Close
Faqja 58 prej 93 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 927
  1. #571
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Citim Postuar mė parė nga flora57 Lexo Postimin
    Gjate luftes nacional clirimtare batalionet partizane hyne ne kosove dhe luftuan per clirimin e Kosoves.A ka ndonjeri nga ju me me thane se sa shqiptare shkuan e u bashkuan me UCK per te
    luftuar kunder serbeve? Me kokrra.
    Vetem oficeret e liruar nga ushtria e qe Ju i quani enveriste shkuan ne kufi e stervitnin djemte dhe vajzat kosovare.Kishte vajza kosovare qe brenda 2, 3 oresh mesonin te perdornin armen ma mire se burrat. Mos na u hiqni trima e patriote te medhenj se keni pase rastin me e tregu trimerine e se keni perdor. Jepni Cezarit ate qe i takon.
    well..ka dhe njerez me tru ne kete bot....oficeret e ushtris Shqiptare kan qen me te vertet si Shqiponjat qe nga koha e luftes kundra Italineve dhe Gjermaneve e deri ne shkaterrimin e ushtris Shqiptare nga Sali Berisha me gomaret e tjer ...fatkeqesia esht se tani ata u ndrruan me do gorilla nga malet e Tropojes a Shkodres...

  2. #572
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga flora57 Lexo Postimin
    Gjate luftes nacional clirimtare batalionet partizane hyne ne kosove dhe luftuan per clirimin e Kosoves.A ka ndonjeri nga ju me me thane se sa shqiptare shkuan e u bashkuan me UCK per te
    luftuar kunder serbeve? Me kokrra.
    Vetem oficeret e liruar nga ushtria e qe Ju i quani enveriste shkuan ne kufi e stervitnin djemte dhe vajzat kosovare.Kishte vajza kosovare qe brenda 2, 3 oresh mesonin te perdornin armen ma mire se burrat. Mos na u hiqni trima e patriote te medhenj se keni pase rastin me e tregu trimerine e se keni perdor. Jepni Cezarit ate qe i takon.
    bataloinet partizane hyn per clirimin e jugosllavis e jo kosoves.
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  3. #573
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Trajtimi i problemit tė kufirit tė shtetit tė ri shqiptar nuk u mbėshtet nė konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj, por u bė nga Fuqitė nėn prizmin e mosprishjes sė "koncertit evropian", gjė e cila, nė kėndvėshtrimin e kėsaj diplomacie, do tė mund tė ēonte mė pas nė njė luftė evropiane. Para njė "nevoje" tė tillė tė konsideruar si parėsore pėr Fuqitė, por shkatėrrimtare pėr Shqipėrinė, diplomacia britanike u mundua tė luajė rolin e ndėrmjetėsit, rol i cili pėr mendimin tonė, e detyroi atė tė heqė dorė nga disa parime themelore konstante pozitive ndaj ēėshtjes shqiptare, tė kristalizuara, sidomos nė krizėn shqiptare tė vitit 1911, qė e kishin bazėn nė erėn e re qė po frynte nė diplomacinė britanike. Kėshtu, megjithėse ishte e bindur pėr pėrkatėsinė etnike shqiptare tė disa qyteteve qė i kaluan Serbisė, ajo nuk qe nė gjendje t‘i jepte rrugė situatave tė vėshtira qė u krijuan nė Konferencė. Kjo ndodhte kur ekzistonin raporte historiko-etnografike, memorandume edhe nga personalitete tė paanshme botėrore, tė cilėt argumentonin historikisht pėrbėrjen kompakte etnike dhe origjinėn historike tė pandėrprerė tė popullit shqiptar. Ndėr ato do tė dėshiroja tė pėrmendja memorandumin e dėrguar nga misionari amerikan Telford Erickson, Sir Edward Grey-t (PRO. FO. 371. 1823, doc. No. 25388, June 2, 1913). Erickson pasi argumentoi me fakte dhe dokumente historike lashtėsinė iliro- arbėnore tė shqiptarėve, pyet se "si mund tė ndahet nė mes kjo tokė antike dhe ky popull antik nė mes aleatėve si njė plaēkė lufte"?! Mė pas ai shton: "Ne Zotėrinj kemi pas mėsuar se drejtėsia duhet tė jetė guri themeltar i ēdo rendi jetėgjatė nė shoqėrinė njerėzore".
    Nė Konferencėn e Ambasadorėve, interesat e Shqipėrisė u ndėshkuan veēanėrisht nga qėndrimi i Rusisė. Pėr kohen pėr tė cilėn flasin, prirja konstante e Rusisė nė pėrkrahje tė botės ballkanike sllavo-ortodokse mbėshtetej thjesht dhe qartė nė njė filozofi racore dhe religjioze dhe nuk pėrmbante, asnjė parametėr analitik parimor dhe objektiv bashkėkohor. Rusia, mė 1913, u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat dhe ia arriti qė tė krijonte njė Shqipėri sa mė tė vogėl qė tė ishte e mundur, duke u bėrė presion Fuqive tė tjera qė t‘u lėshonin Serbisė, Greqisė dhe Malit tė Zi, rajone tė banuara ekskluzivisht nga shqiptarė. Madje, Rusia arriti deri atje sa tė parashtronte edhe objeksione ndaj marrjes shqyrtim konsideratave etnografike nga njė Komision Ndėrkombėtar qė do tė krijohej pėr tė zgjidhur ēėshtjet e kontestueshme (PRO. F.O. 371.1769, pg 385 doc.10416).Kėtė qėndrim tė Rusisė, Faik Konica, njė prej shqiptarėve mė tė shquar tė asaj kohe, vėllai i kryediplomatit mė tė rėndėsishėm shqiptar nė Londėr pėr 30 vite me radhė Mehmet Konica, u pėrpoq t‘ia bėnte tė qartė Sir Edward Grey-t, me anė tė njė memorandumi tė dorėzuar nė Foreign Office me 5 shkurt 1913. (P.R.O. F.O. 371 1769 faqe 130-135, dokument nr. 6388 i regjistruar me datė 10.02.1913) Ai u shpjegoi Fuqive se pjesa me e madhe e tokave shqiptare tė kėrkuara nga Serbia dhe Mali i Zi janė tė banuara nga shqiptarė katolikė dhe muhamedanė. .. Sa mė e fuqishme tė jetė Shqipėria, u pėrpoq tė shpjegonte ai, aq mė e aftė do tė jetė ajo tė qėndrojė mbi kėmbėt e veta, pa u mbėshtetur nė fqinjė e saj tė fuqishėm dhe pa qenė e detyruar tė bėhet njė instrument i tyre. Nė kėtė kontekst kujtesa historike ishte e qartė: Po ndahej padrejtėsisht shtrati historik i njė populli antik, po i shkėputej Shqipėrisė Kosova, djepi shqiptar verilindor,barriere jo e kėndshme pėr politikėn ruse nė ekspansion tė vazhdueshėm. (Pėr fat tė keq, Rusia e sotme e drejtuar nga Presidenti Putin po bėn njė rikthim dramatik, tė pajustifikuar bashkėkohėsish, nė politikėn http://www.forumromanum.de/member/fo...517&threadid=2

  4. #574
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga dritek7 Lexo Postimin
    well..ka dhe njerez me tru ne kete bot....oficeret e ushtris Shqiptare kan qen me te vertet si Shqiponjat qe nga koha e luftes kundra Italineve dhe Gjermaneve e deri ne shkaterrimin e ushtris Shqiptare nga Sali Berisha me gomaret e tjer ...fatkeqesia esht se tani ata u ndrruan me do gorilla nga malet e Tropojes a Shkodres...
    ahahahahahah shkodra nuk eshte malsi o injorant i kuq. qe ktu shifet se ja fut kot se nuk ka shkodran oficere.
    ushtaret tane te ushqym me sham e me gurabi tlynit, veē me e kap gjermanin per bolesh se tjeter....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 24-08-2009 mė 13:55

  5. #575
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    enver hoxha dhe kelyshet e tij te sotcem ate te PSse do shisnin edhe vorret e babes dhe nanes, per nje dit me shume ne pushtet,,,jo me Kosoven.

  6. #576
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anėtarėsuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Enveri nuk e shiti Kosoven,por ja la nen diktat Jugosllavise per te realizuar planet e tij antikombetare.Enveri nuk ndjente gje per kombin shqiptar se ish nje bastard i bimbashit turk me origjine boshnjake.

  7. #577
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    A e shiti Enveri Kosoven?
    Shiti nenkupton qe Enveri do kete marre dicka nga Tito si shperblim?
    Flori,Dinare?Dollare?Favore dhe perkrahje politike ekonomike?
    Asnjera nga keto nuk mund te vertetohet ska fakte.
    Mos kopjoni gazeta dhe artikuj te vjeter qe jane komplet genjeshtra.
    Edhe ato qe dalin me artikuj te rinj"zbulime" genjeshtra jane.Duket me shume si kompromis.
    Si ka menduar Enveri ne ato momente?Shqiperia eshte cope-cope,tani ti shtoj edhe Kosoven?Si ta mbaj une gjithe kete ngarkese me kete tufe gomeresh qe kam rrotull(udheheqja,partia)lol.Me mire pa Kosove,t'ja ngec Kosoven Titos dhe marr ndihma nga rusi.
    Historia ndertohet mbi fakte konkrete dokumenta dhe jo me ,mendoj,mendime opinione,hipoteza,simpati urrejtje emocione grupesh politike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 24-08-2009 mė 21:34
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #578
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Londra II”, vetėm me pjesėmarrje tė SHBA-ve

    25 Gusht 2009

    Qerim Pllana

    Ndėrkaq sot, partitė shqiptare pozitė-opozitė ēėshtjen kombėtare nė mėnyrė banale dhe tejet falsifikuese e konsiderojnė tė kryer! Edhe pse shqiptarėt ēėshtjen thelbėsore bashkimin kombėtar nuk e kanė tė zgjedhur. Nė programet e tyre mė nuk ekziston ēėshtja e bashkimit dhe idealit kombėtar bashkues. Ėshtė heq gjithēka tjetėr nga veprat e prijėsve tė cilėt bėnė histori dhe krijuan epoka tė shqiptarisė, nė tė gjitha kohėt historike, pėr kombin dhe atdheun, nė rrugėt dhe sfidat drejt bashkimit kombėtar shqiptarė. Janė heq nga rendi i ditės fjalėt (luftė, heroizėm, bashkim, patriotizėm, idealizėm, realizėm, UĒK, TMK...)! Nuk ekzistojnė mė kėto shprehje, tek asnjė parti, apo udhėheqės shqiptarė, pretendimi i tė cilėve ėshtė vetėm pushteti i pėrjetshėm i pasurimit dhe qeverisjes nėn parullėn e demagogjike, “tė demokracisė paqes dhe lirisė”! Duke harruar se vetėm populli ėshtė i pėrjetshėm dhe vetėm ai ėshtė sovrani i pėrjetėsisė, paqes lirisė dhe i demokracisė...”Skėnderbe, Abdyl Frashėri, Ismail be Vlora, Isa Boletini, Enver Hoxha, Azem Galica, Adem Jashari.., ju ngjatė jeta”! Ju ishit dritė e nur tė kombit dhe tė atdheut! Ju nuk ishit kurrė tiranėt e kombit. Brukseli dhe OKB-ja, bashkė mė udhėheqėsit dhe politikanėt tanė sot, janė tiranėt e tiranisė tė djeshmes dhe tė sotmes. Sepse, ata duanė tė vendosin pėr fatin e popujve, por s`do tė vendosin pėrjetėsisht pėr fatin e tyre nė botė, dhe shqiptarėve nė Ballkan, pėrkatėsisht nė Evropė!.. (Q. P.)

    Me politika tė tilla, shqiptarėt fare lehtė mund tė mbesin nė Evropėn ortodokse Lindore. Sepse, askush nuk dėshiron, (pos serbėve, disa popujve arabėve, mbase rusėve), tė kthehen nė njė periudhė tė kaluar sistemesh tė njė kohe tė shkuar. Mirėpo, hedhja e ēdo gjėje qė ishte ideal i vlerave kombėtare dhe historike, duke u pėrpjekur pėr ta kthyer nė sadizėm tė llojit tė vetė, ėshtė papėrgjegjėsi njerėzore, johumane ekstremiste, banditeske dhe fashiste! Edhe pse, nė historinė e popujve dhe udhėheqėsve tė tyre, rrallė ndodhė tė ketė prijės pa tė meta dhe pa defekte. Ose prijės idealist, por tė cilėt nuk kanė sjellė realitet apo realizim, pėr tė pruar begati tė suksesshme dhe meritore pėr popullin, tė cilin e kanė udhėhequr dhe nga i cili, kanė dalė dhe dalin prijėsit e tillė. Nė tė shumtėn e rasteve, ata kanė sjell fatkeqėsi jo edhe tė pakta. Rasti konkret, Hitleri, Lenini, Stalini, gvozdi serb, shumė sulltan e mbretėr francez e anglez, mbreti ynė Zogu dhe tiranė tė tjerė, etj. Nė historinė e popullit shqiptar, fatkeqėsitė kanė ndodhė mė shumė pėr shkaqe pasurish tė vendit, strategjisė dhe gjeo-strategjisė qė ka Shqipėria etnike natyrore, me ujėrat e dy deteve, klimės jashtėzakonisht tė pėrshtatshme, detare, mesdhetare, kontinentale, me fusha, male, lumenj e liqene, botė tė pasur bimore e shtazore. Me minerale tė llojllojshme. Histori dhe tė kaluar tė bujshme njerėzore, qysh nga shtrirja e fiseve (popujve) Ilirė e kėshtu mė radhė. Mirėpo, si populli ilirė, arbėr dhe mė pas shqiptarėt, kanė kaluar nėpėr periudha jashtėzakonisht tė vėshtira historike. Njėra ndėr shkaqet e okupimeve, nėnshtrimit, pranimit tė feve dhe dokeve, veseve, asimilimit tė tmerrshėm dhe tė ligave tė tjera, kanė qenė pikėrisht lakmitė e tė huajve pėr tokat ilire-shqiptare. Ēėshtje kjo e cila edhe sot e kėsaj dite ėshtė duke i tėrhequr, tani mė shumė se kurrė, kjo hapėsirė, pos fqinjėve sllavė edhe tė tjerėt. Udhėheqėsit dhe prijėsit e shqiptarėve nė kohėra tė ndryshme historike, nė qenien e tyre kanė disponuar edhe defekte tė ndryshme mė shumė tė karakterit individual, tė mos bashkėpunimit nė mėnyrė vėllazėrore, A.P.Tepelena - Bushatlinjt etj. Megjithatė, shqiptarėt patėn pėrherė njohės tė shquar tė politikės, diplomacisė, udhėheqjes siē ishin; Gj. K. Skėnderbeu, Abdyl Frashėri Ismail bej Vlora, Enver Hoxha etj., si dhe anėtaret e Komitetit tė Stambollit, miqtė e Ismail bej Vlora, Zia Prishtina, Vaso p. Shkodrani, Samiu, Naimi, Abdyli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Isa Buletini, Idriz Seferi, Haxhi Zeka, Azem Galica, Adem e Hamėz Jashari etj. F. S. Nolit, nuk i ka munguar aftėsia profesionale, pa ēka nėse ajo aftėsi mbėshtetej edhe nė dhiatėn e vjetėr dhe tė renė. Pastaj, (sensi) edukativ, ai moral njerėzor, atij nuk i ka munguar as aftėsia pėr tė udhėhequr njė komb, siē ishin shqiptarėt dhe gjendja e tyre e katandisur nga luftėrat e gjata. Nė veēanti nga pasojat e copėtimit tė tokave pas ngjarjeve tė vitit 1913, dhe pas mbarimit tė Luftės sė Parė botėrore. Sidoqoftė, shqiptarėt pėrkundėr numrit tė personaliteteve tė shquara, tė cilėt i takojnė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, ata nuk ia dolėn qė tė zgjedhin ēėshtjen kombėtare gjatė Lidhjes sė Prizrenit, 1878-1881, Lidhjes sė Pejės, “Besa-Besė” 1899, as nė periudhėn e luftėrave pėr pavarėsi 1908-1912, kur Shqipėrisė iu okupua gjysma e territorit dhe po aq e popullsisė. Shqiptarėt nuk e zgjodhėn ēėshtjen e bashkimit tė territoreve as mes dy luftėrave botėrore. Atė e patėn tė pa zgjedhur edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj. Edhe pėrkundėr kalimit tė shqiptarėve nė anėn e Aleatėve tė Bllokut Antifashist dhe luftės pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave dhe kombit shqiptar. Pavarėsisht Marrėveshjes sė Atlantikut 1942, Konferencės sė Tehranit 1943, Konferencės sė Bujanit dhjetor 1943-janar 1944 etj., marrėveshjeve tė tjera Jalltė, 1945 etj., ata mbetėn aty ku janė edhe sot me njė ndryshim tė ēėshtjes sė Kosovės, me Marrėveshjen kapitulluese tė Serbisė, nė Kumanovė, qershor 1999, por jo tė bashkimit tė saj me atdheun amė. Nė Shqipėri, pas Luftės sė Dytė Botėrore u vendosėn marrėdhėnie tė reja socialiste, siē ishte edhe prijėsi i Luftės Nacional Ēlirimtare tė Shqipėrisė, Enver Hoxha, njė idealist i ēėshtjes kombėtare. Deri mė tani mendohet tė jetė njė ndėr udhėheqėsit mė ideale mė tė fuqishme atdhetare-kombėtare, pas Gjergj Kastriotit Skėnderbeut dhe Ismail bej Vlorės. Pavarėsisht thashethemeve tė shumta kundėrshtuese kundėr-enveriste, tė grupimeve thjesht revanshiste jo-pranuese, shumė rrėnuese jo vetėm tė sistemit, por tė gjithēkaje qė ishte zhvilluar dhe vendosur nė Shqipėrinė e pas Luftės sė Dytė Botėrore.

    (II)

    Idealet e E. Hoxhės s`mund tė mohohen mė asgjė, sepse shumica e tyre

    u kthyen nė realitet, pos vendimeve tė pamundshme tė Jaltės, tė 1945 !..

    Se idealet e E. Hoxhės, kanė qenė tė mishėruara edhe me ngritjen e qenies kombėtare, shoqėrore dhe idealiste, pėrparimtare e njerėzore e dėshmojnė njė mori faktorėsh historik siē janė; Zhdukja e injorancės fetare. Nuk u zhdukėn fetė! Sepse, E. Hoxha e kishte thėnė: “Pėr ata qė besojnė ka perėndi, pėr ata qė nuk besojnė s`ka zot as fe”! U ngritė dhe u zhvillua patriotizmi kombėtar, pėr tė qenė para sė gjithash shqiptarė, - u kultivua barazimi i shtresave nė aspektin ekonomik, social, arsimor, shėndetėsor gjithė popullore, nė njė maksimum tė mundshėm, duke shtetėzuar pronėn dhe pasurinė kombėtare, pėr t`mos ndodhė grabitjet, plaēkitjet, varfėria, skamja dhe ikja nga vendi, - u ngritė shkollimi dhe arsimimi i gjerė i shtresave tė prapambetura nė intelektualė kombi, - u mundėsua zhvillimi paralel i regjioneve dhe i raporteve qytet-fshat nė aspektin arsimor e kulturor. Shembulli konkret; gjatė viteve 1968-1974 nė Shqipėri kanė ekzistuar 2150 shoqėri kulturo-artistike nga niveli mė amatorė deri te ai mė profesional, Ansambli i Kėngėve dhe Valleve Shqiptare, - u formua Teatrit Profesionist Kombėtar, Opera Shqiptare,”Kino-Studio,”Shqipėria e re”, me 14-15 filma tė xhiruar brenda vitit, - u bė ngritja e mijėra ēerdheve, foshnjorėve dhe kopshteve parashkollore edukuese,- u ngritėn qindra shkolla profesionale, shkolla tė larta dhe fakultete bashkė me themelimin e Universitetit tė parė shqiptarė mė 1957, Akademisė shtetėrore, Lidhjes sė Shkrimtarėve,- u ngritėn kino-sallave pothuajse nė ēdo qytet, madje dhe nė fshatra tė mėdha,- filloj zhvillimi ekonomiko-industrial, zhvillimi modern i bujqėsisė, industrisė nxjerrėse dhe asaj pėrpunuese kombėtare, - filloji zhvillimi i hovshėm i shėndetėsisė, ngritja e spitaleve dhe shtėpive shėndetėsore edhe nėpėr zonat mė tė thella rurale. U ngritėn vepra kolosale hidroenergjetike dhe Shqipėria nė vitin 1969, kreu elektrifikimin e fshatit tė fundit me forca tė veta,

    - nė vitin 1970/71, u sigurua buka nė vend pa pasur nevojė pėr import tė drithėrave. Pastaj - iu dha rėndėsi e veēantė edukimit psikologjik - pedagogjik dhe metodik, shkollės sė kabineteve, ēdo shkollė, shkolla tė larta dhe fakulteteve tė shkencave ekzakte profesionale, iu mundėsuan kabinete, laboratorė dhe mundėsi tė tjera edukimi dhe shkollimi teorik dhe praktikė,- iu dha rėndėsi e veēantė kombėtare, humane e njerėzore; ngritjes ideore, politike dhe edukative nė frymėn patriotike dhe mbrojtėse kombėtare,- ngritjes ushtarake, mbrojtėse civile dhe frymės mbrojtėse gjithė popullore etj. - U ngritėn me qindra plantazhe ullinjsh, vreshtash, pyllėzim tė viseve tė papyllėzuara, hapja e qindra dhe mira hektarėve tokė tė re bujqėsore, shterja e kėnetave, moēaleve, hapja e qindra kilometrave tė kanaleve ujitėse anė e kėnd vendit, bashkė me atė infrastrukturė tė kohės, mjeteve dhe mundėsive buxhetore qė dispononte vendi.- U zhdukėn vėllavrasjet, tė cilat sot paraqesin anarkinė dhe mesazhin mė tė keq tė vendit, bashkė me vrasjet dhe vetė-vrasjet nė komunikacion, kriminalitet hajni etj.

    - Nuk kishte korrupsion, sepse, kjo fjalė pėrdorej, vidhje e tė mirave tė popullit, por nuk ekzistonte fare vjedhje nė nivelet qeveri, ministri, dikastere, bashki apo komuna, kooperativa apo kombinate, sepse ndėshkimi ishte kushtetues ligjor dhe tejet i ashpėr. Ka dhe ēėshtje tė tjera tė lidhura me ēėshtjen e idealit, ngritjes dhe zhvillimit tė njė lloj socializmi tė karakterit autokton, mbėshtetur nė kodin e marrėdhėnieve popull-shtet-qeveri, dikastere dhe ministri, drejtori dhe kabinete ekonomike, industriale, teknike, metodike, pedagogjik, shėndetėsore, agrare-bujqėsore, psikologjike dhe arsimore-kulturore. Nė nėntor tė vitit 1972, me Kongresin e Drejtshkrimit dhe tė Unifikimit tė Gjuhės Letrare Shqipe, shqiptarėt fitojnė njėrin nga elementet kryesore qenėsore tė tiparit komb gjuhėsor, linguistik, historik dialektik, morfologjik tė hapėsirės ku ata jetojnė. Pas Kongresit tė Manastirit ėshtė arritja mė e madhe kombėtare shqiptare nė trojet e tyre etnike. Kėtė e pėrshėndeti me entuziazėm tė veēantė i ndjeri Enver Hoxha. Prandaj, ai nuk ishte tirani, jeni ju zotėri politikan me klikėn dhe demagogjitė tuaj, pėrmbysėse tė ēdo gjėje, madje dhe “Shqipėrisė zogiste”!

    E. Hoxha, nė aspektin diplomatik dhe atė politik, shkėlqeu nė takimin e 81 partive nė Moskė nė vitin 1961. Pastaj me plotė guxim tėrhoqi Shqipėrinė nga Pakti i Varshavės. U solidarizue me popullin ēekosllovak dhe Ēekosllovakinė e ri-okupuar nga BRSS-ja, nė v. 1968. U solidarizue mė popujt e nėnshtruar kudo nė botė, palestinezet, algjerianėt, popujt e nėnshtruar nga BRSS-ja, luftėn e drejtė nė Vjetnam, kritikave ndaj botės Arabe, pėr mos unitet, dhe sė fundi pėr ēėshtjen e Kosovės nė Pranverėn e Ngjarjeve tė vitit 1981. Mbėshtetja dhe pėrkrahja e popujve pėr liri, ēlirim dhe demokraci, por jo pėr liberalizim tė shfrenuar tė kapitalizmit anarko-liberal tė shekullit tė XVIII-tė etj. Mbrojti Shqipėrinė nga gllabėrimi i mundshėm i Jugosllavisė titiste...

    - Athua nuk ishin kėto disa nga idealet e njė populli dhe tė njė udhėheqėsi, njė kombi dhe tė njė fryme bashkuese. (Edhe autostrada e bashkimit ėshtė njė vepėr aktuale bashkuese e idealeve, por me sa peripeci ėshtė duke u ndėrtuar kjo udhė bashkuese e kombit shqiptarė, akoma e papėrfunduar)! Kėto, dhe shumė parime tė tjera, ishin realitet tė njė njeriu idealist, pėr tė krijuar njė botė shqiptare tė barabartė, nė baza ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore dhe humane, patriotike-kombėtare. Nėse, kėto mund tė quhen “devijime, tirani, absolutizėm, tradhti, apo lėshime kundėr-kombėtare, kundėr-njerėzore dhe kundėr-sovrane”, (sovranit-popull). Atėherė, nuk di se njė udhėheqės i kėtyre parimeve shtetėrore, kėtyre pėrpjekjeve pėr tė nxjerrė njė popull nga mjerim i anarkive shekullore, i analfabetizmit total, i injorancės fetare, injorancės kanunore vetėvrasėse, i tė (“pesė anarkive tė cilat F. S. Noli, ia numėron, Mbretit Zog nė njėrėn nga seancat e Kuvendit shqiptarė nė vitin 1924”), i tradhtive dhe luftės sė grabitjes, dhe i shėmtive siē i kemi sot me aq bollėk, nga hajnia, prapambetja intelektuale, shėndetėsore, arsimuese etj., vėrtetė atėherė, si mund tė quhet njė njeri me aq ideale realiteti tė veprave tė tilla kombėtare!? Si mund tė quhet “tiran, absolut, tradhtar, antikombėtar” etj., njeriu i cili bėri tėrė ēka ėshtė e mundur pėr sovranin brenda dhe jashtė atdheut!? Atėherė, si mund t`i vishen gjithė ato shėmti sadizmi dhe hedhja brenda natės nė baltakun e injorancės, etj., tė njė idealist realist kombėtar!? Ka pėrpjekje qė edhe Skėnderbeu, Ismail be Vlora dhe tė tjerėt tė hiqen nga historia kombėtare. Siē po shuhen vlerat historike tė UĒK-sė, TMK-sė, Jasharėve, (komandant Ademit) etj. Madje, nga kush. Nga ata, tė cilėt u shkolluan dhe u ngritėn deri nė “piedestalin e marrisė pėr shkėmb e pėr pushtet”. Pa fije patriotizmi, kulture, morali dhe ndjesie njerėzore humanitare e kombėtare! Mė kėrkesat personale tė E. Hoxhės, u ngritėn dhe u shkolluan, por ata i tradhtuan ato ideale tė atdheut e tė kombit! Kjo injorancė, sot ekziston nė tė dy partitė mė tė mėdha pozitė - opozitė, (me ndonjė pėrjashtim), dhe nė programet e tyre, mė nuk ka fare ndjesie apo fryme patriotike kombėtare njerėzore dhe mbarėkombėtare, nga ajo qė e krijoj Enver Hoxha. Sot, pothuajse mė asnjė parti shqiptare nė pushtet apo nė opozitė, Shqipėri, Maqedoninė shqiptare, Kosovė, etj, nuk ekzistojnė programe, projekte, apo ide pėr bashkimin kombėtar. Prandaj, diēka tė tillė nuk ekziston mė te z. Sali Berisha, Ali Ahmeti, z. Hashim Thaēi, z. Topi, apo z. Sejdiu, tė z. Jozefinė apo z. Jakupi. Sepse, te kėta njerėz me bashkėmendimtarėt e tyre pėr rreth, nuk ekzistojnė shprehjet; bashkim, patriotizėm apo mendimi se si shqiptarėt tė dalin nga ky baltak dhe ky rreth vicioz, tė krijuar nga ata vetė, mė pėrulje tepėr tė pazakontė ndaj ndėrkombėtarėve. Politika ėshtė art i sė mundshėm. Nė politikė dy dhe dy nuk bėjnė katra! Por, ajo sė pari duhet pėr t`i shėrbyer kombit dhe atdheut. Ajo nuk duhet tė jetė dorė e zgjatur lypsare. Nuk guxon tė jetė aq nėnshtruese ndaj ēfarėdo faktori ndėrkombėtarėsh. Ē`ėshtė e vėrteta, S. Berisha me Autostradėn e “Bashkimit”, mė tepėr pėr sondazhe zgjedhore e zė nė gojė nė mėnyrė tėrthorazi fjalėn bashkim. “Kjo ėshtė rrugė e bashkimit”, e tha mė nja dy-tri raste. Si para ca dite, si nė ėndėrr e zuri nė gojė bashkimin, pas pėrgjigjes sė urtė ndaj notės qesharake, abuzive dhe spekulative tė Beligradit! Pra, e vėrteta ėshtė se fjalėt: bashkim, patriotizėm, heroizėm, idealizėm, realizėm.., janė heq kaherė nga fjalori i udhėheqėsve shqiptarė. Dalė nga dalė edhe nga librat shqipe, historia, letėrsia, madje edhe emri i gjysmės sė kombit shqiptarė ėshtė shndėrruar nė “kosovarė”. U hoq flamuri kombėtar pėr t`u zėvendėsuar me njė leckė karikature! A nuk ėshtė kjo rruga mė e mirė e pėrēarjes, ndarjes dhe e fyerjes tė njė kombi me njė gjuhė, histori dhe me njė kulturė, njė traditė dhe me njė gjeografi tė bujshme kombėtare shekullore!? A nuk pėrfshihen tė gjashtė pikatė, mu nė simbolin e gjashtė yjeve tė flamurit! I cili mbase, “simbolizon gjashtė copėzimet shqiptare nė Ballkan”! Por, jo. Gjashtė minoritetet, me dy milion shqiptarėt, me mbi 95 pėr qind tė banorėve, tė cilėt nuk janė shtet-formues, por njėsoj si pakicat shumė-etnike formojnė njė gjysmė-shteti tė hibridizuar mė shumė se ēdo vend a shtet nė botė, (lexo) shtet qytetarėsh, komunitetesh, multi-nacionalitetesh. Po pse dhe si, vetėm ne u dashka tė respektojmė Revulucionin Borgjez Franēez, Komunėn e Parisit, por jo edhe Deklaratėn e Pavarėsisė tė SHBA-ve!? Sidoqoftė, politikanėt nuk janė pėrjetėsia e njė kombi. Sovrani ėshtė dhe mbetet i pėrjetshėm, ai natyrisht do tė bashkohet. Pavarėsisht pengesave aktuale, tė cilat i bėjnė vetė politikanėt shqiptarė. Sepse, ulėsja e fronit tė udhėheqėsit ėshtė vetėm pėr njė njeri! Por, nuk ėshtė ēėshtja kjo e vetme, sa injoranca, tradhtia, devijimi dhe miopia e atyre tė cilėt mendojnė sall pėr vete, familje dhe grupe e grupime farefisnore. Shteti dhe atdheu ėshtė i tė gjithėve. Kurse sovrani nuk do tė tradhtohet pėrjetėsisht. Sepse, ai fare mirė e di se kush ia do tė mirėn, dhe cilėt janė ata, tė cilėt e pėrmbysin idealin atdhetar. Populli ėshtė ai, qė do tė bashkojė kombin dhe atdheun e tij, jo maskarenjtė! Tė kėqijat, konfuzioni, anarkitė, ndarja dhe shėmtitė e tjera, nuk do tė vazhdohen pėr gjithnjė. Kurse, veprat e mira idealiste, kombėtare dhe historike nuk mund tė shuhen aq lehtė. Me parullėn tashmė tė njohur nė Shqipėri: “Shqipėria dhe Kosova po ndryshojnė”. Mė shumė pėr tė mirė apo pėr tė keq!? Pėr bashkim apo pėr ēorientim, ndarje dhe ē`kombėtarizim, kjo mė s`do koment!? Sepse, kėto, pra janė “ideale” pa ideal, pushtet dhe qeverisje, pa ide dhe pa organizim tė mirėfilltė kombėtar human dhe njerėzor. Megjithatė, shqiptarėt do tė bashkohen deshėn kėtė apo nuk e deshėn tė tjerėt, kushdo qofshin ata! Se vėrtetė diēka ėshtė kah ndryshon nė qenien e shqiptarėve edhe pėr tė mirė, nuk ka fare dyshim. Prandaj, ata patjetėr do tė bashkohen praktikisht dhe fizikisht mė njė atdhe tė vetėm-Shqipėrinė etnike. Sepse, sovrani kėrkon bashkimin e domosdoshėm kombėtar. Vlorė, gusht 2009

    (Autori ėshtė shkrimtar dhe publicist, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės)

    kthehu prapa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #579
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    or Llapi ty tu ngjat jeta si ata trimat qe permenden me siper ne ate shkrim...gjithmon ne Shqiperi do kete funderrina qe mundohen te hedhin balt mbi ajken e ketij populli por gjithmon do dalin trima qe nuk i lejon keta funderrina te realizojn qellimet e tyre sepse ky popull esht krenar e i pavdekshem....

  10. #580
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    respekt burra perjetesisht
    Gj. K. Skėnderbeu, Abdyl Frashėri Ismail bej Vlora, Enver Hoxha etj., si dhe anėtaret e Komitetit tė Stambollit, miqtė e Ismail bej Vlora, Zia Prishtina, Vaso p. Shkodrani, Samiu, Naimi, Abdyli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Isa Buletini, Idriz Seferi, Haxhi Zeka, Azem Galica, Adem e Hamėz Jashari etj. F. S. Nolit,

Faqja 58 prej 93 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •