
Postuar mė parė nga
stern
Femrat jetime, te cilat e kane kaluar moshen qe i lejon te qendrojne ne jetimore, 15 vjec, ne te shumten e rasteve perfundojne prostituta ne vendet fqinje apo ato perendimore. Kjo e dhene ka dale dje nga raporti me i fundit, i publikuar per jetimet ne moshe madhore ne vendin tone, nga Amnesty Internacional. Sipas ketij raporti, gjate shtate viteve te fundit vetem ne qytetin e Korces jane zhdukur 15 vajza jetime. Trei prej vajzave jane zhdukur vitet e fundit dhe njera prej tyre, vetem 15 vjece, eshte joshur nga nje i ri, qe i kishte premtuar martese. Por me vone eshte mesuar se ajo ka perfunduar prostitute ne Greqi, eshte shprehur gjate publikimit te raportit Melanie Anderson, kerkuese per Shqiperine. Sipas saj, kushtet ku jetojne keto femra, por edhe meshkujt jetime ne moshe madhore, jane skandaloze, ku ne nje dhome konvikti, ku nuk ka as shtreter, jetojne deri ne 6 jetime. Jetimet e pastrehe dhe te papune jane te rrezikuar nga abuzimi seksual dhe shtatzenia e hershme, eshte shprehur Anderson. Nderkohe, numri i atyre - qe jetojne pa mbrojtjen e askujt dhe qe ne cdo moment mund te bien pre e trafikut te qenieve njerezore - arrin ne 800 persona. Prej 15 vitesh asnje nga qeverite nuk ka bere asgje per ata. Te harruar nga shteti dhe te perjashtuar nga politikat sociale jetimeve nuk iu njihet asnje e drejte. Permes nje raporti te titulluar: Pa shtepi, pa jete Amnesty International kritikon me ashper se kurre te gjitha pushtetet qendrore e lokale. E vetmja luster, qe pushtetet i kane dhene ketij realiteti, ka qene nenshkrimi i konventave nderkombetare. Jetimeve ne Shqiperi iu kufizohet e drejta per te jetuar, ku djemte kthehen ne kontingjent krimi, pohohet ne kete raport. Nderkohe, kryetari i Shoqates se Jetimeve, Kadri Alia, eshte shprehur, se shume prej jetimeve flene rrugeve dhe gjate ketyre viteve te fundit tre prej tyre kane humbur jeten ne palestra, kaldaja apo bodrume. Shume prej jetimeve sot flene ne geto, qe eshte nje skandal i madh. Ky eshte i vetmi vend, qe ne buxhetin e tij nuk perfshin nje fond te vecante per jetimet. Asnje radhe nuk eshte shkruar ne projekt-buxhetin e 2008-es per kete shtrese. Asnje apartament nuk eshte ndare per jetimet gjate 17 viteve te fundit, eshte shprehur Alia. Sipas tij, pervoja ka treguar se duke mos pasur mbeshtetje familjare, jetimet kur arrije ne moshen madhore rrezikojne te mbeten ne varferi te plote. Nga te dhenat rezulton se 340 mije jetime ne moshe madhore, shumica e te cileve 25 deri ne 40 vjec, jetojne ne dhoma te konvikteve apo shkollave te mesme, qe i ndajne mes shokeve.
Te dhena
340 jetime ne moshe madhore jetojne ne kushte skandaloze
800 jetojne sot te pambrojtur
15 vajza jane zhdukur ne Korce gjate 15 viteve te fundit
4500 femije jetime nuk shkojne ne sholle
68 mije femije jetime numerohen ne Shqiperi
30 mije eshte ndihma ekonomike qe merr nje jetim
Per here te pare, nje raport mbi jetimet
Per here te pare eshte publikuar nje raport mbi te dhenat dhe kushtet ku jetojne jetimet e Shqiperise. Sipas ketij raporti, gjate ketyre viteve nuk eshte dhene asnje lloj mbeshtetjeje per kete grup shoqeror ne Shqiperi. Nderkohe qe, per sa i perket strehimit, me te cilin kishte te bente me teper ky raport: Pa shtepi, pa jete, thuhet se ne vitin 2005 qeveria miratoi nje program, qe parashikonte ndertimin e 4 mije apartamenteve deri ne vitin 2010. Keto apartamente do te ishin per familjet me te ardhura te pakta apo ato ne nevoje. Nga te dhenat e ketij raporti rezulton, se deri me tani eshte punuar me hapa te ngadalte ne kete fushe dhe dy vjet pas programit asnje nga jetimet nuk ka perfituar. Nderkohe, femijet e braktisur nga prinderit jane nje nga grupet qe shteti duhet tju siguroje strehimin pas moshes 15 vjec, kohe kur ata largohen nga shtepia e femijes. Nderkohe qe nje tjeter dukuri, qe vihet re ne vendin tone, sipas Amnesty Internacional, eshte se shume femije qe mbeten jetime rriten nga prinderit dhe kjo ben qe vetem 600 prej tyre te perfundojne ne jetimore.
Nje artikull i shkruar nga gazetarja e njohur Shqiptare Sonila Isaku
Krijoni Kontakt