Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Lere trimerine se nuk te shkon fare me kete misionin e krishtenizmit .Pastaj burrat nuk kercnojne pas nofkave, se po te ishim nga afer ke pase mundesi vetem te provoshe ,perfundimi nuk i dihet. Sidoqofte mos harro se kombi shqiptar i ka rrenjet me heret se ka lind Krishti e krishtenizmi.Asnjeri nga tri konfesionet nuk jane shqiptare por te importura ne kohe dhe menyra te ndryshme nga okupatoret
te cilet jane perpjeke gjat historise ti perdorin per te na perqa dhe sunduar me lehte.Per fat nuk ka shum shqiptare si ti qe nxisin urrejtje e mosdurim fetar. Ti kurre nuk mund te jeshe besimtar i mire sepse besimtari i mire i cilitdo religjion nuk urren tjetrin e sidomos krishteniizmi i cili nuk u perhape me shpate por me bindje e miresi.
Religjionet jane qeshtje globale por edhe e drejte personale e secilit,keshtu qe ti vazhdo ne ate misionin tend ne temat per besimet fetare. Merre hunin e fillo ti ktheshe shqiptaret ne cilen fe ta merr mendja ,ata qe nuk pranojne perzini .
Fale Zotit dhe shum prijesve fetare te cilet ne radhe te pare ishin patriote kombetar e pastaj fetare sot shqiptaret mund te mburren si nje komb me tri konfesione qe ka nje tolerance fetare ne nivelin me te larte ne Europe e bote.
UÇK-ne e kane formua dhe e kane perbere dhe udheheqe shqiptaret ,ata me guximtaret dhe me patriotet dhe nuk ka pase muxhahedin as taliban ne radhet e saje. Ne radhet e UÇK-se ka pase shqiptare te te tri konfesioneve dhe nga gjitha trojet shqiptare ne mesin e tyre edhe shum djem e nga diaspora.Ata nuk kane rrenuar kisha as xhamia. Nuk kane vrare musliman as te krishtere por e kane luftuar okupatorin i cili na mbante ne nje roberi dhe terror te eger.
UÇK-ne e akuzoi edhe propaganda sllavo-greke per ekstremizem islamik , madje edhe nje pjese e politikes se Kosoves e akuzoi per ekstremizem te majte ,por te gjitha u vertetuan si genjeshtra sepse UÇK-ja me luften e saj te paster dhe te guximshsme vertetoi se luftonte vetem per lirine e popullit dhe tokes se saje ,ne radhe te pare per te qene qytetaret e saj te lire ne ushtrimin e te gjitha te drejtave,pra edhe te atyre te besimit fetar.ndryshe a do ta ndihmonte Amerika e Europa perendimore.
Lexo se si shkruan prifti dhe patrioti shqiptar Ndre Mjeda e kthjellu:
Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.
To more zoteri me kete gjuhen tende je ne kundershtim te plote me krishtenizmin dhe shqiptarizmin. Zoti te ndihmofte te largoshe urrejtjen nga zemra.
Ndryshuar për herë të fundit nga hasjani 51 : 29-09-2009 më 02:07
Jo dajes , nuk me dogji aspak . Nuk me dogji dhe nuk me djeg nga njerezit si ti . Pra ky lloj i njerezve qe flet pa pasur dije per materjen per te cilen flasin . Po ta perseris edhe njehere , ti nuk njef Kosoven , dhe as shqiptaret e Kosoves .
Per ato 500 euro qe paske dhuruar , ta shtoft zoti pasurine ty , te jeshe i bindur se sikur ato 500 tuat sikur ato dhjetra mijra te mijat dhe dhjetra mijra te te tjereve e kan zene vendin e duhur .
E sa per muxhahedinet , deshmitaret e jehovait , emisaret e vatikanit dhe dreqer te tjere , per ta une si shqiptar , nuk ndjeje fort . Ne Kosove te tillet nuk kan dhe nuk do te kene shanse per te arritur ate qe duan .
Fisniku-student , forumist i ketij forumi , besimtar i nje konfesioni apo ateist ,kjo eshte qeshtje e tij,hap nje teme per UÇK-ne ,per ushtrine tone e cila me heroizem dhe vendosmeri te papare luftoi dhe arriti e ndihmuar edhe nga NATO te liroje 2.000.000 shqiptare nga zgjedha e roberise se eger shekullullore sllave, enderr kjo dhe gjakim shumshekullor i shqiptareve. Une pajtohem se asnjehere shqiptaret nuk paten nje ushtri me kombetare dhe nuk bene lufte me te paster qlirimtare e kombetare (jo fetar ,ideologjike,klasore etj.) se sa kjo. Kur kjo lufte perkunder nderskamcave nga brenda dhe jashte,forces se madhe ushtarake dhe egersise se papare te okupatorit me te cilen edhe i friksonte shqiptaret lideri pacifist, pra kur kjo lufte me guximin ,vendosmerine,pastertine e saj arrine te fitoje simpatine dhe perkrahjen e shteteve me te fuqishme demokratike dhe aleances me te madhe ushtarake te botes,atehere une nuk mund te kuptoj asnje qe i thote veti shqiptar pse te mos ndjehet krenar me ushtrine tone te lavdishme ,me heronjte dhe trimat tone te cilet e kane meriten kryesore per daljen e Koosves dhe popullit te saj nga kthetrat e roberise serbosllave.
Po ,fisniku-student ,UÇK-ja eshte ushtri e lavdishme dhe e suksehsme e cila arriti per nje kohe shum te shkurte te shendrrohet nga grupe guerile ne ushtri te organizuar dhe te sukseshme e cila arriti te fitoje perkrahjen e SHBA-ve, NATO-se dhe bashke me to te fitoje ,dhe me kete mahniti dhe befasoj boten se lere shqiptaret duke bere mrekulline e shekullit XX.
Disa larva te politikes se nenshtrimit te infektuar nga ndjenja e inferioritetit dhe nga mllefi per humbjen e pozitave dhe privilegjive qe gezonin nga okupatoret dhe pushtetaret ne sherbim te atyre qe na mbajten ne roberi te maskuar me sllogane joshese ,te shashtrisur nga fitorja dhe shkelqimi i UÇK-se dhe luftes se saje ,ne mungese te argumenteve per rreximin e madheshtise dhe lavdise se kesaj ushtrie , te sulmojne ty ,mua, dhe secilin shqiptar qe parashtron realitetin,te verteten reale dhe te prekshme nga te gjithe, me fyerje dhe tiiketime fetare,ideologjike.personale madje mjafte te ulta e banale sepse keshhtu i kane programuar neper kuzhinat titiste te vllezerim bashkimit dhe UDB-se.
Ndryshuar për herë të fundit nga hasjani 51 : 02-10-2009 më 01:49
Ky problem është aq i thellë (pavarësitë dhe luftërat çlirimtare) sa krejt ky "debati" juaj është në nivelin e shikimit të notarit në fundin e detit. Infrastruktura e një lufte çlirimtare përgatitet prej momenti të rënjes në robëri. Merruni me punët tuaja edhepse çdo respekt brengës dhe dëshirës suaj. Tung.
O shqipe NATOja nuk eshte mekanizem i CIAs. Bile bile nese verehet nje agjent i CIAs diku ne ndonje shtet te evropes, ateher agjensia sekrete e vete atij shteti ka per te nderhy dhe per ti arrestuar.
Shembull ke para nje viti ne Itali, autoritetet italiane zbuluan se ne territorin italian gjenden disa agjent sekret te CIAs qe kishin per qellim, arrestimin e disa personave dhe Shteti italian nderhyri dhe i kapi keta agjent sepse ishin pa lejen e autoriteteve italiane. Ndersa tjeter eshte kur ka marrveshje per ndonje aksion sekret ndermjet agjencioneve sekrete .
Keshtu eshte edhe me NATOn. Nato eshte organizat multinacionale dhe nuk eshte puro Amerikane qe CIA te luaj si ne bashqen e babes ne kete organizat. Dhe asesi nuk mund te jene per njera-tjetren mekanizma per ti realizuar qellimet e njera-tjetres. Bile sipas disa konventave nderkombetare keto, nderhyrja e ketyre agjensive sekrete ne punet e njera-tjetres paraqet konflikt . Sepse brenda vete natos ka subjekte qe mendojn kunder politikes se Amerikes.
NATOja nderhyri per arsye qe e gjithe bota i dijn dhe jo me ndikimin dhe msitnin e CIAs. Serbi ne reqak u kap si Hajni me pele per dore dhe ateher e kuptoi bota se vertet serbi eshte pala e padrejte ne kete konflikt. NATO poashtu Nderhyri pasi qe ne Kosove kishte pastrim etnik klasik, ne rajon filloi katastrofa humanitare me refugjatë, Shoqatatat humanitare filluan te ankohen ne munges sherbimesh per refugjatet. Ndersa mbrenda ne Kosove u lajmruan akte gjenocidi te llojit Masakrash ne popullsi civile.
Tjetra qe i dha nje shtytje te madhe nderhyrjes se Natos, ishte edhe mos nenshkrimi i marrveshjes se Rambujes nga delegacioni Serb dhe qe mohoi qdo marveshje me bashkesin nderkombetare ne lidhje me pikat e marrveshjes qe ishin ne kete marrveshje.
D.m.th ka edhe arsye te tjera, mirpo keto ishin me kryesoret dhe jo ato arsyet tua te kafeneve qe i diskutoni ti me ata penzionera tjere.
Ndersa punen e LDKs dhe ndikimin e saj ne Luften e UCKs ishte vetem formimi i FARKut, qe me shume luftoi me UCKn se sa me shkaun.
Argument eshte pra ardhja e Richard Holbrok me bisedu me UCK ne.
Ardhja e R.Holbrooke ne Junik dhe qe u takua me Komandant Lumin, ishte vetem pika ku pothuajse u zhvillua dialogu i pare, ndermjet bashkesis nderkombetare dhe UCKs, dhe aty konfirmua vullneti i UCKs, d.m.th ishte vetem nje takim zyrtar, ku misioni i Holbrookit ishte pajtimi i paleve ne Konflikt.
Nje pyetje: Nga cili televizion e ke shikuar Luften e Kosoves ti?
Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 02-10-2009 më 05:43
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Une pe filloj pi fundit. Kam qene ne lufte personalisht, per dallim prej teje.
Por nuk jam person qe genjej veten te them se do ta kishim cliruar vet. e di shume mire qe skemi pasur mundesi. Kemi bere ate qe kemi mundur te bejme por front me mbajt, qytet me pushtu si prishtina e ferizaji e me mbajt skemi mujt as qe ja kemi fillu hiq.
Kujtoje ushtrine Cecene qe ka mbajtur Groznin per disa muaj dhe ka luftuar me ushtrine Ruse. Ne asi fronti skemi mbajt.
Se dyti te gjitha keto jane bere me nje skenar, dhe ai ka qene i CIA, komplet shkaterrimi i jugosllavise.
Se fundmi se kam njet me qa drrasa me ty, se spo ta le ne krye, kur thu qe NATO nuk eshte mekanizem i CIA sepse nuk eshte amerikane, po dihet publikisht qe Amerika nderhyri dhe mori me zor evropen se sa per evrope e pjesen tjeter te Nato kosova ish thirr kosovo tash.
Munde te vazhdosh me replika siq ja ke fillu me ja maru qefin vetit po se kam njet ma vazhdu me shume me diskutu me ty. Jam i bindur qe je ti qe e ke shiku UCK ne televizion. Prandaj e kujton ndryshe nga qe ishte ne te vertete.
E mbylla diskutimin me ty.
Per temen, besoj qe pederisa sot kosova eshte e pavarur dhe luftohet me mjete politike per arritjen e njohjes se gjere ndorkombetare te saj, pa diskutim i ka arritur objektivat e saj, ose me qarte ka arritur synimin se pse u kriju...
Lufta ne kosove eshte pak me komplekse se sa nje teori komploti se kush e krijoj dhe si e krijoj, e rendesishme per kush ka ken ne lufte e e din ishte qe ne qoftese ne fazat e para te luftes ishte nje ushtri guerrile e synimet ishin qe te delte ne pah dhe te njihej nga populli dhe te kishte perkrahjen e tij, po kjo ushtri arriti e ketu me mbeshtetjen e Ushtris Shqiptare (kujto betejen e Koshares) te organizonte operacione komplekse e me faza te ndara ne terren e objektiva siq ishte operacioni shigjeta.. UCK-ja arriti te evuloje me kohen dhe te regjeneroj vetveten pas operacioneve per asgjesimin e saj nga forcat Serbe.. e nje ushtri qe kalon etapat e evolimit te saj nga nje njesi guerrile e fshehte ne nje ushtri e oraganizuar e me synim objektiva me kopleks siq jan dhe marrja e mbajtja e territorit eshte ushtri e suksesshme..
Lavdi Deshmoreve qe dhane jeten.. Amin
Ne kemi lindur në këtë botë për ta kuptuat esencën e JETES dhe LIRINE tonë personale
Ja shife dhe lexoni sa e sukseshme ka qen.
**************
13 vjet burg për “Grupin e Llapit”
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një trup gjykues i përzier, i përbërë prej një gjykatësi kosovar dhe dy gjykatësve të EULEX-it në gjykimin për krime të luftës të lëndës së ashtuquajtur “Grupi i Llapit”, shqiptoi 6 vjet burg për Latif Gashin, 3 vjet burg për Nazif Mehmetin dhe 4 vjet burg për Rrustem Mustafën, të njohur me nofkën Komandant Remi. ...
Që të tre eprorë gjatë luftës çlirimtare në Zonën Operative të Llapit, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa u shpallën fajtorë për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur.
Akuzat në vazhdim:
Pika 5 - Prej muajit tetor të vitit 1998 deri nga fundi i muajit prill të vitit 1999, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në një ndërmarrje penale të përbashkët, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në themelimin dhe vazhdimin e trajtimit çnjerëzor të civilëve shqiptar të Kosovës që mbaheshin në paraburgim në qendrën e paraburgimit që gjendej në Llapashticë, duke i mbajtur civilët e paraburgosur në kushte jonjerëzore, duke mos u siguruar kushte të duhura higjienike, ushqim dhe ujë, si dhe trajtimin mjekësor. Trajtimi çnjerëzor i civilëve të paraburgosur ka shkaktuar vuajtje të mëdha dhe ishte shkelje e integritetit trupor dhe e shëndetit të personave të paraburgosur dhe ka përbërë zbatimin e masave të frikësimit dhe terrorit.
Pika – 8 Prej muajit tetor të vitit 1998 deri nga fundi i muajit prill i vitit 1999, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të një ndërmarrje penale të përbashkët, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptar të Kosovës që mbaheshin në paraburgim në Llapashticë, në një përpjekje që të detyrojnë të paraburgosurit të pranojnë veprimet e tradhtisë ndaj UÇK-së. [Prokurori ka kërkuar që kjo të tërhiqet]
Pika – 9 Prej muajit maj të viti 1999 deri nga mesi i muajit qershor 1999 Latif Gashi, Naim Kadriu (tani i ndjerë) dhe Rrustem Mustafa, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të një ndërmarrje penale të përbashkët, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptar të Kosovës që mbaheshin në paraburgim në Koliç, në një përpjekje që të detyrojnë të paraburgosurit të pranojnë veprimet e tradhtisë ndaj UÇK-së. [Prokurori ka kërkuar që kjo të tërhiqet]
Pika 14 - Prej 2 gushtit të vitit 1998 deri nga fundi i muajit shtator të vitit 1998 Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të një ndërmarrje penale të përbashkët, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e M.S, një pylltar serb, të cilin e mbanin në paraburgim në qendrat e paraburgimit në Barë, Bajgorë dhe vende tjera të afërta në kuadër të Zonës së Llapit, në një përpjekje që të detyrojnë të paraburgosurit të pranojnë veprimet e tradhtisë ndaj UÇK-së ose të sigurojnë informacion inteligjent.
Më 7 korrik 2009, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kishte filluar rigjykimi kundër Latif Gashit, Nazif Mehmetit dhe Rrustem Mustafës. Gjatë seancës së provave të këtij rigjykimi ishin mbajtur dymbëdhjetë seanca dëgjimore. Lënda ishte ndjekur nga një prokuror i EULEX-it.
Lënda ishte hetuar gjatë vitit 2001 deri në vitin 2002 dhe për herë të parë u paraqit në gjykatë në vitin 2003 kur edhe u morën aktgjykimet dhe u shqiptuan dënimet. Me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës qe kërkuar të bëhet rigjykimi dhe ridënimi. /Telegrafi/
Fisnik hoxhes
Prap po te keshilloj se je fut nje teme qe me se paku ti din per te,kete po e kuptoi nga shkrimet e tua,o pus ti sikur nuk paske jetu fare ne kosove,e me sa po shof ti akoma nuk qenke zgju nga gjumi.
Cili popull deri me sot u shlirua pa ndihmen e cias,asnjeri,prandaj prej fillimit e deri te fundi ne ishume vetem figura shahu ne lojen e shahut.
Ti gabon rend gjithashtu se pikrisht naton e udheheq cia,por ja qe je akoma student dhe nuk ke arrit akoma te mesosh ca gjera elementare,por duke qen se je brucosh akoma ke koh te mjaftushme per te reflekua.
Ketu fisnik hoxha nuk behet fjal per fen islame per te cilen ti vdes,kurse per komb ti nuk merr er msa pula ne telefon,prandaj kshilla ime eshte shko futu ne dhomen e komunitetit musliman dhe tregoni prralla njeri tjetrit e lerena rehat ne shqiptarve me telashet tona,qka merr vesh ti per uqk-en,nuk mundesh ti me dit pa qen pjesemarres i ngjerjes apo pa lexu asgje,ti mendon sikur ne fe duke i trgu njeri tjetrit nje prrall meson diqka,jo ketu gjerat jan pak me te komplikuara se sa prrallat tua fetare,ti ja kalon qdo talibani,dhe ke ardh ketu te na mbash ligjirata per uqk turp te kesh.
Krijoni Kontakt