http://www.gazetaexpress.com/index.p.../13761/C4/C15/
Njė muaj Bajrami
Muaji i Ramazanit do tė jetė njė muaj i zakonshėm pėr shumicėn e politikanėve nė Kosovė. Express nuk ka gjetur asnjė prej tyre qė agjėron. Gjithė Ramazanin ata do ta kenė Bajram
Nga Artan Behrami mė 22.08.2009 nė ora 9:35
Shumica e politikanėve kosovarė duket se asnjėherė nuk kanė hyrė nė gjynah. Tė vetėkėnaqur shpirtėrisht, ata kanė vendosur qė ta hanė edhe kėtė Ramazan. Nė kėtė pikė nuk ka pėrēarje e as ndarje, pavarėsisht ideologjive politike. Njė pjesė e mirė e tyre kanė edhe arsyet e shumta pėr kėtė, tė pranueshme edhe pėr Zotin.
Derisa presidenti dhe kryeministri i Kosovės nuk mund tė agjėrojnė pėr shkak tė pritjeve dhe pėrcjelljes qė u bėjė delegacioneve, tė tjerėt nuk mund tė ndahen nga duhani. Ndėrkaq, disa mendojnė se nė tė kaluarėn kanė sakrifikuar mjaft. Por, ka edhe politikanė tė tillė qė pranojnė se asnjėherė nė jetėn e tyre nuk kanė agjėruar dhe kėtė nuk do ta bėjnė as nė tė ardhmen.
Duke filluar nga presidenti i Kosovės, kryeministri dhe liderėt e partive politike e deri tė anėtarėt mė tė thjeshtė tė tyre, nuk do tė kenė fare nevojė pėr Vaktitė. Ata pėrdorin njė kalendar tjetėr.
Duhet tė presė dhe tė pėrcjellė delegacione, kėshtu qė presidenti nuk agjėron, thotė Xhavit Beqiri, zėdhėnės i Presidencės. Pėr tė njėjtat shkaqe nuk ėshtė duke agjėruar as kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi. Sa e di unė, kryeministri pėr shkak tė obligimeve ditore qė i ka edhe pritjeve dhe takimet e shumta, e ka tė pamundshme me agjėrua muajin e Ramazanit, tregon zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi e i cili po ashtu nuk ėshtė duke agjėruar Ramazanin, ngase ėshtė duke udhėtuar dhe nė raste tė tilla nuk preferohet agjėrimi.
Edhe nė kėtė ēėshtje koalicioni mbetet i bashkuar. Ndėrsa opozita duket e ndarė. Derisa lideri i Aleancės, Ramush Haradinaj dhe lideri i Dardanėve, Nexhat Daci nuk agjėrojnė, Behxhet Pacolli nga Aleanca Kosova e Re vazhdon traditėn e tij familjare.
This is a very, very personal question!. Ėshtė pyetje shumė, shumė personale....Nė shpirt e ngjinoj Ramazanin. Unė rrjedh nga njė familje fetare, thotė Pacolli.
Edhe lideri mė i zėshėm i opozitės, Ramush Haradinaj nuk ėshtė duke agjėruar Ramazanin. Tė paktėn kėshtu thotė zėdhėnėsi i AAK-sė, Besnik Tahiri. Zoti Haradinaj nuk agjėron, tregon Tahiri. Edhe nėnkryetari i kėsaj partie, Ahmet Isfufi pranon se nuk agjėron as tash e as mė parė. Ndėrsa ende nuk ka menduar se ēfarė do tė bėjė kur plaket.
Ndėrsa Gani Geci nga LDD-ja tregon se shefi i tij Daci nuk agjėron. Ai tregon se kush agjėron nė partinė e tij dhe kush jo. Madje Geci e di edhe kush agjėron nė LDK.
Jo, nuk agjėroj, kurrė nuk kam agjėrua. Naser Rugova jo, Besa Gaxherri jo, unė jo, Nexhat Daci nuk besoj qė agjėron, Adem Salihu nuk e di. Prej LDK-sė veē Ismet Beqiri, tė tjerėt nuk ma merr mendja, thotė Geci.
Ndėrsa Astrit Haraqija nga LDK-ja thotė se agjėron vetėm ditėn e parė, tė mesit dhe tė fundit tė Ramazanit. Problemin, sipas tij, nuk e ka me ushqim, por me duhanin. "Ku me gjete me mė thirre nė Ramazan, thirre bre Lutėn..... Unė e agjėroj ditėn e parė tė mesit edhe tė fundit, shton ai. Megjithėkėtė, shumica e politikanėve tė intervistuar, edhe pse nuk agjėrojnė, thonė se besojnė fuqishėm nė Zot.
Ramazani ėshtė njė nga muajt sipas kalendarit islam dhe ka 30 ose 29 ditė. Nė kėtė muaj janė tė obliguar tė gjithė myslimanėt e myslimanet ta agjėrojnė, pėrveē atyre tė cilėt lirohen nga agjėrimi sipas rregullave islame, prej tė cilave nuk mund tė pėrfitojė pothuajse asnjė politikan.
Krijoni Kontakt