Europa ka vendosur! Eshte kryeministri belg, 62 vjeēari Herman Van Rompuy njeriu qe do te hyje ne histori si presidenti i pare i Bashkimit Europian. Kandidati i propozuar nga Angela Merkel e Nikolas Sarcozy. Nje figure pothuajse e panjohur ne politiken nderkombetare por shume i stimuar ne vendin e tije, per kontributin shume te rendesishem qe ka luajtur kunder kercenimeve per ndarje mes fiamingeve dhe frengjishtefolesve valon. Ka nga ata qe shkojne deri aty siē eshte gazeta angleze Guardian, sa te mendojne se emerimi i tije ne strukturen me te larte europiane vjen edhe si rrjedhoje e pozicionit te tije qe eshte kunder hyrjes se Turqise ne BE. Ne nje fjalim te mbajtur 5 vjet me pare ne parlamentin belg, thoshte tekstualisht keshtu: "Vlerat universale te Europes, qe jane edhe ato fondamentale te Krishterimit, do te humbin shume rendesi me hyrjen ne BE te nje vendi kaq te madh islamik siē eshte Turqia".
Ndersa diplomacia e kontinentit te vjeter i eshte besuar, te "panjohures" Catherine Ashton. Baronesha 53 vjeēare, qe vjen nga radhet e partise Luburiste angleze. Nese zgjedhja e zotit Van Rompuy ishte para syve te te gjitheve, zgjedhja e zonjes Ashton ka ardhur si nje rrufe ne qiell te hapur, duke krijuar habi dhe pakenaqesi ne opinionin publik europian. "Kush eshte zonja ne fjale?", shprehet Romano Prodi pas marrjes se lajmit.
Po te mendojme se kush ishin kandidaturat e para te propozuara per te udhehequr Europen, dhe kush eshte zgjedhur ne keto struktura, kuptojme se Europa ka preferuar politikan te rangut te ulte. Me gjithe respektin per presidentin e ministrin e jashtem te sapozgjedhur, bojkotimi i dy figurave si Toni Blair dhe Massimo D'Alema dimostron se Europa eshte nje asamble xhuxhash me nje politike xhuxhash.
Nuk eshte hera e pare qe kush hyne ne Konklave si Pape del nga aty si Kardinal. Eshte ajo qe ka ndodhur me Tony Blair dhe mbi te gjitha me Massimo D'Alema. Ne qofte se Tony Blair u braktis nga e majta europiane edhe si hakmarrje per mbeshtetjen qe qeveria e tije i dha administrates Bush ne luften ne Irak, braktisja e D'Alemes mbetet ende nje mister.
Nuk duhet te kemi dyshim per qualitetin e dy te emeruareve, por per menyren e emerimeve te tyre. Duhet kemi dyshime per kopetencat e presidentit te ri, me nje ligjimitet kaq te ulet ne opinionin publik dhe ne shume kancelari, si do te mund te ushtroje autoritetin e tije neser kur do te duhet te perballet me ēeshtje shume te rendesishme globale, si dosjet mbi klimen o problemin e armeve berthamore iraniane? Me ēfare autoriteti, neser, baronesha Ashton of Upholland do te perfajqesoje 27 vende dhe 495 milion europian? Nderkohe qe Amerika e Obames kerkon partner te rinje ne skakiren nderkombetare. Vizita ne Kine na konfermon se eshte duke preferuar me shume aleancat trans-paqesore ne vend te atyre trans-atlantike.
Eshte teper e qarte se Europa(Gjermania e Franca) ka preferuar te vlersoi politiken e mediokritetit, te pa aftesise, te atyre qe do t'u bejne sa me pak hije krereve te shteteve europiane qe jane nacionalista te bindur, qe nuk prezentohen si europian, por si francez gjerman apo italian. Nga njera ane deklarojne se duhen politikan me personalitet te rendesishem, dhe nga ana tjeter zgjidhen personalitete te dores se dyte, qe per favore, bitte, please, mos t'u krijojne probleme.
Europa ne keto momente kaq te rendesishme historike, rrezikon te mbetet pa mbeshtetjen e atyre qe kane qene mbrojtesit e saje me eēelent, Tony Blair, Romano Prodi, Jaques Delors e Massimo D'Alema etj. Ky do te ishte nje hap prapa kur shikojme se euroskeptiket shtohen ē'do dite e me shume. Enderra e nje Europe qe do te krijohet apriori rrezikon te shuhet.Ka jetuar ne idete progresiste, edhe se te nje progresizmi liberal, se Europa do te ishte ndertuar apriori, pa grindje e polemika, qe qytetaret e saje nuk do t'a kishin ndier peshen e ketije unifikimi dhe aq me pak te mbartin prokupime. Por nostalgjite nacionaliste te vena ne ndertim e siper, ne "kantierin" Europe, rrezikojne te shuajne pergjithmone enderren e miliona europianve.
/gerrard73/
Krijoni Kontakt