Ka mundesi qe te fshihen keto komentet qe nuk kane te bejne me temen, ne menyre qe mos te behet dhe kjo teme per ne koshe te plehrave.
Flm paraprakisht!
ne nje "demokraci" te re sic eshte shqiperia nuk ekzistojn asnje ligj. deklarimet e tyre ne fund te vitit per TVSH jane te mbushura me situata korrupsioni etj etj
infinity regjimi taksor TVSH me duket se nuk jane tipike kalendarike ne shqiperi por shteti funksionon me por me UDGEZIME, udhezoni: sipas pika 5 e nenit nr.12... bla bla
nje lemsh dhe ti kerkon SOX ne shqiperi. kur te clirohet shqiperia e besoj se mund te ndodh.
Mesa pashe nje postim e kishte sqaruar se organi me i larte i kontrollit ekonomiko-financiar ne Shqiperi eshte Kontrolli i Larte i Shtetit. Ky organ kontrollon ato institucione (sic e thoni ju agjenci qeveritare), qe financohen nga buxheti i shtetit, per menyren se si i shpenzojne parate e tyre. Gjithashtu kontrollon edhe ndermarrje ose organizata shteterore ku shteti ka mbi 50 % te aksioneve.
Pervec kesaj Kontrolli i Larte i Shtetit (KLSH), kontrollon edhe vjeljen e te ardhurave nga Tatimet dhe Doganat.
Pervec KLSH-se, cdo institucion (agjenci qeveritare), ka auditin e saj dhe mbulon me audit subjektet ne vartesi te institucionit.
Auditi ka edhe Prefekturat e Qarkut, (gjithsej 13) qe mbulojne kontrolle te subjekteve te ndryshme , sic jane komunat dhe bashkite.
Auditi eshte edhe ne vete komunat dhe bashkite, por me i reduktuar.
Shkurtimisht kaq.
Per sektorin privat, ky mund te ndertoje vete struktura te auditit.
Shteti nepermjet organeve fiskale (tatime, dogana), kontrollon vetem per pergatitjen e llogarive te te ardhurave dhe shpenzimeve prej ku lindin detyrimet per TVSH, dhe tatim fitimi..
Duaje te afermin tend si veten
E ke fjalen per Internal Control me kete qe kam bere ne bold dhe te kuqe?! Nqs po flisni per Internal Control te nje kompanie apo agjencie qeveritare ne kete rast, ajo eshte mese normale.
ilia sipas ketyre qe ju po shkruani i bie qe te gjitha institucionet apo agjensite qeveritare jane nen nje umbrelle te qeverise, gje qe i jep ketyre "auditoreve" apo KLSH me teper mundesi per t'u perlyer ne korrupsion. Ne Amerike psh, nqs nje agjenci qeveritare per arsye te ndryshme mendon se i nevojitet nje auditim, ata kane te drejte te therrasin nje CPA Firm, jo-qeveritare, qe ta bej ate auditim per ta dhe t'u japi zbulimet qe u ben nga ai auditim dhe konkluzionin te cilin kjo CPA Firm nxori.
Cili eshte roli i KLSH-se ne auditing ne Shqiperi pervec kryerjes se nje auditimi? A kane te drejte ata te nxjerrin procedura, apo regulations ne kete fushe?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INFINITY© : 09-09-2009 mė 01:39
Korrupsioni, INFINITY, (z., znj.) eshte pjese e pandare e historise njerezore dhe e sistemit demokratik ku bejme pjese. Ne Evrope keto institucione funksionojne pothuajse njelloj si ne Shqiperi (Supreme Audit), pra jane ne varesi te parlamenteve.
Nuk e di ne USA, ju po me thoni se funksionon teresisht ndryshe. Une di se edhe USA e ka kete kontroll si ne Evrope.. Megjithate kontrollet qe ju pershkruani nuk e zevendesojne rolin e Supreme Audit..., pra mund te funksionojne te dyja.
Rori i KLSH-se eshte qe pas kryerjes se auditim, t'i rekomandoje agjencive qeveritare masat organizative, zhdemtimet e shumave te parave kur jane konstatuar te tilla dhe ndryshimin e ligjeve ose akteve nenligjore, masa administrative per punonjesit pergjegjes qe kane bere shkelje, ose procedime penale ne Prokurori kur ka raste te tilla.
Pra KLSH ka vetem te drejta rekomandimi..
Varet nga agjencite i marrin parasysh apo jo keto rekomandime.
Duaje te afermin tend si veten
Z.Spiro, ju kerkoj falje nqs jemi keqkuptuar sepse ndoshta edhe une nuk jam shprehur mire. Une nuk po them qe ne USA, procesi i auditimit funksionon krejt ndryshe, sepse auditimi te them te drejten thuajse behet njelloj kudo, dhe ketu po flas ne baze te Generally Accepting Auditing Principles (nuk e di se si quhet ne Shqiperi).
Une e kisha fjalen ne rang shteteror. Ne rang shteteror edhe Amerika ka government auditors, te cilet zakonisht merren me auditime ne rang federal, ose kur FBI po perpiqet te gjej te gjitha provat ne menyre qe te akuzoj dike per FRAUD psh. Kur ne rang federal kemi te bejme me mashtrim, atehere futen auditoret qeveritar se bashku me prokurorine. Kuptohet qe i akuzuari, mund te therrase nje CPA Firm ta auditoje ne menyre qe ai t'i tregoj qeverise se eshte i pafajshem. Se sa e mundur do jete ajo CPA Firm qe ta shpetoj ate nga nje federal charge of fraud eshte tjeter gje qe varet nga shume faktor.
Por, ne rang lokal, psh. nqs kemi te bejme me nje school district ne nje suburb ketu ne Amerike dhe drejtuesit e ketij distrikti mendojne se dicka nuk po shkon dhe duan te behet nje auditim, atehere ata mund te therrasin nje CPA Firm jo-qeveritare qe ta bej kete auditim dhe te japi opinionin.
Pra, pyetja ime per qeverine shqiptare, eshte se nqs ka auditor qeveritar, deri ku shkojne ata per auditim? A mbulojne ata vetem institucione te caktuar dhe agjenci qeveritare, apo shkojne me poshte se aq?
Nqs KLSH ka vetem te drejta rekomandimi, atehere kush ka te drejta inforcimi? Qeveria? Parlamenti? Prokuroria?Roli i KLSH-se eshte qe pas kryerjes se auditim, t'i rekomandoje agjencive qeveritare masat organizative, zhdemtimet e shumave te parave kur jane konstatuar te tilla dhe ndryshimin e ligjeve ose akteve nenligjore, masa administrative per punonjesit pergjegjes qe kane bere shkelje, ose procedime penale ne Prokurori kur ka raste te tilla.
Pra KLSH ka vetem te drejta rekomandimi..
Varet nga agjencite i marrin parasysh apo jo keto rekomandime.
Po ashtu, a ka nje institucion apo organizate qeveritare qe kontrollon CPA Firm private ne Shqiperi nese ato i bejne keto auditime ne baze te ligjit dhe principeve dhe regulations te caktuara?
Ka keqkuptime sepse ndryshojne organizimi dhe termat e ndryshme? Te gjitha institucionet qeveritare kontrollohen pa perjashtim, nga KLSH ose nga auditet e Kryeiministrise ose ministrive. Ky kontroll eshte i rregullt, pra nuk mbetet periudhe e pakontrolluar dhe asnje agjenci shteterore e pa kontrolluar.
Per CPA e kam veshtire te them sepse si term eshte i ri , po e marr vesh se c'jane. Nuk di te kete te tilla organe kontrolli private deri me sot ne Shqiperi.
Lidhur me ato qe ti quan "te drejta inforcimi", keto jane ne kompetence te agjencive shteterore ti zbatojne apo jo. Mesa di une pjesa me e madhe e rekomandimeve te KLSH dhe auditeve te brendshem, zbatohen.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 10-09-2009 mė 03:04
Duaje te afermin tend si veten
Krijoni Kontakt