Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 173
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Edi rama po me duket si me kan i droguar,kur po fillon sharjet ai po e kalon kufirin shume i pa kultur,ai po mendon qe me keto ofendime po fiton diqka,a ka kush more me i tregu qe veq qka po humb me kete fjalor te ndyr,me se keq femija kur po e ndegjojn.
    Jan mesu femija e lagjes e po shajn njejt si edi rama,a nuk eshte mjerim ky"njeri"

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2005
    Postime
    96

    Ilir Meta ne "Zone e ndaluar"

    Sapo ka perfunduar emisioni i pare i ketij sezoni "Zone e Ndaluar" ne Vizion+ nga Andi Bushati. Nje emision theres ku tentohej te behej nje analize realiste e kalimit te ylberit pertej shitjes se gjithe kesaj maskarade si "per te miren e kombit". Por nese ato qe thuheshin aty ishin fakte te njohura, jam skandalizuar kur pashe se pas kesaj Ilir Meta ishte i ftuari i Andi Bushatit. Pa iu dridhur fare qerpiku dhe pa iu holluar cipa ai iu pergjigj pyetjeve direkte te Bushatit me nje llogjike banale. Kapak i vuri ne fund kur gazetari e pyeti se perse nuk eshte dakort per tu hapur kutite perderisa mendon se i jane vjedhur votat. Ai tha se "une e di se mi kane vjedhur votat po per mua nuk ka rendesi se sa e kam patur rezultatin pasi ne duhet te shikojme perpara".
    Ajo qe me irriton me shume eshte se keta politikane nuk kane per tu ndeshkuar kurre per vendimet e tyre. Populli yne i ndritur e ka kujtesen shume te shkurter dhe perseri do te shkoje dhe do ti votoje duke ua dhene te drejten per tu tallur rishtas me te.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rama kėrkon anulim loje

    BLERINA GJOKA



    Partia Socialiste ka thirrur militantėt dhe simpatizantėt e saj dhe tė partive tė vogla tė majta, qė tė dalin nė njė protestė sot para Kryeministrisė. Protesta bėhet pas kėrkesės sė Edi Ramės, pėr tė hapur kutitė e votimit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe bojkotit tė Kuvendit nga ana e grupit kuvendor tė PS-sė, dhe ky njė vendim i marrė pothuajse vetėm nga Rama. Hapja e kutive duket njė togfjalėsh i rėndė, me peshė specifike politike dhe ulėritės pėr turmėn, por askush nga partia qė ka humbur zgjedhjet e fundit parlamentare dhe aq mė pak kreu i saj nuk merr pėrsipėr tė na sqarojė me ēfarė argumentesh mund tė bėhet njė precedent i tillė nė njė proces zgjedhor shqiptar. Rama thotė se nuk kėrkon rezultat nė tryezė, por ndėrkaq ka harruar tė pranojė humbjen, qė afėrmend i ka mbetur atij nė derė, se s’mund tė ketė dy fitues nė njė lojė tė tillė. Ai flet pėr demokraci, liri dhe tė drejtė, por ajo qė po kėrkon ai ėshtė suprimim i institucioneve, si guri i themelit i demokracisė, ajo qė po kėrkon ai ėshtė suprimim i shtetit ligjor. Ai ka tė gjithė lirinė dhe tė drejtėn pėr tė protestuar jo vetėm pėr hapjen e kutive, pėr vdekjen e njė biznesmeni, por dhe pėr rrugėt e ndotura tė Tiranės apo mungesėn e gjelbėrimit, por kjo s’do tė thotė se dalja nė rrugė legjitimon motivin e njė proteste.

    Edi Rama po i drejtohet protestės si njė mjet tė vetėm politik, si njė mjet tė vetėm shpėtimi politik pėr tė pas disfatės elektorale, ku e ēoi partinė dhe koalicionin qė drejtonte. Edi Rama para dy muajsh thėrriste shqiptarėt qė tė ndiqnin atė pėr tė sjellė njė epokė tė re dhe pėr tė fshirė e pėr tė hedhur nė kosh tė kaluarėn 18-vjeēare tė “politikės sė vjetėr”, por zor se me 65 deputetė apo me ndonjė tjetėr mė tepėr siē pretendon se i ėshtė mohuar, mund tė bėsh epokė tė re. Duke na kujtuar standardet e njė vendi anėtar tė NATO-s do tė bėnte mirė tė dilte para pasqyrės e tė pyeste veten, a vepron kėshtu kryetari i njė opozite i njė vendi anėtar i NATO-s. Nė vendet anėtare tė NATO-s mund tė ketė rrėzime qeverish, marrėveshje politike mes dy kampeve kundėrshtare, zgjedhje tė parakohshme, referendume, por s’ka deputetė qė nė vend qė tė hyjnė nė sallėn e Kuvendit, vend ku nuk shkojnė se kanė dėshirė, por se janė mandatuar nga zgjedhėsit e vendit tė tyre pėr t’i pėrfaqėsuar ata nė vendimmarrje, rrinė nė kafetė e qytetit dhe merren me thashetheme.

    Po ēfarė po kėrkon Edi Rama me kėtė protestė, pėrveēse mbijetesės sė tij politike tė mėtejshme? Pėr ēdo mendje normale ai po kėrkon anulim loje. Anulim loje pasi ėshtė mbyllur loja, ėshtė duartrokitur fituesi, ėshtė shprehur arbitri, janė ezauruar tė gjitha rrugėt e mundshme tė ankimimit qė parashikon ligji. Tė mos harrojmė nė asnjė sekondė, as Rama mos ta harrojė, se ligji zgjedhor u bė nė bashkėpunim e bashkėmarrėveshje PD-PS, pėr tė mos thėnė se PS kishte tė drejtėn e vetos pėr kėtė ligj duke zgjedhur ajo komoditetet qė mund t’i jepte pėr tė dalė fituese. Ditėn e bukur tė 28 qershorit ai ishte i qetė, por sapo ndjeu se toka po i rrėshqiste nėn kėmbė, nisi tė thurte fijen e perit, pas sė cilės do kapej pėr tė shpėtuar veten.

    Por a ka motiv tė dalė nė protestė, pasi shkoi nė KQZ, shkoi nė Kolegj Zgjedhor, sipas kushteve ligjore tė pėrcaktuara nga kodi i bėrė nga PS? Gjithashtu i ka tė gjitha mundėsitė e kushtet tė shkojė dhe nė Prokurori, por ka zgjedhur tė mohojė shtetin ligjor dhe tė dalė nė rrugė. Shpresa se mund tė kishte krah arbitrin ndėrkombėtar iu shua mė shpejt sesa iu ndez. Zgjedhjet u pranuan si tė rregullta, madje mė tė mirat e bėra nė vend. Parregullsitė e vėrejtura s’janė tė natyrės qė mund tė kenė ndikuar nė ndryshim rezultati. Atėherė Rama duhet tė sillet si kryetar opozite i njė vendi anėtar tė NATO-s, tė ulet nė Kuvend dhe tė diskutojė, debatojė e vendosė me mirėkuptim e marrėveshje se si tė rregullohen kėto parregullsi, nė mėnyrė qė tė mos pėrsėriten mė.





    Atėherė Rama, nė vend qė tė sillet si njė fėmijė qė pasi ka humbur nė njė lojė kukafsheti kėrkon anullimin e saj,




    10/10/2009

    standart

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ndryshimi ndermjet "politikės vjetėr" dhe "politikės re"


    Kryetari i politikes vjeter, kur partia humbet zgjedhjet parlamentare, kerkon nga partia qe te mos e mbaj me kryetar dhe per vete nuk shkon ne parlament.

    Kryetari i politikes re, kur partia humbet zgjedhjet parlamentare, kerkon nga partia qe te mos shkoj ne parlament dhe per vete qendron me dhune kryetar.



  5. #155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Pse u bojkotua bojkoti »

    Vendosur: 13/10/2009 - 08:08



    • Dritan Ylli

    Protesta e thirrur nga Rama dhe disa politikanė tė tjerė, pėr tė kėrkuar hapjen e kutive tė votimit tė zgjedhjeve tė fundit, e shprehur figurativisht arriti tė mblidhte mė shumė autobusė, sesa njerėz. Nė njė fotografim nga lart “edhe pse zotin Rama dukej ta kishte pezmatuar pa masė”, njė e pėrditshme shqiptare kishte arritur tė fiksonte vetėm njė grusht njerėzish, qė maksimumi mund tė numėronin deri nė 3 mijė vetė, dhe njė seri autobusėsh tė vendosur nė radhė, qė mund tė ishin 50 ose mė tepėr, tė ardhur me protestues nga rrethet. Stafi i zotit Rama tė bindur qė protesta dėshtoi, me ngut nxituan qė tė hidhnin nė media idenė se nuk ka rėndėsi sesa njerėz ishin mbledhur nė protestė, por e rėndėsishme ėshtė tė mblidhen 20 mijė firma pėr projektligjin qė do tė mundėsojė hapjen e kutive. Nuk ėshtė ndonjė problem qė tė hidhen nė letėr 20 mijė firma, sepse nuk ėshtė ēudi qė lidershipi i PS tė paraqesė letra ku mund tė gjenden edhe 2 milionė emra dhe firma fantazmė. Por kjo shkon nė kundėrshtim me vullnetin e shprehur nga socialistėt qė e bojkotuan protestėn e lajmėruar me shumė bujė. Pjesėmarrja nė protestėn e sė shtunės qė shkoi, ishte nga njėra anė numerikisht mė e rrudhura qė ka bėrė PS-ja nė katėr vitet e fundit nė opozitė. Ndėrsa nga ana tjetėr ishte njė demonstrim fare i akullt dhe pa entuziazmin apo energjinė qė i karakterizojnė pėrgjithėsisht protestat qė janė bėrė nė bulevardin kryesor tė Tiranės. Ka disa arsye qė u bojkotua protesta e thirrur nga Rama, Gjinushi, Milo, Veliaj, Ngjela, Ndoka e Legisi, politikanė qė mund tė kenė shumė tė pėrbashkėta apo tė veēanta, por qė momentalisht bashkohen nė njė pikė. Tė tėrė gjenden jashtė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe tė tėrė bėjnė thirrje donkishoteske pėr bojkot.
    Arsyeja kryesore pse u bojkotua protesta ėshtė se mungonte kauza madhore qė tė frymėzonte dhe tė motivonte njerėzit pėr tė dalė nė shesh. Tashmė zgjedhjet kanė katėr muaj qė kanė pėrfunduar dhe tė gjithė institucionet e ngarkuara me ligj e kanė thėnė fjalėn e tyre. KQZ e ka certifikuar rezultatin, pėrmes njė votimi 7 me zero tė anėtarėve tė majtė dhe tė djathtė. Edhe Kolegji Zgjedhor e ka dhėnė verdiktin e tij, pas shqyrtimit tė ankimimeve tė kėrkuara nga tė gjithė partitė. Pas certifikimit tė rezultatit nga institucionet kushtetuese shqiptare, kanė folur edhe organizmat ndėrkombėtare pėrmes raporteve tė tyre. Nė tė gjithė kėto raporte thuhet qartė se kėto zgjedhje kishin progres tė dukshėm dhe tė prekshėm dhe se nuk ka asnjė provė qė vėrteton manipulimin e votave. Madje nga BE dhe SHBA kanė ardhur sinjale tė qarta qė kėto zgjedhje i quajnė kapitull tė mbyllur dhe se presin bashkėpunimin me qeverinė aktuale pėr tė pėrmirėsuar disa mangėsi qė janė vėnė re, por qė nuk e cenojnė rezultatin. Vetė komisionerėt e PS, nuk kanė dėshmuar deri tani asnjė provė tė vetme, ku tė jetė bėrė tjetėrsimi i votės. Edhe nėse do tė kishte ndonjė tė tillė, propozimi i zotit Berisha qė t’i drejtohen Prokurorisė pėr hetime, ishte shumė i drejtė. Por nuk ka asnjė fakt, asnjė provė qė tė jetė dėshmuar nga PS, ku tė duket qartė qė njė votė tė jetė vjedhur apo tjetėrsuar. Ndaj kėtu kemi tė bėjmė me njė trill personal tė zotit Rama dhe tė interesave tė njė rrethi tė ngushtė dhe me njė kauzė tė munguar, qė tė mund tė udhėheqė PS dhe socialistėt nė protesta. Njė arsye tjetėr pse u bojkotua protesta sigurisht qė ka lidhje me sjelljen me standarde tė dyfishta tė lidershipit tė PS dhe veēanėrisht tė kryetarit tė saj, nė funksion tė interesave thellėsisht personale dhe aspak nė dobi tė socialistėve apo tė majtėve nė tėrėsi. Tė gjithė e dinė qė z.Rama sė bashku dhe me z.Berisha ideuan dhe ndėrtuan Kodin Zgjedhor dhe infrastrukturėn zgjedhore. Por, ishte z.Rama ai qė kėmbėnguli nė krijimin e njė Kodi Zgjedhor aspak demokratik, madje pėrjashtues pėr njė pjesė tė spektrit tė politikės shqiptare, pėrfshirė edhe LSI. Kreu i PD, Berisha, u distancua krejtėsisht nga diskriminimi qė iu bė LSI qė u fut si koalicion mė vete, pa pasur komisionerė nė zgjedhje, duke deklaruar se pėr kėtė ishte i kushtėzuar nga lidershipi i PS. Sot Rama kėrkon standarde demokratike, kur pėr qėllimet e veta i injoronte plotėsisht kėto standarde pėrpara zgjedhjeve. Madje ėshtė pikėrisht ky politikan, qė sot nuk lė gjė pa thėnė kundėr KQZ, kompozimin e sė cilės e bėri ai vetė. Madje ai bekoi atė lloj kompozimi, qė linte jashtė anėtarin pėrfaqėsues tė Presidentit, si njė garanci mbipartiake nė Komision Qendror tė Zgjedhjeve, ndėrsa sot ai kėrkon ndihmėn e Presidentit pėr njė vendim regresiv tė hapjes sė kutive. Rama ofron standarde tė dyfishta edhe nė qėndrimet e tij lidhur me procesin zgjedhor. Nė ditėt e para pas pėrfundimit tė zgjedhjeve kreu i PS, e vlerėsoi pozitiv nė tėrėsi procesin, kur nuk e dinte akoma rezultatin pėrfundimtar. Ndėrsa menjėherė sapo u njoh me rezultatin e zgjedhjeve, pėr tė mos pranuar humbjen, ku pėr pasojė duhej tė jepte dorėheqjen, ai ngriti alibinė artificiale tė vjedhjes sė votave. Fakti qė Rama iu bėri thirrje socialistėve, duke pasur nė krah Gjinushin, Milon, Veliajn, Legisin, Ngjelėn dhe Ndokėn, ku pėrveē kėtij tė fundit tė gjithė tė tjerėt e kanė akuzuar Ramėn dhe PS se me skenarė tė caktuar ju kanė vjedhur votat, pėrbėn njė tjetėr arsye tė shėndoshė tė mosbindjes sė socialistėve pėr tė dalė nė protestė. Gjinushi dhe Milo nuk lanė ekran televiziv dhe hapėsirė mediatike pa shfrytėzuar menjėherė pas daljes sė rezultatit, duke akuzuar Ramėn dhe PS se ju kanė vjedhur votat. Veliaj gjithashtu ka deklaruar se nė qarkun e Beratit i janė vjedhur votat nga kandidatėt e PS. Legisi ka dhėnė disa intervista pėrpara ditės sė zgjedhjeve ku thoshte se Rama po bėn njė Kod Zgjedhor dhe njė infrastrukturė zgjedhore, duke pėrgatitur njė skenar tė qartė pėr vjedhjen e votave tė majta. Por rasti mė kuptimplotė ėshtė ai i Ngjelės, i cili nė zgjedhjet bashkiake, ku ishte kandidat rival me tė, e akuzonte Ramėn pėr vjedhje tė votave, duke kėrkuar hapjen e kutive. Socialistėt duket qartė se nuk mund tė dilnin tė protestonin duke pasur nė krye Gjinushin, i cili kur pėrfiton nga votat e PS hesht, por bėrtet me tė madhe kundėr PS, siē ndodhi edhe nė kėto zgjedhje, duke i akuzuar socialistėt se e kanė vjedhur. Nė protestėn e fundit Gjinushi, Milo dhe Veliaj kėrkuan hapjen e kutive, sepse janė vjedhur votat, po nuk e thanė mė qė i kishte vjedhur PS. As Legisi, qė nuk ėshtė asnjėherė aty ku gjendet, nuk e pėrmend mė skenarin ogurzi tė Ramės kundėr votave tė majta, duke bėrė ujdi me Berishėn, siē ka shkruar nė intervistat e tij dhėnė nė gazetėn “Integrimi”, tė ruajtura nė arkiva. Socialistėt nuk mund tė pėrkrahin kurrsesi kėta politikanė qė janė kthyer nė qesharakė, nė varėsi tė interesave tė tyre tė momentit. Arsyeja e fundit, por jo mė pak e rėndėsishmja, ėshtė se socialistėt bojkotuan politikėn e bojkotit. Pavarėsisht politikės uzurpuese tė lidershipit, socialistėt e thjeshtė duket se e kanė ndarė mendjen tė bėhen pjesė e axhendės sė integrimit, duke mos mbėshtetur axhendėn e krizės dhe tė bojkotit. Ndėrkohė qė institucionet e BE-sė duket se kanė shenjuar vitin 2010 pėr liberalizimin e vizave me Shqipėrinė, njė moment unanimisht i shumėpritur nga shqiptarėt, lidershipi i PS po shkon nė njė rrjedhė tjetėr tė turbullt. Duke qenė se 2010 nuk ėshtė ndonjė vit i largėt, por viti i ardhshėm nė prag, koha nuk pret pėr tė pėrmbushur edhe detyrimet mė tė fundit, nė kuadėr tė kushteve tė vendosura pėr lėvizjen e lirė. Por, kur shihet njė angazhim me ritme tė plota nė pėrmbushjen e detyrimeve mė tė fundit nga mazhoranca, lidershipi i PS ka zgjedhur qė t’i shėrbejė interesave tė veta dhe jo tė shqiptarėve. Edhe brenda grupit parlamentar tė PS duket se po shtohen gjithnjė dhe mė shumė zėrat e pėrgjegjshėm, kundėr politikės sė bojkotit. Pavarėsisht se janė deputetė liste, ata po e kuptojnė gjithnjė e mė tepėr se politika qė po ndjek Rama i shėrben vetėm atij dhe jo shqiptarėve, pavarėsisht nėse janė tė majtė apo tė djathtė. Prandaj u bojkotua bojkoti dhe ithtarėt donkishotė tė tij!

  6. #156
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Edhe sot nje nga anetaret e delegacionit te OSBE/ODHIR deklaroi se nuk e kupton arsyen e bojkotit te Parlamentit nga Partia Socialiste e Shqiperise, pasi sipas tij, zgjedhjet qe u zhvilluan ne 28 Qershor ishin demokratike dhe te lira dhe sipas ketij organizmi jane cilesuar si zgjedhjet me te mira te zhvilluara ndonjehere ne Republiken e Shqiperise.

    Pra kjo deklarate, nxjerr dhe njehere ne pah manine e Edvin Rames per pushtet e karrige.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #157


    BE e SHBA: Zgjedhjet e lira dhe tė ndershme. Opozita nė Kuvend


    Asambleja Parlamentare e OSBE, i ka dhėnė njė mesazh tė qartė klasės politike nė Shqipėri pas njė skaneri tė detajuar tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Nė vija tė trasha, mbledhja e Komitetit drejtues qė u mbajt nė Athinė, argumentoi se zgjedhjen nė Shqipėri ishin tė ndershme, e pėr kėtė arsye iu kėrkua opozitės shqiptare tė pranojė rezultatin dhe tė futet sa mė shpejt nė kuvend. Zv/Presidenti i Asamblesė parlamentare tė OSBE, Volfgang Grosruk ka komentuar qendrimin e opozitės duke nėnvizuar se njohja e rezultatit ėshtė pjesė e pjekurisė demokratike. Kryetari i delegacionit italian nė Asamblenė Parlamentare tė OSBE Rikardo Miliori, thotė se zgjedhjet rritėn besueshmėrinė e Shqipėrisė nė raport me proceset integruese ku ėshtė pėrfshirė vendi.
    Pėr sa i takon qendrimit tė opozitės Migliori duket i prerė kur thotė se zgjedhėsit votuan qeverine e kryeministrit Berisha. Opozitės sipas tij i mbetet detyrim thelbėsor tė pėrfaqėsojė nė kuvend zgjedhėsit e saj. Njė tjetėr anėtar i Asamblesė Parlamentare tė OSBE, pėrfaqėsues i Zvicrės Christian Miesch nėnvizon faktin se pavarėsisht pėrballjes pėr herė tė parė me njė sistem tė ri zgjedhor Shqipėria e kaloi testin pėr zgjedhje demokratike.
    Anėtari i kongresit Amerikan Alcee Hastings bashkėkryetar i Komitetit amerikan tė Helsinkit thotė se Shqipėria po dėshmon gjithnjė e mė shumė maturi politike, duke nėnkuptuar fuksionimin nė njė koalicion tė PD me LSI. Grosruk, Miliori, Miesch dhe Hasting kanė marrė pjesė nė hartimin e raportit pėrfundimtar tė OSBE ODIHR pėr zgjedhjen e 28 qershorit. Njė raport qė ngre Shqipėrinė nė njė shkallė cilėsisht tė re pėr standartet e arritura.

    http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=7502
    Ndrysho Firmėn

  8. #158

    Kauzė e kryetarit apo e qytetarit?

    Kauzė e kryetarit apo e qytetarit?

    » Vendosur: 14/10/2009 - 08:00

    • Musa ULQINI

    Mė 10 tetor, 103 ditė pas pėrfundimit tė zgje-dhjeve, Rama drejtoi nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” tė parėn protestė kundėr vjedhjes sė votave Duke gjykuar nga rėndėsia qė lidershipi i PS i dha kėsaj proteste, interesi pėr tė ishte i veēantė, jo vetėm nga media, por edhe nga tė gjithė faktorėt politikėbėrės tė vendit.
    Pjesėmarrje apo organizim i jashtėzakonshėm? Pėr dhjetė ditė me radhė Edi Rama u angazhua si asnjėherė tjetėr qė protesta e 10 tetorit tė ishte prova e parė se ai kishte arritur ta kthente nė njė kauzė lirie e demokracie pretendimin e tij pėr vjedhjen e zgjedhjeve tė 28 qershorit.
    Mė 1 tetor ai u drejtoi thirrjen e parė shqiptarėve pėr ta mbėshtetur atė nė manifestimin e 10 tetorit. Mė 5 tetor, nė njė drekė pune, ai u kėrkoi me ngulm deputetėve qė tė ishin nė krye tė ekipeve pėr sjelljen nė Tiranė tė protestuesve nga tė 12 qarqet e vendit. Pėr pesė ditė me radhė (5-9 tetor) ai mori pjesė nė mbledhjet e Asambleve Socialiste tė 11 njėsive tė Tiranės, duke u kėrkuar drejtuesve tė strukturave tė PS njė angazhim tė jashtėzakonshėm pėr protestėn. Mė 8 tetor ai ftoi nė Tiranė tė gjithė kryetarėt e komunave e bashkive ku qeverisin socialistėt dhe u kėrkoi, veē tė tjerave, kontribut maksimal pėr protestėn. Po mė 8 tetor ai shpalli “Forumi pėr Demokraci” nė tė cilin merrnin pjesė pėrfaqėsues tė tetė subjekteve: parti tė majta e tė djathta, shoqata e sindikata, pėrfaqėsuesit e tė cilit deklaruan pjesėmarrjen e mbėshtetėsve tė tyre nė protestėn e 10 tetorit. Mė 9 tetor deputetėt e qarkut tė Tiranės i drejtuan njė ftesė zgjedhėsve tė qarkut qė ata tė mos mungonin nė protestėn e tė shtunės. Paraditen e 10 tetorit gratė deputete pėrsėritėn pėrpara mediave ftesėn e tyre pėr pjesėmarrjen nė protestėn e pasdites veēanėrisht tė grave tė kryeqytetit.
    Ndėrkohė vetė Rama ishte ēdo ditė i pranishėm nė media, duke u bėrė thirrje qytetarėve pėr domosdoshmėrinė e pjesėmarrjes nė shumicė tė tyre nė protestėn e 10 tetorit. Nė 7 tetor ai ishte i ftuar te News 24; nė 8 tetor tek Top Story, nė 9 tetor tek Vizion Plus. Shtypi i pėrditshėm pėr 10 ditė rresht e kishte protestėn e 10 tetorit nė headline e tij.
    Por nė orėn 17:00 tė datės 10 tetor, nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” pjesėmarrja nė protestė ishte modeste. Gjithkush pati rastin tė konstatonte kėtė pjesėmarrje modeste gjatė transmetimit live qė iu bė atij nga mediat elektronike. Megjithatė Rama njė ditė pas mitingut theksoi nė konferencėn e tij pėr shtyp shprehimisht: “Pjesėmarrja e djeshme nė miting ishte e jashtėzakonshme... nė manifestimin e parė erdhėn pėr tė demonstruar mbėshtetjen e tyre shumė mė tepėr qytetarė dhe qytetare se sa c’prisja dhe unė vetė!” Nė fakt e vėrteta ėshtė se jo pjesėmarrja e qytetarėve, por organizimi, investimi dhe angazhimi pėr kėtė protestė ishte i jashtėzakonshėm.
    Protestė kundėr vjedhjes apo shitjes sė votės?
    Pėrse ky hendek i madh mes energjive tė harxhuara pėr organizimin e protestės dhe pjesėmarrjes sė qytetarėve nė tė? Nėse pretendimi i Ramės pėr zbardhjen e vjedhjes sė votės do tė perceptohej nga socialistėt dhe votuesit e PS si njė kauzė lirie e demokracie, atėherė bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” do tė mbushej vetėm nga protestues tė kryeqytetit dhe tė rrethinave tė tij, pa qenė nevoja qė rrugėt e Tiranės tė bllokoheshin nga autobusėt dhe autoveturat qė sollėn protestues nga e gjithė Shqipėria. Kujtoj se vetėm qytetarėt qė kanė votuar Partinė Socialiste nė qytetin e Tiranės nė 28 qershor janė mė shumė se 113 mijė vetė.
    Rama pėrsėrit ēdo ditė se kutitė duhen hapur, sepse atje fshihet e vėrteta e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Kjo do tė thotė qė shqiptarėt kanė votuar pėr PS, por vota e tyre ėshtė lexuar nė favor tė PD. E thėnė mė qartė, vota e vjedhur nga PD penalizon drejtpėrsėdrejti komisionerėt e PS nė qendrat e votimit e numėrimit tė votave. Tė thuash ne humbėm se zgjedhjet i vodhi Berisha ėshtė njėlloj si tė thuash ne humbėm se votat tona u shitėn dhe nuk u mbrojtėn nga komisionerėt socialistė! Ndėrkohė deri mė sot asnjė komisioner socialist nuk ka denoncuar ndonjė rast kur ata janė ndodhur nėn presionin e partisė shtet.
    Si mund tė ndjehen 17 mijė komisionerėt socialistė tė angazhuar nė gjithė infrastrukturėn zgjedhore pėr tė garantuar leximin e drejtė tė ēdo vote tė hedhur nė kutitė e votimit pėr PS kur atyre u thuhet enblock ēdo ditė: ne humbėm pėr fajin tuaj!!!
    Pjesėmarrja modeste e qytetarėve dhe socialistėve nė protestėn e 10 tetorit ėshtė nė tė vėrtetė protestė ndaj pėrpjekjeve tė Ramės qė pėrgjegjėsinė e tij pėr humbjen e zgjedhjeve tė 28 qershorit kėrkon t’ua faturojė komisionerėve socialistė, qė historikisht pėrfaqėsojnė pjesėn mė tė pėrkushtuar tė anėtarėsisė socialiste.
    10 mijė firma, fantazi apo realitet?
    Lajmi i vetėm qė “prodhoi” mitingu ishte firmosja gjatė kohės sė protestės e projektligjit pėr hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit nga 10 mijė qytetarė.
    Shtypi i njė dite mė pas i bėri jehonė kėsaj nisme duke lėnė nė hije vetė mitingun. Sipas “Zėrit tė Popullit”: “Qytetarėt kanė firmosur draftin gjatė protestės dhe nė pėrfundim tė saj”. Tė nesėrmen Edi Rama theksoi nė konferencėn e tij pėr shtyp se: “Vetėm dje nė spontanitet tė plotė numri i firmave nė dijeninė time, tė paktėn deri nė momentin kur unė zbrita nga tribuna pėr tė vazhduar bashkė me tė tjerėt e kishte kaluar 10 mijshin”.
    Vini re: Nga momenti i prezantimit pėr herė tė parė tė nismės sė PS nė miting deri nė momentin kur Rama zbriti nga tribuna nuk kishin kaluar mė shumė se 30 minuta, nga tė cilat 20 minuta i pėrkisnin fjalės sė tij.
    Si ėshtė e mundur qė pikėrisht gjatė kėsaj kohe, kur protestuesit ishin tė pėrqendruar tek fjalimi i Ramės, 10 mijė protestues gjetėn kohė tė shkonin tek tavolinat, tė paraqisnin dokumentet e tyre tė identifikimit, tė firmosnin dhe tė ktheheshin pėrsėri nė bulevard pėr tė ndjekur vazhdimin e mitingut?! Pse zėdhėnėsit e Ramės nxituan tė eklipsonin kėtė protestė me njė lajm tė pavėrtetė? Pėrse kėtė tė pavėrtetė duhet ta pėrsėrisė njė ditė mė pas edhe vetė Rama?
    Pėr tė thėnė ndoshta qė nė miting ishin tė pranishėm aq shumė qytetarė, sa qė vetėm projektligjin nė fjalė e firmosėn 10 mijė prej tyre?! Por populli thotė: Dielli nuk mbulohet me shoshė.

    panorama

  9. #159
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e lezeēme ... si ngahera ... populli i ngrate ... skenar i vjeter ... lojtar e portjer te rinj ...

    rama thoka se salia nuk kupton gje nga demokracia, shteti ligjor, vullneti i popullit ... mir e thot ... e ka gjet ...

    por problemi eshte se perse ben rama sikur e kupton demokracine, shtetin ligjor, vullnetin e popullit ...

    po e sofistikojne mjerimin e rendit pas-komunist ...

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    OSBE ODIHR ne raportin per zgjedhjet deklaroi qe u plotsuan pjeserisht standartet. Kjo i dha material socialisteve per te bojkotuar parlamentin. Pasi ndezen zjarrin me kete raport OSBE tani perpiqet ta shuaja me deklarata nga Athina duke thirrur opoziten te marre pjese ne parlament. Tani eshte vone sepse Rama nuk ka ndermend te beje kthese. Ata derisa kembengulin per hapjen e kutive do ken ber ndonje mafiozllek. S'di gje per vend tjeter, por ne nje vend te myzeqese nga jam une njerezit e Rames shkonin naten vone ne ēdo shtepi shperndanin lek. Kushedi sa lek jan investuar nga Rama per te blere votat. Kuptohet pse Rama nuk dha doreheqjen si kryetar bashkie i Tiranes qe me pas te zgjidhej deputet. Pa bashkin e Tiranes do zvogeloheshin te ardhurat dhe pa ato Rama nuk do kishte mundesi te bente karriere politike. Bixhoz i rrezikshem ky i Edi Rames, pasi betonizoj Tiranen dhe mbushi ēdo hapesire me pallate saqe nuk merr dot fryme. Sikur te behej kryeminister njejten gje do bente me gjithe Shqiperine.

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •