Close
Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 218
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ja o drenicac ēfar ke shkrujt dit ma pare ...

    nuk je tuj i dhane dum, o du-dum ... ni her thue se asht rraf pak, ni her tjeter thue se asht fliqsire, ni her tjeter e ban me probleme mendore ...

    ti kerkon qe ligji te zbatohet me ane te vetegjyqesise shtazarako-druvariote ...

    a je kah del prej pyllit bre dren ...
    Te flasim sinqerisht po te ish rraf mir kishte pas pasoja me pak per shoqerin shqiptare,sepse ky gazetaruc po perdoret nga armiqet e shqiperis e besoi e din ti kush jan ata nese jo pyete adi ramen

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kj

    Lironi Rezartin

    Nga Edison Ypi

    E Hene, 16 Nentor 2009


    Lironi Rezartin, se po turperoni veten.

    Lironi Rezartin, se po na ofendoni te gjitheve.

    Lironi Rezartin, se po shtremberoni Drejtesine. Drejtesia nuk mund te mos konsideroje te verteta bazike mbi te cilat vet' mbeshtetet. Heqja e lirise behet se pari duke vleresuar shkallen e rrezikshmerise. Cilen rrezikshmeri, apo sa rrezikshmeri, bart Rezarti qe skuqet e zverdhet edhe nga nderlikime minimale komunikative ndernjerezore?!

    Lironi Rezartin, se eshte e pa perceptueshme qe ende e mbani. Se Rezarti nuk eshte as bandit as kriminel. Cehreden beli'! Jo vetem kush e njeh Rezartin, por edhe gjithkush qe Rezartin e ka pare vetem nje here ne televizor, a vetem nje here ne fotografi, nuk mund te besoje kurren e kurres se mund te ndodhe qe Rezarti t'i bjere me qafe edhe nje mize.

    Lironi Rezartin, se eshte e pa arsyeshme ta mbani. Edhe me te pa interesuarit e kane fare te qarte se reagimi i Rezartit nuk ishte reagimi i Rezartit biznesmen, por revolta momentale minimale e Rezartit njeri me gjak nder deje. Se nga Rezarti biznesmen mund te kerkosh dhe pretendosh gjithcka, por kurre jo edhe te mos revoltohet si njeri.

    Lironi Rezartin, se eshte e demshme ta mbani. Jo dhe aq per ju. Se ju, edhe po e liruat edhe po s'e liruat Rezartin - qe duhet patjeter dhe urgjentisht ta lironi - ju jeni ne rregull, ju do vazhdoni punen, do merrni rrogen. Ata qe po demtohen jane te tjere. Jane mijerat e fierakeve dhe mallakastrioteve te punesuar nga Rezarti te cileve per shkak te ndalimit te Rezartit po u veshtiresohen punet, po u shtohen hallet, po u erret perspektiva.

    Lironi Rezartin, se eshte e pa dobishme ta mbani. Se, pa u futur me thelle, nuk keni asnje interes te mos e lironi. Se, pervecse do korrigjoni nje gabim, qe pas atij korrigjimi do ndjeheni me te lehtesuar ne punen e veshtire qe kryeni, as ju shtohet as ju pakesohet asgje.

    Lironi Razartin, se eshte me pasoja po ta mbani. Pasojat mund te shfaqen befas si domino te panumerta qe rrezojne frikshem njera - tjetren dhe qe zor t'u dihet fundi. Duke nisur nga shtimi i dyshimit per drejtesine e drejtesise, funksionimin e mbrapshte te shtetit te te gjitheve, lekundjen e besimit ndaj institucioneve.

    Lironi Rezartin, se eshte e pa durueshme ta mbani. Per familjaret e Rezartit, familjet e te punesuarve nga Rezarti, mijera e mijera qytetare shqiptare te cilet kur shohin te behet nje padrejtesi e tille, nisin e friken se po te vazhdohet keshtu, ajo padrejtesi me sot me neser mund te bjere mbi vet' ata, dhe shume e shume te tjereve te cilet me siguri kete gjendje e konsiderojne sa te padurueshme po aq edhe absurde.

    Lironi Rezartin, se po cuditni dynjane. Se ne fund te fundit, para ligjeve, neneve, paragrafeve, konkluzionet nuk nxirren me c'tha njeri e si u pergjigj tjetri, c'llomotiti ky e c'sajoi ai tjetri, por me ate qe realisht ndodhi. Cfare ndodhi realisht?! Ndodhi nje gje qe edhe ne kete cast qe po flasim u ndodh miliona njerezve ne bote, dhe qindrave ne Shqiperi. Nje revoltim i momentit nga nje njeri i lenduar ne seder. Efektivisht asgje me teper!

    Lironi Rezartin, se eshte e pahijshme ta mbani. Sepse ne tere kete mesele, nga asnjera pale, pa harruar ju qe beni drejtesi, s'ka asgje te bukur, spektakolare, qe, si te thuash, deridiku dhe ne nje fare kuptimi, t'ia vlente duke qene e kendeshme.

    Lironi Rezartin, se eshte qesharake ta mbani. Kur se afermi e gjitha te mbaroje, ajo qe do mbetet, do jete nje balte pa lezet, nje pluhur gri, qe, nese mund te ndodhi qe pas ca kohesh gjithsesi te na vije ndermend, do na beje te buzeqeshim pak hidhur, dhe aq. Pra gjithcka do zhduket shume shpejt, balta e pa lezetshme do behet pluhur i pa dukshem, dhe pluhuri gri, tym qe do ta marri era, dhe ajo qe do mbetet do jete vetem buzeqeshja e hidhur.

    Lironi Rezartin, se eshte e paligjshme ta mbani. Sa kohe u dashka per te kuptuar si qe' puna, c'shpifi ai tjetri, dhe si iu pergjigj Rezarti?! A duhen me teper se disa ore per ta qartesuar kete?! Cili qenka ai ligj qe ju lejoka Rezartin ta mbani aq gjate? Ju qe mbani Rezartin duhet t'i dini disa gjera te cilat tollovia mediatike qellimisht i fsheh; Dihet se Media-n nga Media e mbron Media. Gjithashtu Media-n nga politika e mbron Media. Po aq e sigurt eshte edhe se Median nga biznesi, apo te tjera belara e mbron po prap' Media. Pa iu futur koklavitjeve te metejshme qe kane lidhje me aftesite e pafundme vetembrojtese te Medias tone e cila sot per sot duket si nje bunker atomik i vetembrojtur nga gjithcka, del pyetja; Po te tjerat, per shembull, institucionet, se pari ate qe ju perket ju qe po mbani Rezartin, pra Drejtesine, si dhe biznesin, familjen, seriozitetin, dinjitetin, personalitetin, nderin, etj. kush i mbron te tera keto nga shpifja ne Media?!

    Lironi Rezartin, se eshte e rrezikshme ta mbani. Jo e rrezikshme per tani. Ju e dini kete. Padrejtesite e precedenteve jane bomba me sahat qe s'dihet kur plasin.

    Lironi Rezartin, edhe per nje arsye tjeter; Shumica juaj qe mbani Rezartin jeni nga ata qe kane dhene drejtesi te shtrember gjate diktatures. Mos e harroni asnje cast kete! Dhe tjetra qe duhet ta keni mire parasysh; Ai qe ne menyren me te pa sinqerte dhe per qellime nga me te erretat ju ka perfolur me teper per kete fakt, ai qe me gazetarine e vertete nuk e lidh asgje, eshte shpifesi, hajduti dhe intriganti me i ndyre qe njeh Historia e Shqiperise, me te cilin pervers njerezor dhe mediatik pati fatkeqesine te kishte te bente Rezarti. Mu per kete pra, qe t'i largoheni urgjentisht sa te jete e mundur me shpejt dhe pa pasoja kujtimit te denimeve te pa merituara te viktimave te kohes se shkuar, jepni nje prove, tregoni se dini te jeni te arsyeshem, lironi Rezartin.

    Lironi Rezartin, se e ashtuquajtura "viktime" e Rezartit s'eshte vecse nje maniak depresiv, nje rrugac - gazetar qe jeten e shkon duke thurur vargmale me genjeshtra dhe dete me shpifje, nje i sternjohur nga vet' ju, nga vete vendimet tuaja zyrtare, per shpifje dhe intriga te pafundme ndaj shume e shume te tjereve.

    Lironi Rezartin, se kete po ua thote nje i vuajtur.

    edisonypi@gmail.com

  3. #203
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    po vazhdoi ky plaku Mere me ritmin qe ka marre pas rrafjes
    besoj se shpejti do behet per nje "servis" tjeter!

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rezart Taēi, mediatikisht fajtor

    16/11/2009 - 08:57



    • Av.Fatmir Braka

    Askush nuk mund ta mohojė faktin e fuqisė dhe pushtetit tė medias, qoftė asaj tė shkruar apo televizive aq mė tepėr nė njė kohė si kjo e jona, ku teknologjia mediatike ka pėrparuar aq shumė, sa qoftė edhe jashtė vullnetit tonė, nė ēdo sekondė ndihemi tė “bombarduar” me informacion. I gjithė ky informacion, sado indiferent qofshim ndaj tij, tė imponohet, lė gjurmė nė tė pėrditshmen e secilit prej nesh, bėhet pjesė e saj duke na shoqėruar nė ēdo minutė. Forca reale e medias, qėndron pikėrisht nė mundėsinė qė ajo ka pėr tė ndikuar nė opinionin publik, pėr tė shėrbyer si shqisė e saj me anė tė sė cilės jo vetėm perceptohet fenomeni por edhe artikulohet opinioni i masės.
    E gjithė sa mė lart parashtrova pėr pushtetin e medias dhe pėr rolin e saj tė padiskutueshėm nė perceptimin e realitetit, apo krijimin e bindjes tek opinioni publik, ėshtė sa e vėrtetė, po aq edhe e frikshme, po tė mendosh se sa tė rrezikshme mund tė bėhen mediat nėse pushteti qė ato kanė pėrdoret pėr qėllime qė nuk i shėrbejnė aspak shoqėrisė.
    Nė njė vend me kulturė demokratike, nė thelb tė organizimit tė medias qėndron liria e shprehjes qė nė vetvete pėrbėn njė sėrė tė drejtash dhe detyrimesh, tė cilat vendosin njė ekuilibėr mes tė drejtės pėr tė shprehur mendimet, pėr tė dhėnė ide ose informacione pa ndėrhyrjen e autoriteteve dhe detyrimit tė domosdoshėm, pėr tė mbrojtur dhe respektuar dinjitetin ose tė drejtat e tė tjerėve, pėr tė ndaluar pėrhapjen e tė dhėnave konfidenciale dhe veēanėrisht pėr tė garantuar autoritetin dhe paanshmėrinė e Pushtetit Gjyqėsor.
    Marr shkas nga incidenti i fundit me gazetarin Mero Baze, incident qė i kaloi pėrmasat e lajmit, dhe qė ashtu siē ndodh zakonisht nė tė tilla histori, u keqpėrdor nga tė gjithė ata qė mund tė nxirrnin njė pėrfitim prej saj, duke filluar nga vetė mediat.
    Ajo qė mė shqetėson nė gjithė kėtė histori, ėshtė standardi i dyfishtė qė u pėrdor nė trajtimin e fenomenit nė disa nga televizionet apo gazetat nė vend, qė edhe pse trumbetojnė vlerat dhe rolin e medias dhe tė lirisė sė shprehjes nė konsolidimin e demokracisė, janė tė parat qė abuzojnė me kėtė liri. Pėr shumė nga mediat e shkruara apo edhe televizive, liria e shprehjes ėshtė e drejta pėr tė thėnė gjithēka, pavarėsisht se sa e vėrtetė, e moralshme apo e dobishme ėshtė ajo pėr shoqėrinė.
    Nė kėndvėshtrimin e Konventės Evropaine tė tė Drejtave tė Njeriut, neni 10, “Liria e Shprehjes, nuk mund tė jetė e pakufizueshme dhe pėr mė tepėr askush nuk mund qė nė emėr tė saj tė cenojė dinjitetin, personalitetin e qytetarėve”, dhe pėr mė tepėr nė mėnyrė tė shprehur Konventa parashikon, se me lirinė e shprehjes nuk mund qė tė cenohet autoriteti dhe paanshmėria e gjykatave.
    E thėnė mė qartė, media nuk duhet qė tė ndikojė nė vendimin e Gjyqėsorit, duke ushtruar presion ndaj kėtij vendimi, nėpėrmjet manipulimit tė opinionit publik, detyrim, i cili pėr rastin e Rezart Taēit, jo vetėm qė nuk u respektua nga mediat, por u shkel nė mėnyrėn mė flagrante tė mundshme.
    Dhjetėra artikuj u shkruan nė gazeta dhe qindra minuta kohė televizive iu kushtuan pikėrisht “fajėsisė” sė biznesmenit Rezart Taēi, aq sa nė opinionin publik ekziston bindja e padiskutueshme, se biznesmeni ėshtė fajtor pėr dhunėn e ushtruar ndaj Mero Bazes. Falė abuzimit me lirinė e shprehjes, mediat duke shkelur ēdo detyrim qė buron pikėrisht nga kjo e drejtė bėnė njė gjyq mediatik, duke e deklaruar publikisht Rezart Taēin fajtor, edhe pse drejtėsia ende nuk e kishte thėnė fjalėn e saj. Falė njė angazhimi kaq tė devotshėm mediatik, qė gjoja synonte tė mbronte lirinė e shprehjes, por qė dukshėm kishte nė prapaskenė njė pėrplasje interesash nga mė tė ndryshmet dhe mė tė ulėtat, u dhunua e drejta, pasi u shkelėn njė sėrė parimesh, qė janė po aq tė rėndėsishme dhe aq tė domosdoshme pėr demokracinė, sa ai i lirisė sė shprehjes.
    Nė optikėn e Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, por edhe nė praktikėn e Gjykatės sė Strasburgut, ėshtė theksuar nė disa raste domosdoshmėria e pavarėsisė sė gjyqtarėve, ndaj politikanėve apo Grupeve tė Presionit, ku nė grupet e presionit bėjnė pjesė padyshim edhe mediat. Asnjė gjykatė nuk duhet t’i lejojė vetes qė tė bėhet pre e influencave tė jashtme, duke evituar ēdo mundėsi qė krijon pėrshtypjen se ēėshtja ėshtė e paragjykuar.
    Nuk ka asnjė dyshim se publiciteti agresiv me tė cilin u shoqėrua rasti nė fjalė, jo vetėm qė ka rritur presionin ndaj Gjykatės, duke e shtyrė atė qė tė marrė njė vendim qė nuk i shkon aspak pėrshtat tė drejtės, por nė fakt vetėm sa ka kėnaqur interesin e medias.
    Rezart Taēit iu cenua e drejta pėr njė proces tė rregullt ligjor, dhe kjo pėr faktin se Gjykata, e gjendur pėrpara njė presioni aq tė fuqishėm mediatik dhe pėrpara njė opinioni tė manipuluar dhe deformuar tė masės, nuk mund tė ishte e lirė dhe e paanshme nė vendimmarrjen e saj.
    Ēdo vendim i ndryshėm nga ai qė kishte paracaktuar, media do t’a kishte etiketuar atė, si njė gjykatė tė korruptuar. Nuk ka asnjė dyshim se ka qenė pikėrisht presioni i ushtruar nga media ndaj gjykatės, ai qė ka ēuar nė marrjen e njė mase sigurie kaq tė rėndė, siē ėshtė ajo e “arrestit me burg”, ndėrkohė qė bėhet fjalė pėr njė person tė njohur publik dhe pėr njė vepėr penale me njė rrezikshmėri shoqėrore kaq tė ulėt, aq mė tepėr kur ėshtė ofruar njė garanci pasurore prej 100 mijė eurosh, garanci qė nuk ofrohet as pėr veprat penale me rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore. Nė eksperiencėn time disa dhjetėra vjeēare nė Drejtėsi, mund tė them me bindjen e plotė se ky ėshtė njė rast unik, qė njė masė sigurie e njė karakteri kaq tė rėndė merret pėr njė vepėr penale ndaj tė cilės veē tė tjerash parashikohet edhe dėnimi me gjobė.
    Po kėshtu, si pasojė e mosrespektimit tė detyrimeve qė Konventa Evropiane parashikon pėr median qė tė mos ndikojė nė paanshmėrinė dhe autoritetin e Gjykatės, Rezart Taēit iu cenua e drejta pėr t’u prezumuar i pafajshėm.
    Nuk ka asnjė dyshim se pėr njė njeri kaq tė rėndėsishėm nė botėn e biznesit, njė fakt i tillė ka sjellė pasoja dhe dėme mjaft tė mėdha financiare ekonomike, ndėrkohė qė pėr figurėn dhe integritetin e tij publik njė dėm moral tė padiskutueshėm.
    Nė njė shoqėri demokratike, ku ekziston respekti pėr tė drejtėn dhe institucionet, tė gjithė, pėrfshi dhe mediat, duhet tė heshtin ndėrsa gjykata jep verdiktin.
    Duhet tė heshtė, Presidenti i Republikės njėkohėsisht edhe kryetar i KLD, duhet tė heshtin diplomatėt apo pėrfaqėsuesit e vendeve tė huaja, qoftė ky edhe Ambasadori i SHBA, tė heshtin politikanėt, tė heshtim tė gjithė dhe tė presim verdiktin e gjykatės, sepse ky do tė ishte i vetmi shėrbim i dobishėm qė do tė mund t’i bėnim drejtėsisė dhe demokracisė sonė tė brishtė.
    Nė demokraci mbizotėron respekti pėr qytetarin, dhe ai nuk shikohet si lajmi i radhės, por si njė qenie qė ka dinjitetin, integritetin dhe jetėn e tij private. Liria e shprehjes ngrihet mbi detyrimin pėr t’i respektuar kėto tė drejta, nė tė kundėrt ajo nuk do t’i shėrbente demokracisė, por do tė bėhej mė e rrezikshme se ēdo lloj tiranie, pasi ajo duke manipuluar tė vėrtetėn pėrveēse manipulon opinionin publik, edukon tek ai mungesėn e besimit tek Drejtėsia dhe gjykata.

    panorama

    .

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Arabizimi i gazetarise shqiptare

    Nga Kim Mehmeti


    Marrė nga Gazeta Shqip


    "....E unė i shpjegoj se ne shqiptarėt e Maqedonisė, si gjithė bashkėkombėsit tjerė, mburremi me trininė tonė religjioze, se nuk lejojmė askėnd tė njollosė ngjyrat e ylberit tonė tė mahnitshėm shumėreligjioz..."


    Ėshtė hera e parė qė librat e mi promovohen nė Shqipėri. Edhe atė nė Berat. Ka mė shumė se njė dekadė qė nuk e kam vizituar kėtė qytet tė lashtė e tė bukur. Arrijmė nė mbrėmje dhe i drejtohemi sallės sė stėrmbushur me ata qė kanė ardhur tė komunikojnė me dy autorėt nga Shkupi tė shtėpisė botuese "Toena". Se akademikun dhe studiuesin letrar, Ali Aliu, e njohin dhe e kanė lexuar, e dija ende pa arritur nė vendin e ngjarjes. Nuk guxoja ta gėnjej vetveten se ndonjė nga Berati do ketė lexuar ndonjė libėr timin. Salla ishte e stėrmbushur me ata qė nuk kishin ardhur vetėm sa tė nderonin mysafirėt, por qė kishin ēka tė thoshin edhe pėr veprat e tyre letrare. Dhe nė atė sallė kishte shumė aristokraci, njė pėrkushtim dhe qytetari qė tė bėn tė ndihesh mirė, qė t`i arsyeton gjithė netėt pa gjumė, qė tė ēon tė thuash: ndoshta i nderuari ndihet si lule, por ata qė e nderojnė janė flutura tė bukura qė marrin polenin dhe vazhdojnė fluturimin tutje.


    Tė nesėrmen jemi nė Tiranė nė njė sallė tė Bibliotekės Kombėtare. Ka pak tė ardhur qė duan tė takohen me ne, e shumė gazetarė. Si gjithmonė, Tirana ėshtė e zhurmshme, e ngutshme, ajo nuk ka edhe gjithaq kohė tė merret me promovimin e tė ardhurve nga "provinca". Pastaj, ato ditė Tirana merrej me rrahjen e njė opinionisti tė kėtushėm. Andaj gazetarėt nuk mė pyesnin pėr librin qė duhej pėruruar, por ē`mendoj pėr kėtė "sulm mbi gazetarinė e lirė". U them se askush nuk guxon qė fjalės publike t`i pėrgjigjet me dhunė. Pastaj edhe unė harroj se duhet pėruruar libri im dhe filloj tė mendoj pėr ata qė do donin tė na imponojnė heshtjen, pėr tė vėrtetėn se askush nuk i do ata qė kritikojnė. Dhe gjatė kėtyre viteve sa merrem me publicistikė, e kam kuptuar njė gjė: "tė mėdhenjtė" tanė mė sė shumti i urrejnė "shėrbėtorėt" qė braktisin shpurėn e tyre dhe kalojnė nė oborrin e ndonjė "pashallėku" tjetėr. Sa pėr vete, gjithmonė jam kujdesur qė vlerėsimi kritik tė mos jetė qėndismė me fjalė "vrasėse" qė kafshojnė, qė depėrtojnė nė mishin e njeriut dhe prekin palcėn e ashtit intim, por ēdo gjė tė mbetet nė rrafshin e bindjes se ai me tė cilin nuk pajtohem nuk ėshtė armiku im. Andaj edhe kam besuar dhe besoj se vetė fjala publike ėshtė ajo qė e "vret" apo e madhėron autorin e vet. Mė nė fund, ne edhe kur shkruajmė pėr tė tjerėt, nuk bėjmė asgjė tjetėr pėrpos qė kompletojmė portretin tonė si njerėz qė kanė (dis)fatin tė thonė publikisht atė qė tė tjerėt e flasin, por askush nuk i dėgjon. Pastaj, filloj tė mendoj pėr nderin dhe pėrfitimin personal, pėr kurthin nė tė cilėn biem ne qė nuk e kuptojmė se ėshtė e pamundur tė tė takojnė qė tė dyja bashkė. Ai qė do tė stoliset me nderin e mendimtarit tė drejtė dhe tė njerėzishėm, duhet ta dijė se kurrė nuk do bėhet banor i lagjes ku banojnė tė pasurit, kurrė nuk do jetė i ledhatuari i pushtetarėve dhe as qė do e varrosin me harxhimet e shtetit. Kėshtu qė nė hapėsirėn publike ka dy lloje "analistėsh": tė guximshėm dhe tė pėlqyer nga ndonjė "pashallėk". Por nuk ka tė guximshėm qė e do dhe e pėrkrah cilido krah politik.


    Gjatė promovimit nė Tiranė, botuesit tim nga Shqipėria i bie nė sy mungesa e kolegėve tė mi "opinionistė". Unė i them: Mjafton qė kanė ardhur Zija Ēela, Flutura Aēka dhe disa kolegė tė mi tė televizionit "Top-Channel"-it. Ndihem mė mirė kur i kam pranė shkrimtarėt dhe ata me tė cilėt punojmė sė bashku nė njė TV me tė cilin mburren edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Pastaj shtoj: Mbase nuk kanė ardhur sepse u mungon kėpuca qė e hodhėn pėrpara godinės sė Kryeministrisė nė shenjė proteste kundėr dhunės mbi gazetarėt. Sikur tė vija njė ditė mė parė, me siguri do t`u bashkėngjitesha kolegėve qė protestuan pėrpara qeverisė. Por nuk do e hidhja asnjė nga dy kėpucėt e mia. Edhe ato jo pse i kam tė shtrenjta apo pse nuk do mundesha nė Tiranė tė blija njė palė kėpucė tė reja, por nga frika se ndonjė nga rojtarėt e vlerave perėndimore do mė akuzonte se si i ardhur nga Maqedonia, e ku shqiptarėt konsiderohen si fanatikė myslimanė, unė e kam nxitur atė mėnyrė tė manifestimit tė revoltės tė huazuar nga tradita arabe. Pra, do mund ndonjėri tė mė akuzonte se unė jam "mercenari" qė do tė "arabizojė" gazetarinė shqiptare.


    Pas pėrfundimit tė promovimit nė Tiranė mė afrohet njė i moshuar. Mendoja se do tė mė uronte botimin e librit. Por, jo. Ai ka halle tė tjera. Mė pyet sa e vėrtetė ėshtė se ne shqiptarėt e Maqedonisė jemi shumė religjiozė, se ende i mbulojmė gratė tona, se nuk e luftojmė sa duhet "fundamentalizmin islam". Ai pastaj mė akuzon se nuk shkruaj sa duhet pėr kėtė dukuri negative qė rrezikon shqiptarinė. E unė i shpjegoj se ne shqiptarėt e Maqedonisė, si gjithė bashkėkombėsit tjerė, mburremi me trininė tonė religjioze, se nuk lejojmė askėnd tė njollosė ngjyrat e ylberit tonė tė mahnitshėm shumėreligjioz, se ne e dimė qė nė mesin tonė ka edhe mercenarė tė ngjyrave tė ndryshme. Pastaj i them: neve na shqetėson ēdo radikalizėm religjioz, siē na shqetėson edhe fati i pafat i mijėra shqiptareve tė reja, kryesisht myslimane, qė nga halli martohen me serbė, tė cilėt kurrė nuk do i merrte pėr burrė ndonjė serbe e shumica e tė cilėve janė invalidė, nė mesin e tė cilėve mund tė ketė edhe ndonjė vrasės tė shqiptarėve apo boshnjakėve. Pastaj, i rrėfej se neve na shqetėson edhe "greqizmi" qė u bėhet qindra mijė shqiptarėve nė punė tė pėrkohshme nė Greqi, se na trishton shthurja e familjes shqiptare, se nuk ndihemi mirė kur lexojmė se prostitutat tona e kanė zbritur ēmimin nėpėr rrugicat me "drita tė kuqe", se shtohet numri i narkomanėve nė mesin e tė rinjve shqiptarė...se...,se.... Ai mė shikon dhe nuk mė pėrgjigjet kur e pyes pse nuk debatohet pėr kėto tema, pse jemi tė prirė tė shohim lepurin nė mes tė pyllit e jo edhe buallin qė kullot pėrpara kėmbėve tona. Mbase i dėshpėruar nga shpjegimet e mia tė ngutshme, ai largohet thuajse i kanoset rreziku ta infektojė nga gripi i derrave. Nuk priti t`i tregojė se ne shqiptarėt e Maqedonisė, prej moti nuk kemi hallin si t`i zbulojmė gratė, por si t`i bindim disa vasha tė reja paksa ta mbulojnė barkun, tė mos i nxjerrin gjinjtė aq shumė jashtė se ua lag shiu, tė mos e shpalosin lugun e prapanicės se nga aty mund t`u depėrtojė i ftohti deri te thembrat e kėmbėve. I moshuari nga Tirana nuk pret t`i them se e di pse ne shqiptarėt e kemi atė prirje qė me lehtėsi tė padurueshme tė marrim nė shėnjestėr "armikun e dobėt" e t`i mbyllim sytė pėrpara atij qė mund tė na kundėrvihet: sepse ne gjithmonė duam tė jemi "trendy". Dhe duke qenė tė tillė, ne gjithmonė bėhemi mė "katolikė se papa", andaj sot jemi mė amerikanė se amerikanėt e deri dje ishim mė stalinistė se rusėt.
    Tė nesėrmen nisemi pėr nė Shkup. Shiu qė kishte filluar njė natė mė parė na shoqėron gjatė tėrė rrugėtimit tonė. Kalojmė rrugėve tė Durrėsit. Ato janė shndėrruar nė lumenj qė kanė shtrat, por nuk rrjedhin dhe nuk derdhen askund. Ato lumenj mund t`i thajė vetėm dielli dhe mund t`i kalosh me anije e jo me makinė. Pėr fat, makina jonė bindet tė luajė rolin e njė barke me motor dhe nuk fundoset nė ndonjė gropė tė padukshme. Pastaj vazhdojmė tutje. Posa shkėputemi nga rruga Durrės-Vlorė dhe kthejmė majtas pėr nė Rrogozhinė, pėrballemi me njė pamje qė nuk kishte mundur ta pjellė as imagjinata ime prej krijuesi: nė mes tė asfaltit, nė shi, aty ku duhej tė ishte e shėnuar vija e bardhė qė ndan pjesėn e majtė nga ajo e djathta e rrugės, dikush e kishte ulur njė lypės pa kėmbė. E kisha shėtitur tėrė botėn, i njihja tė gjitha strategjitė e lypsarėve qė tė detyrojnė ta hapėsh kuletėn e t`u japėsh ndonjė monedhė, por kurrė nuk kisha parė diēka tė tillė, kurrė nuk kisha parė qė dikush kaq mizorisht tė keqpėrdorė invaliditetin e tjetrit pėr tė fituar para. Im bir dėshironte ta fotografojė. Jo, i them, ka gjėra qė duhen shėnuar nė mbamendje e jo nė memorien e fotoaparatit. Dhe qė tė dyve na mbėrthen heshtja. Ndėrkaq, sa kishim filluar tė bisedonim pėr atė se bujaria dhe burrėria nuk janė si xhami i dritares qė e ndėrron sa herė qė ai thyhet, se lindja ėshtė rastėsi, por mbi tė ndėrtohet tėrė njė jetė e cila pėrfundon me vdekjen, se njeriu jeton vetėm sa ta arsyetojė lindjen e ta meritojė vdekjen. Mundohem ta thyej heshtjen, ia rikujtoj sa bukur kaluam nė Berat, promovimin nė Tiranė, i flas pėr zhvillimin e bujshėm tė mediave nė Shqipėri. Por, ai thuajse as qė mė dėgjon. Nuk e kuptoj se vallė u hidhėrua pse nuk e ndala makinėn ta fotografonte lypsarin e pakėmbė tė lėnė nė mes tė rrugės, e tė cilit maunat dhe makinat sa nuk ia shkelnin kokėn, apo pse pėrnjėherė e kuptoi se tė gjithė ne jemi tė lėnė nė mes tė rrugės sė jetės ku kemi dy zgjidhje: o tė stolisemi me nderin qė na e dhurojnė dhe ua dhurojmė tė tjerėve, o tė pasurohemi e tė vetėgėnjehemi se nderi mund tė blihet me para

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    pushtetin e ka ps-ja o guri..
    kur ps-ja te denon te denon dhe gjyqi dhe policia dhe prokuroria po dhe qeveria..
    kur ps te mbron ste ze as policia as dogana as qeverria as gjykato prokuroria.. dhe edhe eu-ja te jep viz e azil ku ta duash..
    shembull ke altin imellde tasho arapnė..
    merua eshte tani i ps-se prandaj dhe kush e prek meron vete ne burg.. qoft ai dhe sheiku rezart..

    saliu ka celsat e kashtes..
    shiko lul bashen..
    ai kto vite po persekutohet cdo dite.. vetem se urrehet nga edvin rama..

    pra ed rama eshte zot i shqiperise e i trecerekut te kosoves..
    i lumte..
    ----
    Vazhdon skandali ....


    Prokuroria bllokon gjyqin e Rezart Taēit, kėrkon kohė pėr konkluzionet

    Avokatėt i parashtrojnė gjykatės kėrkesėn pėr revokimin e masės sė sigurisė dhe provat e reja


    Zhvillohet nė Gjykatėn e Titranės seanca pėr revokimin e masės sė sigurisė ndaj Rezart Taēit. Por procesi i djeshėm, i cili ishte planifikuar tė fillonte nė ora 14: 00, ka nisur njė orė me vonesė. Gjyqtarja e ēėshtjes Fahrije Budo u bė shkaku i vonesės sė seancės, duke u ngujuar nė zyrėn e saj, pasi kishte frikė tė shfaqej para pėrfaqėsuesve tė medias. Por, edhe pas shartimit tė seancės, asgjė nuk po shkonte nė drejtimin e duhur pasir prokurori i ēėshtjes , u justifikua me

    faktin se nuk kishte marrė kėrkesėn pėr revokimin e masės ndaj dhe kėrkoi kohė pėr tu njohur me tė. Gjatė seancės sė djeshme ėshtė lexuar kėrkesa e avokatėve mbrojtės tė Rezart Taēit, tė cilėt i kanė paraqitur togave tė zeza arsyet e revokimit. Sipas avokatit Maksim Haxhia, klienti i tij duhet tė lihet ose nė arrest shtėpie, ose duhet ti caktohet detyrimi pėr paraqitje. Pėr sa kohė qė ky person nuk pėrbėn ndonjė rrezikshmėri tė lartė shoqėror dhe nuk ka asnjė shkak pėr tu larguar jashtė vendit, atėherė nuk duhet tė lihet nė arrest me burg. Gjithashtu njė fakti tjetėr i rėndėsishėm ėshtė qė ky person disponon njė numėr tė madh biznesesh dhe ushtron aktivitete tregtare, pėr tė cilat ėshtė e nevojshme prania e biznesmenit. Madje, Rezart Taēi ka ofruar edhe njė shumė prej rreth 100 mijė eurosh, tė cilat do tė shėrbejnė si garanci pėr gjykatėn, nė rast se ai largohet. Nė kėtė mėnyrė mund tė shlyhet vepra penale, pėr tė cilėn akuzohet. Por vendimi nuk ka mundur tė jepet, pasi organi i akuzės ka kėrkuar nga togat e zeza shtyrjen e seancės gjyqėsore. Prokurori i ēėshtjes ėshtė shprehur se nuk dispononte ende kėrkesėn e avokatėve, dhe ka kėrkuar kohė pėr tė pėrgatitur konkluzionet. Nė kėtė situatė gjykata ka vendosur tė ndėrpresė seancėn dhe ta shtyjė atė, pėr ti lėnė kohė organit tė akuzės qė tė pėrgatisė qėndrimin e saj. Por avokatėt mbrojtės kanė depozituar njė kėrkesė tė njėjtė edhe pranė Gjykatės sė Apelit. Sipas kėrkesės sė dorėzuar nė Gjykatėn e Apelit, avokatėt theksojnė se: Gjykata nė caktimin e masės tė sigurimit, atė tė arrestit me burg, si masė ekstreme midis masave tė sigurimit, e cila merret pėr ata persona qė kryejnė vepra tė rėnda dhe tejet tė rėnda, nuk ka pasur parasysh papėrshtatshmėrinė e kėsaj mase ekstreme me shkallėn e nevojės tė sigurimit, qė duhet tė merrej nė rastin konkret.

    Kėrkesa
    Nė kėrkesėn e dorėzuar, si nė Gjykatėn e Tiranės ashtu edhe nė atė tė Apelit, avokatėt pasi kanė shpjeguar bazėn ligjore tė kėrkesave tė tyre kanė shpjeguar ngjarjen si dhe kanė argumentuar pse Rezart Taēi nuk duhet tė mbahet nė burg. Sipas avokatėve: Nė mbrėmjen e datės 2. 11 2009 nė bar “Caprico” ndodhur nė ish bllokun nė qytetin e Tiranės, ka filluar njė sherr krejt rastėsor dhe banal mes dy punonjėsve tė kompanisė “Taci Oil” sh.a, shtetasve Irgen Selfo dhe Bledar Ilo nga njėra anė dhe shtetasit Mero Baze. Pėr shuarjen e kėtij konflikti ėshtė investuar shtetasi Rezart Taēi, i cili pėr kėtė ndėrhyrje ėshtė fyer nga ana e shtetasit Mero Baze sė bashku me dy shtetasit Irgen Selfo dhe Bledar Ilo, tė cilėt tė ofenduar kanė kėrkuar me insistim shpjegime nga ana e shtetasit Mero Baze dhe sa sipėr konflikti ėshtė pėrshkallėzuar duke arritur nė goditje reciproke, shkaktuar fillimisht nga ana e shtetasit Mero Baze, shpjegohet ngjarja nė kėrkesėn e dorėzuar nga avokatėt nė Gjykatėn e Apelit. Avokatėt gjithashtu nė kėrkesėn e tyre kanė parashtruar gjithashtu edhe garancinė prej 100 mijė euro nė llogari tė Gjykatės sė Tiranės, qė sipas tyre nuk ėshtė marrė fare nė konsideratė nga gjykata, e cila edhe nė caktimin e masės nuk e ka lejuar fare avokatin Maks Haxhia tė merrte pjesė nė seancė edhe pse ai ishte pajisur me njė prokurė tė posaēme nga ana e Rezart Taēit.

    Argumentimi
    Nė kėrkesėn e dorėzuar nė Gjykatėn e Apelit , avokatėt e kanė cilėsuar si tė padrejtė dhėnien e kėsaj mase sigurie, si dhe kanė akuzuar gjykatėn se nuk ka marrė fare parasysh provat dhe kėrkesat e paraqitura nga Rezart Taēi. “Gjykata nuk ka pasur nė konsideratė kėrkesėn e parashikua nė kėtė dispozitė lidhur me faktin qė, ēdo masė sigurie. Dhe konkretisht masa e arrestit nė burg, duhet tė jetė nė raport me rėndėsinė e faktit tė ngjarjes si dhe nė raport me sanksionin qė parashikohet nė diapozitivin konkret tė veprės penale, pėr tė cilėn ai procedohet, duke mbajtur parasysh nė kėtė proces lidhur me caktimin e masės sė sigurisė, paralelisht edhe konkurrimin e elementėve dhe rrethana qė kanė tė bėjnė me pėrsėritjen si dhe rrethanat lehtėsuese dhe rėnduese tė parashikuara nga Kodi Penal, tė cilat si nė tersi ashtu edhe nė veēanti mbėshtesin pozicionin e shtetasit Rezart Taēi dhe provojnė se masa e arrestit me burg caktuar ndaj tij nga ana e gjykatės nuk ėshtė e pėrligjur dhe nuk ėshtė marrė konform kritereve ligjore tė fiksuara nė dispozitėn procedurale tė sipėrcituar”, thuhet nė kėrkesėn e dorėzuar nė Gjykatėn e Apelit. “Pėr tė gjitha kėto arsye dhe ato qė do t’iu bėjmė prezent ditėn e gjykimit, kėrkojmė qė Gjykata e Apelit tė prishė vendimin e Gjykatės sė Tiranės”, pėrfundon kėrkesa.



    Avokatėt: 9 dėshmitarė dhe prova shkresore pėr tė provuar pafajėsinė e Taēit

    Sipas avokatit, Maks Haxhia, nga ana e tyre ėshtė bėrė grumbullimi i tė gjitha provave si dhe janė marrė dėshmitarėt okularė pėr tė vėrtetuar qė Rezart Taēi nuk ka goditur Mero Bazen. Sipas tij, kėto prova i janė vėnė nė dispozicion edhe prokurorisė me qėllim qė tė pėrshpejtohen hetimet dhe ēėshtja tė ēohet sa mė parė pėr gjykim. Nga ana tjetėr avokatėt janė shprehur se kanė konstatuar njė neglizhencė tė organeve tė rendit dhe drejtėsisė pėr kėtė ēėshtje. Sipas tyre Rezart Taci nuk ka pasur asnjė komunikim zyrtar ndonėse adresa e tij dihej dhe nė momentin, qė ai mori dijeni u dorėzua vetė, pasi policia nuk ka kontaktuar asnjėherė.”Qė ditėn qė u dha masa e sigurisė kam shkuar nė gjykatė i pajisur me njė prokurė tė posaēme, por nuk mu hap dera e gjykatės dhe gjyqtarja sė bashku me prokurorin dhanė atė masė ekstreme pėr Rezart Taēin. Ne tė shqetėsua nga komentimi i medias qė i bėri u interesuam, mė pas nė sekretari dhe qė nė momentin e parė u dorėzua, duke bėrė edhe njė kallėzim pėr fyerje dhe shpifje tė shkaktuara nga Mero Baze” ka pohuar Haxhia.


    Akuza e papėrgatitur nė proces ndaj Taēit

    Pėrfaqėsuesit e organit tė akuzės tregohen indiferent ndaj njė prej procese mė tė bujshėm tė kėtij viti. Prokurori i ēėshtjes ka habitur palėn mbrojtėse, kur ka deklaruar se nuk ėshtė pajisur ende me kėrkesėn e avokatėve. Ndėrkohė qė kjo kėrkesė ėshtė dorėzuar nė gjykatė ditėn e martė, dhe prokurori ka pasur mjaftueshėm kohė pėr ta disponuar atė. Avokati mbrojtės i biznesmenit Rezart Taēi, e ka quajtur sjelljen e organit tė akuzės si jo korrekte. Ėshtė e habitshme fakti sesi prokurori i njėrės prej ēėshtjeve mė tė njohura dhe tė debatuara nė media, nuk kishte dijeni pėr pretendimin e mbrojtjes. Nė njė kohė kur ky fakt ėshtė bėrė publik nė tė gjitha mediat, prokurori neglizhon ēėshtjen, duke mos shfaqur asnjė lloj shenje interesimi. Justifikimi se nuk e ka kėrkesėn dhe kėrkon kohė pėr tu shprehur, ėshtė jo vetėm e habitshme por edhe e turpshme. Tė krijohet pėrshtypja se kjo ėshtė njė strategji qė do tė ndjek organi i akuzės, pėr tė shtyrė sa mė shumė kohėn e qėndrimit nė paraburgim tė biznesmenit Rezart Taēi. Ndėrkohė qė seanca e radhės pritet qė tė zhvillohet ditėn e sotshme, dhe tė shpresojmė qė procesi nuk do tė vohonet sėrish nga gjyqtarja Budo.

    Anxhela Tato

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    "Taci" mund Majk Tajsonin ne gjykate

    Basir Collaku,"Koha Jonė"


    E Merkure, 18 Nentor 2009


    Dyshimi i pare pas vendimit te Gjykates se Tiranes dje per arrestin me burg te Rezart Tacit, eshte se i gjithe biznesi gjendet i rrezikuar perpara nje drejtesie qe jep shenja te instrumentalizimit. Ndonese me ne fund pandehem se mberriti nje rizgjim i drejtesise por qe nuk solli reagim, me te vetmin ndryshim ajo ben sikur merr vendime duke e cilesuar nje nga biznesmenet me te medhenj ne vend, si personin me rrezikshmeri shume te larte shoqerore, e duke ndaluar daljen e tij nga qelia. Pa permendur emra konkrete gjyqtaresh, parimisht gjyqtarja e Gjykates se Tiranes, qe per te dyten here ka nder duar dosjen e Rezart Tacit, me akuzen goditje per shkak te detyres, mund te kete te drejte te vendose e te arsyetoje ligjerisht ate qe ka bere profesionalisht e ne absolutisht nuk mund ta perflasim. Por mendoj se ashtu si radhen e pare, edhe kete here per nje koincidence fatkeqe per biznesmenin, erdhi nje deklarate e fisme ne nje pjesemarrje per te nderuar njerez te ndeshkuar nga diktatura, serish shkelqesia e tij ambasadori amerikan, percolli mesazhe per lirine e fjales, mesazhe qe mund te jene lexuar Per jo pak qytetare ishte e paralajmeruar kjo mase arresti per Rezart Tacin pasi prokuroria u justifikua qe ne hyrje te seances se nuk ka rrethana te reja hetimore qe te sjellin gjithashtu zhvillime te ngjashme. Sigurisht prokuroria po tregohet teper e matur dhe kujdesshme njeheresh duke hetuar gjate e me gjate qe ndoshta te jete korrekte ne nje ngjarje qe u zbardh brenda dhjete minutash pasi ka ndodhur. Duke marre ne teresi faktoret, aktoret, rrethanat, procedurat, investigimi per kete rast ndonese profesional nuk kerkon muaj, por prape nuk e ka nje guxim ligjor per te thene hapur se permasat e kesaj historie kane kapercyer tani godinen e Gjykates se Tiranes. Slogani antik i se drejtes, njekohesisht standard i pazevendesueshem per vendet demokratike se, perpara drejtesise jemi te gjithe te barabarte, nuk konvertohet ne vijimesi me faktin qe nese biem ne pranga jemi te gjithe fajtore.

    Jo.

    Por nje pyetje kane shume qytetare qe megjithe kohen e paket per t'u marre me te e bejne jo rralle.

    Kush eshte person me rrezikshmeri te larte, Taci qe nuk ka asnje precedent penal apo Baze qe ka disa vendime gjykate kunder tij? Sepse duhet te mesojme seriozisht qe shpifja eshte rrezik shume i larte kur me fjale te paverteta rrenon me teper se me cdo mjet tjeter.

    A po e tepron pak gjykata dhe prokuroria, duke mos qene te prera ne vendimmarrjet e tyre, duke mos qene aq te qarta e transparente ne informimin karshi qytetareve? Por vazhdon duke e lene terhiq e mos e keput, se pune ditesh jane dhe ndoshta "ATA" na sjellin ndonje mesazh tjeter dhe rrokulliset vendimi per te tjetersuar gjendjen e te pandehurit biznesmen, qe per nje lajthitje emocionale te humbjes se kontrollit po perjeton shkaterrimin e tere asaj qe ka ndertuar dhe fajtoret e kesaj padrejtesie nuk mund te rreshkasin me nje ngritje supesh.

    Nje tjeter pyetje me vend me nje vezhgim ndoshta siperfaqesor, eshte dhe ajo qe ofrojne si imazhe fotografike tabelat e karburanteve, qe kronometrikisht pas arrestimit te Tacit, kane rritur cmimet, ndonese Autoriteti i Konkurrences e cileson shtrenjtimin nje vendim qe nuk buron nga luhatjet e tregut nderkombetar, ku sipermarresit pretendojne te mbeshteten per tu "justifikuar". Atehere mirefillte te shkon dyshimi te fakti qe Bazes i "mbeti ne dore" Rezart Taci, pasi dikush ne luften e tregut po mundohej ta gatuante me njeriun me pak te besueshem ne tregun mediatik, ngjarjen qe kalon permasat e disa institucioneve, duke bere paturpesisht qe Taci me shume te shihet si nje depozite nafte, se si nje qytetar qe mbeti ne paditurine e sjelljes fizike. Nuk ka qene rrahje e gazetarit, sulmi i kahershem qe i ndodhi Rezart Tacit ne Lezhe ku depozitat miliona euroshe u hodhen ne ere, apo zyrtarisht nje shkendije u dha flaken si padashje???? Ka pyetur dikush se interesat e disa individeve te naftes prane selise roze, aty ku eshte atashuar edhe Baze si "shef propagande" po harxhojne edhe piken e fundit te saj per te lulezuar vete? Ari i zi ka ndezur jo pak lufte ne kampin e kuq me sa shikohet.

    "Baze-Taci' ka marre vemendje te drejtesise, diplomacise, jo se u cenua liria e fjales, sepse fjalet e sterliruara te modelit "Baze" kane prodhuar ngjarje te kesaj natyre, por sepse duhej te fuste dikush kete perplasje te madhe interesash, duhej te udhetonte kjo dosje kundravajtje, per gjyqesorin, prokurorine, qeverine, KLD-ne, opoziten.

    Prokuroria me nje urdher te brendshem beri ndryshime dhe kerkoi qe prokuroret te kerkojne edhe gjobe per armembajtjen, thjesht se ne gjykate po pergatitje te gjykohej dosja e djalit te Gramoz Ruci per plagosje dhe armembajtje, e ceshtja nga kjo gjykate ende e pandryshuar ne formatin e saj u mbyll me nje gjobe 50 mije lekeshe. Jane mbi 80 perqind e vendimeve te gjykatave qe u kane mundesuar marrjen e pronave te pandehurve te krimit te organizuar, qe vazhdojne t'i menaxhojne. Gjykata nuk ka kontribuar me vendim per kater vite radhazi qe Aldo Bare te mos merrte miliona euro ne pronat e tij ne Divjake e gjetke, megjithese ai ishte i arrestuar, e kete nuk e ka bere aspak nga padija. Ne nje seminar qe kam ndjekur pak kohe me pare, nje prokuror i Prokurorise per Krime te Renda tha se jane miliona euro qe ende jane ne duart e te pandehurve qe gjenden ne qeli, e qe akuzohen per trafiqe pjesetare grupesh te krimit te organizuar.

    Vlen te pyetet hapur. A ka interesa biznesi pas ketij vendimi te gjykates, ngadalesie te prokurorise?

    PO. Une besoj se ka. Kush fshihet pas fjales perfiton gjithnje dhe kjo po ndodh me dhunimin e gazetarit dhe mund te kuptohet qarte tani se gjyqesori eshte perfshire ne nje afere biznesi duke ndikuar me shtrengimin e lirise dhe cenimin e imazhit te kompanise me te madhe ne Shqiperi. Pra duke mos lejuar nje biznesmen te ushtroje ne liri aktivitetin e tij tregtar, ndonese eshte kontribuues ne miliona euro ne arken e shtetit, sipas deklarates se tatimoreve, kjo kur ai nuk ka precedent, nuk paraqet rrezikshmeri te larte shoqerore, si ata te rrezikshmit qe edhe jane privilegjuar, atehere pergjigja me e paster eshte se me burgosjen e Tacit po behet biznes i madh. Tymi i bardhe do i dale catise ne pak dite besoj. Nje ambasador i nje vendi te rendesishem jo anonim sigurisht ne Tirane, e nje shkembim batutash me Bazen i ka thene nder te tjera "...Tani dhe ne e dime se ti nuk je engjell..." Uroj te mos kete ambasadori dijeni te plote apo ka dashur te thote e nenkuptoje antonimin e fjales se permendur. Nje mendje kisha ta nis shkrimin me kete krahasim qe po e mbyll, por thashe ta le ne fund te gjerave. Majk Tajson, ish-kampioni i botes ne boks ne pasha te renda, ka qelluar afro nje jave me pare me grusht nje fotoreporter. Te gjithe jemi te vetedijshem qe grushti i Tajsonit dhe i Tacit, duke i marre te dy si te "keqin" dallojne ku e ku per nga tmerri fizik qe te ofrojne. Taci ne Tirane u arrestua dhe ne dy vendime gjykate ndonese ofroi 100 mije euro garanci pasurore nuk u lejua te dale nga qelia. Edhe Tajson ne SHBA, ku buron modeli i demokracise, u arrestua dhe pretendoi se fotoreporteri po cenonte familjen e tij, gruan dhe vajzen. Edhe Baze nuk eshte se e ka lene te qete familjen e Tacit, pra sa i takon cenimit te qetesise familjare ka nje peshe te perafert. Tajson ishte ne pozita me te veshtira se Taci, se pse boksieri amerikan ishte ne lirim me kusht per perdorim droge dhe kjo ia rendonte situaten. Ndersa Taci nuk kishte precedent dhune dhe rreziku me aq sa jane bere publike gjerat. Se fundja gjykata amerikane vendosi qe me 20 mije dollare garanci pasurore Tajson te rifitoje lirine, duke qene nen masen e denimit te meparshem lirim me kusht per perdorim narkotikesh. Ndersa gjykata Shqiptare nuk pranoi 100 mije euro, sepse Taci qelloka me fort se Tajson, pra gjyqesori e ka bere kampion bote biznesmenin duke e konvertuar historine ne perballje biznesi te ashper dhe duke na shmangur nga besimi se drejtesia ne vend te shfletimit te ligjeve, shfleton selite diplomatike, apo interesat e rrethit vicioz te gjyqesorit.

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lajmet Kryesore

    Lojėn e kujt po bėni ju z. Ambasador, pėrfaqėsuesi i demokracisė amerikane?!


    E Enjte, 19 Nentor 2009 00:00
    Nga Taqo ZOI

    Jam njė ish-i pėrndjekur politik, i cili u dėnua nga regjimi i Enver Hoxhės me 15 vjet privim lirie, me akuzėn false si bashkėpunėtor i CIA-s amerikane. Isha 17 vjeē atėherė, por kam bėrė shkollėn e burgut nė Burrel, ku ishin strukur e rrėgjuar intelektualėt mė tė mirė tė kohės. Vetėm se deshėn Shqipėrinė dhe nuk iu adaptuan sistemit antipluralist komunist tė diktaturės. Nė hetuesķ do tė mė duhej tė thurja njė skenar tė tėrė imagjinar pėr veprimtari antiamerikane.

    Jam njė autodidakt: im atė ma mėsoi anglishten sa tė lexoja lirshėm Shekspirin; kjo pėrbėnte njė fajėsķ. Aq mė tepėr se duhej tė laja edhe disa mėkate: kryesori ndėr kėto ishte se im atė kishte vdekur nė hetuesi, nga torturat. Frėngjishten e mėsova nė burg, ndonėse mund tė pohoj se, si shkollė, munda tė kryej vetėm tetėvjeēaren.
    Fillimisht kėtė shkrim e nisa me “Letėr e hapur ambasadorit amerikan, zotit Uidhers”: njė artikull nė vetė tė parė. U kujtova menjėherė se kisha rrėshqitur pėrtej kritereve fillestare tė modestisė: Unė, njė person mė se i zakonshėm, nuk mund tė ballafaqohesha me njė personalitet tė shquar, qė kryeson zyrėn mė tė lartė diplomatike nė vendin tonė.
    Prandaj po e shkruaj si njė artikull tė zakonshėm, nė vetė tė tretė.
    Mbase Ambasadori nuk i ka lexuar kujtimet e De Golit, drejtuar ambasadorit tė Britanisė sė Madhe, Duff Cooper, (nė vėllimin e tretė tė veprės sė tij memorialistike). Atje lexojmė: “Unė e di se nuk jemi nė gjendje t’ju shpallim luftė; por ju keni fyer rėndė Francėn dhe keni tradhtuar Perėndimin”. E di se ēdo krahasim ēalon. Por, nga e gjithė ajo shprehje kundėrvepruese, mund tė jetė e pėrshtatshme pėr ju vetėm kaq: Ju na keni fyer rėndė, zoti Ambasador. Jo vetėm vendin tonė, por veēanėrisht ne, ish-tė pėrndjekurit politikė. Dhe ku? Nė njė mbledhje kushtuar 37 intelektualėve qė u ekzekutuan pa gjyq nga diktatura komuniste e E. Hoxhės. A mund tė pėrfytyrohet baraspesha e lirisė sė fjalės nė vitin 1944 me lirinė e fjalės nė ditėt e sotme? Ambasadori u shty gjer nė atė ēudi sa tė bjerė nė krahasime tė tilla dhe tė flasė pėr mungesė tė lirisė sė shtypit, duke marrė shkas nga njė incident i pasqaruar ende, kur njė gazetar ka ngrėnė njė shuplakė nė njė najtklub. Ėshtė ēuditshme qė njė ambasador, i atij rangu tė lartė, tė bjerė nė gjykime tė tilla paradoksale!
    Kėtu te ne liria e shtypit jo vetėm qė nuk ėshtė e kufizuar, por ka marrė edhe frerin nėpėr kėmbė. Ka njė liri shtypi tė tejskajshme, nė pėrfitim tė nostalgjikėve tė diktaturės, tė aventurierėve tė ekstremit tė majtė, tė medieve miliardere nė zotėrim tė Edi Ramės...
    Kėtu do tė mė duhet tė ngulmoj. Ai gazetari tė cilit z. Uidhers i del nė mbrojtje, ėshtė rrahur barbarisht, vite mė parė, kur ishte i krahut tė djathtė dhe vajti pėr fushatė nė disa vende tė Shqipėrisė sė jugut. Ai qė e masakroi na paskėsh qenė nipi i Gramoz Ruēit, numrit dy nė krye tė PS-sė sė Ramės. Vetė Gramozi tha me mburrje se e kishte pėr nder qė e kishte nip prepotentin qė e zhdėpi Meron, i cili u bė pėr spital! Kjo ngjarje kaloi ashtu, butė-butė, nė shtypin tonė tė atėhershėm. Tani na u bė skandali mediatik, i pėrpjesėtimeve tė papara! Sa pėr Gramozin, qė kishte pas njė nip “qė e nderonte”, atij nuk i kishte hyrė as gjembi nė kėmbė si ministėr i Brendshėm kur, nė 2 prillin e 1991-shit. bėri atė kasaphanen e Shkodrės, nė tė cilėn njihen vetėm dórėzit (sikarėt), por jo urdhėdhėnėsit, qė vranė katėr nga prekursorėt mė tė pėrkushtuar tė demokracisė...
    Meqė z. Uidhers e paska kaq pėr zemėr kėtė lloj demokracie tė shthurur nė dobi tė enveristėve, a e di zotėria e tij se ē’bėn i pėrkėdheluri prej tij, Edvin Rama, nė Pezė? Nė ēdo 16 shtator, qė ėshtė njė festė nė tė cilėn Enveri s’kishte asnjė peshė nė atė vit tė 1942-shit, E. Rama organizon festa pėr tė ngritur lart lavdinė e Enverit, me portretet e tij tė zbukuruara, me kėngė e valle pleqsh fanatikė qė bėjnė apoteozėn e diktaturės dhe me pjesėmarrės vogėlushė e vogėlushe qė zdėrhallen gjer nė orgji pijesh e drogash, duke indoktrinuar edhe tė vegjlit. Ē’u bė Rezoluta e Asamblesė Parlamentare e KE-sė, pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit (se ato tė nazizmit e patėn Nurembergun e tyre). Pėr kėtė farė lirie (zvetėnim i lirisė, nė tė vėrtetė), a ka ndonjė fjalė pėr tė thėnė zoti Uidhers? A mund tė pėrfytyrojė zotėria e tij se ky pakufizim i lirisė gjer nė bastardim tė saj, tė ngjasė nė Gjermani, pėr shembull, pėr t’i bėrė jehonė lavdisė sė Adolf Hitlerit? Opinioni publik gjerman, s’do t’i dėgjojė as emrin diktatorit.
    Spartak Ngjela, edhe ai ish-i djathtė, tani na predikon – nė krah tė Ramės – marrjen e pushtetit me dhunė. Nė njė logjikė tė shthurur, ai kėrkon nga ata qė s’e kanė kėtė atribut, tė hapin kutitė e votimit, kur i gjithė faktori ndėrkombėtar, bashkuar edhe me monitoruesit, ėshtė shprehur se zgjedhjet e 28 qershorit janė nga mė tė mirat e bėra gjer tani nė vendin tonė. Pėrndryshe, - ulėrin ky mosnjohės i ligjshmėrisė, - do ta rrėzojmė qeverinė brenda pak ditėsh! (Nė ēdo vend tjetėr demokratik, ky ekstremist do tė procedohej pėr thirrje antikonstitucionale!). Kush ia ka fajin Ramės qė kishte zgjedhur mė tė besuarit e tij (me dhjetėra mijėra) si komisionerė tė ligjshėm, qė i kanė certifikuar kėto zgjedhje dhe KQZ-ja ka dhėnė verdiktin nė raport votash 7:0, pėr tė shpallur pėrfundimet zgjedhore?
    Meqė z. Uidhers ėshtė shpallur edhe nė organe tė shtypit, tanimė, si “nxitės i revolucioneve portokallķ”, nė krah tė Ramės, na del nė majė tė gjuhės pyetja: - A e di z. Uidhėrs se ai ėshtė, nė radhė tė parė, tirani i PS-sė?
    Lėvizja pėr Fjalėn e Lirė e di mirė sesa demokrat ėshtė Edvin Rama. Ky, po, e ka asfiksuar fjalėn e lirė brenda PS-sė. Me ulėrimat e tij tė tingėllimit hitlerian, ai ėshtė vetėshpallur kryetar, duke shkelur me kėmbė nenin 28 tė Statusit tė PS-sė, pėr dorėheqje tė parevokueshme, si shkaktar i humbjes zgjedhore tė 28 qershorit. Nė bazė tė kėtij neni ai e rrėzoi ish-kryetarin e tij. Pėr tė pėrligjur rizgjedhjen e tij vetjake, ai bėri mbledhje tė bunkerizuara, zgjerim arbitrar tė anėtarėsisė, e manovrime tė tjera. Ai fyente gazetarėt qė i bėnin pyetje tė padėshėruara. Kėtė dukuri, a e njeh nė thellėsi z. Uidhers?
    Le tė marrė takim me njė delegacion tė LMN-sė (Lėvizjes pėr Fjalėn e Lirė nė PS) dhe do tė ketė njė profil tė saktė pėr atė tė cilit i ka dalė nė mbrojtje.
    Sė fundi, do t’i bėnim edhe njė pyetje zotit ambasador: A e njeh zotėria e tij se ē’i kanė punuar SHBA-ve dhe demokracisė, nė pėrgjithėsi, persona tepėr tė lartė, nė suitėn e presidentit Ruzvelt, madje edhe pranė Ēėrēillit, gjatė Luftės II Botėrore? E kemi fjalėn pėr spiunėt e rekrutuar nga Litvinovi i Internacionales Komuniste, si Ellxhėr Hisi, Entoni Blanti, Gui Burgess-i, Donald Meklini, Sorge, Harold Filbi... e shumė e shumė tė tjerė, jo vetėm nė Amerikė, por edhe nė Angli. Edhe Eléanori, bashkėshortja e Presidentit Ruzvelt, kishte rėnė pré e kėtyre marksistėve tė kamufluar. Nė librin me titullin origjinal “L’Europe de l’Est, trahie et vendue”, qė ėshtė pėrkthyer edhe nė shqip me nėntitullin “Gabimet tragjike tė Ēėrēillit dhe tė Ruzveltit” janė paraqitur, nė bazė faktesh tė reja, tė gjitha gabimet e personaliteteve mė tė larta tė L.II.Botėrore, qė janė mėsime tė dobishme tė defektit mirėbesues ndaj personave tė tipit Rama. Nuk dua tė bėj ndonjė aluzion tė hidhur ndaj jush. Por nėse nė atė kohė kanė rėnė pré e mirėbesimit persona tė shquar si Ruzvelti dhe Ēėrēilli, sot ėshtė e palejueshme tė pėrsėritet e kaluara. Mjafton tė shohim Sekretarin e Shtetit tė SHBA-ve, njeriun syēelėt Cordell Hull-in, qė e paralajmėroi Ruzveltin pėr pabesinė e njerėzve spiunė, tė cilėve u zinte besė lehtėsisht. Ky personalitet i lartė amerikan ka mbetur si protagonist parashikues i demokracisė sė vėrtetė pėr tejkėqyrjen e tij ndaj personave tė cilėve nuk u duhet zėnė besė. Shpresojmė qė ambasadori ynė tė lexojė veprėn e famshme tė Kordell Hallit, “Memoirs, 2 Volumes, N.Y.”, nėse nuk e ka lexuar.

    Last Updated on E Merkure, 18 Nentor 2009 20:45

  9. #209
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ngadale, ore trapa, se late nam ...

    keni per ta lujt ma keq mendsh at salen, e ta shpallni ambasadorin "persona non-grata" - praktike ajo e njohur e vendeve mugabisto-ēaviste ...

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pėrgjigje prof. dr. (me disertacionin e qenve tė kufirit) Bamir Topit, qė replikon me mua nė stilin e “Ēorapes”, dhe dy fjalė pėr interesimin e ambasadorit Mero Withers pėr arkėn e “Taēi Oil”


    Nga Kastriot MYFTARAJ
    E Enjte, 19 Nentor 2009 00:00


    Nė redaksinė e gazetės “Sot” erdhi njė e-mail qė pėrmbante njė tekst autori anonim i tė cilit pretendonte se, nė emėr tė familjeve tė viktimave tė terrorit komunist tė nėntorit 1944 nė Tiranė, i jepte pėrgjigje shkrimit tim me titull “A do tė kėrkojė falje nė emėr tė tė atit Presidenti Topi pėr viktimat e terrorit komunist nė nėntor tė vitit 1944?”, botuar tė enjten e kaluar. Ėshtė e tepėrt tė thuhet se shkrimi nuk mban autorėsinė e familjeve tė viktimave, por ka dalė nga kulisat e Presidencės.

    Nė rast se autorėt e shkrimit do tė qenė familjarėt e viktimave, nuk kishte arsye pėrse tė mos e vinin emrin. Kėshtu do tė kisha mundėsi tė sqaroja pėr lexuesit rrethanat e vrasjes sė familjarėve pėrkatės tė autorėve tė shkrimit.
    Por, asnjė nga familjarėt e viktimave tė terrorit komunist tė nėntorit 1944 nuk del tė mbrojė publikisht tė atin e Bamir Topit dhe shpjegimi pėr kėtė mund tė gjendet tek fakti qė Bamir Topi nuk pati kurajė tė ishte i pranishėm nė ceremoninė pėrkujtimore pėr viktimat ditėn e hėnė, ku ata qė pėrkujtoheshin do tė dekoroheshin pikėrisht nga Presidenti i Republikės. Pėr mungesėn e Bamir Topit nė kėtė ceremoni vlen njė shpjegim shekspirian, dhe pikėrisht ai kur Macbethit i shfaqet nė njė pritje fantazma e Bankos, tė vrarė prej tij.

    Nė pėrgjigjen e autorit qė e mbulon fytyrėn me ēorape, sipas stilit gazetaresk tė Meros, thuhet se i ati i Presidentit, Myrteza Topi, ishte njė intelektual i shquar. Kėtu kuptohet se replika ka dalė nga zyrat e Bamir Topit, se tė gjithė tiranasit autoktonė e dinė mirė se Myrteza Topi nuk ishte intelektual aq mė pak i shquar. Nga zyrat e Bamir Topit ka dalė gėnjeshtra sikur Myrteza Topi ka kryer “Robert Collegue” nė Stamboll, gjė qė nuk rezulton e vėrtetė. Nė vitet tetėdhjetė “Robert Collegue” ka botuar njė libėr me dy volume, ku gjenden emrat e tė gjithė atyre studentėve qė e kanė kryer atė dhe atje nuk figuron emri i babait tė Bamir Topit. Madje ėshtė botuar edhe njė libėr nė Shqipėri, me studentėt shqiptarė tė “Robert Collegue” dhe as atje nuk gjendet emri i babait tė Bamir Topit. Presidenti Topi, gjatė vizitės sė fundit nė Turqi, sajoi njė farsė, kur vizitoi “Robert Collegue”, ku sharlatanėt mediatikė tė presidentit vunė nė gojėn e drejtorit tė “Robert Collegue” fjalėt sikur ai ishte i lumtur qė edhe i ati i Presidentit Topi kishte studiuar atje. Po ku ka turp njeriu qė si veteriner ka marrė njė titull shkencor me njė studim pėr qentė e kufirit tė Sigurimit tė Shtetit!

    Nėse Bamir Topi tregoi megjithatė njė fije ndėrgjegjeje kur nuk mori pjesė nė ceremoninė ku tė pėrkujtuarit u dekoruan prej tij, ambasadori amerikan u tregua krejt i paskrupullt kur e pėrdori ceremoninė pėrkujtimore nė funksion tė politikės sė ditės, duke na habitur me thėnien se viktimat e terrorit komunist tė nėntorit 1944 qenė vrarė pėr lirinė e medias?! Me pėrjashtim tė njėrit, viktimat e nėntorit 1944 nuk qenė gazetarė. Shumė prej tyre qenė zyrtarė tė policisė financiare dhe tatimeve, si dhe tė sektorėve tė tjerė tė administratės, tė cilėt nuk mund tė akuzoheshin se kishin kryer krime lufte. Ata qenė tė padėshiruar pėr regjimin e Enver Hoxhės se dinin shumė gjėra pėr bėmat e tij qė kur kishte qenė tregtar cigaresh me shumicė nė dyqanin “Flora”. Ata dinin p.sh. se cila qe e vėrteta e vrasjes sė Nevruz Taēit, gjyshit tė Rezart Taēit, i cili ishte i vetmi njeri qė u vra nė tė ashtuquajturėn luftė tė Kurveleshit, nė nėntor 1942. Asnjė italian nuk u vra nė kėtė luftė, por vetėm njė shqiptar, nėnprefekti i Kurveleshit, Nevruz Taēi. Kėtė e thotė dhe historiografia e kohės sė komunizmit. Lufta e Kurveleshit nuk u bė pėr tė vrarė pushtuesit fashistė italianė, por pėr tė grabitur arkėn e nėnprefekturės ku porsa kishin ardhur paratė qė do t’ u shpėrndaheshin fshatarėve pėr tė shlyer dėmet qė kishin pėsuar gjatė Luftės Italo-Greke qė kishte pėrfunduar vitin e kaluar. Nevruz Taēi u vra se nuk pranoi tė dorėzonte arkėn e nėnprefekturės, por kwrkoi qw paratw e saj t’ u ndaheshin fshatarwve nwn mbikqyrjen e partizanwve. Por komunistėt i thanė se paratė do tė shkonin nė arkėn e “Lėvizjes”, ndėrsa fshatarėt do t’ i dėmshpėrblente partia pas luftės. Diskutimi u mbyll me njė plumb ballit pėr Nevruz Tacin dhe vrasja e tij mbetet i vetmi episod “heroik” i kėsaj lufte, njė episod i denjė pėr “trimat” e edukuar qė nė fėmijėri me kodin zakonor se duhet tė japish provėn e burrėrisė duke vjedhur sė paku njė dele, nė mėnyrė qė tė tė japin nuse.

    Pastaj pėr ato para vazhdoi njė seri vrasjesh mes vetė atyre qė i grabitėn, derisa vranė edhe rapsodin e njohur Memo Meto, se ai bėri kėngėn ku satirizonte ata qė vodhėn arkėn e nėnprefekturės nė emėr tė antifashizmit. Pikėrisht mbi varrin e Memo Metos, ku u bė njė masakėr e vėrtetė pėr hakmarrje, u grindėn “shokėt” dhe ia numėruan njėri-tjetrit tė vėrtetat e “luftės” sė Kurveleshit, nė njė skenė tė denjė pėr burra tė edukuar me ethosin se vjedhja ėshtė prova e parė e burrėrisė.
    Gazetari Nebil Ēika, njė nga viktimat e terrorit komunist tė nėntorit 1944, i cili kishte qenė mik me Memo Meton, u vra se e dinte tė vėrtetėn e luftės nė Kurvelesh, nė 1942, pėr tė cilėn kishte qenė dėshmitar, pasi ato ditė kishte shkuar tė bėnte njė shkrim pėr shpėrndarjen e dėmshpėrblimeve pėr fshatarėt e Kurveleshit. Nuk kishte arsye pse komunistėt tė nguteshin kaq shumė pėr ta vrarė Nebil Ēikėn, kur mund ta nxirrnin nė gjyq dhe ta dėnonin me vdekje, siē bėnė me tė tjerė gazetarė tė akuzuar si bashkėpunėtorė tė pushtuesit.
    Siē po duken gjėrat, edhe ambasadori amerikan sot po sillet si “trimat” e “luftės” sė Kurveleshit tė vitit 1942, duke i patur sytė nga arka e “Taēi Oil”, e nipit tė Nevruz Taēit. Ambasadori amerikan e di se nė vende si Shqipėria bėhen para, kėshtu qė duket se ka gjetur mėnyrėn mė tė mirė pėr tė bėrė para, duke u vėnė gjoba biznesmenėve tė mėdhenj, si Rezart Taēi. Tradita xhamajkiane e burrėrisė ėshtė njė version i zhvilluar i asaj nė zbatim tė sė cilės u vra gjyshi i Rezart Taēit. Rezart Taēi duhet ta kuptojė se pėr t’ u liruar ai nuk duhet tė paguajė 50 mijė apo 100 mijė euro nė arkėn e gjykatės, por 5 apo 10 milion euro nė arkėn private tė ambasadorit amerikan, Mero Withers, dhe pastaj rregullohet ai me Bamir Topin. Mero Baze sigurisht qė do tė marrė pėrqindjen, dhe nėse nuk mbetet i kėnaqur ia bėjnė si Memo Metos.
    Qė ambasadori amerikan Mero Withers e pėrdori ceremoninė e pėrkujtimit tė viktimave tė terrorit komunist nė nėntor 1944, nė funksion tė operacionit tė tij pėr gjobvėnie ndaj Rezart Taēit, kjo u kuptua nga fakti se kishte nė krah Besim Ndregjonin, si organizator tė ceremonisė. Nuk ia vlen tė pyesėsh Besim Ndregjonin, por a mund tė na thotė ambasadori amerikan se me ē’ atribut konsiderohet si ish-i persekutuar politik Besim Ndregjoni, i cili ėshtė bėrė background i Presidentit Topi, kur ėshtė fjala pėr bashkėpunimin e tij me ish-tė pėrndjekurit politikė? A ka qenė vetė nė burg politik, apo ka pasur babain? A mos ndoshta edhe Besim Ndregjoni ėshtė nė kėrkim, ashtu si familja e Presidentit Topi pėr atė fotografinė me autograf tė Enver Hoxhės, pėr diēka tė ngjashme, si p.sh. njė gazetė lokale tė kohės sė komunizmit? Pas kėsaj pėrgjigjeje do tė botohen dokumente pėr kėtė ēėshtje

Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •