Close
Faqja 6 prej 119 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 1190
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Postuar mė parė nga kosovar
    Shkruar mė parė nga kosovar

    … Dhe nė fund. Edhe unė e pranoj qė Qosja vėrtetė e ka kryer misionin e vet, por cilin? Nė Kosovė e ka kryer ditėn kur e ka hapur frontin me tė ndjerin Aganin me "Morfologjinė e njė fushate" dhe po e vazhdon ende kundėr tij duke penguar vendosjen e bustit nė oborrin e Fakultetit Filologjik.

    Dhe tash shumė turpesisht me librin e tij te fundit ku tė gjithė atė pjesė tė kombit qė nuk pajtohet me mendimet e tij politike destruktive i quan qen dhe kudra vetėm pse guxuan dhe e sollėn bustin e Skėnderbeut nė Prishtinė pa izėn e tij.
    -------------------------------------------------------------------------

    Pėrgjigje nga lum lumi, kosovarit

    Kosovar!

    Nuk do merrem me tė gjitha "argumentet" e tua nė pėrgjigjen ndaj meje sepse e shoh tė panevojahme.Pjesa dermuese e tyre nuk kishin tė bėnin fare me argumentet e mija,ndėrsa qėllimi i juaj ishte pėr t'iu hedh hi pluhur lexuesve tė nderuar tė FORUMIT.
    Kur tė mungon zotėsia e argumentimit e kam vė re se merresh vetėm me thashethėme qė sa vijnė e bėhen mė qesharake.Pėr hirė tė anėtarėve tė forumit desha vetėm tė ti sqaroi disa gjėra:

    1.Ti si "moderator"i FORUMIT tė takon qė kur tė futesh shkrime kėtu,pra nga autorė tė tjerė pėr njė cėshtje apo temė,dhe pėr hirė tė korrektsisė,tė zgjedhesh nga kėndveshtrime tė ndryshme pa marrė parasysh bindjet e tua pėrsonale.

    2.E pėrmende "Morfologjinė e njė fushate"!Cfarė lidhje ka ky liber mė argumentet qė u rrahen mė lartė?Apo deshe veq tė mjegullosh tek ata lexues qė nuk e kanė tė njohur.Pėr hirė tė se vertetės do mundohem tė ua sqaroi lexuasve rrethanat kur ėshtė botuar ky liber :"Morfologjia e njė fushate" ėshtė libri i parė polemik nė letrat shqipe.Botohet mė 1980 nė Prishtinė nga Instituti Albanologjik ku drejtor ishte vetė Rexhep Qosja.Libri arrinė kulminacionin e njė zenke tė njė pjese tė intelegjencisė kulturore dhe letrare ku pason me polemika tė ashpra edhe nė Radio Prishtinė(Hysni Hoxha-redaktor i kulturės),"Fjala"-revistė letrare(Kryeredaktor i ndjeri Fadil Bujari),Rilindje-polemikė e tė ndjerit Prof.Fehmi Agani.Pra,nė njė skuader bėnin pjesė: Fehmi dhe Hilmi Agani,Hysni Hoxha,Fadil Bujari,Ibrahim Rugova(nė atė kohė pion) dhe gjuhėtari i nderuar Rexhep Ismaili(dhėndėrr i vėllėzėrve Agani),ndėrsa taborrin tjetėr kundershtar e pėrfaqėsonte Rexhep Qosja vetėm.Inatet kishin zė fill mė herėt,pra mė 1978 kur u mbajtė 100 vjetori i Lidhjes sė Prizrenit dhe arrinė zenitin me rastin e kandidimit pėr herė tė dytė tė Rexhep Qosjes pėr drejtorė tė Institutit Albanologjik,ku pėr pretendent kishte Hilmi Aganin.Ngjarja pra u zhvillua para 1981,kur Kosova kishte njė byrokraci kulturore,dhe e tėra ishte punė karrigeje e asgjė tjetėr.
    Qosja ishte nga Plava e Gucia dhe kosovarėve nuk u pėlqente qė njė jo kosovar tė rizgjedhej drejtor instituti.Miq tė nderuar,nė lidhje me ketė mund ta spjegojmė edhe faktin se pse Qosja nuk pranoi pas njė decenie tė kryesojė LDK-nė.Gjithė intelektualet qė kishin lindur jashtė Kosovės dhe qė ishin nė kryesi tė LDK-sė nė fillim,nė njė mėnyrė apo tjetėr u detyruan tė largohėn,si:Rexhep Ismaili(preshevar),Mehmet Kraja(ulqin),Ali Aliu(Kercovė).Bėra kėtė digresion vetėm pėr tė paraqitur shkurt njė pjesė tė se vertetės dhe mos me i lė hapsirė "mjegullave"tė Kosovarit(moderator).
    3.Nuk dua tė merrem me akuzen se Qosja "ka kryer detyrėn e serbit dhe grekut" e as "me qeverinė demokratike tė Sali
    Berishes",koha do ta thotė tė vertetėn,por njė gjė ėshtė e qartė se zenka me Berishen e ka zanafillen rreth idesė sė "Pajtimit Kombėtarė".
    4.Qosja nuk e pengon vendosjen e bustit tė profesorit tė ndjerė e tė nderuar Fehmi Aganit nė oborrin e F.Filologjik.Ai nuk ėshtė nė strukturat udhėheqėse tė fakultetit nė fjalė dhe nuk ka kurrfarė posti nė Qeverinė e Kosovės.Insinuatė pa kripė!
    5.Ndersa pyetjes se tė kujt ishin kėta ushtarė i pėrgjigjem shkurt: TŹ KOSOVŹS MARTIRE(njė pjesė e tyre u spiunuan sapo hynė nė Kosovė,u burgosen disa,tė tjerėt mbetėn nė ilegalitet dhe pėrgaditen kushtrimin qė sot me krenari e kujtojmė: UCK.)
    Disa nga ata i pata nxėnės.U lumtė!

    ------------------

    Pėrgjigje e serishme nga kosovar, lum lumit

    lum lumi,

    1. Bindjet e mija politike pėr shkak tė titullit tė MODERATORIT qė mu ka besuar nuk i ndėrroj. Kėtė e kam thėnė edhe mė heret. Nga ky funksion administratorėt mund tė mė pushojnė kur tė dojnė. D.m.th. shkrime perkundėr bindjeve tė mija politike nuk fus nė FORUM. Ty askush nuk ta ka ndaluar as nuk ta ndaloon.

    2. Ti e ke pėrshkruar shumė mirė kronologjinė e librit "Morfologjia e njė fushate". Unė pajtohem me ty, por mos thuaj se unė dezinformoj lexuesit e kėtij FORUMI. Nėse unė e "kam bėrė me ca rreshta", ti "dezinformaten time" e ke mbėshtetur gati me nje faqe shkrim. Pėr kėtė ke edhe mirėnjohjen time! Ke spjeguar, s'di me vetėdije apo pa tė, por me shumė kujdes kush nga intelektualėt shqiptarė tė Kosovės, politikisht, po them mirė politikisht, ka bėrė punėn e serbit, me vetėdije apo pa tė, e kush punėn atdhetare.

    Qosja me "Morfologjinė e njė fushate" ka hapur hendekun parė politik nė mes tė intelektualėve shqiptarė tė Kosovės. Ai hendek ėshtė thelluar vazhdimisht duke marrė pėrmasa tragjike ditėn kur Qosja me mjekerr tė rruar iku nė Maqedoni, pas njė thirrje patetike dhe provokative qė i bėri popullit "pėr tė qėndruar dhe pėr tė mos lėshuar Kosovėn", ndėrsa vetė, tė nesėrmen para sabahi ia mbadhi! Ti do tė thuash qė edhe kjo ėshtė dezinformatė, e unė tė them pyete Arbėr Xhaferin dhe policėt maqedonė qė iu vunė nė pėrcjellje. Shpėtimin e Qosjes e kishte porositur Tirana zyrtare duke ndjellur vdekjen e Dr. Rugovės. Pas ikjes spektakulare tė Qosjes, politikanėve shqiptarė tė Kosovės u ndodhėn shumė gjera:

    a) Kur Qosja pushonte nė villat e bllokmenėve tė Enver Hoxhes nė Tiranė, nga kufiri i Maqedonisė u kthye pėr Kosovė i vetmi tren qė deportonte shqiptarėt e Kosovės nė kampin e Stankovecit. Ēfarė ironie, nė atė tren u gjend Fehmi Agani, intelektuali dhe truri i formimit tė Formacioneve Mbrojtės tė Kosovės, mė vonė UĒK, apo tė disa ish nxėnėsve tu, emėrat e tė cilėve s'ka birė shqiptari qė i konteston. (Albo, kėrkoj fale qė pėrmenda UĒK-nė nė kėtė shkrim, por kėtė e bėjė me qėllim qė tė tregoj se historia kombėtare do ta vėrtetoj se Qosja me ndihmėn e PSSH dhe LPK-sė ėshtė munduar, (sepse pėrkohėsisht ia pat arritur) qė ta pėrvetėsojė djersėn dhe mundin e tjerekujt.

    b) Ky pervetėsim ia mundėsoi edhe pjesėmarrjen nė bisedime nė Rambuillet. Shumė mendojnė se Demaēi nuk deshti tė mirrte pjesė, si mė radikali qė ishte, por e vėrteta ėshtė se atė e kishte pushuar tashmė nga tė gjitha funksionet Hashim Thaēi.

    c) Qosja dergoi Thaēin edhe te Kadareja tė cilin e manipuloi, sepse Qosja ėshtė manipulator politik.

    d) U burgos sekretari i Adem Demaēit, Albin Kurti, qė aso kohe mirrej si politikani mė me perspektivė pėr moshėn qė kishte. A ka dėgjuar kush pėr ndonjė takim tė Qosjes dhe Albinit, pasi ky i fundit doli nga burgu i serb.

    e) U mbajt nė burg shtepiak nga ushtria dhe policia serbe Dr. Ibrahim Rugova. A nuk e vėrtetouan deri tash deshmitė e tij dhe tė Adnan Merofcit nė gjyqin e Hagės.

    f) Nėse dikush dyshon nė pikėn e, atėherė kush i ftoi nė Tiranė disa kiēa tė LDk-sė, tė cilėt nėn trysninė e Tiranės zyrtare dhe SHISH-it tė Klosit, pranuan tė deklarojnė se pranonin Qverine e Thaēit, e cila u ndėrtua nė Rogner.

    3. Historia e ka vėrtetuar dhe do ta vulos se Qosja sa herė ka kryer nė Kosovė detyrat e Sigurimit, tė pėrpiluara nga UDB-ja, ka udhėtuar nė Tiranė pėr tė marrė tė rejat. Por kur nė Tiranė, pas rėnjes sė diktaturės, iu prish shtufullogu Sigurimit dhe UDB-sė, Qosja si i tėrbuar iu vėrsul qeverisė demokratike tė Sali Berishės. Ai nuk e sulmoi Berishėn as pėr "Pajtim Kombėtar" as pėr fjalimin e tij nė Selinė e NATO-sė nė Bruksel, por thjesht kjo ishte detyra e tij e fundit pėr shkatėrrimin e Shqipėrisė.

    4. Qosja e pengon me mish e me shpirt vendosjen e BUSTIT tė Aganit nė oborrin e Fakultetit Filologjik. Pėr njė ndermarrje tė kėtillė, nuk i duhen as postet nė fakultet as nė qeveri. Ai i ka maskat! Qosjen, Agani edhe pėr sė vdekuri e trishton.

    5. Qosja me librin e tij tė fundit;

    -pasi denoi politikisht tė gjithė intelegjeninė shqiptare tė Kosovės, nė periusha tė ndryshme,

    -pasi nuk gjykoi asnje vrasje politike ndėrshqiptare, pėrveē plagosjes sė Akademik Sabri Hamitit, pėr tė cilin jo pse i erdhi keq qė e plagosen pėr vdekje me gjashtė plumba, por pse mbeti gjallė dhe shpėtoi nga vdekja,

    ***

    -Nėno moj qaj n'Prishtinė, me gjashtė plumba qėlluan Sabrin!
    -Nėno moj qaj merrė malin, nė Prishtinė ta vranė Xhemailin!
    -Nėno moj ē'shijove tmerrin, nė fillim ta vranė Enverin!


    ***

    - pasi mallkoi popullin pas humbjes politike nė zgjedhjet e para komunale dhe partia e tij, LDB, u shkatėrrua definitivisht, L=Lėvizje, sepse Qosja si leviszės qė ėshtė adhuron vetem lėvizjet shkatėrruese, tė shkaktuara nga "revolucionet demokratike tė vonuara", tash i dėshpruar, i merzitur i bėrė qull qė kurrė mė nuk do tė ngjitet shkallėve tė pushtetit (Kėshill i Kuchner-it) vendosi qė para zgjedhjeve tė dyta komunale nė Kosovė, t'i vėrsulet popullit tė Kosovės edhe nje herė duke e shpallur "popull tė pėrbėrė nga qen e qene (kudra)", sepse ky popull nuk e merrė vesh Qosjen dhe guxon qė statujen e Skėnderbeut ta sjellė nė Kosovė pa pyerur Qosjen.

    Pra pėr hatėr tė Qosjes duhet thėnė:

    Lavdi Qosjes!
    Vdekje Popullit!
    __________________________________________________ __________________________________________________ ____Pėrgjigje e serishme e lum lumit

    Kosovar,

    Nuk kam kurrfarė pretendimi qė ti ti ndėrrosh bindjet e tua politike. Ti nuk reflekton "bindje politike" por urrejtje biologjike ndaj Qosjes. Kėtu ėshtė problemi se nuk po mund ta mbash drejtpeshimin qė tė ėshtė besuar si "moderator". Ke dėgjuar thashė e theme e pastaj po nderton historira qė po na i servon njėanshem nė Forum.

    Mė thua se " e kam pėrshkruar shumė mirė kronologjinė e MORFOLOGJISŹ SŹ NJŹ FUSHATE". Unė nuk kam pėrshkruar ndonjė kronologji tė librit, por jam munduar t'ia paraqes lexuesit tė Forumin rrethanat dhe shkaqet kur ėshtė botuar ky liber, sepse ti e kishe pėrmendur si titull, kupto vec pėrmendur nė mjegull, dhe ti e din mirė se shumica e anėtarėve tė Forumit as nuk kanė dėgjuar pėr tė si titull dhe as nuk e kanė lexuar. Libri nuk ka tė bėjė me akuzėn se kush ka bėrė punėn e serbit e kush jo. Cka ka politika me kėtė liber? Cfarė hendeku politik ka hapur Qosja me kėtė libėr? Derisa tjeret e sulmonin ashpėr, pėr shkaqe xhelozie intelektuale, qė nuk ndodh veq tek ne , por edhe nė kultura tjera, ai u pėrgjigjet me njė libėr, pra 22 vjet mė herėt, kur pjesa dermuese e anėtarėve nė Forum veq sa kishin lindur. Akuza jote lidhur me librin nuk qėndron.

    Pastaj e politizon ikjen e Qosjes si njė qyqarllėk gjatė sulmeve tė NATO-s nė Kosovė. Mė kėshillon ti pyes "policet maqedonas". Ti i paske pyetur dhe u paske besuar, unė nuk kam ndėrmend ti pyes fare. Po tė ishte edhe Sali Berisha nė pushtet nė Tiranė nuk e kish lanė Qosjen nė baltėn e Bllacės, por e kish marrur dhe vendosur nė ato "Vilat e bllokmenėve". Cila ėshtė mė e pranushme: tė ikėsh apo tė kėrkosh "shpėtimin" tek serbet si Rugova? Cfarė lidhje ka kjo me vrasjen e tė nderuarit Agani? Mos fol dokrra.

    Thua se Kadareja ėshtė manipuluar nga Thaqi, dhe se Thaqi ia paska marrė tė drejtėn Demacit pėr tė marrė pjesė nė Rambouillet dhe tė drejtėn qė tė shprehet nė emėr tė UCK-sė. Tė gjithė ne qė patėm rastin ta lexojmė "Letrėn e Surroi" e demanton plotėsisht argumentin tėnd i nderuar moderator.

    Apeloi tė shohim pėrpara, pra tė mobilizohemi tė gjithė, pa marrė parasysh bindjet politike, dhe mos ta ndertojmė fatin tonė dhe tė Kosovės nė paragjykime e inate personale, pėrndryshe do tė denohemi pėrseri, jo nga historia, jo nga Europa, jo nga Shqipėria, por nga vetvetja. Popujt e civilizuar nuk rrėzojnė monumente. Historia nuk vulos brenda natės, por pa u ngutur do t'u tregoi brezave qė vien se cka kemi bėrė. Ka ardhur koha qė mos ta fajėsojmė askė pėr neglizhencėn tonė politike e konfliktuoze, por tė mėsojmė nga gabimet. E ky moment ka ardhur. Eja, mik i nderuar tė reflektojmė bashkė pozitivisht. Ta shkundim bajraktarizmin, meskinitetin nga shpirti ynė qė e kemi trasheguar e t'iu bashkangjitemi popujve tjerė pėr ta ndertuar njė botė mė tė drejtė, pa vrasje politike, pa inate tė ngushta klanore e hakmarrje primitive. Shqiptarėt kanė shumė pėr tė bėrė, nuk kanė kohė mė tė zihen .

    Nė fund:
    Rroftė Populli bashkė me ty,mue,Qosjen e tė gjithė anėtarėt e Forumit!
    Rroftė MODERATORI!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 02-09-2002 mė 17:44

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Kosovar

    nuk di cka je me kete emer se kosovar jane edhe pakicat ne Kosove, mirepo te them sinqerisht se me provokator, me dezinformues , me demagog se ti nuk kam pare ne forume. Ty te mjafton nje fjali per te hedhur poshte nje njeri me mbi 30 vepra. Ti kerkon permendore te Aganin para F.Filologjik, e Agani nuk ka lidhje me filologji. Do t“ishte me vend Cabej, por jo Agani. Agani nuk ka vlere si intelektual, ndoshta politike , studentet e tij kane mesuar me libra Zagrebi se sociolgu Dr. nuk ka qene i afte te shkruaje nje liber.

    Nuk do te ndalem me shume me ty, se me dhimbet koha ta harxhoje. Ti je nje produkt i " Botes Sot ", ndoshta edhe ushqehesh prej saj. Ti permend " Morfologjine e nje Fushate " edhepse e din vetem titullin dhe nuk ke iden se pse erdhi deri te ai liber i cili eshte shitur per 10 dite!

    Ti je nje percares i madh dhe mirresh me prodhimin e konflikteve, ashtu si edhe gazeta jote. Mirepo nuk e di kush ta dha kete besim dhe te drejten per te qene moderator. Po te kisha mundesi une ty do ta kisha ndaluar hyrjen ketu. Nuk eshte mire kur nje forum shqiptar i cili vetes i cakton nje detyre te shndrrohet pazar maxhupesh ku vazhdon lufta e klaneve te botes sot dhe partive tjera.
    Kur te flasish per personalitete kombetare, para shqiptareve duhet te kesh respekt, sepse qendrimit tend i vjen ere klani e bandash me interese te dyshimta.....

    Dhe une kekrova prej teje t“i sjellish te gjitha faqet ku Qosja e konsideron popullin qen, nuk i solle se nuk te pelqen. Sepse qen mund te gjuhen shume nejrez ne popull si psh. tradhetaret, bythecet qe ikin apo sabotojne luften, dezertoret, etj. TE nxirren 5 fjali nga nje liber, pa sjellur tekstin integral eshte paftyresi tendencioze. Kujt i sherben te lutem ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 02-09-2002 mė 18:38

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Shėn Alban,

    E pra unė do tė mirrėm pak, jo me ty, por me analizėn e disa fjalive tua. Pastaj tė shofim kush po dezinformon ?

    Ja njė fjali e jotja nė vazhdim :

    »Ti kerkon permendore te Aganin para F.Filologjik, e Agani nuk ka lidhje me filologji. Do t“ishte me vend Cabej, por jo Agani ».

    - Po oborr i cilit fakultet ishte o Shėn…, ai oborr qė i takon sot Fakultetit Filologjik nė Prishtinė, por edhe Fakultetit Filosofik, sepse tė dyja kėto fakultete kanė njė oborr e njė ndėrtesė. Unė pajtohem qė aty ta ketė bustin edhe Ēabej. Pse jo ? Por, kam frikė : Ēabej nuk ishte i adhuruari i Enver Hoxhės, e si guxon ta nderojė atė Qosja ? Nejse… sepse kėtu nuk ėshtė thelbi. Sipas logjikės tėnde, vetėm aty ku jetojnė dhe veprojnė, atyre qė meritojnė duhet ngritur tempuj !

    Edhe njė fjali tjetėr tėnden do ta analizoj.

    »Agani nuk ka vlere si intelektual, ndoshta politike , studentet e tij kane mesuar me libra Zagrebi se sociolgu Dr. nuk ka qene i afte te shkruaje nje liber. »

    Athua mendon seriozisht qė Agani nuk kishte vlera intelektuale :

    A nuk kishte titullin Akademik ?
    A nuk ishte pėr vite tė tėra dekan i Fakultetit Filosofik ?
    A nuk ishte drejtor i Institutit Filozofik nė Prishtinė ?
    A nuk i doli nga shtypi kėto ditė kompleti i veprave shkencore ?

    A duhet pėr ty intelektuali tė ketė edhe brierė, apo mjafton t’i pėrngjajė idolit tėnd tė quajtur Qosja i « revolucioneve tė vonuara demokratike ».

    Vazhdojme edhe pak :

    »Ti je nje produkt i " Botes Sot ", ndoshta edhe ushqehesh prej saj ».

    - Si mendon Shėn Alban, a mund tė jetė dikush produkt i dikujt, kur prodhuesi ėshtė mė i vjeter se produkti ? Pra unė kam ca vite mė shume se « Bota sot ». Por edhe sikur tė isha produkt i kėsaj gazete, do tė isha krenar, sepse ėshtė e vetmja qė ende fotografinė e Milosheviqit nuk e ka botuar nė faqet e saj ! ?

    Dhe pak me tutje :

    »Ti permend " Morfologjine e nje Fushate " edhepse e din vetem titullin »…

    Unė nėse ia di vetėm titullin, lum lumi ka dhėnė njė spjegim tė mirė, pėr kėtė e pėrgėzova. Ka gabuar qė personazhet e librit i ka quajtur klane. Nėse nė fillim dukeshin klane, mė vonė u profilizuan nė rryma intelektualesh shqiptarė tė Kosovės me vizione qė dallojnė shumė pėr ēeshtjen e Kosovės dhe te kombit. U zu nė gojė e dhe posti i drejtorit tė Institutit Albanologjik. Me arsye. Vendosja e njė njeriu nė njė vend tė rėndėsishėm, nė momentin e caktuar e shpėton apo e shkatėrron ardhmėrinė e njė institucioni apo vendi.
    Shembul : Dikund e kam lexuar Kadarenė kur spjegon se si i paska thėnė dikush nga Gkirokastar se, « Enver Hoxha rastėsish erdhi nė mbledhje, pėr ta shkatėrruar Shqipėrinė ».

    Ē’i bėri vironi Shqipėrsė pėr 50 vjet Shqipėrisė?

    Edhe njė fjali e jotja » Nuk eshte mire kur nje forum shqiptar i cili vetes i cakton nje detyre te shndrrohet pazar maxhupesh ku vazhdon lufta e klaneve te botes sot dhe partive tjera.

    Nėse ke vemdosur qpo ke marrė detyrė tė mė ofendosh mua, pse ofendon edhe Forumin ku t’i lirisht i shpreh mendimet tua. Nuk di qė ende dikush te ka cenzuruar ndonjė shkrim.
    Nuk kuptoj pra, pse e quan « pazar maxhupėsh » ?

    Edhe njė tjeter,

    Dhe une kekrova prej teje t“i sjellish te gjitha faqet ku Qosja e konsideron popullin qen

    Sa faqe tė mjaftojnė qė tė bindesh ?

    - Mua mė ka mjaftuar vetėm njė fjali e Qosjes nė vitin e kobshėm (1997) tė Shqipėrisė pėr tė kuptuar se shqiptarėt do tė lajnė haraē tė rėnd pas fjalisė sė « revolucionit demokratik tė vonuar » Sa veta u plagosėn dhe sa te tjere janė vrarė, pas inkurajimit qė u bėri Qosja, tė cilėt djegjėn deri nė themel Shqipėrinė.
    - Nė fund po te them se jam kosovar, pėr kėtė jam edhe kreanr, edhe pse kėshtu quhen edhe minoritarėt (vėllezėrit dhe motrat e Adem Demaēit). E ty mos tė mbushet mendja qė je mė shqiptar se une. Pėr Ademin nuk di ēfarė tė them, « pasi ai ėshtė vetėm njė nga 2 milon e gjysmė, apo mė tepėr, shqiptarė tė Kosovės

    Tash po pėrfundoj sepse me sharje nuk mirrem sikur ti, pėrkundrazi tė pėrshėndes mė kėtė poezi :

    NĖ MUNDSH

    Nė mundsh ta ruash arsyen kur bota humbe fillin
    E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
    Sa herė tė dyshojnė e s’tė pėrfillin,
    Por edhe dyshimet drejtė t’i gjykosh.
    Nė munsh tė rrish nė pritje, nė pritje pa u lodhur,
    A, kur tė urrejnė, urrejtje mos tė ushqesh
    Madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur
    Me thjeshtėsi, me to pa rėnė ndesh.

    Nė mundsh tė mendosh, por jo nė shkatėrrim
    Tė ėndėrrosh por jo rob ėndėrrimesh,
    Dhe t’i trajtosh njėlloj e padallim
    Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
    Nė durofsh dot thėnjet e tua tė drejta
    Nė kurthe pėr tradhtarėt, kopukėt tė t’i kthejnė
    T’i shohėsh tė thyera gjėrat mė te shtrenjta
    E prap t’i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.

    Nė mundsh fitoret qė ke korrur t’i flijosh
    Si nė kumor, nė njė tė vetme lojė,
    Tė rrezikosh, tė humbėsh, e prap t’ia fillosh
    Dhe humbjen kurrė t’mos e zėshė nė gojė
    Nė durofsh dot muskul, nerv, puls e zemėr
    Tė tė shėrbejnė edhe kur gjithēka tė duket e kotė,
    E tė qėndrosh kur s’ke mė asgjė veē vullnetit
    Qė veē njė fjalė “ QĖNDRO” gjithnjė tė thotė.

    Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj, por nderin ta ruash
    A tė ecėsh pėrkrah mbretit pa krenari qė t'vėrbon
    Nėse armiku ose miku s’tė bėjnė dot tė vuash
    Dhe gjithēka e ēmon, por veē sa meriton.
    Nė mundsh tė mbushėsh dy minuta aq tė rėnda
    Me vepra qė peshojnė–Dije dhe mos ke asnjė dyshim
    Se jotja do jetė bota me cka ka brenda
    Dhe engjull do jesh, o syri im!

    R. K. ( Ēmimi Nobel, 1907 )


    _____________________________
    Suksese Shėn Alban, a u lodhe a jo ? !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 02-09-2002 mė 23:44


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  4. #54
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ndarja ne te "mire" e te "keqinj" qe ben ky grupi NOVOSELLA eshte pa baza shkencore dhe eshte e motivuar nga interesa fshataresh megallomane e egoiste e grindavece.

    Brari,ketu ke folur si burrrre
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    I paske ndrruar titullin bulevardeske


    sidoqofte mendoj se ti sollem pakez mendt ne vend. Kam shprese se do te aktivizohet pjesa e trurit qe mendon ne menyre analitike dhe konstruktive. Do te vazhdojme me nje terapi shqiptare. Dhe kam shprese se nej dite do te behesh shqiptar i cili cmon intelegjencen e vete! Kjo kerkon pune dhe durim, seps eti je ne menyre satanike i infektuar.....

    Tani po te pyes per ato pese fjali te Qoses qe ti i merr per baze per ta sulmuar si jane qepur ne mes vete sepse ti sjell pese fjali dhe referencen posht e jep keshtu : "Nuk frymėzohen as nuk shumėzohen pa to.” (faqe 60-73)."

    Pra pese fjali te marra nga faqja 60 deri ne faqen 73. Si e sqaron ti kete salto mortale ?

    Me revolucioni demokratik je bere banal , ti shihet se ate tog fjalesh nuk e ke kuptuar dhe ne cdo shkrim e permend duke pasur shprese se keshtu te bashkangjiten njerzit nga Shqiperia.

    Cili intelektual i kalibrit me te madh se Sylejman Aliu e ka kritikuar Qosen per ate tog fjalesh. Kur iu be pyetja Qoses se cka kishte menduar , ai pat thene peraferisht keshtu: " E kam ditur se do te alarmohen ata qe lexojne siperfaqeisht, qellimi nuk ka qene revolucionar , por rizhvillim rindertimi, ..." duke aluduar ne nje sistem mafioz qe po instalonte Berisha dhe duke pare se Shqiperia po furnizonte me benzine Serbine! Kur furnizohej Serbia me benzine, bythes sot nuk i pengonte sepse rrenjet i ka ne Athine!
    Dhe pse i ke caktuar vetes nje detyre aq antishqiptare per te damkosur ata qe do te kishe nderin se paku sikur tua kishe pastruar kepucet ?

    Dhe pse redukton ne menyre djallezore veprimatrine e nje njeriu per 50 vite rresht, ne nje fjali. A nuk deshmon kjo qendrimin “tend demagogjik dhe stalinist kur eshte ne pyetje trajtimi i njerzve. A nuk sheh se ti sillesh ne menyre komuniste edhe pse ishe 50 vite i mire mjafton dicka e vogel qe nuk te pelqen per ta debuar ne Siberi ?

    Meqe e urren aq shume Qosen me trego diten kur duhet ta eliminojme-likuidojme se po te pengon shume. Kjo pune do te na nderonte shume, kryesisht neve qe ne gjuhen shqipe i zhdukim vlerat shqiptare!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 03-09-2002 mė 06:55

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81

    ZOTIT ILIRJAN PAPA

    ZOTI ILIRJAN ME KEQARDHJE PO JU DREJTOHEM ME KETE LETER PASI UNE KETO DIT PO LEXOJ NE KETE FORUM SHKRIME TE CILAT KANE SI QELLIM TE DENIGROJNE TE POSHTEROJN FIGURAT E KOMBIT TONE .ME CUDIT QENDRIMI NAIV JUAJI SI DREJTUS NE MOS GABOHEM I ALBASOUL DHE I KETIJ FORUMI.NUK E KUPTOJ SE KUJT I SHERBEJNE KETO QENDRIME KETO SHKRIME QE PO KTHEHEN NJERZIT NE KETE FORUM SI ARTOPALANT TE SHPUAR. NUK E KUPTOJ SI MUND QE SHQIPETARI TE VJELL VRER KUNDER SHQIPETARIT DHE JU ZOTI ILIRJAN TI LEJONI KETO BOTIME NE KETE FORUM KUSH DOQOFTE ARTIKULL SHKRUSI.PRA ME KETE QE PO BENI JU DHE SHOKET TUAJ PO JA ULNI VLERAT KETIJ FORUMI DHE NUK PO LUFTONI ME MOTON SHQIPTAR TE BASHKUAR PER NJE SHQIPERI TE BASHKUAR PO BENI TE KUNDERTEN.ZOTI ILIRJAN PAPA NE FORUM MUND QE TE DALE NJE SERB ME PSEUDONIMIN ALBANIA DHE MUND TE SHKRUAJ NJE MIJE TE ZEZA PER KOMBIN SHQIPETAR PER INTELEKTUALET SHQIPETARE PER SHKRIMTARET PER ARTISTET PER POLITIKANET SHQIPETAR JU DO JA BOTONI SHKRIMET E TIJ NE KETE FORUM KETE PERGJIGJE E DUA NGA JUSE UNE JU JU NJOF SI DRETUSTE ALBASOULIT.ME SA PO KUPTOJ UNE NE MOS GABOHEM KY FORUM ESHTE HAPUR PER TE BERE POLITIK NE INTERES TE NJE PARTIE DHE NE DEM TE TJETERS JU BEJ THJERRJE KETYRE NJERZVE QE TE SHKOJNE NE SHQIPERI TE BEJNE POLITIK OSE NE KOSOVE DHE JO NE ALBASOUL.PARA CA KOHESH U SULMUA NGA ANTARE TE KETIJ FORUMI ZOTI SALI BERISHA DHE FATOS NANO U THA E CFAR SU THA PER TA KUR E PANE QE KETA TE DY ME SE FUNDI E GJETEN GJUHEN E MIRE KUPTIMIT DHE BASHKPUNIMIT TANI SULMI ESHTE DREJTUAR KUNDER FIGURAVE TE KOSOVES ZOTI ILIRJAN CPO BEHET KESHTU
    KUT I SHERBEHET ME KETO QE PO BEHET. NE MBYLLJE TE KESAJ LETRE JU URAJ ZOTI ILIRJAN PAPA OSE ALBO QE NE TE ARDHME TE MOS LEJONI QE NE KETE FORUM TE BOTOHEN SHKRIME TE CILAT NUK I SHERBEJN UNITETIT DHE BASHKIMIT TE KOMBIT JU BEJ THJERRJE TE MOS I BOTONI ATO NE KETE FORUM.PASI PO VAZHDUAT KESHTU NDONJE DIT DO NA I NXIRRNI KRIMINELA DHE SKENDERBEUN DHE ISMAIL QEMALIN APO NAIM FRASHRIN ETJ
    DHE NE FUND ZOTI ILIRJAN BESOJ SE DO ME KUPTOSH DREJT PASI UNE NUK KAM ASGHE PERSONALE ME JU DHE ME ANTARET E TJERE TE FGORUMIT POR KETO ISHIN DISA MENDIME TE MIJA DHE BESOJ QE DO MERREN PARASYSH NGA JUNE TE ARDHME

    ME RESPEKT NGA MONDI DETROIT U. S. A
    nuk ka rendesi

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Jane perzier vlerat ne menyre djallezore. NEse mbron kulturen tende ka rrezik te te konsiderojne nacionalist te terbuar, nese shan cdo gje shqiptare, mund te shpallesh internacionalist i qytetruar dhe une jam kunder ketyre qe ne menyre seleketive nisin nga koka e kombit per te arritur pastaj edhe ne fund, per t“i realizuar qellimet e tyre, qellime qe vetem dreqi e din se prej kujt porositen, prej kujt drejtohen.....

    Une kerkoj perseri qe moderatori me emrin KOSOVAR ta sjell tekstin komplet ku Qosja ofendon popullin dhe nuk pranoj metoden e tij staliniste ekskomunikuese ku nje njeri likuidohet nga shkrimet e imagjinuar APO NGA SHKRIMET te shkeputura ne menyre tendencioze!!!!!

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Postuar mė parė nga kosovar
    Shėn Alban,


    NĖ MUNDSH


    Nė munsh tė rrish nė pritje, nė pritje pa u lodhur,
    A, kur tė urrejnė, urrejtje mos tė ushqesh
    Madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur
    Me thjeshtėsi, me to pa rėnė ndesh.

    Nė durofsh dot thėnjet e tua tė drejta
    Nė kurthe pėr tradhtarėt, kopukėt tė t’i kthejnė
    T’i shohėsh tė thyera gjėrat mė te shtrenjta
    E prap t’i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.

    Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj, por nderin ta ruash
    Nėse armiku ose miku s’tė bėjnė dot tė vuash
    ....................

    _____________

    E gjykoj shumė tė rėndėsishme qė tė pėrshėndes edhe njė herė me disa vargje tė poezisė sė R.K., sidoms pas spjegimit qė tė ka dhėnė Redi lidhur me lėvizjen e temave. Kuptoni tė gjithė se nuk duhet sharė e vlerėsuar udhėheqejen e Forumit dhe stafin e tij pa pasur njohuri tė mjaftuara.

    Shėn Alban, siē po shef unė prap nuk tė shaj, sepse e di qė mė shumė vuan kėshtu. Pra, jam veē asaj qė jam shqiptar i Kosovės, jam edhe human- kėnaqėsinė e sharjeve nuk ta marrė! Pra nuk jam sadist, por dije qė sharjet nuk po t'i shkojnė nickut Shėn.

    Edhe idolin tėnd, autorin e librit "revolucion i pergjakeshėm", ooops, pardon! Deshta tė them "Paqja e pėrgjakshme", ta lė tė qetė. Mirru ti me tė!

    Por mė duhet ta them se unė edhe po tė isha vrasės, siē mdon t'ia heqesh fajin Qosjes pėr vrasjet ndėrshqiptare, unė nuk do tė mund ta vrisja kryemaskėn!

    "Jane perzier vlerat ne menyre djallezore. NEse mbron kulturen tende ka rrezik te te konsiderojne nacionalist te terbuar,..."

    Nga fjalia jote e mė siperme,po vėrej se ti je nė krizė dhe udhėkryq vlerash, nga e kaluara ke vėshtirėsi te shkėputesh, pėr t'ardhmen nuk je i pėrgaditur. Sidoqoftė kėtė mbroje pa hamendje dhe qėndo vertikalisht! >>> NEse mbron kulturen tende ka rrezik te te konsiderojne nacionalist te terbuar,..."

    Shėn..., vetėm nėse do ti, pėrndryshe kjo polemikė pėr mua ėshtė e pėrfunduar. Kam frikė se po e tradhetoj dinjitetin tim nese mirem mė shume me Qosjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 03-09-2002 mė 12:49


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  9. #59
    alvi
    i/e ftuar

    Re: ZOTIT ILIRJAN PAPA

    Postuar mė parė nga Idmon
    ZOTI ILIRJAN ME KEQARDHJE PO JU DREJTOHEM ME KETE LETER PASI UNE KETO DIT PO LEXOJ NE KETE FORUM SHKRIME TE CILAT KANE SI QELLIM TE DENIGROJNE TE POSHTEROJN FIGURAT E KOMBIT TONE .ME CUDIT QENDRIMI NAIV JUAJI SI DREJTUS NE MOS GABOHEM I ALBASOUL DHE I KETIJ FORUMI.NUK E KUPTOJ SE KUJT I SHERBEJNE KETO QENDRIME KETO SHKRIME QE PO KTHEHEN NJERZIT NE KETE FORUM SI ARTOPALANT TE SHPUAR. NUK E KUPTOJ SI MUND QE SHQIPETARI TE VJELL VRER KUNDER SHQIPETARIT DHE JU ZOTI ILIRJAN TI LEJONI KETO BOTIME NE KETE FORUM KUSH DOQOFTE ARTIKULL SHKRUSI.PRA ME KETE QE PO BENI JU DHE SHOKET TUAJ PO JA ULNI VLERAT KETIJ FORUMI DHE NUK PO LUFTONI ME MOTON SHQIPTAR TE BASHKUAR PER NJE SHQIPERI TE BASHKUAR PO BENI TE KUNDERTEN.ZOTI ILIRJAN PAPA NE FORUM MUND QE TE DALE NJE SERB ME PSEUDONIMIN ALBANIA DHE MUND TE SHKRUAJ NJE MIJE TE ZEZA PER KOMBIN SHQIPETAR PER INTELEKTUALET SHQIPETARE PER SHKRIMTARET PER ARTISTET PER POLITIKANET SHQIPETAR JU DO JA BOTONI SHKRIMET E TIJ NE KETE FORUM KETE PERGJIGJE E DUA NGA JUSE UNE JU JU NJOF SI DRETUSTE ALBASOULIT.ME SA PO KUPTOJ UNE NE MOS GABOHEM KY FORUM ESHTE HAPUR PER TE BERE POLITIK NE INTERES TE NJE PARTIE DHE NE DEM TE TJETERS JU BEJ THJERRJE KETYRE NJERZVE QE TE SHKOJNE NE SHQIPERI TE BEJNE POLITIK OSE NE KOSOVE DHE JO NE ALBASOUL.PARA CA KOHESH U SULMUA NGA ANTARE TE KETIJ FORUMI ZOTI SALI BERISHA DHE FATOS NANO U THA E CFAR SU THA PER TA KUR E PANE QE KETA TE DY ME SE FUNDI E GJETEN GJUHEN E MIRE KUPTIMIT DHE BASHKPUNIMIT TANI SULMI ESHTE DREJTUAR KUNDER FIGURAVE TE KOSOVES ZOTI ILIRJAN CPO BEHET KESHTU
    KUT I SHERBEHET ME KETO QE PO BEHET. NE MBYLLJE TE KESAJ LETRE JU URAJ ZOTI ILIRJAN PAPA OSE ALBO QE NE TE ARDHME TE MOS LEJONI QE NE KETE FORUM TE BOTOHEN SHKRIME TE CILAT NUK I SHERBEJN UNITETIT DHE BASHKIMIT TE KOMBIT JU BEJ THJERRJE TE MOS I BOTONI ATO NE KETE FORUM.PASI PO VAZHDUAT KESHTU NDONJE DIT DO NA I NXIRRNI KRIMINELA DHE SKENDERBEUN DHE ISMAIL QEMALIN APO NAIM FRASHRIN ETJ
    DHE NE FUND ZOTI ILIRJAN BESOJ SE DO ME KUPTOSH DREJT PASI UNE NUK KAM ASGHE PERSONALE ME JU DHE ME ANTARET E TJERE TE FGORUMIT POR KETO ISHIN DISA MENDIME TE MIJA DHE BESOJ QE DO MERREN PARASYSH NGA JUNE TE ARDHME

    ME RESPEKT NGA MONDI DETROIT U. S. A


    Idmon!

    Me vjen keq, por nuk jam dakort me ty.
    Sejcili duhet te kete te drejten te thote mendimet e tija ne forum.
    Dhe ti nese kete e konsideron si hedhje balte, me beso njerezit mbi te cilet po hidhet kjo balte e kane te merituar, ne mos te vonuar. Sidomos Fatosi e Saliu. Me pak di te flas per politikanet nga Kosova, por ne cdo postim te forumit, eshte mbajtur nje ndjenje realiteti. Pra sejcili qe ka shprehur mendimin e tij, eshte detyruar ta mbeshtese me argumente, dhe nuk flitet per tema si p.sh. Fatosi do shkoje ne Hene se eshte agjent i Marsianeve. Pra jane kritika jo dhe aqmiqesore, dhe ky duke qene Foum i shqiptareve do te merret me problemet ndershqiptare. Nuk ka pse diskutohet me per mendimin tim, a e duam apo a na do Greku. Ne fakt duhet diskutuar se si nga brenda te behemi te zotet e vetes, dhe te arrijme nje konsensus, pra duke diskutuar te ecim perpara, dhe pse kjo mund te perfshije dhe kritikimin e benjamineve te dikujt, dhe ketu perfshij dhe veten, sidomos ngaqe une kam shume ide qe jane te ndryshme nga shumica, dhe te me hqesh ne kete menyre te drejten e fjales me duket e padrejte.
    Me respekt, Alvi ne Idaho.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    13
    Fix fare alvi!

Faqja 6 prej 119 FillimFillim ... 456781656106 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •