Dicka qe me ben gjithnje e me teper pershtypje ne forum (edhe se ne menyra te ndryshme duke kaluar koha), eshte ajo e shkrimit te forumisteve.
Ne fillim me dukej sikur shkruanin te gjithe njesoj e ne menyre teper filozofike. Duke hyre edhe une ne rrjedhen e se perditshmes, mbasdite e mbasdite me rradhe fillova te njihesha nga pak me shkrimet e gjithsecilit, por sa kalonte dita, vija re qe ndonjehere edhe ne jeten e perditshme perdorja fjale qe me perpara nuk i kisha perdorur kurre, ose gjuhen letrare apo shprehje e pasthirrma te qyteteve te tjera.
Kete e vej re edhe tek forumiste te tjere, madje marrin nje forme dialogimi e shkrimi te njejte, sidomos ata qe komunikojne me shpesh me njeri-tjetrin apo qe interesohen pothuajse per te njejtat tema.
Si e mendoni kete fakt? Cfare fjale apo grup fjalesh keni marr/huazuar nga shoket e shoqet tuaj/a ketu?
Cili/a anetar/e i/e forumit ka gjuhen me te bukur, apo menyren e te shprehurit qe ju terheq?
Krijoni Kontakt