Close
Faqja 32 prej 90 FillimFillim ... 2230313233344282 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 891
  1. #311
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Fillet e para te formimit te fisi Hoti (se bashku me fisin Kuçi) lidhen ngusht me katundin e Lesh Tuzit (viti 1330). Me vone thuhet se ku katund ishte shperbere. Ne shek. XV komuna e Hotit kishte disa katunde (8 katunde dhe 134 shtepi). Mirepo jo te gjithe kane qendruar ne krahinen e Hotit, disa kane kaluar ne Zajse te Selites qe sot e kesaj dite mbajne emrin Beci ndersa nje pjese tjeter ka kaluar ne Baz, Dibër, Martanesh, Lur si dhe në krahina të tjera të Shqipërisë.
    Mariano di Bolizza shkruan me 1614 se Hoti kishte 212 shtëpí dhe nxirrte 600 burra t'armatosun. Ndersa Edith Durham shkruante se Hoti eshte fisi me trim qe udheheqe lufterat ne veri te Shqiperise
    .
    interesant sekom ni ket fis
    Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve

  2. #312
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Sipas variantit qe fiset Bytyq dhe Gash jane me origjine nga fisi iilir Varohej qe jetonte ne Gryken e Rizonit.Qdo here keto dy fise i gjeme prane njeri tjetrit dhe kane shtegtuar bashke , i ka lidhur profesioni dhe origjina e perbashket.
    Varohejt ne shek. II-I para krishtit krahas fiseve tjera te Dalamcise , luftuan kunder roamkeve, veqanarisht u shquan ne lufterat e viteve 78, 51-46 dhe 39-37 para krishtit. Po me 6-9 pas krishtit fiset ilire edhe Varohejt u quna ne kryengritje te fuqishme, e cila perfundoj me humbjen e tyre . Pas kesaj mendohet se Varohejt nisen shtegtimet e tyre per ne thellesi te vendit ne Malesine e Shkodres dhe ne Koman. Kultura e komanit mendohet eshte zhvilluar nga pjestaret e ketij fisi.
    Ne shekujt e pare para krishtit , fisi Varohej ndahet ne dy degezime profesionale , per punet me metale dhe per punet me balte. Ata qe merreshin me perpunimin e metaleve filluan te quheshin Gaca e me vone Gash, kurse ata qe punonin ene balte nga vllehet filluan te quhen Butice ose poqar. Nga fjala Butic u kalua edhe ne emertimin e njerezve qe merreshin me kete profesion si Bytyq.Me kete etimologji te fjales ,, Poqar " ose Bytyq lidhen disa emra mehallesh . Ne vitin 1571 dhe 1591 permendet Mehalla Bytyq ne Pac dhe Mehalla Pekaq ( Rushta ) , qe nga serbishtja d.m. th Peka- saq . Mehalla ,, Voksha " ne Mash qe ishin mjeshter te Vekshave te cilet shtegtuan me vone ne Prizren ku morren emrin Voksh dhe nga atje u vendosen ne rajonin e soitem te Vokshit mbi malet e Deqanit.Poashtu edhe fisi i Bukemireve eshte nje degezim i Bytyqit. Ne vitete 1416-1417 , sipas Katastrit Vendeikas te Shkodres jane vetem tre persona me mbiemrin bukemire dhe ate ne fshatin Shenkoll, Trompqi i madh . Ne shek. XV Bukemiret i gjejme ne nenet fshtra te Kazase se Shkodres dhe ne Piper, Grixhe, Prelat, Mushan, Rasah,Drisht, Merkojeviq Klire etj.
    Keto ishin familje Bytyqase te shperndara qe shepsheher ishin ne nje vend me Gashte e bardhe. Ne vitin 1485 kemi nje fshat me emrin Bukemire ne viset e Petrospan ilise .Nje familje Bukemir ne fund te shek. XV ishte vendosur en Mertur dhe keta me vone quheshin Bukemiret e Malesive. Bukemiret kane krijuar fshatin e tyre edhe ne Miridite. Pati shume Bukemiras qe se bashgku me gashet dhe bytyqasit tjere shtegtuan ne Has, ne Rrafsh te Dukagjinit dhe ne Fushe te Kosoves. Vetem ata bukemire qe iu bashkangjiten bytyqasve dhge gashjaneve ne udhetimet e tyre fisnore , munden te mbijetojne me emrat e origjines ,, BYTYQAS" . Poashtu edhe Myset e qe benin buken me ( myse ) me qoshe qe me vone u quajten Myq jane pjese e Bytyqasve. Keta i gjejme si bukepjekes te mire. Myset e Bytyqit ne shek. XIII, ne kohen e pushtimit te Rashes , shtegtuan nga Komani e Fusha e Shkodres per ne Kepin e Rodonit ne bregdet, e shtrihen nga lumi Mat deri ne Shenavlash, ne zotrimet e Kastrioteve, tye cilet poashtu prodhonin qerepa e saqa e punonin si bukepjekes. Ata qe kalonin nga pika doganore e Shuflladase banoret perreth i quajten keto vendbanime ,, te myseve" dhe krejt vendi e mnori emrin Krahina e Mysjes. Myset e Bytyqit u bene shume te pasur dhe u shtuan shume , pasi erdhen pas tyre edhe bytyqas tetjere nga Paci dhe gashjane duke formuar me 1431-32 ne te gjithe zonen 10 fshatra e me 1583 arriten ne 19 fshatra si : Sukthi, Maneza, Llopeshi, Preza, Shkalla, Rodoni, Budlla, Ishmi etj. Ne kohen e Skenderbeut shume u vrane dhe shume dolen ne Itali, ku sot5 shume arberesh e dine mire historine e vet si Bytyqas dhe ikjen nga Misja. Nje pjese tjeter e tyre iken dhe u vendosen ne luginen e lumit Mat, nga Ura e Zogut ne Rubike dhe u quajten Kryezeze, sepse per tragjedine e tyre ne shenje zije ata mbanin shamite e zeza te lidhura ne pjesen e siperme te kokes.
    Nikolla Gazulli na thote se ,, Kryezezet nuk martoheshin me Bytyqasit", pra ishin te nje gjaku. Nga Myset kemi nga ata qe shkuan ne Has ( ne qoshe te Hasit ) qe sot nihet si Myq has dhe Mymqemamez( qe ka kuptimin e qoshes se vendilindjes ). Myset u nuk i mbijetuan koherave me kete emertim , sepse disa u asimiluan e disa fi9lluan te thirren me emrin e fisit te tyre Bytyq.
    Nje permbledhje nga Libri ,, BYTYQI " i Adil Kaloshit
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #313
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Familjet shkodrane me prejardhje te huaje. Hamdi bushat

    1 Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj:
    Familjet e ardhura nga keto vende perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder. Ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat si familja Raxhimi (imam nga Egjypti), familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice), familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll te vendosun ne lagjen Dergut), Çukejt (artilier nga Turqia), Çakejt (personalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele), Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit te dinastise islame), Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku), Dilaverit (ushtarak nga Turkia), Bilanet (pregatites ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit), Kalajajt (oficer jeniçersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman), Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti), Rust (nepunes), familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe), familja e Nelit te Molla Dautit (origjine egjiptjane), familja Dizdart (dizdar ne kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit), fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit), familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal), familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli), familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel), familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal), familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit), familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise), familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani), familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman), familja Allajbegve (kolonel me origjine turke), familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar), familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).- Zezaket e shqiptarizuar (te mbiquejtunit “ Harapet “) ne Shkoder, qe formojne nji numer te vogel, jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detaret ulqinake. Keto jane blere nder tregjet e Algjerise, te Tunizise te Sirise etj…. Keto permenden veçanerisht prane vezirve Bushatllij….Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurr harape ose harapesha…. Keto kan sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane… te cilat i kan trajtuar si bashkefamiljart e shtepise ku kane jetuar.
    ) Familjet te ardhura nga Armenia, Greqia, Austria, Italia:
    nga Armenia: te debuar prej turqve nga Mustafa Qemal Ataturkut, si familja Johanexhan (punonjes zorresh bagtishe), familja Hagopi (teknik dhe perpunues mendafshi), familja Muzali (mjek).
    nga Greqia: familja Kacarosi (nepunes depoje duhani), familja Ronkali (rrobaqepes), familja Idromeno (arkitekt e piktor).
    Te ardhun nga Austria, Vjena: familja Ingriz (kepucar dhe nji nga sindikalistat e pare ne Shkoder)
    nga Italia: familja Scanietti (artist), familja Zamputti (mjek), familja Tedeschini (mjek qe nga 1760), familja Benussi (farmacist).
    Edhe rreth ketyre familjeve jepen te dhena te vlefshme historike. Numuri i tyre nuk eshte i ndjeshem.
    ) Podgoriçajt te ardhur nga Mali i Zi: Emigrantet Podgoriçan u dynden drejt Shkodres ne 4 periudha: 1)Gjate sundimit te Bushatlinjve, 2) Mbas Kongresit te Berlinit, 3) Gjate Luftes se I Botrore, 4) Gjate Luftes se II Botrore”. Podgoriçajt jane sllav musliman nga Podgorica, Shpuza, Nikshiqi o ne pergjithesi nga Mali i Zi. Familjet podgoriçane ma te hershme, sidomos ato te dyndjes se pare, e ndjejne veten shqiptar dhe mjaft prej tyre kan bere shqiptarizimin e emrave duke hjekur mbrapashtesen sllave “iq“. Familja me e hershme dhe me e permendura ne kete studim asht familja Alivoda (Alivodoviq), prej nga rrjedh sot familja Podgorica, familja Bajri e cila dikur quhej Muxhiq, familja Mandia (=Mandiq), familja Osmani (=Osmanagiq), familja Haveri (=Haveriq), familja Uruçi (=Uruçeviq), familja Bebeziq, familja Sykaj (=Sykniq), Juka (=Jukniq), Llukaqi (=Llukaqeviq), Halluni (=Hallunoviq), familja Striniq. Familja Boshnjaku nga Bosnja etj.
    4) Te ardhur nga tokat shqiptare, Ulqini, Tuzi, Kraja: Ka pase emigracion shqiptarsh ne Shkoder edhe nga tokat shqiptare ne Mal te Zi si Ulqini, Tuzi, Kraja. Duhet te them se emigracioni i podgoriçajve, i ulqinakve, etj, i ka dhene shkas ndryshimit te disa zakoneve tradicionale shkodrane.”
    http://albanovaonline.info/index.php...sk=view&id=462

  4. #314
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Per Spahiajt a di dikush me shum.Se disa thojn se jan turq e disa thojn se vijn nga rreth i Nishit.Po ka ndonje dokument qe verteton prejarardhjen e tyre apo ndonje gojdhan qe esht me afer te vertetes.Un e di qe i takoj besimi islamk po kjo sdo te thot se jan turq pasi qe ka edhe shqiptar qe e mbajn ket besim.Po e fundit me duke se do del se jan turqe per arsye se nuk shihen llidhje me as nje fis shqiptar.

  5. #315
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Po, e vërtetë shumë mbiemra ndër shqiptarë tregojnë profesione, shtresa në shoqëri, e

    1. Duke dale tashme ne ceshtjet etnike dhe rracore, eshte e vertete
    >se mbiemri Jazexhi eshte me origjine orientale. Ai vjen nga
    >persishtja qe eshte Jazici qe do te thote shkrimtar. Tamam si mbiemra
    >tane te tjere "Spahiu", "Ekmekciu", Demiri, Hoxha, Imami, Shehu, Aga,
    >Beg-olli, Ago-lli, Zog-olli, Tartari, Hatibi, Kadiu, Dosti etj etj
    >jane me origjine arabo - persiane. Keto mbiemra jane marre nga te
    >paret tane qe kane rrojtur neper qytete, dhe qe kishin nje profesion
    >te caktuar. Keshtu psh. nese ti do te kishe tet ate Be, njerezit do
    >te therrisnin Xyth Begolli (apo djali i Beut) sic edhe familja e
    >Bushatllive u ka pat njohur me pare. Nese yt ate do te ishte
    >bukepjekes, do tu njihje si Ekmekciu. Nese yt ate apo gjyshi do te
    >ishte shkrimtar, do tu njihje si Jazixhi+u (Yazici). Nese yt gjysh do
    >te ishte spahi, do tu njihje si Spahiu etj etj.
    Kur është fjala për osmanisht (që në Kosovë quhet turqiht) nëse takohemi
    ndonjëherë do të kesh rast t Mirëpo, në Kosovë shumica e njerëzve mbiemrave ose iu kanë shtuar nga një
    prapashtesë, ashtu që mbiemeri të tingëlloj shqip (si p.sh. Begolli, Ekmegji
    (nga Ekmeci), etj.) ose thjeshtë e kanë flakur atë mbiemër duke e
    përvetësuar ndonjë toponim, si p.sh. Mitrovica, Peja, Gjakova, etj,etj.
    ë dëgjosh si e flas edhe unë këtë gjuhë arkaike.

  6. #316
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nëse e përmendim rastin e njërit syresh, ta zëmë me mbiemrin “Spahiu”, mund ta kuptojmë se mbiemri i tij bartet që nga periudha e spahinjve, që luftonin për ruajtjen sanxhakbeut dhe pronave të tij, ndërkaq individët që shërbenin në radhët e Spahinjve në kuadër të Perandorisë, rridhnin nga shumë etnitete të Azisë e të Evropës, prandaj, duhet thënë se ai mund të ketë arsye për të gjurmuar e hulumtuar dhe për ta ditur se cili është ai vetë dhe, natyrisht, cila është etnia e tij, ashtu sikundër që është e drejtë e patjetërsueshme edhe e ndonjë tjetri, ta zëmë me mbiemrin “Matoshi”, për ta hulumtuar prejardhjen e tij, e mbase edhe për ta zbuluar se cili është ai vetë, cila është gjuha e tij, e natyrisht edhe cilës etni i takon. Por, përkundër këtyre, dalin befasuese përpjekjet e një të treti, me mbiemrin Kelmendi, pra një personi që emrin e fisit të Kelmendit, e ka përvetësuar si mbiemër familjar dhe, natyrisht, është pajtuar në vetvete që të identifikohet me të. Dhe, pikërisht, ai po bën përpjekje për të ikur nga etnia e tij, etnia që, sipas të gjitha dëshmive të deritashme, është shqiptare. Dhe, për të qenë e keqja më e madhe, ajo “gjuha e tij”, me të cilën ai flet, e madje edhe shkruan, as nuk është gegërishte e as nuk i përngjan fare të folmes lokale të të parëve të tij, por është një përzierje e keqe e të folmeve të „kafiqave“ të Prishtinës, një përzierje me finesa turko-sllave, me theks dhe me sintaksë sllave. Është gjuha e rrugaçëve, e në veçanti e rrugaçeve të Prishtinës, që përpiqet të ikin nga të folmet lokale të mjediseve nga arritën në Prishtinë.

    http://www.pashtriku.beepworld.de/fi...it_13.6.08.htm

  7. #317
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Lagjaj Popaj dhe dy tri lagje tjera te fshatit Fortese ( ish Bellacerk ) e japin nje variant te formimit te lagjeve te tyre. I pari ketyre lagjeve paska qene me fis Thaq dhe jetonte ne zonen e Vokshit te Deqanit. Ndoshta ne luften e pare ose te dyte Austro-turke , nje njesi austriake paska qendruar ne ate zone . Komandant i asaj njesie paska qene nje Odroni ose Ordoni. Njesia e tij ne pergjithesi qenka sjell mire me popullesine por paska kerkuar nga popullesia ti qoj ushqime. Ai shume here i paska nenqmuar banoret qe i qonin ushqim dhe kur i vjen rradha e familjes se te parit te tyre, Vellau i madh paska pertuar te shkoj per ta quar dreken tek ta sepse qenka frikesuar se Ordoni do te sillej keq. Vellau i vogel Halili paska thene po shkoj une bac sepse ju jeni kryefamiljar dhe s'dua qe te ju merr neper kembe dikush. Ai paska marre koburen qe ateher mbushej nga tyta. Odroni e paska nenqmuar shume djalin e ri dhe ky nuk pret po i ndalet kobure. Pas kesaj vrasje ai arrin te largohet dhe rrine disa kohe neper male . Dikur arrine qe fshehtas te futet ne Manastririn e Deqanit dhe aty paska qendruar disa kohe. Aty ne manastir ushqehet dhe ruhet nga prifterinjet ( popat ) dhe pasi qetesohet situata ai merr familjen dhe vendoset ne Ballacerken e sotme. Nga se kishte qendruar ne manstir dhe ishte ushqyer nga popat, populli e quante Halil Popi dhe keshtu iu mbet emri i familjes Popaj.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  8. #318
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Fshati Bellanice i Malisheves jane me fis Thaq , nenfisi Zogaj dhe thuhet se eshte formuar nga tre vellezer Turhan Pasha, Kasem Pasha dhe nje tjeter qe s'me kujtohet emri. Ata thuhet se paskan qene bashkefamiljar te Bushatlive te Shkodres te cilet njekohesisht jane te afert edhe me familjen e madhe Shehu nga Gjakova. Ata gjate rrugetimit te tyre paskan qendruar nje kohe ne Gore dhe me pase paskan ardhur dhe qenkan vendosur ne Bellanicen e sotme. Ne ate kohe fshtartat Ngucat dhe Senik fshatra keto te aferta , ishin fshatra me te medha. Fshati Ngucat jane me fis poashtu Thaq , nenfisi Helshan, kurse Seniku jane poashtu shumica Thaq.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  9. #319
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    I pari i lagjes Lac te Ostrozubit te Malisheves qe jane me fis Krasniqe , thuhet se eshte vendosur me familje ne vendin e qujatur Troje ne malet mbi kete fshat dhe me vone ka zbritur poshte . Nga kjo familje pastaj dy vellezer njeri ka shkuar ne Pagarushe dhe ka formuar lagjen Lac te Pagarushes. Nje pasardhes i tyre nga Pagarusha shkon dhe vendoset ne fshatin Drenovc te Malisheves dhe formon lagjen Lac te Drenovcit, te dyja keto lagje me fis Krasniqe dhe qe e nihen si shoke fisi. Lacet e Ostrozubit ishin bajraktare te Bajrakut te Ostrozubit, bajrakut me te madhe dhe me te njohur ne veri.
    Lagjet tjera te fshatit Ostrozub jane me fis Morine nga Morinet e Ostrozubit disa familje dalin ne Burim ( ish Javiq ) te Malisheves. Banoret e fshatit Dragobil jane poashtu me fis Morine dhe nje vella i tyre shkon ne Ratkovc te Rahovecit ku formon lagjen e madhe Morina ne ate fshat.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  10. #320
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Fshti Landovice i Prizrenit eshte i perbere nga disa lagje. Shumica e lagjeve jane me origjine nga Kolesiani i Lumes , kurse dy lagje jane muhaxhire nga Sanxhaku i Nishit. Ata jane me fis Gash.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 32 prej 90 FillimFillim ... 2230313233344282 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •