Ok, si fillim shiko kufizimet e Law of return. Jo gjithkush mund të kthehet. Por mbi të gjitha shiko
arsyen pse është bërë ai ligj.
http://en.wikipedia.org/wiki/Law_of_Return
Dhe arsyeja pse ai ligj është bërë, është të mbrojë identitetin e hebrenjve. Pjesë të identitetit është dhe ai fetar. Feja mund të ndërtojë një popull.
Ka raste të ngjashme sa të duash. Shteti i parë modern në botë - Franca, është ndërtuar në bazën e një kontrate. Çdo shtetas që respekton ligjet e Francës konsiderohej francez.
Shkojmë te Greqia. Kushtetuta e parë greke shkruante: Grek është banori i Greqisë që beson në Krisht. Madje edhe shkëmbimet e popullsisë me Turqinë pas luftës në Azinë e Vogël, janë bërë me baza fetare.
Shiko akoma edhe sot, gjithë myslymanët pa dallim race, e konsiderojnë njeri tjetrin "vëllezër".
Çfarë ka ndodhur aty, nuk është gjë e re.
Ty mos të duket njësoj e padrejtë, të marrësh pashaportë amerikane me bazë vetëm lloton? Dmth fatin? Po të ra fati, bëhesh amerikan

.
Njësoj me ligjet e tjera të çdo shteti. Pse të duket e drejtë të bëhesh gjerman e zëmë nëse jeton 10 vjet a sa e kanë ata në Gjermani? Apo nëse martohesh me gjermane?
Që çdo ligj ka vrima, ajo dihet. Mirëpo këto janë raste të veçanta. Nuk janë vetë rregulli.
Krijoni Kontakt