Close
Faqja 22 prej 44 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 433
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e Gega i vogel
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    32
    Harudi per'shnetje

    Pse i percaktohet epiteti te diturit i menqur ka nje kuptim me nje qellim,sepse po sikur te themi se ky ishte dijetar kuptohet dietari mban nje pergjegjsi ndaj publikut pra i menquri nuk i obligohet publikut,publiku kerkon gjithnji maksimumin nga te diturit keshtu qe dallimi ne mes te menqurit dhe dietarit eshte shume i vogel .
    Ka raste kur jane be krahasime te llojit te ndryshem per kete dallim une nuk i referohem si dhe nuk bazohem ne shkrimet e te ndjerit Anton Qetes qe e kam pas musafir ne Ode jo nje here por shpesh.
    I kam pas dikund 18 vite kur ne nje ode burrash ishim per nje vrasje shkuam te kerkojm Bese me nje te menqur i cili me kerkoj ti behem shoke , une e kundershtova sepse isha i ri megjithate ky nguli kembe sepse e dinte se me personin e vrare kisha shoqri me vite.
    Mos me zgiat shkuam dhe na mirepriten si eshte tradita treguam qellimin e vizites sone.
    Babai i te vramit ju drejtue prijsit tim .
    Ka dy jave qe ka ndodh vrasja mos te them shume burra kam kthyer prap te zhgenjyer , por per nder te gjyshit te ketij te riu dhe per nder te miqesise te djalit tim te vrar me kete djale une u jap dy jave Bese gjithashtu dy te tjera per prijsin tim u be nje muaj na nderoj ne dhe konakun nderoj traditen e te parvet ,aty plasi vaji ishte vaj burrash rridhnin lotet pa ze u ngritem ne kembe dhe morem Besen e burrit ,momenti tjeter ishte ai kur shkuam ne oden e prijsit tim prisnin gjaksoret familjaret e dorasit qe kishin pritur sa here por duarbosh .
    U ulem dhe burri menqur qe mori pozicionin ne balle te votres u ngrit ne kembe dhe u tregoj se jemi te nderuem me nje muaj BESE u perqafuam si eshte tradite me shtrengime duarsh .
    FAMILJARET E DORASIT FILLUAN TE QAJN NGA GEZIMI ISHIN LOTET E JETES LOT LIRIE .
    Pas disa vitesh keto dy familje shtrin duart e pajtimit dhe PAJTUAN ne prani ishte ANTON QETA.
    Ne oden e plakut te te vramit gjat bjesedes ndegjova nje fjale qe sot me ban ta kujtoj ;

    Gjaksi menqur e tejkalon ngatrresen me leht ndersa gjaksi i dijtur e ka me veshtire.
    Pse ?
    Kjo ishte nje fjale qe me felloj ne mendime pse i diturii e ka ma veshtire ndersa i menquri me leht .
    Ngado qe analizoja dilja tek dallimi mes ktyne dy personave,ashte ne pyetje nje dallim ,nje diferenc e rendesis se veqant .

    Nuk e kam shkruar rastesisht per Gjemajl Abrin pra ky e ka than shume shkurt ne shtepi me apostrofoj gruaja per njeri te ditur pastaj familjaret , fshati dhe gjithe Drenica .
    Gjemajli ka muros s'pari guret e skajeve ,guret e penit s'pari i ka gdhend mire pastaj ka vendos penjt ,pastaj ata te mesit i ka vendos-muros si kertolla ,cili ka dale jasht peni i ka ra cekan dhe e ka shti mren.Ktu ne kete teme kemi disa kertolla qe meritojn nga nje cekan ne lule t'ballit per ndryshe do ti kepusin penjt.

    Naten e mire .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gega i vogel : 27-08-2009 mė 18:22

  2. #212
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Une e hapa kete m.u.t teme qe te bisedojme si njerz per kulturen, mentalitetin dhe vlerat pjeserisht te humbura te Gegeve te vjeter, qe t'ia rikujtojme dhe t'ia rimesojme njeri tjetrit ato vlera te humbura apo te harruara ... e ketu separi u lajmruan "greket" & Co me pislleqet e tyre idiote te nje injoranti, e pastaj na erdhen shqiptaret me fjale kalamajsh si "une jam ma shum Geg se ti, e ti je ma pak Geg se une", ose disa filluan te flasin per vllezerit Tosk edhe pse tema eshte e hapur vetem per Geget (mund te hapet nje teme tjeter per mentalitetin Tosk, do te na interesonte te gjithve te dime me teper gjera te mira per ta).

    Juve Shqiptarve jua za shum per t'madhe, duhet te ju vije turp per keto marrzira qe i shkruat ne kete teme. Ndersa ketyre "grekve" me simpatizant eshte e kote te iu thuash diēka (siē eshte pa me heret dhe u pa n'kete teme shum mire), se keta s'kan se si ta humbin fytyren kur kan lindur ashtu te pafytyre dhe te poshter, keta e kan ne gjak e gjene paftyresine dhe mentalitetin e poshter aziatik.

    Me kete shkrim une e perfundova biseden ne temen qe e hapa une vet, per mua le te mbyllet menjehere kjo teme, se nuk kam kurrfar interesi te lexoj ketu krahinizma te Shqiptarve dhe nacionalizma e patriotizma te "grekve" fallso te sotem (turko-arabo-siriano-magjupve ortodoks te ballkanit).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 27-08-2009 mė 18:45

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Identitetet e thėrmuara krahinore


    Tradita ka dashur qė shqiptarėt etnikė tė ndahen nė dy grupe kryesorė : Gegėt qė sipas rregullit tė pėrgjithshėm shtrihen nė territoret veriore tė vendit sikundėr dhe nė njė pjesėn dėrmuese tė Kosovės dhe Toskėt qė jetojnė nė jug si edhe nė njė pjesė tė Maqedonisė perėndimore. Zona qendrore e vendit, mes lumenjve Erzen dhe Shkumbin, pėrbėn « kufirin » natyror, atė zonė tė ndėrfutjes dhe tė shkrirjes reciproke, banorėt e tė cilės nuk janė nė gjendje tė thonė me saktėsi kujt kategorie i pėrkasin.
    E njejta traditė na mėson se Gegėt ndjekin zakonet e tė parėve tė tyre dhe respektojnė organizimin e tyre fisnor nė njė formė mė kėmbėngulėse se sa bashkėatdhetarėt e tyre toskė. E njejta gjė mund tė thuhet lidhur me ligjin e tyre zakonor Kanunin. Siē ėshtė pėrmendur edhe mė sipėr, ky i fundit pėrbėn shprehjen mė tė pastėr dhe mė tė plotė tė marrėdhėnieve morale dhe psiko-emotive nė fuqi prej shekujsh, kodin qė pėrcakton fillin e jetės ose pragun e vdekjes pėr pjesėn mė tė madhe tė tyre. Antropologėt e parė qė patėn rastin t’i kqyrin nė mjedisin e tyre natyror kanė vėnė re karakterin asketik tė gegės : tė izoluar ndaj ndikimeve tė huaja dhe tė angazhuar nė njė pėrleshje tė vazhdueshme kundėr njė natyre tė ashpėr dhe armiqėsore. Robėr tė dyfishtė – fillimisht nė gjirin e strukturave patriarkale tė ngurta, dhe mė tej nė brendėsi tė fisit ku bėjnė pjesė – ata jetojnė nė njė vigjilencė tė pėrhershme nė banesa tė izoluara, kėshtjella nė miniaturė. Me kohė, pena e shkrimtarit ka krijuar njė portret unik : kėmbėngulės, bile edhe kokėfortė, fort tė prekshėm dhe veēanėrisht krenarė, gega reflekton imazhin e njė luftėtari tė palodhur, tė ashpėr dhe tė pamėshirshėm. Mikpritja e gegės ėshtė tashmė proverbiale : bujtja e tė huajit kalimtar qė mbrohet nga besa e bujtėsit, i cili ndoshta s’ka gjė tjetėr pėr t’i ofruar veē bukės dhe kripės por qė ėshtė gati tė japė edhe jetėn pėr t’a mbrojtur. Pėrfundimisht, nga pikpamja fizike gegėt pėrqasen me tipin dinarik shtatlartė (mesatarja e shtatit mbi 1,70 metra) dhe me elemente tė shumtė bjondė.
    .
    Pjesa tjetėr e popullatės, toskėt, pėrshkruhen si qenie mė tė hapura, me komunikues dhe mė me imagjinatė se sa gegėt. Ndoshta kjo vjen nga fakti qė ata kanė vuajtur mė pak izolimin gjeografik, thjesht pėr shkak tė kontaktit tė gjerė me kulturėn e huaj. Megjithatė, jo gjithmonė kėto shenja kanė gėzuar vlerėsim tė lartė tė palės tjetėr dhe aq mė pak janė marrė pėr patriotizėm tė flakėt, pasi toskėt kqyren si tė prirur pėr bashkėjetesė dhe marrėveshje me tė huajt pėr tė mos thėnė tė pajisur me njė shpirt lehtėsisht tė korruptueshėm nga pikpamja e atdhetarisė. Njėkohėsisht, ata imponohen si punėtorė tė pashoq, si administratorė tė shkathėt, pra si materialistė qė nuk pėrtojnė tė bredhin rrugėt e botės pėr tė fituar jetėn. Nė kėto vise jugore mė mikpritėse, strukturat fisnore dhe sistemi klanik ishin zhdukur tė paktėn qysh prej shekullit tė XIXtė. Kėshtu, njerėzit jetojnė nė fshatra, tė ndėrtuara herė herė nė fushė herė herė nė mal dhe tė drejtuara qė prej kohėsh nga struktura vetėadministruese tė natyrės komunale. Toskėt ēfaqin karaktere fizike tė tipit alpin : brakiocefalė dhe hiperbrakiocefalė brunė me shtat mesatar (1,67 m). Pėrtej diferencave tė strukturave familjare dhe shoqėrore sikundėr dhe trajektoreve politiko-historike tė ndryshme, Gegėt dhe Toskėt dallohen gjithashtu nė rrafshin gjuhėsor, tė kulturės dhe tė ēfaqjeve tė saj etnografike, tė folklorit si dhe tė shprehjeve tė tij artistike* : Mund tė shtojmė gjithashtu se struktura shoqėrore (qėndrushmėria mė e madhe e strukturave tė familjeve tė zgjeruara, bile nė disa raste edhe e strukturave fisnore nė Veri tė vendit), besimi fetar (mbizotėrimi i myyslimanėve sunitė dhe e tė krishterėve katolikė tek Gegėt, prezenca e shėnuar e myslimanėve bektashi dhe e tė krishterėve ortodoksė tek Toskėt), ndikimet kulturore (italjane dhe sllave tek Gegėt, greke tek Toskėt), ēekuilibri i flukseve tė migracionit pėrtej kufijve shtetėrorė (mė i theksuar tek Toskėt) dhe sė fundi autonomia mė e madhe e njė pjese tė Gegėve pėrkundrejt administratės perandorake (otomane) kanė ndikuar njėkohėsisht pėr tė thelluar tjetėrsimin mes Gegėsh dhe Toskėsh.** Njė mėnyrė tjetėr pėr tė vėnė nė dukje dallimet rajonale ėshtė shkalla e pjesėmarrjes dhe e ndikimit tė etnisė mbi fuqinė politike. Qė nė kohėn e tyre, otomanėt kishin mundur tė bėnin diferencėn mes elitave tė zbutura toske, tė gjendura nė tė gjitha katet e godinės parandorake, dhe kastės sė bajraktarėve tė paepur gegė, shpesh tė pandjeshėm ndaj thirrjeve tė Xhihadit islamik.. Qė pėrpara krijimit tė ēdo shteti shqiptar, edhe i famshmi Skėnderbej – njė dibran nga Kruja, ndjeu nevojė pėr forcėn e toskėve-lebėr dhe u zgjodhi pźr nuse vajzėn e Arianitit tė madh. Lidhja e Prizrenit, ky simbol i pjekurisė autonomiste shqiptare nuk mund tė konceptohet ndryshe pėrveē atij toskut monumental Abdyl Frashėri mes njė deti gegėsh dhe kosovarėsh. Me krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, tashmė ėshtė pushteti qė gjendet nė qendėr tė njė gare tė pamėshirshme ndėrmjet gegėve dhe toskėve, tė pėrvijuar nga njė ndryshueshmėri e vazhdueshme : nė kėtė vit tė largėt 1912, Ismail Qemalit pashait tė Vlorės, ju vodh pushteti nga njė pasha tjetėr Esad Toptani, kėsaj here i Tiranės. Njė dhjetėvjeēar mė pas, Kryeministri Ahmed Zogolli, me origjinė nga Mati, braktisi gjithēka pėr shkak tė njė kryepeshkopi gjysėm toskė – gjysėm vlleh Fan Noli, tė cilit gjithashtu ju desh tė merrte rrugėt pėr shkak tė kėmbėnguljes sė matjanit tė shquar, qė pėrfundoi Mbret i shqiptarėve. Pas dyzet vjet pushteti komunist me origjinė gjatė viteve tė ashpra tė Luftės sė dytė, shoku Enver – njė toskė i Gjirokastrės, nuk mundi tė gjejė kandidat mė tė pėrshtatshėm pėr PPSH-nė e tij tė dashur se sa Ramiz Alia, njė gegė treēerek shkodran njė ēerek kosovar. Bile edhe demokracisė sė re ju desh tė respektonte rendin e pėrhershėm : Presidenti Berisha, me origjinė nga Tropoja nė qendėr tė Gegėrisė, i la vendin Fatos Nanos – njė toskė i traditės dhe Kryeministėr i llojit tė vet. Ēfarė pėrfaqson aktualisht kjo skemė drejtuese Gegė – Toskė ? Ē’ėshtė e drejta fare pak gjė. Megjithė pėrputhjen e saj lineare me atė thyerjen e pėrhershme Veri – Jug, megjithė argumentat e saj tė natyrės etnografike, gjuhėsore ose kulturore, ajo mbetet njė anakronizėm. Kjo mėnyrė tė lexuari tė botės shqiptare e cila sipas gjasave e ka origjinėn nė shekullin e XVIIItė, u ripunua dhe u stėrhollua nga fundi i shekullit tė XIXtė pėr t’u imponuar si « standard » etnosociologjik i deshifrimit tė kėtij kombi tė harruar, pėr tė mos thėnė tė injoruar prej kohėsh. Por dikotomia e dukshme mes kėtyre tėrėsive njerėzore, e forcuar sadopak nga mendimi intelektual dhe artistik qė mundohej tė shprehej nė dialektet pėrkatėse, morri njė goditje serioze me vendosjen e kufijve shtetėrorė. Kėto vende imagjinare, Gegėri dhe Toskėri qė egzistonin mė tepėr nė kokat e njerėzve se sa nė terren, u zėvendėsuan nga tėrėsi tė tjera, kėsaj rradhe tė prekshme pasi territoriale : nga njera anė Shteti shqiptar dhe nga ana tjetėr, krahina e Kosovės si dhe viset e Maqedonisė perėndimore – tė bashkuara me Jugosllavinė, sikundėr dhe Ēamėria – e gėlltitur nga Greqia. Goditja e dytė po aq e fuqishme erdhi nga ana e qeverive kombėtare shqiptare. Megjithė ato simpatitė e tij natyrore ndaj bajraktarėve tė tij besnikė, Mbreti Zog gjithmonė ka preferuar t’i besojė administrimin e vendit bejlerėve toskė ndėrkohė qė zėvendėsonte Kanunin me njė varg ligjesh alla evropiane. Komunizmi qe edhe mė i pamėshirshėm. Hoxhės dhe shokėt e tij me origjinė jugore ju ėshtė dashur tė fshijnė njė herė e mirė gjithēka qė rikujtonte rendin e vjetėr, pėr tė kryer veprėn e tyre madhore – krijimin e Njeriut tė Ri. Natyrisht, pėrveē disa kostumeve folklorike, disa kėngė dhe valle popullore, herėt a vonė gjithēka tjetėr ose pėrfundoi nė kosh – ishte rasti i Kanunit dhe ēfaqjeve tė tij morale, tė baraktarėve dhe tė tjerė bejlerė – ose u riciklua dhe u rivu nė shijen e kohės. Gjatė kėsaj pėrleshjeje tė pabarabartė mes traditės dhe pushtetit, Gegėt e kishin humbur davanė para kohe. Asnjeri, dhe ca mė pak diktatura komuniste, nuk mund t’i harronte prirjet e tyre monarqike, entusiazmin e tyre tė pakėt gjatė luftės nacional-ēlirimtare sikundėr dhe rezistencėn e tyre instiktive ndaj ēdo strukture shtetėrore. Shumė shpejt, pushteti ju kundėrvu letėrsisė gegė, sigurisht pėr shkak tė letrarėve tė saj ende gjallė, qė tė gjithė katolikė tė flakėt dhe si rrjedhim antikomunistė tė vendosur. Duke humbur nė kėtė mėnyrė shpirtin e saj, variantit gegė tė gjuhės ju desh tė tėrhiqet dhe tė rrudhet pėr t’u katandisur nė njė dialekt tė ēfarėdoshėm tė tė folurit lokal, pėrpara se tė varroset njėherė e mirė si pasojė e njė Kongresi tė paharruar tė Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, nė vitin 1972. Njė qindėshe e vogėl leksikografėsh, gramaticienėsh dhe tė tjerė filologė tė shqipes zgjodhi si normė linguistike variantin tosk tė gjuhės, e cila me kėtė rast zbulonte dhe normėn e saj tė adhshme tė standardizimit***. I gjymtuar nė kėtė formė, dualizmi tradicional qė kish vulosur historinė e vendit ju besua asaj pjese tė historisė qė zakonisht ruhej nė muze, i zėvendėsuar nga njė identitet bashkėformues gjerėsisht artificial por nė pėrputhje me dėshirėn e rregjimit. Sidoqoftė, goditja fatale erdhi nga demografia. Mjafton tė ndiqen statistikat : Para Luftės sė Dytė botėrore, vendi kish njohur veēse dy rregjistrime tė popullsisė pak a shumė tė plota : i pari, i kryer gjatė vitit 1927, kish mundur tė numėronte diēka mė pak se njė million shqiptare – mė saktėsisht 833.000 vetė. I dyti, ai i vitit 1939 avancoi shifrėn prej 1.200.000 vetėsh. Qė prej asaj kohe, popullsia ka njohur njė rritje tė papėrmbajtshme me njė shkallė rritjeje vjetore demografike prej 2,7% qė bie nė 1,96% gjatė periudhės 1960 – 1990. Kėshtu, nėqoftėse qė nė vitin 1960, vendi kishte 1.626.000 banorė, ata do tė jenė 2.430.000 nė 1975, 2.761.000 nė vitin 1981 dhe pėrfundimisht 3.335.000 nė korrik tė vitit 1991****. Me fjalė tė tjera, brenda gjashtėdhjetė vjetėsh popullsia u katėrfishua dhe aktualisht vetėm njė pjesė fare e vogėl e saj (5 deri 6%) ruan nė mendje diēka qė rikujton periudhėn e para luftės. Nė kėto kushte, kujtimet mbeten tė pafuqishme pėrballė indoktrinimit tė thellė ideologjik sikundėr dhe pamundėsisė pėr tė ruajtur njė kontakt qoftė dhe minimal me atė literaturė origjinale gegė, tė vėnė nė indeks nga rregjimi komunist qė nė ditėt e para tė tij. Aktualisht, koncepti Gegė – dhe si rrjedhim ai Toskė – ēfaqet si njė misticizėm i pakryer. Kjo shkrirje pothuaj e pėrsosur e Qenies tradicionale me idealin e tij njėjtėsues, tashmė tė demoduar, mbetet njė kimerė dhe vetėm disa shkrimtarė guxojnė t’a reklamojnė ende. Vullnetit tė tyre tė ndrojtur pėr tė reklamuar pėrdorimin e gjuhės gegė i duhet tė ndeshet me indiferencėn e sjellshme tė burokratėve ose me falimentimin e plotė tė sistemit tė arsimit kombėtar. E parė nga ky kend vėshtrimi, skema jonė drejtuese bėn pjesė tashmė nė galerinė e imazheve tė shenjta – diēka sikundėr ikonat e dikurshme tė gjyshes, tė ndriēuara nga njė kandile drithėruese me vaj mbi dollapin e qoshes – paēka se ajo vazhdon herė pas here tė ushqejė analizat, mbi tė cilat ndėrtohet edhe arketipi shqiptar. Ēfarė mbetet kėshtu nga identiteti kolektiv territorial ? Pa asnjė dyshim, nźn-kategoritź e ansambleve tź mźdha gegź dhe toskź - identitetet krahinore. Prej kohėsh, shqiptari i mesėm preferon tė nxjerrė nė dukje referencat e tij lokale : krahinźn e tij tź origjinźs, ose qytetin mź tź afźrt. Ai ėshtė nė rradhė tė parė shqiptar, kosovar ose ēam, njė kėmbė mė tutje ai nxitohet t’a quajź vehten lab, dibran ose matjan dhe sė fundi ai mburret si tiranas ose vlonjat, korēar ose shkodran – pėrpara se tė kujtohet pėr burimin e mirėfilltė tė fshatit ose tė lagjes. Diku nė nėn-ndėrgjegjen e tij, tė gjitha origjinat nga mė tė vjetrat deri nė mė tė rejat pėrzjehen dhe kryqėzohen pėr t’i kujtuar qė mė tė qėndrueshmet dhe si pasojė mė tė vlefshmet janė ato tė gjakut – familja e afźrt ose e zgjeruar – dhe tė fisit – lidhjet martesore, miqźsitź, aleancat, ose lidhjet e klientelźs – tarafet.
    * Shih : Rrok ZOJZI – Ndamja krahinore e popullit shqiptar ( la division régionale du peuple albanais), nė : Etnografia shqiptare ,V.1, Tiranė 1962. ** Shih : Nathalie CLAYER – Aux origines du nationalisme albanais : la naissance d’une nation majoritairement musulmane en Europe. Éd. Carthala, Paris 2007. *** Pėr tė krijuar njė ide lidhur me ndėrhyrjen e Shtetit totalitar nė fushėn e gjuhės dhe tė kulturės sikundėr dhe lidhur me perspektivat e ringjalljes sė gjuhės letrare gegė, shih : Arshi PIPA - Géopolitique de la langue albanaise, nė : Michel ROUX (nėn koord.) - Nations, États et Territoire en Europe de l’Est et en URSS. collection « Pays de l'Est » l’Harmatan 1997 ; ose dhe : Ardian VEHBIU - Standard Albanian and the Gheg Renaissance: A Sociolinguistic Perspective, nė : International Journal of Albanian Studies (IJAS), vol 1, issue 1, fall 1997, N Y. **** Ritmet e shpejta tė rregjistrimeve qė kanė rifilluar nė 1945 (ēdo pesė vjet deri nė 1960, mė tej praktikisht ēdo dhjetė vjet) vazhduan deri nė 1989. Rregjistrimi i fundit ishte ai i vitit 2001. Mes dy rregjistrimeve tė fundit, njė varg ngjarjesh ekonomike dhe politike – rėnia e komunizmit dhe rrebelimi i 1997 – si dhe fenomemensh demografike – emigracioni i shfrenuar – kanė tronditur thellė procesin natyror tė zhvillimit tė popullsisė sė vendit. Shifrat e fundit zhgėnjyen projektimet dhe vlerėsimet e Institutit Kombėtar tė Statistikės (INSTAT). Sipas kėtij tė fundit, vendi duhej tė numėronte 3.248.836 banorė nė vitin 1995 ose pėrfundimisht 3.368.600 banorė nė dhjetor 1998. Por, sipas rezultateve tė rregjistrimit tė 2001, vendi numėronte vetėm 3.069.275 banorė nga tė cilėt 10.8% nėn pragun e 6 vjeēėve dhe 7.5% mbi atė tė 65 veēėve. Pėrsa i pėrket shtatėdhjetvjeēarėve dhe mė sipėr, ata pėrfaqsojnė vetėm 2.6%.

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    kush ka qene me i dhjere se njeri tjetri??? ti fol per tosket lale,,,,geget nuk po i njofshe mire.


    Ehhhh keto poezite e shkrimtareve tane kane shume domethenje, mbase e kane njohur mentalitetin e njerezve me shpejt nga mua e nga ty, qe krahasuar me ta dije dolem ne kete bote. Eshte pak humoristike kjo vjersha e Fan Nolit, po siduket si nje njeri i shkolluar dhe i zgjuar e kishte njohur psikologjine e popullit te tij te cdo rajoni nga jugu ne veri ne ate kohe. Jo se une di ndonjegje rreth ketyre, po tani mesojme nga ata qe kane qene shkrimtar te medhenj si te letersise tone, por edhe te njohur boterisht.

    Mos u bej shume transparet me urrejtje klanore, se nuk flet me kalamaqer ketu qe nuk te kuptojne, nqs je kalama vete!

    Me thuaj nga je, te them se kush je- Fan S. Noli




    A te duhen duhen luftetare
    Gjithe botes ti vesh zjarre
    Do arratine te marre
    Merr nja dhjete Kosovare

    Njerez te zgjuar me lezet
    Qe I gjene ne cdo ane
    Qe te bejne hallve e salep
    Keta jane mjeshtrit Dibrane

    A do njerez per haenge
    Per tryeze e per kuvend
    Burra e gra kercejne me loder
    Keta I gjen vec ne Shkoder

    A te duhen genjeshtare
    Matrapaze e kokethare
    Qe reren ta shesin per fare
    Mer Krutan dhe je i lare

    Po qeflij a te duhen
    Qe me jevga dine te kruhen
    Zonja qe pjellin cdo vit
    Vetem Elbasani i rrit

    Do ministra Kolonjare
    Se mbahen burra me mend
    Duan kudo te jene te pare
    Ne mexhlis dhe ne kuvend

    Do budallenje qe vec hane
    Hajvane me dy kembe
    Pasuri s’dine te vene
    Merr shetit gjithe Myzeqene.

    A do te rruash florine
    Katandine e shtepine
    Me dy qofte mbushin sinine
    Ec e merr Gjirokastrine


    Do te hash e te besh qejf
    Sofra shtruar si per mbret
    Pasterti e per kismet
    Te till gjen vec ne Permet

    A do male me debore
    Trima te forte e malesore
    Fort bujar e burreror
    Shko ne Kukes I ke me dore

    Keta Matjane burra te zote
    Qe dikur kane bere barot
    Se I njeh gjithe vendi mbane
    Jane te afte per xhandare

    A do trima e sejmene
    Kapardisur kudo vene
    Pa I zene gjumi mos flene
    Per tre Mirditore bej bene

    Ne do njerez me lezet
    me lezet e me terbejt
    Mos u lodh te bezdisesh dynjane
    Ne Tirane rresht tabane


    Do per pune nje Korcar
    I ke bujq e ushtare
    Te gjithe bashke vene ne are
    Koke e kembe si ke te share

    Hall I madh per Skrapalline
    Ka rrezik te hedhe dhe dru
    Dy ministra le te rine
    Se na duhen dhe pa tru.

    A do urte njerezit te rrine
    Ne komande te kesh ushtrine
    Ne terbjet te kesh njerezine
    Merr te gjithe Laberine.


    Ore te gjore haruam Vloren
    Se kjo pune lahet me gjak
    Dy shirite e nje medalje
    Kesaj gjeje I veme kapak

    A te duhen sharlatane
    Qe te lepien ne cdo ane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash Tropojane
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _AuLoNa_ : 30-08-2009 mė 02:24
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #215
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    nuk e ke lexu shqiperia e eperme te edith durham me duket
    E vertet por Aristidh Kola as qe ka fol ndonjehere per geget, por per Arvanitasit (tosket)...

    Kur flasim per historine e arvanitasve ju geget harroni qe ata ishin tosk....

  6. #216
    Aristidh Kolia ka folur shume per geget,lexoje me mire!Dhe ai qe ia ngriti emrin Aristidhit ishte Kolec Traboini!
    Arvanitasit nuk ishin vetem nga Jugu,,,,
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar mė parė nga safa Lexo Postimin
    §.1258. Grueja e vźjė nuk młnd tė gat¬uej nė darsem, as nuk młnd tė qesė ujė duervet, as raki, as me thye bukė, as me veshė e me iu afrue nuses.[/COLOR]
    Kjo ėshtė pjesa pėr ēka unė shpreha mendimin tim rreth tė metave tė Kanunit, bie nė nivelin tuaj...
    Kanuni flet vetė.
    Saf' kjo dukuri paska qene dhe ne Jug nga perditshemirija e kam pare .As ne fisin tim apo ne familjen time kur kemi per te marre nuse nuk dergojme grua qe eshte e ve( grua qe i ka vdekur,apo vrare burri) ,ne mos gaboj edhe qe nuk lind femi ,Por te jete ose vajze e pamartuar ose e martuar me burr te gjalle edhe femi mundesisht .

    Kjo eshte edhe tani sepse eshte keshtu une nuk e di .As ne krahe te nuses nuk mund te rri e veja. Me nje fjale paska qene /eshte i njejti zakon edhe ne jug .

    Ndoshta dhe te tjerat pika me lart qe mua nuk me ka rastisur te degjoj apo pyes.

    Edhe nje pike aty larte ku vajza apo djali nuk mund te zgjedh fatin e vete , une i kam ne familje u deshen njeri nga jugu e tjetri nga veriu dhe ja qe e lejoi
    kanuni ta zgjidhnin fatin vete .etc etc .

  8. #218
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Kjo eshte edhe tani sepse eshte keshtu une nuk e di .As ne krahe te nuses nuk mund te rri e veja. Me nje fjale paska qene /eshte i njejti zakon edhe ne jug .
    Alnosa, mirė qė na solle njė ngjashmėri mė tepėr mes dy fiseve tona.

    Mė lėr ta shpjegoj kėtė punė. Kjo nuk ėshtė diskriminim gjinor siē mundohen ithtarėt e rrymave moderne me krijue pėrshtypjen.

    Ndėr tė gjithė popujt e botės, ka dy lloje magjish: sipas ngjashmėrisė dhe sipas kontaktit.

    E para bazohet nė idenė e ngjashmėrisė, ku shembull konkret ke "Voodoo doll", ku ngjashmėria e kukullės me njeriun i sjell atij mundime kur kukulla shpohet me gjilpėrė.

    Kjo e dyta bazohet nė idenė se kontakti me diēka tė pafat sjell pafatėsi, kontakti i fėmiut me dhėmbin e ujkut i sjell forcė kundėr lugatit etj.

    Me tė njėjtėn logjikė, pas varrimit, njerėzit lajnė duart, pėr tė larguar vdekjen nga vetja e tyre.

    Dhe po me kėtė logjikė, shpjegohet edhe dukuria lart sipas sė cilės, Vejushka duhet tė veēohet nga disa veprime.

    Sepse ajo bart nė vetvete "fatkeqėsinė e tė qėnurit vejushkė", dhe kėtė fakeqėsi e bart nė bukėn qė gatuan, dhe duke ngrėnė bukėn atė fatkeqėsi e marrin edhe njerėzit tjerė.

    Krejt ėshtė ēėshtje bestytnie.

  9. #219
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar mė parė nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Ehhhh keto poezite e shkrimtareve tane kane shume domethenje, mbase e kane njohur mentalitetin e njerezve me shpejt nga mua e nga ty, qe krahasuar me ta dije dolem ne kete bote. Eshte pak humoristike kjo vjersha e Fan Nolit, po siduket si nje njeri i shkolluar dhe i zgjuar e kishte njohur psikologjine e popullit te tij te cdo rajoni nga jugu ne veri ne ate kohe. Jo se une di ndonjegje rreth ketyre, po tani mesojme nga ata qe kane qene shkrimtar te medhenj si te letersise tone, por edhe te njohur boterisht.

    Mos u bej shume transparet me urrejtje klanore, se nuk flet me kalamaqer ketu qe nuk te kuptojne, nqs je kalama vete!

    Me thuaj nga je, te them se kush je- Fan S. Noli




    A te duhen duhen luftetare
    Gjithe botes ti vesh zjarre
    Do arratine te marre
    Merr nja dhjete Kosovare

    Njerez te zgjuar me lezet
    Qe I gjene ne cdo ane
    Qe te bejne hallve e salep
    Keta jane mjeshtrit Dibrane

    A do njerez per haenge
    Per tryeze e per kuvend
    Burra e gra kercejne me loder
    Keta I gjen vec ne Shkoder

    A te duhen genjeshtare
    Matrapaze e kokethare
    Qe reren ta shesin per fare
    Mer Krutan dhe je i lare

    Po qeflij a te duhen
    Qe me jevga dine te kruhen
    Zonja qe pjellin cdo vit
    Vetem Elbasani i rrit

    Do ministra Kolonjare
    Se mbahen burra me mend
    Duan kudo te jene te pare
    Ne mexhlis dhe ne kuvend

    Do budallenje qe vec hane
    Hajvane me dy kembe
    Pasuri s’dine te vene
    Merr shetit gjithe Myzeqene.

    A do te rruash florine
    Katandine e shtepine
    Me dy qofte mbushin sinine
    Ec e merr Gjirokastrine


    Do te hash e te besh qejf
    Sofra shtruar si per mbret
    Pasterti e per kismet
    Te till gjen vec ne Permet

    A do male me debore
    Trima te forte e malesore
    Fort bujar e burreror
    Shko ne Kukes I ke me dore

    Keta Matjane burra te zote
    Qe dikur kane bere barot
    Se I njeh gjithe vendi mbane
    Jane te afte per xhandare

    A do trima e sejmene
    Kapardisur kudo vene
    Pa I zene gjumi mos flene
    Per tre Mirditore bej bene

    Ne do njerez me lezet
    me lezet e me terbejt
    Mos u lodh te bezdisesh dynjane
    Ne Tirane rresht tabane


    Do per pune nje Korcar
    I ke bujq e ushtare
    Te gjithe bashke vene ne are
    Koke e kembe si ke te share

    Hall I madh per Skrapalline
    Ka rrezik te hedhe dhe dru
    Dy ministra le te rine
    Se na duhen dhe pa tru.

    A do urte njerezit te rrine
    Ne komande te kesh ushtrine
    Ne terbjet te kesh njerezine
    Merr te gjithe Laberine.


    Ore te gjore haruam Vloren
    Se kjo pune lahet me gjak
    Dy shirite e nje medalje
    Kesaj gjeje I veme kapak

    A te duhen sharlatane
    Qe te lepien ne cdo ane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash Tropojane


    e kisha lexu kte me pare por kto qe ka thene per disa treva e sidomos per |Tropojen nuk qendrojne fare fare/////vend me te vogel se Tropojen ne gjith Shqiperine nuk gjen,,,ama me njerzit qe ka prodhu ajo treve nuk krahasohet asnje treve mbare Shqiptare, pervec motres sone Drenices.

    Ne Tropoj, asnje here nuk na e ka permbyt kush buken qe i kemi dhon ne sofer....kjo dihet boterisht, nga na ka dale fan noli me kto konkluzone nuk e di as une dhe as ti,,dhe aq me pak do ta dinte pikerisht ai.


    nejse, na edhe pak do jemi ekocentrista, ta them pak me ne stilin tend ---- me ngreh prej vetes burrnesh....apo jo???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Homza : 31-08-2009 mė 17:36

  10. #220
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Ne Tropoj, asnje here nuk na e ka permbyt kush buken qe i kemi dhon ne sofer....kjo dihet boterisht, nga na ka dale fan noli me kto konkluzone nuk e di as une dhe as ti,,dhe aq me pak do ta dinte pikerisht ai.
    Duke qenė rritur nė Ibrik Tepe, s'ka pas kohė me njoft ai gjithė Shqipėrinė, po ka fol i ndikum nga politika e ēastit, siē ma merr menja.

Faqja 22 prej 44 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •