I nderuar Rezart

dhe une te them se eshte kenaqesi te lexoj argumente ,gjykime dhe mendime konstruktive, sado qe ato jane ca here diametralisht te kunderta nga te gjithe mendimet tona, dhe jo rralle ne jete pakica ka te drejte!
Edhe athere kur ka sulme personale, dhe ju perqendroheni te mbroni motivin dhe poezine pa ua vene veshin sulmeve personale, qendrim qe meriton respekt .
Une nuk e di kush e ka thene per mendimin e lire , por shkon keshtu:
" Une edhe sikur mos te pajtohem me ty, do te mundohem deri ne frymen time te fundit qe ti ta thuash ate qe e mendon!"
sikur une te isha bekuar me dhuntine numer 3 te Kadarese ne listen tende , eh .. vaj hallit nuk do te ishte tema dhe as poezia!!!(
Pergjigjet qe i ke dhene , jane konstruktive,kane permbajtje me vlere dhe ndihmojne ne kthjellim per vleresimin kur i japim nje emer "i madh", "gjigant" dhe "kolos", te gjithe epitetet e permendura , qendrojne per Kadarene shkrimtar, dhe per veprat e shkruara, nga ana tjeter eshte shume veshtire te flasish per Kadarene si personalitet kombetar si komplet , dhe ti atribosh titujt e lartpermendur .
Ne e kemi Pasaporte ne bote Kadarene me epitetet e lartpermendura ,i ka me merite .
Vepren ia len trashigimi me dashuri njeriut ( kombit ), me nje imagjinate te nje intelegjence briliante.
Kurse per njeshin(1) dhe dyshin(2), le ti leme ti dijme per vehte !
Nuk ka asnje gje te keqe tek e verteta dhe drejtesia , por shpesh bota qe meson kete te vertete na denon dhe na paragjykon neve si teresi,nuk eshte bota e perkryer sic s'eshte Kadare.(edhe kete e ke sqaruar drejt)
Ne kete fshehtesine e sekretit tone( se Kadarese i mungojne disa gure ne keshtjelle), ne bejme ate qe ka bere Kadare gjate regjimit ne Shqiperi, mundohemi te mbijetojme!!!
Per cudi sa ngjajme ne me Kadarene: mbajtja e sekretit eshte baraz me mimikrine e tij per te shpetuar, me duhet te heq edhe ndonje numer nga tabela por s'eshte aty.
Me ne fund te them se kur jemi besnik ne vleresim , fillojme te qytetrohemi pra shkurt dhe shqip i thuhet keshtu : edhe nese e urren nje njeri,duhet t'ia pranosh zotesine , meriten,vepren.
Per te paren-urrejtjen , ti e ke thene vete qe nuk e urren, dhe per keto te fundit e ke thene gjitheashtu, numrat qe mungojne ne tabele mungojne
dhe s'mund ti gjejme se i takojne te kaluares.
Kadare une dua te besoj se sot eshte ndryshe, eshte veshtire gjykimi per nje te kaluar,eshte veshtire edhe per tu ndare nga mendimi i se kaluares anipse sot te gjithe jemi demokrat!!!
Ketu thone nje shprehje :
"Deshiron te keshe te drejte?, apo deshiron te jeshe i lumtur?"
Ne shqiptaret duhet te jemi te lumtur per Kadarene!!!
me nderime,
bili99
Krijoni Kontakt