Fjalimi më iriton!
Shqiptarët kanë llafe e mbajnë fjalime pa mbështetje edhe kjo është irituese për mua. Edhe gomari i Babastasit e dinë se shqiptarët e Kosovës të quajtur muhaxhir, me gjuhën t’onë kosovarçe i quajm muhaxher. Shembull: delegati i Kuvendit të Kosovës Ymer Muhaxheri etj. Kush janë muhaxherët? Ata janë shqiptar të dëbuar nga viset e Shqipërisë veriore siç janë Nishi, Bardhova, e vendet tjera që sot janë të okupuar nga Serbia e qe ata kanë synuar dhe synojnë sot e asaj dite jo ta rrudhin Kosovën, por të okupojnë deri në Shkodër trojet shqiptare. Serbi nuk flenë, serbi natën ëndërron okupimin, ditën punon për okupim. Shqiptarët nga llafet e tyre të shterrpta dhe mbushëja e stomakut me bukë, kanë harruar dhunën shekullore që e kanë pasur dhe e kanë nga serbi – maqedoni etj, kanë harruar fare të lexonin libra, kanë harruar se për të mbrojtë vendin e vet duhet dhjetëfishuar punën në raport me okupatorin. Me llafe e akademi nuk mbrohet as që ndërtohet vendi. Vendi ndërtohet dhe mbrohet me punë përmanente dhe shumë të disciplinuar, duke futë veprat e shkenctarëve dhe akademikëve, jo vetëm shqiptar por edhe të atyre botëror në vepër, të finalizonin ato dhe të korrin rezultatet e tyre e jo vetëm më sharje, fyerje e shantazhe të ndryshme duke nisur nga koka e shtetit siç është parlamenti e deri të fëmijët e rrugës të te cilët fjala e parë e tyre është: “hej ku je ti ta q... nënën!” Në vend se më thënë Mirëmengjesi...! Ja një shembull se si ndërtohet dhe mbrohet vendi:
Në vitët e tetëdhjeta, kosovari ngarkonte mahunën me traktor dhe të gjitha paimet (mjetët) për të punuar tokën në Serbi dhe vojvodinë. Punonin me dhjetra deri në qindra ha. Në vjeshtë, në Kosovë sjellnin të mira materiale në vlerë të një, dy e më shumë ha tokë të Serbisë, apo Vojvodinës. Kur serbi vërejti se, kosovari me mallin qe e siguronte në trevat e tyre do i blejë tokat e tyre që i kanë okupuar, atëherë filloi dhuna në Kosovë deri në eskalimin e luftës. Lufta është produkt i serbit me moton “sulmo për tu mbrojtur shteti i tyre!”
Kosova ka rënë në duart e serbit pikrisht për dy faktor: nën një sepse kemi qenë mikëpritës dhe fare nuk e kem njohur serbin dhe synimet e tija, dhe nën dy shtimi (nataliteti) i madh i serbit është shfrytëzuar ta okupoi Kosovën duke dëbuar kosovar nga Nishi dhe rrethi i ti. Duhet treguar gjeneratave të reja se në kohën ekspanzive të natalitetit serb, nga serbët është kënduar kënga: devet jugiviqa i stari jug Bogdane!” përkthim: “nëntë jugoviq dhe i vjetri jug Bogdani!” Kjo do të thotë se Jug Bogdani ka psur nëntë djem, atëherë është luftuar në Kosovë.
Serbi ka imagjinatën, forcën dhe teknikën luftarake. Shqiptari ka vetëm zemër. Kjo vërtetohet nga fjalët e komshijëve t’onë kur thonin: “hallall u çoftë, kur me një forcë aq të madhe siç është serbi patet guximin të hapni frontin me te!” Besoni se edhe fçinjët edhe bota e dinë se sikur të ishte shqiptari punëtor, i ditur i disciplinuar si slloveni dhe me natalitet të mëparshëm kosovar, telashe do i kishte dalë jo serbit por edhe Evropës. Sipas menidimit tim kjo është e vërtetë. E vërtetë është se janë duke hapur shkolla që është barazi me një stallë kuajsh bastard, ndërsa ai qe e mbanë një stallë dhe kultivon një at të mirë, vëlen sa një stallë kuajsh të shfrenuar që bëjnë dëme nëpër fush dhe bezdisin popullatën e vendit ku ata bëjnë dëm.
Hasan Salihaj
Krijoni Kontakt