GJERDANI I MARGARITARËVE:Përmbledhje vjershash për më të vegjëlit(6-10 vjeç)
A R A
Ara qesh
në fytyrë,
kur reshë
shiu florir.
Trupin rrit
kalliri i blertë,
për simit
dhe gjevrekë!
GJERDANI I MARGARITARËVE:Përmbledhje vjershash për më të vegjëlit(6-10 vjeç)
A R A
Ara qesh
në fytyrë,
kur reshë
shiu florir.
Trupin rrit
kalliri i blertë,
për simit
dhe gjevrekë!
a r a dh a
Aradha jonë
nëpër zjarr,
po lufton
me gjakatarë!
Kur është pyetja
për liri,
s'kursehet jeta
bihet fli!
B A R K A
Barka n'ujë
në qetësi,
lidhur n'hunj
natën rri!
Hëna si ar
malit kur del,
barkën ngadalë
me rreze përkdhel!
B A N K A
Banka sot
ka pëshpëritë,
gjithë carrok't
i ka porositë:
-S'duroj vija
as vizatime,
kur bën fëmija
në faqen time!
Ndryshuar për herë të fundit nga irfancana : 02-01-2012 më 05:16
CJAPI
Cjapi i bardhë
porsi shkumë,
kullot n'mal
tërë fatlum!
Kalon ditën
gjithë n'hare,
kënaq Meritën
me:-be,be,be!
c i c ë r i m a
-Ciu,ciu
zogu cicëron,
dita gëdhiu
qielli kuqlon.
Shih pylli
si merr frymë,
e zymbili
faqen fshin!
ç U D I
-çudi, çudi!
vocët thonë,
bora n'qetësi
rritën shton.
Pyetën saora
gojësheqertë:
-Pse sikur bora
s'rritemi shpejt?!
ç O K O L A T A
ç okolata
sa e but,
çupëza Arta
n'gojë e fut!
Me zë t'lehtë
e ëma udhëzon:
-Mos e ha krejt
dhëmbi s'duron!
DH ë M B I
Dhëmbi n'gojë
kur lëvrit,
te mjeku t'shkoj
do n'vizitë!
I urti mjek
thotë përnjëherë:
-Dhëmbin shpejt
duhet nxjerrë!
dh e u
-Dheu,dheu
është flori!
Gjyshi rrëfeu:
-Punoni n'rini!
-Duke punuar
ditë e natë,
bëheni t'gëzuar
për jetë t'gjatë!
Përshëndetje Irfan Cana. Të përgëzoj për këto poezi. Edhe më pëlqejnë dhe them se u përshtaten moshës që ke cekur.
A mund të themi se këtë libër e ke botuar, apo pret për ta botuar?
Nëse akoma nuk e ke botuar, bëji ca ndreqje, sepse ka gabime drejtshkrimore!
Sukses
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Krijoni Kontakt