Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    I kam johur te dy.mjeku ishte njeri shume i sjallshem.Ndonse nuk ishte shume i vjeter pamja e tije e tregonte me te madh.Kishte nje grua simpatike e te re.Nje shtepi jo te madhe por nje mabjent te mirfillt.me ato mardhenie familjare eqe vurare tek ai me duket e tepert synimi per te tradhetuar gruan.Mashkulli ne moshen 52 vjecare, ben mire ti lutet zotit ti jape fuqi te haje byrekun e vet.
    Aliu ishte tip eksentrik,nje tip koti (garip)dhe qe i pelqenin aventurat.Gruan e tij nuk e kam njohur por me thane se ishte e bukur dhe emire.Gjate bisedes me pat thene se ie kishte ndihmuar me para per te hape kliniken dhe per te rregulluar shtepine.Duke gjykuar se Aliu e kishte ndihmuar doktorin me para ,por dhe me dhum pune te tjera, per ndjekjen e punimeve per kliniken, gjykoj se ka gabuar dyhere.Ka tradhetuar nje mik qe i ka bere nder dhe grauan e tij nje zojne te mirefillte.Megjithekete nuk jam partizan i asaj qe Aliu te kryente aktin final,krimin.Njeriu ne jete duhet te pranoje dhe veshtiresite.Mund te aksidentohesh,te te zej korenti, mund te semuresh rende, etj,po keshtu mund te denohesh dhe me nje tradheti shoku e miku, apo me nje tradheti bashkeshortore.Nuk ka ndonje arsye per tu turperuar per tradhetine e gruas.Ndaje ose mbaje, krimi nuk me duket zgjidhje, aq me teper qe kishte kaluar nje fare kohe qe nga vdekja e gruas.

  2. #52
    Citim Postuar më parë nga altin55 Lexo Postimin
    Paska qene burre i lumte pushka drejtesia shqiptare duhet menjeher ta liroj vrasesin te shkoj tek kalamaqt e tij
    Keta doktor shef drejtor gjithmon shfrytezojne postin duke nderhyre ne nderin e familjeve te tjer vetem dhe vetem se duan te shfryn epshtet e tyre.

    megjithate rruga kryesore qe njerezit arrijne drejt ketyre skandaleve eshte bashkimi i gjinive burre grua ku gjithmon ka pasur ka dhe do te kete kurveri sa te jen bashke neper ambjente publike shteterore private etj etj

    Qe te mbori nderin e familjes tuaj largohuni bashkimit te gjinive ku gjithmon ka sherr ndarje thyerje zemrash dhe deri ne vrasje
    Mjaft me këto budallëlliqe!

    Ali Lorja gjithnjë ka qenë posedues në të gjitha format e fjalës ndaj Liljanës (bashkëshortes së tij). Nuk e linte të mirrte frymë normalisht. Dikush po ti drejtonte shikimin apo fjalën Liljanës, Aliu tërbohej dhe e akuzonte për tradhëti. Fatkeqësia e Liljanës është se nuk ka patur forcë ta ndajë me vakt Aliun, por zgjodhi vetëdorëheqjen nga jeta ( nëse ajo është vetëvrarë vertet vetë).

    Tani, ndodhi çfarë ndodhi, mos harroni se Liljana ka lënë pas vetes dy fëmijë, të cilët janë ende në rrjedhë të rritjes. Ndaj, për të mos e rënduar edhe më shumë "klimën" familjare dhe sociale në të cilën ato fëmijë po gjinden, do ishte mirë të stopohen komentet e të gjitha llojeve. Të qenit njerëzor është veti vetëm e njerezve.


    Me respekt dhe dhimbje për Liljanën, nënën, motrat, vëllain e saj, fëmijët e saj.

    Elna!

  3. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    mire egjet se kan qu kry mjekt, po behen specializant me iksperimente me popullin e vet .

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dhjetra mjekë dhe infermierë, si dhe qindra qytetarë bëjnë homazhe në mjediset e spitalit


    Durrës, përcillet për në banesën e fundit mjeku radiolog Fatmir Thaçi


    Dhjetra mjekë dhe infermierë, miq e të afërm, e bashkë me ta edhe qindra qytetarë të Durrësit, përcollën dje për në banesën e fundit mjekun radiolog Fatmir Thaçi, i cili u vra mëngjesin e së premtes teksa kryente detyrën e përditshme në Spitalin e Durrësit. Homazhet pranë trupit të pajetë të mjekut Thaçi u organizuan në një nga mjediset e Spitalit Rajonal të Durrësit. Kolegë të mjekut të ndjerë, punonjës të sistemit të shëndetësisë, autoritete të pushtetit vendor si dhe deputetë të Durrësit, bënë homazhe dhe ngushëlluan familjarët e tij për humbjen e rëndë.

    Mjeku radiolog Fatmir Thaçi, u vra të premten rreth orës 09.30 në Repartin e Radiologjisë të Spitalit Rajonal të Durrësit nga një 46-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia, i cili qëlloi mbi të me pistoletë për motive që nuk kanë të bëjnë me detyrën e mjekut. Atentatori ka hyrë në laboratorin e Radiologjisë, ku ka gjetur vetëm mjekun, të cilin e ekzekutoi me plumba në kokë. Krismat janë dëgjuar nga mjekët e spitalit, të cilët kanë shkuar t'i japin ndihmë të plagosurit. Ndërkohë, autori i ngjarjes ka hedhur armën në vendin ku kreu krimin dhe priti në oborrin e spitalit forcat e policisë, duke mos bërë asnjë lloj rezistence. Forca të shumta policie kanë rrethuar Spitalin e Durrësit, ndërsa ekspertiza po mbledh provat në vendin e ngjarjes. Drejtoria e Policisë së Durrësit në një komunikatë për shtyp deklaroi se, krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

    Prind i dy vajzave studente, mjeku 55-vjeçar Fatmir Thaçi, kryente prej disa vitesh detyrën e shefit të Repartit të Radiologjisë dhe njihej si profesionist i aftë dhe serioz. Kryeministri Sali Berisha dënoi me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të vrasjes në detyrë të mjekut radiolog, Fatmir Thaçi, si një akt kriminal tronditës dhe të shëmtuar. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani tha se, kryeminstri Sali Berisha ka kërkuar nga Ministria e Brendshme që të merren të gjitha masat e duhura për të garantuar jetën dhe veprimtarinë e punonjësve të shëndetësisë. Gjithashtu, kryeministri Berisha, i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që ndaj autorit të këtij akti të rëndë kriminal, të japë dënimin më të ashpër ligjor. Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe Ministria e Shëndetësisë dënuan me tone të ashpra ngjarjen e rëndë, duke i kërkuar drejtësisë që të japë dënimin e merituar për autorin e saj.



    rd

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    denim me vdekje
    brar mire se u riktheve
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir se te gjej gold..

    ky rast sikurse mijra raste tjera tregon se sa tragjedi ne dite (mendo ne muaj e ne vit) sjell fakti se mileti ne shqiperi kane arme..

    arma ne nje shtet te vertete duhet te jete ne magaze te mbyllura e te bunkerizuara.. e jo ne dor e syndyk e ne kerr e ne cati e dyshek te cdo rrugaci e lapangjozi e mafiozi sikurse eshte sot..
    ky eshte me i madhi problem i shqiperise..
    pra cdo njeri kur ti teket mund te vrase ke te doje..
    tmerr..

    ne se berisha e lul basha.. meqe ai eshte minister rendi.. nuk bejne nje reprezalje te fuqishme te rrufeshme e totale.. ndaj arme-mbajteseve.. athere kot pretendojne se qeverisin e se po na cojne nga fitorja ne fitorje..

    ngushellime familjes se mire te doktorit..e te atyre te mjereve te lilianes.. e gjith kolegeve qe i njohen e punuan me ta..

    tmerr..


    ..

  7. #57
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Pse armt jane shkaku brar?
    , xhonturqt mlodhen armt dhe kryne masakra, po ashtu dhe xhaxhi ver, po ashtu dhe slavet.

  8. #58
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Amerika e ka me kushtetut qe njerezit te mbajne arme te mbrojne vedin nga qeverite diktatorliale.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    mire egjet se kan qu kry mjekt, po behen specializant me iksperimente me popullin e vet .
    Shiko aty ne voter se mos e ke ndryshe muhabetin.
    DERR.
    Jo po lopcaret
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  10. #60
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    “Mjekun e vrava për shkak të llafeve se shkonte me gruan time”

    Paraditen e djeshme, tregtari Ali Lorja e qëlloi drejt e në kokë mikun e vet, mjekun radiolog të Spitalit të Durrësit, Fatmir Thaçi. Pa iu dridhur dora. Sepse mendjen e kishte të mbledhur top. Kishte ditë, javë e muaj që e kishte përcjellë në mendje pikërisht këtë skenë. Momentin kur ai me pistoletë në dorë do të hapte zyrën e mikut të vet mjek dhe duke i thënë një fjali të vetme të shoqëruar me plumba, ose duke e kursyer edhe këtë fjali, por jo plumbat, një nga të cilët me patjetër duhet ta godiste në kokë. Dhe kur këmbët e ngjitën në zyrën e mjekut, në zyrën e njohur të mikut të tij të vjetër, Ali Lorja, nuk dështoi. E qëlloi tjetrin drejt e në kokë dhe më pas edhe në trup gjashtë herë pa ndërprerje. U ftillua vetëm pasi pa trutë e tjetrit të shpërndarë në murin përballë. Kohë kur hodhi pistoletën dhe u kthye mbrapsht.
    -Ej, ti, naaa, ku shkooon?
    Pesë minuta më vonë polici i rojës në portën e madhe hyrëse të Drejtorisë së Policisë së Durrësit i kishte bllokuar rrugën një mesoburri të përhumbur që kishte tentuar të futej në brendësi.
    -Kam vrarë një doktor. Dua të dorëzohem...
    Fatmirësisht polici e kishte kapur shpejt situatën duke dhënë alarmin. Mbase, sepse vrasësit, jo ata që e kanë për profesion, mbas krimit zverdhen shumë në fytyrë. Mbase sepse njeriu që tentoi të futej në zonën e ndaluar, si të ishte një i marrë, i kishte duart të llangosura me gjak.
    Rrëfimi para policëve
    Fakti se spitali i Durrësit është fare pranë Drejtorisë së Policisë, u kurseu kohë drejtuesve të uniformave blu të qytetit bregdetar të konfirmonin krimin. Po. Ali Lorja, i dorëzuari, sapo kishte vrarë me pistoletë mikun e vet, mjekun radiolog, Fatmir Thaçi. Teksa ekspertët kishin nisur punën e tyre në vendngjarje, një nga drejtuesit e policisë, nga ajo pjesë që zakonisht vishen civilë, kishte urdhëruar rojet t’i sillnin në zyrë njeriun e vetëdorëzuar. Duke u bërë dëshmitari i parë dhe mbase i fundit i rrëfimit të një historie, nga ato që toka e shqiptarëve vazhdon të prodhojë me shumicë dhe që për çudi po shqiptarët i vlerësojnë si të rëndomta. Sepse saktësisht gjithçka e ndodhur, gjithçka e përmbyllur me vrasjen e mjekut në ambientet e spitalit, nëse përmblidhet në një fjali, merr formën: “E vrava për shkak të llafeve që kishin dalë se shkonte me gruan time”.
    “Unë e vrava mjekun. Kisha ditë që e bluaja në mendje që ta vrisja. Vdekja e babait, pak javë më parë, më bindi se përfundimisht duhet ta vrisja. Sepse babai më vdiq nga marazi. Nga marazi për historinë e gruas sime, Liljanës, që u vetëhelmua pak muaj më parë...”.
    Fillimisht rrëfimi i njeriut fytyrëzverdhur dhe syfikur kishte qenë pa një bosht, i paorientuar. Por duke qenë se në ato momente Ali Lorja iu përgjigjej të gjitha pyetjeve, drejtuesit e policisë e kishin ngritur shpejt në mendjet e tyre gjithë ngjarjen. E finalizuar me vrasjen e mjekut radiolog në zyrën e tij, ajo kishte pasur si pikëlidhje emërimin në vitin 2005 të gruas së Ali Lorjes si infermiere në spitalin e Durrësit, në të njëjtin vend ku prej shumë vitesh kishte ndërtuar karrierën e vet edhe mjeku radiolog Fatmir Thaçi. Të dy ishin miq të vjetër, kjo edhe për shkak se familjet e tyre ishin të mërguara nga Kosova që në kohë të Mbretërisë së Zogut.
    Emrat që Liljana përmendi duke vdekur
    “E futa gruan në punë si infermiere menjëherë pas fitores së Partisë Demokratike më 2005. Më ndihmoi edhe miku im, Fatmiri...”. Në këtë mënyrë e kishte rinisur rrëfimin tregtari Ali Lorja pas kërkesës së përsëritur të krerëve të policisë për t’i rreshtuar faktet kronologjikisht. Pas punësimit të së shoqes, dy miqtë ishin afruar edhe më tepër me njëri-tjetrin.
    “Dikur Fatmiri më kërkoi 30 mijë euro për klinikën e tij private. Më tha se edhe unë do të kisha përfitim. Se aty mund të punësohej ime shoqe, Liljana, por edhe djemtë e mi me kalimin e viteve. Se ishte një investim që ia vlente. Dhe unë ia dhashë të hollat. Se ishim miq...”.
    Por dy miqtë kishin mbetur të tillë deri në ndërrimin e vitit 2007 me 2008. Kohë kur Ali Lorja kishte dëgjuar thashethemin e parë të lidhjes dashurore të Liljanës me mikun e tij, Fatmir.
    “Unë nuk e besova fillimisht këtë. Gjithsesi, thirra Liljanën dhe e pyeta se përse kishin dalë këto llafe. Gruaja më thotë se nuk janë të vërteta as llafet, aq më pak lidhja me mjekun. Ditën tjetër ftova për kafe mikun tim, Fatmirin. I thashë për fjalët që kisha dëgjuar, por ai ma preu se ishte turp të diskutonim të tilla pallavra. Gjithsesi pas kësaj marrëdhëniet tona u ftohën paksa. Nuk ishin më ato të parat”.
    Njeriu që ka dëgjuar pohimet e Ali Lorjes del pak nga tema për të thënë një bindje të tij. Për të thënë se pas rrëfimit ai ishte bindur se tregtari e kishte dashur shumë të shoqen.
    “E mbaj mend vetëhelmimin e të shoqes së tregtarit, sepse hapëm çështjen penale përkatëse, paçka se më pas u vërtetua se ishte vetëvrasje”, rrëfen zyrtari i policisë.
    Aliu e kishte çuar me duart e veta gruan në spital, duke shpresuar që ajo të mbijetonte. Por pikërisht këtu, si të linte pas një mallkim të tmerrshëm, ajo, në grahmat e fundit të jetës, bashkë me frymën e fundit, kishte nxjerrë emrat e dy njerëzve që i kishte cilësuar si përgjegjës për vdekjen e saj. Apo saktësisht kishte përmendur emrat e dy njerëzve që dëgjuesi, bashkëshorti i saj, do i vlerësonte si të tillë.
    “E vrava për llafet se shkonte me mjekun”
    “Prej Fatmirit dhe ... ndodhi gjithçka”. Pak a shumë kjo ishte shprehja që Ali Lorja u kishte rrëfyer policëve. Pra, ishin pikërisht fjalët e fundit që kishte nxjerrë e shoqja në grahmat e vdekjes, kur trupi po dorëzohej i farmakosur me një grusht fostoksinë. Një shprehje që thotë shumë, por që mund të mos thotë asgjë. Një shprehje që në asnjë rast nuk thotë se gruaja po vdiste për shkak të lidhjes së saj dashurore me mjekun. Por edhe një shprehje që në një tjetër variant zbardhjeje apo zbërthimi, mund të jetë e barabartë me shpjegimin: Për shkak se ma bëre jetën ferr, duke më akuzuar për lidhje me mjekun, për shkak të thashethemeve që përhapte ai tjetri...
    Më 8 korrik të këtij viti Liljana u kishte dhënë fund halleve të saj në këtë mënyrë. Duke ia lënë në shpinë të shoqit edhe barrën e saj.
    “Pas vdekjes së Liljanës miqësia ime me mjekun mbaroi. I çova fjalë që të më kthente të hollat që i kisha dhënë. Përgjigjja e Fatmirit ishte: Do të t’i sjell lekët, nuk e kam problem. Por problemet e vërteta me mua nisën pikërisht pas vetëvrasjes së gruas. Sepse këtë radhë fjalët që dëgjoja, thashethemet që mbërrinin, ishin edhe më të hidhura: U helmua, e helmuan... U helmua se ka bredhur... Babai, që ishte në moshë shumë të thyer, u sëmur nga këto fjalë. U bë keq dhe vdiq dy-tri javë pas Liljanës. Vdiq nga marazi për këtë historinë time. Për këtë historinë e gruas sime, gruas që thoshin se më kishte tradhtuar me mjekun, me mikun...”.
    Në këtë pikë nervat e tregtarit Ali Lorja nuk kanë mbajtur më. I gjithë qëllimi i vazhdimit të jetës përmblidhej në hakmarrjen ndaj mjekut dhe mikut Fatmir Thaçi.
    “Që pas vdekjes së babait e ndava mendjen që ta vrisja. Dhe e vrava. Hodha pistoletën po aty ku ai u rrëzua, në mes të derës së zyrës dhe erdha u dorëzova. Sepse mua më mundën, më vranë fjalët lartë e poshtë për ndershmërinë e gruas sime...”.
    Me këto fjalë vrasësi e ka mbyllur rrëfimin e vet para policëve. Ka folur mbase për t’u lehtësuar, për ta nxjerrë nga barku këtë histori munduese. Më tej asnjë fjalë. Ka pëshpëritur vetëm se do të fliste në prani të avokatit, duke refuzuar edhe prokuroren e gatshme. Në këtë gjendje është dërguar në qeli. Ku mbase i ftilluar, orë më pas, kur mendja i ka ardhur sërish në vend, duke ribërë llogaritjet, ka dalë në një përfundim edhe më të keq se sa dilte para se të vriste mjekun. Në përfundimin se duke vrarë mjekun nuk kishte zgjidhur asgjë. Mbase aty në qeli shumë shpejt mendja ka nisur t’i ngarkohet sërish, ashtu si para vrasjes. Duke ndier edhe më të rëndë barrën e vazhdimësisë së jetës të fëmijëve të tij, barrën e vetëvrasjes të së shoqes, atë të vdekjes së të atit, përfunduar me vrasjen e ish-mikut. Por ka edhe më keq, ka edhe më keq. Sepse i njëjti do vazhdojë të jetë, të mbetet, tërë jetën i dënuar, të mundojë e stërmundojë veten me mendimin fiks, nëse e kishte tradhtuar apo jo Liljana, e shoqja, me mjekun. E kishte tradhtuar, apo jo...


    Policia, asnjë shkak për vetëflijimin
    Vetëvrasja e infermieres, 4 muaj më parë me fostoksinë

    Më 8 korrik të këtij viti, Liljana Lorja, 45 vjeçe ndërroi jetë në spitalin e Durrësit vetëm 3 orë pasi kishte gëlltitur një sasi të konsiderueshme fostoksine. Kolegët e saj, me të cilët kishin punuar prej vitesh, nuk arritën ta shpëtonin nga pasojat e helmit vdekjeprurës. Nëna e dy fëmijëve, banore e lagjes 18 në Durrës, i dha fund jetës në atë kohe në rrethana enigmatike. Nga policia u njoftua vetëflijimi i gruas, por shkaqet nuk u zbardhën. Kjo, pasi asnjë fakt nuk provonte se gruaja i kishte dhënë fund jetës e shtyrë nga të tjerë. Grupi hetimor mori dëshminë e familjarëve të saj dhe të kolegëve, por asnjë prej tyre nuk pohoi nëse Liljana kishte pasur shqetësime kohët e fundit para vetëflijimit. Prej vitesh, 45-vjeçarja kishte punuar si infermiere në spitalin e Durrësit, në pavionë të ndryshëm e para se t’i jepte fund jetës dhe në sportelin e spitalit, aty ku regjistroheshin faturat e shërbimeve të pacientëve
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •