Close
Faqja 30 prej 90 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 892
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Por për çka është fjala konkretisht.
    Në numrin e së mërkurës të gazetës së njohur beogradase “Politika”, 1 korrik 2009, faqe 16, është botuar artikulli i gazetarit S.Stamenkoviq, me titull “Shqiptarët e përvetësojnë Aleksandrin e Maqedonisë dhe Karagjorgjen”. Në këtë artikull pasqyrohen në mënyrë tendencioze disa të dhëna në lidhje me përçapjet edhe ashtu shumë të dobëta të shqiptarëve që të pasqyrojnë realitetin historik në mediat e huaja.
    Kuptohet që historiani sërb Predrag Markoviq i intervistuar në këtë shkrim, i përshkruan këto përpjekje të drejta dhe shumë shkencore të shqiptarëve në traditën karakteristike të publicistikës sërbe, me sarkazëm, arrogancë dhe mohim të realitetit objektiv. Sipas Markoviqit në Kosovë nuk ka kulturë shqiptare. Kishat ortodokse janë sërbe kurse xhamitë janë osmane. Gjithashtu në traditën karakteristike bizantine të mohimit të gjithçkaje shkencore dhe racionale, e pranon ekzistencën e disa klaneve me “origjinë shqiptare” por vetëm si pjesë e aristokracisë “sërbe”. Këtu vjen në kontradiktë me vetveten, pasi në fillim e mohon e pastaj e pranon mundësinë e ekzistencës së fiseve të caktuara shqiptare, edhe pse kujdeset të thotë atë “në numër të vogël”.
    Sa i takon përkatësisë etnike të Lekës së Madh është një temë e gjatë për të cilin do japim vetëm një fakt. Autori më i cituar dhe shkencëtari i cili meret si burimi më autoritativ për jetën dhe veprën e Aleksandrit të Maqedonisë, është britaniku Sir Uilliam Uoodthorpe Tarn nga Akademia Britanike.
    Në paragrafin hapës të librit të tij “Alexander the Great””, Z.Uoodthorpe Tarn e shpjegon shumë mirë çështjen e prejardhjes etnike të këtij perandori të pavdekshëm në histori.

    Sa i takon çështjes së Karagjorgje Petroviqit, heroit të kryengritjes së parë sërbe kundër pushtimit turk, këto janë teza të njohura të historisë së sllavëve të jugut që nuk janë zbuluar nga shqiptarët por nga sërbët vetë. Edhe vetë burimet zyrtare sërbe e pranojnë origjinën e tij nga fisi malazez i Vasojeviqëve. Fiset malazeze në shumicë janë me origjinë etnike shqiptare, të sllavizuar me kalimin e kohës nga shkollat ruse dhe sërbe dhe priftërinjtë ortodoksë.

    Bile së fundmi, vetë dy autorë sërbë kanë botuar një libër ku hedhin dyshime serioze për prejardhjen shqiptare të Gjergjit të Zi Petroviq (1768-1817), themeluesit të dinastisë së parë sërbe të Karagjorgjeviqëve.
    Sipas Librit “Karagjorgjeviqët – historia e fshehur” ("Karađorđevići - sakrivena istorija", Milorad Bošnjak, Sllobodan Jakovlevic, LIO, Gornji Milanovac), gjyshi nga ana e babës së Karagjorgje Petroviqit ka qenë shqiptar nga fisi i Kelmendit me emrin Gjin Marash Kelmendi.
    Njëri nga autorët, e pikërisht Sllobodan Jakovleviqi, është pasardhës i drejtpërdrejtë i kësaj familjeje. Sipas kësaj, shihet qartë se vetë sërbët nuk janë më në gjendje të mbulojnë falsifikimet nga e kaluara dhe kanë filluar të botojnë libra neutralë ku zbërthehen sado kudo me objektivitet të dhënat nga e kaluara historike.
    Edhe për çështjen e shtëpisë mbretërore të Nemanjiqëve ekzistojnë dyshime serioze se kemi të bëjmë me familjen e madhe feudale shqiptare të fesë katolike Nimani, e cila kaloi nga katolicizmi në ortodoksizëm, duke e vulosur kështu përfundimisht edhe ndryshimin e përkatësisë etnike nga shqiptare në sërbe. Dihet se në atë kohë, flasim për periudhën mes shekujve XXI - XXIII, katolikët e vetëm në veri kanë qenë me përkatësi etnike shqiptare, sa që edhe vetë sërbët fenë katolike e quanin “fe të shqiptarëve” - (shih “Arbanaska vera” - te “Zakonik Cara Dushana”).
    http://209.85.129.132/search?q=cache...&ct=clnk&gl=se

  2. #292
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    A di kush te me sqaroj ne lidhje me mbiemrin Beci?Ku e kane zanafillen,ku jetojne sot?Cilit besim i perkasin?Kete ma ka kerkuar nje mik i huaj,por nuk isha ne gjendje ti jepja shume sqarim.

  3. #293
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Shume interesant paska pasur Arbanas ne kohen e dushanit ,me ket emer ,shume interesant,sa per karadjordjeviq propaganda ,sepse po te tregohet se jane shqipetare te kelmendit ateher lehte papa klimenti ashte serb sipas tyre,more krejte keto kane prapavijen serbe se pari papa klimenti nuke ashte i fisit kelmend e dyta ne kohen e dushanit nuke ka deshmi fare qe ka egzistue dhe e treta nimani nemanja ska pasur kure ne toka Shqipetare,le te vjedhin serbijanet historin e bullgarit dhe te rumunit dhe te grekut ,atje ashte shume veshtire me vjedhe historin,Pse sepse e kane ndamure historin shqipetare ndermjet vedi se kane mendue shkuen Shqipetaret neTurqi dhe humben,kane kujtue se nuke dijme me u meshef maleve kane mendue se asimiluen krejte Shqipetaret tue vra tue i grimun kurse femijte dhe grate i asimiluen do me zore do me hater,fiset jane vetem keto gjana me ditur se kushe ashte shqipetare dhe kushe nuke ashte shqipetare ne baze fisit mundet me u caktue sa serbijane jane Shqipetare sa boshnjake sa malazeze sa kroat sa maqedon dhe tjere ne europe ne kemi mendue para 500 vjete qka do te ndodhe me neve per ate thmija i vogel dine kujte i takon,sepse ritet me fise dhe gjuhe SHQIPE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alfeko sukaraku : 26-07-2009 më 09:42

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    A di kush te me sqaroj ne lidhje me mbiemrin Beci?Ku e kane zanafillen,ku jetojne sot?Cilit besim i perkasin?Kete ma ka kerkuar nje mik i huaj,por nuk isha ne gjendje ti jepja shume sqarim.
    Ktu gjendet nji shenim per mbiemrin Beci.http://209.85.129.132/search?q=cache...&hl=sq&ct=clnk

  5. #295
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Jo ti hin ne ket WEb se une kesh po ti sqaro e mose na shtin ne lluga se nuke dilet po hyne ne kete web.

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga vetemnje Lexo Postimin
    Shume interesant paska pasur Arbanas ne kohen e dushanit ,me ket emer ,shume interesant,sa per karadjordjeviq propaganda ,sepse po te tregohet se jane shqipetare te kelmendit ateher lehte papa klimenti ashte serb sipas tyre,more krejte keto kane prapavijen serbe se pari papa klimenti nuke ashte i fisit kelmend e dyta ne kohen e dushanit nuke ka deshmi fare qe ka egzistue dhe e treta nimani nemanja ska pasur kure ne toka Shqipetare,le te vjedhin serbijanet historin e bullgarit dhe te rumunit dhe te grekut ,atje ashte shume veshtire me vjedhe historin,Pse sepse e kane ndamure historin shqipetare ndermjet vedi se kane mendue shkuen Shqipetaret neTurqi dhe humben,kane kujtue se nuke dijme me u meshef maleve kane mendue se asimiluen krejte Shqipetaret tue vra tue i grimun kurse femijte dhe grate i asimiluen do me zore do me hater,fiset jane vetem keto gjana me ditur se kushe ashte shqipetare dhe kushe nuke ashte shqipetare ne baze fisit mundet me u caktue sa serbijane jane Shqipetare sa boshnjake sa malazeze sa kroat sa maqedon dhe tjere ne europe ne kemi mendue para 500 vjete qka do te ndodhe me neve per ate thmija i vogel dine kujte i takon,sepse ritet me fise dhe gjuhe SHQIPE.
    Mirpo,prej lozes se Nemanjidve dallohet sidomos mbreti Dushan , i cili ishte bire se emes shqiptare,Martes,porse per te esht thene edhe se: "Stefan Dushani (1331-1355),I biri i Urashit III te Deqanit, ka merit te mdha per serbin sepse gjat sundimit te vet e beri te njohur dhe te fuqishum.Se pari e shpalli pavarsin e patrikes serbe.

  7. #297
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Ktu gjendet nji shenim per mbiemrin Beci.http://209.85.129.132/search?q=cache...&hl=sq&ct=clnk
    Faleminderit per ndihmen

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    ga gojëdhënat, antroponimet e toponimet mësojmë, ashtu si dhe nga dëshmi historike, se një grup popullsie është e ardhur nga viset e Hotit të Malësisë së Madhe e vendosur në Zajsë të Selitës e sot mbajnë mbiemrin Beci, një grup është vendosur në Baz ku ruhen shumë gojëdhëna, antroponime, toponime, ashtu si janë dhe Hotët në Lurë; të tërë këta Hotë i lidh bashkë lugina e Urakës. Hotët në Selitë (Zajsë) përmenden dhe në shek. XV. Eshtë e mundëshme që këto popullsi Hoti të kenë ardhë këtu në kohën e pushtimit osman, shek. XV ose dhe më parë, si rrjedhojë e trysnive sllave. Hotë ose dhe me emra të tjerë, gjejmë popullsi të ardhur nga Malësia e Madhe a nga veriperëndimi i trojeve shqiptare si Dibër, Martanesh dhe në krahina të tjera të Shqipërisë, më në kufi me bashkësi sllave. Farefisnia Bytyçi që gjendet në Kullaxhi, afër Blinishtit, doemos është e ardhur nga viset më veriore të trojeve shqiptare.http://209.85.129.132/search?q=cache...&hl=sq&ct=clnk

  9. #299
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    A behet fjale per Seliten e Mirdites ne mos gabohem?A ka ne Kosove me kete mbiemer?

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

Faqja 30 prej 90 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •