
Postuar më parë nga
chino
Nese eshte gojedhene, atehere nje shume e perhapur. Sepse edhe brenda fisit Berisha thuhet e njejta (perndjekja, gjakesite). Per ate variacionin me vezirin nuk kam degjuar. Mund te jete. Une kam degjuar nga pleqte se njera nga dyndjet/leqitjet e Berishes ka sjellur tek ndarja e Berishes ne Piper dhe pastaj Kuq (te Baranit). Kjo ndarje ka ndodhur ne Junik, keshtu qe variacioni i vezirit nuk mund te vleje ketu (per ndoshta ne ndarjet/dyndjet paraprake). Jo veziri, po ishin fiset tjera gjakesore qe perndjeken Berishen sipas normave te Kanunit nga Juniku. Nuk e di ne cilin vit.
Nje pyetje: A mund te martohet Berisha me Kuq, Piper e Mertur?
Me duket shume interesante qe informacionet mbi fiset gjinden edhe ne vende tjera te Kosoves, pra jo vetem tek vet fisi. Kjo eshte pasuri shume e madhe kombtare. Duhet te pyeten pleqte ane e kend Kosoves per keto gjera dhe te behet nje permbledhje e shkruar mbi te gjitha fiset.
*
Krijoni Kontakt