Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 207 prej 207
  1. #201
    Sabah,me duket se ti nuk ia ke idene e vlleheve/ēobaneve!
    Ku e sheh rrezikun e tyre ti?Ne lulezimin e Voskopojes?E di ti qe Voskopoja ishte vendi i vlleheve dhe qe u shkolluan shume shqiptare?ishte Voskopoja e para qe futi ne Shqiperi shtypshkronjen,biles e para ne Ballkan?Cilat propaganda ta kane mbush menjen per "rrezikun" vlleh!
    Apo mos ndoshta vllehet i ngaterron me ndonje etni tjeter!
    Historikisht me vllehet e kemi kalu shume mire,derisa na perēau politika greke!
    Lexo,miku im,me teper se do dijsh me teper!


    Baleta,agent i Iranit!
    Dhe kjo,sipas teje nuk ka asgje te keqe?Irani ne krye te listes se zeze te aleateve tane Amerikane!

    Persa i perket "nderrimit te fese per mos asimilim" kemi fol derisa na ka dal goja mbrapa!
    Per "shqiptaret me te pasurit ne Ballkan",,,me ke ba me qesh!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI Lexo Postimin
    Sabah,me duket se ti nuk ia ke idene e vlleheve/ēobaneve!
    Ku e sheh rrezikun e tyre ti?Ne lulezimin e Voskopojes?E di ti qe Voskopoja ishte vendi i vlleheve dhe qe u shkolluan shume shqiptare?ishte Voskopoja e para qe futi ne Shqiperi shtypshkronjen,biles e para ne Ballkan?Cilat propaganda ta kane mbush menjen per "rrezikun" vlleh!
    Apo mos ndoshta vllehet i ngaterron me ndonje etni tjeter!
    Historikisht me vllehet e kemi kalu shume mire,derisa na perēau politika greke!
    Lexo,miku im,me teper se do dijsh me teper!


    Baleta,agent i Iranit!
    Dhe kjo,sipas teje nuk ka asgje te keqe?Irani ne krye te listes se zeze te aleateve tane Amerikane!

    Persa i perket "nderrimit te fese per mos asimilim" kemi fol derisa na ka dal goja mbrapa!
    Per "shqiptaret me te pasurit ne Ballkan",,,me ke ba me qesh!
    Voskopoja sa per dijeni,ka pasur ne shumice vllehe por kjo nuk dote thote se ishte djep i kultures vllehe.Oroshi ! ne se ti mund ti njohesh vllehet nepermjet internetit une i njoh nepermjet jetes reale.Biles kam midis tyre edhe shoke.Por kjo nuk do te thote se ata qe une i kam shoke,ketej i blej e ne ane tjeter i shes.Jo.Midis ketij komuniteti ka pasur edhe ka njerez te mire bile qe kontribuojne ne prosperitetin e kombit shqiptar.Une e kam fjalen per persona me trashegimi kriminale ndaj popullit shqiptar.A ke degjuar per Themistokli Pollon babane e historianit Stefanaq Pollo dhe gjyshin e zvendeskryeministrit shqiptarGenci Pollos,pretendues me kohe i fronit te kryetarit te PD.A e di kush e katapultoi dhe e mbeshtet Genc pollon ne karieren e tij.Fqinji jugor armiku une tradicional,shteti grek qe mban ende ne fuqi ligjn e luftes me shqiperine.Ai beri ceshte e mundur per pajtimin e Berishes me pollon pas perballjes per postin e kryetarit te PD.Ne saj te pollos jane bere shume ndryshime ne librin e historise kohet e fundit kur ai ishte minister i arsimit.Pollo eshte nje dore e forte greke ne qeveri dhe ne PD.Sa per te lexuar te sygjeroj edhe ty te lexosh librin e ideologut rilindas Sami Frasheri i cili nuk ishte i indoktrinuar ne kohen kur shkruajti:shqiperia cka qene,ceshte dhe cdo te benet.Ne te analizohen shume bukur vllehet dhe prirja e tyre per te komanduar shqiperine.tani ne kete kohe vlen te theksojme prirja e tyre per te punuar ne favor te greqise.Ky eshte meraku i atdhetareve shqiptare per te ndaluar revanin qe kane marre vllehet me prirje progreke.Sa per Baleten te garantoj une qe eshte filo amerikan i kulluar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sabah08 : 04-09-2009 mė 18:59
    Me shume dua shqiperine.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Disa fakte historike per"patriotizmin "e familjes Pollo servirur nga atdhetari shkodran Bujar Shehu:

    ME MIRE VONE SE ASNJEHERE



    Ishte fillimi i vitit 1992. Zotėri Abdi Baleta i sugjeronte Berishės jo
    vetėm gojarisht pėr praninė e Genc Pollos nė presidencė "Hiqni mikrofonat
    grekė nga zyra". Cunakėt e sistemit politik tė sapoinstaluar sė bashku e tė
    ndihmuar nga misionarė tė politikės antishqiptare nuk e pritėn me
    seriozitetin e duhur kėtė konstatim. Zotėri Abdi Baleta tepėr i kualifikuar
    nė logjikėn e politikės sė jashtme me dispozicionin e tij atdhetar dhe
    nacionalist nė ato vite tė vėshtira pėr Shqipėrinė bėri gjithēka qė ishte e
    mundur pėr tė prezantuar mė nga afėr strategjinė e politikės historikisht
    antishqiptare tė grekėve. Por "ēunakėt" e vjetėr tė politikave tė reja nuk
    dispononin aftėsi tė nevojshme pėr ta kuptuar drejt kėtė nacionalist tė
    cilin koha sot pas dhjetė vitesh e ka vendosur natyrshėm nė ballė tė
    nacionalizmit bashkėkohor. Mediokriteti politik i kėtyre "ēunakėve"
    (vlerėsim ky tepėr i favorshėm pėr llojin e tyre) u mbėshtet fort edhe nga
    shumė shqiptarė, tradhėtarė tė interesave tė kombit tė tyre. Komunizmi qė nė
    Shqipėri humbi vetėm terren, megjithatė vepronte me pėrpikmėri duke u
    mbėshtetur nė kėto dy lloj grupimesh. E ēfarė rėndėsie tė veēantė kanė
    interesat kombėtare nė mendėsitė e komunizmit, kur kėto interesa frenojnė
    dėshirat e tij pėr njė pushtet tė pėrjetshėm ?

    Gazeta "Tema" nė numrin e saj tė fundit 4 qershor 2000, nė faqen e parė me
    gėrma kapitale mbi njė portret ushtaraku nė kėmbė qė e zbukuron njė pushkė e
    gjatė e mbajtur nė dorė identifikon ushtarakun grek tė fillimshekullit me
    kėto fjalė "GJYSHI i GENC POLLOS KAPITEN GREK". Nė faqen 12 dhe 13 tė po
    kėsaj gazete jepen faksimile nga arkiva e shtetit pėr aktivitetin e kėtij
    oficeri grek me emrin Themistokli Pollo i mbiquajtur me nofkėn Take Pollo.
    Pėrpara se tė vazhdojmė mė tej, ėshtė e nevojshme tė citojmė dy-tri pasazhe
    pėr tė kuptuar mė mirė veprimtarinė e kėtij krimineli grek qė ka masakruar
    popullsinė e pafajshme tė Shqipėrisė sė Jugut e qė njėkohėsisht ėshtė edhe
    babai i Stefanaq Pollos. Kėtė tė fundit Enver Hoxha e bėri akademik pėr tė
    shkatėrruar historinė e Shqipėrisė dhe qė nė relacion familjar rezulton
    babai i "demokratit" tė orėve tė para, "reformatorit" tė orėve tė fundit,
    Genc Pollo. Citojmė nga gazeta: "Take Pollo ėshtė njėri prej tri komandatėve
    tė andartėve grekė qė masakruan shqiptarėt nė Jug tė Shqipėrisė...Dėshmi mbi
    kėtė veprimtari dhe pėrplasjen e kapiten Pollos me ēetat patriotike tė
    Butkės (Safet Butkės shėnimi ynė) janė ende tė freskėta edhe nė zonat e
    jugut. Shtėpia e Pollos u dogj nė fshatin e tij tė lindjes nė Pėrmet,
    pikėrisht nga ēeta e Butkės nė shenjė hakmarrjeje ndaj udhėheqėsit tė ēetės
    andarte greke... Biografia e zezė e Take Pollos filloi tė pėrbėnte njė
    problem mė vete pėr tė birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes sė
    komunizmit nė Shqipėri. Kristo Frashėri (nipi i Take Pollos) dhe Stefanaq
    Pollo janė pėrdorur nga E. Hoxha si denigrues tė historisė kombėtare...Take
    Pollo, andarti qė ka rrafshuar 27 fshatra dhe qė akuzohet pėr vrasjen e sė
    paku 440 shqiptarėve nė zonėn e Lunxhėrisė, Hormovės, Leskovik dhe
    Carshovė... Tentativa pėr mbulimin e veprimtarisė sė Take Pollos janė bėrė
    edhe nga nipi i tij Genc Pollo. Duke shfrytėzuar emrin e gazetės "55" si njė
    gazetė nacionaliste dhe sidomos duke pėrdorur miqėsinė me drejtorin e
    gazetės, arriti tė botojė nė atė gazetė njė shkrim tė montuar keq pėr
    veprimtarinė e Take Pollos".

    Pas kėtyre pasazheve tė marra nga shkrimi i gazetės "Tema" pėr kriminelin
    grek Themistokli (Take) Pollo, shpirti i shqiptarit tė ndershėm mbushet me
    urrejtje pėr kėto veprime kriminale tė grekėve dhe shėrbėtorėve tė tyre nė
    veēanti pėr kriminelin Themistokli Pollo pėr tė birin e tij tė futur nė
    barkun e kalit tė drunjtė tė Trojės nė Shqipėri, babain e Genc Pollos,
    Stefanaqin si dhe pėr "reformatorin" dhe pėr "reformėn" e dinastisė Pollo.

    Pollo i tretė, Genci, nuk e ka fort inatin me Berishėn, ai mund tė
    bashkėpunonte me zotin Berisha pėr njė kohė edhe mė tė gjatė pėr sa kohė
    Berisha do ta bėnte njė politikė pasive, indiferente ndaj politikės sė
    ēmendur antishqiptare tė grekėve.

    Fatkeqėsia e madhe qė iu imponua shqiptarėve me forcėn e armėve tė rebelimit
    komunist tė mbushura kėto me barutin grgek, zgjoi tek z. Berisha nė mėnyrė
    tė fuqishme aktivitetin e genit shqiptar dhe metamorfoza e tij pas rebelimit
    greko-komunist pėsoi njė rritje tė jashtėzakonshme me kahje tė
    padiskutueshme kombėtare. Kur aktivizohet geni kombėtare pėr tė qenė normal
    me unitetin e tė kundėrtave, aktivizohet me tė njėjtin intensitet edhe geni
    antikombėtar qė rastin e parė me tė drejtė e pėrfaqėson Berisha dhe rasti i
    dytė, denjėsisht i takon pėrfaqėsuesit tė sotėm tė dinastisė Pollo, Gencit.

    Jo rastėsisht Pollo i tretė u ndihmua fuqishėm nga lobi greko-komunist nė
    Shqipėri pėr tė realizuar rebelimin antiBerishė dhe qė u ndihmua dhe u
    mbėshtet nga i njėjti lob nė Amerikė e gjetkė, tė pėrfaqėsuar nga Ekrem
    Bardha, Niko Kirka, Pėllumb Kulla.

    Cudia mė e madhe nuk qėndron fort tek lobi grek pėr tė mbrojtur
    pėrfaqėsuesin e fundit tė dinastisė antishqiptare tė pollove, sepse nė kėta
    tė fundit ėshtė nė logjikėn e strategjisė antishqiptare tė kėtyre lobeve.
    Por ēudia, habia, zhgėnjimi i shqiptarėve lidhet mė shumė me avokaturėn
    intensive qė elementė nė Kėshillin e Evropės apo europarlamentarja Doris Pak
    i bėn lėvizjeve absurde nė dėm tė demokracisė, nėn maskėn e keqe tė
    "reformatorit" nė PD.

    Genc Pollo nė tentativė pėr tė arritur vlerėn e njėshit, bashkoi rreth vetes
    edhe katėr apo pesė nėnfisha pėr tė paraqitur tė plotė vlerėn e kėtij numri.
    Megjithėse pollo-xhaferistėt u bėnė katėr apo pesė, megjithatė ata nuk
    mundėn tė arrinin kurrė vlerėn e njė numri tė plotė siē ėshtė njėshi. Duke
    plotėsuar mė qartė me njė kornizė tė vetme portretin e dinastisė Pollo, na
    shfaqet mė e kuptueshme lufta qė bėn sot Genc Pollo pėr tė realizuar moralin
    e brezave paraardhės tė tij, qė konsiston nė luftėn kundėr PD-sė dhe
    Berishės, veēanėrisht pas provės sė madhe tė rebelimit greko-komunist tė
    1997. Kjo provė e madhe qė pruri me vete njė fatkeqėsi kombėtare nuk harroi
    tė sjellė edhe njė rishikim tė vėmendshėm tė qėndrimit atdhetar e
    nacionalist tė shqiptarėve. Kjo ndoshta i bėri tė ekspozohen mė shpejt, tė
    diskreditohen me turp kėta kalorės tė "reformimit" artificial.

    Pėr tė hapur njė temė me mjaft interes pėr kėtė ēėshtje qė gazeta "Tema" e
    denoncoi tė plotė, kam dėshirė qė tė drejtoj disa pyetje miqve tė mi qė janė
    tė pėrfshirė nė politikėn e pėrditshme, qė dikush mė shumė e dikush mė pak
    janė tė implikuar edhe me kėtė ēėshtje.

    1-Vlerėsoj shumė punėn e mikut tim Mero Baze. Do tė ndjehesha shumė i qetė
    nė rast se historinė e familjes sė Take Pollos, z. Baze ta ketė mėsuar pas
    konfliktit me vjehrrin e Genc Pollos, Saimir Kumbaron. Unė nuk mendoj
    asnjėherė qė shkaku i kėtij demaskimi nga ana e "Temės" i familjes Pollo ka
    shėrbyer pėr tė balancuar ngjarjen aq ordinere qė i realizojnė njerėz
    ordinerė si Saimir Kumbaro.

    2-Zotėri Fahri Balliu me punė e pėrkushtim tė investuar nė gazetėn "55" kini
    fituar njė konsideratė tė lartė tek nacionalistėt shqiptarė e tek unė nė
    veēanti. Mė habit fakti se si ju me gazetėn tuaj tepėr tė pėlqyeshme "55"
    kini arritur t'i bėni avokaturėn familjes sė Genc Pollo (!) Nga mosdija apo
    nga shoqėria ?

    3-Mikut tim Edi Paloka, zėdhėnėsi i PD-sė. Genc Pollon e keni llastuar dhe e
    keni mbajtur afėr, e keni nderuar me poste shumė tė lakmueshme, tė gjitha
    kėto se iu detyronin miqtė e tij brenda dhe jashtė shtetit, se nuk keni
    ditur gjė se nga cila rrugė ka ardhur nė kėtė botė Genc Pollo ?

    4-Dhe nė fund zotėri Abdi Baletės. Kur dikur e lavdėronin tė gjithė
    poliglotin Pollo, ku i gjenit ju ato fuqi, ato fakte qė i drejtonit z.
    Berisha pikėrisht pėr kėtė njeri "Hiqni mikrofonat grekė nga zyra ?".

    Unė sė fundi kėshilloj z. Pollo qė tė deklarojė, qoftė edhe nė mėnyrė
    hipokrite, largimin e tij tė menjėhershėm nga politika. Por para se ta bėjė
    kėtė, le tė pyesė Neritan Cekėn se si mund tė deklarohet kjo thėnie
    publikisht pa hequr dorė pėrfundimisht nga politika.

    Bujar Shehu
    Me shume dua shqiperine.

  4. #204
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Vllahofobia

    VLLAHOFOBIA

    March 24, 2009 by Xha Xhai


    Ka njė rrymė tė diskursit kombėtarist – ende tė nėndheshme si urithi – qė flet pėr tė ashtuquajturin problem “vllah” nė shqiptarinė e sotme.

    Sipas kėsaj rryme, njė pjesė e mirė e kozmopolitizmit, anti-shqiptarizmit dhe anti-kosovarizmit nė kulturėn e sotme mainstream nė Shqipėri, dhe veēanėrisht nė Tiranė, vjen ngaqė elitat kulturore tė kryeqytetit dhe institucionet e shoqėrisė civile janė uzurpuar nga elementi vllah – njė pakicė qė pėrpiqet, me mėnyra tė ndryshme, tė sundojė mbi shumicėn shqiptare.

    Mendimi im ėshtė qė jo vetėm problemi vllah pėr shqiptarinė e sotme nuk ekziston, por edhe qė vetė fjala vllah ėshtė njė fjalėkod (codeword) pėr tė shenjuar, diferencuar, izoluar dhe stigmatizuar shqiptarin e fesė sė krishterė ortodokse.

    Ku e mbėshtet kėtė mendim?

    Sė pari, nė vėshtirėsinė objektive tė identifikimit tė dikujt si vllah. Dihet historikisht qė nė Shqipėri tė Jugut dhe tė Mesme ka shumė vllehė; por askush nuk ėshtė nė gjendje tė ofrojė prova tė sigurta pėr t’i dalluar kėta vllehė prej shqiptarėve ortodoksė, pėrveē gojėdhėnave, historive tė pleqve, dhe dėshmive tė etnografėve tė djeshėm e tė sotėm qė ndonjėherė kanė punuar me program.

    Disa vllehė e kanė ruajtur gjuhėn e tyre (arumanishten), por tė tjerė e kanė humbur; disa vllehė madje edhe nuk e dinė mė qė janė tė tillė. E vetmja gjė qė kanė tė pėrbashkėt vllehėt mes tyre ėshtė pėrkatėsia nė fenė e krishterė ortodokse; por kjo nuk i dallon aspak prej shqiptarėve etnikė qė i pėrkasin kėsaj feje, as prej grekėve, bullgarėve, maqedonėsve dhe pakicave tė tjera nė Shqipėri.

    Atėherė ē’ėshtė gjithė kjo zhurmė pėr vllehėt? Ku bazohet ajo?

    Baza objektive, nėse mund ta quaj kėshtu, ka tė bėjė me praninė shpėrpjesėtimisht tė madhe tė qytetarėve shqiptarė me prejardhje nga komunitete tė fesė sė krishterė ortodokse nė institucionet kulturore tė Shqipėrisė: universitetet, institutet shkencore, nė art dhe veēanėrisht nė mediat; por edhe nė ndėrfaqen e Shqipėrisė me botėn e huaj, e cila ekziston kryesisht nė OJQ-tė dhe fondacionet e ndryshme nė Tiranė, tė cilat jo rrallė financohen prej tė huajve.


    Baza subjektive e zhurmės vllahofobe ka tė bėjė, pėrkundrazi, me nevojėn pėr homogjenizim qė ndiejnė qarqet kombėtariste etnocentrike shqiptare qė tashmė identifikohen nė doktrinėn kombėtariste si fé surrogato; dhe qė nuk pajtohen dot me heterogjenitetin e shqiptarisė si bashkekzistencė shqiptarėsh tė feve dhe fillesave kulturore tė ndryshme.

    Normalisht, elementi me prejardhje nga komunitetet e fesė sė krishterė ortodokse do tė ishte stigmatizuar si “grek”; nė pajtim edhe me traditėn. Qė stigma e vjetėr e grekut ėshtė zėvendėsuar tani me kėtė tė renė e vllahut, kjo ka tė bėjė me pamundėsinė taktike, tė elementit etnocentrik shqiptar, pėr tė quajtur “grekė” tė gjithė kėta kinse uzurpatorė tė diskursit elitar shqiptar, sepse ashtu do t’u jepej njė armė e vyer nė dorė shovinistėve grekė tė cilėt njėlloj tradicionalisht kanė quajtur “grek” ēdo shqiptar tė fesė ortodokse, madje duke mos lėnė jashtė kėsaj etikete as vllehėt.

    Pikėrisht ky ėshtė avantazhi i fjalėkodit “vllah”: jep mundėsi pėr t’u ofruar turmave fashistoide njė kokė turku, ose njė etiketė minoritare qė mbetet ēėshtje e brendshme e shqiptarėve, sa kohė qė vllehėt vetė nuk kanė as atdhe, as padron ndėrkombėtar; dhe e jep kėtė mundėsi nė mėnyrė tė tillė, qė ėshtė praktikisht e pamundur pėr njė qytetar shqiptar nga komunitetet e fesė sė krishterė ortodokse, qė ta mohojė se ėshtė vllah.

    Absurditeti i vllahofobisė lidhet edhe me atė qė, ndėrsa ka nė Shqipėri disa shoqata kulturore vllehėsh qė kanė marrė pėrsipėr tė mbrojnė kulturėn e statusin e asaj pakice brenda shtetit shqiptar, unė nuk kam dėgjuar kurrė qė ndonjė prej kėtyre vllehėve “kozmopolitė” tė cilėt pėrgojohen lart e poshtė si anti-shqiptarė tė ketė treguar ndonjė interes pėr fatet e komunitetit tė tyre, ose tė jetė deklaruar publikisht pėr pėrkatėsinė e vet etnike; ndryshe nga ē’bėjnė, bie fjala, qytetarėt shqiptarė tė pakicės greke, tė cilėt janė krenarė pėr etnicitetin e tyre dhe nuk ngurojnė ta shpallin atė haptazi.

    Pse e quaj kėtė absurde? Sepse sipas kėsaj logjike, asnjė qytetar shqiptar i fesė ortodokse nuk mund tė tregojė me argumente se nuk i pėrket etnisė vllahe; me fjalė tė tjera, sepse pėr etnocentrikun shqiptar mjafton qė ta quajė dikė vllah, qė ky tė jetė ashtu.

    Siē e thashė, problemi vllah nė Shqipėri dhe nė shqiptari ėshtė njė problem i paqenė, i shpikur nga etnocentrikėt tė cilėt nuk mund tė mbijetojnė dot, pa krijuar pėrēarje dhe probleme tė tilla. Vllehėt dhe shqiptarėt kanė bashkėjetuar historikisht pa probleme; madje vllehė ishin njė pjesė e madhe e veprimtarėve tė Rilindjes, tė cilėt kontribuan pėr rimėkėmbjen e identitetit shqiptar modern me penė, me kulturė, me sakrifica vetjake dhe me parį. Nėse ka pasur vllehė grekomanė, njėlloj ka pasur edhe shqiptarė grekomanė…

    Pėr nga prejardhja, vllehėt janė njė popullsi nomade e cila rrjedh prej ilirėve dhe ndoshta trakėve tė romanizuar tė Ballkanit; gjuha e tyre, aromanishtja, ėshtė njė formė e latinishtes ballkanike, e afėrt por jo e njėjtė me rumanishten. Nuk ka ndonjė tė dhėnė historike qė vllehėt janė “tė ardhur” nė Shqipėri; pėrkundrazi, ka shumė tė ngjarė qė vllehėt dhe shqiptarėt e sotėm tė jenė dy degė tė tė njėjtit popull tė lashtėsisė, prej tė cilave njėra (vllehėt) u romanizuan gjatė shekujve tė sundimit romak tė Ballkanit, ndėrsa tjetra (shqiptarėt) i rezistoi romanizimit.

    Nga vllehėt e sotėm nė Shqipėri, njė pjesė mjaft e madhe e kanė humbur gjuhėn; dhe ruajnė vetėm njė kujtim tė zbehtė tė origjinės sė tyre, sidomos kur jetojnė nė mjedise urbane historikisht islame, si Tirana, Kavaja, Durrėsi dhe nė pėrgjithėsi Shqipėria e Mesme. Tė tjerė vllehė njihen si tė tillė vetėm e vetėm ngaqė kanė pasė jetuar si nomadė dhe relativisht vonė janė ngulitur dhe kanė krijuar fshatrat e tyre, ose lagjet e tyre nė fshatra ose qytete pėrndryshe shqiptarėsh.

    Nga ana tjetėr, prania e shpėrpjesėtuar e shqiptarėve nga komunitete tė fesė sė krishterė ortodokse nė elitat e sotme kulturore (dhe nė elitat e djeshme, tė kohės sė komunizmit) shpjegohet pa qenė nevoja t’u drejtohemi teorive tė komplotit. Sė pari, vetė statusi i dorės sė dytė i nėnshtetasve tė fesė greke-ortodokse tė Portės sė Lartė, i bėri kėta qė, pėr tė mbijetuar, tė merren me zeje ose tė marrin rrugėn e kurbetit ose t’i shpien fėmijėt nė shkolla e t’i ekspozohen kulturės iluministe perėndimore mė shpejt e mė mirė se shumica myslimane e shqiptarėve ose katolikėt e maleve; sė dyti, pakicat pėr nga vetė natyra e tyre fluide janė mė tė pėrgatitura se shumica pėr t’u mbijetuar pėrmbysjeve tė mėdha sociale, prandaj edhe s’ka asfare gjė pėr t’u habitur qė pakicat tregojnė interes pėr politika tė majta, tė reformės dhe tė shndėrrimeve sociale; sė treti, komunitetet islamike shqiptare i humbėn elitat e tyre pas vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1945; dhe kėtė katastrofė nuk e shkaktuan, besoj unė, komunitetet e krishtera – as katolikėt, as ortodoksėt.

    Vllahofobia ėshtė shprehja mė elokuente e njė diskursi kombėtarist etnocentrik, qė i shtrembėron problemet, i egėrson njerėzit dhe krijon koka turku tė cilat pastaj tė ndėshkohen sa herė qė shoqėria shqiptare dėshton nė pėrpjekjet e veta pėr t’u emancipuar. Pavarėsisht nga profili individual i atyre qė flasin pėr problemin ose rrezikun vllah pėr shqiptarinė moderne (ose mė mirė post-moderne), ky diskurs i tyre ėshtė pėrēarės dhe nuk i sjell asnjė tė mirė ēėshtjes shqiptare, nė Shqipėri dhe nė pėrgjithėsi nė Ballkan.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #205
    Sabah,,jam plotesisht dakord per analizen e bere figures se Genci Pollos si politikan i post-democracise!
    Por une verej shume gjana kontradiktore ne perfshirjen e Baletes dhe Bujar Shehut ne nje vllehofobi deri ne me te largetin e fisit!
    Nuk e dime se sa qendron e verteta per gjyshin e Gencit,Baleta duhet ta dije me mire sepse bashkepunoi me vllehe per 40 vjet ne dem te nacionalizmit shqiptar!
    Mbeshtjetja e Bujar Shehut qe i ben Mero Bazes,apo falenderimi,me duket pak e ēuditeshme duke marre parasysh qe Mero Baze eshte vete me nje origjine minoritare ne Shqiperi,dhe artikujt e tij te japin pershtypjen e nje spiuni ne dem te ēeshtjes Shqiptare!
    Gazeta Tema,ashtu siē edhe gazeta Rimekembja,jane te njohura per goditjen qe u bejne njerezve patriote e anti-komuniste(jo ne rastin e Gencit)!

    Baleta u ka sherbyer me se miri komunisteve,pse jo edhe agenturave te huaja,pra esht nji person jo i besueshem!

    Tjeter,nuk jam dakord me ty ne perbaltjen e vlleheve per hir te nje apo dy vlleheve qe kane qene ne sherbim te grekeve,nqs Themistokli Pollo ishte nje oficer i ushtrise Greke,atehere ēka dojne pasardhesit e tij ne Shqiperi,ne nje kohe qe mund te jetonin shum mire andej?Shum me pikpyetje kjo!
    nuk jam dakord,pra,qe per hir te dy a tre vlleheve,te perbaltet nje komunitet i tere,te cileve Shqiperia jau ka pa veē te miren!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    VLLAHOFOBIA

    March 24, 2009 by Xha Xhai


    .
    Meqe eshte harxhuar shume zell dhe shume fryme nga vllehe te virtualitetit ne kete shkrim qe ne shumicen e rasteve gelon nga te pavertetat e pame te nevojshme per te saktesuar disa gjera qe skane ***** te qendrojne. Sic duket Xha Xhai nuk e kupton se erudicioni i shkon per pambuk kur e perdor per qellime te mbrapshta i nxitur sigurisht edhe nga motive aspak studimore..
    Qe ne fillim bie ne sy nje veprim imoral i autorit ne ato cfare shkruan: Qellimshem perpiqet te krjioje idene e nje kryqezate antivllehe te ndermarre nga disa kombetariste fashistoide te cmendur shqiptare. Kjo e ka emrin as me shume e as me pak maskarallek. Te vesh shenjen e barazimit mes tere komunitetit vlleh qe jeton ne Shqiperi nga njera ane dhe te nje grupi te vogel ne numer palovllehesh dhe ca sherbyesve shqiptare te tyre te permendur si “elita” sorroiste e shoqerise civile “shqiptare” sigurisht qe perben nje skutheri dhe imoralitet. Nuk jane Mishat, Lubonjat, Velot dhe Plasaret komuniteti vlleh shqiptar, por PO..ata jane vllehe dhe PO jane kupola e perzgjedhur sorroiste e shoqerise civile “shqiptare”. Jane vllehe dhe jane sherbyes te paguar shume rendshem per ckombetarizmin e shqiptareve nen emrin “shoqeri e hapur”, “mendje te hapur”, e pse jo nese do perifrazoja Mark Markun ne replike ne studio Ardian Klosit edhe “bythe e hapur”. Pa permendur pastaj edhe nje tufe sherbyesish anemike e thatanike, pa peshen e duhur intelektuale, te cilet me zell dylekesh kerkojne gjithsesi te ofrojne sherbimet e tyre modeste per “bythehapjen” e lartpermendur.
    Kerkon te luash akoma me emocionet e vlleheve kudo qe jane, zoti studiues duke vene titullin qesharak te mesiperm? Ok…Zgjedhja jote.luaj sa te duash! Mua personalisht nuk me interesojne aspak emocionet e vlleheve ne teresi per sa kohe qe ata vetidentifikohen me ate grupin voskopojar te lartpermendur te misionareve te Sorrosit.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Ka njė rrymė tė diskursit kombėtarist – ende tė nėndheshme si urithi – qė flet pėr tė ashtuquajturin problem “vllah” nė shqiptarinė e sotme.”
    Perkundrazi. Diskursi kombetar (dhe jo kombetarist, zoti Xha Xhai!) rrymat e veta per fat te mire akoma nuk i ka te nendheshme si urithi, sepse nuk ka asnje aresye te trembet apo te fshihet nga urithet e vertete- grupi i vlleheve sorroiste te shumepermendur (dhe jo komuniteti vlleh ne teresi) ne rastin konkret per analogji te thenieve te tua.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Sipas kėsaj rryme, njė pjesė e mirė e kozmopolitizmit, anti-shqiptarizmit dhe anti-kosovarizmit nė kulturėn e sotme mainstream nė Shqipėri, dhe veēanėrisht nė Tiranė, vjen ngaqė elitat kulturore tė kryeqytetit dhe institucionet e shoqėrisė civile janė uzurpuar nga elementi vllah – njė pakicė qė pėrpiqet, me mėnyra tė ndryshme, tė sundojė mbi shumicėn shqiptare.”
    Pasaktesi e qellimshme e Xha Xhait: nuk i kane uzurpuar sic thua ti (sepse vllehet HISTORIKISHT nuk kane pasur e nuk kane as ***** e as koke per uzurpime apo dhune antishqiptare) dhe as nuk i kane marre me ndonje merite te vecante ato poste e pozicione “elitare”, por jane emeruar ne ato poste nga masoneria e re me emrin Soros. Pra jane emeruar, jane perzgjedhur si race e zgjedhur “shqiptare” qe jane. Jane perzgjedhur pikerisht se jane popull pa atdhe! Pra, Xha Xha, jo se jane me te zotet e me me shume vlera nga te cilat pastaj rrjedh edhe e drejta uzurpuese sipas teje. Por thjesht i kane perzgjedhur te jene pjetaret me te zellshem te shoqerise civile sorroiste. Pra vllehet jane perzgjedhur te jene legjioni i huaj (kali vlleh i Trojes shqiptare) ne luften per hapjen e mendjeve te “mbyllura” te shqipove…
    Citim nga Xha Xhai:
    “Mendimi im ėshtė qė jo vetėm problemi vllah pėr shqiptarinė e sotme nuk ekziston, por edhe qė vetė fjala vllah ėshtė njė fjalėkod (codeword) pėr tė shenjuar, diferencuar, izoluar dhe stigmatizuar shqiptarin e fesė sė krishterė ortodokse.”
    Vazhdon fshehja pas gishti me alibi teper amatoreske nga nje person qe pretendon erudicion edhe ne fushen e vllehollogjise. Jo Xha Xhai, jo! Shqiptari di te stigmatizoje mire vllehun dhe grekun edhe kur keta perpiqen te fshihen nen petkun fetar te ortodoksise. Psh askush nuk e ka quajtur Bollanon vlleh. Por e kane quajtur sic eshte dhe sic ndjehet ai vete: grek! Dhe po keshtu askush nuk i ka quajtur greke ata vllehe per te cilet kam shkruajtur ne shkrime te tjera…pra ate grup te vogel vllehesh qe jane caktuar nga soroismi te hapin mendjet e “mbyllura” te shqipove “mendjengushte”….Pra ata nuk i kane quajtur kurre greke, por u kane thene vllehe e cobener sipas rastit dhe tradites orale te shqipes se folur e te shkruar.
    Qellimshem Xha Xhai kerkon te fuse percarjen mes ortodoksove dhe myslimaneve.Pra nje pandershmeri e rradhes e ketij studiuesi e cila sot nuk me habit aspak
    Citim nga Xha Xhai:
    “Ku e mbėshtet kėtė mendim?
    Sė pari, nė vėshtirėsinė objektive tė identifikimit tė dikujt si vllah. Dihet historikisht qė nė Shqipėri tė Jugut dhe tė Mesme ka shumė vllehė; por askush nuk ėshtė nė gjendje tė ofrojė prova tė sigurta pėr t’i dalluar kėta vllehė prej shqiptarėve ortodoksė, pėrveē gojėdhėnave, historive tė pleqve, dhe dėshmive tė etnografėve tė djeshėm e tė sotėm qė ndonjėherė kanė punuar me program.”
    Shume amatoreske alibia, Xha Xha! Po shoqaten kulturore vllehe e harrove zoti studiues? E harrove faktin qe vete ata jane prononcuar si vllehe sa here qe ka qene rasti? Valle Misha nuk eshte vlleh? Velo nuk eshte vllleh? Lubonja nuk eshte vlleh? Plasari nuk eshte vlleh? Plus pothuajsevllehet sic i kam quajtur une ata qe indirekt kane lidhje gjaku apo fisnore me vllehet apo qe interesat e tyre i cojne ne te njejtat kullota.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Disa vllehė e kanė ruajtur gjuhėn e tyre (arumanishten), por tė tjerė e kanė humbur; disa vllehė madje edhe nuk e dinė mė qė janė tė tillė. E vetmja gjė qė kanė tė pėrbashkėt vllehėt mes tyre ėshtė pėrkatėsia nė fenė e krishterė ortodokse; por kjo nuk i dallon aspak prej shqiptarėve etnikė qė i pėrkasin kėsaj feje, as prej grekėve, bullgarėve, maqedonėsve dhe pakicave tė tjera nė Shqipėri.”
    Po flasim per ndergjegje vllehe, zoti studieues. Elementi me i forte etnik eshte ndergjegja kombetare, etnike, pastaj eshte gjuha dhe zakonet e tradicioni. Dhe ne vetedije ata jane vllehe pak rendesi ka nese dine vllahisht apo jo. Edhe arbereshet, arvanitasit ne shumicen dermuese nuk dine shqip pse dine shume shume pak fjale, por kjo sipas teje do te thote qe nuk jane shqiptare??? Pra perseri shmangie e qellimshme e studiuesit tone nga thelbi i argumentit.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Atėherė ē’ėshtė gjithė kjo zhurmė pėr vllehėt? Ku bazohet ajo?
    Baza objektive, nėse mund ta quaj kėshtu, ka tė bėjė me praninė shpėrpjesėtimisht tė madhe tė qytetarėve shqiptarė me prejardhje nga komunitete tė fesė sė krishterė ortodokse nė institucionet kulturore tė Shqipėrisė: universitetet, institutet shkencore, nė art dhe veēanėrisht nė mediat; por edhe nė ndėrfaqen e Shqipėrisė me botėn e huaj, e cila ekziston kryesisht nė OJQ-tė dhe fondacionet e ndryshme nė Tiranė, tė cilat jo rrallė financohen prej tė huajve.”
    Vazhdon pandershmeria e studiuesit duke zhvendosur apriori emertesen vlleh dhe coban per cdo shqiptar ortodoks. Xha Xhai meqe ka shume vjet qe rron nde dhe te huaj nuk e ditka qe shqipot e ruajne traditen e emertimit te tjetrit me emrin e vertete: grekut i thone grek e vllahut vllah, pavaresisht perkatesise fetare ortodokse. Pandershmerisht Xha Xhai vazhdon te perpiqet me tymnaja e lojera fjalesh te ngaterroje konceptin fe me konceptin etni. Ortodoks eshte besim fetar, sic eshte besim fetar edhe ai katolik dhe mysliman, Xha Xhai, kurse grek dhe vlleh jane perkatesi etnike, sic eshte perkatesi etnike shqiptar.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Baza subjektive e zhurmės vllahofobe ka tė bėjė, pėrkundrazi, me nevojėn pėr homogjenizim qė ndiejnė qarqet kombėtariste etnocentrike shqiptare qė tashmė identifikohen nė doktrinėn kombėtariste si fé surrogato; dhe qė nuk pajtohen dot me heterogjenitetin e shqiptarisė si bashkekzistencė shqiptarėsh tė feve dhe fillesave kulturore tė ndryshme.”
    Bashkeekzistence shqiptaresh te feve dhe filesave kulturore te ndryshme? Vllehet po na i ben shqipo me zor, zoti Xha Xhai? Po zgjidhe kete ceshtje me shoqaten dhe komunitetin vlleh dhe pastaj eja ne teme me nje gjykim me te sakte dhe me te argumentuar meqe je ketu me cilesine e studiuesit e jo te plazhistit. Kjo eshte shume qesharake: Vete vllhet e Shqiperise thone ne jemi vllehe dhe kemi nje culture gjuhe, tradite dhe etni te ndryshme nga e sgqipove, kur hop kercen studiesi Xha Xhai dhe thote qe vllehet jane shqipetare!U thote vlleheve: hej nuk jeni vllehe por jeni shqipo edhe ju! Nenteksti i qarte: pretendohet nje legjitimim i klikes vllehe e cila eshte emeruar nga sorroistet ne krye te shoqerise civile “shqiptare”. Pra kur ndon je ze I vetmuar te drejtoje gishtin nga vllhet qe mbushin cdo nate studiot televizive opinionformuese apo kryesite e bordeve te OJF-ve Xha-Xhallaret do kercejne perpjete duke thene: “Hej po edhe ata shqipetare jane si edhe ju qe gerthisni per vllahizmin e tyre…” Por vllahun nuk e ben dot shqipo ti dhe shqipon nuk e bej dot vllah une, zoti Xha Xhai! Ata jane sic jane: shqipot shqipo dhe vllehet vllehe.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Normalisht, elementi me prejardhje nga komunitetet e fesė sė krishterė ortodokse do tė ishte stigmatizuar si “grek”; nė pajtim edhe me traditėn. Qė stigma e vjetėr e grekut ėshtė zėvendėsuar tani me kėtė tė renė e vllahut, kjo ka tė bėjė me pamundėsinė taktike, tė elementit etnocentrik shqiptar, pėr tė quajtur “grekė” tė gjithė kėta kinse uzurpatorė tė diskursit elitar shqiptar, sepse ashtu do t’u jepej njė armė e vyer nė dorė shovinistėve grekė tė cilėt njėlloj tradicionalisht kanė quajtur “grek” ēdo shqiptar tė fesė ortodokse, madje duke mos lėnė jashtė kėsaj etikete as vllehėt.
    Perpjekje e mjere per te mbuluar “mootin me shoorre” do te thoshte nje shqiptaroamerikan i vonuar ne drejtshkrimin e gjuhes ametare.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Pikėrisht ky ėshtė avantazhi i fjalėkodit “vllah”: jep mundėsi pėr t’u ofruar turmave fashistoide njė kokė turku, ose njė etiketė minoritare qė mbetet ēėshtje e brendshme e shqiptarėve, sa kohė qė vllehėt vetė nuk kanė as atdhe, as padron ndėrkombėtar; dhe e jep kėtė mundėsi nė mėnyrė tė tillė, qė ėshtė praktikisht e pamundur pėr njė qytetar shqiptar nga komunitetet e fesė sė krishterė ortodokse, qė ta mohojė se ėshtė vllah.
    Padronin nderkombetar e kane vllehet sic e kane pasur gjithnje historikisht. Vllehet ne diskursin e historise se tyre jane bere gjithnje ne anen e te fortit, dhe e kane braktisur ate sapo kane kuptuar qe nje tjeter faktor me i forte eshte shfaqur ne mejdan. Edhe ne Shqiperi vllhet kane namin e atij qe sheh vec interesin e vet dhe te i cili nuk mund te kesh aspak bese…Pra permenda perceptimin tradicional qe shqiptaret kane per vlllehet. Sot grupi i vlleheve dhe pothuasjevlleheve shqiptare kane padron Sorosin, fondacionin dhe milionat e dollareve qe burojne nga ai fondacion.Mos u qaj hallin soristeve vllehe, Xha Xha! Ti e di fort mire qe ata gezojne shendet dhe prosperitet te plote ne Shqiperine e sotme. Pra askush nuk i ka perdorur si “koke turku”. Si koke vllehu po!
    Dhe jo sic shkruan ti “sa kohe qe ata nuk kane atdhe”, por sa kohe qe ata kerkojne qe edhe ne shqiptaret te mos kemi atdhe, sa kohe qe edhe ne shqiptaret te behemi cobener pa atdhe si ata! Pra beje diferencen zoti studiues nese kerkon besueshmeri ne ato qe shkruan dhe kurseje fjalen “fashistoide”.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Absurditeti i vllahofobisė lidhet edhe me atė qė, ndėrsa ka nė Shqipėri disa shoqata kulturore vllehėsh qė kanė marrė pėrsipėr tė mbrojnė kulturėn e statusin e asaj pakice brenda shtetit shqiptar, unė nuk kam dėgjuar kurrė qė ndonjė prej kėtyre vllehėve “kozmopolitė” tė cilėt pėrgojohen lart e poshtė si anti-shqiptarė tė ketė treguar ndonjė interes pėr fatet e komunitetit tė tyre, ose tė jetė deklaruar publikisht pėr pėrkatėsinė e vet etnike; ndryshe nga ē’bėjnė, bie fjala, qytetarėt shqiptarė tė pakicės greke, tė cilėt janė krenarė pėr etnicitetin e tyre dhe nuk ngurojnė ta shpallin atė haptazi.
    Xha Xhai pakicat minoritare greke sigurisht kane nje aresye dhe motiv krenaria per perkatesine e tyre etnike sepse ekziston trualli meme i tyre: Greqia. Kurse vllehet nuk e kane nje atrdhe te tyre, ndaj edhe nuk kane perse te jene krenare per etnicitetin e tyre. Por sigurisht nukkane perse te ndjehen te turperuar per kete mungese atdheu qe ua diktoi historia. Por ata jane perzgjedhur pikerisht se jane pa atdhe per te kryer misionin e shkombtarizimit te nje popullate te huaj (shqipot konkretisht). Dhe misioni i atij grupi vllehesh te perzgjedhur nga Sorros ne kryqezaten antikombetare eshte ckombetarizmi i shqipove bash ne zemer te Shqiperise! Nje mision i peshtire qe e bejne vetem ata qe nuk kane asgje etnike per te humbur: vllehet ne rastin konkret.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Pse e quaj kėtė absurde? Sepse sipas kėsaj logjike, asnjė qytetar shqiptar i fesė ortodokse nuk mund tė tregojė me argumente se nuk i pėrket etnisė vllahe; me fjalė tė tjera, sepse pėr etnocentrikun shqiptar mjafton qė ta quajė dikė vllah, qė ky tė jetė ashtu.”Siē e thashė, problemi vllah nė Shqipėri dhe nė shqiptari ėshtė njė problem i paqenė, i shpikur nga etnocentrikėt tė cilėt nuk mund tė mbijetojnė dot, pa krijuar pėrēarje dhe probleme tė tilla. “
    Problem i paqene? Je studiues apo cfare je, zoti Xha Xhai? Nese je studiues do beje mire te mesoje aresyet pse Mendje te Ndritura Shqiposh si Frasheri, Konica, Kadare kane stigmatizuar vllehet si minoritet qe ia ka me hile Shqiperise. Si studiues qe je domosdo perdor edhe statistiken ne studimet e tua, dhe statistikat vertetojne qe ne diktature vllehet (dhe jo minoritaret greke) ishin perzgjedhur nga diktatori ne kryerjen e misioneve me te pashpirta antishqiptare…Edhe ne 19 vjet postkomunizem elementi VLLEH (dhe jo ortodoks sic te pelqen ty zoteri studiues te thuash qellimshem) perbente pjesen dermuese te kupoles qeverisese te Shqiperise.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Vllehėt dhe shqiptarėt kanė bashkėjetuar historikisht pa probleme; madje vllehė ishin njė pjesė e madhe e veprimtarėve tė Rilindjes, tė cilėt kontribuan pėr rimėkėmbjen e identitetit shqiptar modern me penė, me kulturė, me sakrifica vetjake dhe me parį.”
    Nuk kontribuan se iu hap barku per Shqiperine dhe as se ishin filantrope, por sepse Shqiperia ishte i vetmi vend i perandorise osmane ku ata nuk ndjeheshin te kercenuar nga vendasit. Pra e kane bere thjesht per interesa personale etnike, perndryshe fara e cobeneve do ishte zhdukur me kohe te pakten nga Shqiperia.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Nėse ka pasur vllehė grekomanė, njėlloj ka pasur edhe shqiptarė grekomanė…”
    Kjo eshte shume e vertete. Sic ka pasur shqipo vllehomane per interesa te dyshimta e aspak te ndershme nga pikepamja etnike.e po ashtu edhe vllehe “shqipomane” per sa kohe qe u digjej toka nen kembe.Eshte e kuptueshme qe ne ate rast vllehu ishte nevojtari.Por sot jetojme ne nje situate krejt tjeter ku kombeve asgjersimi u vjen nga brenda dhe jo nga ndonje pushtim i dhunshem…(lexo: kali vlleh i trojes shqiptare )
    Citim nga Xha Xhai:
    “Pėr nga prejardhja, vllehėt janė njė popullsi nomade e cila rrjedh prej ilirėve dhe ndoshta trakėve tė romanizuar tė Ballkanit; gjuha e tyre, aromanishtja, ėshtė njė formė e latinishtes ballkanike, e afėrt por jo e njėjtė me rumanishten. Nuk ka ndonjė tė dhėnė historike qė vllehėt janė “tė ardhur” nė Shqipėri; pėrkundrazi, ka shumė tė ngjarė qė vllehėt dhe shqiptarėt e sotėm tė jenė dy degė tė tė njėjtit popull tė lashtėsisė, prej tė cilave njėra (vllehėt) u romanizuan gjatė shekujve tė sundimit romak tė Ballkanit, ndėrsa tjetra (shqiptarėt) i rezistoi romanizimit.”
    Nje shembull model i fallsifikimit te pacipe te historise nga studiesi Xha Xhai kur na servir zbulimin e pa argumentuar se vllehet dhe shqipot qenkan e njejta race(!) dhe jane qe te dy ne territorin e tyre legjitim(!)…nenteksti: certifikimi i vlleheve si shqipo. Po jo i cdo vllehu sigurisht, por i “elites” sorroiste vllehe qe i kane ngarkuar misionin per ckombetarizimin e shqiptareve.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Nga vllehėt e sotėm nė Shqipėri, njė pjesė mjaft e madhe e kanė humbur gjuhėn; dhe ruajnė vetėm njė kujtim tė zbehtė tė origjinės sė tyre, sidomos kur jetojnė nė mjedise urbane historikisht islame, si Tirana, Kavaja, Durrėsi dhe nė pėrgjithėsi Shqipėria e Mesme. Tė tjerė vllehė njihen si tė tillė vetėm e vetėm ngaqė kanė pasė jetuar si nomadė dhe relativisht vonė janė ngulitur dhe kanė krijuar fshatrat e tyre, ose lagjet e tyre nė fshatra ose qytete pėrndryshe shqiptarėsh.”
    Vazhdon loja e fjaleve ne terma gjoja profesionale si psh “latinishtja ballkanike” sajesa te deshperuara per te pararednur edhe term ate tille si “shqipja vllehe” apo “vllahishtja shqiptare” e mos e dhente Zoti edhe ndonje term si Shqiperia Vllehe apo Vllahia shqiptare”. Hane Vllahia, hane Shqiperia! Pajisu me ndonje harte here pas here zoti studiues se rrezik do na e nxjerresh Vllahine ne Shqiperine e Mesme keshtu sic e ke nisur…
    Citim nga Xha Xhai:
    “Nga ana tjetėr, prania e shpėrpjesėtuar e shqiptarėve nga komunitete tė fesė sė krishterė ortodokse nė elitat e sotme kulturore (dhe nė elitat e djeshme, tė kohės sė komunizmit) shpjegohet pa qenė nevoja t’u drejtohemi teorive tė komplotit. Sė pari, vetė statusi i dorės sė dytė i nėnshtetasve tė fesė greke-ortodokse tė Portės sė Lartė, i bėri kėta qė, pėr tė mbijetuar, tė merren me zeje ose tė marrin rrugėn e kurbetit ose t’i shpien fėmijėt nė shkolla e t’i ekspozohen kulturės iluministe perėndimore mė shpejt e mė mirė se shumica myslimane e shqiptarėve ose katolikėt e maleve;
    Vllehet zeje? Na habite zoti studies. Vazhdojne shpikjet e Xha Xhait kur deklaron se vllehet ishin te prirur me pershkollim perendimor perkundrejt popullates katolike apo myslimane…Por sa figura te shkolluara e te ndritura myslmane dhe katolike ka vetem qyteti i Shkodres nuk kane vllehet e marre sebashku ne tere koherat. Nese nuk beson referoju statistikave te cilat me sa shoh i ke zet. Vllehet tradicionalisht ne ato epoka qe flet ti njiheshin kryesisht si cobener dhe per asgje tjeter. Vllehet i cuan femijet ne shkolla perendimore? Me duket se vllehet u shkolluan ne Bukuresht dhe ne ndonje qytet grek e vetem ne pak raste ne Europen perendimore.
    Citim nga Xha Xhai:
    “sė dyti, pakicat pėr nga vetė natyra e tyre fluide janė mė tė pėrgatitura se shumica pėr t’u mbijetuar pėrmbysjeve tė mėdha sociale, prandaj edhe s’ka asfare gjė pėr t’u habitur qė pakicat tregojnė interes pėr politika tė majta, tė reformės dhe tė shndėrrimeve sociale;”
    Dhe ky hyn ky argument ne diskutimin per “vllahofobine” e pretenduar prej teje?
    Citim nga Xha Xhai:
    sė treti, komunitetet islamike shqiptare i humbėn elitat e tyre pas vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1945; dhe kėtė katastrofė nuk e shkaktuan, besoj unė, komunitetet e krishtera – as katolikėt, as ortodoksėt.
    Ja edhe zbulimi i rradhes i Xha Xhait ne vazhden e nje sere zbulimeve te kesaj natyre. “Vakumi i elitave islamike.” Me amatoreske nuk mund te behet. Vazhdon konfuzioni I Xha Xhait ne lidhje me ndryshimin e koncepteve vllah dhe ortodoks. Kerkon me cdo kusht te fuse elementin fetar ne procerdimim me “ te vertetat” qe na server, dhe I shmanget si djalli temjanit e;emtit etnik” vlleh pa atdhe”. Kerkon te kundervere ortodokse perballe myslimaneve , nderkohe qe ne temen konkrete behet fjale per Vllehe vs. Shqipo. Pse kaq konfuz, Xha Xha? Aq me teper qe dhe ne titull kete “studimin” tend e ke quajtur “vllahofobia” dhe jo “ortodoksofobia”.
    Citim nga Xha Xhai:
    “Vllahofobia ėshtė shprehja mė elokuente e njė diskursi kombėtarist etnocentrik, qė i shtrembėron problemet, i egėrson njerėzit dhe krijon koka turku tė cilat pastaj tė ndėshkohen sa herė qė shoqėria shqiptare dėshton nė pėrpjekjet e veta pėr t’u emancipuar. Pavarėsisht nga profili individual i atyre qė flasin pėr problemin ose rrezikun vllah pėr shqiptarinė moderne (ose mė mirė post-moderne), ky diskurs i tyre ėshtė pėrēarės dhe nuk i sjell asnjė tė mirė ēėshtjes shqiptare, nė Shqipėri dhe nė pėrgjithėsi nė Ballkan.”
    Vertet qe ka nje problem te cilin shqiptaret e coroditur te tranzicionit nuk e shohin,dhe ai nuk quhet vllahofobia, por SHQIPTAROFOBIA. Shqiptaret te lodhur nga tranzicioni dhe si zakonisht pre e shkujdesjes dhe e vetesigurise fodulle te tipit “jemi zoter ne vendin tone” nuk e kuptojne qe pa kuptuar po behen, po shndrrohen ne tufa delesh me cobene vllehe ne kullotat shqiptare.Sa me shpejt ta kuptojne shqipot kete gje aq me harmonike do te jete bashkejetesa ne gjirin e shoqerise shqiptare e shqipove me lementin vlleh i cili nuk eshte cudi qe nje dite te paguaje vertete padrejtesisht haracet e zullumeve te ketij grupi palovllehesh sorroiste, i cili edhe pse eshte i pakte ne numer eshte shume i fuqishem nese do llogarisim padronin e tyre Soros, milionat e dollareve te tij dhe nga ana tjeter indiferentizmin e natyrshem te shqipove kunderjet cdo dukurie antikombetare. Eshte fakt i njohur historik qe shqipot veprojne me nje kohe vonese ne krahasim me kombet e tjera, kur u cenohen gjerat e lidhura ngushte me Atdheun. Por me mire vone se kurre…
    Me shume dua shqiperine.

  7. #207
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Eshte pacipesi te stigmatizohet (fare pa te drejte) nje komunitet qe aq shume i ka dhene qyteterimit (anemik) shqiptar dhe Rilindjes Kombetare, thjesht per te akomoduar kompleksin e shterpesise kulturore te islamikeve arnaute.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •