Eh ketu eshte problemi themelor: Mungesa e vetdisciplines dhe si pasoje mentaliteti kaosshkaktues. Nje shoqeri e mirefillte mund te funksionoje dhe prosperoje vetem ne baze te rregullave. Perndryshe qytetari (populli) qenka edhe kompetenti per te vene ligje, edhe per te marrur vendime gjyqesore, edhe parlamentare, edhe kushtetutore, edhe te gjitha tjerat. "Populli" u deshka te anashkaloje parlamentin, kushtetuten, gjyqet sa here qe ketij i duket e drejte kjo gje. Dhe nese ka probleme vete populli te shprehe nje vendim te njezeshem (unisono), atehere duhet te dali ne krye te popullit nje individ, i cili posedon shkallen me te larte te paskrupullsise per te thene "une flas tani per popullin", populli jam une.
Kompetent nuk eshte secili shqiptar, por eshte instanca, e cila perbehet sipas njerezve te zgjedhur nga populli shqiptar (nga secili) dhe plotefuqizohet per te marrur vendime lidhese per tere shoqerine ne sferen e Gjuhes Shqipe.
Kush eshte i flakte shume per Gjuhen, ai nuk ka rruge tjeter, pos arritjen e kriterieve formale dhe brendore per te qene pjese e instances kompetente te perbere nga shume koka tjera.
Askund ne boten jokomuniste, jodiktatoriale nuk e ke ndryshe.
*
Krijoni Kontakt