
Postuar mė parė nga
Guri i Kuq
Gjithe keto ndodhi te koheve te fundit,kur u prish e u rilidh nje koalicion i madh brenda nates ne mes te PDK dhe LDK,natyrshem se jane pasoje direkte e zgjedhjeve lokale te 15 nentorit, ku numrat e paralajmeruar per “fitore te madhe”,”referendum pro PDK” e deklarata tjera euforike te kesaj natyre nuk dolen gati askund dhe eshte nje paralajmerim e prelud i zgjedhjeve te vitit te ardheshem,qe si po shkojne punet ne tregun politik kosovar,jane me se te domosdoshme.
Ishte kjo nje prove gjenerale e PDK-se(puci kushtetues ne tentative),per te ligjesuar e legjitimuar logjiken e vete te "Partise-Shtet",logjike kjo qe rrjedhe nga prejardhja ideologjike e saj-ish PPSH,alias LPK-ja,si filiale e saj ne Kosove.
Nuk ishte nata e "Zanzibarit"(lokal nate ne Prishtine ku u mbajte takimi i krereve te PDK-se),nje veprim naiv dhe i pa menduar mire,bile ishte skenar i nje “Nate te Bartolomeut” politik per Sejdiun,Krasniqin e shume e shume krere te tjere ne kirearkine e larte shteterore.Ne kete rast, fatmiresisht nuk u arrit te perseritet historia e 3.5 viteve me pare,kur mbrenda nates u pat nderruar kryeministri dhe kryetari i Parlamentit te Kosoves,me te njejtat metoda ,por me akter pak a shum te ngjajshem.
Me te, u desherua te proklamohet e deshmohet haptas, se kush eshte zot i vendit dhe kush vrane e kthjelle ne kete vend te quajtur Kosove dhe e dyta-: se gjithe bishtat tjere,aleate te saj te rastit ne kete qeverisje, ose te tjere sot e neser, jane thjeshte bishta dhe dekor i domosdoshem per karnevalin e maskenballin e susksesshem te partise-shtet, drejte qellimit final-partiizimin e shtetit kosovar ne frymen e shejte te “partise –meme”.
Por,llogaria eshte pune numrash,dhe si e tille nuk u doli…
Thjeshte,PDK u terhoq nga vendimi i vete kryeneq,jo per hir te gjoja nje interesi madhor te "stabilitetit te shtetit",sic proklamuan ata,por per shkak te pamundesise se komponimit te numrave , frikes se aleateve te rinje (AKR+LDD),per te mbajte pergjegjesine e frustruimeve te mundeshme te simpatizanteve te vete ne mes te nje procesi zgjedhor te paperfunduar dhe te kontestuar nga shume factor dhe heshtjes e ftohtesise se si u prit ky veprim nga zyrat e larta te misioneve me te rendesishme diplomatike ne Prishtine.
Bllofi i 20 nentorit i PDK-se kishte edhe nje mesazh afatgjate per te gjitha parttite politike.Ky tentim puci institucional,ishte menduar te riformatizoj me shume opoziten se sa poziten.Tashti,aleatet e mundeshem te Ramush Haradinajt, duhet te llogarisin mire per hapat qe do te ndiqen….
PDK-ja,sipas mendimit te krereve te saj,eshte ajo qe mbrenda nates te ngrine e te shkrine ne pushtet,pa marre parasyshe numrat e procedurat.
Shihne ne cka eshte degedise LDK-ja e F. Sejdiut dhe CO.,eshte e s`eshte....pra,ju aleate te neserm te “vellait te madh”- mbani mend e mesoni…
Pra,ju opozitaret e mundeshem,sot e neser keni parasysh kete, se ne -"partia meme" e madhe,revolucionare,e pagabueshme,juve…- do ua bejme edhe me zi nje dite....!
Por,llogaria e madhe dhe koha e pageses se saj po vjen shpejt .Do te shohim, se sa dhe si do te arrije opinioni politik shqiptare ne Kosove, te kuptoje cmimin e percarjes se krahut te djathte,tradicional shtetformues rugovist...dhe rrolin e purtekave te PDK-se te krijuara keto tri vitet e fundit,te cilet jane edhe me te zeshmit ne kontestimet e fundit te disa rasteve te shkeljeve ne zgjedhje-natyrisht duke akuzuar AAK-n,si kundershtaren me te madhe te PDK-se,me qellim qe t`ia bejne argatin e madh PDK-se.
E gjithe kjo qe po ndodhe sot me keta aktere minor e feminor,eshte epilog i nje carje e percarje te llogaritur mire nje zot e di ku...
Por,llogaria e deshtimit te "qeverisjes se mire",sllogan kaq i keqperdorur keto dy vitet e fundit nga partneret e koalicionit,po paguhet tash dhe me shume neser...shpresojme !
Krijoni Kontakt