Close
Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 173
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Mendoj se deshtim apo sukses protesta dhe data 10 Tetor kaloi nqs keni koment per mos hyrej e socialisteve ne parlament, apo qendrime te tjera ndaj zgjedhjeve mund mund te shkruani tek keto tema.

    SHBA-BE: Shtatė arsyet pse PS duhet tė hyjė nė Kuvend
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=116368

    Kongresi i socialisteve: Nuk njohim rezultatin e zgjedhjeve, nuk hyjme ne parlament
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=114239
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Rama, braktisje totale nga qytetarėt nė Berat mbledh vetėm 200 vetė

    Qyteti i Beratit konfirmoi dje dėshtimin e radhės tė politikave absurde tė Edi Ramės, pėr rihapjen e kutive tė votimit. Ndonėse ky qytet njihet si bastion i socialistėve, ai ka bojkotuar masivisht protestėn e djeshme tė Partisė Socialiste, duke e lėnė Ramėn nė shesh vetėm me mercenarėt dhe protestuesit shėtitės qė transportohen me autobusė nga njėri qytet nė tjetrin. Nė kėtė miting, qė ngjante nė miniaturė me protestėn e 10 tetorit nė kryeqytet, morėn pjesė njė grusht militantėsh tė kėtij qyteti dhe njerėz tė paguar, tė cilėt ishin sjellė nga rrethinat e qytetit dhe rrethe tė tjera. Pavarėsisht sforcimeve tė shumta dhe transportimit tė qindra militantėve me autobusė nga Tirana dhe rrethet e tjera, nė kėtė protestė nuk janė mbledhur mė shumė se 1 mijė veta. Ajo qė binte nė sy ishte pjesėmarrja e detyrueshme e punonjėsve tė Bashkisė sė Beratit nė kėtė protestė, tė cilėt ashtu sikurse punonjėsit e Bashkisė sė Tiranės ishin kėrcėnuar nga kryebashkiaku i kėtij qyteti dhe Erion Braēe, pėr largim nga puna. Pėr shpenzimet e dekorit nė Berat dhe autobusėt ėshtė kujdesur deputeti ndėrtues, Fidel Ylli, i cili gjatė ditės ka qerasur tė gjithė klientėt e lokaleve duke i ftuar nė mitingun e pasdites. Por pavarėsisht kėtyre shpenzimeve marramendėse pėr njė protestė absurde dhe pa shkak, dėshtimi ka qenė i pashmangshėm pėr Ramėn, i cili u braktis nga shumica e socialistėve. Nė miting mungonin deputetė tė njohur tė kėsaj partie. Vetė Rama nuk ka mundur ta fshehė nervozizmin pėr kėtė dėshtim tė turpshėm, tė trumbetuar prej javėsh nė mediat e kontrolluara prej tij si njė protestė madhėshtore nė mbrojtje tė votės sė lirė. Dhe pse Berati konsiderohet si bastioni mė i madh i Partisė Socialiste, Rama mori nga ky qytet mesazhin e qartė, tė mospajtimit me bojkotin dhe politikėn e destruktivitetit. Shumica e socialistėve e cilėsojnė bojkotin tė paargumentuar dhe pretendimet e Ramės pėr parregullsi nė zgjedhje si tė pabaza. Qytetarėt e Beratit dhe mbarė Shqipėrisė janė dėshmitarė pėr mėnyrėn perfekte se si u zhvillua procesi zgjedhor, duke mos shėnuar asnjė incident apo parregullsi. Ky qėndrim i tyre u rikonfirmua mė vonė nga raportet e vėzhguesve vendorė dhe ndėrkombėtarė, tė cilėt i vlerėsuan zgjedhjet nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    SYSTEMA, mund edhe te mos e lexosh, kuptohet qe nese je nen ndikimin e dozave edviniste nuk ke deshire te lexosh se cfare thote e verteta por ke deshire te strukesh nen pendlat e Edvin Rames edhe pse koheve te fundit i jane shkundur aq shume sa qe as trupin e tij nuk po mund ta mbuloje dot, e lere juve krijesave te shemtuara edviniste qe keni mbetur vetem disa qindra.
    A nuk po ju vjen turp qe te shkoni ende pas Edvin Rames? Apo mbase po paguheni aq shume sa qe pagesa e justifikon shkuarjen pas nje krijese te coroditur sic eshte Edvin Rama.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Partia socialiste eshte karakterizuar nga politikane tosq qe dinin mire te fusnin ujin nen rrogoz.Nga politikane shpirt zij por qe ligesine e tyre kane dite ta ushtrojne me sgjuarsi.Rama eshte e njeta ligesi e fshehur vetem ne shijen e tij per tu veshur.Te gjitha te tjerat i ben ne menyren me vulgare.Te mos kuptoje tjeteri se nuk i shkojne ato sy te zgurdulluar prej skizofreni apo menyra vulgare e ligjerimit?Te mos kuptoje tjetri eksentricitetin e tij te peshtireshem,qe ne njeren ane mbeshtetet tek veteranet dhe ekstremistet komuniste dhe ne anen tjeter e fyen figurene Enverit dhe sistemin diktatorial.Ky eshte njeriu me ordiner ne politiken shqipetare, por dhe njeriu i duhur per ta lenene PS dhe nja 10 vjete ne opozite.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me 20 nentor po thot edvin erion tak ruc milo gjinush-ngjela.. do bejme barrikada ne tirane..

    a na duhen barrikada ne tiran ne shqiptareve?

    kaq skicofren te jet edvini.. ?
    po tak ngjela qe i di mire barrikadat se ku te cojne ku kujton se dalim me barrikadat?

    kush me thote.. sa e ka rrogen takush tartabiq-ngjela ne borderote e selise roze?
    ai nuk knaqet me pak sepse u mesu me bo jet rognerlliku e sherratonlliku hoho e hihihi qejf o qerrata.. llogje kavaje.. kshu qe nuk eshte purtek aq e lire me u mbajt me pare te fidelave e bi.thnezmenave tjere seli-m-roze-oiste..
    me i lire besoj eshte purteka nardush ndok-askushi..

    kush me thote se kush eshte drejtor i sheratonit?
    isha nje dizaj aty..
    krejt sigurimi enverist si i shqiperis si i kosoves aty pinte kafene..
    o po beni qejf..








    ..

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Rama mbėrrin tek protesta me dyer tė mbyllura

    Pas konferencave ku nuk lejohet asnjė pyetje nga gazetarėt, pas asambleve partiake me dyer tė mbyllura, Edi Rama mbėrriti dje nė Shkodėr tė mbajė njė protestė nė njė mjedis tė brendshėm, me dyer tė mbyllura e pa praninė e mediave. Izolimi ndėrkombėtar po shoqėrohet me njė skizofreni politike, por para se tė ndodhė shkėrmoqja finale e PS-sė, po kalohet pėrmes stadit karikaturesk, i cili mė mirė se kurdo u lexua dje me protestėn me dyer tė mbyllura tė Shkodrės

    Teatri i qytetit verior me jo mė shumė se 150 vende, duket se ka qenė i mjaftueshėm pėr tė pritur protestuesit e Edi Ramės. I ndodhur nė Shkodėr nė kuadėr tė “protestave popullore”, pėr “votėn e lirė” nėn shoqėrinė e Spartak Ngjelės, Erion Veliajt apo edhe tė Skėnder Gjinushit, Edvini si zakonisht, nuk mundi tė mbledhė njerėz, pasi askush nuk e beson mė filozofinė e tij politike. Aq mė tepėr, kur destinacioni i djeshėm ishte njė qytet bastion i Partisė Demokratike dhe i sė djathtės nė tėrėsi. Mesa duket edhe apeli i besnikes sė Edi Ramės, Arta Dades, pėr marshim rrugėve tė Shkodrės, nė shenjė pakėnaqėsie ndaj qeverisė, u trajtua nga socialistėt e thjeshtė si njė broēkull e rėndomtė, pėrsa kohė kėtė lėvizje politike nuk e mbėshtesin as vetė deputetėt e saj.
    Njė protestė, qė vetėm e tillė nuk mund tė quhet, pėrbėn pėr Edvinin dhe klikėn e tij populiste, njė dėshtim mė vete. Tė pėrgatitur pėr tė gjetur rrugėve tė Shkodrės sa mė shumė njerėz, si shenjė presioni ndaj qeverisė, Rama dhe Ngjela u ndodhėn pėrballė faktit tė pritshėm, sheshi kryesor nuk mund tė pėrdorej pėr protestė, pasi do tė ngelte njė njollė turpi nė historinė politike tė kėsaj partie. Kurrė nuk kishte ndodhur mė parė qė, njė forcė opozitare tė mos jetė nė gjendje tė marrė qoftė edhe mbėshtetjen e anėtarėve tė saj tė thjeshtė, e jo mė tė masave tė gjėra tė popullsisė.
    Nė atė sallė tė boshatisur, ku mė tepėr i drejtohej vetes sė tij, Ngjelės apo edhe Erjonit, Edvini pėrsėriti refrenin e bojkotit. Ata pak njerėz qė u ndodhėn aty pėr tė soditur gallatėn socialiste, gjatė gjithė kohės asnjė nga kėrcėnimet e Ramės nuk i morėn tė mirėqėna, por si tė frustuara nga presioni i tij psikologji, si pasojė e humbjes sė zgjedhjeve.
    Edhe deklarata e Spartakut, se nėse do ishte ai nė pozitė, do t’i mjaftonin vetėm tre ditė pėr tė liberalizuar vizat me BE-nė, shkaktuan tė qeshura nė sallė. As deklaratat e Veliajt se Berisha fitoi me dhunė nė zgjedhjet e 28 qershorit, nuk entuziazmuan tė pranishmit, por pėrkundrazi, shėrbyen pėr tė vėnė nė lojė, kėtė mesele tė dėshtuar tė Ramėn me shpurėn e tij.
    Ishim mėsuar qė Edi Rama tė organizonte konferenca, mbledhje kryesie e Asambleje pa praninė e medias, por tė organizosh protesta me dyer tė mbyllura dhe pa praninė e medias ėshtė mė shumė se e tepruar pėr njė forcė politike. E gjithė kjo fakton situatėn kaotike tė PS dhe rrėnimin e pritshėm tė saj, ēka ėshtė paralajmėruar edhe nga eksponentė tė brendshėm. Izolimi ndėrkombėtar po shoqėrohet me njė skizofreni politike dhe duket se pėrpara se tė ndodhė shkėrmoqja finale e PS-sė, duhet tė kalohet pėrmes stadit karikaturesk, i cili mė mirė se kudo u lexua dje me protestėn me dyer tė mbyllura tė socialistėve.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Ne te njejten kohe e pyes vetveten... a kete person deshi Partia Socialiste ta bente kryeminister? Kete person te coroditur e te shfrenuar mentalisht donte ta bente udheheqes te Shqiperise? Mendoj se Partia Socialiste tani po shkaterrohet dhe po ndeshkohet per shkak te tentimit qe te bente nje krijese te tille si kryeminister te Shqiperise.

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    edi rama ka fisionomin e liderit lokal per kryetar bashkie me se shumti nuk ka karizem per kryetar apo kryeminister ne nivelin shteteror

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shoku Spartak kerkon nje te dyte 97-tat

    proletaret skan cte humbin.. ne revolucion.. thoshte teoria revolucionare

    dhe beqaret skan chumbin neper revolucione.. sepse kallashi do kapi femijet e atyre qe kan femije..
    takut vec ndoj qime tulle po ja kapi ndonje tangent-plumbe..

    valle do gjej qefllij 97 te ki tartabiqi i ed rucit te dades se leskes se brace bushat caushve.. ?

    si thoni ju..

    ja cthot soti sot..

    --







    gazeta sot

    Lajmet Kryesore


    Ngjela:

    Berisha ka pėr ta parė mė 20 Nėntor dinjitetin e shqiptarėve

    Avokati i socialistėve ripėrsėrit hapjen e kutive me dhunė


    Kryetari i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela i pranishėm nė protestėn e PS-sė nė Elbasan, sėrish ka ngritur zėrin nė emėr tė opozitės duke pėrmendur pėrdorimin e forcės nė protestėn e 20 nėntorit, ku sipas tij aty do tė jetė zėri i Shqipėrisė mijėvjeēare. Po ashtu ai hodhi akuza tė ashpra edhe ndaj kryeministrit tė vendit, duke e konsideruar atė si tė keqen mė tė madhe tė vendit. “Protesta jonė do tė vazhdojė, kjo ėshtė njė ndeshje e madhe me tė keqen,

    Berisha ėshtė njė e keqe e madhe e ndaj dhe ne ta shporrim njėherė e pėrgjithmonė, aq mė tepėr tani qė ka futur duart tek votat. Mori iniciativėn pėr tė manipuluar pėr herė tė dytė zgjedhjet nė Shqipėri dhe do ta paguajė rėndė. Ka pėr ta parė datėn 20, se ku ėshtė dinjiteti i shqiptarėve”, u shpreh Ngjela. Duke vazhduar kritikat e tij ndaj kryeministrit, ai e cilėsoi tė rėndė kėtė situata ku shtoi se sa mė shumė qė tė zvarritet ēėshtja e hapjes sė kutive, aq mė tepėr inkriminohet nė kėtė krim tė madh, qė sipas Ngjelės mban brenda cenimin e territorit, mban brenda rrėzimin e dinjitetit tė shqiptarėve nė botė. Ai u bėri thirrje qytetarėve qė tė jenė tė pranishėm nė protestėn e opozitės, ku theksoi se do tė ketė shenja tė tjera tė desikuilibrimit tė kėtij pushteti. Sipas kreut tė PLD-sė, Berisha po mban peng pushtetin duke mos lejuar hapjen e kutive nė tė cilat rezultati ėshtė transparent nė rast tė hetimit tė procesit. Gjithashtu ai pėrmendi faktin se qeveria nuk respekton dinjitetin e emigrantėve shqiptarė, qė sipas tij nuk respektohet dinjiteti i tyre. Ngjela bėri tė ditur ndėr tė tjera se nė Shqipėri nuk funksionon ligji dhe vjedhėsi ėshtė dominuesi, duke shtuar se duhet vendosur arsyeja pėr hapjen e kutive qė njerėzit tė shohin transparencėn qė ndodhet brenda tyre. Kreu i PLD-sė, u shpreh se forca politike me tė cilėn ai ka nėnshkruar njė marrėveshje nuk do tė lejojė asnjėherė tė mė tė nėpėrkėmben votat e qytetarėve shqiptarė. “Shqiptarėt do ta realizojnė mė tė nė fund ėndrrėn e tyre, tė rrojmė me dinjitet dhe tė ndėrrojnė qeverinė kur duan qė nė muajin e parė tė qeverisjes sė saj nė rast se shkel mbi djersėn e shqiptarėve. U bėnė disa muaj qė jemi bashkė pėr kėtė ēėshtje, por nė tė vėrtetė, po kėrkojmė transparencė pėr manipulimin e votave qė janė tė mbėrthyera nė kutitė e vjedhėsit mė tė madh, por ēėshtja ėshtė se kjo ėshtė njė ndeshje e madhe me tė keqen”, vijoi ai. Ngjela nė fjalėn e tij mbajtur gjatė protestės sė opozitės nė Elbasan, theksoi se pėr herė tė parė nė Shqipėri protesta pėr tė drejtėn mė esenciale tė ekzistencės sė shoqėrisė demokratike pėr votėn e lirė, po shpėrthen si njė llavė.




