Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 115
  1. #1

    Përfundojne punimet ne tunelin e Kalimashit, "Rruga e Kombit" hapet në 21 maj

    Shembet tuneli i Durres- Kukes

    KUKËS Një shembje masive në tunelin e bllokuar të Thirrës në Kalimash, ka bërë që masive të mëdha gurësh e dherash të mbulojnë një gjatësi prej dhjetëra metrash linearë, ndërkohë që punëtorët e turnit kanë mundur të largohen duke evituar një tragjedi të rëndë. Punëtorët pohojnë se shembja masive u regjistrua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së ditës së premte, kohë në të cilën bëhet dhe ndërrimi i turneve. “Shembja ndodhi në kilometrin e dytë të hyrjes së tunelit të Thirrës, duke krijuar përshtypjen e një tërmeti disaballësh. Gurë e dhera të shkëputura nga masivi i malit u shtrinë në një sipërfaqe prej afro 80 metrash linearë, ndërkohë që zbrazëtira në zemër të malit është e përmasave shumë të mëdha. U tmerruam dhe ikëm në të dy krahët e tunelit. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz”, - pohuan punëtorët për “Gazeta Shqiptare”.
    Ndërkohë, firma ndërtuese, “Bechtel-Enka” e quan këtë ngjarje si “rënie masivi shkëmbor si pasojë e fenomeneve gjeologjike të tokës”, pasojë e së cilës “nuk ka sjellë dëme në njerëz e makineri”. Që nga momenti i incidentit të rëndë, tuneli është i bllokuar dhe ruhet në të dy anët nga forca të policisë.

    INCIDENTI

    Shembja masive ka ndodhur në afërsi të tunelit të Thirrës. Meqenëse ishte momenti i ndërrimit të turneve, fatmirësisht punëtorët nuk kanë qenë në vendin ku ka ndodhur shembja, duke i shpëtuar tragjedisë. Punëtorët konfirmuan se shpërthimi i ngjante një tërmeti disaballësh. “Inertet (gurë e dhera) kanë rënë në një gjatësi ndoshta 80 metra, ndërsa sipër e anash tunelit është krijuar një zgavër shumë e madhe. Fatmirësisht nuk u ndodhëm aty, se tani nuk do të ishim gjallë”, - pohon një prej punëtorëve. Tmerrin që panë me sy e konfirmojnë dhe punëtorë të tjerë, por kërkojnë të mos identifikohen pasi i frikësohen ndonjë largimi të mundshëm nga puna. Shembja në tunel ka ngjallur dhe panik tek banorët përreth, veçanërisht tek ata që kishin njerëzit e tyre në turnin e radhës. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të policisë kanë marrë nën ruajtje dy hyrjet e tunelit.

    MASAT

    Një ndër masat e para të policisë pas ngjarjes ishte bllokimi i hyrjeve të tunelit, duke mos lënë askënd që të afrohej në këtë objekt. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, automjete të rënda kanë vazhduar nxjerrjen nga thellësitë e objektit të ngarkesave me gurë të masivit të shembur. Burime për “Gazeta Shqiptare” e lidhin shembjen e djeshme në tunel me përshpejtimin në kohë të proceseve teknike, plasjet e shpeshta me eksploziv, lëvizjet e shpeshta të automjeteve të rënda si dhe reshjet e shiut të ditëve të fundit. Tuneli i Kalimashit është bllokuar një muaj më parë.

    http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=68566

    ************************************************** ***********

    Me te vertet???????? Nuk e prisja kete gje te them te drejten, jam habit krejt. lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 07-11-2009 më 17:51

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nga nje rruge qe perurohet para kohe per efekte fushate dhe punohet shkel e shko, pritej nje gje e tille.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Nga nje rruge qe perurohet para kohe per efekte fushate dhe punohet shkel e shko, pritej nje gje e tille.
    do ta perurojne prap ... kur te kemi zgjedhjet e tjera ... ne daç ato lokale, ne daç ato parlamentare ... si te vije situata, ka me u mprehe shpata ... i ka pas msue tata ...

  4. #4
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Hajde t'rroni vetë lol
    Elegance is an attitude.

  5. #5
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    wwwwwwwwwwwwooooooooooo qa qeverie kemi ne obobobobobobo
    te falenderojm zotin qe nuk ndoli nje tjeter traxhedi te pakten...kjo qeveri se ka filluar mire kete mandat..,.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2009
    Postime
    16
    Pse jepni konkluzione para kohe? Mediat sot bejne punen e vet. Ne kulmin e sezones top-channel dha nje lajm te rreme qe u shemb tuneli, gje qe nuk ishte aspak e vertete. Tani edhe mund te kete rene ca dhe nga lart se mesi i tunelit nuk ka qene i rregulluar dhe gjithashtu jane duke punuar.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Ketu nuk ka te beje fare me termet,pos pune diversantesh,apo pune me qellim se ne gerdec !

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Ketu eshte nje djall i madhe qe perqan e sundone diçka ashte ne pyetje a po!!!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    infinit.. paskeni feste sot ju ed-vero-istet..

    eshte vertet per tu festuar..

    mezi e kini pritur kte dite..

    oj maloku do me bo rruge..

    maskarai i poshtri vrroma..


    ..



    do benet do benet rruga.. e sojet tuaja ne fakt do e gezojne sepse i kini bizneset ne dy anet.. si ne tiran si ne prishtine.. si ne fier si ne ferizaj..



    ne mileti kot i gezohemi ndertimit te rruges..

    si u be si u prish..ju fitoni..

    se ju mbi te do mercedesë-zoni.. se ne rogner e grand.. po ju orgji-rë-zoni..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Kto jane fenomene qe ndodhin gjithe andej.Edhe ktu ne boston u shemb vjet vrau dhe njerez.Tynelet urrat jane shume te rezikshme ne gjithe boten.Shqiptari ja u hedh fajen partive .e medet thoj.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •