Ja si e interpreteon zenken e fundit ne mes te partnereve te koalicionit te madh "mjeshtri" i madh i intriges nga radhet e LDK-se:
-----
Kryeziu: Dashuria shtohet, pas grindjes
Eqrem Kryeziu thotė se mund tė bėhen ndryshime nė Qeveri, por me pėlqimin e LDK’sė. Sipas tij, bashkėqeverisja me PDK’nė do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Ai pėrmend edhe intensitetin e dashurisė qė shtohet pas grindjeve. Hajredin Kuēi pohon se stabiliteti i koalicionit nuk ėshtė mė temė.
Nga Express mė 23.11.2009 nė ora 19:29
Pėrfaqėsuesit e dy partive politike qė pėrbėjnė koalicionin qeverisės, PDK’sė dhe LDK’sė, deklaruan tė hėnėn se pavarėsisht plasaritjes sė fundit, bashkėqeverisja do tė vazhdojė edhe mė tej, ndėrsa partitė opozitare thonė se kjo qeverisje i ka ditėt e numėruara dhe pėr tė dalė nga kolapsi qeveritar, kėrkojnė zgjedhje tė parakohshme.
Pėrfaqėsuesi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Nėnkryetari Eqrem Kryeziu i dha, ndėrkaq, mbėshtetje Kryeministrit Hashim Thaēi pėr tė bėrė ndryshime nė kabinetin e tij, nėse ky i fundit i sheh tė arsyeshme, por siē tha ai, vetėm me marrėveshjen dhe me pėlqimin e LDK’sė.
“Nėse Kryeministri e ēmon se do tė ishte mė efektive ndonjė strukturė tjetėr, atėherė kjo do tė analizohet dhe me pėlqimin tonė kjo mund tė ndodhė… Rifreskimi i kabinetit qeverisės nuk ėshtė njė temė tabu, vetėm se kjo duhet tė bėhet me pėlqimin e partnerėve tė koalicionit”, tha Kryeziu.
Reagimi i Nėnkryetarit Kryeziu erdhi pas pyetjeve tė gazetarėve se a pajtohet LDK’ja qė tė kėtė modifikime nė Kabinetin Thaēi.
“As qė jam i informuar pėr kėto ndryshime, por ajo qė unė them, ėshtė se ndryshime mund tė ketė, por vetėm me pėlqimin e LDK’sė”, u shpreh Kryeziu.
Ndėrsa, sa u pėrket lėkundjeve tė fundit rreth formulės sė koalicionit, Kryeziu tha se bashkėqeverisja me PDK’nė do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Ai tha se pati disa shkėndija, por ato e bėjnė me tė fuqishėm pėrcaktimin e tė dy partive pėr vazhdimin e koalicionit.
“Ėshtė njėsoj sikur nė jetėn private, kur tė pėrlahesh me tė dashurin ndonjėherė, por kjo nuk e pengon intensitetin e dashurisė pastaj”, u shpreh Kryeziu.
Edhe Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, i cili ishte deklaruar pėr mundėsinė e prishjes sė koalicionit, u shpreh optimist pėr vazhdimin e bashkėqeverisjes me LDK’nė.
“Besoj se gjėrat po shkojnė nė rregull dhe nuk ka nevojė tė jetė temė ēėshtja e stabilitetit tė koalicionit”, u shpreh Kuēi, tė hėnėn.
Zėvendėsshefi i Qeverisė tha se ashtu sikur ėshtė menduar mė herėt, ka pasur konsultime pėr risqarimin e pozicioneve nė Qeveri. Ndėrsa, duke treguar se ekzekutivi ėshtė shumė transparent me qytetarėt, tha se nė momentin kur do tė kėtė ndonjė ndryshim nė kabinetin qeverisės, do tė merret vesh menjėherė.
Ndėrkaq, nė pyetjen tjetėr sa a do tė ketė zgjedhje tė parakohshme, ai tha se kjo ėshtė kėrkesė e partive qė janė radhitur nė vendin e tretė apo mė poshtė nė zgjedhjet e sivjetme.
“Nuk ka asnjė arsye tė ketė zgjedhje tė parakohshme nė Kosovė, ngase rezultatet e 15 nėntorit e kanė rikonfiguruar pozicionin politik dhe ėshtė parė se PDK’ja ėshtė e para, ėshtė e fuqishme dhe e konsoliduar…dhe ata qė pretendojnė pėr zgjedhje tė parakohshme mund tė jenė nė vendin e tretė dhe mė poshtė”, tha Kuēi.
----
Telenovela vijon....
Krijoni Kontakt