Per te treguar c`eshte antigeni dua te tregoj nje kuriozitet.
Perpara viteve 1900 mendohej se gjaku ishte i njellojte ne te gjitha qeniet e gjalla.Ky koncept i gabuar coi ne nje seri tranfuzionesh fatale nga kafshet te njeriu dhe ndermjet njerezve.Kjo provoi qe gjaku human nuk eshte i njellojte.
Njerezit mund te kene gjak te grupeve te ndryshme, ne varesi te shenjuesve qe gjenden ne siperfaqe te eritrociteve te tyre.
Pra keto shenjues siperfaqesor qe mbulojne qelizat quhen antigene.
Jane antigenet,ata qe njeh sistemi imun dhe pergjigjet ndaj qelizave te huaja.Kur sistemi imun takon nje antigjen qe nuk gjendet ne qelizat e trupit te tij,ai reagon ndaj tij.
Kur njerezit marrin gjak nepermjet hemotranfuzionit,sistemi imun i tyre do te sulmoje cdo eritrocit te dhuruesit qe permban antigjene qe ndryshojne nga antigjenet e vetes.Prandaj eshte shume e rendesishme qe te sigurohemi paraprakisht qe antigjenet e eritrociteve qe do te dhurohen te perkojne me ato te marresit,ne menyre qe transfuzioni te mos perbeje rrezik per shendetin.
Eshte e pamundur qe te eliminohen te gjitha rreziqet e mundshme kur nje person merr gjak nga nje tjeter.Megjithate ky rrezik mund te zvogelohet mjaft, nese perpara se te behet transfuzioni , percaktohen grupet e gjakut te dhuruesit dhe te marresit.
Doja te shtoja dhe dicka per sa i perket paperputhshmerise se faktorit Rh,apo nenave shtatzena me Rh (-).
Per parandalimin e semundjes hemolitike te porsalindurit,duhet patjeter te percaktohet grupi i gjakut te nenes sipas sistemit AB0 dhe RH.
Per shkak se jane antitrupat e nenes ata qe shkaterrojne femijen,perdoren antitrupa gjate shtatzanise,te cilet ndihmojne ne eleminimin e antitrupave te nenes qe mund te shkaktojne semundjen hemolitike.
Trajtimi ne kohe ka ulur ne menyre te ndjeshme vdekjet gjate dhe pas lindjes.
Krijoni Kontakt