Close
Faqja 11 prej 24 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 231
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2009
    Postime
    8
    Pershendetje gjithe atyre qe flasin SHQIP,gjuhen e nenes!Me pelqeu shkrimi" Enciklopedia e Marrezise"! Gjithe bota e qytetruar a shkruan se Shqipja eshte nje nga gjuhet me te vjetera apo me e vjetera ne Europe?? Shqipetaret populli me i ri ne Europe!!?? Dikush ka shkruar ose ka hamendesuar se rreth lumit te begate shume popuj te lashte apo edhe te rij ne Europe jane grumbulluar rreth tij por........nuk kane rene dakord nga te mbajnee iliret(shqipetaret e sotem)me helenet(kusherinjt e Ilireve)me Bullgaret qe pranojne se jane ne tokat e Trakeve(nje gjak me Iliret)apo me sllavet qe kane ardhe vone prej..... Ata jane bere me ata qe i u jane dashur ndoshta per qellime te mbrapshta! Pra ME KE DONI!!! Thone se gjuha e popujve nga lashtesia eshte trasheguar nga Shqipetaret e sotshem! Kaq per sonte!Faleminderit!

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin


    Nga Express më 18.09.2009 në ora 19:19
    Qytetarët shqiptarë në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë., në të cilën akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Reagon ashpër shoqëria civile.

    Në këtë enciklopedi të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si "arbanasë", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali).

    Në këtë enciklopedi shkruhet se "prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të XIX-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë".

    Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova

    Lëvizja Qytetare “ZGJOHU në reagimin e sajë vlerëson se, veprimet e vazhdueshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë krijojnë përshtypjen që detyra e vetme e këtij institucioni është që të funksionojë si laborator për përvetësimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisë, në veçanti asaj të popullit shqiptar, si dhe të shpërlajë trurin e popullit të vet.

    ZGJOHU! shpreh dyshimin se projektet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë përpilohen në Beograd dhe kanë qëllime djallëzore.

    ZGJOHU! konsideron se ky institucion me agjendë politike, që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, po nxit urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në vend. (B. Iseni/ RTK)


    Nuk e di pse duhet te merret nje artikull nga pro slavistja express dhe te komentohet ketu e shifni sa artikull i but`e qe esht si i antikizon slavo-bullgaret nuk ka guximin edhe ne keto momente kur duhej te quheshin te pakten slavo-maqedone ti emroij te tille .

    E dini pse sepse kjo eshte kazet ne dore te slaveve esht prone e ipkos dhe ipkon e kan bler slovenet per te cilet qdo rrespekt por slav jan ....

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Shperesoj Qe Shqiptaret U Binden Qe Maqedonija I Do Shqiptaret Te Vdekur Pra Shteti Maqedon Kercnon Edhe Me Luft Por Shqiptaret Nuk Jan Ne Gjendje Edhe Me Minimalen Ta Bejn Ta Organizojn Ne Protest Gjith Popullore Ne Tetov Apo Ne Shkup Nuk E Kuptoj Qpo Ndodh Me Shqiptaret E Maqedonis Qeveria Maqedone Ajo Nuk Dote Ndalet Me Kaq Ajo Mund Edhe Te Marr Akcione Reprezalje Policore Kurse Shqiptaret Bej Sehir O Vllezer Zgjoheuni Nga Gjimi Dhe Ka Ardh Momenti Qe Te Tregojm Qe Maqedonija Nuk Mund Te Jet Shtet I Perbashket Me Shqiptar Duhet Te Ndahemi Nga Sllavo Maqedonasit
    Pra Duhet Te Dahet Maqedonia

  4. #104
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Maqedonia para dhe pas enciklopedisë!

    Maqedonia para dhe pas enciklopedisë!

    Relacionet shqiptaro maqedonase edhe më të tensionuara

    Asnjëherë nuk kam menduar që papjekuria politiko intelektuale shqiptare do të zbres deri në atë shkallë, ku edhe një mashtrim aq i vogël, do t’ua mbyll sytë! Madje që ironia të jetë më e madhe do të ndjehen edhe “ngadhënjimtar”! Përderisa kryetari i të ashtuquajturës Akademi Maqedonase, paralajmëroi mundësinë për ndryshime eventuale të “pjesëve problematike me shqiptarët, amerikanët dhe britanezët”, një figurë politike, si dhe disa të ashtuquajtur shkencëtar shqiptarë, nuk nguruan këtë ta konsiderojnë “punë e mirë”, sa që nuk thanë se është një “fitore kolosale” e tyre! Kur maqedonasit na i zgjedhin kuadrot tanë!

    Brengosja ime për moskuptimin e asaj që thuhet Enciklopedi e një shteti, vjen nga deklaratat e disa të ashtuquajturve intelektualë shqiptarë, të cilët thuaja se me një admirim të veçantë e pranuan mashtrimin që “do të bëhen disa përmirësime, në pjesët kontestuese”. Tash e kam gjithnjë e më të qartë, pse maqedonasit me aq lehtësi na i zgjedhin politikanët shqiptarë, por edhe më keq na e përzgjedhin edhe të ashtuquajturën klasë intelektuale! Kirurgun herë na e bëjnë profesor të artit, herë na e bëjnë kulurolog, por asnjëherë kirurg. Barsoletë treguesin na e bëjnë kryepolicë, por asnjëherë humorist. Enciklopedia është mbi kushtetuese!

    Situata ndëretnike, megjithatë nuk krijohet vetëm në suaza të këtyre qarqeve, prandaj shqiptarët në Maqedoni, tashmë janë në një pozitë jashtë mase të ndërlikuar. Nëse liderët aktual shqiptarë, deputetët, ministrat dhe figurat e tjera politike, nuk e kuptojnë rëndësinë e publikimit të kësaj Enciklopedie, që de fakto është mbi kushtetuese, si dhe funksionin e Akademisë e cila është mbi politike, atëherë situata politike jo që do të ndërlikohet, por do të kallet. Ata, duhet ta dinë një gjë, që tashmë nuk ka lidhje, dhe nuk luan kurrfarë roli e rëndësie, që a do të tërhiqet, a do të përmirësohet, apo do të na kërkoj falje, dikush nga ata që e kanë hartuar këtë Enciklopedi antishqiptare.Shqiptarët presin kundërpërgjigje adekuate kësaj politike

    Njeriu i rëndomtë shqiptarë, nuk ka nevojë të dëgjoj fraza historike, apo paralajmërime se çka do të na bëjnë në të ardhmen liderët shqiptarë, ata duan që në mënyrë të denjë të mbrohen në këtë shtet. Njeriu i rëndomtë shqiptarë, me të drejtë, kërkon nga liderët shqiptarë, që ashtu si gjithmonë në historinë shqiptare, në raste kur është rrezikuar qenia kombëtare, siç na u paraqit ky mendim dhe qëndrim zyrtar maqedonas kundër shqiptarëve, ata të ulen dhe t’i japin një kundërsulm të merituar këtij akti antishqiptar. Nëse kjo nuk ndodh, nëpërkëmbja e pozitës juridiko kushtetuese të shqiptarëve do të vazhdoj edhe më keq se viteve 80-ta. Qëndrimin e përbashkët ia kanë borxh elektoratit shqiptar

    Uljen e liderëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët për t’ia dhënë kundërsulmin e merituar politik, kësaj politike antishqiptare, e kanë borxh ndaj elektoratit të tyre. Cili do shqiptarë, për cilëndo parti shqiptare të ketë votuar, ai ka votuar që të mbrohet dinjiteti, dhe të barazohet statusi i shqiptarit me atë të maqedonasit në kushtetutë, e jo të kundërtën siç po ndodh. Ata duhet ta bëjnë një gjë të këtillë, sepse as “pozita”, as “opozita” shqiptare nuk ka se çka të fitoj te ky elektorat aq i përvuajtur, por aq i ndërgjegjshëm dhe besnik ndaj njerëzve të vet. Nëse, teket e tyre e pamundësojnë arritjen e një qëndrimi të përbashkët politik, atëherë le të dalin që të gjithë para elektoratit të tyre dhe le të kërkojnë falje që janë marrë me politikë, por nuk kanë ditur të bëjnë politikë. Enciklopedia kurorëzim i politikës antishqiptare

    Politikanët tanë duhet ta kenë të qartë, se kjo enciklopedi është kurorëzimi i shtypjes së vazhdueshme shtetërore, që i bëhet popullit shqiptar. Të ashtuquajturit intelektualë dhe akademikë, që me aq ëndje i presin ndryshimet në këtë Enciklopedi, duhet ta kuptojnë, se nuk ia vlen më të bisedohet për asgjë rreth kësaj enciklopedie. Nuk ka nevojë të ndryshojnë asnjë germë, sepse kjo enciklopedi paraqet fytyrën e vërtetë të zyrtarëve shtetëror maqedonas. Enciklopedia i njofton maqedonasit për të arriturat antishqiptare

    Pra, kjo enciklopedi u thotë maqedonasve: Ja ne u hakmorëm ndaj shqiptarëve për fitoren e tyre të 2001-shit, dhjetëfish më shumë se fitorja e tyre. Inskenuam, apo lejuam të vriten me qindra shqiptarë pas 2001-shit dhe nuk ndriçuam asnjë rast. Stimuluam kriminalitetin ndër ata. Ua gjetëm armët, armët tona i kemi me leje, madje edhe kemi blerë të reja. Burgosëm sa mundëm, të fajshëm dhe të pafajshëm. U treguam se, as Amerika dhe Britania nuk na trembin. Ua ngulfatëm arsimin, duke u ofruar tekste të përkthyera, duke mos i lënë të hapin paralele, i përzhitëm duke protestuar rrugëve. Ua shkatërruam kulturën, ndërkaq tonën e ngritëm në piedestal. I ndajmë mjetet popullore 95 për qind për ne dhe vetëm 5 për qind për ta. Ua futëm sherrin politik, kulturor, ekonomik, social etj., i bëmë pikë e pesë. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më të përçarë se tash. Ne punësojmë nga 10 mijë maqedonas nëpër institucione shtetërore në vit, ndërkaq ata i punësojnë nga 1 mijë. Japim nga 500 banesa sociale, atyre u japim nga 5 në vit. Një kundërpërgjigje, Ju lutem!

    Këto janë mesazhet politike të kësaj Enciklopedie, që kërkon një kundërpërgjigje të fuqishme të subjektit politik shqiptar. Individualisht, sërish po e përsëris propozimin tim, që deputetët, ministrat dhe liderët shqiptarë, të kërkojnë protektoratin 10 vjeçar për Maqedoninë. Vërtet nuk ia vlen të mashtrohemi edhe më tutje nga faktori politik maqedonas, se “do të bisedojmë dhe do ta rregullojmë këtë punë, do t’i përmirësojmë gabimet”. Që 19 vite po rregullohen këto punë, por gjithmonë në dëm të shqiptarëve! Për besë, nuk ia vlen më! Periudhat kohore në Maqedoni mund të ndahen në shumë periudha, por unë intimisht atë e ndjej si Maqedonia para dhe pas enciklopedisë

    Azem DAUTI 25/09/2009

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anëtarësuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Arbën Xhaferri: Maqedonia si foleja e qyqes

    Alma Mile

    “Duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë probleme me identitetin, me kohezionin e brendshëm të shoqërisë, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë dëm nga e vërteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonë vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhe për kë ajo është e hidhur”. Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferri. Një nga njerëzit që ka luftuar më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Xhaferri, e quan botimin e Enciklopedisë Maqedonase, si përpjekje për të ndërtuar diçka që nuk ka ekzistuar kurrë. Ai e krahason këtë politikë me qyqen, e cila kurrë nuk ngre folenë e vet, por shfrytëzon foletë e të tjerëve.
    Z. Xhaferri, cili do të ishte komenti juaj në lidhje me Enciklopedinë e botuar këto ditë nga Akademia e Shkencave maqedonase, ku qartazi shtrembërohet historia e shqiptarëve?
    Ata që e dinë domethënien e togfjalëshit “foleja e qyqes”, jo vetëm gjuhësisht, por edhe figurativisht do ta kuptojnë aluzionin për natyrën e provokimeve, që tashmë në vazhdimësi vijnë nga institucionet maqedonase lidhur me historinë e popullit shqiptar. Siç dihet qyqja nuk di të thurë fole për zogjtë e saj, prandaj vezët i vendos në foletë e shpezëve të tjerë. Kështu veprojnë edhe parazitët. Do të doja të shkruaja një tekst pozitiv për këtë popull dhe shtet të brishtë, por intensiteti i provokimeve që vijnë varg e vister, pa dilema dhe skrupula morale, sërish më kthejnë në dimensionin e konfliktualitetit. Këto tekste, të shkruara nga elita intelektuale maqedonase, pa marrë parasysh qëllimin, intencën politike si dhe mediumin ku botohet, në revista, u thënçim shkencore, apo në kolumna gazetareske, kanë një emërues të përbashkët: relativizimin e gjithçkasë që u mungon atyre, etnogjenezës, historisë, gjuhës, personazheve historike, vazhdimësisë etno-kulturore të popujve të tjerë.
    Projekti “Maqedoni dhe maqedonas”, që ndërtohet me fragmente të historisë së popujve të tjerë vetvetiu prodhon fërkime të vazhdueshme, ngaqë mëton ta realizojë të pamundshmen, të përurojë ekzistimin e diçkaje që s’ka ekzistuar më parë, të paktën jo në trajtën që imponohet. Ky projekt nuk buron vetëm nga kokat e rrjedhura të disa anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë, por është një botëkuptim tashmë dogmatik, pa të cilin humbet rrëfimi megaloman, pretencioz, herë-herë i padurueshëm për një popull shumë “të lashtë”, që falë gjenialitetit të tij, paska mbijetuar në rrethana jashtëzakonisht të rrezikshme dhe ka arritur të lërë dorëshkrimin, fijen e artë që dëshmuaka vazhdimësinë e qenies së tyre që nga kohët më të lashta. Nëse tolerohet kjo marrëzi, ky pretendim posesiv, përvetësues, maqedonasit do të pajisen me një licencë historike, me një tapi me të cilën do të përvetësojnë një pjesë të madhe të zulmit të popujve të Ballkanit. Që tani këta mitomanë kanë hedhur grepin Skënderbeut, Nënës Terezë, Pjetër Bogdanit, por jo vetëm kaq. Krahas përvetësimit të artefakteve të popujve të tjerë, këta pseudo-projektues të vlerave inekzistente i lejojnë vetes që ta karikaturojnë historinë dhe personalitetet historike të shqiptarëve, për ta glorifikuar veten në gërmadhat e sajuara në mendjet e tyre, të etura për famë dhe relevancë gjithëkohore.
    Kjo arrogancë e tyre buron nga qëndrimi ynë tolerant ndaj provokacioneve të vazhdueshme, tashmë të institucionalizuar.
    Reagimi ynë duhet të jetë adekuat: nëse ata nuk turpërohen nga shtrembërimi i fakteve, atëherë pse u dashka që ne t’i fshehim të vërtetat për ta?!
    Pse pikërisht tani po botohet kjo enciklopedi?
    Për shkak se nacionalizmi maqedonas është shndërruar në “default” të sistemit, për shkak se shfaqet lirisht, për shkak se shkrime të këtij niveli janë botuar vazhdimisht, për shkak se në kohën e Jugosllavisë nacionalizmi maqedonas ishte i stimuluar, për shkak se maqedonasit tashmë nuk arrijnë të dallojnë nacionalizmin prej patriotizmit dhe veçmas për shkak të nevojës që vëmendja e qytetarëve duhet të bartet nga fusha e problemeve me Greqinë, Bullgarinë, NATO-n, BE-në në atë të acarimit të marrëdhënieve ndër-etnike.
    Termini i papërshtatshëm për botim të kësaj enciklopedie të varfër, gjuha e egër, shtrembërimet e paturpshme të fakteve historike flasin për paaftësinë e maqedonasve për dallim të gënjeshtrës, të iluzionit nga e vërteta dhe realiteti. Prezenca e faktorit shqiptar në këto shoqëri, tashmë të nacifikuara ndikon që të shfaqen, të zbulohen nacionalizmat që kamuflohen me një retorikë të dalë boje.
    Me sa kemi mësuar në përgatitjen e kësaj enciklopedie kanë marrë pjesë edhe disa shqiptare, si do ta vlerësonit ju këtë fakt?
    Mendoj se problemi është pak më kompleks sesa duket. Prezenca formale, pa ndikim e shqiptarëve, jo vetëm në këtë institucion, flet për një krizë shumë më të thellë në ndërtimin e shtetit multietnik. Pas botimit të kësaj enciklopedie dhe pas nxjerrjes së një vargu të ligjeve segreguese (për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe, për stimulimin financiar të ngritjes së natalitetit te maqedonasit, ligjit për risocializim dhe dëmshpërblim të ish- pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë, mosrespektimi i ligjit për amnisti etj), shtrohet pyetja dhe dilema për arsyeshmërinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në institucionet e ndryshme të sistemit ku ata, siç shihet, s’kanë peshë dhe funksion për t’i parandaluar këto padrejtësi. Politika e shqiptarëve të Maqedonisë vetvetiu do të detyrohet ta ndryshojë mënyrën e veprimit, qëllimet, prioritetet dhe të fillojë të demonstrojë kapacitetin real politik dhe demokratik. Tash është momenti për verifikim të arritjeve në të gjitha fushat, duke krahasuar me marrëveshjet paraprake dhe me arritjet e popujve të tjerë. Kjo enciklopedi dëshmon se institucionet e sistemit janë bërë bastione të nacionalizmit maqedonas dhe se të gjitha shpresat e faktorit ndërkombëtar se pjesëmarrja e shqiptarëve në këto institucione të nacifikuara do të mjaftojë që kontesti ndëretnik në Maqedoni të zgjidhet në mënyrë qytetëruese ishin iluzion i radhës. Nacionalizmi anakronik maqedonas nuk arriti, në asnjë mënyrë, ta zgjidhë problemin real me shqiptarët, as me mjete demokratike, as me represion. Kjo dëshmon se politika e ndjekur vjen ndesh me realitetet, prandaj duhet të ndërrohet politika dhe jo realitetet.
    Cila do të ishte përgjigjja më e mirë që shqiptarët, qofshin në Maqedoni, apo në Shqipëri mund t’i jepnin akademikëve maqedonas?
    Duke pasur parasysh se politika shqiptare nuk shkakton krizë, se kërkesat janë të arsyeshme dhe të realizueshme, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë probleme me identitetin, me kohezionin e brendshëm të shoqërisë, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë dëm nga e vërteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonë vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhe për kë ajo është hidhur.
    Hëpërhë në Ballkan ekzistojnë disa rrëfime historike që kontestojnë njëra-tjetrën, por në dallim nga të tjerët vetëm rrëfimi maqedonas ndërtohet mbi gabime metodologjike dhe materiale. Historianët maqedonas nuk bëjnë dallim ndërmjet botëkuptimeve të sotme me ato të lashta, prandaj, dëshirat dhe interesat e sotme i projektojnë në të kaluarën. Po ashtu historianët maqedonas nuk bëjnë dallim në mes të historisë së një territori dhe historisë së një kombi. Ata e përvetësojnë origjinën e Nënë Terezës, duke e trajtuar si maqedonase ngaqë ajo paska lindur në Shkup, duke harruar një fakt esencial historik: kur ka lindur ajo, nuk ka ekzistuar ndonjë shtet a provincë administrative me emrin Maqedoni. Nocioni enciklopedi me automatizëm krijon asociacion me dijen. Kjo e Maqedonisë jo vetëm që nuk ngërthen dije në vete, por një urrejtje tinëzare që kushedi ku e ka burimin.

    ********************************
    Maqedonia eshte foleja e njerezve te medhenje.. qysh nga Aleksandri i Madhe e deri tek Nene Tereza...

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ne shqiptaret e kemi ne dor fatin e maqedonis,dhe per ironi kjo maqedoni luan me fatin e saj.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Bravo arber xhferiti

    Du te shtoij vetem edhe kete qka jo se arberi nuk`e din por pozicioni qe ka nuk ja lejon qe ta shpreh edhe publikisht

    Slavo-maqedonija esht po ashtu edhe fole e mbeturinale te akomoliduara SLAVE ne kete berbindesh te quajtur slavo-maqedoni

  8. #108
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    injorimi eshte pergjigjia me e mire ketyre provokimeve .....
    Injorimi, ne kete rast nuk do te ishte pergjigja me e mire, se ky ''injorim'' mbetet ne nje nga botimet me te rendesishme te nje shteti, ne histori, ne shkolla, ne brezat e tjere... Ne kete menyre na fshihet historia. Greket sepse iu cenohet historia e tyre per nje emer vendi, nuk po e njohin Maqedonine, pavarsisht nga presioni nderkombetar. Perkundrazi, edhe pse ''e terhoqen'', duhet kundershtuar dhe shprehur ne te gjitha menyrat e mundshme, qe trillime te tilla te mos ndodhin.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    'Makedonska Enciklopedinë' ua pshursha këtyre shkijeve hë!!!



    Makedonski picki, smertttttttt
    #VamosArgentina

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up Pandeli Majko: Mbi Enciklopendine e Maqedonise




    Me pelqeu jashte mase reagimi i z. Majko.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 11 prej 24 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •