Close
Faqja 106 prej 119 FillimFillim ... 65696104105106107108116 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,051 deri 1,060 prej 1190
  1. #1051
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga CURRIELI Lexo Postimin
    Ai nuk ishte Revolucion i vonuar Demokratik ,ajo ishte Lufte Qytetare per shkatrrimin ose ndarjen e Shqiperise!
    Kete vleresim e jep nje puntor i CIAS Amerikane dhe njeren nga sukseset e kohes ne Ballkan ky zyrtar e ceke edhe pengimin ,ndaljen, e kesaj Lufte Qytetare nga ana e keti Sherbimi Amerikan.
    Vertete shkaqet ishin te shumta por qellimi ishte nje i vetmi!??
    Mos u ngut sepse Berisha dhe pushteti i tij ( i kohės) akuzojn edhe Amerikėn qė ka pas dorė nė rebelimin nė Shqiperi!
    Pėr kėtė ekziston Komunikata e Presidencės gjerė sa berisha akoma s'po e dorezonte pushtetin!
    Por tė lexojm pa emocione ato qė i tha Qosja nė mėnyrė tė ndershme, objektive dhe pa interesa partiake duke emeruar shkaqet dhe shkaktarėt!
    Berisha aso kohe akuzoj SHBA-t dhe disa vende Europiane dhe pėr kėtė arsye kur ai tentoi me Revolucionin e tij ( tė hershėm) njė vit mė vonė 1998 - pasi mori pushtetin, pushtoj TVSH-ėn e tj etj dhe kur Nano mori tė ikte nga Shqiperia mori njė telefonat nga SHBA-t ( kėtė vet e pohon Berisha) ku i sugjerohet qė menjėherė tė largohen dhe tė mos marrin pushtetin me dhunė ngaqė s'do tė pėrkrahet nga asnjė vend!
    Berisha mblodhi mendė, u terhoq dhe qendroj nė opozit pėr tetė vite.
    pas tetė vitesh u kthye serish nė pushtet por tash jo nepermjet rrugės siē bėri nė vitin 1992 dhe tentoj nė vitin 1998-t por nė mėnyrė krejt tė rregullt dhe normale!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  2. #1052
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    naqet..

    ke hy kot ne kte teme ..

    ktu hyr kur te kesh pak lidhje me temen.
    a eshte dikush nga hasi a nga tragjasi ska rendesi fare.
    as bukurshkrimi ska fare rendesi.

    preng ..

    e di kush eshte deshira ime..

    me pas mundesi me ja kurdis serbise nga nji revolucion te vonuar cdo jave.. e jo vec serbise por dhe rusise.. mirpo nuk e han ata kte.. e kjo eshte problemi..
    ku te gjej ca caushe e qose e frroka e zabita un ne beligrad qe me gatue cdo vit nga nji revolucion ne beligrad..
    athere serbia shkon ne gremine e nuk behet kurre me e zonja me i ra nder mend per kosov..
    ehh ta kisha pas nji djal si rrema..thot kanga..

    pra or preng sado te fabrikosh ti e qosja kurre nuk mund ta mashtroni historine..
    ne se don ta gjunjezosh nji vend.. kurdisi revolucione te mbrendeshme dhe e ha dreqi..
    shqiperia e dal e raskapitur nga nje diktature e keqe 50 vjecare.. nga nje izolim stalinist enverist i pashoq.. kish nevoj per cdo gje por jo per revolucionin qosist caushist enverist..

    qose demagogu me kot perpelitet te laje duart si pilati..
    ai ka gisht ne varrezat e 97 tes..dhe pik..

    ne ato varreza ka femije gra e burra shqiptare..

    pik..

    dhe kto dite ai ..qosja .. eshte totalisht i angazhuar per ta ri -bere nje revolucion tjeter te nxituar a vonuar.. kte radhe per llogari te edvin ruc gjinushit e veli braces e altin arapit..

    ai ska turp te mashtroje perseri neser.. e tja ngarkoje fajet te tjereve..

    pasneser e kane caktuar fillimin e menxyrave.. ne date 10 te..

    te shohim.. se si do veproje qosja i terbuar tashme dhe nga vizita e berishes tek mikpritsi thaqi..
    jam i bndur se neser del patjeter ndonji 2 metra artikull i qoses kunder berishes thaqit e tjereve..



    ...

  3. #1053
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ti brari ke probleme me veten tėnde dhe me tė kalaurėn tėnde dhe ti e di kėtė gjė mirė, shumė mirė!
    sa i pėrket Serbis ata gjerė sa Ai qė nuk duhet pėrmend emrin e qė hėngri fiq e diq me serbėt e Gorazhdecit ( Lexo kėsaj radhe Rugova) takohej me Milosheviqin dhe nenshkruante dokumente duke e rpanaur atė si president t'vetin; gjerė sa ai thėrriste qė tė durohet pa kufij dhuna e pushtetit serbė nė Kosovė - Serbėt nė Serbi ngriteshin vet kundra Milosheviqit, protestonin, demonstronin saqė vet Millosheviqi ishte detyruar dy herė t'i qitke tankset nė rruget e beogradit; sikurse qė pėr gati tre muaj protestonin kundra atij Pushteti!
    Teksa Nė Kosovė Ai qė nuk duhet pėrmend emrin dhe i cili nė bashkepunim me ata qė qeveriste nė Shqiperi shiten naften dhe pergatiten ta shisnin tėrė Shqiperin - therriste qė nė Kosovė tė durohej ēdo dhunė serbe dhe tė mos reagohej nė asnjė mėnyrė kundra asaj dhune!

    Ato pėr Qosen t'i ka mėsuar ai " ēunga llunga" dhe pasi qė ai ka vdekė duke mos ua lėnė Kodin e Deinstalimit pasi qė u ka instaluar si Robot Ju vetėm pėrseritni ato gjėra qė i perseritni qė sa vjet!
    Por zoti deshti qė ata qė nuk duhet pėrmend emrin ( Fluron vdekjen e lirisė sė Kosovės) ta merrte me vete s'pari duke i shkaktuar dhembje tė mėdha nga vet fakti qė si " dhender i ramė Vuthit qė vrau Selman kadrinė" sepse ky vrau njė serb bėnte ēmos qė tė mos kemi hasmeri me ata serbė- pas tij qė tė kemi, harmoni, jetė, Liri dhe pavarsi; Sikur tė ishte gjallė ai qė nuk duhet pėrmend emrin ( fluronvdekja e ēėshtjes sė Kosovės) sot akoma s'do t'kishim pavarsi; berisha s'do tė vinte nė Kosovė nga " hasmeria" me Thaqin ( kėto hasmeri i projektonte ai me shall qė nuk duhet pėrmend emrin) dhe asė qė do t'kishim rrugė qė liidhin Kombin!
    Dashti zoti dhe e mori me vete duke i shkaktuar dhembje ( me i la gjynahet e kesaj bote); Atė qė urrente ēdo gjė shqiptare; atė qė nuk njihte Universitetin e Kosovės; atė qė distancohej nga studentėt; atė qė urrente akademikėt; atė qė s'pranonte nė vizitė rektorėt ( s'pari Eshref Ademajn e mė vonė Ejup Statovcin); atė qė urrente shkrimtarėt dhe nuk e lejonte asnjė tė zgjedhej; atė qė ishte asgjė tjetėr pėrpos njė gjysmė shqiptarė me gjak tė pėrzier dhe dhander i " shqiptarit mė gjakpires" dhe mė besnikut qė kishin serbėt, ramė Vuthit!

    E ky ishte; Ai qė nuk duhet pėrmend emrin e qė hėngri fiq e diq me serbėt e Gorazhdecit ( Lexo Ibrahim Ru_GOVNA asi desha me thanė mener me thanė)!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Preng Sherri : 08-10-2009 mė 17:25
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  4. #1054
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ēmimi Nobel pėr letėrsi kėtė vit i jepet Gjermanes Herta Myller e lindur nė vitin 1953 nė Rumani!
    Fjalėt e para tė saja ishin:
    " Unė nuk mund tė besoj"!
    Nga kjo mund tė shifet qė ky ēmim u bė LESH n'kohė tė fundit!
    kadareja ėshtė shkrimtar i madh dhe siē duket ata tė medhenjtė s'mund ta marrin kėtė!

    Pasi qė propozimet mund t'i bėjė gjithėsecili ( shoqat) at'herė siē po ndodhė nė kohė tė fundit, do tė propozoj, ndonjerin nga tesktshkruesit e kėngėve rapsodike pėr ēmim!

    Pėr ēmimin Nobel pėr Paqe janė propozuar 205 Persona dhe nė mesin e kėtyre 205 personave tė propozuar gjendet edhe Silvio berluskoni!

    Unė do ta propozoj pėr vitjn qė vjen pėr ēmimin Nobel kusheririn e brarit me Compani e ky ėshtė Gomari im qė ma ka dhanė nė pronėsi krijuesi Kolė Jakova!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  5. #1055
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti preng je nga ata qe ke probleme me te kaluaren tende e jo brari.
    e kto probleme do te te cojne ty ne skicofreni sikur zonja makbeth..
    ty nuk kan per tu ndare fantazmat deri sa te shkosh ne boten tjeter.
    fantazmat e luftetareve te uck dhe farkut te cileve ti u a ke pergatit vrasjen e pastaj biografite me porosi nga lart.
    xhema i vdekur ka me te ndjek ty deri ne castet e fundit or ti regjisor vrasjesh.
    ty dhe qosen.

    por qosen ca me shume..
    ate do ta ndjekin jo vetem fantazmat e te vrereve ne kosove te cilet duket qarte se jan vrare me miratimin e tije.
    patjeter vrasesit si puna jote o preng ja kan cuar listen e atyre qe do likujdohen ma separi qoses qe tu jape bekimin e miratimin.
    qosja do jap llogari nje dit dhe per vrasjet e 97 tes.
    ai ishte nxites e aprovues i djegjes se shqiperise.
    edhe tani ai me ate pun po merret.. po rakordon planet me rucin.
    pasneser e kan "festen" e besoj dhe ti ke detyrat e tua te marra nga selia e qelbur e edvinit.
    ata mijra e mijra e mijra burra atdhetare te kosoves qe erdhen nga te kater anet me nderue rugoven ne minus 25 grade.. ( zyra juaj i ka ne video krejt ata).. ishin palca e kosoves.. ishin nderi i kosoves..ishin ata qe provuan terrorin e ushtrise arkane..
    ata e dinin se rugova ishte burri qe deri ne fund u perpoq ta mbroje racen shqiptare qe te mos asgjesohej si srebrenica..
    kurse ju anti rugovet e kaluat ne rogner e mynshen e golem.. ate koh te tmerrshme per popullin.. duke ferkuar duart nga kenaqsia..

    tek rugova erdhi gjith bota.. erdhen gjith ata qe perfaqsonin vendet qe perbejne naton.. shpetimtaren e vertete te kosoven.. meritat e se ciles hajduterisht ju envero qosistet doni me ja vjedh pa pik turpi..

    mos u lodhni kot..

    ju njeh populli..



    ne se jeni trima.. dilni hapur e shpalleni se un filani e fisteku ja vnova tritolin rugoves..
    se un prenga e vrava xhemen..
    po sguxoni se e dini qe kini bere krim.. krim anti kombetar.. e prandaj vec prodhoni demagogji..










    ..

  6. #1056
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Pėr Docin

    Heu , ku je he doc , djal dai,
    Vet na the qe ishe hafi.
    Po nė punė tė mdhe qė paske pas hi,
    Me marr nė cafė vllazni.

    Ku ishe ti , ishte mashtrimi.
    Me kėng je mundu me u masku.
    Atėher tė humbi turpi,
    E turp as sot nuk ki.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!

    Prebg Sherri , ato qė i thuash pėr gimin e docve , vlejn edhe pėr disa brara e gomara si ai, besoj.

    Tė pėrshendes!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  7. #1057
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2009
    Postime
    116
    Une e thash vetem nje pohim te nje zyrtari te CIAS !
    Kush ishte pro a kunder nuk qon shume peshe ,Shqiperia ishte para shperberjes!
    Dhe nje pyetje vllezerore.
    Akeni mendu ndonjehere pse Qosja nuk pranoj te udheheqe Qeverine e Kosoves kurse pas "R.Demokratik" formoj P.P dhe hyri ne politike !
    Pse ??
    Ugjet edhe ne Rambuje !!Ku padyshim kishte nje rol shume konstruktiv!
    Por cka i lidhe keto hyrje ne politike ne te njeten kohe kur ne Shqiperi ndodhte ky "Revolucion"
    Nga nje analize e sinqert do te shihnim se kush qendron mbas keti "Revolucioni" dhe arsyet e qellimet e tij!!
    Une ,kurr ,nuk besoj qe Qosja nuk ka qen i vetedieshem dhe se nuk e ka njofte siztuaten ne te cilen gjindej Kombi Shqiptar ne ato dy a tri vite!
    Po le anash etiketimet qe ky, me vone, i bene keti populli qe nuk i shkoj pas per te realizu idete e tij te majta apo ndoshta edhe tjera!!!

  8. #1058
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ēudia mė e madhe, '97 - revolucion demokratik!!!...

    Hamit TAKA

    Dy dekadat postkomuniste nė Shqipėri, kohė tė cilėn ne e quajmė periudha e tranzicionit, disa tė butė e disa tė ashpėr, por tė gjithė pa pėrjashtim, kur ėshtė fjala pėr tė drejtat e interesat tona, pėr vėrejtje apo akuza, e quajmė demokraci dhe e duam perfekte, i ngjanė fuēisė sė verės. Lėngu i rrushit zien, fermentohet, nxjerr e rinxjerr pėrsipėr mbeturinat, llumrat. Qė vera tė dalė sa mė pastėr e cilėsore, lėngu do kulluar e rikulluar, duhet tė kalojė nė shumė filtra. Sa mė tė dendur e sa mė tė shumtė filtrat, aq mė e pastėr, aq mė e dashur del vera. Dhe tėrė ky proēes do seancat e pėrpunimit, do mjeshtra me pėrvojė. Pėrndryshe, pa proēeset normale, ajo shndėrrohet nė uthull. Bile sa mė e vjetėr tė jetė vera aq mė e dashur bėhet. Mirėpo ne shqiptarėt, me sa duket, e duam verėn tė bėhet brenda natės dhe tė dalė e shkėlqyer. Jo qė nuk durojmė dot tė stazhionohet me vite, por as tė kullohet. Kjo mani, e cila prek mė tepėr brezin e vjetėr dhe, kur them "i vjetėr", e kam fjalėn pėr ata "terjaqinjtė" e verės, d.m.th. ata qė janė formuar e kanė qenė tė pėrkėdhelur nė sistemin totalitarist, i ngjanė utopisė, me tė cilėn jemi pėrkundur e ushqyer pėr 45 vjet. Kjo lloj manie, kur ėshtė vėrtetė e tillė dhe deri sa nuk bėhet e neveritshme, ėshtė njė ves qė edhe anashkalohet. Por mania e kritizerėve, e cila ėshtė e motivuar nga indoktrinimi, nga ultraegoizmi, nga ndjenja karrieriste, nga cmira pėr kundėrshtarin apo urrejtja klasore, kthehet nė kolerė dhe tė parėt ha ata qė e kanė injektuar me vetėdije mikrobin.

    E habitshme ėshtė se mė tė paduruarit janė treguar ata qė duhet tė ishin mė tė maturit e mė tė pėrmbajturit. Me shumė ndrojė, pas shumė kundėrshtimesh ndaj vetes, e pėrmend emrin e akademikut tė nderuar kosovar, zotit Rexhep Qose. Them me ndrojė, se me ngjarjet e vitit 1981, me shkrimet e tij nė shtypin shqiptar tė asaj kohe, hyri nė jetėn e nė rininė time si njė kometė e bukur intelektuale dhe patriotike. Atėherė bleva nė vazhdimėsi tėrė krijimtarinė e tij letrare dhe shkencore, qė mund tė siguroja nė ato kushte dhe i lexova me njė frymė e me laps nė dorė. Por, mbi tė gjitha, ndruaj nė respekt tė rinisė studentore, intelektualėve progresistė properėndimorė, tė persekutuarve politikė dhe puntorėve tė skllavėruar nga regjimi i Hoxhės, tė cilėt nė lėvizjen intelektuale dhe politike pėr rrėzimin e regjimit despotik, mbanin nė duar portretet e Kadaresė dhe tė Qoses, si korifej tė mendimit shqiptar. Nė krye tė atyre proēeseve demokratike tė shumėpritura nga shumica e popullit shqiptar ishte edhe Sali Berisha. Domethėnė, midis ithtarėve tė Sali Berishės ishte edhe Rexhep Qosja. Jo vetėm kaq, por emrin e gazetės sė parė opozitare nė Shqipėri pas pesė dekadash dhe mė tė dashurėn pėr rininė dhe inteligjencėn shqiptare tė asaj kohe, pėr tė cilėn sot kundėrshtarėt e Berishės thonė se ishte plotėsisht e kontrolluar nga Berisha, e pagėzoi zoti Qose me emrin tingėllues e shumė domethėnės, "Rilindja Demokratike". Pra, atėherė akademiku i nderuar pranonte rilindjen e Shqipėrisė, pranonte se po bėhej njė revolucion demokratik, kurse sot bie ndesh katėrcipėrisht me veten, duke e quajtur demokracinė e pranuar nga gjithė bota, partokraci, primitiviste etj., deri sa arrin tek absurdi nė intervistėn e dhėnė te "Gazeta Shqiptare", e premte, 2 tetor 2009. Ai mohon revolucionin demokratik tė viteve 1991-1992, mohon e fyen forcat mė aktive e mė tė shėndosha tė atij revolucioni.

    Rrufe nė qiell pa re mė ėshtė dukur, nuk u besoja veshėve kur e dėgjoja, nuk u besoja syve kur e lexoja njė shkrim tė zotit Qose, menjėherė pas fitores sė demokracisė, ku ishte vėnė nė shėnjestrėn e shigjetave kritike Presidenti i asaj kohe tė Shqipėrisė, Sali Berisha. Preteksti ishte njė fjalė e nxjerrė nga konteksti i ligjėratės sė tij nė Kėshillin e Europės. Sipas Qoses, Presidenti kishte thėnė "ēėshtje shqiptare" dhe duhej tė thoshte "ēėshtje kombėtare". Rreth kėtij togėfjalėshi vėrtitej tėrė analiza e gjatė politike. Ishte njė analizė aq racionale (iracionale) sa rrallė ndonjė shqiptar e kuptonte se ē'donte tė thoshte akademiku i nderuar. Ishte si ishte fakti e pėrmbajtja, edhe ata qė nuk kuptonin thelbin e akuzave, i quanin shigjeta tė helmatisura jo kundėr Berishės, por kundėr Shqipėrisė, kundėr demokracisė. Shumė lexues tė akademikut, sidomos tė djathtė, bėnė divorcin me tė qė nė atė kohė.

    Me kėtė rast po sjell njė pėrvojė timen, qė mė duket domethėnėse dhe kundėrvėnėse pėr rastin nė fjalė. Nė verėn e vitit 1992 punoja nė qytetin Volos tė Greqisė fqinje, bastion i pėrhershėm i Partisė Komuniste greke. Fare rastėsisht kam ngrėnė njė drekė me kryetaren e kėsaj partie, zonjėn Aleka Papariga. Rasti ishte i tillė: nė Greqi roli i sindikatave nė votime ėshtė shumė i ndjeshėm. Nė vjeshtė ishin zgjedhjet pėr Parlamentin dhe liderėt e partive kishin filluar fushatėn. Kryetari i sindikatave tė tregėtisė sė qytetit, mė e madhja nė atė qytet, kishte ftuar zonjėn Papariga pėr drekė. Me qė unė punoja nė vilėn e kryesindikalistit atė kohė, mė ftoi edhe mua nė atė drekė. Pas ngurimesh, kur mė thirri me zė tė lartė, duke mė shpjeguar se kishte shumė gjellė, pasi mendonte se unė hezitoja pėr shpenzimet, pranova ftesėn. Ishte ditė e diel dhe shoqėrohesha me njė mikun tim bashkėkombas. Shkuam tė dy. Papariga e priti mirė praninė tonė nė tavolinėn e zgjeruar tė drekės, pa na pyetur se ishim shqiptarė apo vorioepiriotė. Natyrshėm biseda shkoi te politika dhe Papariga shprehu tė sajat. Inatin e kishte me Gorbaēovin, qė tradhtoi tė ardhmen komuniste tė popujve. Enver Hoxhėn e quajti sulltan, jo komunist, kurse Ramiz Alinė imitues tė Gorbaēovit. Bashkėkombasi dhe miku im, duke menduar se ishte nė mjedisin e pėrshtatshėm, nuk pushoi sė foluri kundėr Amerikės dhe Berishės. Sipas tij, Berisha ishte njeriu mė i padėshiruar pėr shqiptarėt me tė gjitha tė kėqijat, bile as i hijshėm. Pėr problemin e Amerikės ndėrhyri njė bankier, kurse Papariga (m'u duk se humbi durimin), iu drejtua me kėto fjalė bashkėkombasit tim, i cili ishte karrigethyer dhe i ngrohur nga pija: nuk mund t'i pranoj tė gjitha kėto qė thoni ju, pasi Shqipėria atje ishte, pse nuk doli ndonjė tjetėr ta bėnte punėn e tij. Nė televizion mė ėshtė dukur karizmatik. Edhe kaq shpejt s'mund ta gjykoni se mjek ka qenė, i mungon pėrvoja. Bashkėkombasi im u gufos pas kėtyre fjalėve. Fitove me heshtjen tėnde, unė dola i mundur se fola shumė, mė tha mė pas sedėrthyer, pasi e mbante veten me shumė pėrvojė nė komunikim, se kishte qenė drejtues lokal partie dhe pushteti. A nuk ėshtė pak befasuese qė njė kryetare e njė Partie Komuniste greke fliste me maturi dhe realizėm pėr Sali Berishėn, ndėrsa njė akademik, qė vetė Berisha me shokėt e tij e bėnė emblemėn e lėvizjes demokratike, nuk duronte dot as sa tė hidhte hapat e para demokracia. Pėrkundrazi, akademiku ynė nuk nguroi ta prezantonte Presidentin e parė antikomunist (qoftė edhe si institucion), para ndėrkombėtarėve si njė President qė nuk ishte i aftė tė pėrfaqėsonte liderin demokrat tė vendit ultratotalitarist. Ai nuk duroi dot t'i jepte njė kėshillė vėllazėrore Presidentit pa pėrvojė apo tė priste tė kullohej sadopak "vera" e demokracisė, por u hodh nė sulm kundėr tij, nė sinkron tė plotė me tė majtėn e dekompozuar shqiptare. Akademiku e paraqet veten mjeshtėr tė verės, por nuk e lė as tė fermentohet, jo mė tė kullojė sa duhet.

    Personalisht bėra sikur s'e kuptova mirė atė shkrim dhe ia faturova pėrkushtimit tė madh tė zotit Qose pėr ēėshtjen kombėtare. Halli i Kosovės, thashė, e ka ēuar akademikun atje ku s'duhej. Ndoqa mė pas me indiferencė debatin e akademikut me profesorin Bujar Hoxha, i cili e akuzonte pėr lidhje tė forta shpirtėrore me Lidhjen Komuniste Serbe. Sigurisht qė unė merrja anėn e akademikut. Nuk dua tė pėrmend kėtu dashurinė e madhe tė zotit Qose pėr tė majtėn shqiptare, kur erdhi nė pushtet, pasi e majta ėshtė gjysma e popullit shqiptar dhe as impenjimin e madh tė lidershipit tė sė majtės sonė dhe mediave nė shėrbim tė saj, pėr ta shpallur akademikun President tė Kosovės pa u bėrė zgjedhjet akoma. Dukej hapur se zgjedhja nė fronin e Presidentit tė Kosovės dhe mė vonė mbase i tėrė shqiptarėve ishte njė ėndėrr e lashtė e tij, por edhe kjo ėshtė njė e drejtė e ēdo intelektuali, pavarėsisht se kosovarėt nuk dėgjuan fare nga ai vesh. Sidoqoftė, kosovarėt, falė politikės sė menēur tė Titos, kishin qenė mė tė lidhur me Europėn, mė tė hapur dhe e kuptuan se propaganda e qeverisė, presidencės dhe njė pjese tė medias shqiptare ishte kėnga e serenave tė sė majtės sė vjetėr. Vite mė vonė, debatin e shpallur me Kadarenė, le ta quajmė njė konflikt pėr identitetin europian tė shqiptarėve, e quajta fillimisht duel korifejsh, debat i shėndetshėm demokratik. Dikush e quajti duel gjelash, dikush duel kapriēoz pėr fronin e mbretit tė letrave. Secili pati ithtarėt dhe kundėrshtarėt e vet, por ajo qė u vė kurorėn mbretėrve tė letrave, inteligjenca krijuese nė kėtė rast u prononcua hapur kundėr akademik Qoses. Ē'tė thuash mė tepėr? Akademiku, qė ne brezi i ri apo i mesėm i viteve '80, e kishim idhull tė mendimit, na doli kundra Presidentit tė parė demokrat nė Shqipėri, kundra themeluesit tė parė tė partisė opozitare nė Kosovė dhe mė pas kundėr Presidentit tė parė tė Kosovės sė pavarur, Ibrahim Rugova, kundra korifeut tė letrave shqipe, i cili ka gllabėruar ēmimet mė prestigjioze tė Europės pėr letėrsinė, Ismail Kadare. Kundra tė gjithėve. Dhe tani kundra historianėve, qė me tė drejtėn profesionale e shkencore, hartojnė njė tekst shkollor alternativ tė historisė, duke u shprehur me mllef kundėr partisė sė parė opozitare nė Shqipėri dhe liderit tė saj. Askush, as historianėt profesionistė tė indoktrinuar, as liderėt e partive dhe as akademiku mė i fuqishėm, nuk mund tė mohojė kthesėn historike tė vendit tė shqiponjave nė vitet '91-'92, as rolin e PD dhe Sali Berishės. Kushdo qė e lakmon pėr vete protagonistin e instalimit tė demokracisė nė Shqipėri ose u shėrben tė tjerėve, qė nuk e meritojnė, ėshtė i humbur. Duam s'duam ne doktor Berisha ka hyrė nė histori, ai i dha emėr kohės. Populli ka thėnė, thotė e do tė thotė: "Koha e Berishės". Sado tė thotė e tė shkruajė akademiku i nderuar nuk do ta merrja kurajon tė shkruaja mendime tė tilla, por rasti i fundit ma fashiti ndrojėn. As mė shumė e as mė pak, por revolucion "demokratik" i quan nė mėnyrė tė habitshme ngjarjet e '97-ės zoti Qose nė intervistėn e fundit tė lartpėrmendur. Shumė herė na ka shtangur akademiku me shkrimet e tij sa befasuese aq edhe provokuese. E theksova dhe mė lart, personalisht zotin Qose e kam mbajtur si njė nga ikonat e inteligjencės shqiptare dhe disa shkrime tė tij gjatė periudhės postkomuniste, i kam quajtur herė fluturime korifejsh, herė patetizėm patriotik, herė ego intelektuale, herė delir madhėshtie e herė lajthitje pleqėrie, por pagėzimi i rebelimit tė '97-ės si "revolucion demokratik" i popullit shqiptar kapėrcen ēdo limit. Sado i dėshiruar tė jesh pėr ta futur nė korniza normalitetin intelektual, tabloja del e deformuar. Nė se aktorėt e revolucioneve demokratike do tė ishin bandat kriminale tė zanēaushlerėve, tė tilla qė shkatėrrojnė ēdo gjė qė u del pėrpara, vrasin njerėz tė pafajshėm, vjedhin me tanke bankat, torturojnė biznesmenėt pėr t'u vėnė gjoba, shkatėrrojnė pasurinė shtetėrore dhe personale, qė e mbjellin tokėn me krime, qė lėnė prapa urrejtjen dhe hakmarrjen primitive, marrin nėpėr kėmbė dinjitetin e njė kombi dhe shfytyrojnė imazhin e tij pėrballė gjithė botės, atėherė revolucione tė tilla demokratike mos ardhshin kurrė, se njerėzimi do tė ishte mė i qetė dhe jeta mė e bukur pa ta. Pagėzimin e '97-ės e bėri vetė koha, populli dhe mbarė bota, si rebelim qė nuk kishte asgjė tė ndryshme nga rebelimi i atėhershėm i Kongos, pėr tė pėrmbysur Presidentin Kabila. Por zoti Qose, me shumė pėrvojė nga historiografia, politika dhe fusha e letrave, nuk duhet t'i lėrė gjėrat nė mes tė rrugės, ai duhet tė tregojė edhe forcat pjesėmarrėse edhe prijėsit e revolucionit "demokratik", pėr tė cilat s'na thotė asnjė fjalė.

    Tani, pas kaq e kaq kundėrshtimeve e provokimeve tė hapura tė akademikut, mendimi kthjellohet dhe mund tė nxjerrėsh dhe konkluzione. S'mund tė flitet mė pėr lapsuse apo lajthitje tė rastit. Tani mund tė kuptosh edhe pėrse nė vitin 1981 media shqiptare, e tejpolitizuar, i hapi aq shumė vend zotit Qose. Dihet mirė se Enver Hoxha do tė zinte dhe diellin po tė shkonte kundėr interesave tė tij. Ai pėrzuri edhe Zotin pėr t'i hapur vendin vetes. Nė mbretėrinė e tij kishin vend vetėm ata qė i shėrbenin me devocion e pėrunjėsi. Dihet mirė se ēfarė censure kishte ndaj mendimit kosovar, kur radio Prishtina thoshte nė ēdo edicion lajmesh "Tirana e tiranėve". Diktatori Hoxha mund tė toleronte diēka pėr shpalljen e Kosovės republikė, por brenda Federatės Jugosllave, brenda doktrinės sė vet, vetėm t'i shėrbehej megallomanisė sė tij, pėr t'u shpallur njėsh i botės. Dhe kjo ndihet nė ēdo shkrim kritik tė akademikut ndaj demokracisė nė Shqipėri dhe kundėr korifejve tė mendimit tė sotėm demokratik. Sa herė ai do tė linēojė "regjimin" e Berishės apo jep vlerėsime pėr Kadarenė pėrdor termin "stalinist" dhe asnjė herė "enverist". Gjatė dy dekadash demokraci, duke pėrfshirė dhe shkrimin pėrshėndetės nė numrin e parė tė "RD", nuk ka pėrmendur emrin e Enver Hoxhės apo tė Ramiz Alisė. Ai asnjėherė nuk flet me nuancė dashamirėsie pėr tė djathtėn shqiptare, nuk pėrmend pėr mirė asnjė lider tė partive tė djathta as nė Shqipėri e as nė Kosovė. Bile dhe kur pėrmend disa historianė "model" nxjerr nė krye njė lider politik tė njė partie tė majtė inekzistente nė Shqipėri. Asnjė herė zoti Qose nuk pėrmend kalvarin e intelektualėve shqiptarė tė persekutuar me burgje politike, me internime apo me transferime riedukimi nė gjirin e klasės puntore. Asnjė herė nuk flet me simpati pėr demokracitė perėndimore, gjė qė flet pėr njė orientim lindor tė tij dhe nė shėrbim tė sė majtės sė vjetėr shqiptare. Zoti Qose flet nė mėnyrė denigruese vetėm pėr Sali Berishėn dhe Ismail Kadarenė me njė gjuhė tė ashpėr sa nuk flet as Ramiz Alia, as Nexhmije Hoxha, as Hysni Milloshi. Nė ēdo shkrim nė gazetat shqiptare akademiku i hedh benzinė konfliktit, nxit urrejtjen midis politikanėve dhe nė radhėt e elitės intelektuale, midis sė djathtės dhe sė majtės, bile midis bashkėkombasve nė anė tė ndryshme tė kufirit. I thotė tė majtės mė majtas, tė djathtės mė djathtas, t'i kthejnė kurrizin njėra tjetrės. Kėtė e dėshmon e tėrė statura politike e tij gjatė 20 vjetėve tė pėrmbysjes sė regjimit diktatorial nė Shqipėri. Por, sigurisht me kėto qė shkruan e thotė bie ndesh me qėndrimin e popullit kosovar qė i do e i respekton deri nė adhurim dy korifejtė e shqiptarizmės.

    Akademiku ynė i nderuar nuk duhet tė lejojė qė "vera" e mendimit tė tij t'i kthehet nė uthull, se uthulla e fortė gėrryen buden e vet. Nė pleqėri njeriu bėhet maniak ose e bren ndėrgjegjja. Akademiku i nderuar s'duhet t'ia lejojė vetes brerjen e ndėrgjegjes.





    Mesazhi i njė vizite


    Bledi KASMI


    Kosova i rezervoi gjatė 48 orėve njė pritje tė veēantė Sali Berishės, i cili nė tė vėrtetė nuk ėshtė se nė shtetin mė tė ri tė Evropės pritet thjesht si Kryeministri i Shqipėrisė. Disa media nė Kosovė si dhe diskutimet e qytetarėve tė Kosovės nė internet, tė cilėt i uronin mirėseardhjen, e konsideronin Berishėn si lideri i kombit. Njė pjesė tjetėr shihte tek ai njė shpresė pėr ndryshim edhe tė Kosovės, kur i kėrkohej tė ndėrhynte tek autoritetet e Prishtinės pėr njė sėrė ēėshtjesh qė preokupojnė qytetarėt e kėtij vendi, ndėrsa tė tjerė kėrkonin prej tij qė tė nxiste qeverinė pėr ndėrtimin e autostradės qė do tė lidhė Kosovėn me rrugėn Durrės-Kukės.

    Tė rralla nė historinė e njė vendi mund tė jenė pritje tė atilla si ajo qė kosovarėt i rezervuan Berishės gjatė dy ditėve tė fundit. Ne, shqiptarėt e kėsaj ane kujtojmė se kemi pritur nė kėtė mėnyrė ish-Sekretarin amerikan tė Shtetit, Xhejms Beker. E pritėm nė njė moment vėrtet delikat kur vendosej e ardhmja e kėtij vendi. E pritėm si misionarin e vendit tė lirisė, qė pėrēonte mesazhin e ringjalljes sė shpresės sė vdekur prej gjysėm shekulli diktaturė, e pritėm si njeriun e vendit tė madh qė na kishte garantuar mbijetesėn nė ditė tė vėshtira dhe na garantonte mbėshtetjen nė rrugėn tonė tė mundimshme drejt rrėzimit tė diktaturės dhe ndėrtimit tė demokracisė. E pritėm nė atė mėnyrė dhe nuk u zhgėnjyem. Ka disa ndjenja dhe qėndrime, tė cilat vėshtirė tė ndryshojnė jo vetėm me kalimin e viteve, por edhe tė shekujve, sepse janė kalcifikuar pėr njė periudhė tė gjatė tė historisė.

    Ashtu sikurse ne prisnim nė '91 Xhejms Bekerin, ashtu Kosova ka pritur dhe pret nė ēdo vizitė tė tij nė Kosovė, Sali Berishėn. Ai ėshtė pėr ta njeriu qė pėrfaqėson gjysmėn tjetėr tė trupit tė tyre, ėshtė individi me tė cilin identifikohen pėrpjekjet e kėsaj ane tė hartės shqiptare pėr ēlirimin e Kosovės, njė betejė e gjatė dhe e mundimshme e kurorėzuar afro dy vite mė parė me pavarėsinė, ėshtė njeriu tek i cili ata shikonin pėr vite e vite me radhė shpresėn dhe mbėshtetjen e pjesės tjetėr tė kombit nė luftėn e saj pėr liri: "Njė komb njė qėndrim", ishte thirrja e Berishės, nė mitingun e Tiranės tė dhjetė viteve mė parė, ndėrsa hordhitė serbe kishin nisur masakrat nė Kosovė ndaj popullsisė civile.

    Pas zgjedhjeve tė 28 qershorit tė Shqipėrisė nuk kishte ndarje nė Kosovė. "Fituam ne" ishte kryefjala e kosovarėve, duke identifikuar fitoren e PD dhe Berishės si njė fitore tė tyren. Berisha ėshtė si njė dritare pėr Kosovėn ku ata mund tė shohin dhe tė kėrkojnė shumė nga ato qė nuk u plotėsohen apo nuk arrijnė t'i pėrmbushin brenda shtėpisė sė tyre. Ai shihet si njė zgjidhje pėr shumė probleme, me tė cilat Kosova po pėrballet sot dhe qė nuk janė tė pakta, por dhe si orientuesi i besueshėm pėr udhėn ku duhet tė shkelė nė tė ardhmen e saj shteti mė i ri i Evropės.

    Lidhja e Berishės me Kosovėn mbi tė gjitha ėshtė shpirtėrore. Ajo ėshtė e hershme. Ka qenė dhe mbetet kredoja politike e tij nė kėto 19 vite tė pluralizmit politik. Nė dhjetorin e '90, kur Berisha mbėrriti nė qytetin studentor ku kishte nisur lėvizja pėr rrėzimin e diktaturės, ai iu drejtua studentėve tė mbledhur nė shesh me fjalėt se liria ėshtė njė betejė pėr t'u fituar jo vetėm pėr shqiptarėt e Shqipėrisė, por dhe ata tė Kosovės. Nė ato ditė kishte shumė pak intelektualė tė Tiranės qė artikulonin dhe motivonin rininė pėr lirinė e Kosovės dhe ndoshta i vetmi qė e bėri kėtė thuajse nė ēdo takim tė atyre ditėve tė dhjetorit '90 dhe mė pas ishte Sali Berisha.

    Qė prej atyre ditėve dhe deri mė sot Kosova ka qenė e pandarė nė vijėn politike tė Sali Berishės. Ka qenė zėri dhe kėmbėngulja e tij e hekurt qė Kosova tė ketė zėrin e saj tė fuqishėm dhe vendin qė meriton nė politikat e Tiranės edhe kur tė majtėt shqiptarė e shikonin pjesėn tjetėr tė kombit si njė mish tė huaj. Kjo ėshtė e qartė sot pėr kosovarėt.

    Nuk ėshtė vetėm historia ajo qė e bėn Berishėn njė lider tė kombit pėr shqiptarėt e Kosovės, por edhe e tashmja. Ndėrtimi i aortės sė kombit, rrugės Durrės-Kukės, ka bėrė qė Kosova tė jetė sot fizikisht e bashkuar me infrastrukturė me Shqipėrinė, duke hequr ato barriera tė vendosura nė shekuj dhe qė e bėnin tė pamundur kontaktin mes dy vendeve. Por jo vetėm kaq. Gjatė viteve tė fundit ky afinitet i kosovarėve ėshtė shtuar duke parė se pėrtej Berishės, nė politikėn shqiptare, qėndron njė njeri malinjė, shumė i largėt dhe i ftohtė pėr ta.

    Njeriu qė doli hapur kundėr rrugės Durrės-Kukės, duke thėnė me tė madhe deri pak javė mė parė se "kjo rrugė nuk i shėrben askujt", sot identifikohet nė Kosovė me zėrat qė kėrkonin qė kjo rrugė tė mos konkretizohej kurrė. Kjo ėshtė alternativa qė Kosovėn e bėn tė ndjehet e huaj pėr Shqipėrinė, qė i sjell ndėr mend tė shkuarėn kur Kosova shitej nė pazarin e diktaturės, kur ndjehej si jetime nė shtėpinė e saj dhe ishte harruar nga pjesa tjetėr e kombit, braktisur dhe mohuar nė mėnyrėn mė monstruoze, nė njė kohė qė vuante njė genocid njerėzor, shpirtėror dhe kuturor.

    Berisha nuk ėshtė vetėm njė realitet nė Kosovė. Kjo vizitė e Berishės atje konfirmoi se ai ėshtė njė faktor determinant nė rajonin e Ballkanit ku roli i tij moderues nė kėtė anė po shikohet, preket dhe vlerėsohet nga Perėndimi. Ėshtė njeriu, tė cilit Perėndimi i beson transmetimin e mesazheve mė kruciale nė shtetet ku shqiptarėt janė shtetformues. Ai ėshtė sot zėri i Perėndimit pėr Kosovėn, por dhe zėri i Kosovės nė Perėndim. Askush si ai nuk ka lobuar pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, nuk ka mbajtur nė OKB njė fjalin ku gjysmėn e minutazhit t'ia kushtojė Kosovės dhe askush si ai nuk ėshtė pėrpjekur qė Kosova tė ketė vendin e saj nė OKB.

    Vizita 48-orėshe e Berishės nė Kosovė transmetoi disa mesazhe tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e shtetit tė ri pėr tė mos u lėkundur nga shinat e saj tė stabilitetit dhe politikave orientuese euroatlantike. Janė mesazhe qė Berisha ka ditur t'i transmetojė dhe tė gjejė mbėshtetje edhe mė parė, kur pas vizitės sė Presidentit Bush nė Shqipėri mbėrriti nė Kosovė pėr t'i thėnė kosovarėve itinerarin deri nė pavarėsinė e plotė, por dhe neutralizoi plotėsisht shqetėsimin e Perėndimit, qė nė ato ditė kishte tė bėnte me humbjen e gjakftohtėsisė dhe durimit tė kosovarėve.

    Mesazhi kryesor i vizitės sė Berishės nė Kosovė pėr respektimin e kufijve territorialė, respektimin e tė drejtave tė pakicave, krijimin e njė klime tė mirė nė marrėdhėniet me fqinjėt si dhe hapjen e njė kapitulli tė ri mes shqiptarėve tė Kosovės dhe serbėve janė ato qė i duhen sot Kosovės, si njė shtet me demokraci funksionuese dhe qė garanton tė Drejtat e Njeriut. Kjo ėshtė pasaporta, e cila po i kėrkohet sot Kosovės.






    Shirat e tetorit dhe opozita


    Miranda HAXHIA


    Njė lajm kaloi si pa u vėnė re, por qė sipas pikėvėshtrimit tė papolitizuar tė ngjarjes, ai ka njė dimension shumė tė gjerė, jo vetėm qytetar, por njerėzor, intelektual, vlerėsim pėr reformatorin e politikės shqiptare, kryeministrin Berisha. Kuvendi i Komunės sė Prizrenit shpall Qytetar nderi i Komunės sė Prizrenit, kryeministrin e Shqipėrisė, Dr.Sali Berisha. Kryeministri i Kosovės, z. Hashim Thaēi me kėtė kėrkesė tregoi njė ndjesi intelektuale dhe patriotike. Kėshtu, kryeministri Berisha do tė marrė rrugėn pėr Prishtinė. I duhet tė kalojė me maturi rrugėn e re Durrės-Morinė, rrugė pėr tė cilėn opozita u lodh duke sajuar pengesa si nė murin e Rozafės, ē'ndėrtohej ditėn, donin ta rrėzonin natėn. Nuk ia dolėn dot.

    Tashmė kanė menduar tė dalin nė protesta. Nė mes tė ditės. Nė shesh.

    Vetėm pak kohė mė parė, nė fillim tė shtatorit Sali Berisha u nderua me ēmimin mė tė lartė "Eisenhower Medallion" nga Organizata "People to People International", e cila njoftoi se kryeministri i Shqipėrisė, Shkėlqesia e Tij Prof. Dr. Sali Berisha, ėshtė fituesi i kėtij viti.

    Po tė kujtojmė se kėtė ēmim mė parė e kanė marrė personalitetet mė tė shquara, me famė botėrore, tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė procesin e paqes, atėherė i bie qė tetori i protestave tė opozitės tė fillojė nė Amerikė, atje ku demokracia ėshtė e asaj forme ku gjithė ndodhitė kanė kuptimin e tyre tė qartė dhe tė denjė. Dhe mė tepėr i bie tė jetė protestė kundėr paqes. Tė jetė njė zhurmė shiu opozitar. Me gjyma. Me rrėke! Mundėsisht, katastrofik!

    Duke menduar se cilat janė shkaqet qė e ēojnė opozitėn drejt njė teatri tė tillė, drejt njė superkomedie tė tillė, kryetari i imagjinatės sė protestės sė opozitės, si qytetar shqiptar duhet tė ndiejė peshėn e ēmimit "Eisenhower", vlerėsimet e personaliteteve tė ndryshme gjatė sesionit tė fundit tė OKB; por kjo peshė rėndese nuk ėshtė e ngjashme me pikėllimin opozitar pėr motin e keq dhe shirat e zgjatura biblike qė do fillojnė nė 10 tetor dhe nuk i dihet deri ku do t'i shpjerė rrėkeja. Ajo do tė fillojė nga njė ndėrtesė e mbyllur partie e do fillojė tė lėshojė ēurgje ankesash nėpėr rrugėt e Tiranės. Sipas fallxhorėve tė PS-sė, kjo protestė do shtrihet nė gjithė vendin. Gjithmonė sipas tyre! Sepse sado tė pėrpiqen liderėt dhe ortakėt e tyre tė rinj pėr ta shtuar zemėrimin e protestave, kjo nuk e zgjat mė shumė rrugėn drejt konsolidimit tė sė ardhmes sonė europiane.

    Ka njė gjetje interesante nė kėtė udhėtim nė kahe tė kundėrt. Qeveria dhe udha e saj drejt sė nesėrmes, drejt verifikimit, zgjidhjes sė problemeve, opozita drejt udhės sė vėshtirė tė kaosit nė njė marshim tė pakuptueshėm, i quajtur si gjetje demokratike, por i papėrligjur nė kėtė kohė demokratike, kur njerėzit punojnė, kur duan vėrtetė tė punojnė.

    Nė dhjetė tetor ėshtė parashikuar tė fillojė protesta surreale e opozitės. Do dėshironin ideatorėt e kėtij prishje moti tė kishin bashkangjitur studentėt, qė do jenė zėnė me pėrgatitjet e fundit pėr fillimin e vitit tė ri akademik. Ishte njė ngasje tė fitonin studentėt e Vlorės, por Ministria e Arsimit u tregua e ndjeshme dhe korrekte ndaj kėrkesave tė tyre! Sikur kėta studentė tė fillonin shkollimin e tyre pėrmes sheshit, do kemi modele tė sė ardhmes qė do fillojnė nga ulėrimat e sipėr e kjo do binte ndesh me arsyetimin dhe qetėsinė diplomatike qė pretendojmė tė kemi gjetur nga shumica e ndėrkombėtarėve.

    Do dėshironin opozitarėt tė vjetėr dhe tė rinj tė kishin moshėn e tretė nė protesta, por kėtu do t'u duhet shumė demagogji pasi ėshtė kapėrcyer koha kur bashkia u falte njė gazetė nė mėngjes pėr t'u lexuar falas tė moshuarve, nė kohėn qė pensioni i tyre ėshtė dyfishuar gjatė qeverisjes "Berisha". Ndėrsa protesta mund t'i ēojė nė njė rrugė pa krye, nė njė mosmirėnjohje ndaj mendėsisė sociale tė qeverisė "Berisha".

    Nė shiun e tetorit tė opozitės do kėrkonin tė protestonin mėsuesit dhe qė nuk janė pak, duke menduar se pas tyre janė nxėnės, shumė nxėnės. Tė bindėsh mėsuesit tė dalin nė rrugė do tė thotė tė mohosh se pagat e tyre janė nga mė tė lakmuarat nė tregun e pagave sot nė Shqipėri. Pėrse do tė protestonin mėsuesit? Ishin ngacmimet qė njė libėr historie do t'i nxirrte ata tė rrugėn e protestave, mirėpo, mėsuesit janė vet pjesėmarrės nė reformėn arsimore, janė menaxhues situatash dhe dinė t'i zgjidhin problemet e tyre, sidomos kur kanė tė bėjnė me mėsimdhėnien.

    Atėherė... pėrse nuk parashikohen shira nė tetorin e protestave tė Edi Ramės? Sepse kur tė nderojė Prizreni me ēmimin Qytetar Nderi Dr. Berishėn, i bie tė fillojnė shirat e akademikut tonė andej nga Kosova, i cili bėn gurgule tė madhe pėr tė mbjellė urrejtje dhe pėrēmim mes shqiptarėsh. Kryeministri i Kosovės, z.Thaēi, qytetarėt e Prizrenit, qytetit qė di tė bėjė histori, kur shumė tė tjerė e ngatėrrojnė historinė me amullinė, po i tregon kėsaj opozite, gjithė atyre syve tė kėqij ciklopėsh qė nuk duan tė shikojnė se nuk ėshtė i mjaftė ēmimi "Eisenhower", me tė cilin nderon Amerika njerėzit e punės dhe tė zhvillimit, pėr tė plotėsuar profilin patriotik dhe punėtor, paqedashės dhe reformator tė kryeministrit Berisha.

    Ndaj, sado protesta tė pretendojnė lakmitarėt e sė pamundurės, e demokracisė dhe fitores qė nuk e patėn dot, tetori do tė jetė me diell, me punė, me mirėnjohje. Pėr cilėt? Pėr ata qė nuk dinė tė gėnjejnė, nuk dinė tė mashtrojnė, nuk duan tė enden rrugėve pėr trillet e njė politike endacake, qė kėtė herė kėrkon edhe xhyben e Ngjelės, apo xhepat e Ndokės. Pėr t'u mbrojtur nga rrėketė!





    rd

  9. #1059
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kjo asht shkolla e sharjeve dhe e fyerjeve e Rexhep Qoses!
    Nxansat ma te dalluem dhe me Flete Nderi qe diplomohen nga Shkolla e Qoses, jane:
    Preng Sherri, hasjani51, Kili Merturi etj.
    DIPLOMAT jane te lutur ti perkthejne ne gjuhen shqipe, sepse jane shkruar ne shkinisht.
    Tung nxansa te Qoses.

  10. #1060
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anėtarėsuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    E shkolla e Agim Docit cila qenka ?!

    Ajo e ofendimeve , prepotencės , megalomanisė...( uhh sa shumė , nuk po i numeroj me tutje )!!

    Me tė gjitha kėto diploma vėrtet je mė " i madh" se Qosja , aferim !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enkeleu : 09-10-2009 mė 03:26
    I lumtur ėshtė ai qė nuk shpreson nė asgjė, sepse nuk zhgėnjehet asnjėherė...!

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •