Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Europa e mosmarrveshjeve

    Europa ka vendosur! Eshte kryeministri belg, 62 vjeēari Herman Van Rompuy njeriu qe do te hyje ne histori si presidenti i pare i Bashkimit Europian. Kandidati i propozuar nga Angela Merkel e Nikolas Sarcozy. Nje figure pothuajse e panjohur ne politiken nderkombetare por shume i stimuar ne vendin e tije, per kontributin shume te rendesishem qe ka luajtur kunder kercenimeve per ndarje mes fiamingeve dhe frengjishtefolesve valon. Ka nga ata qe shkojne deri aty siē eshte gazeta angleze Guardian, sa te mendojne se emerimi i tije ne strukturen me te larte europiane vjen edhe si rrjedhoje e pozicionit te tije qe eshte kunder hyrjes se Turqise ne BE. Ne nje fjalim te mbajtur 5 vjet me pare ne parlamentin belg, thoshte tekstualisht keshtu: "Vlerat universale te Europes, qe jane edhe ato fondamentale te Krishterimit, do te humbin shume rendesi me hyrjen ne BE te nje vendi kaq te madh islamik siē eshte Turqia".
    Ndersa diplomacia e kontinentit te vjeter i eshte besuar, te "panjohures" Catherine Ashton. Baronesha 53 vjeēare, qe vjen nga radhet e partise Luburiste angleze. Nese zgjedhja e zotit Van Rompuy ishte para syve te te gjitheve, zgjedhja e zonjes Ashton ka ardhur si nje rrufe ne qiell te hapur, duke krijuar habi dhe pakenaqesi ne opinionin publik europian. "Kush eshte zonja ne fjale?", shprehet Romano Prodi pas marrjes se lajmit.
    Po te mendojme se kush ishin kandidaturat e para te propozuara per te udhehequr Europen, dhe kush eshte zgjedhur ne keto struktura, kuptojme se Europa ka preferuar politikan te rangut te ulte. Me gjithe respektin per presidentin e ministrin e jashtem te sapozgjedhur, bojkotimi i dy figurave si Toni Blair dhe Massimo D'Alema dimostron se Europa eshte nje asamble xhuxhash me nje politike xhuxhash.
    Nuk eshte hera e pare qe kush hyne ne Konklave si Pape del nga aty si Kardinal. Eshte ajo qe ka ndodhur me Tony Blair dhe mbi te gjitha me Massimo D'Alema. Ne qofte se Tony Blair u braktis nga e majta europiane edhe si hakmarrje per mbeshtetjen qe qeveria e tije i dha administrates Bush ne luften ne Irak, braktisja e D'Alemes mbetet ende nje mister.
    Nuk duhet te kemi dyshim per qualitetin e dy te emeruareve, por per menyren e emerimeve te tyre. Duhet kemi dyshime per kopetencat e presidentit te ri, me nje ligjimitet kaq te ulet ne opinionin publik dhe ne shume kancelari, si do te mund te ushtroje autoritetin e tije neser kur do te duhet te perballet me ēeshtje shume te rendesishme globale, si dosjet mbi klimen o problemin e armeve berthamore iraniane? Me ēfare autoriteti, neser, baronesha Ashton of Upholland do te perfajqesoje 27 vende dhe 495 milion europian? Nderkohe qe Amerika e Obames kerkon partner te rinje ne skakiren nderkombetare. Vizita ne Kine na konfermon se eshte duke preferuar me shume aleancat trans-paqesore ne vend te atyre trans-atlantike.
    Eshte teper e qarte se Europa(Gjermania e Franca) ka preferuar te vlersoi politiken e mediokritetit, te pa aftesise, te atyre qe do t'u bejne sa me pak hije krereve te shteteve europiane qe jane nacionalista te bindur, qe nuk prezentohen si europian, por si francez gjerman apo italian. Nga njera ane deklarojne se duhen politikan me personalitet te rendesishem, dhe nga ana tjeter zgjidhen personalitete te dores se dyte, qe per favore, bitte, please, mos t'u krijojne probleme.
    Europa ne keto momente kaq te rendesishme historike, rrezikon te mbetet pa mbeshtetjen e atyre qe kane qene mbrojtesit e saje me eēelent, Tony Blair, Romano Prodi, Jaques Delors e Massimo D'Alema etj. Ky do te ishte nje hap prapa kur shikojme se euroskeptiket shtohen ē'do dite e me shume. Enderra e nje Europe qe do te krijohet apriori rrezikon te shuhet.Ka jetuar ne idete progresiste, edhe se te nje progresizmi liberal, se Europa do te ishte ndertuar apriori, pa grindje e polemika, qe qytetaret e saje nuk do t'a kishin ndier peshen e ketije unifikimi dhe aq me pak te mbartin prokupime. Por nostalgjite nacionaliste te vena ne ndertim e siper, ne "kantierin" Europe, rrezikojne te shuajne pergjithmone enderren e miliona europianve.

    /gerrard73/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gerrard73 : 21-11-2009 mė 21:25

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ke fol me tifozllik apo ke nxjerre ndonje duf e inate ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Europa s'ka nevoje per kufinje te ri e per nje shtet mbinacional; Thjeshte i duhet nje politike e re, disi me e bashkuar. Jam dakort me zgjedhjen e bere, sepse me ata qe ishin deri tani, pak ze i jepnin organizates evropiane.
    La vita č bella...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Kanź zgjedhur njeriun e duhur , dhe eshte mik i shqiptarve shum keshtu i uroj suksese ne punź.

  5. #5
    Me shume se tek njerzit, Europa deri tani ka ēaluar tek mungesa e kushtetutes. Askush nuk mund te krahasoje profesionalitetin e Solanes me ate te Baroneshes se panjohur. Por Solanes i kane munguar kopetencat, i ka munguar mbeshtetja e vertete nga shtetet singel. Me miratimin e Traktatit te Lisbones qe hyn ne fuqi me daten 1 dhjetor, shpresohet se dy autoritet e sapozgjedhura te kene kopetenca te verteta dhe mbi te gjitha mbeshtetjen e te gjitha vendeve europiane, dhe mos te jene aty vetem si dy figura te caktuara nga Franca dhe Gjermania thjeshte per te bere lojen e tyre. Bojkotimi i dy figurave si Tony Blair dhe Massimo D'Alema le te kuptosh pikerisht kyte. As Blair dhe as D'Alema nuk kishin pranuar nje rol kaq te rendishem pa kopetenca te verteta, nuk kishin pranuar kurre te jene dy vegla ne duart e krereve europian. Dhe kjo eshte arsyeja qe Europa ka preferuar dy figura te nje profili me te ulet, qe mos te krijojne probleme, si te thuash te ndjekin me shume urdherat se sa te marrin iniciativa. Dhe t'a themi shume qarte, keshtu nuk do te funksionoje. Nuk eshte kjo politika qe europianet kane enderruar, dhe ē'do dite e me shume shtohen euroskeptiket.

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin
    Me shume se tek njerzit, Europa deri tani ka ēaluar tek mungesa e kushtetutes. Askush nuk mund te krahasoje profesionalitetin e Solanes me ate te Baroneshes se panjohur. Por Solanes i kane munguar kopetencat, i ka munguar mbeshtetja e vertete nga shtetet singel. Me miratimin e Traktatit te Lisbones qe hyn ne fuqi me daten 1 dhjetor, shpresohet se dy autoritet e sapozgjedhura te kene kopetenca te verteta dhe mbi te gjitha mbeshtetjen e te gjitha vendeve europiane, dhe mos te jene aty vetem si dy figura te caktuara nga Franca dhe Gjermania thjeshte per te bere lojen e tyre. Bojkotimi i dy figurave si Tony Blair dhe Massimo D'Alema le te kuptosh pikerisht kyte. As Blair dhe as D'Alema nuk kishin pranuar nje rol kaq te rendishem pa kopetenca te verteta, nuk kishin pranuar kurre te jene dy vegla ne duart e krereve europian. Dhe kjo eshte arsyeja qe Europa ka preferuar dy figura te nje profili me te ulet, qe mos te krijojne probleme, si te thuash te ndjekin me shume urdherat se sa te marrin iniciativa. Dhe t'a themi shume qarte, keshtu nuk do te funksionoje. Nuk eshte kjo politika qe europianet kane enderruar, dhe ē'do dite e me shume shtohen euroskeptiket.


    Po Ti ku e njef baroneshen qe nuk qenka e afte te mbaje ate pozicion ?!? Po ai belgu pse qenka i paafte, pse ia arriti te mbaje bashke nje shtet gati te shkerrmoqur ?!? Europa ka preferuar dy figura te reja ne fushen nderkombetare, ne vend te dy ish personaliteteve nderkombetare ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Po Ti ku e njef baroneshen qe nuk qenka e afte te mbaje ate pozicion ?!? Po ai belgu pse qenka i paafte, pse ia arriti te mbaje bashke nje shtet gati te shkerrmoqur ?!? Europa ka preferuar dy figura te reja ne fushen nderkombetare, ne vend te dy ish personaliteteve nderkombetare ...
    Jo jo, ketu nuk eshte ne diskutim aftesia e dy personaliteteve te sapozgjedhur, te pakten per kryeministrin belg nuk mund te diskutohet, por ketu eshte ne diskutim menyra se si u emeruan dhe kopetencat qe do te kene. Ne aparence duket se do te jene me shume ne sherbim te dikujt se sa dy autoritete te verteta me kopetenca te verteta. Sidoqofte ketu do te jemi dhe ndoshta koha do t'u jape te drejte per punen e tyre. Keto emerime jane pritur shume keq nga shtypi europian dhe nga shume kancelari, sidomos emerimi i zonjes ka lene shume per te diskutuar. U priste D'Alema me nje eksperience mbi shpatulla, u emerua nje zonje krejt e panjohur.
    Pastaj te flasim hapur, jane dy figura te emeruara dhe jo te zgjedhura. Nuk kane votuar as popujt dhe as parlamenti europian per keto figura, por kjo kishte vlejtur edhe per Blair e D'Alema. Problemi ketu shtrohen ne nje aspekt tjeter, nese Europa mendonte te emeronte nje president dhe nje minister te jashtem si homolg te presidentit amerikan dhe sekretares se shtetit, ne kyte pike ka deshtuar plotesisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gerrard73 : 22-11-2009 mė 15:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •