Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Njė muaj Bajrami

    http://www.gazetaexpress.com/index.p.../13761/C4/C15/

    Njė muaj Bajrami

    Muaji i Ramazanit do tė jetė njė muaj i zakonshėm pėr shumicėn e politikanėve nė Kosovė. Express nuk ka gjetur asnjė prej tyre qė agjėron. Gjithė Ramazanin ata do ta kenė Bajram

    Nga Artan Behrami mė 22.08.2009 nė ora 9:35
    Shumica e politikanėve kosovarė duket se asnjėherė nuk kanė hyrė nė gjynah. Tė vetėkėnaqur shpirtėrisht, ata kanė vendosur qė ta hanė edhe kėtė Ramazan. Nė kėtė pikė nuk ka pėrēarje e as ndarje, pavarėsisht ideologjive politike. Njė pjesė e mirė e tyre kanė edhe arsyet e shumta pėr kėtė, tė pranueshme edhe pėr Zotin.

    Derisa presidenti dhe kryeministri i Kosovės nuk mund tė agjėrojnė pėr shkak tė pritjeve dhe pėrcjelljes qė u bėjė delegacioneve, tė tjerėt nuk mund tė ndahen nga duhani. Ndėrkaq, disa mendojnė se nė tė kaluarėn kanė sakrifikuar mjaft. Por, ka edhe politikanė tė tillė qė pranojnė se asnjėherė nė jetėn e tyre nuk kanė agjėruar dhe kėtė nuk do ta bėjnė as nė tė ardhmen.

    Duke filluar nga presidenti i Kosovės, kryeministri dhe liderėt e partive politike e deri tė anėtarėt mė tė thjeshtė tė tyre, nuk do tė kenė fare nevojė pėr Vaktitė. Ata pėrdorin njė kalendar tjetėr.

    “Duhet tė presė dhe tė pėrcjellė delegacione, kėshtu qė presidenti nuk agjėron”, thotė Xhavit Beqiri, zėdhėnės i Presidencės. Pėr tė njėjtat shkaqe nuk ėshtė duke agjėruar as kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi. “Sa e di unė, kryeministri pėr shkak tė obligimeve ditore qė i ka edhe pritjeve dhe takimet e shumta, e ka tė pamundshme me agjėrua muajin e Ramazanit”, tregon zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi e i cili po ashtu nuk ėshtė duke agjėruar Ramazanin, ngase ėshtė duke udhėtuar dhe nė raste tė tilla nuk preferohet agjėrimi.

    Edhe nė kėtė ēėshtje koalicioni mbetet i bashkuar. Ndėrsa opozita duket e ndarė. Derisa lideri i Aleancės, Ramush Haradinaj dhe lideri i Dardanėve, Nexhat Daci nuk agjėrojnė, Behxhet Pacolli nga Aleanca Kosova e Re vazhdon traditėn e tij familjare.

    “This is a very, very personal question!. Ėshtė pyetje shumė, shumė personale....Nė shpirt e ngjinoj Ramazanin. Unė rrjedh nga njė familje fetare”, thotė Pacolli.

    Edhe lideri mė i zėshėm i opozitės, Ramush Haradinaj nuk ėshtė duke agjėruar Ramazanin. Tė paktėn kėshtu thotė zėdhėnėsi i AAK-sė, Besnik Tahiri. “Zoti Haradinaj nuk agjėron”, tregon Tahiri. Edhe nėnkryetari i kėsaj partie, Ahmet Isfufi pranon se nuk agjėron as tash e as mė parė. Ndėrsa ende nuk ka menduar se ēfarė do tė bėjė kur plaket.
    Ndėrsa Gani Geci nga LDD-ja tregon se shefi i tij Daci nuk agjėron. Ai tregon se kush agjėron nė partinė e tij dhe kush jo. Madje Geci e di edhe kush agjėron nė LDK.

    “Jo, nuk agjėroj, kurrė nuk kam agjėrua. Naser Rugova jo, Besa Gaxherri jo, unė jo, Nexhat Daci nuk besoj qė agjėron, Adem Salihu nuk e di. Prej LDK-sė veē Ismet Beqiri, tė tjerėt nuk ma merr mendja”, thotė Geci.

    Ndėrsa Astrit Haraqija nga LDK-ja thotė se agjėron vetėm ditėn e parė, tė mesit dhe tė fundit tė Ramazanit. Problemin, sipas tij, nuk e ka me ushqim, por me duhanin. "Ku me gjete me mė thirre nė Ramazan, thirre bre Lutėn..... Unė e agjėroj ditėn e parė tė mesit edhe tė fundit”, shton ai. Megjithėkėtė, shumica e politikanėve tė intervistuar, edhe pse nuk agjėrojnė, thonė se besojnė fuqishėm nė Zot.

    Ramazani ėshtė njė nga muajt sipas kalendarit islam dhe ka 30 ose 29 ditė. Nė kėtė muaj janė tė obliguar tė gjithė myslimanėt e myslimanet ta agjėrojnė, pėrveē atyre tė cilėt lirohen nga agjėrimi sipas rregullave islame, prej tė cilave nuk mund tė pėrfitojė pothuajse asnjė politikan.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Politikanėt janė ...

    Gjatė Krishtėlindjeve - Katolikė
    Gjatė Bajramit - Muslimanė
    Gjatė Pashkėve Ortodokse - Ortodoksė
    Gjatė Novruzit - Bektashi

    etj.

    Por realisht janė ... " Atesita ".

    Njė Plus (+) i Madh pėr Ateistat.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    Į Я † ι $ † Maska e Homer
    Anėtarėsuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    Gjithė Ramazanin ata do ta kenė Bajram.
    D'Oh!

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kjo tregon se sa musliman jemi ne shqiptaret. Ky eshte realiteti. 90% nuk agjerojne, por ti pyesesh, thone se po.Pra laraman jemi.
    Keta poliikanet se paku kan guxim ta thone haptas e jo si disa 100 fytyrshit e forumit( ketu perjashtoj talebanet).
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nisja e Ramazanit “ndan” myslimanėt

    Myslimanėt kanė nisur dje agjėrimin pėr Muajin e Shenjtė tė Ramazanit. Nė fakt, kjo gjė ka ndodhur pėr njė pjesė tė besimtarėve myslimanė, pasi pėr njė pjesė tjetėr, tė cilėt nė Tiranė u identifikuan si besimtarėt e xhamisė sė rrugės sė Kavajės, agjėrimi ka nisur vetėm ditėn e sotme. Shkak pėr njė mosmarrėveshje tė tillė ėshtė bėrė fakti se pėr disa hėna ka filluar tė rritet, ndėrsa pėr disa tė tjerė hėna nuk ka dalė ende. Megjithatė, nė Shqipėri dje ka nisur zyrtarisht Muaji i Shenjtė i Ramazanit, qė konsiderohet si muaji i sakrificės, mirėsisė, dashurisė dhe zemėrgjerėsisė. Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muēa deklaroi dje, ditėn e premte si ditėn e parė tė nisjes sė agjėrimit. “Tė dashur besimtarė myslimanė kudo qė ndodheni, brenda dhe jashtė kufijve tė vendit tonė, ju uroj Gėzuar Muajin e Madhėrishėm tė Ramazanit, i cili ka filluar sot nė vendin tonė! Ju uroj tė gjithėve ta kaloni me tė lehtė! Ju uroj gėzuar dhe pėr shumė vjet begati dhe paqe nė mes jush”, - ėshtė shprehur Muēa.
    Megjithatė, myslimanėt nuk u binden deklaratave mediatike tė kreut tė komunitetit tė tyre. “Nuk e kemi nisur Muajin e Ramazanit, sepse nuk ėshtė parė hėna”, - shprehet njė besimtar mysliman. Ai sqaron se pėr nisjen e agjėrimit ekziston njė rregull, dhe ai ėshtė shikimi i hėnės. “Rregulli ėshtė qė kur shikohet hėna fillohet agjėrimi. Meqenėse hėna nuk ka dalė akoma, ne s’kemi pse ta nisim agjėrimin”.
    Konfirmimi
    Njė gjė e tillė konfirmohet edhe nga kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muēa. “Agjėrimi i Muajit tė Ramazanit fillon me shikimin e hėnės. Por, kėtė ėshtė e vėshtirė ta shohėsh me sy tė lirė”, - shprehet Muēa. Por, sipas besimtarėve tė rrugės sė Kavajės hėna nuk ėshtė parė “as nga dijetarėt”. “Ne kemi marrė nė telefon edhe vėllezėr tė tjerė myslimanė nė vende tė tjera, dhe ata na kanė thėnė se hėna nuk ėshtė parė ende tė dalė”, - shpjegon besimtari mysliman, i cili nėnvizon se nuk ka asnjė arsye pėr ta nisur kėtė agjėrim. Por, sipas kreut tė Komunitetit Mysliman, nė ndihmė tė besimtarėve myslimanė vjen teknologjia e cila ėshtė shumė e pėrparuar ditėt e sotme. “Sot ka vėzhgues astronomikė qė e caktojnė me saktėsi se kur fillon tė dalė hėna. Pėr neve ka dalė mbrėmė, prandaj agjėrojmė sot, sepse kėshtu e ka thėnė edhe Kėshilli Fetar i Evropės”, - shpjegon kryetari i Komunitetit Mysliman. Gjithsesi, duket se njė situatė e tillė do tė sjellė pėrplasje edhe pėr festimin e ditės sė Bajramit tė Madh, qė ėshtė edhe dita qė kurorėzon tė gjithė muajin e sakrificės nga besimtarėt.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    Į Я † ι $ † Maska e Homer
    Anėtarėsuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    I/E madh/e je Iliria e Pare !

    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    Nisja e Ramazanit “ndan” myslimanėt

    Myslimanėt kanė nisur dje agjėrimin pėr Muajin e Shenjtė tė Ramazanit. Nė fakt, kjo gjė ka ndodhur pėr njė pjesė tė besimtarėve myslimanė, pasi pėr njė pjesė tjetėr, tė cilėt nė Tiranė u identifikuan si besimtarėt e xhamisė sė rrugės sė Kavajės, agjėrimi ka nisur vetėm ditėn e sotme.
    Kyt duhet ta postosh tek nen-forumi i humorit

    Citim Postuar mė parė nga iliria e para Lexo Postimin
    Por, sipas kreut tė Komunitetit Mysliman, nė ndihmė tė besimtarėve myslimanė vjen teknologjia e cila ėshtė shumė e pėrparuar ditėt e sotme. “Sot ka vėzhgues astronomikė qė e caktojnė me saktėsi se kur fillon tė dalė hėna.
    Shkenca u zgjidh mosmarrveshjet qe kane ndermjet tyre
    D'Oh!

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Teknologjia eshte perendimore dhe per kete ne e mohojme.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •