Edhe sipas mendimit tim eshte Ushtria me e suksesshme e shekullit,duke u bazu ne far rethana ka qene,shume jan mundu.
Edhe sipas mendimit tim eshte Ushtria me e suksesshme e shekullit,duke u bazu ne far rethana ka qene,shume jan mundu.
Ashtu mendoj edhe un,kan luftu me arme te vjetra kunder makinerive te medha....!!
rebelt cecen tuk jan ma te forte
aman se lame nam
JO SEKS PARA MARTESE
Ku jan cecenet tani?
Aman ne spo flasim ketu per beteja te fituara, por per luftera te fituara. Ajo cfar ja vlen te potencohet eshte se ky grupacion qoft sa i vogel ka qen, ka arritur qe te bindë nje bote te tere se Kosova ka nevoje per nderhyrje ushtarake dhe te largohen forcat serbe.
D.m.th meritat exluzive per Kosoven e tashme i ka UCKja, sepse po te mos fillonte kete levizje UCKja, sot ne akoma do flisnim per pavarsin e Kosoves, nga jastuket e pacifisteve, qe mundoheshin qe me qarqafa te bardhë duke shkruar ne to : Kosova Republikë, ta frikesonin Slloben, ndersa Slloba me keto karikatura qesharake i ka rritur dy djemt e tij .
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 02-12-2009 më 16:05
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Edhe nese UCK nuk mund te shihet si clirimtare me mjete ushtarake, asaj prap se prap i takojne vlera te larta dhe ne fund merite e madhe ne clirimin me mjete intelektuale. Per te kuptuar kete gje, duhet te jesh i njohur ne rrethanat e shekullit te kaluar ne Jugosllavi. Une nuk jam i tille, te pakten ka edhe me te njohur se une, por cmimin tim te larte per UCK e bazoj ne keto mendime:
- ishte ushtri spontane, e dalur nga nje popull i molisur, varferuar, persekutuar e ekzekutuar per plot nje shekull nga shteti jugosllav;
- perballej me nje ushtri rregullore shteterore me ndihmese te pakufizueshme nga superfuqia boterore (Rusia);
- arriti te mos marri titullin e nje organizate terroriste, perkunder investimeve te larta nga shume shtete ne kete gje (sidomos Rusia e Serbia);
- nuk la pas vete krime (te renda) lufte;
- nuk bashkepunoi me "forca dubioze", perkunder ndihmes se ofruar (p.sh. muxhahedine e gabele tjere arabe, edhe pse sic kam degjuar ka patur oferta);
- arriti besueshmeri dhe me vone edhe mbeshtetje dhe bashkepunim direkt nga tere bota e civilizuar perendimore;
- u shperbe pa probleme speciale pas mbarimit te luftes.
Ndoshta nuk i bej nder sa meriton me vetem kaq mendime, por keto per mua jane te pakten "skeleti" i vlerave te UCK, te cilat e bejne kete te dalloje pozitivisht nga ushtrite tjera clirimtare. Si perfundim mund te thuhet se UCK ishte vertet e suksesshme, edhe pse suksesi i saj me teper duhet te shihet ne aspektin intelektual, jo ate ushtarak.
Duhet te jesh i fshire ne tru fare qe te matesh suksesin e UCK me arritjet e saja ushtarake. Ushtarakisht, jo vetem UCK, por ndoshta as edhe ushtrite e tere republikave separatiste jugosllave bashke (ajo kroate, ajo boshnjake, ajo sllovene) nuk do te ishin ne gjendje te perfundojne luften kunder Serbise me sukses pa ndihme nga jasht. Kjo se fundja per shkak te faktit se Serbia ishte e ndihmuar vete nga jasht (Greqia, Romania, Rusia) dhe ne rast te kanosjes se disfates definitive do ishte ndihmuar drejtperdrejt nga Rusia.
Keshtu qe suksesi i vetem qe mund te arritej kunder Serbise, ishte qe nga fillimi suksesi intelektual. Pra ai i filluar nga Rugova dhe vijuar me pas nga UCK aq sa ishte e imagjinueshme kjo gje nga nje "ushtri". Kete sukses UCK e arriti. Detyren e saj te mundshme e kreu. Prandaj eshte e suksesshme.
*
Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 02-12-2009 më 19:23
Djemtë dhe vajzat që ju vunë përpara kanibalëve serbë meritojnë në përjetësi lavdinë, admirimin dhe falenderimet e gjithë shqiptarëve.
Për ata që nuk e dinë apo e kanë harruar, ushtria serbe nuk u fut në Kosovë për të luftuar UCK-në, por për të shfarosur shqiptarët. NATO-ja nuk u fut në luftë për të shpartalluar Serbinë, por për të ndaluar gjenocidin e programuar që kishte filluar ndaj shqiptarëve makina gjakatare serbe që vrau e preu e de fakto spastroi Kosovën nga shqiptarët pasi kish mbaruar punë me boshnjakët...
Teza sipas të cilës UCK-ja filloi luftën, për pasojë Serbia mobilizoi policinë dhe ushtrinë, ndërsa fuqitë e mëdha shfrytëzuan pretekstin për të sulmuar Serbinë... është versioni i serbëve që nuk është pranuar nga bota e qytetëruar dhe kurrsesi nuk mund të pranohet nga shqiptarët...
Për faj të trimave pas luftës, të urtëve pas kuvendit dhe bythëlëpirësve gjuhëgjatë shqiptarët kanë humbur dhe vazhdojnë të humbasin shanse në përpjekjen e tyre kombëtare.
Të më falin ata që nuk më kuptojnë
Shëndet dhe kulturë gjithë shqiptarëve!
Krijoni Kontakt