Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    I thjesht Maska e loyalx
    Anëtarësuar
    01-06-2008
    Vendndodhja
    N'sprova paralajmruese 'Skåne'
    Postime
    84

    Fytyra e vërtetë e Evropës

    A ka turp më të madh për Evropën se sa të shpërblesh kriminelin për krimin e bërë kurse viktimën ta viktimizosh edhe një herë?

    Shkruan: Shpejtim Hyseni


    Sa për fillim të këtij shkrimi, unë po citoj pjesën më të rëndësishme të deklaratës së ish-përfaqësuesit të lartë për Bosnjën, Christian Schwarz Schilling, dhënë gjatë një interviste për gazetën gjermane Bild, ku, në mënyrën më të drejtë të mundshme, ka kritikuar BE-në, lidhur me përjashtimin e Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave.

    Fjalët e më poshtme, të thëna nga ky diplomat europian, e arsyetojnë më së miri, titullin e shkrimit në fjalë. Në mes të tjerash, ai thotë: "Heqja e vizave për Serbinë, është turpi më i madh i BE-së deri më tani. Me këtë veprim, BE-ja po shpërblen vrasësit e Srebrenicës, që kryen gjenocidin më të rëndë pas Luftës së II-të Botërore në Evropë".

    Fjalët e diplomatit në fjalë, vërtet s'donë edhe shumë koment, ato e thonë troç, politikën diskriminuese evropiane ndaj popujve të Ballkanit, me disa dallime. Diskriminimi 'demokratik', që i bëhet shteteve me popullsi shumicë myslimane, nuk është edhe i rastësishëm, por është një sinjal i qartë se, Evropa dhe evropianët, janë ende të mbushur me fobinë e tyre në mënyrë krejt të gabueshme për Islamin dhe myslimanët dhe kështu, ata shkelin edhe vet parimet e tyre, për barazi racore, fetare e kombëtare dhe në flagrancë shkelin nenet e tyre që i sanksionojnë diskriminimet e lartpërmendura, por ajo çfarë BE-ja, e shkel me dy këmbë, është edhe e drejta e qarkullimit të lirë, për njerëzit dhe mallrat, e kjo shkelje e freskët dëshmohet me ndalimin e qarkullimit drejt Evropës së lirë dhe demokratike të shtetasve të Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës.

    Dikujt edhe mund t'i duket çmenduri, ky vlerësim i imi se, këto shtete, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, u lanë jashtë Evropës, pikërisht për shkak të bindjeve të tyre fetare myslimane, por ja, që e vërteta dhemb, por megjithatë kjo është arsyeja e vetme pse pikërisht ne myslimanët u lamë jashtë Evropës, pavarësisht faktit se jemi pjesë e saj.

    Për ta arsyetuar pohimin tim të sipërpërmendur, se ne u lamë jashtë BE-së m'u për shkak të fesë, merrni shembull konkret shtetin turk, shtet ky i cili rrugëtimin drejt Evropës e ka nisur qysh në vitet e '70-ta, duke i plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara dhe vëna nga BE-ja, por shtet ky i cili, pikërisht për shkak të shumicës myslimane, haptas i refuzohet hyrja në BE. A nuk bie ndesh Evropa edhe në këtë rast me parimet e saj, në të cilat parime thuhet se nuk ka dallim racor e fetar brenda për brenda shteteve të BE-së? Po qe besa, ky parim shkelet njëzëri kur janë në pyetje myslimanët, përkundër atyre pak zërave që reagojnë në mbrojtje të këtyre parimeve demokratike dhe liridashëse.

    Çështjet e brendshme shtetërore si; ekonomia, korrupsioni, krimi, kontrolli i kufijve, e të tjera çështje si këto, nuk mund të plotësohen as edhe nga një shtet i vetëm në Botë, përfshirë edhe shtetet e Evropës sepse edhe në këto shtete ka korrupsion, krim t'organizuar, probleme ekonomike, mos-kontroll të plotë të kufijve, etj, atëherë, si po u kërkuakan të plotësohen kushtet në fjalë nga tri vendet me shumicë myslimane, kurse për shtetet e tjera jomyslimane, si Serbia, shkaktare e të gjitha luftërave në Ballkan, ku humbën jetën mijëra njerëz, shumica myslimanë dhe e cila edhe zyrtarisht i fshehë dhe mbron kriminelët e luftës, Maqedonia e cila bën shkeljen më të madhe të të drejtave të njeriut në Ballkan, e në veçanti dhe me theks të veçantë të shqiptarëve, si dhe Mali i Zi, shtet ky i pavarësuar, jo shumë vite më parë se Kosova, ende s'e ka të definuar me status gjuhën zyrtare të vendit dhe nuk i ka të rregulluar kufijtë me shtetet që e rrethojnë, përfshirë edhe Kosovën, nuk u vihen kushte të tilla, por u ofrohen lehtësime, duke e shpërblyer krimin e tyre me hapje kufijsh, krejt kjo në emër të 'demokracisë' dhe qarkullimit të lirë.

    A thua i njëjti qarkullim i lirë s'po vlejka edhe për Shqiptarët dhe Boshnjakët, apo ne jemi të caktuar për eksperimente evropiane dhe si të tilla edhe duhet të viktimizohemi, në emër të lirisë dhe demokracisë evropiane, sa herë që ato duhen testuar?

    Vërtet, a ka turp më të madh për Evropën dhe evropianët se sa të shpërblesh kriminelin për krimin e bërë kurse viktimën ta viktimizosh edhe një herë? Kjo, le të mbetet për t'u parë në të ardhmen. Le të presim dhe le të shohim, nëse evropianët po i thërrasin mendjes dhe logjikës së tyre të shëndosh, nëse ky turp do të prek ndërgjegjen e tyre dhe gabimin e bërë, ta korrigjojnë me futjen në këtë liberalizimin vizash edhe për myslimanët, pa dallim kombi.


    www.mesazhi.com
    Esselamu Alejkum

  2. #2
    Ore sa tema te tilla do hapni ju se lat nam? Shiko se ke nja 2 a 3 qe jane hapur me kete subjekt.

  3. #3
    I thjesht Maska e loyalx
    Anëtarësuar
    01-06-2008
    Vendndodhja
    N'sprova paralajmruese 'Skåne'
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ore sa tema te tilla do hapni ju se lat nam? Shiko se ke nja 2 a 3 qe jane hapur me kete subjekt.

    Cfare eshte problemi atehere`?
    Edhe temat jane pakufi si emri yt i zgjedhur!
    Esselamu Alejkum

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Europa po ben nje gabim te madh ne ket drejtim se po i shperblen ata qe i pushtuan europen sllavet dhe po i le anasht po po i anashkalon shqiptaret pasardhsiet e ilirve dhe mbi te gjitha pasardhsit e arbrve qe shpetuan europen nga turku se do qose turku do kalonte Arberin do bente cop cop gjith Europen.Po arbrit pe 45 vjet me rradh ne krye Gjergj Kastriotin dhe per 15 vjet me ne kryje Lek dugagjini e mbrojten Europen nga zgjedha Osmane.E sot qfar marrim si shperblim shtypje dhe shkelje.Do ta shohim kur eurpes ti bije shtimi popullate se si do te dynden sllavet grekt dhe turqit drejt europes dhe perseri do ket europa nevoj per shqiptaret qe te bejn ballansat e popullate autoktone europiane me ate te ardhurr.Esht parashiku se deri ne 2050 te jen 35milon europian.Kjo tregon se numri europianve do bie numri i turqve do shtohet do versulen drejt europes dhe do rrezikojn europen por perseri do jen shqiptare ata qe do ta ballansojn numri pasi qe jan i vetmi popull autokton europian qe nuk ju ka ren numri i njerzve europa sa do qe te mundohet qe ti neshtroj shqiptaret ajo europ do jet ajo qe do ket nevoj per shqiptaret.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga loyalx Lexo Postimin
    [COLOR="DarkGreen"][B]



    Çështjet e brendshme shtetërore si; ekonomia, korrupsioni, krimi, kontrolli i kufijve, e të tjera çështje si këto, nuk mund të plotësohen as edhe nga një shtet i vetëm në Botë, krimin e tyre me hapje kufijsh, krejt kjo në emër të 'demokracisë' dhe qarkullimit të lirë.

    www.mesazhi.com
    Eshte e vertet qe keto ekzistojne kudo ne bote, por ne i kemi aq sheshit, sa eshte e pamundur te mbyllesh njerin vesh apo sy.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Eshte e vertet qe keto ekzistojne kudo ne bote, por ne i kemi aq sheshit, sa eshte e pamundur te mbyllesh njerin vesh apo sy.
    Po shkoh shih ti ne Serbi e ne se sa ka korrupcion dhe ej ktu e shkruaj e thua se ne jemi lul e drit ndaj tyre se jemi shum mir ne krahasim me serbet.Ku thot bj fjal popullore se te marrin edhe dheun ner kamb e ashtu jan serbet.
    Ska faij as kush per ket gja qe po naij ban europa se europen e ka kap Rusi ne dor e lun si do me ta.
    Mos futja e Kosves dhe e Shqiperis ne proqesin e vizave esht proceq politik i komanduar nga Kremlini.

  7. #7
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Me keto tema qe hapni, e beni vetem per gje: feja myslimane, sepse asnjeri nuk i bie pak mendjes e ta mendoj mire pse Evropa nuk jep viza!!!
    Keshtu eshte kur meresh me njerez qe rrin e flasin gjith diten neper forume fetare dhe i fryet koka plot me fantazi dhe padrejtesi qe ekziston vetem ndermjet fetarve fundamentalist.

    Sado e veshtire eshte per ta pranuar, Shqiperia, Bosnja dhe Kosova jan vendet me te korruptuar ne Evrope ne politike dhe cfare mendon ti se Evropa e ka per detyre te japi ty viza kur ka 20 vjet qe i thot qeverise te mbushi kushtet per vizat dhe qeveria akoma nuk arrin ta bej...?


    Sidoqoft njerzit e pa-afte kur nuk arrijn nje hap siper per te mbushur kushtet dhe per te kuptuar realitetin gjithnje do thojn: "Jan kunder Myslimaneve"



    Jemi akoma popull i prapambetur!
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  8. #8
    I thjesht Maska e loyalx
    Anëtarësuar
    01-06-2008
    Vendndodhja
    N'sprova paralajmruese 'Skåne'
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc Lexo Postimin
    Me keto tema qe hapni, e beni vetem per gje: feja myslimane, sepse asnjeri nuk i bie pak mendjes e ta mendoj mire pse Evropa nuk jep viza!!!
    Keshtu eshte kur meresh me njerez qe rrin e flasin gjith diten neper forume fetare dhe i fryet koka plot me fantazi dhe padrejtesi qe ekziston vetem ndermjet fetarve fundamentalist.

    Sado e veshtire eshte per ta pranuar, Shqiperia, Bosnja dhe Kosova jan vendet me te korruptuar ne Evrope ne politike dhe cfare mendon ti se Evropa e ka per detyre te japi ty viza kur ka 20 vjet qe i thot qeverise te mbushi kushtet per vizat dhe qeveria akoma nuk arrin ta bej...?


    Sidoqoft njerzit e pa-afte kur nuk arrijn nje hap siper per te mbushur kushtet dhe per te kuptuar realitetin gjithnje do thojn: "Jan kunder Myslimaneve"



    Jemi akoma popull i prapambetur!
    Sa do e veshtire per t'a kuptuar edhe me veshtire per t'a pranuar!

    I sheh njerezit. po si po i sheh njerezit ti prej lartesise apo?

    Nuk po kuptoj, jemi ne shumica te prapambetur apo ju pakica!

    Nese mendon se nuk e meriton te hysh ne evrop, atehere mund t'flasesh ne emer tend, jo te tjereve.
    Nese nuk e meritojme ne shqiptaret atehere nuk di kush tjeter e meriton!
    Esselamu Alejkum

  9. #9
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc Lexo Postimin
    Keshtu eshte kur meresh me njerez qe rrin e flasin gjith diten neper forume fetare dhe i fryet koka plot me fantazi dhe padrejtesi qe ekziston vetem ndermjet fetarve fundamentalist.
    E vertet !

    Citim Postuar më parë nga niku-nyc Lexo Postimin
    Sado e veshtire eshte per ta pranuar, Shqiperia, Bosnja dhe Kosova jan vendet me te korruptuar ne Evrope ne politike dhe cfare mendon ti se Evropa e ka per detyre te japi ty viza kur ka 20 vjet qe i thot qeverise te mbushi kushtet per vizat dhe qeveria akoma nuk arrin ta bej...?
    E vertet !

    Citim Postuar më parë nga niku-nyc Lexo Postimin
    Sidoqoft njerzit e pa-afte kur nuk arrijn nje hap siper per te mbushur kushtet dhe per te kuptuar realitetin gjithnje do thojn: "Jan kunder Myslimaneve"
    E vertet !


    Citim Postuar më parë nga loyalx Lexo Postimin
    Nese mendon se nuk e meriton te hysh ne evrop, atehere mund t'flasesh ne emer tend, jo te tjereve.
    Edhe un mendoj si Niku-NYC

    Citim Postuar më parë nga loyalx Lexo Postimin
    Nese nuk e meritojme ne shqiptaret atehere nuk di kush tjeter e meriton!
    Ok, na thuaj LoyalX se pse ne shqiptaret e meritojme te hyme n'europe ?

    Jemi akoma popull i prapambetur!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Dakort,Evropa kete radhe u ngut e gaboi rende,duke e shperblyer Serbine simbolikisht dhe duke lene ne pritje boshnjaket dhe shqipetaret.Ka ketu nje pazar qe shume shpejte do i del duqi, qe ne nuk e dijme per momentin.
    Mbase mund te jete edhe rreth Kosoves,njohjes se saj....
    Ceshtja e anetarismit ne UE, duhet pare ne nje kontekst pakez me te gjere.Nuk eshte integrimi vetem pune vizash e levizjeje te lire.Keto jane te rendesishme per shume njerze ne nevoje,per familjet e ndara,studente e bisnesmene,por ne kontekstin e integrimit ,jane shume pak dhe ka nje sere faktoresh tjere shume me te rendesishem,ata qe vendosin.
    Me e rendesishmja,gjithemone ka qene pozita strategjike e gjeopolitike viza-vi nevojave te sigurise kolektive e rajonale evropiane.
    Po te shikohen standardet e mirefillta rreth demokracise,funksionalitetit te mekanizmave te pavarura shtetrore qe garantojne kete,pavaresise se institucioneve te shtetit,ndarjeve dhe funksionimit te pushteteve, shume vende qe aktualisht jane ne UE, zor se do te merrnin note kaluese.Ne shume prej tyre,demokracia dhe institucionet qe dalin nga procet demokratike te zgjedhjeve,niveli i pavaresise se tyre,shkalla e korrupocionit,siguria e pergjitheshme e ne vecanti ajo e kufijeve,vertete lene shume per te desheruar.
    Pervec pengesave rajonale per te cilat mund te hamendesojme,qe nuk do te thot se edhe jane ashtu, nga shtete te vecanta te Ballkanit si Rumania e Greqia,shkaktaret kryesor per mosperfshirje ne kete proces liberalizimi te vizave, kete radhe duhet pare brenda nesh.
    Realisht e pa nervoze, si ne Shqiperi, si ne Kosove ka shume indikator,shkaqe e sebepe,pune te pakryera,ose te kryera keq, qe bene peshoren te tregoj jo ate qe kemi pritur...
    Te nisemi nga me e thjeshta dhe me banalja;-ceshtja e dokumenteve te identifikimit dhe leshimi i pasaportave biometrike ne Shqiperi e Kosove.Qe nga viti 1992,problemi i kartave dhe pasaportave nuk arriti te zgjidhet deri para pak muajsh.
    Nuk po hy te shkaqet,shkaset e sebepet,qe jane te shumta e banale -qe nga mungesa e vullnetit politik te shume partive qe u nderruan ne pushtet,kapaciteti ulet profesional i pushtetit vendor me listat e qyetetareve domicil,mosazhurnimi skandaloz i listave te votuesve,problemet me tendere,mosdija dhe mungesa e vullnetit te mire dhe mos pervetesimi i standardeve bashkekohore nga ministri e dikastere te vecanta per trendet evropiane e amerikane te sigurise pas 11 shtatorit 2001 e deri te mosarritja e krimjit te nje klime shtendosese politike e partiake edhe 20 vjet pas permbysjes se diktatures dhe krijimit te institucioneve demokratike e mbajtjes se zgjedhjeve te lira.
    Nuk ka asnje alibi qe Shqiperia e Kosova sot te mos kene dokumente biometrike me bashkekohore.Per derisa ne Shqiperi me ne fund filloi te shkrihet akulli dhe ka shume gjasa qe procesi i pajisjes me to te pershpejtohet,ne anen tjeter,ne Kosove ka ndodhur nje gje qe edhe analfabetet me te medhej nuk e kishin parashikuar e menduar.
    Vitin e kaluar,qeveria e Kosoves vendosi te filloje leshimin e pasaportave te para me siglen e R. se Kosoves.Padyshim kishte shume entuziazem nder qytetaret e Kosoves per ti pasur ato.Leshuane i madh e i vogel per te aplikuar ...
    Por,cka doli nga kjo? Edhe pse me nje cmim bukur te majem per gjepin kosovare (25 euro),ata u pajisen me pasaporta te nje cilesie me te keqe se sa i kishin me pare .Ministria perkatese e PB,ose nuk kishte ditur e s`kishte pasur haber per trendet e prodhimit te pasaportave,ose ka nje shkak ose shkas ,qe per fat te keqe, na bene te dyshojme se ishte korrupcioni ai qe i la kosovaret pa pasaporta biometreike.
    Natyrisht ne vendimin per mosperfshirje te Kosoves ne kete proces, kishte edhe shume faktor me te rendesishem se sa ai i pasaportave biometrike,por edhe nje ceshtje kaq teknike,partneret evropian i stepe dhe i bene te mendojne;ore e kane seriozisht keta kosovaret apo bejne shaka e tallen?
    E zgjata kaq shume me kete problemin e pasaportave,sepse ky problem ne menyre shume sintetike e domethenese tregon per qasjen,mendesine dhe seriozitetin tone karshi problemeve shoqerore ne vendeve tona dhe atyre integruese ne vecanti.
    Klasat politike, e sidomos qeverite rrespektive ne Tirane e Prishtine,nuk po tregojne ate shkalle ndergjegjesimi,serioziteti e pergjegjesie cfare kerkojne standardet evropiane,kur behet fjale per proceset e integrimit ne UE.
    Kam nje pershtypje,dhashte zoti te gabuar,qe qeveritaret tane,partite tona politike dhe strukturat shtetrore ne te dy shtetet, edhe nuk jane ku ta di sa te interesuar per nje gje te ketille...Sikur i pengojne standardet evropiane ne shume cka...!
    Ismail Kadare,ne nje rast perafersisht pat thene;-Eshte me rendesi qe kete here kemi nje cak,qellim dhe orientim kah Evropa.Kemi disa standarde qe duhet arritur,gje qe eshte megjithate nje hap i madh ...
    Kontributi me i keq qe mund ti behet ketij procesi eshte nxitja e nje pseudo-patriotizimi tribalist e folklorik qe po degjohet aty-ketu, per gjoja lidhjen e ketij procesi me ceshtje feje e besimi,perkatesie etnike e brockulla tjera te kesaj natyre tipike ballkanike dhe anti evropiane,qe besoj per veshin tone nuk jane te panjohura dhe jo shume te veshtira per ti kuptuar se ku e kane burimin...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •