėn dhe zhvillimin aktual tė jetės. P.sh populli ka thėnė dhe: Ai qė tė rreh tė do, por as ti, as unė dhe askush nuk ėshtė dakort me kėtė shprehje.

    Elna
    Shprehjet popullore te cdo populli jane burimore, pra kane dale si nje nevoje e nje realiteti.Po te analizosh shprehjet popullore te secilit popull do te arrish te besh dhe dallimin mes njeri-tjetrit.Berisha vlen per kete popull dhe jo per ate ku po jeton ti.Ai eshte koherent dhe ne sinkron me problematiken ketu.Do te ishte propetum mobile nese do te importonim nje politikan nga BE apo nje kinez, do te deshtonin pa fillu!Une e kuptoj qe ti jeton ne nje tjeter realitet dhe ke fituar tipare te reja qe te bejne te mos jesh ne sinkron me realitetin e vendlidjes.

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ka nje aksiome per theniet e berishes,"Kush nuk beson , ka mundesine ta provoje".Ramen aty e keni.Anita ne fakt ishte e zene me gezimin e festes se pushtimi komunist,po ashtu dhe krushka e Edvinit ,qe pasi ja zdrugoi vajzen dhe ja nxorri lakuriq ,tha se do te votoje per Edin.Keto akuza nuk i ka bere vetem Berisha por dhe shume te tjere, si Baze per shendetin e te cilit ju u bete shume merak, Bode, Topalli etje etje.Po fundja kur nuk i kundershton i zoti sumes perse shqetesoheni ju?

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Berisha: Edi Rama eshte shef i mafies me te madhe ne Ballkan




    Sigurisht, ju duhet ta dini se nė Tiranė ėshtė e vendosur mafia mė e rrezikshme nė Ballkan dhe nė Europė. Ne bėmė betejė me Aldo Baret, bėmė betejė me Lul Berishėt e tė tjerė, por kam pasur njė vėshtirėsi shumė tė madhe qė ka qenė mafia e Tiranės. Dhe dua tė rrėfej kėtu dhe t’ju kėrkoj ndjesė qytetarėve se, nė rast se unė jam detyruar tani t’i pėrparėsoj gjėrat, kjo jo se unė kam pasur lėkundje tė vullnetit tim pėr tė luftuar mafien, kurrėn e kurrės.

    Por kam pasur njė qėllim madhor, qėllimin e parė tė karrierės sime politike, pas rikthimit nė vitin 2005 nė pushtet. Sigurisht, e kam konsideruar gjėnė mė tė madhe anėtarėsimin e vendit nė NATO, gjėnė mė tė madhe liberalizimin e vizave, e me radhė. Por mbi tė gjitha, kam konsideruar detyrėn time mė madhore zgjedhjet e lira dhe tė ndershme. Pėr tė bėrė kėto mė duhej me ēdo kusht qė Edi Rama tė hynte nė zgjedhje. Edi Rama nuk donte kurrė tė hynte nė zgjedhje. Ju jeni dėshmitarė se ēfarė bėri nė vitin 2007. Mirėpo mua ma kishte “thyer njėherė vazon”, duke mu larguar nga zgjedhjet 2 orė para, nė vitin ’96. Nuk ishte ēėshtja personale, por ishte ēėshtja e vendit, ēėshtja e juaj, ēėshtja e ēdo qytetari shqiptar. Ndaj unė, e dija se ky zotėri, ēdo qėndrim timin do ta pėrdorte pėr tė mos u futur nė zgjedhje.

    Ju mund tė mė thoni se punė e madhe po nuk futej ai nė zgjedhje. Pėrse ti paske toleruar kėtė mafie? Jo, ishte gjėmė e madhe nėse ai nuk futej nė zgjedhje. Atėherė ēfarė bėra unė? Unė zgjodha sovranin. Mendova me veten time qė kjo ėshtė njė betejė. Nė kushtet dhe rrethanat kur ai u bė kryetar i PS-sė, sė, nėse do merresha me mafien qė e rrethonte dhe qė do t’i binte edhe atij direkt, ai do tė bėnte ēdo gjė tjetėr, por nuk do tė hynte nė zgjedhje. Absolutisht. Ai ka bėrė pėrpjekjet mė tė jashtėzakonshme pėr tė mos hyrė nė zgjedhje. Por edhe unė, kam bėrė pėrpjekjet mė tė jashtėzakonshme qė ai tė hynte nė zgjedhje. Unė u jam shumė mirėnjohės qeverive tė vendeve mike pėr presionet e Jashtėzakonshme qė kanė bėrė nė momente tė caktuara. Sepse, pėr ēdo gjė, ai ishte i gatshėm tė largohej nga zgjedhjet. Mirėpo, ai mė thyente vazon, e cila mė ishte thyer njėherė nė duar prej tij. Ajo pėrbėnte njė goditje shumė tė rėndė pėr demokracinė shqiptare.

    Nėse ju do tė ndiqni procesin e kartave tė identitetit, do tė vini re se ai ēdo javė nxirrte kėrkesa tė reja, tė cilat unė nuk ia plotėsoja asnjėherė plotėsisht, jo sepse mė kushtonin gjė, por sepse nėse do ta bėja kėtė, ai do tė listonte kėrkesa tė tjera, tė palidhura me zgjedhjet, vetėm pėr tė mos hyrė nė zgjedhje. Unė ndiqja gradualitetin, duke ia plotėsuar pjesėrisht, ashtu siē bėra edhe me kodin, ku i thashė; shkruaje si tė duash. Sėrish do i them shkruaje.

    Por tani unė kam bėrė detyrėn time, kam bėrė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, kam bėrė zgjedhje tė vlerėsuara nga e gjithė bota. Nė radhė tė parė, kėto zgjedhje i kanė bėrė qytetarėt shqiptarė, por edhe unė si qeveri kam dėshmuar vullnetin tim. Duke thėnė gjithė kėto, nuk do tė thotė se unė nuk jam i ndjeshėm ndaj rolit tė opozitės. Jo, jam shumė i ndjeshėm ndaj rolit tė opozitės, por opozita ėshtė nė momentin e saj mė fatkeq nė histori. Katėr aventurierė, tė dalė jashtė parlamentit nga sovrani, mbajnė 64 deputetė tė votuar jashtė parlamentit. Sigurisht qė ne do tė marrim vendimet tona. Duhet ta kemi tė qartė kėtė gjė. Ne do tė zbatojmė Kushtetutėn. Nė qoftė se kėta zotėrinj marrin pėrsipėr tė dhunojnė ēdo ditė Kushtetutėn, sepse janė pa betim, nuk e kanė bėrė kėtė, lexoni nenin e Kushtetutės.

    Ėshtė mirė qė t’i hetoni gjėrat dhe t’ua thoni shqiptarėve. Kushtetutėn ne do ta zbatojmė. Ata qė duan tė bashkohen me kėta 4-5, tė cilėt i ka ndėshkuar sovrani qė i nxori me 0.3 pėr qind apo 0.9 pėr qind, le tė bashkohen. Ka shumė tė tjerė qė duan tė hyjnė nė parlament. Duke qenė tėrėsisht tė hapur, duke mos dashur aspak tė ndikojmė nė pėrbėrjen e grupit parlamentar tė ardhshėm tė PS-sė, ne do tė zbatojmė ligjet dhe Kushtetutėn e vendit. Ky zotėri, pėr njė qeveri, njė parlament qė e njeh si legjitim gjithė bota, thotė jo. Atėherė ne do tė vazhdojmė procesin.

  9. #189
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendejte,

    Eshte per te ardhur keq qe nje pjese e mire e njerzve ketu jane shume arrogante ne te shkruar. Madje disa arrijne deri ne fyerje personale ndaj antareve te forumit.

    Eshte ironi fakti qe te debatosh ne nje teme te tille me persona te tille qe fyejne dhe ulerasin dhe ofendojne.

    Une si prind si vella si bashkeshort hap TV dhe shikoj kryemnistrin tim i cili ne vend qe te me tregoje perse Shqiperia mbas 20 vitesh eshte akoma ne vend numero?.., perse institucionet qe ai i ka nen drejtimin nuk jane te panvarur?.. perse eksiston akoma korrupsion ne masa te medha ne jeten shqiptare?...(keto nuk jane konstatimi im kuptohet thjeshte disa nga pikat qe pengojne shqiperine per te liberalizuar vizat)…e shikoj duke uleritur duke akuzuar nje person qe eshte leviz i lire me akuza nga me te ndryshmet perfshi ketu dhe akuza per imoralitet deri dhe ne menyren qe ai person ka zgjedhur per te jetuar.

    Une nuk di nese ne shqiperi eshte e ndaluar te jesh homoseksual. Gjithashtu nuk e di qe ne shqiperi eshte e ndaluar te marresh ne foto femra te zhveshura kushdo qofshin ato(sigurisht me deshiren e te dyja paleve), nuk eshte e ndaluar te akuzosh partneren per atesine e femijes. Nuk eshte e ndaluar te mendosh qe ti po paguan me teper sec duhet perkundrejt femijes. Nuk eshte e ndaluar te akuzosh bashkeshorten per tradheti. Nuk eshte e ndaluar te ndahesh nga gruaja dhe te lidhesh me nje mashkull. Asnje gje nga keto nuk eshste e ndaluar ashtu sikurse nuk eshte e ndaluar te martohesh me nje femer 16 vjet me e madhe dhe me femije. NJerzit zgjedhin menyre e tyre per te ndertuar jeten dhe une dhe kushdo do te duhet ti lere te bejne kete gje. Nese mua sme pelqen menyra sesi dikush e ka ndertuar jeten atehere nuk e marr per shembull. Shume nga keto probleme qe jeta ti hedh zgjidhen ne menyre private ose nese jo, ne baze te ligjit duke ju drejtuar institucioneve.

    Nga tere ai fjalim i “te nderuarit” une kuptova qe kryeministrit te shqiperise i intereson se 1-me ke flinte kryetari i opozites,
    2-se me ke shkonte per pushime,
    3-me ke kishte bere fjale,
    4- cfare i kishte thene te jemes,
    5-Cfare i kishte thene bashkeshortes
    6- Ku e kishte kaluar darken,
    7-me ke e ndante shtratin
    8-Cfare hobi ka(fotografite nudo)
    9-Cfare I kishte thene te jatit…
    10-Sa te holla i kishte thene te birit
    11-Sa here kishte qene per tu vizituar
    12-Diagnozen mjeksore
    13-Kur ka qene i mjekuar

    Po ta degjoni me vemendje do te arrini ne konkluzionin qe kryeministri i Republikes se Shqiperise merret me survejimin e oponenteve te tij politike sesa me pune drejtuese.
    Nuk e di por nje gje e tille me kujton ate qe ky kryeminister uleret e pellet e nuk do me qe te kthehet “komunizmin”…
    Si ka mundesi qe nje kryetar shteti te marre nje informacion kaq te detajuar dhe ate ta beje public ne TV. Ku I gjeti ai keto informata?Thua valle te kete te drejte hyrje ne dosjet e harruar te sigurimit te shtetit.

    Te gjithe shqiptaret duhet te maten mire perpara se te bejne dicka pasi pronari I DOSJEVE zoti BERISHA do tua hape ato sa here qe atij i intereson dhe do te beje kercenime me to.

    Kushdo qofsh, me bindje politike te majta te djathta, konservator liberal, hetero apo homoseksual, i semure i pasemure, invalid apo jo invalid, ki kujdes neser mund te jesh ti qe ta degjosh emrin, familjen nderin te perkembur.


    Shume arrogante ne kete forum flasin pa menduar dhe pa llogjikuar. U erret gjykimi pasi per ta e shume e shume te tjere nuk ka rendesi se ke perkrahin apo jo rendesi ka qe te jene ne anen fituese.



    Shikoni disa shkrime te nje prej arroganteve dhe te paftyreve te forumit…Sot shume nga keta qe akuzohen ne keto shkrime jane keshilltare bashkeqeveritare te atyre qe sot mbrohen e ngrihen ne qiell.


    Me nderime


    Meta: "Ne Beograd shkova si politikan kalibri"
    "Une dua te theksoj se pavaresisht nga gjithe kjo krijimtari dhe gjithe kjo fantazi qe duhet vleresuar per nga permasat ireale te saj, nuk ka asnje gje te vertete per ndonje pakt apo per ndonje marreveshje e cila eshte diskutuar apo biseduar ne Korfuz. Ky ka qene nje rastesi me shume, qe nuk meriton me shume vemendje"

    Ish-kryeministri Ilir Meta u kthye dje ne Tirane pas vizites tre ditore ne Serbi ku ai u takua me kreret me te larte te shtetit serb dhe perfaqesues politike te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit. Meta u shoqerua nga ish-ministrat, Gjoni dhe Blushi nga kryetari i Dhomes se Tregtise, Bregasi dhe gazetare e biznesmene. Ne diten e pare te vizites se tij, Meta u takua me kryeministrin serb, Zoran Gjinxhic. Intensifikimi i kontakteve, krijimi i urave te bashkepunimit dhe integrimit te Shqiperise dhe Serbise ne Europe, ishin pikat e perbashketa te Metes dhe Gjixhic, ne konferencen per mediat. "Eshte momenti i zgjidhjes perfundimtare per Kosoven dhe i takon Kosoves te vendose per te ardhmen e saj", deklaroi kryeministri Gjinxhic para gazetareve. Me tej, Meta eshte takuar me ministrin e Jashtem serb, Goran Svilanovic ku eshte folur per bashkepunimin midis dy vendeve dhe zgjidhje te perbashket per ceshtjen e Kosoves. Ne vijim te vizites se tij, ish-kryeministri shqiptar zhvilloi nje takim ne ambasaden greke me kryeministrin Kostas Simitis, i cili ndodhej per nje vizite zyrtare ne Serbi. Meta u takua dhe me Ministrin e Jashtem, Papandreu dhe me pas me biznesmene serbe. Ndersa diten e trete te takimeve, Meta ia kushtoi perfaqesuesve te Medvegjes, Presheves dhe Bujanovcit.

    Pas mberritjes ne Tirane ish-kryeministri Meta sqaroi detajet e vizites se tij ne Beograd dhe takimin e Korfuzit me kryesocialistin Nano. "Kjo ishte nje vizite te cilen une e kam zhvilluar si nje politikan, i cili ka vullnetin dhe pergjegjesine per te percjelle mesazhe te nje bashkepunimi rajonal dhe nje bashkepunim me te gjitha vendet e rajonit, i cili eshte ne dobi jo vetem te komunikimit intensiv mes politikes shqiptare dhe politikes rajonale por edhe per te krijuar mundesi te reja te kontaktit jo vetem mes politikaneve, por edhe mes perfaqesuesve te biznesit", tha Meta.

    Persa i perket takimit me kryeminitrin serb, Gjinxhic, Meta u shpreh se kishte patur nje bashkepunim shume pozitiv dhe produktiv, qe prej fitores se forcave demokratike ne Beograd. "Ne kete kuptim ky takim ishte vazhdim i komunikimit te vazhdueshem dhe i perpjekjeve per te bere te qarte se marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise jane marredhenie shume te rendesishme per te forcuar me tej klimen e stabilitetit dhe sigurise dhe te bashkepunimit rajonal", deklaroi ish-kryeministri. Ne lidhje me takimet me perfaqesues te shqiptareve te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, Meta tha se eshte shume evident angazhimi i shqiptareve per te zbatuar marreveshjen, eshte shume i qarte vullneti i tyre per te garantuar marreveshjen dhe te gjithe elementet e saj jo vetem me qendrime politike, por vecanerisht nepermjet ligjeve te cilat do te duhet te miratohen nga parlamenti federal dhe ai i Republikes se Serbise qe jep nje garanci afatgjate per realizimin e gjithe ceshtjes se marreveshjes dhe te gjithe te drejtave te shqiptareve", tha Meta.

    Ish-kryeministri foli edhe takimin e tij me kryetarin e PS-se, Nano ne ishullin grek te Korfuzit. "Une dua te theksoj se pavaresisht nga gjithe kjo krijimtari dhe gjithe kjo fantazi qe duhet vleresuar per nga permasat ireale te saj, nuk ka asnje gje te vertete per ndonje pakt apo per ndonje marreveshje e cila eshte diskutuar apo biseduar ne Korfuz. Ky ka qene nje rastesi me shume, qe nuk meriton me shume vemendje".

    E.M
    REZHEP QOSE "parimori" nuk ndihet. "Atdhetaria" e tije eshte me kurdisje. Akademyku jone i " madh" qe eshte nji loder ne dore te pijanecve te Janines hesht si bolle e perdridhet si Urjahip.
    ...Hasan Zyko kamberi..
    Marsel skendos i del Emri kur diskutohet puna e kullave tek lulishtja perball Piramides.
    U tha se jane te Bin-ladenit ato kulla..dhe Marseli figuron si aksioner ne ato kulla..
    Tjeter..
    U tha se...Ne Takimin per dhenie llogari qe bene dy sekretaret
    e Partise Socialiste "shqiptare" Fatos NANOs dhe Iliros META s ne KOrFUZ par dje tek Kryetari i Partise Socialiste Shqiptare, Nikolla Gage...ishte i pranishem si kamarier dhe ky Marsel Skendo..
    Pra ky hajduti Marsel Skendo. diku del me Bin-ladenin ortak diku del militant Socialist ne Korfuz.. me Nikoll Gaxhen..
    Cjane keta kameleoner??


    Ed Rama ose Tos Nano

    Dy me te fortit e TIRANES ,EDI dhe Tosi po ndeshen per Ndertimet.

    Tek rubrika "albumi fotografik" mund te shikoni fotot e QYFOS mbi Tiranen.

    Aty po behet nji Masaker e vertete.

    Natyrisht masakren e filloj PD me sali kelmendin dhe po e Vazhdon PS me ED RAMEN.

    PD akoma ska bere ndonji deklarate pendese per periudhen e saje.. sepse qe ne kohen e saje shpertheu MAFIA SOCIALISTE E NDERTIMEVE dhe fukarenjve u kerkohej paturpesisht vota.
    Me votat e demokratve u instalua mafia e bllokmeneve dhe e sigurimit nen kujdesin e zagareve MEKSI, PASHKO, RULI, kopliku e KOMP, e Berisha bente ham ham neper tribuna.

    Berisha ala nuk e kam degjuar te thote se Sali Kelmendi ishte nji vegel e mafies dhe shkaterrues i TIRANES.

    Ne brazden qe hapi PD ecin krenar e sy patrembur Mafiet e Marsel skendove e Skendo gjinushve..

    Marenglen...mos u baj..I zoti e jep Tellalli jo..
    Edhe njihere lexo mire..

    "Ndėrsa pyetjes sė njė gazetari drejtuar ministrit tė Jashtėm Ivanov, nė se ndante tė njėjtin mendim me zotin Meta, Ivanov u shpreh se "jemi dakord qė popujt e Jugosllavisė duhet tė vendosin nė mėnyrė demokratike pėr tė ardhmen e tyre". Pėr Kosovėn ai u shpreh se, "duhet respektuar rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit".


    Pra IVANOVI nuk permend KOSOVEN..por thote.."popujt e Jugosllavise.."

    Pra Ivanovi mbron SERBINE qe etiketon veten me "Jugosllavi"..
    Pra... nenkupton Ivanovi.. Kosova duhet te mbetet brenda Jugosllavise..
    Pra Ivanovi eshte fituesi kurse Iliri eshte "Interes-kombetar-lenesi"..ne kete rast..



    Ti thua:

    """goxha deklarate paska bere meta ne mes te moskes.
    meta edhe njehere po e tregon veten qe eshte nje njeri i fuqishem si brenda dhe jashte .ai Øpo tregon dita dites qe eshte nje lider i vertet.
    sma do mendja te jete e lehte ta "detyrosh" ivanovin te shprehet se "kosova duhet te vendosi vet se ca drejtimi do marre".kete e beri meta (nje nga arsyet e suksesit eshte lidhet me dorzimin e cecenve menjehere te qeveria ruse pak muaj me pare)".""



    Mari..degjo...

    Tu dorzosh Rusve disa Cecene eshte dobesi e poshtersi e cila eshte e denushme nga ana humane e politike.
    Iliri nuk i ka bere asnji detyrim Ivanovit..perkundrazi eshte vet-dorzuar dhe ka shkelur gjera qe nuk i takojne..
    Kosova ka presidentin e saje e nuk ka nevoje per tu perfaqsuar ne Moske nga Ilir META..
    Ilir Meta ndoshta ka miratimin e hajdutve..THAQI, QOSJA e kelysh te tjere Staliniste Kopsovare te lidhur SIGURIMS-isht me Ilir Metollarin..por jo mandat nga Presidenti..populli e parlamenti i Kosoves..

    Pra ti e mburr METEN per dicka qe dhe vet Meta nuk mburret sepse era e qelbur e udhetimeve te Metes ne linjen Beograd-Moske nuk eshte gje tjeter vecse era mu-t, era kapitullim e eshte e njejta ere qe i vjen dorzimit te cecenve..
    Ne kete rast META po u dorzon Moskes dhe Beogradit..Kosoven..

    Meta le te dorzoje thesarin qe vodhi kur ish kryeminister e Kosoven ta lere rehat.


    Prandaj i mencuri RUGOVA nuk shkoje ne Vlore sepse e dinte qe bifteku ala-stroganof ne banketet e Mafies Vlonjate bie ere bajge rebelesh e ere tradheti..

    Vrasesit Thaqi e gjith llumi i Spiunve te Diaspores qe u mblodh ne Vloren e Zan Caushit (sepse Vlora qe nga 97-ta nuk eshte e Ismail Qemalit) nuk perfaqsojne Kosoven por vecse nji Drejtori te ish Sigurimit Shqiptar..te restauruar me revolucionin e vonuar te 97-tes.


    Kosova eshte mes dy zjarresh..
    Zoti dhe Nato duhet te vene dhe nji here Doren e tyre..mbi Kosoven me shum armiq
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ☆Angie☆ : 06-12-2009 mė 19:01 Arsyeja: Mėnyra e gabuar e tė cituarit.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga kundraRRYMES Lexo Postimin
    Pershendejte,




    Une nuk di nese ne shqiperi eshte e ndaluar te jesh homoseksual. Gjithashtu nuk e di qe ne shqiperi eshte e ndaluar te marresh ne foto femra te zhveshura kushdo qofshin ato(sigurisht me deshiren e te dyja paleve), nuk eshte e ndaluar te akuzosh partneren per atesine e femijes. Nuk eshte e ndaluar te mendosh qe ti po paguan me teper sec duhet perkundrejt femijes. Nuk eshte e ndaluar te akuzosh bashkeshorten per tradheti. Nuk eshte e ndaluar te ndahesh nga gruaja dhe te lidhesh me nje mashkull. Asnje gje nga keto nuk eshste e ndaluar ashtu sikurse nuk eshte e ndaluar te martohesh me nje femer 16 vjet me e madhe dhe me femije. NJerzit zgjedhin menyre e tyre per te ndertuar jeten dhe une dhe kushdo do te duhet ti lere te bejne kete gje. Nese mua sme pelqen menyra sesi dikush e ka ndertuar jeten atehere nuk e marr per shembull. Shume nga keto probleme qe jeta ti hedh zgjidhen ne menyre private ose nese jo, ne baze te ligjit duke ju drejtuar institucioneve.
    Te gjitha keto nuk te ndalon njeri ti beshe ndoshta mund te shkosh dhe me tej sic beni ju ne Kosove te vrasesh dhe me pas te besh burgun, por pas gjithe ketyre nuk je i denje te me drejtosh, as mua as popullin tim.Kjo eshte ajo qe ti nuk po munesh me kuptu, ose me sakte as ke per te pas ndonjehere rastin me e kuptu.Them keshtu se perderisa qenke prind atehere e marr me mend se mbi c'baze morali e paske ndertuar familjen.Ti ke dicka te ngjashme me pyllin.

Faqja 19 prej 32 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •