Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Kurti: Territore fqinjëve, në shkëmbim të marrëdhënieve

    http://www.gazetaexpress.com/images/...e1-490x320.jpg

    Nga Express më 05.11.2009 në ora 17:09
    Lëvizja “Vetëvendosje” ka prezantuar sot harta dhe të dhëna të tjera që flasin se mijëra hektarë të territorit të Kosovës janë të uzurpuara ose pretendohen nga vendet fqinje, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

    Drejtuesi i kësaj organizate, Albin Kurti, akuzoi Qeverinë e vendit se po u jep vende fqinje mijëra hektarë tokë të Kosovës, në shkëmbim të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

    “Përderisa në vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës i vendoste tabelat ‘Mirësevini në Republikën e Kosovës’ në disa pika kufitare në Kosovë, por jo edhe në veri të vendit, këtë vit kanë filluar që të tjerët t’ia vendosin Kosovës tabelat, duke ia rrudhur territorin për disa kilometra. Duket qartë se për të vendosur marrëdhënie diplomatike me fqinjët, Qeveria e Kosovës iu jep atyre territore mijëra hektarëshe. Vetëm për pozita të ambasadorëve, për zyra e privilegje, po japin territor”, tha Kurti, sot në një konferencë me gazetarë

    Ai po ashtu theksoi se në Kosovë po mbahen zgjedhje lokale që krijojnë kufij të rinj të komunave dhe i përforcojnë ata, ndërkohë që kufijtë e Kosovës, sipas tij, janë të pambrojtur dhe gjithandej po humbin territor. “Përveç hapësirës tokësore si të tillë, në shënjestër janë kuotat e larta malore që kanë rëndësi strategjike-ushtarake si dhe burimet e ujit”.

    Kurti rikujtoi se më 9 qershor 1999, në Kumanovë, u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake ndërmjet gjeneralëve të KFOR-it dhe gjeneralëve serbë të Ushtrisë Jugosllave. “Kjo marrëveshje pesëfaqëshe përkufizonte shtigjet përmes së cilave trupat jugosllave do të tërhiqeshin nga Kosova. Mirëpo, më 9 qershor 1999, gjeneralët serbë me gjasë i kanë kontrabanduar hartat e tyre si valide në këtë marrëveshje, në të cilat Kosova ka kufij të tjerë. Harta topografike e Kosovës që është aprovuar në Kumanovë, e ku s’pati të ftuar asnjë shqiptar, nuk përputhet me kufijtë e Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974. Me luftën që ende s’kishte mbaruar në njërën anë dhe me Maqedoninë e Shqipërinë përplot refugjatë në anën tjetër, duket se gjeneralët e NATO-s u ngutën dhe e pranuan hartën e Serbisë për Kosovën. Sot, anekënd Kosovës kemi probleme kufitare që rrënjët e tyre i kanë rrënjët në Kumanovën e 9 qershorit 1999”, u shpreh drejtuesi i “Vetëvendosjes”.

    Sipas Kurtit, kjo është në kundërshtim edhe me Planin e Ahtisaarit. “Në nenin 3.2 të aneksit VIII të quajtur “Sektori i Sigurisë” në Planin e Ahtisaarit thuhet që ‘Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e KSAK-së brenda RSFJ-së, ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të RFJ-së dhe IRJM-së më 23 shkurt 2001’”.

    Kurse aktivisti tjetër, Liburn Aliu, tha se përveç kontesteve të tjera të mirënjohura territoriale siç janë në Debëllde të Vitisë, e në Karaçevë të Dardanës, qindra hektarë do t’ia marrë Maqedonia Kosovës edhe në fshatin Restelicë të Sharrit. “Kufiri nga viti 1971 ka qenë mu në pikën ku bashkohen dy lumenj, mirëpo Maqedonia ka plane që të krijojë një liqe artificial aty dhe për pasojë humbet shumë territor (p.sh. Ura e Tërbeshit dhe komplet dy lumenjtë me burimet përreth përfundojnë në Maqedoni asisoj). Në vitin 1971, i janë dhënë Maqedonisë 10 000 hektarë dhe tash edhe qindra të tjerë”.

    Duke folur për kontestet me Malin e Zi, që së fundi janë aktualizuar, Aliu tha se te Kulla, në rrugën Pejë – Rozhajë, kufiri i Kosovës me Malin e Zi është zhvendosur 5 kilometra në thellësi të territorit të Kosovës. “Në vitin 1974, kufiri ka qenë te vendi i quajtur ‘Varri i Nuses’, 29 kilometra larg prej Pejës dhe 18 kilometra larg prej Rozhajës. Kufiri tash është 24 kilometra larg prej Pejës, te ura te Qafa e Shkallës mbi Jabllanicës, 100 metra prej së cilës është vendosur tabela “Mirësevini në Malin e Zi”. Me harta të posaçme Liburni shpjegoi se në kuadër të përfitimeve të Malit të Zi, në vitin 1974, kufiri ka qenë te Qafa e Çakorrit, e mandej në vitin 1996, regjimi i Milosheviqit e ka zbritur te lumi Bjelluha – 8 kilometra më poshtë, me ç’rast janë humbur 2.900 hektarë. Ndërkaq, në vititn 1999, në vend se të kthehen këto, KFOR-i e ka sjellë te piramidat e betonit, edhe 5 kilometra të tjera në brendësi të Kosovës, gjë që bëri t’i humbim edhe 3.700 hektarë të tjerë. Kështu Kosova gjithsej i humbi 6.600 hektarë, dhe rrezikon t’i humbë edhe 500 hektarë shtesë në Pashajlë, Dromodol dhe Lug të Shtedimit”.

    Kurse Muhamet Nikqi rikujtoi se në fillim të vitit 2000, Doganat e UNMIK-ut ishin vendosur pikërisht te “Varri i Nuses” dhe më vonë kanë zbritur për shkak se moti është më i ftohtë te ai vend dhe me shumë borë. “Po ashtu, kompanitë të cilat e pastrojnë borën, deri në shkurt 2009, e kanë pastruar e çelur rrugën gjer te ‘Varri i Nuses’, ndërkaq kompanitë e Malit të Zi vetëm deri te kilometri i 18 larg Rozhajës. Policia e Malit të Zi përveç në Qafë të Hajlës e Pashajlë, patrullon edhe në Dromodol e Lug të Shtedimit. Për pasojë, nga autoritetet e Malit të Zi nuk është lejuar të mbahen lojërat tradicionale të Rugovës, edhe pse ky territor figuron brenda hartës standarde të Kosovës. Policia e Kosovës është e stacionuar në kilometrin e 21-të prej Pejës, pra plot 8 kilometra larg kufirit. Dëshmi tjetër se këto 5 kilometra s’janë të Malit të Zi është edhe fakti që në vitin 2002 është përfunduar shtrimi i rrugës së asfaltuar deri në 29 kilometra larg prej Pejës, pra edhe në këta 5 kilometrat, me ç’rast dallohet ngjyra më e çelët e asfaltit në anën tonë ndryshe prej asfaltit në anën e Malit të Zi”, tha ky aktivist.

    Sipas “Vetëvendosjes”, Kosova humb territore edhe në Bjelluhë, Lici, Vaganicat, Livadhet e Bukura, Qafa e Dasmorëve, Qafa e Murgashit te Gropa e Madhe e Bogajve. “Mali i Zi i ka afruar shumë patrullimet e policisë në këto zona për të cilat ka pretendime të hapura. Në Radavc-Jabllanicë rrezikojmë t’i humbasim qindra hektarë kullosa, shtoi Muhameti. Kufiri i Kosovës nuk është i qëndrueshëm as te Bjeshka e Sejmovës, në Jabllanicë të Vogël e të Madhe, ku rrezikojmë t’i humbasim qindra hektarë kullosa”.

    Në fund të konferencës me gazetarë, u shfaq edhe një reportazh 10-minutësh i realizuar për këto konteste në Bjeshkët e Rugovës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Ky Albini eshte tradhetare qe permend keto shitje tokash.duhet te shesin dhe prapanicen per maredhenie diplomatike keta politikanet pedera qe qeverisin Kosoven.
    qenka shume i embel pushteti.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Daja im i humb gati 5 hektar me ket kufirin e ri derisa ne kadastret e Kosoves del qe eshte pronari legjitim dhe legal te tokes.
    PO flitet ne Peje qe qeveria me t vertet do ti dhuron kto tok per maredhenie diplomatike. Shpresoj qe jan vetem llafe se perndryshe behet shume keq ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk kemi dije nuk kemi vizion,na intereson vetem si te pasurohemi personalish kurse per popull as qe ndegjon kush.
    Jam shum i bindur qe maqedonin kishum mund te lozim me ta por nuk din politik analfabetet.
    Populli shqipetar ne maqedoni fare lehte ka mund ta detyroi maqedonin per ta njoft kosoven e jo ti falet teritor ne emer te njohjes.
    Ne radh eshte mali i zi por kulminacioni te ta arrij kur serbia te na njoh edhe ketyre kojshive duhet dhen nga pak tok se na idhnohen.
    Mjerim.

    Albin duhet te dali nga shtrufullogu i tij te krijoj partin dhe ateher do ta ket popullin pas veti,per ndrysh nuk ja vlen vetem te identifikohen problemet,keto po i shohim per dit por jemi si popull pa fuqi kemi mbet ne semafora,ju besuam ketyre fshatarve por ja ku na sollen

  5. #5
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    ju besuam ketyre fshatarve por ja ku na sollen
    Po Ju Drenicak nga cili qytet ishit??hahaha
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •