Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 188
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    tri

    Ndikimi i Zotit esht 1. Ne numer 2.Mos tolerimi i Amerikes dhe Anglise e sidomose Bil Klintonit ndaj masakrave serbe par botes se sotume,Dhe 3. Diaspora. Rugova,UQk.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 28-09-2009 më 04:44

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    UÇK mund të quhet një nga organizatat guerile politiko-ushtarake nder më të suksesëshme në botë, krahasimi i UÇK me ushtrin Sovjetike &Naziste është i pavend, UÇK kishte një rol provokimin e konfliktit të armatosur, i cili do të ishte shkak për angazhimin diplomatik & ushtarak të perendimit i cili ishte shumë i interesuar ta shkatrroi jugosllavin e millosheviqit dhe ti realizoi interesat gjeo-strategjike, prezencen e NATOs në Ballkan.
    Thënjet se Kosoven e çliroi UÇK apo Rugova janë prralla për femijë.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Deri kur more vllezer te mjere duhet te vuajme nga ky sindrom i mallkuar i vleres se manget.Perse duhet te perpiqemi te mohojme jo vetem meritat por edhe heroizmin,gjakun dhe sakrificen e atyre qe dhane me te jeten dhe gjymtyret e trupit per lirine e tokes se Kosoves per te lartesuar meritat e atyre te cilet vertete na ndihmuan. por e derdhe as edhe nje pike gjak e pa e rrezikuan as nje qime leshi per ne.Na ndihmuan SHBA.-te dhe shtetet e perendimit por nuk vune ne rrezik ne asnje moment qofte edhe jeten e nje ushtari te tyre,filluan me muaj te bombardojne duke studiuar me klujdes lartesite nga te cilat duhej te hidhnin bombat pa vu nne rrezik sigurine e airoplaneve dhe piloteve. Ne toke ishte ferr i ata fluturonin 15.000
    metra larte ,deri sa neutralizuan rreziqet per ta.
    Perse more duhet te relativizojme dhe te mohojme heroizmin,vendosmerine dhe sakrificen e bijeve te Kosoves te cilet ofruan jeten e tyre per te lavderuar edhe disa primadona (kurva te politikes ) mte cilet shetisni saloneve te botes dhe por sa rane pisk iken madje edhe me ndihmen e kryexhelatit te shqiptareve dhe kasapit te Ballkanitdukre e lene popullin ne gjak e flake.
    Ne e merituam ose nuk emerituam lirine e sipas e disave ketu me duhet te them se vertete ata nuk e merituan lirine, nuk ishin te denje per te meritua gjakun,jeten dhe gjymtyrte e bijeve me te mire te Kosoves.

    E verteta eshte se shum nga shqiptaret as qe e merituan gjakun,jeten dhe sakrificen e bijeve me te mire te Kosoves,ndryshe nuk do te ndodhtemohimi i sakrifices me sublime nga vete ne edhe per ate te cilet te tjeret e na pranojne.

    MALLKUAR QOFTE AI SHQIPTARE QE MOHON LUFTEN;GJAKUN E SAKRIFICEN E BIJVE DHE BIJAVE TE KOSOVES.
    A KA TRATHETI ME TE MADHE SE MOHIMI I FLIJIMIT PER LIRINE E ATDHEUT ?

    MALLKIMI I ATDHEUT DHE VULA E TRATHETISE RAFTE MBI SECILIN SHQIPTAR QE MOHON ATE TE CILEN E PRANON TERE BOTA SI VLEREN ME TE LARTE SUBLIME.

    Shporri hora smirezeze e lahpera te politikes.

  4. #34
    Gabim trashanik prej kalamani mor Fis-ik.

    [B]Dhe a e bene UCKen ky fakt edhe prej Levizjeve me te suksesshme Qlirimtare qe ka pasur Kombi ynë, duke perfshire ketu edhe

    Ushtrine e Skenderbeut(gjithnje marr per baze kriterin: luften e fituar dhe jo betet e fituara).

    Skenderbeu luftoi myslimanet, nuk mund te krahasohet me UCK-ne qe nuk luftoi,nuk fitoi, nuk u ndje fare pervec ca vidiove qe tregonin se benin training me vellezerit muxhahedine , asnje shqiptar nuk shkoi per ndihme sepse shqiptari eshte prokristian dhe jo pro turk qe ka pushtuar Kosoven, Kosova eshte katoliko-orthodokse te tjeret jashte kosove nje dite e me pare. .
    Po te mos ishte PERENDIMI I KRISHTERE MORE djalosh DO T"JU KISHTE SHKER>>> SERBI, te jemi te sinqerte. Nje shkak me teper te peruleni para Perendimit te krishtere. Une akoma besoj se lufta ne Kosove ishte nje lufte religionale dhe aspak politike, apo teritoriale dhe e tille ishte.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Gabim trashanik prej kalamani mor Fis-ik.

    [B]Dhe a e bene UCKen ky fakt edhe prej Levizjeve me te suksesshme Qlirimtare qe ka pasur Kombi ynë, duke perfshire ketu edhe

    Ushtrine e Skenderbeut(gjithnje marr per baze kriterin: luften e fituar dhe jo betet e fituara).

    Skenderbeu luftoi myslimanet, nuk mund te krahasohet me UCK-ne qe nuk luftoi,nuk fitoi, nuk u ndje fare pervec ca vidiove qe tregonin se benin training me vellezerit muxhahedine , asnje shqiptar nuk shkoi per ndihme sepse shqiptari eshte prokristian dhe jo pro turk qe ka pushtuar Kosoven, Kosova eshte katoliko-orthodokse te tjeret jashte kosove nje dite e me pare. .
    Po te mos ishte PERENDIMI I KRISHTERE MORE djalosh DO T"JU KISHTE SHKER>>> SERBI, te jemi te sinqerte. Nje shkak me teper te peruleni para Perendimit te krishtere. Une akoma besoj se lufta ne Kosove ishte nje lufte religionale dhe aspak politike, apo teritoriale dhe e tille ishte.

    Bash as me te voglen ide nuk e paske per luften e fundit ne Kosove . Dhe jo vetem per luften , por ti nuk po e njifshe as Kosoven dhe as shqiptaret . Dhe jo vetem keto qe ti thash , por ti nuk po e njifshe as realitetin ne hapsiren e Kosoves . Ti more djalosh nuk po marreshe ere as nga politika , as nga religjioni .

  6. #36
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Strategjia e UCKs ne eliminimin e Spiuneve

    Nje nder defektet e levizjeve kombetare te shqiptareve qe i kan percjell gjatë gjithe Historis se kombit Shqiptar ka qen armiku qe vinte nga Brenda, d.m.th ai armike gjithmon ka qen Spiunazhi qe ka funksionuar ne dobi te armiqeve dhe ne dem te shqiptareve.

    Gjithnje Shqiptaret kan vuajtur nga kjo semundje qe vinte nga brenda dhe realisht kjo semundje gjithnje ka arritur qe te ndikoj pothuajse ne menyre direkte ne qdo levizje clirimtare, sepse permes spiuneve qdo armik zbulonte ne hollesi planet e ketyre levizjeve dhe pastaj e kishte te leht, ta nderpriste me leht hovin e qdo levizje dhe kesisoj edhe deshtonin levizjet.

    Gjithnje kemi vuajtur nga kjo semundje, mirpo duke e lexuar Historin UCKja si hapin e pare pas themelimit ,ndermorri fushaten per eleminimin e shumices se Shqiptareve te ndershem te sherbis, te konsideruar si bashkepuntore te UDBs. Keta spiun kishin luajtur rol te madh gjithnje ne spiunimin e qdo shqiptari ne Kosove qe mbanin arme dhe qdo levizje qe behej keta i spiunonin autoriteteve policore serbe.

    Dhe duke pare UCKja kete, dhe per qdo komune ne Kosove ka vrarë, sepaku ka 10 spiune. Kjo ka ndodhur qe ne fillet e nisjes se luftes dhe poashtu edhe ne lufte.

    Nuk perjashtohet mundesia e keqperdorjes se ketyre rasteve nga disa individ te UCKs mirpo fushata si fushate ne pergjithesi ka qen prej taktikave me te qelluara, te te gjitha levizjeve shqiptare. Sepse keshtu ne nje fare menyre e zbusnin rrezikun nga brenda qe i vinte UCKs.

    Nje rast qe jam i njoftuar vete , ne zone operative te Pashtrikut, brigata 121 Ismet Jashari, UCKja pate nxene nje Bari qe ne delet e tij, kishte pas vendos ndegjuese dhe sa here qe kalonte neper patrollat e UCKs merrte informata, dhe ky person sot nuk gjendet d.m.th eshte likuiduar.

    D.m.th UCKja me kete strategji ka arritur qe sadopak qe te sforcoj intelegjencen e UDBs dhe kesisoj te funksionoj me mire si Ushtri guerile.

    Sot gjenden ne burgun e Hagës, persona qe jan te denuar per keto vepra, mirpo perfundimisht nuk krahasohet burgu me vleren qe ka pasur kjo Fushate e UCKs.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 28-09-2009 më 08:50
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #37
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    ROLI DHE RENDESIA E UQK-se

    Do te mundohem te jape nje opinion timin rreth roli dhe rendesise se UQK-se .
    Ushtria Qlirimtare e Kosoves ishte nje organizim politiko-ushtarak e formuar nga forcat me nacionaliste te popullsise shqiptare te Kosoves dhe viseve tjera etnike qe kishte per qellim qlirimin e Kosoves dhe viseve tjera nga pushtuesit sllave duke perdorur te gjitha format e luftes se armatosur. UQK-se si nje fenomen i ri ne proceset dhe rrethanat politiko-shoqerore neper te cilat po kalonte Kosova gjate viteve 1993-1999 pati nje ndikim te madhe dhe te menjehershem ne proceset politike dhe historike . Roli dhe rendesia e UQK-se mund te trajtohet ne shume dimenzione .
    Kryesishte do te mundohem te beje nje shtjellim te rolit dhe rendesise se UQK-se ne tri dimenzion , pa pretenduar se kam bere nje studim perfundimtare te ketyre aspekteve.
    1. Dimenzioni i pare i UQK-se eshte ai politik, ndikimi politik qe ka determinuar proceset ne kohen kur eshte paraqitur, zhvilluar dhe d.m.th gjate periudhes para fillimit te luftes , si dhe ndikimi qe ka paur pas perfundimit te luftes ne proceset politike .
    2. Dimenzioni i dyte i UQK-se eshte rendesia dhe roli si force e organizuar ushtarake ,para, gjate dhe pas luftes ne zhvillimet ushtarake .
    3. Dimenzioni i trete i UQK-se qe do te trajtohet eshte ai historik, pra roli dhe rendesia historike e luftes se UQK-se.

    1. Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike
    UQK-se pati nje ndikim te forte ne proceset politike ne Kosove, Shqiperi,ne viset shqiptare jashte shtetit ame dhe ne rajon.

    1.1 Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike ne Kosove
    Ne Kosove ne vitet 1993 – 1999 egzistonin nje mori grupimesh partiake te cilat kundershtonin shtetin serb. Ne grupin e pare te forcave politike benin pjese partite politike shqiptare te cilat ishin te legalizuara nga pushteti jugosllav dhe te cilat ne menyre legale udheheqnin dhe drejtonin kundershtimin e e shteit jugosllav . Ne mes te ketyre partive kishte nje ndryshim konceptesh ne format dhe menyrat e kundershtimit te regjimit te Millosheviqit.
    LDKsi partia me e madhe ne Kosove dhe partite tjera preferonin dhe udhehenin nje politike me te moderuar te kundershtimit . Ato kishin arritur qe ne mbeshtetje edhe forave tjera ne Kosove dhe me perkrahjen e ish pjestareve te institucioneve te shkatrruara nga regjimi i Millosheviqit te benin referendumin , te shpallnin Republiken e Kosoves krijonin nje sistem paralel te jetes ne Kosove si nje forme e kundershtimit dhe mosbindjes qytetare. Kishin arritur te organizonin zgjedhjet parlamentare , por ky Parlament nuk arriti te mbledhej dhe te funksiononte asnjehere. Ishte emruar edhe Qeveria e Kosoves me Kryeminister zotin Bujar Bukoshin por qe menjeher u detyrua te kalonte ne egzil, prej nga qeveriste me nje pjese te institucioneve te Republikes se Kosoves .
    Kryetar i Republikes se Kosoves ( ketij shteti paralel) ishte zgjedhur doktor Ibrahim Rugova i cili perveq se te quante veten president te Kosoves asnje funksion tjeter te presidentit te Kosoves nuk kishte mundesi t’a kryente. LDK dhe disa parti satelite te aferta me ato kishin zgjedhur menyren me te moderuar te kundershtimit dhe udhehiqnin nje politike pasive te mosbindjes qytetare duke u mjaftuar ne mbeshtetjen e nje pjese funksionale te sistemit paralel te cilen e kontrollonin sidomos arsimin dhe financat. Ky grupim politik duke pasur edhe perfitime jo te vogla ishte kunder prishjes se statuskuos ne te cilen kishte mbetur Kosova dhe ishte kunder qdo menyre paqesore aktive te kundershtimit te regjimit serb.
    Ne grupin e dyte benin pjese grupimet politike te cilat gjithashtu ishin te legalizuara nga pushteti jugosllav dhe gjithashtu kishin mbeshtetur krijimin e nje sistemi paralele ne Kosove por ato pretendonin qe te zhvillonin nje politike me aktive paqesore te mosbindjes qytetare permes formave demokratike si protestave ,demonstratave etj. . Ne kete grupim te forcave politike benin pjese Partia Parlamentare, UNIKOMBI ,me vone edhe LBD si dhe disa parti te vogla dhe disa levizje studentore.
    Ne grupimin e trete e perbenin grupimet politike te cilat nuk ishin te legalizuara ne organet e pushtetit jugosllav dhe te cilat kryenin veprimtarite e tyre ilegalishte. Ne kete grup te forcave politike mund te klasifikohen LPK, LKQK etj. Ne programet dhe statuset e ketyre levizjeve perfshiheshin te gjitha format e rezistences duke perfshire edhe luften e armatosur per qlirimin e Kosoves. Keto grupime politike kishin arritur qe te formonin Frontin e rezistences dhe me bashkimin edhe te shume njesive guerile te pavarura ne vitin 1993 themeluan Ushtrin Qlirimtare te Kosoves .
    Ushtria Qlirimtare e Kosoves deri ne vitin 1997 kryesishte operonte ne nivel te njesive guerile dhe paraqitja e saj publike behej me teper permes komunikatave te SHP te UQK-se te cilat perveq qe merrnin persiper sulmet guerile ane e mbane Kosoves ato edhe prezentonin para popullit te Kosoves platformen dhe qellimet dhe ftonin popullin qe te pregatiteshin per lufte te armatosur .
    Dalja e ne skene e UQK-se ne politiken kosovare pati ndikime ne shume aspekte. Do t’i numroje disa:
    • Njehere e pergjithmon theu defetizmin dhe propaganden frikesuese te cilen e kishte mbjellur nje pjese e faktorit politike .
    • Njehere e pergjithmon prishi statuskuon politike e cila ishte vendosur ne Kosove dhe mbeshtetej nga disa forca politike me qellim te mos rrezikimit te pozites dominuese te cilen e kishin fituar duke udhehequr nje politike paqesore pasive.
    • Njeher e pergjithmon theu monopolin e nje grupimi politike i cili pretendonte te paraqitej si i vetmi faktor me rendesi dhe qe mund te vendos per Kosoven.
    • Njehere e pergjithmone vendosi luften e armatosur si metoden kryesore te rezistences dhe qlirimit te Kosoves, duke vendosur ne plan te dyte te gjitha metodat paqesore te zgjidhejs se qeshtjes se Kosoves qe nekuptonin kompromise ne dem te vullnetit te popullit te Kosoves.
    • Njehere e pergjithmone Kosoven e beri nje faktor i cili duhej respektuar si nje fuqi e cila ishte ne gjendje te destabilizonte rajonin dhe t’i prishte raportet e forcave te krijuara ne ballkan.

    Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike ne viset e banuara me shqiptare ne Maqedoni, Kosoven lindore dhe Mal te ZI
    Dalja ne skene e UQK-se ne proceset politike ne viset e banuara me shqiptare ne Maqedoni dhe Kosoven lindore pati ndikim te madhe:
    • Se pari radikalizoje dhe nxiti partite politike shqiptare qe te benin nje politike me te pamvarur karshi politikes shtetrore te shteteve pushtuese.
    • Se dyti ndikoje ne ofrimin e qendrimeve dhe ne bashkimin e forcave politike shqiptare ne qeshtjete kryesore qe kishin te benin me interesin kombetare .
    • Se treti sherbeu si nje katalizatore ne zhvillimin e proceseve politike ne ato vise.
    • Se katerti krijoje parakushtet per pregatijen dhe zhvillimin e luftes se armatosur ne ato vise si forma e vetme per te ndryshuar gjendjen e veshtire te popullates shqiptare ne ato vise.

    Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike Shqiperi
    UQK-se kishte nje ndikim pozitiv edhe ne vete politiken e shtetit shqiptare si :
    • Se pari ndikoje ne ofrimin e qendrimeve te partive kryesore te Shqiperise per qeshtjen e Kosoves .
    • Krijoj parakushte per te bere me aktive diplomacine e shtetit shqiptare per mbeshtetjen e qeshtjes se Kosoves .
    • Ndikoje indirekt ne uljen e tensioneve politike ne Shqiperi dhe ne perqendrimin me te madhe te aktiviteteve politike te partive politike dhe institucioneve te shtetit shqiptare ne mbeshtetjen e luftes se armatosur ne Kosove.
    • Ndikoj edhe ne riorganizimin me te shpejte te Ushtrise shqiptare pas shkatrrimit qe kishte pesuar.

    Roli dhe rendesia e UQK-se ne proceset politike ne rajon dhe me gjere
    Ushtria Qlirimtare e Kosoves pati edhe nje ndikim jo te vogel edhe ne proceset politike ne rajon dhe me gjere. Do te mundohem te paraqes disa aspeket te ketij ndikimi:
    • Parqaqitja e UQK-se si force politike dhe ushtarake ne Kosove perfundimishte rrenoje statuskuon as lufte dhe as paqe ne Kosove, e cila ishte vendosur dhe perkrahej nga shume shtete te rajonit.
    • Perfundimishte shtetet e rajonit u detyruan te merrnin shume seriozishte gjendjen e krijuar ne Kosove .
    • Shtetet e rajonit perfundimishte filluan qe te marrin qendrime te qarta diplomatike rreth te ardhmes se Kosoves dhe nevojes se zgjedhejes sa me te shpejte te problemit te kosoves.
    • Shtetet e rajonit perfundimishte u detyruan qe te heqin dore nga idete se Kosova eshte problem ballkanik dhe mund te zgjedhet nga shtetet e rajonit.
    • Shtetet e rajonit dhe ato te BE u detyruan qe perfundimishte te heqnin dore nga idete dhe aktivitetet diplomatike te tyre per t’a paraqitur dhe cilesuar problemin e Kosoves vetem si nje problem qe kishte te bente me shkeljen e te drejtave te njeriut dhe nje kundershtim mes regjimit me qytetaret e tije.
    • Shtetet e rajonit dhe ato te BE u detyruan te pranojne se nevojitej aktivizmi i diplomacies amerikane si faktori kyq pa aktivizimin e te cilit ,,Bomba e kurdisur e quajtur Kosove ishte aktivizuar dhe do te shkatrronte Ballkanin dhe do te prishte raportin e forcave jo vetem ne ate rajon.
    • Se fundi perfundimishte ndikoje ne fillimin e aktivizimit dhe involvimit te diplomacies amerikane ne zgjidhjen e qeshtjes se Kosoves e cila u kurorzua edhe me nderhyrjen ushtarak te Natos

    Roli dhe rendesia e UQK-se ne dimenzionin ushtarak
    Ne dimenzionin ushtarak Ushtria Qlirimtare e Kosoves arriti qe te realizoje misionin ushtarak ne Planin strategjik, operacional dhe taktik.

    Ne planin strategjik
    UQK-se kishte per qellim dhe arriti qe te zhvilloje lufte te armatosu te kombinuar nga lufta guerile deri ne ate frontale duke shfrytrezuar operacione te kombinuar per te mbajtur panderprere tempin dhe kohezionin e luftes me qellim te involvimit dhe nderhyrjes ushtarake te trupave te Natos ne mbeshtetje te UQK-se dhe popullit te Kosoves , si qelsi i fitores mbi forcat armike. UQK-se nen udheheqjen e SHP dhe Drejtorise politike arriti qe te realizoje qellimin strategjike te saj qe te krijoj kushte per involvimin dhe nderhyrjen e ushtarake te fuqise me te madhe ushtarake ne bote qe defakto ishte ne mbeshtetje te luftes qe zhvillonte UQK-se ne terren . Kjo situate krijoj kushte per dobesimin e forcave ushtarake te Serbise dhe pranimin e kushteve te Marreveshjes se Kumanoves per terheqje te plote nga Kosova .

    Ne planin operacional
    Ushtria Qlirimtare e Kosoves edhe pse force e re ushtarake arriti qe te planifikoje dhe te realizoje llojet kryesore te operacioneve te nivelit operacional te intenzitetit te ulet si : operacione sulmuese , mbrojtese dhe operacione te pengimit. Ajo ishte e afte dhe zhvilloje : operacione te aferta, operacione ne thellesi te forcave te armikut, operacione te prapavijes, opeacione speciale , operacione terheqese,te sigurimit fizik, xheniere,operacione logjistike dhe humanitare.
    UQK-se arriti shume shpejte qe nga njesitet e vogla guerile ne nivel grupesh dhe skuadrash te organizonte dhe te formonte formacione te rregullta te kembesorise se lehte te nivelit manovrues dhe operacional si brigada te lehta te kembesorise dhe zona operative qe per nga niveli barazohen me divizionet edhe pse jo gjithehere te kompletuara me paisje dhe armatim adekuat, por qe ishin ne gjendje te zhvillonin operacione luftarake te nivelit taktik dhe operacional . Sidomos gjate pjeses se dyte te vitit 1998 dhe 1999 njesite e UQK-se trajnuan dhe nxorren njesite speciale , si ato diversanto-vezhguese, njesi te zbulimit,njesi speciale per luftim ne kushte te veqanta etj. Po gjate kesaj periudhe UQK-se kishte arritur te fus nen kontroll zona te gjera te Kosoves qendrore dhe perendimore. Kishte arritur qe te kap ,te kontrolloje ose t’i beje te pasigurta per armikun rruget magjistrale te cilat lidhin qytetet kryesore te Kosoves. Gjithashu kishte arritur qe te kapte terrene te rendesishme strategjike si kuota te rendesishme , kryqezime rrugesh dhe objekte te rendesishme te cilat i mundesonin te kryente sulme ,kundersulme ose i heqnin nga dora armikut shfrytezimin e rajoneve ,objekteve ose linjave te caktuara per qellime ushtarake.
    UQK-se me gjithe veshtiresite e medha dhe mungeses se infrastruktures se dobet, rrugeve te papershtatshme, terenit teper te thyeshem dhe perqendrimit te madhe te forcave armike neper zonen kufitare , arriti qe te krijoj kanale te furnizimit me arme nga Shqiperia . Gjithashtu kishte krijuar baza logjistike per gjate gjithe brezit kufitar ne mbrendi te territorit te shtetit Shqiptare dhe neper vendbanime ne prapavijen e armikut pergjate linjave te furnizimit me arme.
    Ne planin taktik
    Gjate periudhes se lartepermendur operacionet e UQK-se zhvilloheshin varesishte nga taktika e armikut,situata dhe rendesia e territoreve qe ishin nen kontrollin e UQK-se. Ne territoret teper te rendesishme qe sherbenin si baza kryesore te UQK-se siq ishte Kosova qendrore ( Drenica ,Llapushes, Dukagjin, Llap), UQK-se pergatiste dhe zhvillonte lufte frontale . Ne zonat me pak te rendesishme zhvillonte taktiken e luftes guerile duke mos pranuar luften frontale sidomos neper zonat fushore me toke manovruese dhe neper qytetet e medha ku do te kishte demtim te madhe te popullesise . Ne zonat kufitare kah kalonin linjate e furnizimit si per shembull ne treven e Hasit dhe nje pjese e Rekes dhe Vokshit njesitet e UQK-se , nuk pranonin as luften guerile me qellim te mos zbulimit te linjave te furnizimit. Teper efektive ishin sidomos njesite taktike te UQK-se si ,skuadrat, togjet,kompanite dhe batalionet te cilat duke qene te armatosura lehet kishin aftesi te levizjes ,perqendrimit , depertimit dhe zberthimit te shpejte qe ky mobilitete i krijonte panderprere pengesa armikut gjate tentimit te tije per te gozhduar, bllokuar ose edhe rrethuar njesite tona taktike. Njesite e UQK-se ishin te pregatitura per te ndryshuar taktikat varsishte prej qellimeve, perqendrimit dhe tempit te armikut qe shumicen e rasteve ishte shume here me i fuqishem. Sidomos kur forcat armike ne epersi ne numer dhe mjete perqendroheshin ne nje perpjekje kryesore duke grumbulluar forcat ne nje drejtim me qellimte rrethimit ,asgjesimit ose zenies se gjalle . Forcat e UQK-se per dornin taktiken shperndarjes neper grupe me te vogla duke e goditur armikun ne krahe dhe ne prapavija te tije duke i shkaktuar pasiguri. Mu kjo taktike e perdorur nga forcat e UQK-se ne dy ofanzivat me te medha te vitit 1999 i ka shpetuar nga shkatrrimi njesitet e UQK-se dhe ne te njejten kohe ka shkaktuar deshtimin ne aspektin operacional dhe taktik te ofanzivave te armikut edhe pse me kapacitete luftarake shumefish me te madh.

    Roli dhe rendesia e UQK-se ne planin Historike
    UQK-se ishte nje organizim politiko-ushtarak e cila pati rol vendimtare ne qlirimin e Kosoves. UQK-se eshte ai organizim i cili e ndrroje historine e Kosoves . UQK –se qyshe ne fazen e pare te formimit dhe te zhvillimit mblodhi ne rradhet e saj bijet dhe bijat me te mira te Shqiperise etnike te cilet ishin te gatshem qe te sakrifikonin qdo gje vetem per qlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit sllav. UQK-se nga tradita e luftetareve shqiptare mori, perforcoi dhe zhvilloje me tutje menyrat tradicionale te luftimit . Njesitet e UQK-se dhe komandantete e saj shume here zbatuan forma te luftimit te cilat i kishin zbatuar strateget popullor neper kryengritjet popullore gjate historise si per shembull formen e bllokimit te Grykes se Carraleves dhe Qafes se Duhles siq e kishte bere dikur, me 1910 strategu popullor Isa Boletini. Ose perhapjen e vijave te frontit perafersishte neper ato territore te Llapushes dhe Drenices dhe ne ate forme siq e kishte organizuar ne kryengritjen e vitit 1919 Azem Bejta dhe Sadik Rama . Njesitet e UQK-se ,gjithashtu kane bere shume here edhe shperndarja dhe grumbullimi i forcave gjate ofanzivave ashtu siq i kishte bere Shaban Polluzha e Uke Sadiku gjate rezistences kunder partizaneve 1945-1946 .
    Te paperseriteshme dhe legjendare jane betejat neper te cilat disa komandante dhe ushtareve te UQK-se luftuan dhe treguan vetmohim dhe vendosmeri . Si beteja e Prekazit e komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij, Beteja e Gllogjanit, trimerite e treguara te komandantit Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrovcit me te shoqen Xheven, trimit te Llapushes Muje Krasniqit, Ismet Jasharit- Kumanoves, Adrian Shkodranit , e Astrit Sulit nga Kavaja e sa e sa heronjeve te tjere qe rane.
    Lufta e UQK-se ka rendesi te madhe historike edhe se do te jete nje pike referimi per brezat e ardheshem . Ende pa perfunduar mire lufta e Kosoves Ushtria Qlirimtare e Kosoves u be pike referimi dhe embleme per luftetaret e Kosoves lindore dhe te Ilirides te cilet me lufte te armatosur , duke u bazuar ne pervojat dhe synimet e UQK-se ndryshuan gjendjen e popullesise shqiptare ne Maqedoni dhe ne Kosoven lindore.. UQK-se do te vazhdoje te mbetet si nje pike referimi per te gjithe brezat qe do te vijne .Vlerat e luftes se UQK-se te krijuara me gjakun dhe mundin e bijeve dhe bijave me te mira do te reflektojne ne brezat e ardhshem dhe do te jene pjese e krenarise kombetare .

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  8. #38
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Raporti i "Komisionit" te Ibrahim Rugoves!








    Ibrahim Rugova gjate luftes, ne vend te ishte ne krye te luftes, ashtu siç duhej te ishte me Kushtetute, formonte "Komisione" per krime te luftes!
    Zyrtarisht ai formoj nje "Komision", i cili me shume merrej me pengimin, sabotimin e lutes se UÇK-se dhe "krimet" e saj, sa sa merrej me krimet serbe!

    Raport nga mbledhja e "Komisionit",ku me te zeshmit kunder UÇK-se dallohen Eqrem Kryeziu dhe Faruk Spahija!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marinari : 28-09-2009 më 12:02

  9. #39
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Dokumenti zyrtare i "Komisionit" te themeluar nga Ibrahim Rugova




  10. #40
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ti fisnik studenti paske pordh ne tegull.
    Ti me kete tem ke dashte te provokosh por nuk ja ke arrit qellimit.ik e shko ne temen tende tek komuniteti mysliman dhe aty tregoni prralla njeri tjetrit e lere rahat ti luften e uqk-es se nuk ki tru ti me vlersu.
    Suksesi me i madh i UQK-es ka qen se nuk eshte thirr asnjeher ne fe,bile disa taliban qe kishin depertua ne kosove i dhan ultimatum qe mbrenda disa oresh ta leshojn kosoven sepse neve nuk na interesonte feja,kjo ka qen edhe nje nder arsyet qe bota e krishter me ne fund vendosi qe te na shliroi nga serbi sepse pa ndihmen e botes se krishter as ti e as une nuk e kishum ban kaken ne kosove o lum studenti e mjer kosova kan e ka student si tipi yt.

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •