Realisti ose gënjeshtari i përcupullt.
Në qoftë se eksperienca juaj ka qënë si e imja, duke dialoguar me një mysliman rreth çështjeve që kanë të bëjnë rreth Kur'anit ju shumë shpejt do të zbuloni që ka shumë pika kyçe në të cilat ju nuk bini në përputhje, me mikun tuaj mysliman. Megjithatë shpejt do të zbuloni se njëra nga këto pika në të cilën ju nuk bini dakort është vlefshmëria e Kuranit.
Disa prej jush mbase më keqkuptojnë ndërsa unë jam duke përdorur këtë fjalë "vlefshmëri", ju lutemi qëndroni të durueshëm, fundja unë nuk po them se Kur'ani nuk është i vlefshueshëm (sepse gjithçka e ka një vlerë), por në qoftë se e keni lexuar artikulli tim të fundit "
Muhamedi dhe Sorra™". (
na vjen keq që u mbull si temë dhe unë them të protestojmë para kryemistrisë per ketë, shaka) ju do ta kuptonit fare mirë vlefshmërinë e Kur'anit. Megjithatë shpejt ajo çfarë ju personalisht do të zbuloni është se shumica e myslimanëve thonë se Kur'ani që ne kemi në duart tona është njëqind-përqind (mbani vesh) me atë të cilin ju zbulua Muhamedit nga engjilli Gabriel (Xhibril).
Po si kanë arritur këta njerëz të tillë të shpallin kësi soj gjërash? Në qoftë se një mysliman ju thotë këto gjëra e vetmja gjë që mund të mendoni është se ai na qënka realisti më i madh në Botë, ose gënjeshtari i përcupullt që i thotë gjërat sa për sy e faqe. Tani unë nuk do të rri të pyes gjithëscilin këtu nga ju, se a është realist apo i përcupullt, sepse kjo do ishte e padrejtë kundra meje dhe jush, por më lejoni të ndaj me ju ato pak gjëra që unë zbulova rreth kësaj çështje mbase edhe ju mund tju interesojnë.
Në veprat më të mira të traditës Islamike (ai i Sahih Myslimit, Sahih Buhariu, Mikshat-ul-Masabihu), ka të dhëna konkrete se qysh nga fillimi Kur'ani kishte variante dhe pjesë të ndryshme dhe kontradita të shumta. Tani dikush mund të pyes se ku mund të gjinden këto në Kuran? Disa i kanë lënë gjurmët e tyre në këtë libër mahnitës (
ju kujtohet se si myslimanët e therrisnin nga artikulli im i shkuar), por shumica e tyre janë hequr pa lënë gjurmë - dhe kjo është bëre sipas mënçurisë njerzore.
Ka të dhëna të bollshme se, kur Kur'ani u mblodh në një tekst stardart nga Kalifi Osman, ekzistonin tekse të shumta, secili me një variant të ndryshëm nga tjetri në shumë pjesë. Për fat të keq gjatë sundimit të tij i sillnin raporte që thoshnin se në rajone të ndryshme të Sirisë, Armenisë dhe Irakut, myslimanët e recitonin Kur'anin ndryshe nga ata në Arabi. Osmani kërkoi menjëhere dorshkrimin e Kur'anit që e mbante Hafsaja (një nga gratë e Muhamedit dhe e bija e Ymerit) dhe urdhëroi Zeid-bin Thabitin e tre të tjerë që të bënin kopje të tekstit dhe ta korrigjonin nëse ishte e nevojshme. Kur kjo u përfundua, Osmani ndërmori veprime të rrepta në lidhje me dorshkrimet e tjera të Kuranit që ekzistonin:
Osmani i dërgoi çdo province një kopje të atij dorëshkrimi të korrigjuar që ata kishin kopjuar, dhe urdhëroi që të gjitha materialet e tjera kur'anore qoftë në dorshkrome të pjesshme, qoftë edhe kopje të plota, të digjeshin. (Sahih Buhariu, Vol6 f479.)
Tani çdokush mund të pyes pse mori Osmani një nismë të tillë rreth Kur'anëve të tjerë që ndodheshin në qarkullim? (
Disa mund të thonë se ishin futur kontrabante nga Italia, me nismën e kryeministrit tonë, shaka) megjithatë ne vetëm mund ta marrim me mënd se ai besonte që ato përmbanin gabime të rënda - kaq të shumta e kaq serioze, sa të mos kërkohej redaktimi, por shkatërrimi i plotë. Me fjalë të tjera , nëse do të vlersojmë historinë tekstuale të Kur'anit që u caktua si i saktë është ai , të cilin një njeri, i cili sipas mendjes së tij, e dekretoi si të vërtetë. Nuk arrij të kuptoj se mbi çbaz u përligj kjo kopje, si e vetmja kopje e përkryer dhe e vlefshme.
Ka prova të pakundërshtueshme se edhe kjo kopje e Kur'anit, nuk ishte e përkryer. Në veprat më të njohura autoritare të traditës islame, lexojmë se, edhe pasi u shpërndanë këto kopje, i njëjti Zeid kujtonte një varg që mungonte. Ai dëshmoi:
Një varg nga Sure El Ahzabe më shpëtoi kur e kopjuam Kur'anin dhe dëgjoja shpesh të derguarin e Allahut që recitonte. E kërkuam dhe e gjetëm tek Kuzaima-bin-Thabit al Ansari. (Sahih Buhariu, Vol6 f479.)
Vargu ishte Sure 33:23. Për rrjedhojë, nuk kishte asnjë Kur'an të përsosur prej të cilit Osman bëri përmbledhjen dhe redaktimin për një Kur'an srandart. Së dyti, ka prova të tjera kundër atij Kur'ani standart se deri më sot në Kur'an mungojnë vargje dhe madje pjesë të tëra. Dihet se Ymeri, gjatë sundimit të tij si kalif, konstaktoi se vargje të caktuara që përcaktonin vrasjen me gurë në rastin e kryerjes së tradhëtisë bashkëshortore, recitoheshin nga Muhamedi si pjesë e Kur'anit gjetë jetës së tij.
Allahu dërgoi Muhamedin dhe atij i dërgoi Shkrimin e Shenjtë. Pjesë nga ajo që dërgoi ishte edhe pjesa për vrasjen me gurë, ne e lexuam, e mësuam dhe i kushtuam vëmëndje. I dërguari ka vrarë duke hedhur shumë gurë dhe ne kemi vrarë me gurë pas tij. Kam frikë se me kalimin e kohës njerzit do të thonë se në librin e Allahut vrasja me shumë gurë nuk përmëndet, prandaj devijojnë dhe anashkalojnë udhrin që ka dërguar në tokë Allahu. Vërtet, në librin e Allahut një vrasje e tillë është një dënim për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë tradhëti bashkëshortore. ( Ibn Ishaq, Sirat Sasulullah, f684.)
Ja ku kemi pra fakte të qarta se Kur'ani, ashtu si është sot nuk është një standart i përkryer. Në hadithen e sapo përmëndur gjejmë fakte të mëtejshme se ka vargje dhe pasazhe të caktuara që kohë më përparë përbënin pjesë të Kur'anit, ndërsa tani janë lënë jashtë tekstit të tij. Rrjedhimisht, është shumë e qartë se teksti i pranuar i Kura'nit në botën e sotme nuk është teksti origjinal i saktë.
Pra të dashur lexues po tu kthehemi teksteve që ishin caktuar për tu djegur , gjejmë se në çdo rast kishte dallime të konsiderueshme midis këtyre dhe tekstit, të cilit Osmani, sipas gjykimit të tij, vendosi ta standerizonte si tekstin më të mirë të Kur'anit.
Shënim: Piksynimi i këtij artikulli nuk është të ngaxmojë, apo ofendojë në asnjë mënyrë atë njerëz që kanë një pikpamje ndryshe e paraqitur në këtë artikull, por është shkruajtur sepse në të ka shumë tema themelore që duhen diskutuar, që të arrihet në një përfundim sa më të mirë.
Ju falminderit për vëmëndjen tuaj.
Krijoni Kontakt