    20 nėntori, do tė ndahet nga e keqja
    Kreu i PLD-sė, Ngjela ka garantuar pjesėmarrėsit nė protestėn e PS-sė, se 20 nėntori do tė ndahet me tė keqen. “Mos mendoni se e keqja ėshtė gjė e lehtė. E keqja ėshtė me e rrezikshme se vdekja, e keqja ka shpejtėsi mė tė madhe. T’i dalim pėrpara kėsaj tė keqe dhe t’i themi ndal”, vijoi Ngjela. Ai ka ftuar qytetarėt elbasanllinj tė jenė tė pranishėm nė protestėn e 20 nėntorit qė ti tregojnė ndėrkombėtarėve sepse kėtij njeriu i kanė hequr fillin. Edhe nė protestat e mėparshme tė zhvilluar nga opozita nė rrethin e Beratit dhe tė Lushnjes, Ngjela ka pėrdorur njė gjuhė tepėr tė ashpėr duke kėrkuar mbėshtetjen e qytetarėve pėr pėrdorimin e forcės dhe tė dhunės, pėr arritjen e qėllimit tė opozitės, hapjes sė kutive tė votimit. Edhe pse nuk ėshtė deputet dhe as pjesėtar i opozitės, ai ka bėrė njė marrėveshje me kryesocialistin Rama pėr tė kėrkuar tė drejtėn e votės, me pretendimin e deformimit tė rezultatit tė zgjedhjeve parlamentare. Ndėrkaq nga ana tjetėr, ndėrkombėtarėt dhe maxhoranca i bėjnė thirrje pėrditė opozitės qė tė bėhet pjesė e parlamentit dhe tė lėrė bojkotin, pėr tė kontribuar nė rrugėn e nisur tė vendit drejt integrimit evropian. Kjo ėshtė njė periudhė tepėr e rėndėsishme pėr vendin tonė, pasi duhet tė pėrmbushen disa kėrkesa tė parashtruara nga BE, pėr t’u bėrė pjesė e tij dhe pėr tė pėrfituar liberalizimin e vizave.

    Ngjelės i mbetet “ora” nė muajin shtator
    Nė fjalėn e tij gjatė protestės sė djeshme tė opozitės pėr kėrkesėn e hapjeve tė kutive tė votimit nė disa qytete, kreu i Partisė Ligj dhe Drejtėsi, Spartak Ngjela i cili ka qenė i pranishėm nė ēdo protestė qė ka zhvilluar deri mė tani opozita, ėshtė bėrė pjesė e njė lapsusi. Nga emocionet e shumta qė e kishin mbėrthyer atė pėr ti bėrė ftesėn qytetarėve elbasanllinj pėr tė qenė tė pranishėm nė protestėn e 20 nėntorit, ai gabimisht ka ngatėrruar fjalėn nėntor me shtator. Dhe i ka bėrė thirrje atyre qė nė datėn 20 shtator tė bėheshin pjesė e protestės sė opozitės pėr tė kėrkuar tė drejtėn e votės sė tyre. Por, fjalėn 20 shtator Ngjela e ka pėrsėritur dy herė, pėr tė lėnė tė kuptosh nė kėtė mėnyrė se kjo nuk mund tė ketė qenė njė lapsus i momentit, sepse nėse do tė ishte i tillė vet Ngjela do tė kishte pėrsėritur po aty fjalėn 20 nėntor, gjė e cila nuk u bė dhe fjala e tij u mbyll me thirrjen qė qytetarėt tė bėhen pjesė e protestės sė opozitės nė 20 shtator.




    Blerina Gjevori

    --


    Lajmet Kryesore
    Rrotullimi 360° i Spartak Ngjelės: Nga Xherxhinski tek Xhefersoni dhe pėrsėri tek Xherxhinski
    E Marte, 03 Nentor 2009 00:00
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Njė ditė, mes tė viteve gjashtėdhjetė, kur Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, po shėtisnin nė oborrin e shtėpisė sė Enverit nė bllokun e udhėheqjes nė Tiranė, Sulo Gradeci, gjithnjė i kujdesshėm, u nis tė dilte nė rrugė qė t’ u thoshte tė ulin zėrin disa djemve tė rinj, banorė tė bllokut, tė cilėt po ecnin nė trotuarin para shtėpisė duke biseduar. Dominonte zėri i njėrit prej tyre, qė u thoshte shokėve: E dini ju se kush ka qenė Xherxhinskiė Enver Hoxha, i bėrė kurioz, tha:

    Mos i largo o Sulo, por thuaju tė qėndrojnė, ta shohim se kush ėshtė ki bilbil. Enver Hoxha doli tek dera dhe pa djalin qė po fliste. Djali fliste duke ndrequr syzet optike me njė dorė, ndėrsa gishtin tregues tė dorės tjetėr e mbante tė ngritur lart nė ajėr. Ishte Spartak Ngjela.
    -Ti na qenke more djali i Kiēos, tha Enver Hoxha, - dhe shtoi duke iu drejtuar Mehmet Shehut me zė tė ulėt: E more Mehmet, fėmijėt tanė nuk flasin kurrė pėr Xherxhinskin. Tė rroftė ty qė ke qenė ministėr i Punėve tė Brendshme. Kiēoja ėshtė marrė me tregtinė dhe shiko djalin e tij, mė flet sikur tė ketė qenė ēekist.
    -Ēfarė do tė bėhesh more djali i Kiēos, - e pyeti Enver Hoxha Spartakun, se tė erdhi koha pėr tė shkuar nė shkollėn e lartė. Do tė bėhesh ekonomist, sipas sektorit tė babaitė
    -Babai kėshtu mė thotė, shoku Enver,- u pėrgjigj Spartaku, - por unė dėshiroj tė punoj nė organet e diktaturės sė proletariatit. Mė vjen keq vetėm qė nuk po hapet ende shkolla e lartė e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme siē ėshtė folur, se do tė doja tė vazhdoja atė.
    -ė mė tė lumtė o djali i Kiēos, edhe shkollėn qė thua ti do ta hapin, i kam dhėnė porosi Kadriut. Por ti mund tė studiosh nė fakultetin juridik se Partia i ka marrė masat qė ta bėjė atė si shkollėn e Xherxhinskit. Kėshtu mund tė punosh nė organet e diktaturės sė proletariatit, - i tha Enver Hoxha.
    -Ju faleminderit shumė shoku Enver, tė na rroni sa malet, me mėsimet tuaja do ta bėjmė edhe mė tė fortė se shkolla e Xherxhinskit,- i tha Ngjela.
    Kėshtu, Spartak Ngjela shkoi tė studionte nė fakultetin juridik nė vitin 1966, mbi bazėn e tė cilit sot pretendon se ėshtė jurist profesionist. Atėherė fakulteti juridik ishte tre vjet dhe po tė zbriten zboret, aksionet pėr hapjen e tokave tė reja, ku merrnin pjesė studentėt, si dhe orėt pėr studimin e marksizėm-leninizmit, historisė sė PPSH, gjyqeve politike tė Aranit Ēelės qė studioheshin hollėsisht si model i jurisprudencės, vėshtirė se del qė tė ketė bėrė mė shumė se njė vit studime juridike, edhe kėto tė llojit sovjetik. Ngjela, kur ishte student, e kishte nė majė tė gjuhės frazėn: E dini ju se kush ka qenė Xherxhinskiė Kjo ishte fraza magjike tė cilėn e pėrdorte kur nuk kishte mėsuar nė ndonjė seminar apo provim. Kur pedagogu i bėnte njė pyetje dhe pėrgjigjia e Ngjelės nuk ishte e kėnaqshme, ky i fundit i drejtohej pedagogut me frazėn magjike dhe pas kėsaj ky miratonte pėrgjigjen e Ngjelės, duke e sharė me vete universalisht, sipas emrit tė partisė pėr tė cilėn Ngjela kandidoi nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1992. Pas pėrfundimit tė fakultetit juridik Ngjela filloi punė si hetues i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (atėherė hetuesia ishte nė varėsi tė Sigurimit tė Shtetit) nė Vlorė. Kėshtu Ngjela u bė oficer i Sigurimit tė Shtetit. Deri mė sot Ngjela nuk ka kėrkuar qė tė hapen “kutitė” e veprimtarisė sė tij si oficer i Sigurimit tė Shtetit, tė cilat sigurisht qė do tė jenė shumė interesante. Atje sigurisht qė nuk ėshtė ngarkuar me detyra pėr tė lexuar Xhefersonin. Njė gjė dihet me siguri, gjatė kėsaj kohe Ngjela bėri njė kurs pėr mėsimin e metodave tė torturės me torturuesin famėkeq tė Sigurimit tė Shtetit, Nevzat Hasnedarin, dhe nė kėtė kurs doli shumė mirė. Kėshtu qė Spartak Ngjela ėshtė fluksi i Nevzat Hasnedarit. Nevzat Hasnedari e kishte zakon t’i thoshte Spartakut, tė cilin e quante me pėrkėdheli “Tak”: “Tak, dajak”. Dhe vlonte dajaku aq sa viktima do tė detyrohej tė pranonte edhe se kishte qenė agjent i Xhefersonit. Mė pas Spartak Ngjela kaloi me punė nė Institutin e Historisė, me njė mision special. Atėherė kishin filluar tė shkruheshin libra pėr personalitete tė ndryshme tė sė shkuarės, dhe pėr heronjtė dhe dėshmorėt komunistė. Por autorėt e kėtyre librave ankoheshin se nuk qenė kompetentė pėr aspektin juridiko-penal tė kėtyre librave, domethėnė pėr hetimin, akuzat dhe gjyqet tė cilat u qenė bėrė kėtyre njerėzve. Shpesh tė dhėnat dilnin krejt tė pabesueshme, dhe disa udhėheqės qė kishin lexuar libra tė caktuar kishin bėrė vrejtje pėr kėtė gjė. Kėshtu qė u ngarkuan disa juristė tė specializuar nė hetime, pėr t’ i asistuar autorėt e kėtyre librave, pėr tė gėnjyer. Njė nga kėta juristė ishte dhe Spartak Ngjela. Nė kėtė punė do ta gjente Spartak Ngjelėn arrestimi i tė atit, qė u bė shkak qė regjimi komunist tė fillojė pėrndjekjen e Spartakut.
    Spartak Ngjela ka pretenduar se ai u dėnua me burg nga diktatura se kishte njė program reformash perėndimore pėr Shqipėrinė, por deri mė sot ai nuk ka botuar as vendimin e gjyqit me tė cilin u dėnua. Nė vitet e para pas rėnies sė komunizmit, Spartak Ngjela thoshte se do tė shkruante kujtimet, por tashmė nuk e thotė mė kėtė gjė. Kuptohet se pėrse. Kujtimet do tė duhej t’ i fillonte me veprimtarinė e tij si oficer i Sigurimit tė Shtetit. Pas rėnies sė komunizmit, Spartak Ngjela e ndryshoi frazeologjinė. Nė vend tė “A e dini ju se kush ka qenė Xherxhinskiė”, ai filloi tė thoshte “A e dini ju se kush ka qenė Xhefersoniė” Ngjela i mori partitė me radhė, duke pyetur se a e dinin kush ishte Xhefersoni. Nė fillim deshi tė krijonte me Edi Ramėn dhe Ardian Klosin partinė Kristian-Islamike.
    -A e dini ju se kush ka qenė Xhefersoniė- i pyeti nė takimin e tyre tė parė.
    -I pari presidenti homoseksual i Amerikės- i tha Edi Rama, - ma ka thėnė ai djali i Sorosit qė ka erdhur nė Shqipėri, Fran Nazi.
    -Me ty s’ bėhet njė bisedė serioze, - i tha Ngjela dhe u ngrit gjoja sikur do tė ikte, por e mbajti Aurel Plasari.
    Pėr hir tė sė vėrtetės nė fillim, nė 1991, shkoi nė PD, ku e priti Gramoz Pashko, me tė cilin kishte njohje tė vjetėr, qė nga koha kur jetonin bashkė nė bllokun e udhėheqjes komuniste. Gramoz Pashko e kishte inat Ngjelėn se nė vitin 1963, kur vdiq Josif Pashko, dhe familjen e tij e nxorėn nga blloku (nė fakt e ēuan nė njė vilė shumė komode nė fillim tė Rrugės sė Elbasanit), Kiēo Ngjela, i cili ishte ministėr i Tregtisė, i ndėrpreu furnizimin qė kishte pasur nė bllok. Spartak Ngjela deshi ta ngacmonte pak Gramozin, prandaj i tha:
    -Meqėnėse i ke hyrė kėsaj pune, e ke mėsuar se kush ka qenė Xhefersoniė
    -Mos ka qenė gjė oficer i Sigurimit tė Shtetit nė Vlorėė- iu kundėrpėrgjigj Gramoz Pashko me ironinė e tij tė njohur. Pas kėtyre fjalėve Ngjela e gjeti tė arsyeshme tė mos e vazhdojė mė bisedėn dhe tė largohet, duke i dhėnė fund pėrkohėsisht karrierės sė tij nė PD, ende pa e filluar. Pas kėsaj, Spartak Ngjela shkoi nė PS, ku e priti Gramoz Ruēi.
    -A e dini ju se kush ka qenė Xhefersoniė- e pyeti Ngjela.
    -Po t’ i hap njėherė ato kartat qė kam, se mos mė del edhe ky… Xhaferr… si ia the emrinė- i tha Gramozi. Spartak Ngjela sa dėgjoi pėr kartat e Gramoz Ruēit iku dhe nga PS. Atyre qė e pyetėn u tha se shkoi nė PS t’ u mėsonte se kush ishte Xhefersoni, por nuk ia vlente se atje e priti Xherxhinski. Por Ngjela donte tė hynte patjetėr nė politikė dhe tė kandidonte pėr deputet, kėshtu qė pėrfundoi t’ ia bėnte kėtė pyetje kryetarit tė Partisė Universale, njė personazhi folklorik tė politikės shqiptare tė fillimit tė tranzicionit.
    -Or tėj, - i tha ai, - edhe Xhaferrė kam nė listėn e kandidatėve pėr deputetė, por pėr Tiranėn nuk bėhet gjė, po deshe mė ka mbetur bosh Korēa. Ngjela u kujtua se nėnėn e kishte korēare, kėshtu qė zgjodhi tė kandidonte nė Pojan tė Korēės, nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1992. Se sa vota mori, mė mirė ia lemė ta thotė nė kujtimet e veta, nėse do t’i shkruajė ndonjėherė. Pastaj Ngjela iu bashkua grupit qė krijoi partinė Aleanca Demokratike. Ngjela donte njė post nė parti, dhe kėmbėngulte qė asambleja e partisė tė kishte njė kryetar dhe tė zgjidhej ai. Neritan Ceka pranoi si pa qejf. Por Ngjela nxorri dhe njė problem tjetėr se kur bisedoi me Aurel Plasarin , ky i tha se e mira do tė ishte qė asambleja e partisė tė quhej Eklezia, nė dukje, sipas shembullit tė grekėve tė lashtė, por nė fakt qė t’ i pėlqente Athinės sė sotme. Kėshtu Ngjela do tė quhej kryetar i Eklezisė. Kur Ngjela e kėrkoi nė parti kėtė gjė, kryetari, Neritan Ceka, i cili ishte arkeolog dhe e kuptonte se sa absurde ishte kjo gjė, prandaj kundėrshtoi.
    -E di ti se kush ka qenė Xhefersoniė – e pyeti Ngjela.
    -E di ti se pėrse etėrit themelues tė demokracisė amerikane e quajtėn “Kapitol” institucionin e parė tė demokracisė amerikane. -Kapitol Hill u quajt kodra, sipas shembullit tė Romės antike, por jo institucioni- i tha Ceka i mėrzitur. -Nuk ka rėndėsi, ngėrēi nuk ėshtė tek detajet, ėshtė diku tjetėr, juve ju mungojnė konceptet anglosaksone. -Fjala “eklezia” ėshtė greqisht dhe do tė thotė “kishė”- i tha Neritan Ceka,- kjo do tė thotė qė t’ i tė bėhesh kryetar i Kishės sė partisė. Ec e dėgjoji pastaj kur tė na thonė se kėtė e keni me porosi tė Janullatosit. Ngjela kėmbėnguli dhe u bė kryetar i Eklezisė sė partisė dhe si i tillė shkoi nė Beograd nė 1993, nė takimin me Sllobodan Millosheviēin, sė bashku me Neritan Cekėn. -Kryetari i Eklezisė sė partisė, -ia prezantoi Neritan Ceka Ngjelėn Millosheviēit. -Gėzohem shumė, - i tha Millosheviēi dhe shtoi: Paskeni dhe njė instancė fetare ortodokse pranė partisė. Ne na e ka kėrkuar Patriarku i Kishės Serbe, por hezitojmė ta bėjmė se nuk na pranojnė nė Internacionalen Socialiste. Ju me ēfarė merreni konkretishtė- e pyeti Millosheviēi Ngjelėn. -Ju sigurisht e dini kush ka qenė Xhefersoni.- filloi Ngjela pa guxuar ta pyeste Millosheviēin se kush ishte ai. -E di, - tha Millosheviēi,- po tė kishin qenė presidentėt e sotėm amerikanė si ai, nuk do tė na binin kurrė nė qafė ne nė Ballkan. Pasi Ngjela i mėrziti aleancistėt, ata e dėbuan nga partia dhe Ngjela shkoi tek Leka Zogu nė Johanesburg.
    -Ju sigurisht e dini kush ka qenė Xhefersoni,- i tha Ngjela duke u pėrpjekur tė shmangte njė qen qė po i lėpinte pulpėn, duke i kujtuar njė llapist tė famshėm nė burg. -Xhef quhet ai qeni qė ėshtė pranė teje, e kam blerė nė Amerikė,- i tha Naltmadhnia. Kėshtu, Ngjela i lėpirė nga Xhefi u pagėzua zogist dhe kandidoi nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1996 pėr Partinė e Legalitetit. Nė 1997, Guro Durollari, kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, e mori Ngjelėn nė takimin me Vranickin. Kur ky nė bisedė pėrsėriti frazėn e tij tė famshme se nuk po e dallonte kush ishte engjėlli dhe kush ishte djalli nė atė qė po ndodhte nė Shqipėri, Ngjela i tha:
    E dini kush ka qenė Xhefersoni, zoti Vranicki, ai ua shpjegon.
    -Siė - i tha Vranicki,- sa pėr tė thyer monotoninė e bisedės.
    -Xhefersoni ka thėnė se kur vendoset tirania, populli ka tė drejtė tė marrė armėt pėr ta rrėzuar. Kur dolėn, Durollari i tha Ngjelės: Ē’ qe ajo qė the, ne kemi aleancėn me Berishėn dhe ti je nė listėn e PD pėr deputet, i futur nga partia jonėė
    -Saliu ka marrė fund, -i tha Ngjela, -pas zgjedhjeve jep dorėheqjen. Ia ka thėnė Dashit Mariza. Do tė kthehet Eduard Selami. Mirė ėshtė qė kėta tė huajt ta dinė se ne nuk jemi me Saliun. Nė vitin 1999, Ngjela iu qep Aleksandėr Frangajt duke i kėrkuar njė emision me emrin e tij, nė Tv Klan me titull “Ngjela kundėr”.
    -Ngjela kundėr kujt- i tha Sandri. Nė atė kohė Tv Klani ishte me PS-nė, domethėnė me pushtetin, dhe e luftonte shumė Berishėn dhe PD, aq sa Berisha e kishte ēregjistruar Tv Klanin nga telekomanda e televizorit tė zyrės.
    -Ngjela kundėr tiranit. E ke dėgjuar ti Xhefersoninė- i tha Ngjela.
    -Mos ėshtė ambasadori i ri amerikan qė do tė vijė nė vend tė Marizės,- tha Sandri duke hapur sytė fort.
    -ėshtė mė i madh, ėshtė ai qė ka thėnė se nėse vendoset tirania nė Amerikė, populli ka tė drejtė ta pėrmbysė me armė.- Iu pėrgjigj Ngjela.
    -Obobo, unė nuk ngatėrrohem me kėto gjėra,- tha Eni Vasil tė cilėn Ngjela e kishte marrė pėr bashkėdrejtuese tė emisionit.
    -Tirani ėshtė Saliu,- tha Ngjela, - tirani qė po terrorizon vendin. Unė kam ardhur nė Tv Klan qė ėshtė tribuna e luftės kundėr tiranisė, pėr tė bėrė njė gjest kuptimplotė.
    -Ashtu po, - tha Sandri, - por tė ma thotė Fatos Klosi, meqė qenkan dhe armėt nė mes. Kaloi kohė dhe erdhi dita, pas zgjedhjeve tė vitit 2009, qė Ngjela tė bashkohej me PS kundėr Berishės. Gjithmonė sipas mėsimeve tė Xhefersonit. Por ja, qė nė PS numri 2 ishte ende “Xherxhinski”, Gramoz Ruēi, i cili e kishte pritur Ngjelėn nė 1991. Kėshtu qė Ngjela bėri xhirron e plotė, nga Xherxhinski, tek Xhefersoni, pėr t’ u rikthyer tek Xherxhinski. Nuk ėshtė njė rastėsi qė nė PS, partinė ku numri 2 ėshtė ministri i fundit i Sigurimit tė Shtetit qė ėshtė ende nė politikė nė vendet ish-komuniste, oratori mė i spikatur sot ėshtė njė ish-oficer i Sigurimit tė Shtetit, Tak “Dajak” Ngjela. Socialistėt janė shumė tė kėnaqur me oratorinė e Spartak Ngjelės, me pėrjashtim tė njėrit, Fidel Yllit. Ky pas mitingut tė fundit iu ankua Edi Ramės se pas ēdo fjalimi qė mbante Ngjela i kėrkonte 20 mijė euro borxh.
    -Kushedi sa do tė mė kėrkojė pėr fjalimin qė do tė mbajė nė 20 nėntor nė Tiranė.-tha Fideli i shqetėsuar.
    - Po kėrkoi mė shumė, - i tha Edi Rama, - ēoi vetėm 20 mijė euro me Erion Veliajn dhe ai e kupton se pėr diferencėn e shumės e kemi kompensuar nė natyrė.


    kmyftaraj@yahoo.com


    sot


    ..

  10. #170
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e dini ju kush ka qene sekretari i birose se spitalit dhe fakultetit te mjeksise ...

    e dini ju kush ka qene mjek i birose hisni kapo ...

    e dini ju kush ka ēuar veprat e shokit enver me valixhe ne paris ...

    e dini ju ke caktoi shoki ramiz qe te marre drejtimin e levizjes "demokratike" ...

    e dini ju kush ka eksponenta te '97 ne kabinet dhe ministra ne qeverine aktuale ...

    ...

Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •