Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    I nderuar Rezart(RSHP:
    Mbase e keni thene ate qe desha te them:
    "Heronjte e tyre s'jane te perkryer"
    Kjo me shtyri te them dy fjale se si popujt pergjithsisht fuqizojne te mirat,te arriturat e pjestareve te vet ne arenen nderkombtare dhe ashtu e nderojne vetveten.
    Ashtu duke u nisur nga fqinjet tane Serbet dhe Greket , qe gjate historise kane plasuar ne bote nje pasqyre qe edhe batakxhiu i tyre ka shkelqyer me shume se sa nje margaritar shqiptar.
    Si debat mbrendakombetar eshte ne rregull ,pasi edhe ju vete keni sjelle ne kete teme me shume vleresime konstruktive, te drejta dhe me vlere duke u pergjigjur ne "mbrojtjen " tone per Kadarene.
    Sidoqoft ne shqiptaret e kemi kaluar kufirin mbrendakombetare per te lakuriqsuar Kadarene si burracak dhe egocentrik qe dmth cdo gje qe ka bere e ka bere per vehten e tij, te ushqeje egon e tij.
    pra edhe sikur me te vertete te jete motivi i Kadarese ,egoja-vetvetja ,prape se prape vepra madheshton kombin dhe vendin, dhe ne nuk duhet te merremi me motivin ose thene me mire ne nuk duhet te lakuriqesojme vetveten ku nuk duhet!!
    Qendroj tek gjykimi im se ka nencmime hashiqare per personin Kadare ne poezine tuaj(dhe ju keni te drejte te mendoni dhe te shkruani sic e ndjeni dhe sic deshironi, jeni qytetar i lire).
    Me duhet te them qe ka shume gjykime me vlere ne pergjigjet tuaja, qe hapin syte per nje vleresim me real dhe gjykime ndryshe qe njekohesisht ndihmojne per nje ndarje nga menyra e te menduarit tipik shqiptar-euforik dhe te menduarit si ne sistemin monist, duke e lene pas paprekshmerine dhe kultin e individit.
    Perfundimisht kritika konstruktive con perpara te gjithe pa perjashtim, edhe athere kur nuk duam ta pranojme dhe jemi biles averziv per kritiken.
    Por, ne menyre te mistershme dhe ne menyre magjike dhe te pahetueshme nga i kritikuari ,kritika me vend germon nenvetedijen dhe ndikon ne ndryshim pozitiv tek ai.
    Tash une me duhet te pajtohem me shumicen argumenteve qe ke sjelle per personin Kadare, edhe ai vete i ka pranuar disa(si per mos- disidencen,etj),por mendoj qe Kadare i madh eshte rritur per cdo vit, ka ndryshuar, dhe ka nderruar edhe mendje bile( se ndryshon mendjen ai qe ka mendje!), dhe nuk mund te mbahet peng madheshtia e tij ne arenen nderkombtare po nga ne , po nga ne qe synojme popullaritet po nga vete produkti Made In Brain_Kadare!!

    me nderime : per fuqizim te te mirave tona, dhe per perpjekje te pasqyrojme njerezit tane ne driten e shkelqimit ne boten e gjere,jo nga hipokrizia dhe politika por nga realiteti lakuriq: Nuk ka personalitete te perkryera as mes shqiptareve dhe askerkund ne bote!!

    bili99

    bili 99,

    eshte kenaqesi te lexosh letrat tuaja, ju jeni patjeter i kultivuar me dije te paparagjykuar.

    po e riperseris: kjo poezi mbetet midis nesh, shqiptaret, me behet zemra mal kur shoh librat e tij ne holande, sepse ketu, kur flitet per shqiptaret, flitet keq, per vjedhje, kontrabande e tj.

    Une dua qe shqiptaret te shkunden prej mentalitetit te idhullit, kjo, per hir te historise se paster, objektive, per hir te kaluares se kthjellet, dhe jo te turbullut.

    Ēdo personalitet eshte i kritikueshem, ne kete rast edhe Kadareja.

    Ne shqiptaret duhet te mos e nenvleresojme vetveten, dhe ta teprojme me adhurimin ndaj figurave te medha, ne kete rast, Kadarene gjigand.

    Ēdo artsit lind dhe perendon me kohen e tij, ka thene Nice.

    Kjo s'do te thote qe duhet ta harrojme kontriburin letrar te kadarese, qe per mendimin tim, ashtu si tolstoi, eshte reformatori i letersise shqipe.

    Habitem sesi dhe ku i lexoni notat nenēmuese ndaj Kadarese ne poezine time, perderisa kemi te bejme me nje fakt te kryer: Kadare se pati guximin ta godase diktatorin te gjalle, por ia dorezoi ate vdekjes, dhe ajo e mori pertej ne menyre natyrale.

    Me kupton? Kur gjarperit sia shtyp dot koken me gur, atehere mos llap, por pranoje se i trembesh gjarperit?

    Mua me kapin ethet, kur mendoj se sa indiferent mund te jete dikush, si Kadareja me shpirt e shqetesim universal per njeriun tokesor, te gelltise gjithe ate poshterim 45-vjeēar qe iu be popullit te tij.

    Personalisht, per mua nje shkrimtar me mire te jete i ndershem ndaj popullit te tij, dhe me pak gjenial ne art, sesa gjenial, por frikacak i papare, si Kadareja.

    Pa shih Greket! Edhe pse djepi i tyre ka lindur nja 30 Kadare, ata s'po shkelqejne me si ne kohet antike. Perse? Sepse s'jane te ndershem ndaj vetvetes dhe stergjysherve te tyre.

    Edhe ne rastin tone, Shqiptaret kane me shume nevoje per burra shteti te ndershem, sepse ne genin tone vlojne tonelata qyteterim.

    qofsh me nder dhe rrofshin figurat tona kombetare
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin
    Kadare, oj penė burracake!

    Mė kot ėndėrron pėrdėllime!

    Nėpėrmjet dritareve tė“pallatit tė ėndrrave”

    s’mund tė shohėsh diktatorin Hoxha,

    tė ngėrēur nė kthetrat e Shqiponjės!

    Pėrse trillon me “dimrin e vetmisė sė madhe?”

    Nė odėn e tij tė akullt s’dergjet populli yt i vetmuar,

    por diktatori yt i vyer e i rrėgjuar!

    Mos u huto! Nė teleferikun e “piramidės” tėnde,

    s’mund tė rrokullisen kurrsesi kokat e prera tė kohės tėnde.

    Ofshamave tė saj iu trėmbe e zėrin kurrė s’ia njohte!

    Argėtohu pra me klithmat e skllevėrve egjiptianė;

    ata t’u dhimbsėn vėrtet ty!

    Ah, ėshtė krejt logjike!

    Malet mendimtare tė atdheut tėnd

    u thinjėn vėrtet pėrpara teje.

    Ata blojtėn ėndrrat e ndaluara tė shqiptarėve,

    ndėrsa ti i kėndove dhimbjes sė tyre si njė poet amator,

    qė s’ka pirrė kurrė ēaj baruti!

    Kadare, oj Elenė mashkullore!

    Mos bėj gabim ti trokasėsh portės sė shekullit tėnd!

    Mos e braktis fushė-betejėn e pėrbindėshave antikė helenė!

    Bashkohu me Eskilin, heroin tėnd tragjik;

    serviri ēaj metaforik ēdo mėngjes Homerit,

    e mos dordollit pėr dragojt e shekullit tėnd.

    Atyre ua preve thonjtė dhe qethe me dashuri mjekrrat e kuqe...

    Kadare, oj penė burracake!

    Betejėn me Tiranėt e gjallė e humbe kėmbė e krye!

    Me gjakun e tiranėve tė vdekur

    shkrove kryevepra letrare!

    Mbaji fort nėn sqetulla shalqijtė e tiranėve tė vdekur,

    e ngule penėn si hero nė zemrat e tyre tė kuqe me fara tė ngrira...

    Rezart Palluqi
    Holandė 1 oktober 2009

    www.rezartpalluqi.com
    www.freewebs.com/rezartpalluqi
    www.aldichter.nl

    P.S dua t'ju bej te ditur, se une s'e perbuz vepren e Ismailit kolosal,

    ne greqi dhe ketu ne holande, jo vetem qe e levdoj, hyjnizoj, por u dhuroj miqve te mij librat e tij, shpesh zihem me librashitesit kur shoh te mos i shesin librat e tij,

    shtysa per te shkruar poezine e meposhtme eshte jo vetem dyfytyresia e Kadarese ndaj popullit te tij, gjate diktatures, por edhe pas renies se saj. Personalisht, besoj se Ismail Kadare eshte i pafytyre ndaj diktatures,

    ai s'duhet te trompetoje vetveten si antihoxhist, sepse ai ia shpetoi lekuren, e edukoi dhe ofroi privilegje perrallore ne nje kohe kur populli i tij hante buke misri e i meshonte kazmes tere diten,
    Pyetja qe desha tu bej zoti Palluqe eshte: Ju duket se keni bere poezi, duke hedhur ne forum nje pacavure, shkrojtur me germa te medha e me boje te kuqe?
    Dhe ajo cka me revolton me teper eshte se si nuk keni as minimumin e inteligjences, per te kuptuar se shpjegimet qe jepni pas "poezise" jane krejt ne kundershtim me permbajtjen e saj. Keto lloj persihatjesh me sjellin ndermend kategorine e atyre qenieve qe ushqehen duke germuar ne kazanet e plehrave. Mund te germosh sa te duash edhe midis plehrave te Kadarese, por dua tu kujtoj nje thenie te Niēes, se asnje xhuxhmaxhuxh nuk mund te behet i madh duke permendur ose duke hipur mbi supet e gjigandeve.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Keshtu eshte kur zhabat e moēali zen e shajne shqiponjat e malit!

    Per mua s'ka rendesi ne se Malon e quajne apo jo disident, e rrendesishme eshte puna e tij, ajo per mua eshte e jashtzakonshme, madheshtore. Veprat e tij kanė tendencė tė vėrtetė, pėr tė trajtuar kompleksitetin e historisė dhe identitetit Shqiptar nė Ballkan.

    Te gjithe ne qe shkruajme ketu duam apo nuk duam ne nje mase te caktuar jemi pjese e historise tragjike shqiptare te 60 vjeteve te fundit qe e kemi perjetuar ate fizikisht dhe shpirterisht. Veprat e Malos duke filluar qe nga "Princesha Argjiro" dhe deri te me e fundit kane qene burim frymezimi qendrese dhe shprese per ne.

    Mbas ēdo botimi te nje vepre duke filluar nga "Gjenerali i ushtrise se Vdekur" une dhe brezi im
    mbanim veshet perpjete dhe ngazelloheshim kur thoshim "ja hodhi dhe kete rradhe"!

    Mesonim permendesh poemat e tij ne shkolle dhe ne rreth te ngushte thoshim: "Hiq pak fjale,
    zevendeso Partine me Shqiperine, Komunistet me Kombetaret (atdhetaret) etj, dhe poemat e tij jane hymne per Shqiperine dhe shqiptaret" dhe shtonim: "Me kete i sigurojti dhe nja dy tre vepra te tjera". Dhe keto biseda i benim plot 40 vjete me pare, kur shumica e karafil-shkruesve te ketushem nuk kishin lere.

    Si ēdo njeri Malua ka te meta, por per to une s'dua tja di kur shikoj kontributin e pa ēmuar qe ka bere vepra e tij ne te mire te kombit shqiptar ne mbare boten.

    Jane miljarda njerez ne bote qe e mesuan emrin e Shqiperise vetem ne saje te vepres dhe emrit te Ismail Kadarese.

    Vete Malua nuk e quan veten disident.

    Loje-lufta qe behet me "disidencen e Ismail Kadares" nuk ka te beje me emrin e tij, por me vepren e tij. Ajo ju prish pune armiqve te kombit shqiptar qe riaktivizojne perher "Anti-Kadaretizmin", qe per fat te keq i bashkohen lloj-lloj zhuzhakesh pas pseudonimeve internetike, qe te vjen per te qeshur kur mbrojne tezat e tyre me thenjet kundra Malos te ndonje plehre si Paskal Milo me shoke.

    ************************************************** *

    ]Ismail Kadare s'ka nevoje te jete disident qe te jete i mire.

    Heather McRobie.

    6 Mars 2009

    http://www.guardian.co.uk/books/book...iege-dissident

    Mbase ēmimi Nobel ėshtė tepėr i politizuar pėr tė qenė njė indeks i vėrtetė
    i letėrsisė mė tė mirė botėrore dhe mbase "letėrsia botėrore" ėshtė njė
    kategori tepėr problematike.
    Akoma pyetja qėndron, pse shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka humbur nė
    ēmimin e Stokholmit kur ai ėshtė shumė i njohur nė botėn anglishtfolėse, pa
    harruar as qė ai ėshtė botuar gjerėsisht edhe nė frėngjisht. Mungesa e
    pėrkthyesve anglo-shqiptarė vazhdon edhe sot: shumica e veprave tė Kadaresė
    qė gjenden nė anglisht janė pėrkthyer nga David Bello nga gjuha frėnge.
    Akoma mė tepėr, fakti qė Le Clézio mori ēmimin Nobel 2008, tregon se fakti
    qė veprat nuk janė nė anglisht nuk ėshtė njė pengesė pėr kėtė ēmim.

    Nobeli
    Ajo ēfarė pėrbėn ndalesė pėr tė ėshtė pikėrisht "njolla" e pėrhershme e
    marrėdhėnies sė tij me regjimin e Hoxhės. Edhe pse Kadare nuk ka qenė anėtar
    i Partisė Komuniste, ai ka qenė kryetar i njė instituti kulturor qė
    drejtohej nga gruaja e frikshme e diktatorit, Nexhmija. Si mallkim mė i madh
    se ky, ka disa pretendime se vepra e Kadaresė e shkruar gjatė regjimit tė
    Enverit, "Dimri i Madh", lėvdon e mburr qartėsisht liderin Hoxha dhe
    shkėputjen e tij nga sovjetikėt mė 1961, vit pas tė cilit komunizmi nė
    Shqipėri u sintetizua me mitologji ultra-nacionaliste. Njė kritikė e tillė
    ėshtė ndihmuar nga pohimi i vetė Kadaresė se ai asnjėherė nuk e ka
    konsideruar veten si njė disident. Disidenca ishte njė identitet i imponuar
    vonė tek ai nga gazetarėt e huaj, ka thėnė ai. Ajo qė ka mė shumė rėndėsi
    ėshtė se historia e Ballkanit ka qenė gjithmonė frymėzimi i Kadaresė. E
    gjithė historia e Shqipėrisė pothuajse ėshtė ritreguar nga ai nė shumė prej
    romaneve tė tij, qė nga grekėt antikė, tek osmanėt, tek aktualiteti dhe
    pėrveē kėsaj, gjatė viteve tė Hoxhės ka disa shenja se Kadare po merrte
    pjesė nė rishkrimin dhe pėrdorimin e historisė si njė armė. Madje edhe
    "Rrethimi", qė "vizaton" njė qytet tė Shqipėrisė mesjetare nėn sulmin
    torturues tė osmanėve, ėshtė lexuar si njė nėnshkrim i koduar mirė i
    obsesionit nacionalist tė Hoxhės pėr tė luftuar influencėn sovjetike.
    Pėrse duhet tė jetė disident?
    Robert Elsie orvatet tė rikuperojė njė pjesė tė reputacionit politik tė
    Kadaresė, duke e quajtur atė njė "shkrimtar thellėsisht disident" qė bėri
    njė "jetė kolaboracioniste". Por, pėrse ne sėrish kėrkojmė qė Kadareja tė
    ketė qenė disident politik? Dhe pse kanė qenė kritikat dashamirėse gjithmonė
    gati pėr ta "ripikturuar" atė si tė tillė, sado qė kjo i jep punės sė tij
    njė peshė akoma mė tė madhe? Siē Kadare ka thėnė vetė shpesh, tė shkruarit
    pėr tė ka qenė njė akt rezistence nė vendin e tij. Nė njė kohė qė ishte e
    pamundur qė tė kritikoje qoftė edhe butėsisht Hoxhėn, Kadare gjeti strehė nė
    fiksionin historik dhe alegorik, duke e ēuar atė kundėr kufijve tė realizmit
    socialist nė komunizėm. Larg prej romantizmit tė trashėgimisė antike
    shqiptare, nė "Dosja mbi H", Kadare satirizon tė huajt qė kėrkojnė
    Shqipėrinė autentike tė poezisė homerike. Nė kryeveprėn e tij, "Pallati i
    ėndrrave", njė histori e vendosur nė "Shtetet e Bashkuara Osmane", aty ku
    ėndrrat merren si shenja tė ardhjes sė ankthit politik, ai jo vetėm pėrqesh
    maninė e vėzhgimit tė regjimit autoritar, por edhe eksploron kontrastet mes
    identitetit modern shqiptar dhe "tė shkuarės sė madhe" qė Hoxha donte tė
    shpikte.
    Kritika
    E gjej mjaft interesante kritikėn e "The Siege". Ėshtė akuzuar pėr krijime
    mitesh mbi fisnikėt shqiptarė dhe barbarėt osmanė, por ėshtė krejtėsisht e
    qartė se ajo ėshtė njė pikturė komplekse e Ballkanit, qė tani ėshtė mė shumė
    e pėrshtatshme se kurrė. Edhe pse gjysma e historisė tregohet nga zėri i njė
    kori, otomanėt janė pėrshkruar nė humanizmin e tyre tė gjallė dhe
    multi-etni. Kadare i pėrdor osmanėt pėr tė eksploruar identitetet
    bashkėjetuese tė rajonit nė histori. E publikuar pėr herė tė parė nė vitin
    1970, ajo fitoi rezonancė prekėse nga ngjarjet e viteve 1990 nė Sarajevė.
    David Bello shkruan nė parathėnien e tij se ky roman pėrveē tė tjerash luan
    dy role, edhe si njė studim i "mentalitetit tė rrethimit" nė regjimin Hoxha,
    por do tė thotė se shkrimet e Kadaresė vetėm dėnojnė regjimin e Hoxhės sepse
    tani ėshtė e volitshme tė jetė kėshtu. Por shkrimet e tij nuk gėnjejnė:
    "Pallati i ėndrrave", "Rrethimi" dhe romanet e tjera qė ai ka shkruar qė nga
    rėnia e murit komunist, janė qartėsisht shprehje tė tė njėjtit vizion
    artistik.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95
    RPSH!Te gjitha ato qe ka shkruar Kadareja per USA dhe ne vecanti per Broduejin ,New Yorkun eshte teresisht e vertete,une jetoj ne usa dhe gjendja eshte e tille,coroditje,anomalira deri ne perversitet,zbritje drastike te vlerave te jetes njerezore,etj(me perjashtim te te rinjve qe kerkojne te lexojne librat e klasikeve te komunizmit),mund te kete te lajthitur po shume shume rralle ...besoj.
    Sa per poezine e Rezartit duke perjashtuar dufin e madh ,dhe nuk dyshoj te sinqerte ne ca vargje cuditerisht te "goditura" per nga kendveshtrimi i poetit...nuk jam dakort.
    Ku e gjen ti kete te drejte te shfrysh e te fyesh nje figure te tille?Medohu pak,lexoje perseri poezine dhe shikoje me gjeresisht figuren e tij.Sa shume e ka mbrojtur ai cdo shqiptar me ato romanet e tij teresisht shqiptare,sdomos ty atje ne ate Greecen e shpifur,ku kushedi sa jane mundur qe ,ne mos ta shperbejne Kadarene,te pakten ta helenizojne,po u ka ngecur sharra.
    Ngrije koken lart kur flet per kadarene atje ne Hollande e vockel,madje te jap nje keshille,shkruaj nje artikull,nje prezantim sado te thjeshte tek ai klubi apo bashkesia me shkrimtaret e Hollandes,qe besoj asnjeri nuk ka arritut te beje as sa gjysma e nje libri te Kadarese.
    Per ne shqiptaret mjafton"Autobiografia e popullit ne vargje"qe ka shkruar me "nje pende te ngjyer me dashurine e zemres" Zoti Kadare dhe them se na ka bere mbrojtjen me dinjitoze,na ka prezantuar ashtu sic jemi ,me te lashtet dhe me kokefortet per t'u asimiluar.Pra Kadareja eshte shqiptari i madh i shk.XXI.Harrojini gabimet e vogla qe edhe i ka bere ne ate kohe qe i ngjasonte FERRIT.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shpresa vranari : 03-10-2009 mė 20:21 Arsyeja: korrigjime
    elsa vrana

  5. #45
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    gjirfabe, pershnetje!

    N.q.se nuk gabohem z. Kadare ka qen kryetar nderi tek levizja MJAFT, ku me pas Veliaj me pozicionimin e tij politik ne zgjedhjet e fundit vertetoi akuzat se kjo levizje kishte qellime politike..., me lind pytja: Mos ndoshta z. Kadare asht pak i politizum?

    N.q.se munesh, m'kthe pergjigje.
    F.l.m.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #46
    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin
    Pjesetare te familjes time jane internuar, madje edhe nje artist,
    e kam jetuar shume mire diktaturen, vetem se im ate e mbylli gojen, u be shurdh, keshtu e shppetoi lekuren,

    mbas renies se diktatures im ate s'krekoset si Kadareja, s'paraqitet si gjel antihoxhist,
    'Heshta, ja keshtu shpetova familjen time prej internimit' thote ai,

    ndersa kadareja kerkon te mbaje 2 shalqij nen sqetull: edhe shkrimtar i mire edhe hero desident,

    ore po jeni ne vete me ato qe shkruani?
    Po ti, ore, i lexon ato qe shkruan vete apo s'je mire me syte? E lexon ate qe te ka thene yt ate apo si? Ose mbyllje syte e gojen e ktheheshe ne shurdhmemec ose shkoje ne internim. Pike!

    Puna eshte se metoda 'mbyllje sysh e goje' ishte metoda e pasivitetit total, qe ne gjuhe popullore i thone te jesh 'i vdekur per se gjalli'. Kete e perdorte shumica e popullit tone. Ca me vetedije e ca pa vetedije, kishin mbyllur, edhe syte edhe gojen.

    Metoda tjeter ishte ajo e rebelimit qe per 24 ore te dergonte ne ndonje biruce Burreli me gjithe farefis me kuē me maē. Pra sic e sheh dalim perseri tek metoda e "te vdekurit per se gjalli".

    Kadare, jo vetem qe nuk u kthye per vete ne "te vdekur per se gjalli" por perdori dhuntine e tij te jashtezakonshme (ate te nje prej penave me te mire te kohes sone), per te hedhur ne libra aludime, qe per nje njeri te zakonshem do kishin qene fatale. P.sh tek Kronike ne Gur ka nje moment (fq. 270-273) ku ai i pershkruan partizanet si nje bande terroristash te organizuar mos me keq, qe vrisnin njerezit e pafajshem dhe njeri tjetrin, pa gjyq, rrugeve. Une nuk di sa te tjere kishin guximin te pohonin dicka te tille ne 1970en. Dhe ky eshte vetem nje shembull nga nje liber qe ne fillim te duket si liber femijesh.

    Hiqe ata poezine medioker qe ke shkruar se eshte turp!

  7. #47
    Citim Postuar mė parė nga Ilira2 Lexo Postimin

    Zoterinj te dashur!

    Personalisht vazhdoj te besoj se ne kohera tiranike nje popull ka nevoje per nje grusht te drejtperdrejte letrar dhe jo luksozitet, ose e thene me thjeshte:
    Kur s'ke para enderron te hashe nje kothere buke dhe jo mish viēi dhe vere te kuqe.

    Po keshtu edhe me popullin shqiptar te shekullit te kaluar: Diktatura i zhduki te gjithe ata shkrimtare guximtare qe tentuan tia thone troē popullit: Enver Hoxha eshte diktator dhe perrallat e tij leniniste s'kane te bejne fare me komunizmin e vertete. si shmebull po ju jap shkrimtarin Bilal Xhaferri. Diktatori la te gjalle Kadarene, sepse ky, fale stilit te tij mitologjik prozaik, ishte i padeshifrueshem per 90% te shqiptareve.

    Shkurt: Kadareja e futi letersine shqiptare ne arene e letersise nderkombetare, me kushtin qe te mbylle gojen perpara popullit te tij. Nje pakt te tille mund ta krahasosh me paktin qe beRI KISHA GREKE ME SULLTANET TURQ: SULLTANET I DHANE LIRI KISHES GREKE NEN KUSHTIN QE AJO TE MOS E ZGJOJE POPULLIN GREK E TA NGRIJE KUNDER PERANDORISE OTOMANE.

    POR MERITA S'I MBETET VETEM KADARESE ME TALENTIN E TIJ TE RRALLE LETRAR POR EDHE DIKTATURES E CILA I DISPONOI TE GJITHA MJETET SHKRIMTARIT: ARSIMIN, LIRINE TE LEVIZE JASHTE SHTETIT DHE MUNDESIMIN E FILMIMIT TE ROMANEVE TE TIJ.

    CILA QEVERI E SOTME DEMOKRATIKE PO I OFRON APO KA OOFRUAR PRIVILEGJE TE TILLE NDONJE SHKRIMTARI TE SOTEM?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RSHP : 04-10-2009 mė 05:16
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  8. #48
    Citim Postuar mė parė nga gjirfabe Lexo Postimin

    Keshtu eshte kur zhabat e moēali zen e shajne shqiponjat e malit!

    Per mua s'ka rendesi ne se Malon e quajne apo jo disident, e rrendesishme eshte puna e tij, ajo per mua eshte e jashtzakonshme, madheshtore. Veprat e tij kanė tendencė tė vėrtetė, pėr tė trajtuar kompleksitetin e historisė dhe identitetit Shqiptar nė Ballkan.

    Te gjithe ne qe shkruajme ketu duam apo nuk duam ne nje mase te caktuar jemi pjese e historise tragjike shqiptare te 60 vjeteve te fundit qe e kemi perjetuar ate fizikisht dhe shpirterisht. Veprat e Malos duke filluar qe nga "Princesha Argjiro" dhe deri te me e fundit kane qene burim frymezimi qendrese dhe shprese per ne.

    Mbas ēdo botimi te nje vepre duke filluar nga "Gjenerali i ushtrise se Vdekur" une dhe brezi im
    mbanim veshet perpjete dhe ngazelloheshim kur thoshim "ja hodhi dhe kete rradhe"!

    Mesonim permendesh poemat e tij ne shkolle dhe ne rreth te ngushte thoshim: "Hiq pak fjale,
    zevendeso Partine me Shqiperine, Komunistet me Kombetaret (atdhetaret) etj, dhe poemat e tij jane hymne per Shqiperine dhe shqiptaret" dhe shtonim: "Me kete i sigurojti dhe nja dy tre vepra te tjera". Dhe keto biseda i benim plot 40 vjete me pare, kur shumica e karafil-shkruesve te ketushem nuk kishin lere.

    Si ēdo njeri Malua ka te meta, por per to une s'dua tja di kur shikoj kontributin e pa ēmuar qe ka bere vepra e tij ne te mire te kombit shqiptar ne mbare boten.

    Jane miljarda njerez ne bote qe e mesuan emrin e Shqiperise vetem ne saje te vepres dhe emrit te Ismail Kadarese.

    Vete Malua nuk e quan veten disident.

    Loje-lufta qe behet me "disidencen e Ismail Kadares" nuk ka te beje me emrin e tij, por me vepren e tij. Ajo ju prish pune armiqve te kombit shqiptar qe riaktivizojne perher "Anti-Kadaretizmin", qe per fat te keq i bashkohen lloj-lloj zhuzhakesh pas pseudonimeve internetike, qe te vjen per te qeshur kur mbrojne tezat e tyre me thenjet kundra Malos te ndonje plehre si Paskal Milo me shoke.

    ************************************************** *
    ZOTERI: DISIDENCA PER NJE SHKRIMTAR, POPULLI I TE CILIT DERGJET NE TIRANI ESHTE E DETYRUESHME, E PASHMAGSHME. NESE TY DO TE TA LIDHNIN VELLANE PAS NJE PEME, ME MOTIVIN HEQJEN E PERJETSHME TE LIRISE, TI ĒDO TE BEJE? DO TA LIROJE ATE NE FANTAZI APO NE REALITET? KKADAREJA ME PALLATIN E ENDRRAVE I ĒLIROJE SHQIPTARET NE FANTAZI DHE JO NE REALITET...

    ]Ismail Kadare s'ka nevoje te jete disident qe te jete i mire.

    Heather McRobie.

    6 Mars 2009

    http://www.guardian.co.uk/books/book...iege-dissident

    Mbase ēmimi Nobel ėshtė tepėr i politizuar pėr tė qenė njė indeks i vėrtetė
    i letėrsisė mė tė mirė botėrore dhe mbase "letėrsia botėrore" ėshtė njė
    kategori tepėr problematike.
    Akoma pyetja qėndron, pse shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka humbur nė
    ēmimin e Stokholmit kur ai ėshtė shumė i njohur nė botėn anglishtfolėse, pa
    harruar as qė ai ėshtė botuar gjerėsisht edhe nė frėngjisht. Mungesa e
    pėrkthyesve anglo-shqiptarė vazhdon edhe sot: shumica e veprave tė Kadaresė
    qė gjenden nė anglisht janė pėrkthyer nga David Bello nga gjuha frėnge.
    Akoma mė tepėr, fakti qė Le Clézio mori ēmimin Nobel 2008, tregon se fakti
    qė veprat nuk janė nė anglisht nuk ėshtė njė pengesė pėr kėtė ēmim.

    Nobeli
    Ajo ēfarė pėrbėn ndalesė pėr tė ėshtė pikėrisht "njolla" e pėrhershme e
    marrėdhėnies sė tij me regjimin e Hoxhės. Edhe pse Kadare nuk ka qenė anėtar
    i Partisė Komuniste, ai ka qenė kryetar i njė instituti kulturor qė
    drejtohej nga gruaja e frikshme e diktatorit, Nexhmija. Si mallkim mė i madh
    se ky, ka disa pretendime se vepra e Kadaresė e shkruar gjatė regjimit tė
    Enverit, "Dimri i Madh", lėvdon e mburr qartėsisht liderin Hoxha dhe
    shkėputjen e tij nga sovjetikėt mė 1961, vit pas tė cilit komunizmi nė
    Shqipėri u sintetizua me mitologji ultra-nacionaliste. Njė kritikė e tillė
    ėshtė ndihmuar nga pohimi i vetė Kadaresė se ai asnjėherė nuk e ka
    konsideruar veten si njė disident. Disidenca ishte njė identitet i imponuar
    vonė tek ai nga gazetarėt e huaj, ka thėnė ai. Ajo qė ka mė shumė rėndėsi
    ėshtė se historia e Ballkanit ka qenė gjithmonė frymėzimi i Kadaresė. E
    gjithė historia e Shqipėrisė pothuajse ėshtė ritreguar nga ai nė shumė prej
    romaneve tė tij, qė nga grekėt antikė, tek osmanėt, tek aktualiteti dhe
    pėrveē kėsaj, gjatė viteve tė Hoxhės ka disa shenja se Kadare po merrte
    pjesė nė rishkrimin dhe pėrdorimin e historisė si njė armė. Madje edhe
    "Rrethimi", qė "vizaton" njė qytet tė Shqipėrisė mesjetare nėn sulmin
    torturues tė osmanėve, ėshtė lexuar si njė nėnshkrim i koduar mirė i
    obsesionit nacionalist tė Hoxhės pėr tė luftuar influencėn sovjetike.
    Pėrse duhet tė jetė disident?
    Robert Elsie orvatet tė rikuperojė njė pjesė tė reputacionit politik tė
    Kadaresė, duke e quajtur atė njė "shkrimtar thellėsisht disident" qė bėri
    njė "jetė kolaboracioniste". Por, pėrse ne sėrish kėrkojmė qė Kadareja tė
    ketė qenė disident politik? Dhe pse kanė qenė kritikat dashamirėse gjithmonė
    gati pėr ta "ripikturuar" atė si tė tillė, sado qė kjo i jep punės sė tij
    njė peshė akoma mė tė madhe? Siē Kadare ka thėnė vetė shpesh, tė shkruarit
    pėr tė ka qenė njė akt rezistence nė vendin e tij. Nė njė kohė qė ishte e
    pamundur qė tė kritikoje qoftė edhe butėsisht Hoxhėn, Kadare gjeti strehė nė
    fiksionin historik dhe alegorik, duke e ēuar atė kundėr kufijve tė realizmit
    socialist nė komunizėm. Larg prej romantizmit tė trashėgimisė antike
    shqiptare, nė "Dosja mbi H", Kadare satirizon tė huajt qė kėrkojnė
    Shqipėrinė autentike tė poezisė homerike. Nė kryeveprėn e tij, "Pallati i
    ėndrrave", njė histori e vendosur nė "Shtetet e Bashkuara Osmane", aty ku
    ėndrrat merren si shenja tė ardhjes sė ankthit politik, ai jo vetėm pėrqesh
    maninė e vėzhgimit tė regjimit autoritar, por edhe eksploron kontrastet mes
    identitetit modern shqiptar dhe "tė shkuarės sė madhe" qė Hoxha donte tė
    shpikte.
    Kritika
    E gjej mjaft interesante kritikėn e "The Siege". Ėshtė akuzuar pėr krijime
    mitesh mbi fisnikėt shqiptarė dhe barbarėt osmanė, por ėshtė krejtėsisht e
    qartė se ajo ėshtė njė pikturė komplekse e Ballkanit, qė tani ėshtė mė shumė
    e pėrshtatshme se kurrė. Edhe pse gjysma e historisė tregohet nga zėri i njė
    kori, otomanėt janė pėrshkruar nė humanizmin e tyre tė gjallė dhe
    multi-etni. Kadare i pėrdor osmanėt pėr tė eksploruar identitetet
    bashkėjetuese tė rajonit nė histori. E publikuar pėr herė tė parė nė vitin
    1970, ajo fitoi rezonancė prekėse nga ngjarjet e viteve 1990 nė Sarajevė.
    David Bello shkruan nė parathėnien e tij se ky roman pėrveē tė tjerash luan
    dy role, edhe si njė studim i "mentalitetit tė rrethimit" nė regjimin Hoxha,
    por do tė thotė se shkrimet e Kadaresė vetėm dėnojnė regjimin e Hoxhės sepse
    tani ėshtė e volitshme tė jetė kėshtu. Por shkrimet e tij nuk gėnjejnė:
    "Pallati i ėndrrave", "Rrethimi" dhe romanet e tjera qė ai ka shkruar qė nga
    rėnia e murit komunist, janė qartėsisht shprehje tė tė njėjtit vizion
    artistik.

    ZOTERI: DISIDENCA PER NJE SHKRIMTAR, POPULLI I TE CILIT DERGJET NE TIRANI ESHTE E DETYRUESHME, E PASHMAGSHME. NESE TY DO TE TA LIDHNIN VELLANE PAS NJE PEME, ME MOTIVIN HEQJEN E PERJETSHME TE LIRISE, TI ĒDO TE BEJE? DO TA LIROJE ATE NE FANTAZI APO NE REALITET? KKADAREJA ME PALLATIN E ENDRRAVE I ĒLIROJE SHQIPTARET NE FANTAZI DHE JO NE REALITET...
    Revolucioni ėshtė pėr bishat, evolucioni pėr njerėzit!©

  9. #49
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Palluqi,

    Libri origjinal i Kadarese titullohej "Dimri i madh". U hoq teresisht nga qarkullimi dhe nuk u fol pe rte as edhe nje fjale e vetem ne shtyp (sic behej rendom recenca e veprave letrare, pa le e nje shkrimtari te degjuar) per gati nje vit sepse E. Hoxhes nuk i kishte pelqyer. Qarkullonin thashetheme se I. Kadare qe borgjez dhe do te duhej te bente autokritike, revizionte librin etj.. si edhe mundesia e nje internimi.

    Libri u revizionua disi, perfshi edhe titullin. Kadareja kaloi lumin me nje autokritike te forte ne LSH me duket pas nje nderhyrjeje te Driteroit te cilin Kadareja e ka pasur fqinj.

    Kam lexuar vetem kopjen e pare te ketij libri i cili qarkulloi ne rrethe te mbyllura ne Tirane, me tirazh te ulet. Kopja e dyte eshte marreveshje per mos internim.
    Ne fakt titulli origjinal eshte "Dimri i vetmise se madhe". Versioni i dyte eshte "Dimri i madh".
    Dhe nuk ishte "se nuk i pelqeu E.Hoxhes". Ishte personalisht E.Hoxha qe e mbrojti Kadarene nga sulmet e te tjereve.
    Edhe une kam lexuar versionin e pare.

    Nejse keto jane gjera te vogla ne krahasim me deklaratat e Kadarese te tipit "E kam takuar diktatorin vetem njehere ne korridor".
    Gjynah qe Kadareja do ta fitoje Nobelin duke bere shkrimtarin e oborrit. Ai e meriton Nobelin, nuk ka pse te hiqet zvarre per ta marre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 04-10-2009 mė 05:49
    -

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189

    Edhe un dote pi shampanje

    Citim Postuar mė parė nga RSHP Lexo Postimin
    Zoteri,

    une nuk e di se per ē'sulm ti e ke fjalen,
    kam frike se ti sulmin e ngaterron me kritiken, organ i rendesishem i vleresimit te artit,

    kam frike se poezine se ke lexuar aspak, perveēse titullin,

    besoj gjithashtu se ju jeni viktime e idhujve, dhe ashtu si fetaret, kur i kritikon engjellin reagojne si njerezit e verber,

    une do te pi shampanje kur kadare te fitoj nobelin,

    i gjithe thelbi i poezise ishte qe Kadare le te krenohet si shkrimtar por jo si hero, apo antihooxhist
    Per te qen hero nuk te pengonas komunizmi nese pretendon te jesh hero,Kadare ka dasht ather me ruajtur veten dhe nuk ka shkruar per vuatjet e popullit.edhe un besoj se jeni viktim e idhujve,kur kritikohet Kadare ju egersoheni pa dasht te ndegjoni kritiken edrejt te njerzeve,Kadare dote duhet qe veten ta prezentoj si shkrimtar nese eshte mete vertet shkrimtar,ejo te behet hero pa qen hero.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •