Close
Faqja 15 prej 47 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 461
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Zevendsimi do kohe. Po te shikojme Kadaren e perdore fjalen "tymtar" per fjalen "oxhak" me origjine turqisht, po nuk eshte bere prone e shqipes, ashtu sikur se rilindasit qe deshen te zevendsonin fjalen "shkolle" me "mesonjtore", "gjeografi" me "dheshkronje"etj. Mire do te ishte, po, c'e do se nuk u arrit te behej e ne vazhdojme te themi:"shkolle", "gjeografi"etj.
    Këto janë shumë të drejta. Këtë do doja edhe unë, t'i ndryshojnë, por ja që nuk e bëjnë.

    Ndërsa për fjalën origjinë mund të përdorim fjalën prejardhje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 28-11-2009 më 14:14

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Un e di se "òsht" i thone ne Shqipnine e mesme. "ò" eshte shkurtimi i "òsht". Siç shkurtohet ne veri "àsht" me "à"
    Fenomeno della minchia

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga eaglexxx Lexo Postimin
    Po ti kush na qenke keshtu ; perfaqesuesi i gjithe popullit te Kosoves ???
    Me kete lloj te shkruare qe perdor ti “Zanor”, vetem je duke i bere dem si dialektit Geg ashtu edhe atij Tosk ,ashtu edhe Gjuhes Letrare.
    Nuk e kuptoj se cfare ndjen kur ti tallesh dhe ironizon gjuhen tende te njesuar.Vetem dashamir i gjuhes shqipe ti nuk mund te quhesh. Ti nuk e ke idene se sa krenare do te ndiheshin ata atdhetare e pendarte te shek. XIX e te shek XX(qe nuk jane gjalle)nga Konispoli e deri ne Vermosh, per kete arritje te gjuhes se njesuar; ku cdo shqipetar i cdo krahine do te krenohej pas 1972 per nje gjuhe te vetme per te gjithe shqipetaret anembane . Kosova e vitit 1968, jo vetem qe e mirepriti projektin e rregullave te drejtshkrimit te gjuhes shqipe te 1967s ne Tirane, por e respektoi ate projekt tejmase,saqe e futi ne perdorim para Kongresit te 1972, prandaj pati sukses edhe Konsulta e Prishtines e 1968s.
    Ky nuk ishte thjesht nje veprim patriotik nga ana e Kosoves ,sepse zhvillimet dhe punimet per njesimin e nje gjuhe letrare per te gjithe shqiptaret kane filluar qe para shekullit te XIX dhe ka qene e ditur qe atehere, se Toskerishtja ishte paksa me e standartizuar se Gegerishtja, sepse qe atehere te gjitha dialektet pothuajse kane pasur nje fare standarti brenda vetes se tyre ,d.m.th brenda nen-dialekteve.
    Sot nuk te ndalon njeri se cfare dialekti ke deshire te flasesh apo te shkruash(cdo dialekt ka bukurine e vet)
    Pse cfare deshe ti apo disa te tjere qe sot te kishim “shqiptarce, kosovarce, camerishte, shqipce maqedonishte,shqipce malazesce”? Jo jo sot ka nje gjuhe te njesuar per te gjithe shqiptaret kudo qejane dhe ka pasuri dialketore aq shume sa qe ne vetem duhet ta pasurojme sa me shume kete mbi-pasuri qe kemi d.m.th gjuhen tone letrare. Duhet ta pasurojme sa me shume me elemente Gege ,e me elmente Toske dhe pse jo ,me elemente Arbereshe.

    eaglexxx, nuk ironizoj gjuhen time as dialektet, po secili ka vendin e vet aty ku flitet dhe te gjitha jane shqipe, por ironizoj nje standard (qe vet kjo fjale u be si sfide gjoja kushtezim nderrkombetar, qe as i perket shqipes kjo fjale) dhe edhe gomeret e dine se kjo gjuhe nuk eshte e njesuar por njedialektore e njeanshme, bile e atij dialekti qe as shkenca nuk mund te beje asgje me te keshtu si gjuhe e dredhur dhe e perdredhur, e paforme per studime as per mesime nga te huajt albanolog. E shihni si qeshet njeriu kur ndigjon nje te huaj kur flet shqipen aq me zor, aq veshtire anipse ka mesuar... Kuptoni kur njeriu meson nje gjuhe te huaj dhe e flet aq rrjedhshemm sa edhe vet vendasit, sepse pak ka gjuhe qe jane coroditur sa shqipja sot.

    Kush nuk i gzohet nji gjuhe unike kombtare, kur shkruhet lirshem rrjedhshem, fjalshkurt e kuptimgjate, po ktu merren shembuj nga italishtja, qe qenka formuar nga grupi i toskanes e edhe shqipja poashtu? Nese atje u moren veprat e Alighierit, pse ktu nuk u moren veprat e Buzukut, Bogdanit, Budit (që kishte tingujt e dyfisht për zanoret e gjata: ii, uu, aa, që vet gjuhët e sotme botnore i moren poata shembuj EDHE PSE MOS TË JETË LASHTSIA MBI PESQINDBJEÇARE E SHQIPES NË GJUHËN UNIKE, POR TË MBETET KAQ E BRISHT. EDHE GOMERET E DINË SE AUTORËT TONË TË VJETËR ISHIN PRIFTA DHE NUK U RESPEKTUAN NGA NJI REGJIM AQ I EGËR TOTALITAR, QË ME PLOT GOJËN THOMË SE NUK KISHTE ASGJA TË MIRË, E MBASE NUK KISHTE ASGJA TË MIRË - AS KËT GJUHË TË NJËSUAR NUK E KA TË MIRË!!!

    Popujt iu krenohen lashtësive të gjuhëve të tyne, e na i injorojmë vet shkrimtarët e SHQIPES SË VJETËR? Ky osht kulmi i marrzisë! KJO GJUHË LETRARE AS PËRSËAFËRMI NUK I PËRGJEGJET TË FOLMES MA MASIVE TË KOMBIT SHQIPTAR EDHE DONI TË TRUMPETONI ENDE SE KEMI GJUHË TË NJËSUAR, Q[ OSHT KREJT GJUHË E NJËANSHME NJIDIALEKTORE QË E DINË EDHE GOMERET (PËRSËRIS QËLLIMISHT)? TURP!

    Na kemi gjuhë vet zonin e zotit, kaq e bukur osht gjuha shqipe - u thom (unë them), se u injorua edhe vet Arbanishtja e lashtë, që ishte gegnishte, vet burimi i dy dialekteve gege e toske - ku edhe sot thohet shtrëmbt turpshëm - arvan, arvanitas, arvanitët (sikur greqisht, arvanitas) kur osht fjala shqipe ARBANIT, ARBANITE, ARBANITJA, ARBANITËT - ARBANIA!!!

    Po ky sindrom u përhap me propagandë edhe tek skipetarët nën Italinë, gjoja si arbëresh, kur ata janë arban, skipetar dhe fjala ma burrnore e tyne osht - skipetar (a je burrë skipetar...) sa që edhe ata mundohen e torturohen gjoja po flasin kët gjuhë të NJËSUAR, kur në fjalorin e tyne kanë fjalët ma të lashta shqipe arbanite!

    A po kuptoni ju kët gjuhë që momentalisht po shkruj? Sigurisht se po, veç gomerët nuk duan as mund ta kuptojnë. Tu mendu e tu shkru ashtu siç flet vet kryemasa e kombit tonë, pa e tepruar përdorimin e tingullit ë,Ë, me fjalë të shkurta , me pasë qejf syni e mendja me shkru shqip, ashtu si vet zoni i zotit.

    Letërsia e vjetër shqipe, ka plot thesare fjalësh e frazash, që janë për lakmi, kuptohet tu i nxierrë nga burimet antike, si: përemnin vetor - U (unë), foljen - osht (është), tu (duke), me msua (për të mësuar), zoni (zëri), nona (nëna), hona (hëna)...e shihni si shtrëmbohet goja duke theksuar tingullin ëëë - me i marr tingujt e dyfisht ii (flii, prii, pree, traa, druu, shum (shumë), shum-pak, zall (rërë), zallishte (rërishte), ernat (erëprat), shpirtat (shpirtërat), tu punuu (duke punuar), me shkruu (për të shkruar), gzim (gëzim), msim (mësim), msues-i (mësonjësi, mësuesi)... e sa tjera thesare të shkurta shqipe fliten mbrenda shqipes...

    Kush nuk me don dhe nuk e shkruan shqipen e pastër, osht injorues i kombit!

    Secili komb i gzohet gjuhës unike (por jo gjuhës së njëanshme)!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    [QUOTE=ZANOR;2500060]

    QUOTE]

    Keto fjale qe ke shkruar ti, jane pak a shume njejta fjale. Ndryshojne vetem me nje shkronje. Nuk besoj se do sillte ndonje gje pozitive po te nderrohej, perkundrazi do beheshim me shume lemsh. Do duhej te nderrohej komplet gramatika e gjuhes Shqipe. Ndryshimi, sic e permenden disa me lart, duhet pare me shume te gjetja e fjales me te pershtatshme ne shqip, duke menjanuar barbarizmat qe kane hyre ne gjuhen letrare. si p.sh dyqan, corape, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 28-11-2009 më 14:42
    Feelings change - memories don't.

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    Tu mendu e tu shkru ashtu siç flet vet kryemasa e kombit tonë, pa e tepruar përdorimin e tingullit ë,Ë, me fjalë të shkurta , me pasë qejf syni e mendja me shkru shqip, ashtu si vet zoni i zotit.
    Zanor, sa më të shkurtra të jenë fjalët, aq më primitive është gjuha. Ajo gjuhë e vjetër që kërkon të flitet ti Zanor, është një gjuhë e papërpunuar, që nuk ka fuqi të madhe shprehëse, dhe që nuk u përgjigjet kërkesave te gjithë shqipfolësve. Me sa shikoj, ti do një gjuhë të vjetër dhe shumë të shkurtër, pa mbaresa dhe pa zanoren ë. Me pak fjalë, ti do një gjuhë të tipit hu- hu- hu, ha- ha- ha, ho- ho- ho. Kjo nuk është e mundur.

    Toskët kanë përparësi ndaj gegëve, në shqiptimin e më shumë shkronjave. Përshembull, gegët nuk i shqiptojnë dot bashtingëlloret gj dhe q. Këto ata i shqiptojnë xh dhe ç. Ndërsa toskët i shqiptojnë të gjitha: xh, ç, gj, q.

    Përveç kësaj, gegët nuk e parapëlqejnë zanoren ë. Ndërsa toskët e pëlqejnë zanoren ë.

    Sigurisht, ti do doje që toskë të mos kishte fare, dhe të gjithë shqipfolësit ta flisnin gjuhën si ty, por ja që nuk është e mundur, sepse natyra kështu i ka bërë njerëzit. Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne, disa gjëra jemi të detyruar t'i pranojmë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 28-11-2009 më 15:53

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Zanor, sa më të shkurtra të jenë fjalët, aq më primitive është gjuha. Ajo gjuhë e vjetër që kërkon të flitet ti Zanor, është një gjuhë e papërpunuar, që nuk ka fuqi të madhe shprehëse, dhe që nuk u përgjigjet kërkesave te gjithë shqipfolësve. Me sa shikoj, ti do një gjuhë të vjetër dhe shumë të shkurtër, pa mbaresa dhe pa zanoren ë. Me pak fjalë, ti do një gjuhë të tipit hu- hu- hu, ha- ha- ha, ho- ho- ho. Kjo nuk është e mundur.

    Toskët kanë përparësi ndaj gegëve, në shqiptimin e më shumë shkronjave. Përshembull, gegët nuk i shqiptojnë dot bashtingëlloret gj dhe q. Këto ata i shqiptojnë xh dhe ç. Ndërsa toskët i shqiptojnë të gjitha: xh, ç, gj, q.

    Përveç kësaj, gegët nuk e parapëlqejnë zanoren ë. Ndërsa toskët e pëlqejnë zanoren ë.

    Sigurisht, ti do doje që toskë të mos kishte fare, dhe të gjithë shqipfolësit ta flisnin gjuhën si ty, por ja që nuk është e mundur, sepse natyra kështu i ka bërë njerëzit. Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne, disa gjëra jemi të detyruar t'i pranojmë.

    Ju bato-eaglexxxxxxx nuk dini te analizoni drejt vetem hahaha e hohoho e me goje te shtrembruar ëëëëëë, se gjuha njihet ne fjalet e shkurta, e jo te dredhura e te perdredhura te stergjatura pa nevoje!

    Rilexoni shkrimin siper jush (jo si ty - por si ti, ti nuk din shqip), se asgja nuk jemi te detyruar te pranojme, asgja, as po pranon kryemasa e kombit! Tingujt q, ç dhe gj - xh janë dokrra.

    BAZA E SHQIPES UNIKE OSHT LETËRSIA E VJETËR 500 VJEÇARE! Deshte apo nuk deshte ti. Kuptohet se ajo gjuhë nuk merret komplet, por burimet kryesore.

    RILEXONI:

    Nuk ironizoj gjuhen time as dialektet, po secili ka vendin e vet aty ku flitet dhe te gjitha jane shqipe, por ironizoj nje standard (qe vet kjo fjale u be si sfide gjoja kushtezim nderrkombetar, qe as i perket shqipes kjo fjale) dhe edhe gomeret e dine se kjo gjuhe nuk eshte e njesuar por njedialektore e njeanshme, bile e atij dialekti qe as shkenca nuk mund te beje asgje me te keshtu si gjuhe e dredhur dhe e perdredhur, e paforme per studime as per mesime nga te huajt albanolog. E shihni si qeshet njeriu kur ndigjon nje te huaj kur flet shqipen aq me zor, aq veshtire anipse ka mesuar... Kuptoni kur njeriu meson nje gjuhe te huaj dhe e flet aq rrjedhshemm sa edhe vet vendasit, sepse pak ka gjuhe qe jane coroditur sa shqipja sot.

    Kush nuk i gzohet nji gjuhe unike kombtare, kur shkruhet lirshem rrjedhshem, fjalshkurt e kuptimgjate, po ktu merren shembuj nga italishtja, qe qenka formuar nga grupi i toskanes e edhe shqipja poashtu? Nese atje u moren veprat e Alighierit, pse ktu nuk u moren veprat e Buzukut, Bogdanit, Budit (që kishte tingujt e dyfisht për zanoret e gjata: ii, uu, aa, që vet gjuhët e sotme botnore i moren poata shembuj EDHE PSE MOS TË JETË LASHTSIA MBI PESQINDBJEÇARE E SHQIPES NË GJUHËN UNIKE, POR TË MBETET KAQ E BRISHT. EDHE GOMERET E DINË SE AUTORËT TONË TË VJETËR ISHIN PRIFTA DHE NUK U RESPEKTUAN NGA NJI REGJIM AQ I EGËR TOTALITAR, QË ME PLOT GOJËN THOMË SE NUK KISHTE ASGJA TË MIRË, E MBASE NUK KISHTE ASGJA TË MIRË - AS KËT GJUHË TË NJËSUAR NUK E KA TË MIRË!!!

    Popujt iu krenohen lashtësive të gjuhëve të tyne, e na i injorojmë vet shkrimtarët e SHQIPES SË VJETËR? Ky osht kulmi i marrzisë! KJO GJUHË LETRARE AS PËRSËAFËRMI NUK I PËRGJEGJET TË FOLMES MA MASIVE TË KOMBIT SHQIPTAR EDHE DONI TË TRUMPETONI ENDE SE KEMI GJUHË TË NJËSUAR, Q[ OSHT KREJT GJUHË E NJËANSHME NJIDIALEKTORE QË E DINË EDHE GOMERET (PËRSËRIS QËLLIMISHT)? TURP!

    Na kemi gjuhë vet zonin e zotit, kaq e bukur osht gjuha shqipe - u thom (unë them), se u injorua edhe vet Arbanishtja e lashtë, që ishte gegnishte, vet burimi i dy dialekteve gege e toske - ku edhe sot thohet shtrëmbt turpshëm - arvan, arvanitas, arvanitët (sikur greqisht, arvanitas) kur osht fjala shqipe ARBANIT, ARBANITE, ARBANITJA, ARBANITËT - ARBANIA!!!

    Po ky sindrom u përhap me propagandë edhe tek skipetarët nën Italinë, gjoja si arbëresh, kur ata janë arban, skipetar dhe fjala ma burrnore e tyne osht - skipetar (a je burrë skipetar...) sa që edhe ata mundohen e torturohen gjoja po flasin kët gjuhë të NJËSUAR, kur në fjalorin e tyne kanë fjalët ma të lashta shqipe arbanite!

    A po kuptoni ju kët gjuhë që momentalisht po shkruj? Sigurisht se po, veç gomerët nuk duan as mund ta kuptojnë. Tu mendu e tu shkru ashtu siç flet vet kryemasa e kombit tonë, pa e tepruar përdorimin e tingullit ë,Ë, me fjalë të shkurta , me pasë qejf syni e mendja me shkru shqip, ashtu si vet zoni i zotit.

    Letërsia e vjetër shqipe, ka plot thesare fjalësh e frazash, që janë për lakmi, kuptohet tu i nxierrë nga burimet antike, si: përemnin vetor - U (unë), foljen - osht (është), tu (duke), me msua (për të mësuar), zoni (zëri), nona (nëna), hona (hëna)...e shihni si shtrëmbohet goja duke theksuar tingullin ëëë - me i marr tingujt e dyfisht ii (flii, prii, pree, traa, druu, shum (shumë), shum-pak, zall (rërë), zallishte (rërishte), ernat (erëprat), shpirtat (shpirtërat), tu punuu (duke punuar), me shkruu (për të shkruar), gzim (gëzim), msim (mësim), msues-i (mësonjësi, mësuesi)... e sa tjera thesare të shkurta shqipe fliten mbrenda shqipes...

    Kush nuk me don dhe nuk e shkruan shqipen e pastër, osht injorues i kombit!

    Secili komb i gzohet gjuhës unike (por jo gjuhës së njëanshme)!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Thoshte mire Martin Camaj: "Gjuhë të të të të"
    Kush thote qe gjuha nuk ka fuqi shprehese pa kto shtesat vend e pa vend, nuk ka lexu Fishten dhe letrare te tjere gege.

    Sa per tingujt qe geget nuk shqiptojne, nuk e di ç'lidhje kane me temen. Ne nuk po themi qe te hiqet dialekti toske prej standartit por te merren te mirat e dy dyve.
    Mandej, ka edhe tinguj qe perdorin geget qe nuk shqiptohen nga pjesa tjeter. Ne zonen e Shkodres p.sh perdoret tingulli "nd", qe nuk kam si me e shqiptu ktu.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    po pra te marrim thesaret e dy e ma shume dialekteve dhe ta shkrujme shqipen e bukur, ashtu sipas burimeve antike nga te folmet e te gjitha trevave tona, ashtu do te kemi ni gjuhe (jo nji as nje, por ni, dy, tre...) ashtu sikur flitet natyrshem, si gjuhe e natyres - kjo osht detyra jone!

    Kuptohet se as dialekti gege nuk shkruhet ashtu drejt e mire si flitet natyrshem, qe duhet me ba ndryshime, te ofrohet sa ma afer gjuhes se folur. kemi grupet e tingujve: ng, nd, qe theksohen me ni tingull bashkdyzues, si ne fjalte: nga, me ngaa, vrapua / ngusht, ngat (afer), ngamje, gamje (pergamje, perngjarje), ndue, nderi, nderimi, ndoshta, ndija, perendia, mandej, ndashte (nese don, apo punemadhe, gjoja hiq), nandor, nande... e ktu osht theksimi, por qe nuk kemi shkrola, germa per kto grupe tinguj ng, nd...

    Ni gja mund ta theksojme, pse nuk shkruhet emri arbania, arbanishtja, se gjuha ma e vjeter filli i dy dialekteve tona gege e toske, por na doli vetem si ni emer i krahines Çameria, etninomi apo nomi etnik emri etnik - çam, kur atje kemi ma shum se çam, kemi krejt Arbaninë e lashtë dhe u ndrruan në kto emertime - arbëresh, arbëreshët e Greqisë, e arbëreshët e Italisë, kur ktu kemi veç ni emën - arban, arbanit, kur duhet të thohet: arbanët nën Greqinë, arbanët nën Italinë edhe jo të Greqisë e Italisë...

    Lidhur me gjuhen unike shqipe, po shihet hapun gjegjja indirekte në emen te unitetit të kombit se: ti n'daç shkruaje, o jo - kjo osht gjuha e njësuar, ani në emër të kombit seee dhe nuk kuptojnë se mund të shkruhen edhe vepra letrare pikrisht në gegnishte edhe mund të kenë suksese masive, as që lodhet kush a osht apo a ka gjuhë të njësuar apo jo! Kështu vetiu ndahen në dysh dhe krejt faji iu mbetet pikrisht atyne që ngulin kombë në lloç edhe dhunshëm ekzekutojnë vendime se - deshe apo nuk deshe kjo është gjuha e njësuar që bashkon kombin... Kjo osht e pafalshme dhe nesër del gjuha vërtet e nisuar, unisuar dhe çlirohet Gegnishtja nga prangat e koncertit politik, apo thjeshtë - atij kongresit të drejtëshkrimit, si gjuhë e njësuar letrare...

    Sa ma shpejt që bahet gjuha unike e shkruar (se gjuha e folur nuk ndalet as lodhet për njësime të njëanshme), so të jetë mirë dhe shpëtim kombtar (jo kombëtar, anipse janë tre tinguj që unë i quaj toktingllore, bashkëtingllore) - aq ma mirë do të jetë për të gjithë, përndryshe, me ni bashkim kombtar të mundshëm, do të zgjidhet vetiu gjuha unike... që edhe ktë dikush as e don as e dëshiron, ashtu sikur nuk e ka dëshiruar as pasluftes dytë, ku dje u ndien zonat (zërat): nuk bashkohemi se do ta ngrehim karrocen...e dikush tjetër, karrocieri na grahë...

    Mendimet e mia janë bashkim kombtar, unitet, gjuhë unike, e nëse dikujt i duket ndamje a përçamje (përçarje), pikrisht kjo gjuhë totalitare e njësuar osht ndarse e përçarse, deri ktu në zonat e disa trubadurve kongresist të 1972-shit - kur dihet mirfilli kjartë e kthjellt, se as u pyeten pjesmarrsit nga Kosova e vende tjera jasht Albanisë, si shqiptar të atij kongresi '72 - por kemi fakte të shkruara, që iu erdhen në tavolina si kërcnime hapur ndaj atyne që ngriten zonin për gjuhë unike ''ty të pret litari...''! Pse mos të dihen hapur? Dhe fill pas atij kongresit, disa moren mundin e dreqit, djallit dhe shkruan shpejteshpejt fjalorin e Shqipes së sotme, me mbi 40.000 fjalë, si mashtrim mkombtar, gjoja kemi fjalorin e ri, pa mbi 40 apo 400.000 fjaltë e Gegnishtes e dialekteve tjera tona, që mbeten soteasajdite nën prangat e atij kongresi famkeq për kombin tonë! Shtrohet pyetja: kush bani ndamje e përçamje kombtare - ai grup politik atëherë, apo na që duam unitet gjuhe e unitet kombi?

    Edhepse ktu osht ni forum, mendoni fortmirë parase të shkruani!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  9. #149
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin

    Faleminderit. S'e njoh librin, por ma merr mendja qe behet fjale per nje liber qe tregon te kunderten e asaj qe une presupozova. Kisha deshiruar ta njoh, por te lexoj pastaj edhe ndonje liber qe merret me kete liber (kontroverzisht) dhe pastaj te ndertoj nje mendim me te plote (gjegjesisht te ndryshoj mendimin tim te deritanishem). Perderisa nuk kam bere kete gje, nuk mund te them se Kongresi i Njesimit ishte diktim i urdheruar. Dhe po te thoja, nuk do te dija "faktet", te cilat perdor autori Dh. Shuteriqi, dhe si pasoje mendimi im do ishte - i matur ne argumente dhe fakte - mendim siperfaqesor.

    Dhe se fundja kjo nuk eshte obligim imi, por i atyre qe vijne ketu dhe shprehin mendimin kontroverz se Kongresi paska qene nje diktim i urdheruar (ne dem te Gegerishtes). Une momentalisht kam rol tjeter ne bisede: Ate te te obliguarit per te sjellur deshmi, qe tregojne te kunderten (qe mbeshtesin mendimin tim). Por sigurisht - pasi qe jane sjellur se pari deshmi nga ana e kundert e bisedues. Deri tani askush nuk citoi Shuteriqin, argumentet e tij, por mendimet u dhane ne baze te dijes individuale. Ashtu bera dhe une. U citua Kadare, por pergjegja qe u jap ne vijim personalisht me duket bidese. Kadare - edhe pse ne syte e mi autor dhe bashkekohes gjenial - nuk eshte instanca, e cila vetem (ne anashkalim te mendimeve te gjuhetareve tjere) mund te pergjegje kete pyetje.

    Kjo njeherit sipas meje eshte edhe shkaku, perse neve ketu diskutojme dhe nuk arrijme tek nje rezultat permbledhes. Sepse nje te tille mund te ofrojne vetem njerez, te cliet a priori merren me kete gje dhe te cilet kane paraarsimimin e duhur per te gjykuar kete gje - pra gjuhetaret, si ata qe njohin te gjitha argumentet per dhe kunder. Keshtu qe shikuar drejt, mendoj se neve ne kete teme futemi ne kompetenca, te cilat nuk na takojne. Sepse ne jemi degjuesit, jo gjykuesit. Gjykuesit jane ata qe njohin temen rrenjesisht (gjuhetaret, instanca ku keta mbedhen, veprojne). Prandaj eshte turp te kacafytemi per kete apo ate mendim. Ne secili vetem duhet apo vetem mundemi te themi: Ne rezervim te mendimit te gjuhetareve (kompetenteve!!), kam kete dhe ate presupozim. Jo te shitemi ketu si kolegjiumi i gjuhetareve bere person dhe te shkelim me dhune cdo mendin te kundert.

    *

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Kompetent per gjuhen osht populli qe e flet dhe e ruajti neper shekuj robnie dhe ata shqiptar qe kane mendje e zemer shqiptare, pavarsisht a pyetet kush osht kompetent - populli osht zot i gjuhes edhe ma i madh se kompetentet! Une jam ai qe mbroj gjuhen e popullit, ate gjuhen e kryemases se masave te popullit dhe me te nuk guxon askush ma te luaj, as te intrigoj se cdo gja ka mbarua - jo nuk mbaroi asgja - mbaroi kompetenca e grupit titullar politik te ni kongresi 72 si koncert politik, qe gjoja vendosi ne emer te kombit - po ne emer te cilit komb? Ai vendosi ne emer te ni grupi e dialekti tone, qe dihet edhe nga femijt se osht i njianshem!

    Kompetent osht secili shqiptar - ta thot te verteten! Kompetentet i shtine vesht ne lesh dhe nuk bezajne gjoja gjithcka mbaroi tok me ta - jo, asgja nuk mbaroi, perderisa nuk ka mbaruar populli i gjalle qe e flet Shqipen! Po pra mbaroi shkelmi me dhune ne mendimin e kundert te derisotem, e nji gjuhe nuk guxon te humbet e zhduket, ashtu sikunder nuk zhduket kombi shqiptar! Liria e mendimit nuk guxon te zhduket, derisa flitet e verteta!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Faqja 15 prej 47 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  3. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •