Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 94
  1. #11
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Albasoul
    Administrator
    (5/25/00 11:30:47 pm)
    Reply Shovinizmi grek dhe helenet shqipfoles

    --------------------------------------------------------------------------------
    3 vjet pushtet socialist ne Shqiperi u kane sjelle shqiptareve
    shume halle, shqetesime dhe pasiguri. Megjithate keto jane
    asgje krahasuar me ate qe une do ta quaja:

    SHITJE TE INTERESAVE JETIKE KOMBTARE TEK GREKET!

    Dhe dikush mund te pyese se ku e shikoj une kete.
    Me poshte po rendit faktet qe te gjitha flasin greqisht
    edhe pse po bejme fjale per Shqiperine tone:

    1) Tradhtia kombetare e ish kryeministrit shqiptar dhe aktualisht
    kryetar i partise socialiste Fatos Nano, ne takimin e tij te kasapit
    te Ballkanit ne Krete te Greqise ne 1997. Mos u cudisni aspak
    por ky takim kishte si sponsor qeverine dhe qarqe te caktuara
    greke dhe jo me kot u be ne Krete. Shtrengimi i duarve Nano
    Milloshevic dhe Milo me homologun jugosllav flasin vete per kete.


    2) Lejimin ne token shqiptare te nje brigade te tere ushtaresh greke qe nuk kane asnje mision ne shqiperi dhe nuk bejne pjese e asnje bashkepunimi Shqiperi- Nato ose ushtri shqiptare - ushtri greke, por jane perdorur nga pushtetaret socialiste si "ushtri personale"si ne shtator 1998, edhe ne 14 maj 2000 ne Vlore per te siguruar takimin e Berishes ne kete qytet. Mos harrojme dhe skandalin ne e Durresit me rastin e Pashkeve ku po keta ushtare greke kane mbajtur mbi supe Epitafin e Kishes Orthodoxe te ketij qyteti pergjate bulevardit te ketij qyteti.

    3) Politika e helenizimit te popullit shqiptar nga pushtetaret e sotem. Kjo shihet shume mire ne futjen e nje neni te posacem ne kushtetuten e Shqiperise per minoritet greke dhe jo me kot njeri nga "konsulentet"per kushtetuten ishte grek.

    Futja e greqishtes ne shkollat shqiptare si gjuhe fakultative e huaj kur qindra mijra emigrante shqiptare ne Greqi nuk kane mundesi as tu mesojne femijve te tyre abetaren shqiptare.

    Perfshirja e pushtetareve te sotem si Gjinushi, Milo ne shitjen e vizave greke ne Shqiperi dhe ky fakt eshte publikuar nga media greke. Po kjo media ka publikuar materiale te implikimit te ministrit te ekonomise Angjeli ne dhenien e monopolit te shitjes se naftes kompanive greke ne Shqiperi kur nese dikur Shqiperia i mbulonte kerkesat e veta me prodhimin vendas dhe ate qe vinte nga importi (italia) tani shqiptaret furnizohen me nafte
    ne masen 80% nga importi me Greqine.

    Me shume se 10 incidente kufitare kane ndodhur ne kufirin tone jugor me Greqine ku luftanije greke nga qelluar mbi peshkarrexha dhe skafe shqiptare, ose kane shkelur ujrat tone territoriale dhe askush ne ministrine e jashtme nuk ka denjuar te leshoje te pakten nje note proteste per qeverine greke.

    Ndjekja e nje politike te jashtme shqiptare pro greke qe ka cuar ne ftohjen e mardheniet me partnerin tone kryesor ne rajon Italine qe ka investuar jo pak ne Shqiperi ne keto 10 vjetet e fundit.

    Meta hedh valle greke me Papandreun ne Dropull kur Papandreu doli para kamerave te televizioneve shqiptare dhe u tha shqiptareve:"korridori 8 do te kaloje nga Selaniku i Greqise dhe jo nga Durresi".

    Deklarimi famekeq i ministit monitar te jashtem Milo i cili pati
    pafytersine te deklaronte: "Rruga e Shqiperise per integrim
    europian kalon nga Greqia" ne te njejten kohe kur USA dhe aleatet perendimore i ofruan shqiperise rol kryesor ne zbatimin e
    Paktit te Sabilitetit per Europen Jug-Lindore.

    4) Shitja e interesave jetike ekonomike te rangut kombetar tek
    shoqerite anonime greke. Kam parasysh:

    Firma "Sarandopul" qe fitoi tenderin e shtrimit te rrugeve te nje
    prej segmenteve Durres - Kakavije dhe qe sipas vete qeverise
    shqiptare kjo firme ka shfrytezuar te gjitha fondet dhe me shume
    e ka prishur rrugen sesa e ke ndreuqr.

    Shitja e AMC kompanise se celulareve ne Shqiperi nje kompanie
    greke me nje partner artificial norvegjez dhe sipas te gjitha gjasave dhe sipas vete prononcimeve ne gazeta te majta e te djathta, kjo firme ka si drejtues njerin Kokkalis (personi qe sponsorizoi takimin e Nano-Meta ne Harvard. Per me shume info:
    www.egroups.com/message/a...tart=14394
    ose shfletoni gazeten KJ te dates 26 Maj 2000)

    Dhenia me qirra e dhjetra hektareve toke ne portin e Durresit nje
    firme greke kur sic e dime te tere sipas vete planeve te Paktit,
    Durresi do te jete porta e hyrjes se Perendimit ne Lindje.

    Ndarja e kredise se qeverise greke (e akorduar por akoma e pa xhiruar) per qytetaret Vlonjate qe humben parate e tyre ne firma dhe aktualisht jane te pastrehe. Fakti qe kjo shume akordohet vetem per Vloren flet mire per pikesynimet greke.

    Lejimi dhe hapja e rruges se lire te 86 milion investime greke ne portin e Vlores shume pak perpara se Shqiperise ti akordohen miliona dollare per ta ndertuar vete infrastrukturen e portit te Durresit dhe te Vlores nga Pakti i Stabilitetit. Greket e dine qe korridori 8 do te kaloje nga Durresi dhe Vlora dhe tashme po i perforcojne pozitat e tyre ne portet shqiptare dhe ne te njejten kohe shfrytezojne shansin e madhqe shqiptaret presin nga ky korridor dhe ky pakt.

    Pronocimi i prokurorise se pergjithshme se ka shume mundesi qe nje pjese e mire e thesarit te shtetit te jete shkrire dhe shitur ne
    Greqi. Te jete koincidence thoni?

    Ka shume fakte te tjera qe hedhin drite mbi shitjen e interesave kombtare nga pushtetaret socialiste ne keto 3 vjetet e fundit tek greket. Ato e kane zanafillen qe nga revolucioni komunist i 1997 qe greket e sponsorizuan dhe inskenuan. Po ashtu, une nuk ze ne goje as asimilimin fetar qe po u ben kryepeshkopi grek Janullatos besimtareve orthodoxe shqiptare duke shkelur parimet e shenjta te KISHES AUTOQEFALE SHQIPTARE qe Imzot Fan Noli themeloi. E pra, eshte e faktuar cdo akt tradhtie te pushtetareve socialiste (jo te gjithe) dhe kjo e ben imperative largimin e tyre nga pushteti dhe ardhjen ne pushtet te forcave nacionaliste kombetare.

    Askush mos te mendoje se keto akte tradhtie do te kalojne pa u
    ndeshkuar dhe le te shpresojme qe se shpejti keta shqipfoles te
    dalin perpara drejtesise shqiptare dhe te pergjigjen per keto
    akte anti-kombetare.

    KOMBTARJA DO TE TRIUMFOJE MBI ANTI-KOMBETAREN!

    Shkrimi i mesiperm eshte marre nga forumi i vjeter dhe eshte shkruar nga Albasoul me 25.5.00
    Albo me siguri duhet ta mbaje mend cfare ka shkruar dhe sidomos paragrafin e fundit


    Ata qe i besojne teorise Darviniste te evolucionit kete kthese te Albos duhet ta quajne coroditje.

    Ju pershendes miqesisht
    Iceberg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 14-04-2003 mė 18:47
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #12
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Albasoul
    Administrator
    (6/4/00 9:07:27 pm)
    Reply Re: C'do te bejme me Janullatosin?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Jam i krishtere dhe besimtar dhe jam rritur ne nje familje
    te besimit ortodox. Kjo ben qe te kem te drejten te shpreh
    mendimin tim ne kete pike qe eshte shume delikate.

    Problemi nuk eshte vetem 1 prift, Janullatos
    --------------------------------------------
    Mos kujtoni se e keqja ka vetem fytyren e Janullatosit.
    E keqja i ka rrenjet shume me thelle dhe Imzot Fan Noli
    punoi me mish e me shpirt dhe ia arriti dites qe
    te themelonte KISHEN AUTOQEFALE ORTHODOXE SHQIPTARE.

    Noli ne bashkepunim me patriote te tjere ia dolen mbane
    qe ta ndanin bashkesine e besimtareve orthodoxe shqiptare
    nga ndikimi mbytes dhe asimilues grek. Qe ta kuptoni
    cfare politike ka ndjekur kisha orthodoxe greke ndaj
    asaj shqiptare ne shekujt XIX - XX mjafton te mesoni keto
    fakte qe greket propogandonin ne Shqiperi:

    1) "Jezusi qe grek dhe mos ju lutni atij ne shqip se ai
    nuk ju degjon. Jezui kupton vetem greqisht" Edhit Durrham

    2) Te gjithe shqiptaret shkonin ne shkolla e mesonin greqisht
    deri ne periudhen tone te Rilindjes ku shqipja e folur
    u shkrua fale punes se vellezerve Frasheri dhe patrioteve
    te tjere.

    3) Varferia e tejskajshme shqiptare i shtynte shqiptaret
    e besimit orthodox tu nenshtroheshin politikave greke qe
    kishin nje ndikim shume te madh ne Shqiperi.

    Noli ia doli qe Kishen Orthodoxe shqiptare ta shkepuste
    nga ajo greke dhe ne kishat shqiptare filloi te psallej
    shqip dhe shqiptaret filluan te lexonin ungjillin e tyre
    ne shqip. KETU DUA TE THEKSOJ ME GERMA TE MEDHA QE
    KRISHTERIMI NE BALLKAN KA HYRE NGA SHQIPERIA DHE ME PAS
    ESHTE PERHAPUR NE TE GJITHE RAJONIN DHE NE GREQI.
    POLITIKAT DHE MASHTRIMET GREKE QE I SHESIN SHQIPTARET SI
    TE PA FE, DHE SIKUR GREKET "NA KANE CIVILIZUAR" JANE SA
    TE PABAZA DHE DASHAKEQE. Po rendis disa fakte biblike:

    1) Ne Librin e Jonit 1, 15 nder te tjera Shenjt Pali thote:
    "... e shpendava Lajmin e Mire nga Jeruzalemi ne Iliri...."

    2) Perandori qe themeloi KISHEN ORTHODOXE ka qene
    KONSTANDINI I MADH ne nder te te cilit mori emrin edhe
    qyteti i Stambollit te sotem: KONSTANDINOPOJE(qyteti i Konstandinit). Konstandini ka qene perandor romak me
    prejardhje Ilire dhe per kete mjafton te shfletoni ne
    Internet faqet e Enciklopedise Katolike.
    (newadvent.org/cathen/07663a.htm)

    e shume fakte te tjera qe hedhin drite qe shqiptaret qene
    te paret qe perqafuan krishterimin ne Ballkan.


    E bera kete hyrje, dhe duket sikur u largova nga tema
    per diskutim, por mendoj se eshte shume e rendesishme
    qe shqiptaret te krijojne nje tablo te qarte te ngjarjeve
    para se te gjykojne mbi kete ceshtje.

    Me ardhjen e komunizmit shqiptave ju privua e drejta e
    besimit dhe SHOQERIA SHQIPTARE U DEMORALIZUA KREJT dhe
    e humbi sensin e nje shoqerie civile. Aq i forte ka qene
    besimi i Shqiptareve ne Zot ne fillmet e shex XX, sa
    gjykimi i njerezve ne ate kohe nga shteti qe shume i
    thjeshte. Pyesni cdo te moshuar dhe ka per te te thene:

    "njehere e nje kohe qemoti vinim tek kadiu(gjykatesi)
    dhe nese ishe orthodox e vije doren mbi UNGJILL, po te
    ishe myslyman e vije doren mbi KURAN, dhe kadiu te
    bente nje pyetje: E ke bere kete krim apo jo? Askujt
    nuk ia mbante te genjente pasi te gjithe rronin me
    friken e Zotit." Ka pasur nje harmoni te tille fetare
    dhe nje besim te patundueshem qe nuk besoj te ndertohet
    me kurre ne Shqiperi.

    Me rrezimin e komunizmit dhe me kthimin e lirive shqiptaret
    qe edhe pse nen represion e ruajten besimin e tyre ne shpirt,
    nuk kishin me institucionet e tyre fetare. Nuk kishin me
    shume Kisha te shenjta me emer ne gjithe Ballkanin, nuk
    kishin me kleriket e dikurshem pasi ata u pushkatuan,
    burgosen e torturuan deri ne vdekje.

    Rindertimi i KISHES ORTHOXE SHQIPTARE
    -------------------------------------
    Ne 1990 lindi ceshtja e rindertimit te Kishes dhe
    kush mund ta merrte kete persiper. Askush ne Shqiperi
    nuk ishte ne gjendje ta merrte kete inisiative dhe
    Shqiptaret rrane nen ndikimin e Patriarkanes se
    Stambollit qe eshte gjoja qendra e ORTHODOXISE
    sot ne bote. Perdor fjalen "gjoja" pasi Kisha
    Orthodoxe nuk ka patur kurre nje organizim te
    mirefillte e shtrirje mbare boterore sic e kane
    Katoliket dhe me poshte po argumentoj pse.

    1. Orthodoxia Serbe, Ruse, Bullgare, Greke kane dite
    te ndryshme te kremtimit te pashkeve dhe te gjitha jane
    kisha Autoqefale dhe nuk marrin urdhra e nuk varen
    aspak nga ajo e Konstandinopojes. Kjo verehet shume mire
    qe ne Serbi te gjithe prifterinjte jane Serbe, ashtu
    si ne Greqi jane te gjithe greke, Rusi ruse e kshu me
    rradhe.

    2. Kishat Orthodoxe asnjehere nuk e ndajne veten nga pushteti
    dhe gjithmone e ngrene veten mbi Shtetin e vendeve te
    tyre dhe nuk eshte i pakte diktimi i Kishes mbi shtete
    si ai i Serbise qe ne po e shohim ne rastin tone te Kosoves,
    ose ai i Greqise se fundi ku KISHA po ushtron presion
    mbi qeverine greke per te mos lejuar heqjen e BESIMIT
    nga pashaportat greke, apo politikat e Kishes greke ndaj
    krahines shqiptare te Epirit te Veriut qe ata i quajne
    greqisht "Voiro Epirus".

    3. Akoma ne Kishat Orthodoxe greke egziston mentaliteti
    i vjeter qe permblidhet ne fjalet e vete grekerve:
    "Kush eshte orthodox eshte grek!" . Kete superioritet
    qe greket i falin vetvetes edhe kur vjen fjala tek
    Feja e kane trasheguar edhe sot e kesaj dite.

    Jane keto disa nga faktet qe e kane bere Kishen Orthodoxe
    nje Kishe shterpe pasi numri i besimtareve te tyre ka
    ardhur gjithmone ne renie dhe jo pak organizata fetare
    i fryjne frymes konfliktuale sic eshte rasti i Kosoves
    dhe demonstrimet e grekerve ne favor te "vellezerve orthodoxe
    serbe" kur vete Milloshevici urdheroi nje barbari mbi
    popullin e pafajshem shqiptar te Kosoves. Justifikimi
    i kesaj lufte sipas nje mendje prej ateisto-komunisti
    sic eshte Milloshevici, qe gjoja "mbrojtja e Krishterimit
    nga rreziku i perhapjes se islamizmit ne zemer te Europes".
    ZOTI MOS PASTE MESHIRE PER TE TILLE NJEREZ QE ARRIJNE
    DERI ATJE SA TE NJOLLOSIN EMRIN E TIJ ME GJAK
    NJEREZISH TE PAFAJSHEM! ZOTI MOS PASTE MESHIRE EDHE
    PER TE GJITHE ATA NJEREZ QE E QUAJNE VETEN TE "KRISHTERE"
    DHE MBESHTETEN BARBARINE SERBE NE KOSOVE! AJO QE KETA
    NJEREZ KANE NUK E KA EMRIN BESIM NE KRISHT, POR E KA
    EMRIN ULTRANACIONALIZEM I VERBER!


    Ne 1990, greket dhe ndikimi i tyre i madh ne patriakanen
    e Stambollit, ia arriten te shtinin ne dore drejtimin e
    Kishes Orthodoxe Shqiptare megjithese ajo qe inegzistente.
    Perpara se une te bej interpretimin tim POLITIK te
    ketij emerimi dua te ze ne goje ndihmen qe greket i
    kane dhene Kishes Orthodoxe shqiptare.

    Ndihma ka qene e konsiderueshme si ne rindertimin e
    kishave te renuara, ne riparime te atyre egzistuese
    si dhe ndihma per vete besimtaret orthodoxe, qe nga
    ushqimoret e deri ne shkollimin e brezit te ri te
    klerikeve shqiptare. Nga ana organizative Kisha
    Orthodoxe tashme ka nje strukture te forte qe
    shtrihet ne te gjithe vendin ku ka besimtare orthodoxe.
    KETO JANE FAKTE DHE SI BESIMTAR UNE U THEM FALEMINDERIT
    TE GJITHE ATYRE QE E BENE NJE GJE TE TILLE TE MUNDUR.
    Mirepo paradoxi qendron ne ate tjetren, se a qe kjo
    ndihme ne vetvete e pakushtezuar dhe nje vullnet i mire
    i Kishes greke ndaj asaj shqiptare? Mos valle kjo
    ndihme qe e kushtezuar dhe me te grekete kerkonin te
    arrinin synimet e tyre ne prapaskene?

    Pergjigjia e te tilla pyetjeve erdhi me 1996-1997.
    Deri me 1996 kleri drejtues grek ka patur nje qendrim
    korrekt ndaj shtetit shqiptar dhe episodet acaruese
    kane qene te karakterit individual te prifterinjve
    te vecante qe benin propadande midis besimtareve
    shqiptare. Shteti i atehershem reagoi ashper ndaj te
    tilla provokacioneve duke i perzene si "persona non grata"
    disa prifterinj qe vepronin ne Gjirokaster dhe Sarande.
    Kurse ne 1996 dhe vecanerisht ne 1997, drejtuesit greke
    te Kishes sone u hodhen ne nje lufte propagandistike te
    hapur kunder shtetit shqiptar te kohes dhe si fakt mund
    tu sjell nje deshmi jetesore te te afermve te mi qe
    gjate ritit fetar te se djeles ku nje prift grek(qe fliste
    shqip) pasi shperndante Naforen i peshperinte cdokujt
    "Mos u genjeni nga shteti i Berishes". Natyrshem lind
    pyetja:

    C'lidhje ka KISHA me politiken?
    Perse kjo hasmeri ndaj shtetit shqiptar dhe pse lakohej
    emri i Berishes?

    Politikanet e vertete ne Greqi jane prifterinjte pasi
    c'thone ata behet, dhe te njejtin mentalitet ata
    kerkojne ta mbjellin edhe ne Shqiperi ku ata te diktojne
    gjithcka ne drejtimin e vendit dhe te bejne te mundur
    te aplikimin e teorise se vjeter "PERCA E SUNDO!"

    Duke ju kunderven shtetit te atehershem qe ne 1996 ishte
    me i shendetshem dhe i sukseshem se kurre, ata nuk mund
    te gjenin nje argument me bindes se sa te atakonin Berishen.
    Ata nuk mund tu thonin shqiptareve qe Berisha ju vraferoi
    pasi shqiptaret e jetuan vete ndryshimin per mire, por ata
    futen me mjeshtri virusin e vjeter ne gjakun e shume
    besimtareve orthodoxe. Ky virus eshte fryme percarese
    midis veriut dhe jugut, ku greket shanin shqiptaret e veriut
    (ne kete rast Berishen) dhe u thoshin shqiptareve te Jugut
    se ju nuk duhet ta lini vendin ne drejtimin e verioreve
    te cilet ju "shtypin" dhe "persekutojne". Prandaj gati i gjithe
    arsenali kriminal ne 1997 erdhi nga Greqia, dhe te gjithe
    ishin shqipfoles qe me te shkelur ne toke shqiptare ngriten
    flamurin Grek ne Himare e Sarande. Ne doni fakte te implikimit te qeverise dhe Kishes Greke ne ngjarjet e 1997
    ne Shqiperi vizitoni sesksionin tone te historise ose:
    users.erols.com/albania/k...nder_d.htm

    Te dashur vellezer!

    Problemi me kishen orthodoxe shqiptare nuk eshte Janullatos
    pasi ai vjen e iken por eshte AUTOQEFALIA e kishes sone
    nga ajo greke dhe e Stambollit. Pyetja nuk duhet te
    shtrohet se cfare duhet te beje me Janullatos, por cfare
    duhet te bejme qe ta kthejme Kishen tone ne Autoqefale
    dhe Kishe Shqiptare ku te gjithe kleriket te jene Shqiptare
    dhe te gjitha ritet te jene ato shqiptare e jo te importuara.
    Per kete duhet nje koordinim i gjithe i shume faktoreve
    qe duhet te japin kontributin e tyre per kete akt kaq
    patriotik dhe jetik si per besimtaret orthodoxe edhe
    per te stabilitetin dhe harmonine fetare ne Shqiperi.
    Jane 3 faktore qe luajne rol vendimtar:

    1) Kleriket shqiptare qe nuk i luten Zotit greqisht por shqip
    ----------------------------------------------------------
    Keta duhet te bashkepunojne me njeri tjetrin dhe te marrin
    inisiativen e krijimit te nje KISHE AUTOQEFALE SHQIPTARE te
    vertete, ne vazhdim te Kishes qe themeloi Imzot Noli. Keta
    duhet te jene zeri i pare shqiptar qe duhet tu kundervihet
    atyre greke.

    2)Shtetare Shqiptare jo shqipfoles
    ----------------------------------
    As mos prisni te shikoni ndryshim per aq kohe sa ne
    pushtet jane shqipfolesit qe vete greket i sollen ne pushtet.
    Nuk kemi me vetem nje Janullatos grek, por kemi ushtri
    greke, biznesmene greke qe po pushtojne gjithcka, kemi
    politikane e qeveritare qe Atdhe tashme kane Greqine.
    Kur ne pushtet te hipin shqiptaret e vertete qe punojne
    me perkushtim per Shqiperine do te pritet nje legjislacion
    i vecante per FETE ne Shqiperi ku SHTETI YNE NGELET LAIK
    DHE RESPEKTON E NDIHMON FINANCIARISHT TE GJITHA BESIMET
    FETARE. Kjo do tu fali Klerikeve pavaresi ekonomike nga
    Greqia dhe vendet Arabe qe kane uzurpuar institucionet
    tona fetare.

    3) Vete shqiptaret jane faktori kryesor
    ---------------------------------------
    Ne duhet te jemi me te ndjeshem dhe me te predispozuar
    per te ndihmuar ne et gjitha format nje proces te ndertimit
    te nje shoqeri te MORALSHME ne Shqiperi ashtu sic qe ne
    vitet e paraluftes ku kish BESIM TE MIREFILLTE dhe harmoni
    te plote midis feve. Rruga e besimit eshte rruga e vetme
    e kthimit te vlerave ne shoqerine shqiptare qe jane
    zbehur shume ne 60 vjetet e fundit. Po ashtu, vete shqiptaret
    duhet te ushqejne NACIONALIZMIN shqiptar dhe jo dallimet
    krahinore fetare qe nuk bejne gje tjeter pervec se
    bejne te mundut kthimin mbarapa te Shqiperise dhe permbushin
    ne kete meyre si pa vetdije politikat shoviniste sllavo-greke. TOLERANCE KRAHINORE FETARE DHE SHPIRTI I MIREKUPTIMIT
    DHE VELLAZERISE DUHET TE MBISUNDOJE MIDIS NESH.

    Kam parasysh qe shume persona ne diskutimet e tyre i
    identifikojne te gjithe besimtaret orthodoxe me ata
    shqipfoles qe bejne politiken e grekut ne Shqiperi dhe
    kjo eshte e papranieshme dhe shume e demshme. Ata qe
    bejne politikat e grekut ne rradhet e besimtareve
    orthodoxe jane shume te paket por per fat te keq zerat
    e tyre degjohen me fort pasi ata flasin ne emer te gjithe
    komunitetit orthodox. Te jeni te bindur qe keto zera
    do te veniten se shpejti kur zerat e patrioteve te
    vertete te krishtere orthodoxe do te bucasin.

    Sa per Janullatosin, te jeni te bindur se per kleriket
    Zoti aplikon standarte akoma me te larta per ti gjykuar
    ne Diten e Gjykimit.

    DREJTESIA GJITHMONE DO TE TRIUMFOJE MBI PAUDHESITE E CDO
    FORME!

    Gjithe te mirat!

    P.S Me kete mesazh i shpreha pikpamjet e mia mbi Orthodoxine
    Shqiptare dhe besoj pasi ta lexoni do ta kuptoni se pse une
    pelqej ta quaj veten i KRISHTERE dhe jo ORTHODOX.





    Edited by Albasoul at: 6/5/00 5:05:29 am

    Ky eshte nje shkrim me i plote dhe me te vertete shqiptar i Albasoul
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Ne greqi ka njerez qe po cenojne integritetin e Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Dhe Klod na thote se Janullatusi eshte ne rregull megjithse ai se ka hapur kurr gojen per te kundershtuar keto shkelje te qellimshme. Greket paskan te drejte te bejne cte duan me ne kurse ne nuk duhet te qenkemi nacionalist! Apo jo Klod. NO COMENT!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sinqerisht, per at Zot ne qiell betohem, se kur ju shoh juve, gjithnje e nde cdo moment, me duket se jam duke patur te beje me njerezit e amazones, te veshur me gjethe, me nga nje ushte ne dore, e gjithshka qe dine me siguri eshte se pylli ku ata jetojne, eshte edhe e gjithe bota, madje ajo e civilizuara, edhe se matane tij, eshte fundi i botes, me disa prapambetje krijesash ne dukje si njerez, qe ne u perpjekshin te vine ne pyllin e tyre, njerezve te civilizuar (me ushte e breke prej gjetheje pemesh, e te bere permanent me boje te bardhe ne fytyre me vija te crregullta), keta vijne me qellime pushtimi, te liga...kunder ketyre liridashesve....!!!!!!!!!!!


    Me e keqja nga e gjith kjo, eshte se une tmerrohem edhe shume shume me teper, kur mendoj se amazona qe ju perfaqesoni..........., ne fakt nuk eshte diku ne "skaj" te botes, por eshte ne mes te kufirit te nje bote, qe eshte djepi i civilizimit te fundit te kesaj bote qe njohim...SHQIPERIA.....

    atehere, me te vertete, jam i detyruar te mendoj thelle se kush jeni ju ne origjina!

    [b]Majmune te importuar e te detyrum me shenderru ne pamje njeriu.......apo DESHTIME provash UFO-ike per te kriju inteligjence?????????????


    *************************************
    *************************************

    Excuse me...., do you speak albanian, at all?

    Apo vetem e flisni, por nuk e kuptoni????????



    vazhdon....(me karragjozlliqet tuaja)!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    O Klodi mund te me thush pse e ke shkruar ne greqisht ate Agios Irineos tis Lion ?.................................apo tingellon me bukur se shqip?

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Une nuk jam aq besimtar sa ti, por dhe po te behem i tille nuk dua te behem me Janullatosin, sepse nuk dua te shaj e te urrej sic po ben ti ketu dhe si Mesuesi jauj ne Tirane. Ti i quan te tjeret 'bastarde', ne nje kohe qe kisha ortodokse eshte ne periudhen e agjerimit; jo vetem te ushqimit por dhe te sharjeve e urrejtjes, qofte dhe ndaj nesh qe na eshte neveritur Janullatosi. Pra ne kete aspekt po ta le ty Ortodoksine.

    Kur ti del dhe shkruan emrin tend ne greqisht ne kete forum, "Klod- O Agios Irineos tis Lionis", verteton ato qe thote At Foti, se ne Tirane po rritet nje brez i brumosur me idete e Janullatosit per helenezimin e ortodoksise shqiptare. Dhe e keni aq te nevojshme ju te Janullatosit greqishten saqe nuk thuani dot shqip "Shen Irineu i Lionit", por ia futni greqisht, pavaresisht se nuk e kuptoni kete gjuhe. A nuk eshte kjo pjese e "Simbolikes Greke ne Kishen Ortodokse AUtoqefale te Shqiperise"?

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shendelli, te besosh ne Zot apo te jesh besimtar orthodoks shqiptar nuk do te thote se je me Janullatosin. Feja nuk e njeh "luften" pasi Jezusi nuk zbriti me shpate ne toke, zbriti me Lajmin e Mire te shpetimit te ngritur mbi te verteten. Orthodokset nuk besojne tek institucioni i Kishes por tek i Zoti i Saj. Zoti i Kishes Orthodokse Shqiptare eshte Jezu Krishti!

    Kjo ceshtje qe diskutohet ketu eshte me shumengjyreshe se sa e trajton Klodi dhe me e komplikuar sa shpreheni ju i nderuari Shendelli. Janullatos eshte grek, por puna dhe perkushtimi i tij ka bere qe sot gati te gjitha komunitetet orthodokse ne Shqiper te kene nje Kishe e nje Prift shqiptar ku te shkojne e te falen e te adhurojne Zotin se bashku.

    Asnjehere mos harro gjendjen ne te cilen ishte Kisha Orthodokse Shqiptare ne 1991, dhe gjendjen qe eshte sot. Jane bere hapa te medha ne kete drejtim ne rimekembjen e Kishes dhe mua me gezon fakti qe komuniteti shqiptar orthodoks po i rikthehet tradites duke u lutur ne Shqip ne kishat orthodokse, duke ringjallur panairet, ritet dhe festat e kalendarit orthodoks fetare, duke ndihmuar shqiptaret ne nevoje etj.

    Roli qe Janullatos ka luajtur ne sigurimin e ndihmes dhe edukimit te klerikeve ne seminarin e Durresit ka qene nje rol teper pozitiv dhe kjo e ka shtyre edhe At Artur Liolin qe te respektoje punen e Janullatos. Mos harro, Janullatos pranoi ate detyre te veshtire ne 1991, qe vete At Liolin e refuzoi. Ne 1991 ne turin e tij ne Shqiperi, At Liolin i bekonte germadhat e kishave me uje te bekuar, ato germadha sot jane rindertuar dhe rinovuar. Ne kete kendveshtrim, Janullatos meriton respektin e cdo besimtari orthodoks shqiptar.

    A perben Janullatos nje rrezik per Kishen?

    Paradoksi ne kete mes qendron tek realiteti qe shqiptaret kane jetuar ne keto 6 vjetet e fundit. Nuk ka qene Janullatos ai qe u ka dhene baza ushtarake Greqise, nuk ka dhene Janullatos ai qe u ka krijuar lehtesira bizneseve greke, nuk ka qene Janullatos ai qe ka shitur pronen kombetare tek greke, nuk ka qene Janullatos ai qe ka dale perpara shqiptareve per tu shitur Greqine si "Rruga drejt integrimit ne Europe". Sinqerisht, njerez filogreke si Nano dhe qeveritaret e tij jane me te rrezikshem se prifti Janullatos qe tek e fundit, eshte nje sherbetor i Zotit. Nese Janullatos per ty eshte 1 here i rrezikshem, Nano eshte 100fish me filogrek dhe me i rrezikshem se ai.

    Pavaresisht nga kjo, Janullatos e ka perfunduar tashme misionin e tij ne Shqiperi dhe eshte koha qe hiresia e tij tia mirebesoje kete detyre nje kleriku shqiptar. Pas 12 vjetesh tashme, Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare ka nje gjenerate te re klerikesh te cilet mund ti bejne balle drejtimit te komunitetit orthodoks. Kjo do te c'tensiononte ndjeshem sulmet politike qe njerez te vecante i bejne komunitetit orthodoks pikerisht fale faktit te thjeshte qe Janullatos ka lindur ne Greqi.

    E keqja nuk eshte Janullatos por e keqja eshte shteti grek qe ende mban ne fuqi ligjin e luftes me Shqiperine dhe asnjehere nuk ka treguar sinqeritetin e duhur ne maredheniet me Shqiperine. Kjo ka bere qe paragjykimet e drejta qe kane shqiptaret per shtetin grek dhe shoqerine greke ti vishen edhe Janullatosit. Qe ta kuptosh kete, po te jap shembullin e kishes orthodokse shqiptare te Shen Joan-Gojeartit ne Filadelfia ku une banoj: prifti nuk eshte shqiptar por eshte amerikan dhe predikon fjalen e Perendise ne nje kishe orthodokse shqiptare. Asnjeri nga anetaret e kishes nuk e akuzon ate dhe asnjeri nuk kerkon zevendesimin e tij me nje prift shqiptar, perkundrazi, fale punes se tij At Gregori ka bere per vete gjithe komunitetin shqiptar te Filadelfias. Edhe pse jo-shqiptar me origjine, ai ka mesuar shume mbi kulturen dhe historine e Shqiperise dhe qendron teper aktiv ne gezimet e hidherimet e gjithe komunitetit orthodoks ketu.

    Ta solla kete shembull qe te kuptoni qe Zoti nuk i ndan sherbetoret e tij ne Shqiptare dhe Greke, Amerikane e Ruse. Dallimet i shikojne njerezit qe i luten Zotit ne gjuhe te ndryshme, por fjalet e tyre ne Veshin e Zotit tingellojne njesoj.

    Eshte e veshtire per nje besimtar te thjeshte orthodoks qe te gjykoje kreun e Kishes Orthodokse per arsyen e thjeshte se po gjykove kreun e Kishes, si padashur e ke vendosur veten ne rolin e Zotit. Nese Janullatos demton interesat shqiptare, ai denimin e tij nuk do ta marri thjeshte nga shqiptaret, por nga vete Zoti. Sic na meson Bibla, Zoti nuk e njeh meshiren per ata qe e perdorin Fjalen e Tij per qellime te mbrapshta.

    Ajo qe ne si besimtare mund te bejme eshte ti lutemi Zotit qe dashuria dhe paqja qe buron nga besimi yne tek Fjala e Tij, te na ndricoje mendjet dhe zemren per te gjetur rrugen e drejte.

    Jeta jone dhe drejtimi i mbare komunitetit orthodoks shqiptar eshte ne doren e Zotit. Vullneti i Tij eshte i patjetersuesem dhe i pandalueshem.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Question

    A mundet te me thote ndonjeri nga ju qe ndjeni veten ortodokse me gjak shqiptari (jo nga ata qe kane greqishten gjuhen e nenes)...pse faqja e internetit te kishes Ortodokse Shqiptare (se autoqefale nuk eshte me) eshte e shkruar edhe ne greqisht?
    Sa per minoritaret ata se kane konsideruar veten pjese e kishes shqiptare sepse ata psallin greqisht pasi eshte gjuha e gjakut te tyre.
    Atehere pse greqisht ne website-in e Kishes Ortodokse Shqiptare?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 15-04-2003 mė 17:36
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  9. #19
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shėndelli, pajtohem plotėsisht me ēuditjen tuaj se si disa kėtu nė forum mund tė pėrkrahin atė bastard nė krye tė kishės poashtu me ju iceberg pėr punėn e kthesės sė Albos, dhe uroj e shpresoj me plotbesim se edhe kėta do tė ndryshojnė mendje, pėrndryshe tek unė e them por jo vetėm tek unė por te tė gjithė shqiptarėt tjerė pėrkrahja e kėtij bastardi nė krye tė kishės do tė thotė shumė thjeshtė dhe shumė llogjikshėm pa asnjė mėdyshje antishqiptarizėm.
    Edhe njėherė uroj dhe shpresoj me plotbesim se do tė ndryshojnė mendje edhe kėta pėrkrahės tė kėtij bastardi nė kishat tona kėtu nė forum por edhe nė Shqipėri dhe largimin e menjėhershėm tė tij nga kishat tona.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga shendelli
    Une nuk jam aq besimtar sa ti, por dhe po te behem i tille nuk dua te behem me Janullatosin, sepse nuk dua te shaj e te urrej sic po ben ti ketu dhe si Mesuesi jauj ne Tirane.
    Shendelli,

    une jam nje person, individ, me nje liri personale te perdorimit te gjithshkaje te mundeshme, edhe per zgjedhjet e mia te lira nuk mban pergjegjesi askush tjeter....., as Janullatosi!

    tjeter,

    juve jeni keqinformuar, se Janullatosi pikerisht ketu ka patur nje nga shume sukseset e tij ne Shqiperi, se ka karizma dashurie, qe ka bere per vete shume personalitete. Ti po deshe, na jep ndonje shembell, te shohim se ku shan e urrenkerka Janullatosi.

    tjeter,

    juve shendelli, nuk keni nevoje te jeni as me teper e as me pak besimtar se une. Gjithsekush le te jete ajo cfare eshte, ajo per te cilin ka thirrje, dhunti...

    Zoti gjykon zemrat!
    Me kete une nuk dua te them se nuk ka hierarki edhe autoritete nder besimtaret.


    Ti i quan te tjeret 'bastarde', ne nje kohe qe kisha ortodokse eshte ne periudhen e agjerimit; jo vetem te ushqimit por dhe te sharjeve e urrejtjes, qofte dhe ndaj nesh qe na eshte neveritur Janullatosi. Pra ne kete aspekt po ta le ty Ortodoksine.
    Shendelli,

    ti me kot mundohesh te me vesh mua ne pozite ne keto lloj formash, pasi juve keni mesuar vetem rreshtin e pare te gjerave, edhe kete, per arsye per te akuzuar, sidoqofte, rreshtat e tjeta japin kete pamje:

    (1) Agjerimi nuk ka te njejta forma per te gjithe besimtaret, dmth ndryshe agjeron nje ushtar, nje ne lufte, nje grua shtatzane, nje ne udhetim, nje murg, nje...etj....pra eshte teper kontekstual....ku askush nuk mund te gjykoje formen e agjerimit te tjetrit, ne mos ka autoritetin ta beje nje gje te tille.

    (2) tjeter, perse nuk referohesh se kujt i kam thene une ne kohe agjerimi se eshte bastard; pastaj perse qenka ofeze nje realitet? Nqs dikush eshte pre e pandreqshme e nje te lige, ky e ka bere veten bastard i saj. Bastard ne kete rast eshte mese e natyrshme, sepse Bastard do te thote se je dicka pa dashjen tende thelle thelle, por nga dhunimi i rrethanave, ndersa po ta quash bir, atehere blasemon Krijuesin, qe e ka krijuar njerine te mire ne vetvete.

    (3) Ku e di ti qe une jam ne periudhe agjerimi, si individ?

    Kur ti del dhe shkruan emrin tend ne greqisht ne kete forum, "Klod- O Agios Irineos tis Lionis", verteton ato qe thote At Foti, se ne Tirane po rritet nje brez i brumosur me idete e Janullatosit per helenezimin e ortodoksise shqiptare. Dhe e keni aq te nevojshme ju te Janullatosit greqishten saqe nuk thuani dot shqip "Shen Irineu i Lionit", por ia futni greqisht, pavaresisht se nuk e kuptoni kete gjuhe. A nuk eshte kjo pjese e "Simbolikes Greke ne Kishen Ortodokse AUtoqefale te Shqiperise"?

    ha, mos jep kenaqesine e arsyes se perse une e bej nje veprim. Ketu ne forum ka edhe tituj apo thenie ne latinisht, iltalisht...., potencialisht ne gjermanisht e anglisht. Po keto?
    Perse u dashka gjykuar greqishtja?

    Ku mbaron simpatia edhe natyrshmeria e perdorimit edhe te se folures se Greqishtes nga varesia, apo tepria, ne ate se cfare ka dashur te thote At. Foti Cici?

    Shen Irineu ka qene nje nga eterit grek te Kishes, edhe njihet gjeresisht me emrin Irineos!

    *************************

    Po verej se qenke shume i ri ne moshe..., ende ne periudha papjekurie ne mendim, edhe si rrjedhoje i dogmatizon gjerat, edhe i ekstremizon ato.


    Vec kesaj, besoj se te kam sqaruar nje nga nje se ku qendron gabimi i mirefillte i kritikave te Fatmir Cicit?

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  2. Kontributi i Kryepiskopit +Anastas ne ushqimin e tolerances fetare
    Nga ilia spiro nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 07-05-2011, 07:18
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58
  5. Ndėrroi jetėn Haxhi Hafiz Sabri Koēi
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •