Close
Faqja 49 prej 93 FillimFillim ... 39474849505159 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 927
  1. #481
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga Popull Thjesht Lexo Postimin
    Si perfundim , kur do ta clirojm Kosoven ?
    Asht shum problematike me e nxerre gurin prej pusit ... dhe ēka asht hala ma problematike ... kan gjue shum gure n'pus e jo veq njo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 27-07-2009 mė 11:43

  2. #482
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Citim Postuar mė parė nga Popull Thjesht Lexo Postimin
    Sa e lehte paska qen mer ? C' osht injoronca mer jahu ? Pu pu pu sa injoront paskena qen ?

    Ne vdiqem duke luftu , na jane vra edhe dhjetra mije njerez per hicegjo ? Po ku paske qen mshef mer lol ?
    (ose po e shkruj shqip "mer Lal" se u asimilum ketu ku kemi ardh)

    Si nuk linde dicka ma heret ?
    Po kshu osht , kur e kerko s'e gjen , kur s'e do te del perpara ! Hic mos fol fat i zi per kombin tone !
    KTU PO DEL TI NE ROLIN E MANES

  3. #483
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2004
    Postime
    13
    Enveri ishte pjella e Popoviqit dhe Mugoshes. Normal se ai nuk donte t'i prishte marredheniet me sllavet, me te cilet kerkonte madje bashkim mbarekomunist. Prandaj nuk u perpoq qe seriozisht ta perfshinte Kosoven nen krah te vetin. Kjo edhe per arsye se ne Kosove, levizja komuniste ishte e dobet, dhe shikohej si nje ideologji sllave. Ketu rrenje me te forta kishte Balli Kombetar. Por sigurisht qe arsyeja kryesore ishte deshira e Enverit per t'i pasur marredhenie te mira me Titon. Madje ai u la atyre rruge te lire permes alpeve veriore, ku marshuan me mijera djem shqiptare te Kosoves per ne Tivar, Mal te Zi. Atje u pushkatuan diku rreth 4,200 prej tyre, duke mos perfshire ata te shkrete qe jane vrare rruges, perfshire ketu nje masaker ne Fushe Arrez. Disa burime madje thone se ka pasur batalione partizanesh shqiptare qe moren pjese drejtperdrejt ne operacionet e partizaneve jugosllav ne Kosove, duke vrare shqiptare te Kosoves ne emer te komunizmit.

    Vetem me vone, kur perspektiva i
    nje bashkimi politik te popujve ballkanas nen fanellen e kuqe komuniste ishte zbehur fare, Enveri nderroi mendjen dhe nisi te fliste per clirimin e Kosoves, per vuajtjen e shqiptareve te atjeshem.

  4. #484
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Citim Postuar mė parė nga Aeneas
    Disa burime madje thone se ka pasur batalione partizanesh shqiptare qe moren pjese drejtperdrejt ne operacionet e partizaneve jugosllav ne Kosove, duke vrare shqiptare te Kosoves ne emer te komunizmit.
    jane nxjerre ne teme disa raste te tilla. megjithate "partizanet" dmth fshataret qe shkonin ne ceta mblidheshin me presion mbi familjet e tyre. ne jug te vendit psh familjet detyroheshin ta conin nje djale me partizanet, nje me ballistet. kjo behej nga presioni. nuk shkonte njeri "me deshire". te vinin te merrnin dhe hajt te thoje "jo" po te dilte nami ne fshat masnej qe "nuk dha djale per atdheun". gjonat shifen dhe nga aspekti social, dhe ket shfrytzun qelbsirat sllave

    se sllavet Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Shefqet Peci me shoke. i merrnin keta njerez te mire duke i thene se po shkojme te luftojme "pushtuesit" "kriminelet" "gjermanet". dhe vetem pas betejave, merrnin vesh njerezit qe kishin qene duke luftuar me shqiptare. pothuajse cdo lufte qe eshte bere mes shqiptareve, eshte bere ne menyre te tille. dhe kur nanjoni ka ngrit zonin, "ata qe po luftojme jane shqiptare" i eshte thon "myllni gojen se e dim ne ate pune", perndryshe kane vajt me te shumtit.

    ka qene nji klike argate e serbve qe ka perdor shqiptaret per lufte kunder shqiptareve dhe ka mbjell urrejtje artificiale brenda kombit. dhe kjo klike e themelume nga Popovici dhe Mugosha ishte PKSH me ne krye Enver Hoxhen dhe kriminelet e tij besnike (masi vrau gjithe ata "shoke" te tjere qe ishin me perpara shqiptare, se komuniste dhe nuk ishin dakord me keto veprime qe dirigjoheshin nga Mugosha. Per 3 vjet nga 44 ne 47 vendimet qe mori Enveri ishin direktiva te PKJ drejt nga Beogradi).

    ne gjithmone kemi vujt nga injoranca. dhe gjithmon na kan perdor te tjeret si mashe, per te nxjerre geshtenjat nga zjarri. si kope. po ajo qe ka nodh ne 44-47 i tejkalo te gjitha

  5. #485
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Censura pas Apollo 11
    29-07-2009 / Nga Qemal Sakajeva




    Ata qė kanė lindur mė 20 korrik 1969, domethėnė atė ditė qė astronauti amerikan dhe i pari njeri i Tokės, Neil Armstrong vuri kėmbė nė Hėnė, janė nė mesmoshė - plot 40 vjeē. Tė tjerėt, me vite jetė sa gjysma e vėrsnikėve me ngjarjen historike, janė 20 - vjeēarė. Kėta, tek nxėnė dijet shkencore dhe teknologjitė e sotme pėrtej pėrrallės, jo pa habi pyesin: Edhe para 40 vjetėve paska pasur teknologji sa tė pėrballonte dėrgimin e njeriut nė Hėnė e kthimin e tij nė Tokė?!

    Ne i pamė ata heronj legjendarė, edhe dyzet vjet mė vonė, tė flasin ekraneve. Por, nga shqiptarėt, ajo ngjarje shtangėse, mbahet mend ndryshe. 40 vjet mė parė, aq tė rrallė ishin aparatet televizive ndėr ne sa, ta zėmė, pėr tė ndjekur njė ndeshje futbolli, shtėpitė e atyre fatlumėve qė zotėronin kėtė pasuri luksi bardhezi, ktheheshin nė sallė kinemaje. Zbritjen e njeriut nė Hėnė, fare pak njerėz e kanė ndjekur nga ekrani, ndėrsa gazetat botuan lajme tė thatė sa njė kuti shkrepseje. Ata qė fshehurazi dėgjonin radiot e huaja, morėn informacion mė tė bollshėm, rrėfenin hollėsira tė ēuditshme rreth fluturimit, qė nuk i gjeje dot nė gazetat, revistat dhe televizionin e varfėr shqiptar, si orė transmetimi dhe pėrmbajtje programore.

    Gjatė misionit dramatik katėr ditor, nisjes pėr nė Hėnė mė 20 dhe kthimit nė Tokė mė 24, gara nė fushėn e fluturimeve kozmike, midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike, nė Shqipėri shihej si ndeshje midis dy ideologjive nė bjerrje e sipėr: Kapitalizmit dhe Revizionizmit. Nostalgjikėt shqiptarė, tė Bashkimit Sovjetik, qė lakmonin tė pėshpėrisnin fshehurazi kėngėn “Podmoskovnije veēera” (Mbrėmje nė rrethet e Moskės), u bėnė pėrhapės tė njė lajmi gojor paralel, se, sovjetikėt kishin ēuar nė Hėnė njė sondė me krah robotik, i cilit grreu tokė hėnore dhe, nė tė njėjtėn kohė qė amerikanėt sollėn tokė hėnore me njeri, sovjetikėt e mbartėn me teknologji. Ashtu, nė Shqipėri, brenda rrethesh njerėzish tė ditur e me mė shumė informacion, proamerikanėt e drojtur dhe prosovjetikėt kurajozė, mburrnin sukseset shkencore nga kėndvėshtrime tė kundėrta. Nostalgjikėt e sovjetikėve, aventurėn e amerikanėve e quanin diēka shkencore tė madhe, por aspak njerėzore, siē edhe cilėsohej sistemi i tyre: po sikur dy kozmonautėt, Neil Armstrong, dhe Edwar Aldrin qė zbriti nga moduli “Eagle” (Shqiponja), 18 minuta pas tij, tė kishin mbetur pėrgjithmonė nė Hėnė, ndėrsa Michael Collins, qė i priste nė anije duke i ardhur Hėnės pėrqark, tė pėrplasej edhe ai diku mbi tokėn hėnore?! Kurse sondėn sovjetike me krah robotik, e veēonin si sukses teknologjik, mbi tė gjitha pėr humanizmin qė mishėrohej nga komunizmi, edhe pse i tradhėtuar. Ja, thoshin ata, razultati ėshtė i njėjtė, amerikanėt sollėn tokė hėnore, edhe rusėt sollėn po tė njėjtin dhe. Proamerikanėt dallonin sfidėn e NASA, sepse thoshin qė, duke e ēuar njeriun nė Hėnė, teknologjia synon tė jetė mė e pėrsosur, nga qė nuk ėshtė parėsore hedhja e raketės nė hapėsirė, por kthimin e njeriut shėndosh e mire nė Tokė.

    Kjo ngjarje habitėse veēse amerikane, i pati kthyer njėrėzit mė fytyrė pėrpjetė, pėrkundruall prushit qiellor dhe satelitit tė zbehtė, netėve tė errėta verore. Ata donin tė dinin mė tepėr se sa njė lajm rreth uljes sė njeriut tė parė nė Hėnė, qė Armstrong e quajti “Njė hap i vogėl pėr njeriun, njė kapėrcim i madh pėr njerėzimin”. Kjo kėrshėri e papengueshme dhe shtjellimet amatore kush ishte mė pėrpara nė shkencė, pati mbėrritur te Enver Hoxha, e cila siē u pa, e shqetėsoi. Atėherė botoheshin revista “Shkenca dhe Jeta”, “Zėri i Rinisė” e cila nė ēdo dy javė publikonte njė faqe me shkrime dhe lajme pėr shkencėn, si dhe revista “Pionieri” qė jepte njoftime tė thjeshtėzuara. Por, edhe kaq pak, dukeshin shumė, sepse druhej qė, me to bėhej kundėrpropagandė nė dėm tė politikės revolicionare tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė me masat. Nuk vonoi shumė e, kryeredaktori i gazetės “Zėri i Rinisė” dhe ai i “Shkenca dhe Jeta” thirrėn nė mbledhje tė mbyllura gazetarėt e tyre. Ata, shkurt dhe qartė, thanė se, drejtoria e shtypit nė Komitetin Qendror, me porosi tė Enver Hoxhės, kishte urdhėruar prerė, tė mos botohej mė asnjė lajm mbi sukseset shkencore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe tė Bashkimit Sovjetik, sepse, ashtu, Shqipėria mburr imperializmin amerikan dhe revizionizmin sovjetik nė popull. Shtypi duhet tė propagandonte vetėm “revolucionin tekniko - shkencor nė Shqipėri, tė udhėhequr nga direktivat e Partisė dhe mėsimet e shokut Enver, si dhe tė shkruhej pėr shpirtin krijues tė novatorėve e racionalizatorėve tanė, pėr ndėrtimin socialist tė vendit”. Dhe, ai urdhėr u zbatua: kurrė mė nuk u botua asnjė rresht i vetėm pėr fluturimet kozmike amerikane e sovjetike, ndėrsa iu dha hapėsirė e pamatė publikimi shpėrthimit tė bombės sė parė atomike kineze. Nga mbyllja e plotė e vendit dhe ngulfatja e plotė e informacionit, lexuesit nuk dinin mė nėse amerikanėt patėn dėrguar Apollo tė tjera me njerėz pėr nė Hėnė, pas Apollo 11? A shkoi tjetėrkush, pas Neil Armstrong, Edward Aldrin dhe Michael Collins? A u kthyen tė gjallė apo mbetėn atje? Pėr shqiptarėt, censura mbi shkencėn mė tė pėrparuar tė botės, e bėri Amerikėn si anėn e padukshme tė Hėnės - errėsirė e pėrhershme dhe e parrokshme. Kush tė mos e besojė kėtė, le tė futet nėpėr bibliotekat tona, tė shfletojė me durim shtypin e gati tridhjetė viteve, dhe s’ka pėr tė ndeshur asnjė rresht tė vetėm! Sipas asaj politike botimi, nė Amerikė nuk ndodhte asgjė e mirė, veēse shfrytėzim i pashpirt i proletariatit, dėgjenerim i rinisė nė sistemin e kalbur kapitalist, ndėrmerreshin luftėra dhe Shqipėria duhet tė mprehte vigjilencėn e gatishmėrinė ushtarake pėr t’i bėrė ballė sulmit tė mundshėm tė imperializmit amerikan dhe Bashkimit Sovjetik revisionist, e tė fitonte ndaj tė dyve!

    Pas Apollo 11, censura qe njė ēmenduri e madhe, dhe zgjati sa njė brez njerėzor. Hapėsirės udhėtonin satelitė si yje, mbi Shqipėri kishte pllakosur terri i thellė.

    ...

    55

  6. #486
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Exclamation

    A din kush Enver Hoxha a ka qen nejher ne Kosove.

  7. #487
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    [QUOTE=fegi;2352147]A din kush Enver Hoxha a ka qen nejher ne Kosove.[/Q

    Enver Hoxha nuk ka qen asnjehere ne Kosove.

  8. #488
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pra qysh mujti me shit Kosoven,pa kon hiq.

  9. #489
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Lexo ato qė ka shkruar limbo mė lart, se nuk shkohet nė asnjė vend me kėto argumenta absurdė.. p.sh, dhe Adolf Hitler, nuk ka shkelur kurrė nė Kosovė, e megjithatė e ēliroi dhe e bashkoi me Shqipėrinė.

    ka qene nji klike argate e serbve qe ka perdor shqiptaret per lufte kunder shqiptareve dhe ka mbjell urrejtje artificiale brenda kombit. dhe kjo klike e themelume nga Popovici dhe Mugosha ishte PKSH me ne krye Enver Hoxhen dhe kriminelet e tij besnike (masi vrau gjithe ata "shoke" te tjere qe ishin me perpara shqiptare, se komuniste dhe nuk ishin dakord me keto veprime qe dirigjoheshin nga Mugosha. Per 3 vjet nga 44 ne 47 vendimet qe mori Enveri ishin direktiva te PKJ drejt nga Beogradi).

    ne gjithmone kemi vujt nga injoranca. dhe gjithmon na kan perdor te tjeret si mashe, per te nxjerre geshtenjat nga zjarri. si kope. po ajo qe ka nodh ne 44-47 i tejkalo te gjitha
    Prektora

  10. #490
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ore akoma vazhdokan programin kto budallat ...kujtova se absurditetet e tyre do ken 1 fund po kta qenkan me te trash se gomari i Qazim Mulletit ..

Faqja 49 prej 93 FillimFillim ... 39474849505159 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •