Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Tefsiri neper Shekuj

    Esselamu alejkum wr wb

    Do te sjelli ne kete teme disa shkrime ne lidhje me historikun e komentimit te Kur'anit.
    Ju kisha lut mos nderhyni me debata derisa ta perfundoj materialin sepse ka disa kapituj dhe mos e prishim rrjedhshmerine e temes.

    Lexim te kendshem!
    Selam
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritė : 23-07-2009 mė 09:21

  2. #2
    TEFSIRI I KUR’ANIT NĖ KOHĖN E RESULULLAHUT S.A.V.S.
    Autori: Sabri Bajgora



    Allahu xh.sh. i zbriti Muhamedit a.s. Librin e shenjtė-Kur’anin, si mrekulli tė patejkalueshme deri nė momentet e fundit tė jetės mbi kėtė tokė, sepse ky ėshtė libėr qė thėrret pėr besimin e vėrtetė, duke u bazuar nė studime, analiza dhe hulumtime nė proceset natyrore tė kėsaj ekzistence. Pa dyshim, ishte kjo dhurata mė e madhe hyjnore pėr mbarė njerėzimin.

    Kur’ani ėshtė vula e tėrė revelatave hyjnore, tė cilin i Dėrguari i Allahut u urdhėrua t’ia proklamonte njerėzimit. Ky mision i shenjtė nuk nėnkuptonte vetėm pėrcjelljen e tij tek njerėzit, por edhe sqarimin e tij ashtu siē na bėn me dije ajeti kuranor:

    وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

    “…Ty ta zbritėm kėtė Kur’an, t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė” (En-Nahl, 44).

    Ky mision i shenjtė i Muhamedit a.s. zgjati rreth 23 vjet, deri nė plotėsimin e tė gjitha dispozitave tė Sheriatit, me zbritjen e ajetit tė fundit kuranor, disa ditė para vdekjes sė tij. I Dėrguari a.s. e kreu me nder dhe pėrgjegjėsi tė plotė kėtė detyrė dhe barrė kaq tė rėndė, me tė cilėn ishte ngarkuar. Ai nė asnjė moment nuk u tėrhoq e as u zmbraps nga pėrgjegjėsia qė kishte marrė mbi supe, sepse qysh nė fillim tė Shpalljes ishte betuar: “Pasha Allahun, edhe po tė ma sillni Diellin nė anėn time tė djathtė e Hėnėn nė tė majtėn, nuk do ta lė kėtė mision derisa Allahu ta bėjė ngadhėnjimtare (kėtė fe) ose unė tė flijohem pėr tė”

    Por qė ky mision tė kishte suksesin e dėshiruar, ishte e nevojshme njė parapėrgatitje shpirtėrore nga ana e Allahut xh.sh. pėr tė Dėrguarin e Tij, nė mėnyrė qė ai gjatė komunikimit tė kėsaj shpalljeje tė mos haste nė ndonjė vėshtirėsi a paqartėsi rreth asaj qė i zbriste. Nga dėshira e flaktė qė menjėherė tė zinte pėrmendsh atė qė i shpallej, Muhamedi a.s. ngutej duke pėrsėritur fjalėt pas Xhibrilit…, siē na dėshmojnė kėto ajete kuranore:

    لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ. إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ.فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ. ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ

    “Ti (Muhamed) mos e shqipto atė (Kur'anin) me gjuhėn tėnde pėr ta nxėnė atė me tė shpejtė! Sepse Ne e kemi pėr detyrė tubimin dhe leximin e tij! E kur tė ta lexojnė atė ty, pėrcille (me tė dėgjuar) leximin e tij. Dhe pastaj ėshtė obligim yni qė ta shkoqisim atė.” (El-Kijame, 16-19)

    Gjatė komentimit tė kėtyre ajeteve, Fahru Rraziu thotė: “Ajetet nė fjalė argumentojnė se i Dėrguari i Allahut e pėrsėriste me tė shpejtė atė qė ia lexonte Xhibrili a.s. dhe gjatė diktimit tė Xhibrilit e pyeste atė pėr disa paqartėsi dhe kuptime, nė mėnyrė qė tė mos i ikte ndonjė gjė, qė pastaj ato t’ua pėrcillte ashabėve. Por i Gjithėfuqishmi ia tėrhoqi vėrejtjen duke e qetėsuar atė tė mos ngutej tė lexonte e tė pėrsėriste pas Xhibrilit, kur i tha: “Ti (Muhamed) mos e shqipto atė (Kur'anin) me gjuhėn tėnde pėr ta nxėnė atė me tė shpejtė! Sepse Ne e kemi pėr detyrė tubimin dhe leximin e tij!”, kurse pėr pyetjet qė ai i bėnte Xhibrilit, Allahu i tha: “Dhe pastaj ėshtė obligim Yni qė ta shkoqisim atė.”, do tė thotė Ne e kemi obligim tė t’i sqarojmė ty detajet dhe kuptimet”[1]

    Me kėtė mendim pajtohet edhe Zemahsheriu, i cili gjatė komentimit tė kėtyre ajeteve, thotė: “Siē duket, i Dėrguari a.s. ngutej tė pėrsėriste atė qė i shpallej, por Allahu xh.sh. e qetėsoi zemrėn e tij duke i thėnė se nuk kishte nevojė tė ngutej, sepse “Ne tė garantojmė nxėnien pėrmendsh tė tij (Kur’anit)” dhe pastaj sqarimin e asaj qė kishte nevojė pėr sqarim mė detal, pėr se flet edhe ajeti tjetėr kuranor:
    وَلَا تَعْجَلْ بِالْقُرْآنِ مِنْ قَبْلِ أَنْ يُقْضَى إِلَيْكَ وَحْيُهُ وَقُلْ رَبِّ زِدْنِي عِلْمًا

    “Ti mos nxito me Kur'anin para se tė pėrfundojė shpallja e tij tek ti, dhe thuaj: “Zoti im, mė shto dituri!” (Ta-Ha, 114)[2]

    Ebu Su’udi, nė lidhje me ajetin: “Dhe pastaj ėshtė obligim Yni qė ta shkoqisim atė.”, thotė: “Kėtu bėhet fjalė pėr sqarimin e ajeteve nė tė cilat kishte kuptime alegorike dhe dispozita”[3]

    Tė njėjtin mendim me Ebu Su’udin e mbėshtet edhe Alusi[4], kurse Shevkaniu, nė lidhje me kėtė ajet, thotė: “Me kėtė ajet synohet sqarimi apo komentimi i hallallit e haramit, dhe i ajeteve qė kishin nevojė pėr sqarime mė tė thukėta.”[5]

    Allahu Fuqiplotė deshi qė ky mision i fundit dhe kjo shpallje hyjnore, tė pėrmbyllte tė gjitha shpalljet e mėparshme. Dhe vėrtet Kur’ani, si libri i fundit hyjnor ishte mrekullia me tė cilėn Allahu forcoi zemrėn dhe misionin e tė dėrguarit tė Tij, duke sfiduar mendjet njerėzore nė ēdo kohė. Ishte urtėsia hyjnore qė ky Kur’an tė mbetet mrekulli deri nė Ditėn e Gjykimit, dhe nga ajetet e tij, ēdo brez njerėzor tė nxjerrė thesaret e urtisė, tė cilat do tė jenė argumente tė pakontestueshme se Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut, dhe si tė tillė i Dėrguari a.s. ua pėrcolli ashabėve tė tij, tė cilėt do tė ishin bartės tė kėtij amaneti dhe pėrcjellės besnikė tė tij tek gjeneratat e ardhshme.


    A e komentoi Muhamedi a.s. krejt Kur’anin?


    Pas Kur’anit si burim i parė dhe i pakontestueshėm, i cili nė vetė esencėn e tij pėrmban shumė ajete, qė sqarojnė njėri-tjetrin, vjen Syneti (Hadithi) i tė Dėrguarit tė Allahut, si burim i dytė i. Pra, ēdo gjė qė vjen nga i Dėrguari i Allahut, nėse ėshtė transmetuar paraprakisht me sened (varg transmetuesish) tė saktė e tė besueshėm, pranohet pa kurrfarė hezitimi, sepse i Dėrguari i Allahut nuk ka folur nė ēėshtje tė fesė dhe tė Kur’anit, pa qenė i frymėzuar nga ana e Allahut xh.sh., pėr se dėshmon edhe ajeti kuranor:
    وَمَا يَنْطِقُ عَنْ الْهَوَى إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى

    “Dhe ai nuk flet nga dėshira (hamendja) e tij. Ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr pos shpallje qė i shpallet.” (En-Nexhm, 3-4)

    Ndėrsa nė lidhje me Synetin (Hadithin) Resulullahu s.a.v.s. thotė: “Mua mė ėshtė dhėnė Libri, e me tė edhe po aq sa ai (Syneti)…”[6]

    Mirėpo se a e komentoi Muhamedi a.s. tėrė Kur’anin apo pjesėrisht, tek dijetarėt ekzistojnė dallime. Disa dijetarė, me Ibn Tejmijen nė krye, janė tė mendimit se Pejgamberi a.s. ashabėve tė tij ua sqaroi tėrė kuptimet e Kur’anit.[7] Por, megjithatė shumica e dijetarėve islamė janė tė mendimit se i Dėrguari i Allahut nuk e ka komentuar Kur’anin nė tėrėsi, por vetėm disa ajete qė kishin tė bėnin me dispozita tė caktuara, dhe disa ajete tė tjera pėr tė cilat e pyetnin ashabėt e tij kohė pas kohe. Kėto ajete kryesisht ishin tė natyrės sė gajbijateve (gjėrave tė fshehta), ose ajete qė nė shikim tė parė ishin paksa tė komplikuara dhe kėrkonin sqarime mė tė hollėsishme. Tė kėtij mendimi janė El-Huvejbi dhe Es-Sujutiu.[8] Kėtė mendim tė tyre nė njė mėnyrė e pėrkrahin edhe shumė prej dijetarėve bashkėkohorė, tė cilėt megjithatė mendojnė se ajetet e komentuara nga Muhamedi a.s. nuk ishin aq pak, siē pretendon Sujutiu, por ishin me njė numėr mė tė madh dhe u mjaftonin ashabėve qė tė kuptonin se pėr se obligoheshin.[9]



    Argumentet e grupit tė parė qė thonė se i Dėrguari i Allahut ua sqaroi ashabėve tė gjitha kuptimet e Kur’anit


    - Argumenti i parė i Ibn Tejmijes nė lidhje me kėtė, ėshtė fjala e tij: “Duhet tė dimė se i Dėrguari i Allahut ua sqaroi ashabėve kuptimet e Kur’anit ashtu siē ua sqaroi edhe shprehjet (fjalėt) e tij, sepse ajeti kuranor:
    وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

    “…Ty ta zbritėm kėtė Kur’an, t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė”. (En-Nahl, 44), pėrfshin kėto dy nocione.

    - Argumenti i dytė, sipas tij, janė edhe fjalėt e disa ashabėve tė mėdhenj, si tė Othmanit r.a., tė Abdullah ibn Mes’udit e tė tjerė, tė cilat i transmeton tabiiu i njohur Ebi Abdurrahman Es-Selemi, se ashabėt e Muhamedit a.s., kur i mėsonin dhjetė ajete tė Kur’anit, nuk fillonin mėsimin e tė tjerave pa i studiuar mirė e hollėsisht dispozitat e ajeteve tė mėparshme. Madje ėshtė e njohur thėnia e tyre: “E mėsonim Kur’anin e sė bashku me tė mėsonim edhe dijen edhe mėnyrėn e tė vepruarit me ato ajete.” Ndodhte qė shumė ashabė tė ndaleshin nė nxėnien pėrmendsh tė njė sureje pėr njė kohė tė gjatė, siē ishte rasti i Ibn Omerit, tė cilit iu deshėn disa vjet pėr ta mėsuar e studiuar nė tėrėsi kaptinėn “El-Bekare”. Andaj disa prej tyre jo vetėm qė e mėsonin pėrmendsh (Kur’anin), por ndaleshin dhe e studionin nė hollėsi ēdo ajet.

    Sipas Ibn Tejmijes, ajeti kuranor:
    إِنَّا أَنزَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

    “Ne e zbritėm atė Kur'an arabisht, ashtu qė ta kuptoni.” (Jusuf , 2), dėshmon qartė se ky Kur’an ėshtė shpallur nė gjuhėn arabe qė njerėzit ta kuptojnė. “Logjika e shėndoshė nuk e pranon faktin qė f.v. njė popull ta lexojė njė libėr nė ndonjė prej disiplinave shkencore, si p.sh. nė mjekėsi, matematikė, e tė mos e shtjellojnė (komentojnė) detajisht, e po atėherė ē’mund tė thuhet pėr Kur’anin si fjalė e Allahut, qė ėshtė udhėrrėfyes, shpėtim dhe lumturi e tyre, nėpėrmjet tė cilit ngrenė fenė dhe jetėn e tyre.”, - thotė nė fund Ibn Tejmije[10]

    - Argumenti i tretė, sipas tij, ėshtė ajo qė e transmetojnė Imam Ahmedi dhe Ibn Maxhe nga Omeri r.a., i cili ka thėnė: “Ajeti i kamatės ėshtė ndėr tė fundit qė ka zbritur nga Kur’ani, por i Dėrguari a.s. vdiq pa e komentuar atė.”

    Sipas Ibn Tejmijes dhe bashkėmendimtarėve tė tij, del se i Dėrguari i Allahut ua kishte sqaruar ashabėve gjithmonė ajetet qė i kishin zbritur, pėrveē kėtij tė kamatės, meqenėse nuk kishte arritur, sepse e kishte kapluar sėmundja e vdekjes.



    Argumentet e grupit tė dytė qė thonė se i Dėrguari i Allahut nuk ua sqaroi ashabėve tė gjitha kuptimet e Kur’anit


    - Argumenti i parė i kėtij grupi qė thonė se i Dėrguari a.s. nuk ua sqaroi ashabėve tė gjitha kuptimet e ajeteve kuranore, pėrveē disave, pak nga numri, ėshtė thėnia e Aishes r.a., tė cilėn e transmeton Bezzari, e cila citohet tė ketė thėnė: “I Dėrguari i Allahut nuk bėnte ndonjė komentim tė Kur’anit, pėrveē disa ajeteve tė pakta, tė cilat ia mėsonte atij Xhibrili a.s..”

    - Argumenti i dytė, sipas tyre, ėshtė se i Dėrguari i Allahut me qėllim tė caktuar nuk ua sqaroi ashabėve tė gjitha kuptimet e Kur’anit, sepse muslimanėt janė tė obliguar nė ēdo kohė t’i studiojnė e t’i hulumtojnė ajetet kuranore, nė mėnyrė qė tė forcojnė bindjen se Allahu xh.sh. ėshtė Krijuesi i vėrtetė i kėsaj gjithėsie, pėr se flasin edhe shumė ajete kuranore.

    - Argumenti i tretė sipas tyre, ėshtė se, nėse i Dėrguari i Allahut do t’ua kishte sqaruar ashabėve tė gjitha kuptimet e Kur’anit, atėherė ē’domethėnie do tė kishte duaja e tij qė e kishte bėrė pėr Ibn Abbasin, kur ishte lutur pėr tė: “O Zot, bėje tė dijshėm nė ēėshtjet e fesė dhe mėsoja komentimin.”[11]

    Sipas kėtij grupi tė dijetarėve, nėse i Dėrguari a.s. do ta kishte sqaruar krejt Kur’anin, atėherė pėrse do ta veēonte me kėtė dua Ibn Abbasin?


    Mendimi i dijetarėve bashkėkohorė rreth argumenteve tė kėtyre grupeve


    Pas analizės dhe studimit tė argumenteve tė tė dyja grupeve, edhe dijetarėt bashkėkohorė kanė dhėnė mendimin e tyre nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ajo qė ėshtė me rėndėsi tė ceket nė kėtė rast, ėshtė fakti se tė gjithė dijetarėt bashkėkohorė janė bashkuar nė ēėshtjen se pėr tė Dėrguarin e Allahut nuk kishte ndonjė paqartėsi rreth kuptimeve tė Kur’anit, sepse ato ia mėsonte Allahu xh.sh. nėpėrmjet vahjit. Nė anėn tjetėr edhe pse ashabėt i kuptonin pėrgjithėsisht nga aspekti gjuhėsor tekstet kuranore, megjithatė rreth disa ēėshtjeve tė fshehta, ishin tė pafuqishėm tė gjenin ndonjė pėrgjigje. Mirėpo, fatmirėsisht, nė mesin e tyre gjendej i Dėrguari i Allahut, i cili aty pėr aty ua sqaronte atė qė nuk e kishin tė qartė, sepse pėr njė gjė tė tillė edhe urdhėrohej nga i Plotfuqishmi..

    Ndėrsa, sa i pėrket qėndrimit tė dijetarėve bashkėkohorė ndaj argumenteve tė tė dyja grupeve, mund tė themi se kėta tė fundit kanė marrė njė qėndrim tė mesėm, duke u ikur dy skajshmėrive tė theksuara dhe duke u munduar tė gjejnė njė mesatare dhe pajtueshmėri mes kėtyre mendimeve, gjė qė deri diku edhe e kanė arritur.


    Mendimet e tyre rreth argumenteve tė grupit tė parė


    - Dijetarėt bashkėkohorė, si kundėrpėrgjigje ndaj argumentit tė parė tė grupit qė thonė se i Dėrguari i Allahut ua ka sqaruar ashabėve tė gjitha kuptimet e ajeteve kuranore, thonė: “Sa i pėrket argumentit tė parė tė Ibn Tejmijes dhe tė atyre qė e pėrkrahin atė nė lidhje me kuptimin e ajetit: “li tubejjine lin-nasi ma nuzzile ilejhin”- “qė t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre”, mund tė konstatojmė se nuk ėshtė argumentim me vend, sepse kjo urdhėresė nga Allahu xh.sh. pėr Pejgamberin a.s., qė t’ua shpjegonte njerėzve atė qė u ėshtė zbritur, nėnkupton nė radhė tė parė sqarimin e atyre ajeteve, qė ashabėt i kuptonin mė me vėshtirėsi, e kėto ishin ajetet dispozita dhe ato “muteshabih”- tė cilat kėrkonin edhe disa sqarime shtesė, por jo edhe ajetet qė ishin tė pakapshme pėr mendjet e asaj kohe, e ajete tė tilla nė Kur’an ka shumė.”

    - Nė lidhje me argumentin e tyre tė dytė, dijetarėt bashkėkohorė kanė kėtė kundėrpėrgjigje: “Sa i pėrket asaj qė ėshtė transmetuar nga Othmani dhe Ibn Mes’udi r.a., se nuk kalonin nė ajetet e tjera pa i mėsuar ato dhjetė tė parat, as kjo nuk argumenton se i Dėrguari a.s. u kishte sqaruar atyre tė gjitha kuptimet e Kur’anit. Nė thėnien e dy ashabėve tė mėdhenj, vėrehet se ata ishin tė vėmendshėm qė tė mos kalonin nė ajetet e tjera pa i mėsuar me pėrpikėri dispozitat me tė cilat ishin ngarkuar nga i Plotfuqishmi nė ajetet paraprake, nė mėnyrė qė ta pėrsosnin edhe mė pėrkushtimin dhe devotshmėrinė e tyre.”

    - Kurse, sa i pėrket argumentit tė tyre tė tretė, se vetėm ajeti i kamatės kishte mbetur pa u sqaruar nė detaje nga i Dėrguari i Allahut, dijetarėt bashkėkohorė edhe kėtė e refuzojnė, sepse kjo nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton faktin se Resulullahu s.a.v.s. i kishte sqaruar tė gjitha ajetet kuranore, me pėrjashtim tė ajeteve dispozita, siē thamė mė parė, tė cilat kishin nevojė tė sqaroheshin pak mė hollėsisht.

    Se i Dėrguari a.s. nuk ua komentoi ashabėve krejt ajetet kuranore, na flet edhe fakti tjetėr, se, pas vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., nė mesin e ashabėve aty-kėtu kishte mendime tė ndryshme rreth kuptimit tė ndonjė ajeti tė caktuar. Natyrisht, po tė kishin pasur ndonjė tekst tė cituar nga i Dėrguari i Allahut rreth atij ajeti, sigurisht qė nuk do tė lindnin mospajtime pas vdekjes sė tij.[12]


    Mendimet e tyre rreth argumenteve tė grupit tė dytė


    Sa u pėrket argumenteve tė grupit tė dytė, tė cilėt thonė se Pejgamberi a.s. nuk ua ka sqaruar ashabėve tė gjitha kuptimet e ajeteve kuranore pėrveē njė numri tė vogėl tė tyre, dijetarėt bashkėkohorė, argumentin e parė tė tyre e konsiderojnė si tė pabazė, sepse hadithi i cituar sipas tyre, ėshtė i klasifikuar nga dijetarėt si “hadith i papranueshėm dhe i panjohur”, pėr arsye se ėshtė transmetuar nga Muhamed bin Xha’fer Ez-Zubejri, i cili nuk ėshtė i besueshėm nga dijetarėt e hadithit.

    - Kurse, sa u pėrket dy argumenteve tė tjera tė kėtij grupi, edhe dijetarėt bashkėkohorė mendojnė se janė mė tė fuqishėm nė argumentim sesa argumentet e grupit tė parė, dhe i pranojnė pa ndonjė hezitim. Kurse nė fjalėn e tyre pėrfundimtare lidhur me faktin nėse i Dėrguari i Allahut e ka komentuar tėrė Kur’anin apo vetėm disa ajete, thonė: “I Dėrguari i Allahut megjithatė nuk e ka sqaruar Kur’anin nė tėrėsi, por i ka sqaruar shumicėn e ajeteve dispozita, dhe shumė ajete tė tjera, pėr tė cilat ashabėt bėnin vazhdimisht pyetje. Ėshtė fakt se pėr disa ajete, as i Dėrguari i Allahut nuk kishte njohuri tė fliste, siē ishin ajetet rreth momentit tė Kiametit, ajeti rreth shpirtit dhe tė disa gajbijateve tė tjera.”[13]

    Dijetarėt bashkėkohorė kėtė konstatim tė tyre e mbėshtetin edhe nė njė thėnie nga Ibn Abbasi, i cili ka thėnė: “Tefsiri ėshtė katėr llojesh: Njė prej tyre ėshtė qė arabėt e njohin prej vetė fjalėve-sinonimeve tė tyre, tjetri ėshtė ai tė cilin e kuptojnė njerėzit nga vetė natyra dhe inteligjenca e tyre e lindur (fitreja), pastaj ėshtė tefsiri, qė e kuptojnė dhe e zbėrthejnė vetėm dijetarėt, dhe tefsiri qė nuk e di askush tjetėr pėrveē Allahut.”[14]

    Nė anėn tjetėr, njė grup dijetarėsh bashkėkohorė me Dr. Xhemal Mustafa Abdulhamid en-Nexh-xhar nė krye, vihen nė mbrojtje tė Ibn Tejmijes, duke thėnė se fjalėt e kėtij dijetari tė madh janė keqkuptuar nga Imam Sujutiu dhe nga Dr. Dhehebiu, sepse nga fjalėt e Ibn Tejmijes, nuk mund tė kuptohet assesi qė ai ishte ithtar i mendimit se i Dėrguari i Allahut ua ka sqaruar ashabėve tė tij tė gjitha kuptimet e Kur’anit.

    Si argument pėr kėtė konstatim tė tij, dr. Xhemal en-Nexh-xhari sjell vetė mendimin e Ibn Tejmijes rreth burimeve tė tefsirit tradicional kur thotė: “…Nėse nė Kur’an dhe Synet nuk gjejmė komentim nė lidhje me ndonjė ēėshtje, atėherė kthehemi tek fjalėt e ashabėve, sepse kėta, pas dy burimeve tė para, ishin njohėsit mė tė mirė tė Librit tė Allahut, sidomos dijetarėt dhe mė tė mėdhenjtė prej tyre.”[15]

    Dr. Nexhari thotė se “sikur Ibn Tejmije tė insistonte me ngulm nė pohimin se i Dėrguari a.s. e ka komentuar tėrė Kur’anin, atėherė nuk do ta sillte kėtė mendim nė lidhje me komentimet e ashabėve”[16], dhe nė fund sjell kėtė konstatim: “Duke i bashkuar fjalėt dhe mendimet e Ibn Tejmijes nė lidhje me kėtė ēėshtje, e jo duke i ndarė ato me pėrzgjedhje, mund tė pėrfundojmė se mendimi pėrfundimtar i Ibn Tejmijes ėshtė se i Dėrguari i Allahut nuk e ka komentuar tėrė Kur’anin prej fillimit e deri nė fund, fjalė pėr fjalė, madje as shumicėn e tij, dhe jo ashtu siē i kanė kuptuar fjalėt e tij Imam Sujutiu dhe dr. Dhehebiu si dhe ata qė i pėrcollėn fjalėt e kėtyre dy dijetarėve pas tyre. Allahu i mėshiroftė dijetarėt tanė tė mėhershėm, kėta tė sotmit dhe ata qė do tė vijnė pas nesh. S’ka dyshim se secili prej tyre do tė shpėrblehet nė bazė tė nijetit dhe pėrpjekjeve tė tij.”[17]



    Pėr ē’arsye Muhamedi a.s.nuk e komentoi Kur’anin nė tėrėsi


    Po tė donte Allahu xh.sh. qė kėtė Kur’an ta komentonte dikush prej njerėzve, me njė komentim pėrfundimtar, pas tė cilit tė mos kishte nevojė pėr ndonjė komentim shtesė, sigurisht qė kjo meritė dhe ky nder do t’i takonte tė Dėrguarit tė fundit tė Allahut, Muhamedit a.s.. Kjo megjithatė nuk ndodhi, sepse i Dėrguari i Allahut, ashabėve u komentoi, sipas nevojės, vetėm disa pjesė kuranore. Nė kėto komentime-sqarime tė Pejgamberit a.s. bėjnė pjesė ajetet dispozita, me tė cilat obligoheshin besimtarėt, dhe disa nga ajetet qė kishin tė bėnin me urdhėresat dhe ndalesat hyjnore etj. Mund tė shtrohet pyetja: Pėr ē’arsye i Dėrguari i Allahut nuk e ka sqaruar-komentuar tėrė Kur’anin nė tė gjallė tė tij?

    Nė lidhje me kėtė ēėshtje, dijetarėt kanė dhėnė mendime tė ndryshme. Dijetari mė i njohur bashkėkohor, Muhamed Mutevel-li Sha’ravi, jep kėtė pėrgjigje: “Aftėsitė mendore-logjike tė njerėzve nė kohėn e zbritjes sė Shpalljes nuk ishin nė gjendje tė absorbonin kuptimet e tė gjitha mistereve qė pėrmbajnė fjalėt e Allahut, dhe pėr kėtė arsye ai nuk i rėndoi ashabėt me gjėra qė nuk pėrputheshin me realitetin e kohės dhe me aftėsinė e tyre mendore. Ishte kjo njė prej urtėsive mė tė mėdha hyjnore, sepse Allahu i Madhėrishėm deshi qė ēdo gjeneratė tė shuajė etjen nė detin e pafund tė ėmbėlsisė kuranore.”[18]

    Pra, Allahu xh.sh. deshi qė nė fjalėn e Tij tė fundit tė zbritur pėr mbarė njerėzimin – nė Kur’an, tė pėrfshinte njė thesar tė tėrė urtėsish e sekretesh tė Universit, tė cilat do tė mund t’i kuptonin e deshifronin vetėm gjeneratat e mėvonshme, tė cilave do t’ua mundėsojė kėtė nėpėrmjet zbulimeve tė mirėfillta shkencore, nė mėnyrė qė tė gjithė tė binden se ky Kur’an vėrtet ėshtė fjalė e Allahut dhe mrekulli deri nė ditėn kur do tė dalim para Madhėrisė sė Tij. Ja se ē’thotė Allahu xh.sh.:

    سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّك
    أَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ

    “Ne do t'u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri sa t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė?” (Fussilet, 53)

    Nė Kur’an ka shumė ajete qė flasin pėr disa mrekulli shkencore qė janė zbuluar vetėm nė kėta dy shekujt e fundit. Natyrisht qė gjeneratat e mėhershme nuk kanė qenė nė gjendje t’i deshifronin kėto ajete, por me kalimin e kohės ato u bėnė realitet i dukshėm. Sa pėr ilustrim, po cekim vetėm shkurtimisht se nė Kur’an flitet pėr formėn eliptike tė Tokės (shih ajetet: El-Hixhr, 19, dhe En-Naziat, 30); pėr lėvizjen e Tokės rreth boshtit tė vet dhe rreth Diellit (shih ajetin En-Neml, 88); pėr lėvizjet e planeteve rreth orbitave tė pėrcaktuara (shih: Jasin, 38-40); pastaj flitet rreth gravitacionit tė planetėve (shih: Er-Rr’ad, 2). Nė anėn tjetėr Kur’ani flet edhe rreth etapave zhvillimore nėpėr tė cilat kalon embrioni nė barkun e nėnės (shih ajetet: El-Mu’minun, 12-14) dhe nė shumė ajete tė tjera bėhet fjalė pėr gjėra tė tilla, para tė cilave shkenca dhe njerėzimi mbeten tė mahnitur.

    Nga gjithė kjo qė u tha rreth kėtyre ajeteve, mund tė pėrfundohet se i Dėrguari a.s. nuk ua ka shpjeguar ashabėve tė tij tė gjitha kuptimet e ajeteve kuranore. Atyre u mjaftonte sqarimi i dispozitave qė kishin tė bėnin me besimin, legjislacionin dhe normat morale. Nga kjo shihet se Allahu xh.sh. i kurseu mendjet e tyre nga stėrngarkesa, sepse kjo ishte njė prej urtėsive tė Tij, qė ēdo brez a gjeneratė tė pėrfitojė nga Kur’ani famėlartė dhe nga tė vėrtetat e pakontestueshme tė tij.

    Mirėpo, shtrohet pyetja: A thua ē’do tė ndodhte sikur i Dėrguari i Allahut ta kishte komentuar tėrė Kur’anin dhe prej tij tė kishte zbuluar e nxjerrė tė gjitha urtėsitė dhe tė kishte shkoqitur detajet?!

    Pėrgjigjja ėshtė se, sikur i Dėrguari i Allahut tė bėnte njė gjė tė tillė, atėherė sigurisht qė do tė ndodhte njė prej kėtyre dy gjėrave:

    - Ose kjo botė do tė ndalej nga ripėrtėritja (pėrparimi) nė formėn qė ka dėshiruar Allahu;

    - Ose kuptimet e Kur’anit fisnik do tė ngurtėsoheshin e mė nuk do tė ishin joshėse e as tėrheqėse pėr dikė, meqenėse askush mė nuk do tė kishte tė drejtė tė shtonte ndonjė koment tjetėr mbi komentin e tė Dėrguarit tė Allahu.

    Pėr fat tė mirė, nga mėshira e Allahut pėr robėrit e Tij, asnjėra prej kėtyre nuk ndodhi, sepse i Lartmadhėrishmi i dha rast mendjes njerėzore qė tė thellohet nė dije e nė njohuri, qė nga ky Kur’an, qė ėshtė mrekulli e pėrjetshme, tė nxjerrė thesarin e ēmueshėm tė dijes e tė njohurive.[19]

    Nė anėn tjetėr, dijetari tjetėr bashkėkohor, dr. Muhamed Sejid Xhibril, nė fjalėn e tij tė fundit gjatė shtjellimit tė ēėshtjes nėse Kur’ani ėshtė komentuar nė tėrėsi nga Pejgamberi a.s. apo jo, thotė: “Disa kuptime tė Kur’anit nė tė kuptuarit dhe nė tė komentuarit e tyre janė lėnė tė tilla, nė mėnyrė qė dijetarėt nėpėr kohė, nė bazė tė ixhtihadit tė tyre pas hulumtimeve dhe studimeve tė mirėfillta, tė nxjerrin kuptimet e dėshiruara dhe tė synuara, nė mėnyrė qė shkencat islame tė mbeten gjithmonė tė gjalla e tė ripėrtėrihen…”[20]

    Dhe, vėrtet, nėse bota vazhdon me kėtė trend tė zhvillimit teknologjik, sigurisht se do tė bėhen edhe shumė zbulime kolosale, por me siguri, ēdo zbulim i mirėfilltė shkencor, patjetėr qė do tė ketė mbėshtetje tė fortė edhe nė ndonjė prej ajeteve kuranore, sepse, meqė Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut, atij nuk mund t’i mvishet e pavėrteta as nė tė kaluarėn dhe as nė tė ardhmen:

    لاَ يَأْتِيهِ الْبَاطِلُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ ولاَ مِنْ خَلْفِهِ تَنزِيلٌ مِنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ

    “Atij (Kur’anit) nuk mund t’i mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė Lavdishmit“ (Fussilet, 42).



    Disa shembuj tė komentimeve-sqarimeve nga Resulullahi s.a.v.s., bėrė disa ajeteve kuranore




    (El-Fatiha)

    - Transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu e gjithashtu edhe Ibn Hibbani nė Sahihun e tij nga Adij bin Hibbani, tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut rreth ajetit 7 tė kaptinės El-Fatiha:
    غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَ لاَ الضَّالِّين

    “…e jo nė tė atyre ndaj tė cilėve je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur!”

    ka thėnė: “Ata ndaj tė cilėve ėshtė i hidhėruar Allahu, janė hebrenjtė, kurse tė humburit janė tė krishterėt.”



    - Po ashtu transmeton Ibn Merdevije nga Eba Dherr el Gaffariu tė ketė thėnė: E pyeta tė Dėrguarin e Allahut pėr fjalėt: ”El magdubi alejhim” – “Ata ndaj tė cilėve ėshtė i hidhėruar Allahu” e mė tha: ”Kėta janė hebrenjtė”. I thashė: po “Ed-dal-lin” – “Tė humburit”, mė tha: “Kėta janė tė krishterėt.”



    (El-Bekare)

    - Transmeton Taberaniu nga Ebi Emame tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut pėr ajetin kuranor:
    الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَعْلُومَاتٌ

    “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar…” (El-Bekare, 197)

    ka thėnė: “Kėta muaj janė: Shevvali, Dhul Ka’de dhe Dhul Hixh-xhe”.

    - Transmeton Taberaniu me sened tė pranueshėm nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut nė lidhje me ajetin:
    فَلاَ رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلاَ جِدَالَ فِي الْحَجِّ

    “(Ai qė ėshtė duke e kryer Haxhin) nuk duhet t’i afrohet gruas, nuk bėn tė marrė nėpėr kėmbė dispozitat e Sheriatit, as nuk duhet tė shkaktojė grindje.” (El-Bekare, 197)

    ka thėnė: “Er-Rrefethu” ėshtė t’u afrohesh grave pėr marrėdhėnie intime gjatė ditėve tė Haxhit; “El Fusuka”, janė mėkatet-gabimet, kurse “El Xhidalu” ėshtė kur dikush grindet dhe polemizon me shokun e vet.”

    - Transmetojnė Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani nga Ibn Mes’udi qė nė lidhje me ajetin 238 tė kaptinės El-Bekare:
    حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ وَالصَّلَاةِ الْوُسْطَى وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَ

    “Vazhdoni (tė falni) rregullisht namazet, e edhe atė namazin e mesėm, dhe ndaj All-llahut tė jeni respektues (nė namaze).”

    tė ketė thėnė: ka thėnė Resulullahu s.a.v.s. ”Salatul vusta”- ėshtė namazi i ikindisė.”

    - Nė lidhje me tė njėjtin transmetim, por nga rrugė tė tjera tė isnadeve, transmetojnė edhe Ahmedi e Tirmidhiu nga Semurete, pastaj Ibn Xheriri nga Ebu Hurejre dhe Ebi Malik El-Esh’ariu etj.



    (Ali Imran)

    - Transmeton Hakimi nga Enesi r.a. tė ketė thėnė: Ėshtė pyetur i Dėrguari a.s. pėr ajetin 97 tė kaptinės Ali Imran:

    وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنْ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً

    “Pėr hir tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabesė) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo…”

    se ē’ėshtė “Sebil”?, e ai tha: “Sebil” - ėshtė mundėsia materiale (ushqimi i mjaftueshėm qė merr me vete dhe ai qė i lė familjes derisa tė kthehet nga Haxhi, - (sqarim yni) dhe mjeti i udhėtimit.”



    (El-En’am)

    - Transmetojnė Ahmedi, Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt nga Ibn Mes’udi, tė ketė thėnė: Kur zbriti ajeti:

    الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُوْلَئِكَ لَهُمْ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ

    “Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatėrruan me besim tė kotė, atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė nė rrugė tė drejtė.” (El-En’am, 82)

    shumė njerėzve u erdhi rėndė, prandaj u brengosėn dhe i thanė Resulullahut s.a.v.s.: O i Dėrguar i Allahut, a thua cili prej nesh nuk i bėn mizori-padrejtėsi vetvetes?

    Atėherė Muhamedi a.s. ua ktheu: “Kjo nuk ka tė bėjė me atė qė po mendoni ju, a nuk keni dėgjuar se ē’ka thėnė njeriu i urtė (Llukmani duke e kėshilluar tė birin, fjalėt e tė cilit janė cekur nė Kur’an, - sqarim yni):

    وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لاِبْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَابُنَيَّ لا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ

    “(I kujto popullit tėnd) Kur Llukmani, duke e kėshilluar, birit tė vet i tha: “O djali im, mos i bėj Allahut shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsia mė e madhe.” (Llukman, 13),

    …pra mizoria (padrejtėsia mė e madhe) ėshtė shirku.”

    - Transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu nga Ebi Seidi e ky nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė nė lidhje me ajetin:

    يَوْمَ يَأْتِي بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ لَا يَنفَعُ نَفْسًا إِيمَانُهَا لَمْ تَكُنْ آمَنَتْ مِنْ قَبْلُ

    “(nė) ditėn kur vijnė disa shenja tė Zotit tėnd, asnjė njeriu nuk i vlen besimi i Tij nėse nuk ka besuar mė parė” (El-En’am, 158),

    “Kjo ditė ėshtė kur dielli lind nga Perėndimi.”

    Ky hadith ka edhe shumė rrugė tė tjera tė sakta tė transmetimit, tė cekura edhe nė Sahihun e Buhariut edhe nė atė tė Muslimit nga Ebu Hurejra e tė tjerėt.

    - Transmeton Taberaniu dhe tė tjerėt, me sened tė mirė, nga Omer ibn Hattabi tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut nė lidhje me ajetin:

    إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ إِنَّمَا أَمْرُهُمْ إِلَى اللَّهِ
    ثُمَّ يُنَبِّئُهُمْ بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ

    “Vėrtet ndaj atyre qė e pėrēanė fenė e tyre dhe u ndanė nė grupe, ti (Muhamed) nuk ke kurrfarė pėrgjegjėsie. Ēėshtja e tyre ėshtė vetėm te Allahu, Ai do t'i njohė me atė qė punuan.” (El-En’am, 159)

    i ka thėnė Aishes: “Kėta janė ata qė sjellin risi dhe pasojnė epshin-egon”.

    - Nė lidhje me kėtė ajet, Taberaniu me isnad tė saktė e tė shėndoshė, transmeton edhe nga Ebu Hurejra tė ketė thėnė: “Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “Kėta janė ata qė sjellin risi (tė dėmshme), dhe janė pasuesit e epsheve e tė mendimeve tė kota, nga ky Ymet.”



    (El-A’ėraf)

    Transmetojnė Ahmedi, Ebu Davudi, Hakimi dhe tė tjerėt nga Berra’ė bin Azibi tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut, duke folur pėr momentin e marrjes sė shpirtit tė pabesimtarit, ka thėnė: “…Ndėrsa, kur pabesimtarit t’i jetė afruar fundi i jetės nė kėtė botė, pėr tė kaluar nė Ahiret, nga qielli zbresin melaiket e tmerrshme tė ndėshkimit, me fytyra tė zeza e tė vrenjtura, dhe me vete sjellin rroba tė vrazhda (ferra-ferra) tė Xhehennemit dhe ulen para tij; pastaj vjen meleku i vdekjes dhe i ulet te koka duke i thėnė me vrazhdėsi: “O shpirt i keq (i ndyrė). Dil (shko) nė hidhėrimin dhe dėnimin e Allahut. Nė ato ēaste shpirti i pabesimtarit nxirret me vėshtirėsi, sikurse gėrhanėt qė me vėshtirėsi nxirren nga leshi i lagur, dhe menjėherė e mbėshtjellin me ato rroba tė vrazhda tė Xhehennemit, duke kundėrmuar erė mė tė rėndė e mė tė keqe se tė ēfarėdo coftine nė fytyrė tė tokės. Pastaj ky shpirt i keq ngrihet nė hapėsirat qiellore dhe nė ēdo grup tė melaikeve qė hasin, ato pyesin: Cili ėshtė ky shpirt i keq e i ndyrė? U thuhet: filan filani, duke e thirrur me emrat mė tė kėqij me tė cilėt e kanė thirrur nė kėtė botė, derisa tė mos arrijė te qielli i kėsaj bote, kur kėrkohet leje pėr tė vazhduar mė tutje (mė lart) me tė, por kėtij shpirti tė keq nuk i lejohet tė shkojė mė tutje nė sferat e larta qiellore, dhe pastaj i Dėrguari a.s. e lexoi kėtė ajet kuranor:

    إِنَّ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا لَا تُفَتَّحُ لَهُمْ أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَلَا يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّى يَلِجَ الْجَمَلُ فِي سَمِّ الْخِيَاطِ وَكَذَلِكَ نَجْزِي الْمُجْرِمِينَ

    “Nuk ka dyshim se ata qė pėrgėnjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej tyre, tė tillėve nuk u hapen dyert e qiellit dhe ata nuk do tė hyjnė nė Xhennet derisa tė pėrbirojė deveja nėpėr vrimėn e gjilpėrės. Ja, kėshtu i shpėrblejmė kriminelėt” (El-A’ėraf, 40)

    …dhe pastaj i Dėrguari i Allahut vazhdoi: “Allahu i urdhėron melaiket: Shkruani librin (emrin) e tij nė regjistrin Sixh-xhin (libri i xhehennemlinjve), nė fund tė tokės.

    Pastaj melaiket shpirtin e tij e hedhin me rrėmbim e forcė poshtė nė tokė… Mė pastaj i Dėrguari a.s. lexoi kėtė ajet kuranor:

    وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنْ السَّمَاءِ فَتَخْطَفُهُ الطَّيْرُ أَوْ تَهْوِي بِهِ الرِّيحُ فِي مَكَانٍ سَحِيقٍ

    “… E kush i bėn shok Allahut, ai ėshtė sikur tė bjerė nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin era e stuhishme e hedh nė ndonjė vend tė humbur” (El-Haxh-xh, 31)



    (El–Enfal)

    - Transmeton Ebu Shejhi nga Ibn Abbasi ta ketė dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke komentuar ajetin:

    وَاذْكُرُوا إِذْ أَنْتُمْ قَلِيلٌ مُسْتَضْعَفُونَ فِي الأَرْضِ تَخَافُونَ أَنْ يَتَخَطَّفَكُمْ النَّاسُ فَآوَاكُمْ وَأَيَّدَكُمْ بِنَصْرِهِ وَرَزَقَكُمْ مِنْ الطَّيِّبَاتِ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

    “Rikujtoni kur ishit pakicė e tė dobėt nė tokė, dhe frikėsoheshit se do t'ju rrėmbenin njerėzit (idhujtarėt), e Ai ju mundėsoi vend tė sigurt (nė Medinė) dhe ju pėrkrahu me ndihmėn e Tij, ju furnizoi me tė mira, qė tė jeni mirėnjohės.” (El-Enfal, 26)

    Shokėt e pyetėn se kush janė kėta njerėz nga tė cilėt kishim frikė. I Dėrguari a.s. u pėrgjigj: “Kėta janė persianėt.”

    - Transmeton Tirmidhiu nga Ebi Musa el Esh-ariu tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.: “Allahu m’i zbriti dy siguri pėr ymetin tim, dhe lexoi ajetin 33 tė sures El-Enfal:
    وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمْ وَأَنْتَ فِيهِمْ وَمَا كَانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

    “Po Allahu nuk do t'i dėnojė ata, derisa ti (Muhamed) tė jesh nė mesin e tyre dhe Allahu nuk do t'i dėnojė, derisa ata tė kėrkojnė falje (istigfar).”

    Pastaj tha: “Kur tė kaloj unė nga kjo botė, ymetit tim do t’ia lė istigfarin deri nė Ditėn e Gjykimit.”

    - Transmeton Muslimi dhe tė tjerėt nga Ukbe bin Amir tė ketė thėnė: E kam dėgjuar Resulullahun s.a.v.s. derisa ishte nė minber pasi qė lexoi ajetin kuranor:

    وَأَعِدُّوا لَهُمْ مَا اسْتَطَعْتُمْ مِنْ قُوَّةٍ وَمِنْ رِبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدُوَّ اللَّهِ وَعَدُوَّكُمْ وَآخَرِينَ مِنْ دُونِهِمْ لَا تَعْلَمُونَهُمْ اللَّهُ يَعْلَمُهُمْ

    “E ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force (mjete luftarake) e kuaj tė caktuar pėr betejė kundėr atyre (qė tradhtojnė) e me tė (me pėrgatitje) ta frikėsoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe tė tjerėt, tė cilėt ju nuk i dini (se kush janė), e Allahu i di ata…” (El-Enfal, 60)

    tha: “Forca (nė kėtė rast) ėshtė hedhja me shigjetė (me mjet lufte).”



    (Et-Tevbe)

    Transmetojnė Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Hibbani dhe Hakimi nga Ebu Seid el Huderiu tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “Kur tė shihni ndonjė njeri qė vjen rregullisht nė xhami, dėshmoni pėr imanin e tij, sepse Allahu xh.sh. thotė:

    إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللَّهِ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلَاةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلَّا اللَّهَ فَعَسَى أُوْلَئِكَ أَنْ يَكُونُوا مِنْ الْمُهْتَدِينَ

    “E drejtė e pėrkujdesjes sė xhamive tė Allahut ėshtė vetėm dhe atij qė i ka besuar Allahut dhe ditės sė mbramė e qė e fal namazin, jep zekatin dhe nuk i frikėsohet askujt pos Allahut. Tė tillėt do tė jenė tė udhėzuarit (nė rrugėn e drejtė).” (Et-Tevbe, 18)

    - Transmeton Muslimi dhe tė tjerėt nga Ebi Seidi, tė ketė thėnė: “Dy njerėz nuk pajtoheshin dot mes vetes lidhur me atė se ēfarė kishte pėr synim ajeti 108 i sures Et-Tevbe:
    لَمَسْجِدٌ أُسِّسَ عَلَى التَّقْوَى مِنْ أَوَّلِ يَوْمٍ أَحَقُّ أَنْ تَقُومَ فِيهِ

    “Njė xhami e cila qė prej ditės sė parė ėshtė themeluar pėr respektin ndaj Allahut (pa hile), ėshtė mė e drejtė tė falesh nė tė”

    Njėri prej tyre thoshte se fjala ėshtė pėr xhaminė e Pejgamberit a.s. nė Medinė, kurse tjetri thoshte se fjala ėshtė pėr xhaminė nė Kuba. Pastaj qė tė dy erdhėn tek i Dėrguari a.s. dhe e pyetėn nė lidhje me kėtė, e ai u dha kėtė pėrgjigje: “Nė kėtė ajet ėshtė fjala pėr xhaminė time (nė Medinė) – (sqarim yni).”



    (Junus)

    - Transmeton Muslimi nga Suhejbi e ky nga i Dėrguari a.s. tė ketė thėnė nė lidhje me fjalėt e Allahut:
    لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا الْحُسْنَى وَزِيَادَةٌ

    “Atyre qė bėjnė vepra tė mira, u takon e mira (Xhenneti) po edhe mė tepėr (e shohin Allahun)…” (Junus, 26)

    “fjala “husna” d.m.th. Xhenneti, kurse “zijadeh” do tė thotė “e shohin Allahun xh.sh..”

    - Nė lidhje me kėtė ajet, po ashtu transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Omeri r.a. e ky nga Resulullahu s.a.v.s., tė ketė thėnė: (Lil-ledhine ahsenu) - janė ata qė kanė dėshmuar se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut”, (el-husna) ėshtė Xhenneti, kurse (ez-zijadeh) ėshtė shikimi nė Allahun xh.sh..”

    - Transmeton Ebu Davudi dhe tė tjerėt nga Omer ibn Hattabi tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “Ėshtė njė kategori njerėzish prej robėve tė Allahut, tė cilėve ua kanė lakmi pejgamberėt dhe dėshmorėt”. I thanė: Cilėt janė ata, o i Dėrguar i Allahut?, ai tha: “Kėta janė ata njerėz qė janė dashur nė mes vetes vetėm pėr hir tė Allahut, pa interes tė pasurisė a tė prejardhjes. Kėta njerėz nuk do tė frikėsohen e as nuk do tė dėshpėrohen atė ditė kur njerėzit do tė frikėsohen e do tė dėshpėrohen” e pastaj lexoi ajetin 62 tė sures Junus
    أَلاَ إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ

    “Ta keni tė ditur se tė dashurit e Allahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) dhe as kurrfarė brengosjeje.”

    - Nė lidhje me kėtė ajet, po ashtu transmeton Ibn Merdevije nga Ebu Hurejre tė ketė thėnė: Ėshtė pyetur i Dėrguari i Allahut pėr ajetin 62 tė sures Junus:
    أَلاَ إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ

    “Ta keni tė ditur se tė dashurit e All-llahut (evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as kurrfarė brengosjeje”

    kurse pėrgjigjja e tij ishte: “Kėta janė ata qė duhen nė mes vetes vetėm pėr hir tė Allahut xh.sh.”

    - Transmetojnė Ahmedi, Seid bin Mensuri, Tirmidhiu dhe tė tjerėt nga Ebu Derdaja, i cili, kur ishte pyetur rreth komentimit tė ajetit 64 tė kaptinės Junus:
    لَهُمْ الْبُشْرَى فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ

    “Atyre u jepen myzhde nė jetėn e dynjasė dhe nė jetėn tjetėr (pėr hyrje nė Xhennet)…”,

    kishte thėnė: Nuk mė ka pyetur pėr kėtė askush qė kur e kam pyetur Resulullahun s.a.v.s. pėr tė dhe atėherė mė pati thėnė: “O Ebu Derda, prej se ka zbritur ky ajet, pos teje, nuk mė ka pyetur askush rreth kėtij. Kjo ėshtė ėndrra e mirė (ru’ja) qė sheh muslimani nė gjumė, ose dikush e sheh pėr tė. Pra, kjo ėshtė pėrgėzimi pėr tė nė jetėn e kėsaj bote, kurse pėrgėzimi pėr botėn e ardhshme, ėshtė Xhenneti.”



    (Ibrahim)

    - Transmetojnė Tirmidhiu, Nesaiu, Hakimi, Ibn Hibbani dhe tė tjerėt nga Enesi r.a. e ky nga Resulullahu s.a.v.s. tė ketė thėnė, nė lidhje me ajetin 24 tė sures Ibrahim:

    أَلَمْ تَرَى كَيْفَ ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلاً كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ
    وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاءِ

    “A nuk ke kuptuar se si Allahu bėri shembull: fjalėn e mirė si pema e mirė rrėnjėt e sė cilės janė thellė (nė tokė) e degėt janė lart.”

    “ajo ėshtė pema e hurmės”,

    kurse pėr ajetin 26 tė po kėsaj sureje:
    وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٍ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ اجْتُثَّتْ مِنْ فَوْقِ الْأَرْضِ مَا لَهَا مِنْ قَرَارٍ

    “Dhe shembulli i fjalės sė keqe si njė pemė e keqe qė ėshtė shkulur mbi tokė e qė nuk ka tė qėndruar,”

    ka thėnė: “ajo ėshtė handhali – kungulli i egėr e i idhėt (bot. Citrullus colocynthys)”.

    - Lidhur me po kėtė ajet tė sures Ibrahim

    أَلَمْ تَرَى كَيْفَ ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلاً كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرَةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا
    ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاءِ

    “A nuk ke kuptuar se si Allahu bėri shembull: fjalėn e mirė si pema e mirė rrėnjėt e sė cilės janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart”,

    kemi edhe njė komentim tjetėr, tė cilin e transmetojnė Ahmedi, Ibn Merdevije me sened tė mirė nga Ibn Omeri, e ky nga Resulullahu a.s.v.s. tė ketė thėnė: “Kjo ėshtė pema e hurmės, sė cilės nuk i pakėsohen (nuk i bien) fletėt.”

    - Transmetojnė tė gjithė autorėt e koleksioneve tė hadithit nga Berra’ė bin Azibi e ky nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė: “Kur muslimani pyetet nė varr, dėshmon se nuk ka zot tjetėr pos Allahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij. Ky ėshtė sqarimi i fjalėve tė Allahut:

    يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ وَيُضِلُّ اللَّهُ الظَّالِمِينَ .

    وَيَفْعَلُ اللَّهُ مَا يَشَاءُ

    “Allahu forcon ata qė besuan nė fjalėn e fortė (tė dėshmisė) nė jetėn e kėsaj bote edhe nė botėn tjetėr, ndėrsa mizorėt Allahu i bėn tė humbur. Allahu punon ēka tė dojė.” (Ibrahim, 27)

    - Transmeton Muslimi nga Thevbani tė ketė thėnė: I erdhi tė Dėrguarit tė Allahut njė rabin ēifut dhe e pyeti: Ku do tė jenė njerėzit nė momentin pėr tė cilin flet ajeti 48 i kaptinės Ibrahim:
    يَوْمَ تُبَدَّلُ الْأَرْضُ غَيْرَ الْأَرْضِ وَالسَّمَاوَاتُ وَبَرَزُوا لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ

    “Ditėn kur Toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe qiejt (nė tė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para Allahut, Njė, Mbizotėrues.”,

    pėr se Resulullahu iu pėrgjigj: “Do tė jenė nė errėsirė tė plotė, mu para urės (sė Siratit)” – ( sqarim yni).

    - Transmetojnė Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe tė tjerėt nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “Jam njeriu i parė qė e kam pyetur tė Dėrguarin e Allahut rreth kėtij ajeti (d.t.th. rreth ajetit 48 tė kaptinės Ibrahim):
    يَوْمَ تُبَدَّلُ الْأَرْضُ غَيْرَ الأَرْضِ وَالسَّمَاوَاتُ وَبَرَزُوا لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ

    “Ditėn kur Toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe qiejt (nė tė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para Allahut, Njė, Mbizotėrues.”,

    se ku do tė jenė njerėzit nė ato momente, o i Dėrguar i Allahut? Ai tha: “Do tė jenė mbi urė (Sirat).”



    (El-Hixhr)

    - Transmetojnė Taberaniu, Ibn Merdevije dhe Ibn Hibbani nga Ebu Seid el Huderiu, i cili ėshtė pyetur nga disa njerėz nėse e kishte dėgjuar tė Dėrguarin a.s. tė fliste diēka rreth ajetit 2 tė kaptinės El- Hixhr:
    رُبَمَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ كَانُوا مُسْلِمِينَ

    “Ata qė nuk besuan, shpeshherė do tė kishin dėshiruar tė kishin qenė muslimanė.”,

    e ai tha: Po e kam dėgjuar Resulullahun tek thotė nė lidhje me kėtė ajet: “Allahu do t’i nxjerrė disa njerėz besimtarė nga zjarri pasi ta kenė marrė dėnimin pėr atė qė i ka shtyrė tė futeshin nė Xhehennem, tok me idhujtarėt. Mė parė idhujtarėt do t’i drejtohen kėtij grupi me fjalėt nėnēmuese: Ju thoni qė keni qenė tė dashurit e Allahut nė jetėn e dynjasė, atėherė pėrse jeni kėtu me ne nė zjarr?” Kur Allahu dėgjon kėtė bisedė tė tyre, jep leje qė dikush tė ndėrmjetėsojė pėr ta, dhe nė ato momente ndėrmjetėsimi vjen nga tė gjitha anėt: nga melaiket, nga pejgamberėt dhe nga besimtarėt e mirė, derisa tė gjithė ata besimtarė qė kishin bėrė ndonjė mėkat (me tė cilin kishin merituar zjarrin e Xhehennemit pėrkohėsisht, - sqarim yni), tė nxirren e tė dalin nga Xhehenemi me lejen e Allahut. Nė ato ēaste idhujtarėt thonė nga dhembja: Ah sikur tė ishim sikur kėta (tė ishim muslimanė, qoftė edhe mėkatarė) dhe tė na arrinte shefati (ndėrmjetėsimi) edhe neve e tė kishim dalė sė bashku me ta.”

    Ky hadith nga rrugė tė tjera tė transmetimit transmetohet edhe nga Ebi Musa el Esh’ariu, Xhabir bin Abdil-lahu dhe Aliu r.a.



    (El-Isra’ė)

    Transmeton Tirmidhiu, kurse Nesaiu e vėrteton saktėsinė e thėnies nga Ebu Hurejra e ky nga i Dėrguari i Allahut tė ketė thėnė nė lidhje me fjalėt e Allahut:
    إِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا

    “Vėrtet, lutja e agimit ėshtė e pėrcjellė.” (El-Isra’ė, 78)

    “Pėr kėtė (kėndimin e Kur’anit nė namazin e sabahut) dėshmojnė melaiket e natės dhe ato tė ditės.”

    - Transmetojnė Ahmedi dhe tė tjerėt nga Ebu Hurejre tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. nė lidhje me ajetin 79 tė kaptinės El-Isra’ė:

    وَمِنْ اللَّيْلِ فَتَهَجَّدْ بِهِ نَافِلَةً لَكَ عَسَى أَنْ يَبْعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًا مَحْمُودًا

    “Dhe nė njė pjesė tė natės zgjohu me tė (me Kur'anin-namazin), ėshtė e sigurt se Zoti yt do tė ngrejė ty nė njė vend tė lavdishėm.”

    “Ky ėshtė vendi (i lavdishėm), nga i cili do tė mė mundėsohet tė ndėrmjetėsoj pėr Ymetin tim.”, ndėrsa nė njė version tjetėr: ”ky ėshtė (shefati) ndėrmjetėsimi.”



    (El-Kehf)

    - Transmeton Ahmedi nga Ebi Seid el Huderiu e ky nga Resulullahu s.a.v.s. qė nė lidhje me ajetin:

    الْمَالُ وَالْبَنُونَ زِينَةُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ
    عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلًا

    “Pasuria dhe fėmijėt janė stoli e kėsaj bote, kurse veprat e mira (fryti i tė cilave ėshtė i pėrjetshėm) janė shpėrblimi mė i mirė te Zoti yt dhe janė shpresa mė e mirė.” (El-Kehf, 46),

    tė ketė thėnė: “Kėto janė: tekbiri, (fjala Allahu ekber, sqarim yni), tehlili (fjala La ilahe il-la Allah), tesbihu dhe hamdi (fjalėt: Subhanallahi vel hamdu lil-lahi ve la ilahe il-la Allahu vallahu ekber) dhe: havleka (fjalėt La havle ve la kuvvete il-la bil-lah)”.

    - Po ashtu transmeton Ahmedi nga Nu’man bin Beshiri e ky nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė: “Subhanallahi, vel hamdu lil-lahi, ve la ilahe il-la Allahu, vallahu ekber”, janė “El-Bakijatu es Salihatu.”

    - Tė njėjtin transmetim, porse nga Ebu Hurejra, e transmeton edhe Ibn Xheriri.



    (Ta-Ha)

    - Transmeton Bezzari me sened tė shėndoshė nga Ebu Hurejre e ky nga i Dėrguari a.s. qė nė lidhje me fjalėt e Allahut:

    وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا

    “E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė”, (Ta-Ha, 124)

    tė ketė thėnė: “Ky ėshtė ndėshkimi nė varr”.



    (Es-Sexhde)

    - Transmeton Ibn Ebi Hatimi nga Ibn Abbasi e ky nga Pejgamberi a.s. qė nė lidhje me fjalėt e Allahut:
    تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنْ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ

    “I heqin trupat e tyre prej dyshekėve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo qė Ne u kemi dhėnė (pasuri) atyre, ata japin.” (Es-Sexhde, 16)

    tė ketė thėnė: “Kjo ėshtė tė ngriturit pėr tė falur namaz tė natės.”



    (Gafir)

    - Transmetojnė Ahmedi, Hakimi, Ibn Hibbani dhe autorėt e Suneneve nga Nu’man bin Beshiri tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “Duaja ėshtė adhurim” e pastaj lexoi fjalėt e Allahut:
    وَقَالَ رَبُّكُمْ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ

    “Zoti juaj ka thėnė: “Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė Xhehennem”. (Gafir, 60)



    (Edh-Dharijat)

    - Transmeton Bezzari nga Omer ibnul Hattabi tė ketė thėnė nė lidhje me kuptimin e ajeteve 1, 3 dhe 4 tė kaptinės Edh-Dharijat:

    وَالذَّارِيَاتِ ذَرْوًا - (Edh-Dharijat, 1) janė erėrat,

    فَالْجَارِيَاتِ يُسْرًا - (Edh-Dharijat, 3) janė anijet nė det, kurse

    فَالْمُقَسِّمَاتِ أَمْرًا - (Edh-Dharijat, 4) janė melaiket. Po tė mos e kisha dėgjuar tė Dėrguarin eAllahut tė thoshte kėshtu, as unė nuk kisha thėnė.”



    (Er-Rrahman)

    - Transmeton Begaviu nga Enes ibn Maliku tė ketė thėnė: E lexoi i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. ajetin 60 tė kaptinės Er-Rrahman:
    هَلْ جَزَاءُ الإِحْسَانِ إِلاَّ الإِحْسَانُ

    “A mund tė jetė shpėrblimi i veprės sė mirė diēka tjetėr, pėrveēse e mira!”

    dhe pastaj na tha: “A e dini se ēfarė ka dėshiruar tė thotė Zoti juaj?” Ashabėt thanė: Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri. Atėherė ai tha: “Allahu thotė: A ka shpėrblim tjetėr pėr atė qė e begatova me besimin nė njė Zot, pėrveē Xhennetit.”



    (El-Buruxh)

    - Transmeton Ibn Xheriri nga Ebi Malik el Esh’ariu tė ketė thėnė: “Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. nė lidhje me ajetet:

    وَالْيَوْمِ الْمَوْعُودِ وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ

    “Pasha ditėn e premtuar. Pasha atė qė dėshmon dhe atė qė dėshmohet!” (El-Buruxh, 2-3)

    (El jevmul mev’ud) - “ėshtė Dita e Gjykimit, (shahid) - ėshtė dita e xhumasė, kurse (mesh’hud) - ėshtė dita e Arefatit.”. Ky hadith pėrcillet edhe nga rrugė tė tjera tė transmetimit.



    (Ez-Zelzeletu)

    - Transmeton Ahmedi nga Ebu Hurejra tė ketė thėnė: “E lexoi Pejgamberi a.s. kėtė ajet:
    يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ أَخْبَارَهَا

    “Atė ditė, ajo (Toka) i rrėfen tregimet e veta” (Ez-Zelzele, 4)

    dhe pastaj na tha: “A e dini se cilat janė lajmet e saj (Tokės)?” Ashabėt thanė: Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri. Atėherė tha: “Kjo do tė thotė se Toka do tė dėshmojė pėr ēdo njeri dhe popull, se ēfarė punuan mbi sipėrfaqen e saj, dhe nė Ditėn e Gjykimit ajo (Toka) do t’i thotė secilit: Ti ke punuar kėtė e kėtė nė filan ditėn, etj.”



    (El-Maun)

    - Transmetojnė Ibn Xheriri dhe Ebu Ja’la nga Sa’d ibn Ebi Vekasi tė ketė thėnė: E pyeta Resulullahun s.a.v.s. pėr ajetin:
    الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ

    “Tė cilėt janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre” (El-Maun, 5)

    e ai mė tha: “Kėta janė ata qė e vonojnė namazin nga koha e tyre.”



    (El-Kevther)

    - Transmetojnė Ahmedi dhe Muslimi nga Enesi r.a. tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut nė lidhje me ajetin e parė tė kaptinės “El-Kevther”:
    إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ

    “Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhamed), shumė tė mira.”

    “Kevtheri, ėshtė njė lum qė Allahu ma ka dhėnė mua nė Xhennet”.

    - Ky hadith transmetohet edhe nga rrugė tė tjera tė shumta tė transmetimit.



    (En-Nasr)

    - Transmeton Ahmedi nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: “Kur zbriti kaptina:

    إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْح. وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا.
    فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا

    “Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut dhe ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės). Dhe i pe njerėzit duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut. Atėherė, pra, madhėroje Zotin tėnd me falėnderim dhe kėrko falje prej Tij. Ai vėrtet ėshtė pranues i madh i pendimeve.” (En-Nasr, 1-3),

    i Dėrguari i Allahut tha: “Mė ėshtė paralajmėruar vdekja ime” (Mė ėshtė bėrė me dije vdekja ime).”



    (El-Felek)

    - Transmetojnė Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Aishja r.a. tė ketė thėnė nė lidhje me ajetin e 3 tė kaptinės “El-Felek”:
    وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

    “dhe prej dėmit tė natės kur ajo ngryset”,

    “Mė mori i Dėrguari i Allahut pėr dore, ma dėftoi Hėnėn kur doli dhe mė tha: “Kėrko mbrojtje tek Allahu prej kėsaj (hėnės nė tė sosur), sepse kjo ėshtė “gasiku” – “errėsira kur ngryset”.

    * * *

    Kėto ishin vetėm disa nga komentimet e tė Dėrguarit tė Allahut, bėrė disa ajeteve kuranore, tė cilat i shkėputėm me pėrzgjedhje nga vepra madhėshtore e Imam Sujutiut “El Itkan fi Ulumil Kur’an”[21], komente qė gjenden pothuaj nė tė gjitha koleksionet e hadithit nėn kapituj tė veēantė “Kapitulli i tefsirit tė Kur’anit”, si dhe nė tė gjithė librat e tefsirit, qofshin ata tė komentimit tradicional apo racional.



    ==========================================


    [1] Fahru Rraziu Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajbi, vėll.15, fq. 225.

    [2] Zemahsheriu El-Kesh-shaf, vėll. IV, fq. 165

    [3] Tefsir Ebu Su’ud vėll. V, fq. 431

    [4] Alusiu Ruhul Meani, vėll. 29, fq. 142

    [5] Imam Esh-Shevkaniu Fethul Kadir, vėll. V, fq. 338.

    [6] Transmeton Ebu Davudi nė kreun “Syneti”, kapitulli V, si dhe Tirmidhiu nė kreun “Dituria”, kapitulli X.

    [7] Ibn Tejmije Mukaddimetu fi Usuli et-Tefsir, fq. 5

    [8] Imam Sujutiu El Itkan fi Ulumil Kur’an, vėll. II, fq. 384

    [9] Dr. Abdul Mun’im Nimr Ilmu-t-Tefsir, fq. 23, Kajro 1985

    [10] Ibn Tejmije Mukaddimetu fi Usuli et-Tefsir, fq. 6

    [11] Transmeton Buhariu nė kapitullin “Mbi biografinė e Ibni Abbasit” (2/306)

    [12] Dr. Muhamed Husejn Edh-Dhehebi Et-Tefsir vel mufessirune, vėll. I, fq. 53, Kajro 1985

    [13] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll. I, fq. 55

    [14] Mennaul Kattan - “Mebahith fi ulumil Kur’an”, fq.260-261, Kajro 1995

    [15] Ibn Tejmije “Mukaddime fi Usuli-tTefsir”, fq. 93.

    [16] Dr. Xhemal Mustafa Abdul Hamid en-Nexhar “Menahixh tefsirije”, fq. 100-101, Kajro, 2000.

    [17] “Menahixh tefsirije”, fq. 103.

    [18] Muhamed M. Sha’ravi, “Havatiri havlel Kur’anil Kerim”, fq. 35, Kajro 1988.

    [19] Muhamed. M. Sha’ravi, “Havatiri havlel Kur’anil Kerim”, fq. 38

    [20] Dr. Muhamed Sejjid Xhibril “Med-hal ila menahixh el mufessirin”, fq.40, Kajro, 1987.

    [21] Shih vėll II, prej fq. 420-450.


    **** Vazhdon inshaAllah me kapitullin: TEFSIRI NĖ KOHĖN E SAHABĖVE

  3. #3
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga Dritė Lexo Postimin
    TEFSIRI I KUR’ANIT NĖ KOHĖN E RESULULLAHUT S.A.V.S.



    Allahu xh.sh. i zbriti Muhamedit a.s. Librin e shenjtė-Kur’anin, si mrekulli tė patejkalueshme deri nė momentet e fundit tė jetės mbi kėtė tokė, sepse ky ėshtė libėr qė thėrret pėr besimin e vėrtetė, duke u bazuar nė studime, analiza dhe hulumtime nė proceset natyrore tė kėsaj ekzistence. Pa dyshim, ishte kjo dhurata mė e madhe hyjnore pėr mbarė njerėzimin.

    Kur’ani ėshtė vula e tėrė revelatave hyjnore, tė cilin i Dėrguari i Allahut u urdhėrua t’ia proklamonte njerėzimit. Ky mision i shenjtė nuk nėnkuptonte vetėm pėrcjelljen e tij tek njerėzit, por edhe sqarimin e tij ashtu siē na bėn me dije ajeti kuranor:

    وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

    “…Ty ta zbritėm kėtė Kur’an, t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė” (En-Nahl, 44).

    [/B]
    Selam Drita

    Desha te ndalem vetem tek ky ajeti qe shpjegon ne menyre te perkryer se Kur`ani eshte sjell njerzimit e jo vetem dijetarve .

    Pra ne kete menyre edhe komentimi i Kur`anit behet sipas njerzimit e jo sipas disa dijetarve , pra qdo kush si e kupton .

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Selam Drita

    Desha te ndalem vetem tek ky ajeti qe shpjegon ne menyre te perkryer se Kur`ani eshte sjell njerzimit e jo vetem dijetarve .

    Pra ne kete menyre edhe komentimi i Kur`anit behet sipas njerzimit e jo sipas disa dijetarve , pra qdo kush si e kupton .
    Alejkumu selam Kushtrim

    Ne postimin e pare ju luta mos nderhyni me qellim debati, te lus te bejsh durim ta postoj gjith materialin. Do kesh shume per te lexuar dhe pasi ta perfundoj mund te shpreheni dhe debatoni, ok?!


    Selam

  5. #5
    TEFSIRI NĖ KOHĖN E SAHABĖVE




    Allahu xh.sh. i zbriti Kur’anin famėlartė tė Dėrguarit tė Tij, udhėzim tė qartė dhe dritė e cila do t’i ndriēojė rrugėt e njerėzimit deri nė Ditėn e Gjykimit.

    I Plotfuqishmi e urdhėroi tė dėrguarin e Tij qė kėtė Kur’an t’ua sqaronte shokėve dhe ymetit tė tij, kur i thotė:
    وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

    “…Ty ta zbritėm kėtė Kur’an, t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė” (En-Nahl, 44), dhe
    يَاأَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ وَإِنْ لَمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنْ النَّاسَِ

    “O ti i dėrguar! Komunikoje atė qė t’u zbrit prej Zotiti tėnd, e nėse nuk e bėn (kumtimin nė tėrėsi), atėherė nuk e ke kryer misionin (revelatėn). Allahu tė garanton mbrojtjen prej njerėzve (prej armiqve).” (El-Maide, 67).

    Dhe vėrtet i Dėrguari i Allahut e zbatoi nė praktikė dhe iu pėrmbajt besnikėrisht kėtij urdhri hyjnor. Ai e pranoi shpalljen hyjnore pėr plot 23 vjet, dhe ishte shumė i vėmendshėm qė, ēdo paqartėsi qė paraqitej aty-kėtu rreth kuptimit tė drejtė tė ndonjė fjale a ajeti, t’ua sqaronte ashabėve tė tij menjėherė. Ashabėve ua sqaroi kuptimet e Kur’anit aq sa ata kishin nevojė, nė tė shumtėn e rasteve disa paqartėsi rreth kuptimit tė ndonjė ajeti. Kjo pra nuk nėnkupton se Muhammedi a.s. e sqaroi dhe e komentoi tėrė Kur’anin, por e sqaroi vetėm atė qė ishte e nevojshme pėr t’u kuptuar, dispozita tė cilat pastaj ashabėt i jetėsonin nė praktikėn e tyre tė pėrditshme.

    Ashabėt e Resulullahit ishin njerėzit mė tė privilegjuar e mė tė zgjedhur tė kėtij Ymeti, meqenėse patėn rastin ta shoqėronin njeriun mė tė madh tė njerėzimit- Muhammedin a.s., tė cilin Allahu xh.sh. e dėrgoi udhėzues dhe mėshirė pėr botėn mbarė.

    I Lartmadhėrishmi, i ka lavdėruar ashabėt e Resulullahut s.a.v.s. nė Kur’an kur thotė:

    مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ

    “Muhammedi ėshtė i dėrguar i Allahut, e ata qė janė me tė (ashabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete…” (El-Fet-h, 29), dhe:

    كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ

    “Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni Allahun.” , (Ali Imran, 110)

    Kurse i Dėrguari i Allahut pėr shokėt e vet ka thėnė: “Mos i shani ashabėt e mi, mos i shani ashabėt e mi, se pėr Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė jeta ime, nėse ndonjė prej jush do tė jepte (shpenzonte) sasi tė arit sa kodra e Uhudit, nuk do tė arrinte mirėsinė e ndonjėrit prej tyre, madje as sa gysmėn e tyre.”[1]

    S’ka dyshim qė ashabėt e Pejgamberit a.s. pėrgjithėsisht i kuptonin tė shumtėn e ajeteve kuranore dhe dispozitat qė dilnin nga kėto ajete, megjithėse kur ėshtė fjala pėr kuptimin e pėrpiktė tė disa ēėshtjeve tė fshehta kuptimore, ata kishin nevojė pėr sqarime shtesė dhe mė tė hollėsishme, pėr se drejtoheshin menjėherė tek i Dėrguari i Allahut. Atyre nuk u mjaftonte vetėm tė kuptonin fjalėt e Kur’anit, sepse, siē dihet, fjalėt kuranore nė kontekste tė ndryshme, po ashtu japin shpjegime dhe kuptime tė ndryshme.

    Madje nė lidhje me kėtė, librat e tefsirit dhe ata tė shkencave kuranore, kanė regjistruar mospajtime nė mendimet e dijetarėve.

    Kėshtu shohim se Ibni Halduni nė “Mukaddimen” e tij thotė: “Kur’ani zbriti nė gjuhėn e arabėve, nė formėn e retorikės sė tyre, kėshtu qė tė gjithė ata i kuptonin dhe i dinin kuptimet e fjalėve dhe mėnyrat e konstruksionit tė tyre”[2]

    Ky mendim i Ibni Haldunit mendojmė qė ėshtė vlerėsim tepėr i lirė dhe i papeshuar mirė, sepse nuk ishin tė gjithė ashabėt nė tė njėjtin nivel tė dijes dhe tė tė kuptuarit tė gjuhės sė Kur’anit. A nuk i kanė regjistruar librat fjalėt e Omerit r.a., tė cilat i transmeton Ebu Abide nė “El-Fedail” nga Enesi r.a. tek thotė: Njė ditė, derisa Omeri r.a. ishte nė minber duke lexuar ajetin e 31 tė kaptinės Abese: “ Ve fakiheten ve ebba” – “Dhe pemė e kullosa”, tha: fjalėn “fakiheten”-“pemė” po e kuptojmė, po a thua ē’kuptim ka fjala “ebba”?!

    Atėherė Omeri iu kthye vetvetes duke thėnė: “Vėrtet kjo ėshtė ngarkesė pėr ty, o Omer.”[3]

    Pastaj ėshtė edhe nė njė rast tjetėr, tė cilin e ka regjistruar po ashtu Ebu Abide nėpėrmjet Muxhahidit e ky nga Ibni Abbasi, tė ketė thėnė: “Nuk e dija kuptimin e fjalės “Fatir” nė ajetin (Fatiru-s-semavati vel erd…)- (Esh-Shura, 11), derisa nuk erdhėn dy beduinė tek unė pėr t’ua dhėnė njė fetva, tė cilėt po grindeshin rreth pronėsisė sė njė pusi me ujė. Njėri prej tyre thoshte: “Ene fetartuha”- “Unė ia kam filluar i pari”, ndėrsa tjetri thoshte: “Ene ibtede’tuha”- “Unė ia kam filluar i pari”.[4]

    Nėse Omeri r.a. nuk e dinte kuptimin e fjalės “ebba”, kurse komentatori mė i famshėm i Kur’anit, Ibni Abbasi, nuk e dinte kuptimin e fjalės “Fatir”, atėherė ashabėt e tjerė sigurisht qė kanė pasur edhe mė shumė paqartėsi tė tilla, prandaj mund tė themi edhe njė herė se fjalėt e Ibni Haldunit, duken pa vend dhe mendime tepėr tė lira, nė lidhje me tė kuptuarit e Kur’anit nga ashabėt.

    Ja se ē’mendim tė kundėrt me Ibni Haldunin ka dhėnė Ibni Kutejbe, i cili jetoi me shekuj para Ibni Haldunit: “Arabėt nuk janė tė njėjtė nė tė kuptuarit e fjalėve tė paqarta dhe me kuptime tė shumta tė Kur’anit, por dikush prej tyre ėshtė mė i ngritur se tjetri, dhe si tė tillė e plotėsojnė njėri-tjetrin”

    BURIMET E TEFSIRIT NĖ KOHĖN E SAHABĖVE


    Nė kohėn e ashabėve, me tė cilėn nėnkuptohet koha pas vdekjes sė Resulullahut s..a.v.s., burime tė Tefsirit ishin:

    1. Kur’ani fisnik

    2. Syneti (Hadithi) i Pejgamberit a.s.

    3. Fjalėt e ashabėve nga ixhtihadi i tyre personal, dhe

    4. Transmetimet nga pjesėtarė tė “Ehli Kitab-it” qė kishin pranuar Islamin



    VEĒORITĖ E TEFSIRIT NĖ KOHĖN E SAHABĖVE


    Tefsiri nė kohėn e ashabėve dallohej me disa veēori ndėr tė cilat dijetarėt kanė numėruar:

    - Nė kohėn e ashabėve, Kur’ani nuk ėshtė komentuar nė tėrėsi, por ėshtė komentuar vetėm ajo qė ishte mė e vėshtirė pėr t’u kuptuar. Atyre u mjaftonte kuptimi i pėrgjithėsuar rreth ndonjė dispozite pa hyrė nė detaje mė tė hollėsishme. Shembull tė tillė kemi rastin e Omerit r.a. tė cilin e kemi cekur mė parė rreth kuptimit tė fjalės “ebba”- “kullosa”. Ai konsideroi se tė zgjeruarit nė njohjen mė tė thellė tė kuptimit tė kėsaj fjale ishte ngarkesė pėr tė, prandaj i mjaftoi tė kuptonte se fjala ishte pėr njė mirėsi prej mirėsive tė shumta tė Allahut xh.sh. ndaj njeriut.

    - Nė mesin e sahabėve kishte shumė pak mospajtime nė tė kuptuarit e domethėnieve tė Kur’anit, sepse shumica prej tyre ishin njohės shumė tė mirė tė gjuhės sė pastėr arabe. Po ashtu nė mesin e tyre nuk kishte kurrfarė zilie a xhelozie nėse ndonjėri ishte mė i ditur se tjetri nė ndonjė ēėshtje tė caktuar fetare. Ata mendimin e tjetrit e pranonin pa hezitim, kur u flente nė zemėr

    - Tefsiri si shkencė e veēantė, nuk ishte mbledhur e as shkruar, por pėrcillej nė formė gojore si nė formė tė haditheve nga Resulullahu s.a.v.s.

    - Ashabėt shumė pak u drejtoheshin pjesėtarėve tė “Ehli Kitab-it” pėr ndonjė sqarim nga librat e tyre tė shenjtė[5], por, edhe kur merrnin diēka prej tyre, ishin shumė tė vėmendshėm qė ai transmetim tė ishte nė pėrputhshmėri me Kur’anin dhe Synetin.

    Ata gjithmonė nė mendje kishin fjalėt e Resulullahut rret kėtyre tregimeve israilite, kur i kishte porositur ashabėt: “Mos u besoni e as mos i pėrgėnjeshtroni ēifutėt, por thoni Ne besojmė nė Allahun dhe nė atė qė na ėshtė zbritur”

    - Mendimet e sahabėve reth ndonjė dispozite juridike ishin mė tepėr mendime kolektive (ixhma’ė) tė dala nga konsultimi i ndėrsjellė sesa mendime individuale. Bejheki nė Sunenin e tij ka regjistrua fjalėt e Mejmun bin Mehranit tė ketė thėnė: “Nėse Ebu Bekrit i paraqitej ndonjė ēėshtje pėr ta zgjedhur, shikonte sė pari nė mos gjente zgjidhje nė Kur’an, nėse jo, atėherė shikonte nė hadithet e Resulullahut, e nėse as kėtu nuk gjente atė pėrgjigje, atėherė i konsultonte ashabėt e tjerė dhe i pyeste: A mos dini nėse Resulullahu e ka zgjidhur ndonjėherė kėtė ēėshtje. Ndodhte qė dikush t’i thoshte se po, i Dėrguari i Allahut ka vepruar nė kėtė rast kėshtu e kėshtu, dhe ai menjėherė e pranonte atė zgjedhje si tė kryer, e nėse pėrgjigjja ishte negative, atėherė ai mblidhte sahabėt mė tė mėdhenj e mė tė ditur dhe i konsultonte lidhur me atė ēėshtje. Vetėm pasi e merrnin vendimin sė bashku, atėherė gjykonte.[6]

    Tė njėjtin veprim e bėnte edhe Omeri r.a. nė kohėn e sundimit tė tij


    VLEFSHMĖRIA DISPOZITIVE E TRANSMETIMEVE NGA ASHABĖT


    Dijetarėt islam, pa dallim, pajtohen rreth faktit se pas Resulullahut s.a.v.s, mė meritorėt dhe mė tė denjėt pėr tė komentuar Kur’anin fisnik ishin ashabėt e tij. Kjo nga shkaku se ata ishin dėshmitarė tė drejtėpėrdrejtė tė Shpalljes hyjnore, dhe nė tė shumtėn e rasteve dinin edhe shkakun e zbritjes sė ajeteve kuranore. Arsyeja tjetėr e besueshmėrisė sė transmetimeve nga ata ishte se ata, kurrė nuk jepnin ndonjė komentim pa pasur mbėshtetje nė Kur’an ose Sunnet. Janė tė njohura mendimet e tyre tė shprehura reth komentimeve tė ajeteve kuranore, nė ēka ishin shumė tė kujdesshėm qė sa mė shumė t’i iknin mendimeve tė tyre personale. Njė gjė e tillė erdhi nė shprehje, vetėm pasi tokat islame u zgjeruan nė atė masė, qė sahabėt u desh tė shpėrnguleshin gjthandej, qė njerėzve t’ua shpjegonin Islamin burimor.

    Megjithatė nė mesin e dijetarėve hasim mospajtime dhe mendime tė ndryshme rreth hukmit tė transmetimit nga sahabiu, tė nxjerrė nga ixhtihadi i tyre personal.

    Grupi i parė shkon nga ajo se transmetimet e ashabėve nga ixhtihadi i tyre personal e kanė gradėn:”Mevkuf”, qė do tė thotė se ai ėshtė mendim i tij i lirė, dhe meqenėse nuk ėshtė fjalė e dėgjuar nga Resulullahu s.a.v.s., ai mendim mund tė jetė i saktė ose jo i saktė.

    Kurse grupi i dytė shkojnė nga fakti se komentimet personale tė ashabėve janė argumente tė pakontestueshme, duke u mbėshtetur na atė se ata ishin njerėzit mė tė afėrt me Pejgamberin a.s., ishin njerėz tė dashur tek Allahu xh.sh., ishin pjesėmarrės tė betejave mė tė lavdishme tė historisė islame, por nė tė njėjtėn kohė, mendjet e tyre ishin tė ndritura dhe shumė herė tė inspiruara nga nektari hyjnor, siē ishte rasti i Omerit r.a., propozimet e tė cilit, i kishte pėlqyer edhe vetė i Plotfuqishmi, duke sjellė edhe ajete dispozita siē ishte rasti i robėrve tė Bedrit, i mbulesės sė grave tė Resulullahuts.a.v.s, dhe marrja e “Mekami Ibrahim”, si vendfalje.

    Nė lidhje me kėtė Hakimi nė “Mestedrekun” e tij thotė: “Le ta dijė ēdo studjues i hadithit se tefsiri (komentimi) i sahabiut i cili ka qenė dėshmitar i Shpalljes, sipas kritereve tė dy dijetarėt (aludon nė Buhariun dhe Muslimin) e ka gradėn (shkallėn) e hadithit “musned.”[7]

    Pėr tė qartėsuar kėto pozicione mund tė konkludojmė se:

    - Komentimi i sahabiut e ka gradėn “merfu’ė” vetėm nėse ai transmetim ndėrlidhet me ndonjė shkak tė zbritjes sė ndonjė ajeti tė caktuar, ose ai komentim nė tė cilin komenti i lirė nuk zė vend, ndėrsa nė atė komentim qė shfaqet edhe mendimi i tij, bazuar nė ixhtihad, pa e mbėshtetur atė mendim nė ndonjė nga thėniet e Pejgamberit a.s., atėherė ai komentim i tij i nėnshtrohet mundėsisė sė tė qenit mendim i saktė ose jo.

    - Komentimi personal i ndonjė sahabiu, ka njė gradė tė veēantė respekti, nėse ai nuk del jashtė kornizave kuranore ose tė Synetit, sidomos nėse ka tė bėjė me ndonjė komentim gjuhėsor, sepse ashabėt vėrtet ishin njerėzit mė tė aftė pėr gjuhėn nė tė cilėn kishte zbritur Kur’ani. Shembull mė tė mirė pėr kėtė kemi Ibn Abbasin, i cili shquhej me diturine e tij tė thellė kur shumė fjalėve kuranore, u gjente mbėshtetje edhe nė poezinė arabe.

    - Ndėrsa sa i pėrket vlerės sė tefsirit tė sahabiut do tė sjellim mendimin e Ibn Tejmijes i cili thotė: “Nėse dikush pyet se cila mėnyrė e komentimit ėshtė mė e mira, atėherė pėrgjigjja ėshtė: Rruga dhe mėnyra mė e saktė ėshtė tė komentuarit e Kur’anit me Kur’an, sepse ēka ka mbetur e paqartė nė ndonjė ajet, ėshtė sqaruar nė njė ajet tjetėr, ēka ka mbetur sqarim i shkurtėr nė njė vend, ėshtė sqaruar mė gjerėsisht nė njė vend tjetėr. Nėse nė Kur’an nuk gjen mė ajete tė tilla sqaruese, atėherė ktheju Synetit (hadithit) sepse ai ėshtė sqaruesi mė i mirė i Kur’anit. Madje nė lidhje me kėtė, imam Shafiu ka thėnė: “Ēdo gjė me tė cilėn ka gjykuar i Dėrguari a.s., ėshtė nga ajo qė ai e ka kuptuar prej Kur’anit”. Pastaj nėse nė Kur’an dhe Synet nuk gjejmė komentim nė lidhje me ndonjė ēėshtje, atėherė kthehemi tek fjalėt e ashabėve, sepse kėta, pas dy burimeve tė para, ishin njohėsit mė tė mirė lidhur me ēėshtjet e Librit tė Allahut, sidomos dijetarėt dhe mė tė mėdhenjtė prej tyre.”[8]


    MUFESIRĖT MĖ TĖ NJOHUR NGA ASHABĖT


    Pa dyshim, ashabėt ishin njerėzit mė fatlum tė kėtij ymeti, sepse patėn rastin tė shoqėroheshin me tė Dėrguarin e Allahut dhe tė merrnin pėr ēdo ditė nga burimi i nektarit profetik, kėshtu qė nė mesin e tyre disa u shquan pėr aftėsitė dhe afinitetet e tyre tė pashoqe, nė lidhje me disa nga komentimet e Librit tė Allahut.

    Imam Sujutiu nė lidhje me kėtė, thotė: “Pėr afinitetin pėr tefsir u shquan dhjetė prej ashabėve: 4 hulefai rrashidinėt: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu, pastaj Abdullah ibn Abbasi, Abdullah ibn Mes’udi, Ubejj bin Ka’bi, Zejd bin Thabiti, Ebu Musa el-Esh’ariu dhe Abdullah ibn Zubejri.” [9]

    Sa u pėrket transmetimeve nga kėta tė dhjetė, shohim se transmetimet nga Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani r.a., janė mė tė pakta nė krahasim me tė tjerėt, kjo sigurisht pėr shkak tė vdekjes sė tyre mė tė hershme, d.t.th. jo aq shumė vjet pas vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s.. Transmetimet e pakta nga kėta tė tre lidhen edhe me faktin se njerėzit nė kohėn e tyre ishin nė pėrgjithėsi njohės tė mirė tė dispozitave tė Librit tė Allahut, po edhe pėr faktin se kėta tė tre patėn barrėn mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė shtetėrore mbi supet e tyre, pasi atyre iu besua udhėheqja e muslimanėve, kėshtu qė nuk kishin kohė aq tė mjaftueshme tė merreshin me kėto transmetime.

    Prej hulefai rrashidinėve, nė kėtė mes, pėrjashtim bėn vetėm Aliu r.a., sepse gjatė kohės sė hilafetit tė tij, njerėzit qė pėrqafonin Islamin, ishin tė shumtė dhe tokat islame ishin nė zgjerim e sipėr, kėshtu qė ndihej nevojė e madhe qė i pari i muslimanėve t’u jepte sqarime rreth disa komenteve tė Librit tė Allahut.

    Ėshtė karakteristikė e kohės sė sundimit tė tij se tashmė po rritej edhe brezi i ri i fėmijėve tė ashabėve, tė cilėt ishin tė etshėm pėr njohuri tė reja rreth Kur’anit famėlartė, kurse tė kthyerit tek Aliu r.a. pėr kėto sqarime ishte i arsyeshėm kur dihet se ai ishte rritur nė shtėpinė e Pejgamberit a.s. dhe nė shumė raste kishte qenė dėshmitar i drejtpėrdrejtė i shpalljes qė i zbriste Muhammedit a.s. .

    Sa u pėrket tė tjerėve nga kėta tė dhjetė, lirisht mund tė konstatojmė se mė tė njohurit pėr transmetime janė Abdullah ibn Abbasi, Abdullah ibn Mes’udi dhe Ubejj bin Ka’bi, tė cilėt, nėse ua bashkojmė edhe Aliun r.a., kanė mė sė shumti transmetime nga lėmi i tefsirit.

    Tre tė tjerėt, Zejd bin Thabiti, Ebi Musa el-Esh’ariu dhe Abdullah ibn Zubejri, kanė mė pak transmetime se katėrshi i madh i lartpėrmendur, kėshtu qė do tė pėrqendrohemi nė ndriēimin e biografisė sė kėtyre katėr mė tė njohurve, qė njihen pėr mė sė shumti transmetime: Ibn Abbasit, Ibni Mes’udit, Aliut r.a. dhe Ubejj bin Ka’bit.

    ABDULLAH IBN ABBAS r.a. – (vdiē 68 h.)
    Biografi e shkurtėr



    Emri i tij i plotė ėshtė Abdullah ibn Abbas bin Abdul Muttalib bin Hashim el Kureshij el Hashimij.

    U lind nė Mekė 3 vjet para hixhretit. Qė nga fėmijėria e tij e hershme ishte pranė ngrohtėsisė sė prehrit tė Pejgamberit a.s., sigurisht nga fakti i lidhjes sė ngushtė familjare, sepse ishin djem axhallarėsh mes vetes.

    Kur vdiq i Dėrguari i Allahut, Ibni Abbasi kishte 13 vjet. Nė kohėn e hilafetit tė Aliut r.a., mori postin e mėkėmbėsit tė Basrės, kurse pas vrasjes sė tij, u kthye nė Hixhaz. Vdiq nė Taif nė vitin 68. Ky vit i vdekjes merret si mė i sigurt, ndonėse ka edhe historianė qė mendojnė se ai vdiq nė vitin 65 e disa nė vitin 67.

    Vlera dhe pozita e tij nė dije


    Abdullah ibn Abbasi njihet me ofiqin “Terxhumanul Kur’an”-Komentator i Kur’anit”, pastaj me “Hibrul Ummeh”- “Ngjyra e Ymetit” dhe me tjetrin “Bahrul Ilmi”-“Det i diturisė”[10].

    Pa dyshim ishte mė i dijshmi dhe mė i famshmi ndėr ashabėt sa i pėrket komentimit tė Kur’anit, poezisė arabe dhe shkencave tė tjera fetare.

    U shoqėrua me ashabėt mė tė mėdhenj, prej tė cilėve mėsoi shumė nga hadithet e Pejgamberit, tė cilat nuk kishte pasur rastin t’i dėgjonte prej tij.

    Fjala e tij nė komentim ishte fjala e fundit, sepse ishte vėrtet njė oqean i pafund i dijes nė shumė lėmenj. E si tė mos ishte kur i Dėrguari i Allahut kishte bėrė dua pėr tė: “O Zot, bėje tė dijshėm nė ēėshtjet e fesė dhe mėsoja komentimin”, kurse nė njė rivajet tjetėr: “… mėsoja Librin”, e nė njė tjetėr: “…dhuroji urtėsinė”.[11] Nė kėtė drejtim, vėrtet mbeti i pakrahasueshėm dhe i paarritshėm.

    Ishte i dashur dhe tepėr i respektuar nga tė gjithė ashabėt. Madje Omeri r.a. e mbante pėrherė pranė vetes dhe kishte besim tė madh nė dijen e tij tė thellė nė fe. Ai shpesh i thoshte: “Ti je mė fytyrėndrituri prej tė rinjve tanė, mė i moralshmi prej tyre dhe mė i dituri pėr librin e Allahut”, kurse ashabėve tė mėdhenj pėr tė u thoshte: “Ky ėshtė djalosh i pjekur, vėrtet ka njė gjuhė kureshtare, stil tė tė pyeturit dhe mendje tė zgjuar”


    Dėshmitė e ashabėve dhe tė tabiinjve pėr dijen e tij


    Aliu r.a. pėr Ibni Abbasin dhe tefsirin e tij ka thėnė: “Ibni Abbasi, sikur tė vėshtronte nė tė fshehtėn nėpėrmjet njė perdeje tė tejdukshme”

    Ibni Mes’udi pėr tė ka thėnė: “Ibni Abbasi ėshtė komentuesi mė i mirė i Kur’anit” [12]

    Ibni Abbasi rrėfen se si njė ditė Omeri r.a. e kishte marrė pranė vetes nė njė tubim ku ishin veteranėt e luftės sė Bedrit, dhe, kur disa prej tyre e panė Ibni Abbasin aq tė ri nė mesin e tyre, u prekėn dhe i thanė Omerit: Pėrse gjithnjė e merr kėtė djalosh pranė vetes nė tubimet tona, kur edhe ne kemi djem tė moshės sė tij, por ata nuk i lejon tė marrin pjesė me ne?” Atėherė Omeri ua ktheu: “Sepse ky djalosh ėshtė ai qė e njihni se ēfarė ėshtė” (duke aluduar dijen dhe zgjuarsinė e tij).” Dhe kur njė ditė tjetėr, Omeri r.a. mė ftoi nė njė tubim tė tyre, e kuptova se mė kishte ftuar vetėm qė para tyre t’i demonstroja njohuritė e mia. Omeri r.a. u ngrit dhe i pyeti veteranėt e luftės sė Bedrit: “Ē’thoni pėr fjalėt e Allahut “Idha xhae nasrullahi vel fet’h…”? deri nė fund tė kaptinės “En-Nasr”.

    Disa prej tyre thanė: “Allahu na ka urdhėruar ta falėnderojmė Atė dhe tė kėrkojmė falje prej tij (istigfar), pasi na mundėsoi tė ngadhėnjejmė dhe ta ēlirojmė Mekėn”, kurse tė tjerėt heshtėn. Atėherė Omeri r.a. m’u drejtua me fjalėt:

    - A mendon kėshtu edhe ti, Ibni Abbas?

    - Jo, - ia ktheva unė.

    - Po atėherė ē’thoni ju pėr kėto fjalė tė Allahut? – m’u drejtua prapė Omeri r.a.

    - Ky ėshtė paralajmėrim i vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., ia ktheva unė, sepse pas fitores dhe ngadhėnjimit, ai urdhėrohej ta madhėronte Zotin xh.sh. dhe tė kėrkonte falje prej Tij (nė prag tė vdekjes).

    Atėherė Omeri u ngrit e tha: - As unė nuk di pėr komentim tjetėr pėrveē kėtij qė thua ti, o Ibni Abbas”.

    Tėrė kjo tregon se vėrtet Ibni Abbasi ishte i zgjuar, i menēur, por mbi tė gjitha zemrėn, shpirtin dhe mendjen e tij e kishte pėrfshirė mirėsia e duasė sė Pejgamberit a.s. kur ishte lutur pėr tė: “O Zot, bėje tė dijshėm nė ēėshtjet e fesė dhe mėsoja komentimin.”

    Nxėnėsi i tij, Muxhahidi, po ashtu njėri prej komentatorėve mė tė mėdhenj tė Kur’anit nga gjenerata e tabiinjve, pėr tė ka thėnė: ”Kur komentonte diēka ai nė fytyrėn e tij do tė shihje vetėm dritė”.

    Muxhahidi thotė po ashtu: “Ibni Abbasi quhej “Bahrul Ilmi-Det i diturisė”, pėr shkak tė diturisė sė madhe e tė thellė qė posedonte”.

    I ėshtė thėnė Tavusit: Je dhėnė pas shoqėrimit tė kėtij djaloshi (d.t.th. pas Ibn Abbasit) dhe i ke lėnė ashabėt mė tė mėdhenj, kurse ai ėshtė pėrgjigjur: “Vėrtet unė i kam parė me sytė e mi mbi 70 ashabė tė Resulullahut s.a.v.s. kur nė njė ndenje tė tyre nuk kanė rėnė nė ujdi rreth njė ēėshtjeje, atėherė janė kthyer dhe e kanė pranuar mendimin e Ibn Abbasit.” [13]


    Disa nga komentimet e Ibn Abbasit nė tefsir


    - Ėshtė pyetur Ibn Abbasi rreth ajeteve 27-29 tė kaptinės “El-Kasas”:

    قَالَ إِنِّي أُرِيدُ أَنْ أُنكِحَكَ إِحْدَى ابْنَتَيَّ هَاتَيْنِ عَلَى أَنْ تَأْجُرَنِي ثَمَانِيَةَ حِجَجٍ فَإِنْ أَتْمَمْتَ عَشْرًا فَمِنْ عِنْدِكَ وَمَا أُرِيدُ أَنْ أَشُقَّ عَلَيْكَ سَتَجِدُنِي إِنْ شَاءَ اللَّهُ مِنْ الصَّالِحِينَ. قَالَ ذَلِكَ بَيْنِي وَبَيْنَكَ أَيَّمَا الْأَجَلَيْنِ قَضَيْتُ فَلَا عُدْوَانَ عَلَيَّ وَاللَّهُ عَلَى مَا نَقُولُ وَكِيلٌ. فَلَمَّا قَضَى مُوسَى الْأَجَلَ وَسَارَ بِأَهْلِه...ِ

    “Ai (Shuajbi) tha: “Unė dėshiroj tė tė martoj ty me njėrėn prej kėtyre dy vajzave tė mia, me kusht qė tė mė shėrbesh tetė vjet, e nėse i plotėson dhjetė, ai ėshtė vullneti yt, e unė nuk dėshiroj tė tė rėndoj, e nė dashtė Allahu, ti do tė gjesh tek unė mirėkuptim. Ai (Musai) tha: “Kjo le tė mbetet mes meje e teje, e cilindo prej afateve qė do ta kryej, nuk do tė ketė pėrgjegjėsi pėr mua. Pėr kėtė qė po themi, Allahu ėshtė garantues. E kur Musai e kreu afatin dhe udhėtoi me familjen e vet…”, se cilin prej dy premtimeve e ka mbajtur Musai a.s. kur Shuajbi a.s. i propozoi atij qė tė qėndronte e t’i shėrbente, Ibn Abbasi qe pėrgjigjur: “E ka mbajtur premtimin mė tė madh dhe mė tė mirė (dhjetvjetėshin, shėnim yni), sepse kur i Dėrguari i Allahut premton, edhe e mban premtimin.”

    - Transmeton Taberiu nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė nė lidhje me ajetin 59 tė kaptinės “El-Bekare”:
    فَأَنزَلْنَا عَلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا رِجْزًا مِنْ السَّمَاءِ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ

    “…E Ne, pėr shkak se ata kundėrshtuan, lėshuam nga qielli njė dėnim kundėr atyre qė ishin mizorė”,

    “Sa herė ėshtė pėrmendur nė Kur’an, fjala “Er-Rrixhsu” nėnkupton ndėshkimin.”

    - Po ashtu transmeton Taberiu nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė nė lidhje me ajetin 268 tė kaptinės “El-Bekare”:
    الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمْ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُمْ بِالْفَحْشَاءِ وَاللَّهُ يَعِدُكُمْ مَغْفِرَةً مِنْهُ وَفَضْلًا

    “Djalli ju frikėson nga varfėria dhe ju urdhėron pėr tė kėqija, e Allahu ju premton falje (tė mėkateve) e begati…”

    “Nė kėtė ajet, dy gjėra janė prej Allahut e dy prej shejtanit. Shejtani ju frikėson me varfėri dhe ju thotė: Mos e shpenzo pasurinė tėnde, por mbaje se ajo tė duhet, dhe njėkohėsisht ju urdhėron pėr punė tė ndyra e tė kėqija, kurse Allahu ju premton falje (magfiret) pas kėtyre mėkateve, dhe si shtesė tė fisnikėrisė sė Tij, ju premton furnizim tė pėrhershėm”.[14]

    Rrugėt e transmetimit nga Ibni Abbasi


    Meqenėse Ibni Abbasi ishte mė i famshmi ndėr ashabėt nė lėmin e Tefsirit, edhe transmetimet prej tij ishin tė shumta, por me kalimin e kohės nėn emrin e tij u trilluan aq shumė gjėra, saqė dijetarėt u desh qė tė marrin masa tė rrepta sigurie kur transmetonin diēka nga emri i Ibni Abbasit, sepse u pėrzien transmetimet e vėrteta me ato tė dobėta dhe tė trilluara.

    Dijetarėt qė u morėn me shkencėn e “Ilmul Xherhi vet’adili”, klasifikuan shumė qartė rrugėn e transmetimeve nga Ibni Abbasi; disa prej tė cilave janė tė forta dhe tė vėrteta e disa tė dobėta e tė papranueshme.



    Rrugėt e pranueshme tė transmetimeve nga Ibni Abbasi:

    1. Rruga e transmetimit nėpėrmjet Muavije bin Salihut nga Ali bin Ebi Talha e ky nga Ibn Abbasi.

    Ka thėnė Imam Ahmed ibn Hanbeli: “Nė Egjipt gjendet njė fletė e tefsirit tė cilėn e ka transmetuar Ali bin Ebi Talha, saqė, po tė shkonte ndokush nė Egjipt pėr tė, nuk do tė ishte e tepėrt.”[15]

    Nė kėtė rrugė transmetimi nga Ibni Abbasi ėshtė mbėshtetur edhe Buhariu nė Sahihun e tij.

    Po ashtu edhe Ibn Xheri et Taberiu ka shfrytėzuar me tė madhe transmetimet nga Ibni Abbasi nėpėrmjet kėsaj vije transmetimi.

    Me njė fjalė, rruga mė e saktė dhe mė e pranuar nga Ibni Abbasi ėshtė kjo. Mjafton qė dijetarėt mė eminentė, si Buhariu, Taberiu, Ibni Haxheri, Imam Ahmedi etj. janė mbėshtetur nė transmetimet e kėsaj rruge deri tek Ibni Abbasi.

    2. Transmetimet nėpėrmjet Kajs bin Muslimit nga Ata’ė bin Saibi, ky nga Seid bin Xhubejri e ky nga Ibn Abbasi.

    Edhe kjo rrugė pėr nga saktėsia e isnadeve ėshtė e pranuar sipas kritereve tė Buhariut dhe tė Muslimit.

    3. Transmetimet nėpėrmjet Ibn Is’hakut nga Muhammed bin Ebi Muhammed, shėrbėtor i familjes sė Zejd bin Thabitit, ky nga Ikrime ose nga Seid bin Xhubejri e ky nga Ibn Abasi.

    Edhe kjo rrugė transmetimi, vargun e transmetuesve e ka tė shėndoshė, dhe e kanė shfrytėzuar Taberiu dhe Ibn Ebi Hatemi.



    Rrugėt e dobėta dhe ato tė papranueshme tė transmetimit nga Ibn Abbasi:

    1. Rruga e transmetimit nėpėrmjet Abdullah bin Xhurejxhit e ky nga Ibn Abbasi. Nė tė ka transmetime tė shėndosha, po edhe tė dobėta, pa kurrfarė klasifikimi.

    2. Transmetimet nga Dahhak bin Mezahimi e ky nga Ibni Abbasi. Edhe kjo rrugė ka shkėputje nė isnad dhe ėshtė e papranueshme.

    3. Transmetimet nga Atije el Avfi e ky nga Ibn Abbasi. Edhe kjo rrugė konsiderohet e dobėt dhe e papranueshme.

    4. Rruga e transmetimit nėpėrmjet Muhammed bin Saib el Kelbiut nga Ebi Salihu e ky nga Ibni Abbasi, ėshtė padyshim vija mė e dobėta dhe mė e papranueshmja.

    Zaten edhe tefsiri qė i ėshtė mveshur Ibni Abbasit e tė cilin e ka mbledhur Fejruz Abadi, autori i “Kamusul Muhit” dhe e ka quajtur “Tenvirul mikbas fi tefsiri Ibni Abbas”, ėshtė vetėm nga kjo rrugė transmetimi, nėpėrmjet Muhammed bin Mervanit (Es-Suddi-s-Sagir), ky nga Kelbiu e ky nga Ebi Salihu. Pėr kėtė rrugė transmetimi imam Sujutiu ka thėnė: “Nėse rrugės sė transmetimit tė Kelbiut, i bashkėngjiten edhe transmetimet e Suddiut, atėherė ajo ėshtė seri e gėnjeshtrave.” [16]



    Shkaqet pse ky tefsiri dhe shumė transmetime tė tjera i janė mveshur emrit tė Ibni Abbasit


    Ibni Abbasit iu mveshėn pa tė drejtė shumė prej thėnieve nė tefsir, mu nga fakti qė disa njerėz tė dobėt nga karakteri dhe nga mungesa e njė ndėrgjegjeje tė pastėr, dėshironin tė pėrfitonin famė nga emri i madh i Ibn Abbasit.

    Kėtu nuk duhet harruar as fakti se dinastia abasite ishte prej lozės sė Ibni Abbasit, kėshtu qė shumė prej njerėzve servilė, duke dėshiruar tė afroheshin pranė sundimtarėve abasinj, shpifnin e trillonin thėnie, gjoja tė transmetuara nga Ibni Abbasi[17], andaj imam Shafiu me plot tė drejtė konstaton: “Nga Ibni Abbasi nė lėmin e tefsirit nuk mund tė merren si tė vėrteta mė shumė se 100 transmetime”[18]

    Kjo do tė thotė se shumė prej transmetimeve qė iu mveshėn Ibni Abbasit, nė realitet as qė kanė tė bėjnė fare me tė.


    ABDULLAH IBN MES’UD r.a. – (vdiē 32 h.)


    Biografi e shkurtėr


    Ky ėshtė Abdullah ibn Mes’ud bin Gafil bin Habib el Hudhelij r.a.

    Ishte ndėr tė parėt qė pėrqafuan Islamin. Transmeton A’ėmeshi nga Kasim Abdurrahmani e ky nga babai i tij, tė ketė thėnė: “Ka thėnė Abdullahu, d.m.th. Ibni Mes’udi: “Mė ke parė mua tė gjashtin qė e kam pranuar Islamin. Nuk kishte nė fytyrėn e tokės muslimanė tė tjerė pos nesh”.

    Ishte mė i dijshmi ndėr ashabėt nė dispozitat e Librit tė Allahut; muhkem-muteshabih, hallall-haram, shkaqet e zbritjes, tregimet dhe shembujt kuranorė, etj.

    Ishte si njė hije e pandashme e Resulullahut, duke qenė nė shėrbimin e tij ditė e natė, dhe pėr kėtė arsye llogaritet si njėri ndėr mė njohurit me shpalljen nė mesin e ashabėve.

    Ėshtė i pari qė kėndoi Kur’an haptazi para kurejshėve nė Mekė pas tė Dėrguarit tė Allahut, dhe pėr kėtė shkak pėrjetoi tortura tė rėnda prej tyre.

    Ishte aq i afėrt me Pejgamberin a.s., saqė shumėkush mendonte se edhe ky ishte njė prej anėtarėve tė familjes sė Pejgamberit-“Ehli Bejt”.

    Emigroi nė Abisini, pastaj nė Medinė, ishte pjesėmarrės i luftės sė Bedrit, Uhudit, Hendekut, i Bej’atu Rridvan, ndėrsa pas vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., edhe i luftės sė Jermukut.

    Ky qe ai qė vrau pėrfundimisht Ebu Xhehlin. I Dėrguari a.s. e ka pėrgėzuar me Xhennet.

    Nė kohėn e hilafetit tė Omerit dhe tė Osmanit ishte pėrgjegjės i Arkės shtetėrore nė Kufė, pastaj u kthye nė Medinė dhe nė vitin 32 hixhri vdiq. Ėshtė varrosur nė Xhennetul bekijj. Kur vdiq, ishte nė moshėn 60 vjeē.


    Vlera dhe pozita e tij nė dije


    Siē cekėm mė lart, Ibni Mes’udi ishte ndėr mė tė dijshmit prej ashabėve pėr Kur’anin. I Dėrguari i Allahut kishte dėshirė tė dėgjonte prej tij kėndimin e Kur’anit, kėshtu qė njė ditė kishte kėrkuar nga ai qė t’i lexonte diēka nga kaptina En-Nisa’ė.

    - Si tė tė lexoj ty, o i Dėrguar, kur ty tė ka zbritur, - i kishte thėnė Ibni Mes’udi.

    - Po, por kam dėshirė ta dėgjoj prej tė tjerėve, - ia ktheu Resulullahu.

    Dhe fillova tė kėndoj, thotė Ibni Mes’udi - derisa arrita tek fjalėt e Allahut : “Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė nuk besuan), kur Ne do tė sjellim dėshmitarė pėr ēdo popull, e ty do tė tė sjellim si dėshmitar pėr ata (qė nuk besuan) ?”. (En-Nisa’ė, 41), atėherė pashė se tė Dėrguarit tė Allahut iu mbushėn sytė me lot.

    I Dėrguari i Allahut thoshte: “Kush dėshiron tė lexojė (mėsojė) Kur’anin ashtu siē ėshtė zbritur, le tė marrė kėndimin nga Ibn Ummu Abdi (d.t.th. Ibni Mes’udi)” [19]

    I Dėrguari i Allahut pėr tė kishte thėnė: “Abdullah Ibn Mes’udi ėshtė mė i rėndė nė Mizan sesa kodra e Uhudit”[20]

    Nė njė hadith tjetėr, i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Merreni Kur’anin prej 4 vetave: prej Abdullah Ibn Mes’udit, Muadh bin Xhebelit, Ubejj bin Ka’bit dhe prej Salimit”.[21]

    Kur Omeri r.a. e dėrgoi nė Kufė, u shkroi popullit tė saj: “Unė jua dėrgova Ammar bin Jasirin udhėheqės, kurse Abdullah Ibn Mes’udin mėsues dhe kėshilltar. Kėta tė dy janė mė tė zgjedhurit prej ashabėve tė Pejgamberit a.s., janė pjesėmarrės tė luftės sė Bedrit dhe kėrkoj nga ju qė t’i pasoni, t’u bindeni fjalėve dhe kėshillave tė tyre.”[22]

    Dhe Abdullah ibn Mes’udi, sapo arriti nė Kufė, filloi tė mėsonte banorėt e saj nė shkencėn e Hadithit, Tefsirit dhe Fikh. Ishte njėkohėsisht edhe gjykatės i tyre dhe themelues i shkollės sė mendimit racional pėr ndonjė ēėshtje juridike, nėse pėr tė nuk ekzistonte tekst i prerė as nė Kur’an e as nė Synet.

    Nė kohėn e hilafetit tė Aliut, kur ky arriti nė Kufė, banorėt e saj u tubuan rreth tij, ia pėrmendėn disa thėnie tė Ibni Mes’udit dhe i thanė: “O i pari i muslimanėve. Nuk kemi parė njeri mė tė moralshėm, mė tė butė pėr kėshillim, mė tė mirė pėr bashkėbisedues e as mė tė devotshėm se Ibni Mes’udi.” Atėherė Aliu u tha: “Ju pėrbej nė Allahun, a janė kėto fjalė qė ju burojnė nga zemra”, Po, - ia kthyen ata. Atėherė Aliu r.a. tha: “O Allah, dėshmo se edhe unė them ashtu siē thanė kėta, madje edhe mė shumė”. [23]

    Dėshmitė e ashabėve pėr Ibni Mes’udin janė tė shumta dhe ėshtė e pamundur tė ceken tė gjitha, sepse vėrtet Abdullahu ishte njė det i pafund i dijes rreth Librit tė Allahut.

    Transmeton Ibėn Xherir et Taberiu nga Abdullah bin Mes’udi tė ketė thėnė: “Pėr Zotin, nuk ka ajet nė Kur’an qė ka zbritur e tė mos e di se pėr kė ka zbritur dhe ku ka zbritur. Dhe, po tė dija se dikush ėshtė mė i dijshėm se unė pėr Librin e Allahut dhe po tė ekzistonte mundėsia pėr tė arritur tek ai, do tė shkoja pa hezituar”.[24]


    Disa nga komentimet e Ibn Mes’udit nė tefsir


    Njohuria e Abdullah ibn Mes’udit rreth Librit tė Allahut ishte e gjithanshme dhe gjithėpėrfshirėse, pėr se dėshmojnė edhe vetė ashabėt mė tė mėdhenj, nė mesin e tyre Omeri r.a.

    Pėr tė parė kėtė dituri kaq tė madhe qė i qe dhuruar Ibn Mes’udit nga ana e Allahut xh.sh., shkurtimisht do tė sjellim disa shembuj tė komentimeve tė tij.

    Njė natė tė errėt, Omeri r.a. e ndalon njė karvan qė ia kishte mėsyrė Mekės, pa ditur se nė mesin e udhėtarėve ishte edhe Ibn Mes’udi. Ai nėpėrmjet kėshilltarit tė tij ua kishte bėrė disa pyetje udhėtarėve tė kėtij karvani, pėr tė testuar aftėsitė e tyre nė Islam. Pyetja e parė e Omerit ishte:

    - Cili ajet kuranor ėshtė mė madhėshtori?

    Ibn Mes’udi qe pėrgjigjur:
    اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْم ...ٌ
    “Allahu ėshtė Njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij. Ai ėshtė mbikėqyrės i pėrhershėm dhe i pėrjetshėm. Atė nuk e kap as kotje e as gjumė…” deri nė fund tė ajetit 255 tė kaptinės “El-Bekare”.

    Pyetja e dytė ishte:

    - Cili ajet kuranor ėshtė mė i pėrsosuri?

    Ibn Mes’udi qe pėrgjigjur:
    إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَى وَيَنْهَى عَنْ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ وَالْبَغْيِ

    يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

    “Vėrtet Allahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve.” (El-Nahl, 90)

    Pyetja e tretė e Omerit ishte:

    - Cili ajet i Kur’anit ėshtė mė gjithėpėrfshirėsi?

    Ibn Mes’udi qe pėrgjigjur:
    فَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَه.وَمَنْ يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَه

    “E kush bėn ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush bėn ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė.” (Ez-Zelzele, 7-8)

    Pyetja e katėrt e Omerit ishte:

    - Cili ajet i Kur’anit ėshtė mė frikėsuesi?
    Ibn Mes’udi qe pėrgjigjur:
    لَيْسَ بِأَمَانِيِّكُمْ وَلَا أَمَانِيِّ أَهْلِ الْكِتَابِ مَنْ يَعْمَلْ سُوءًا يُجْزَ بِهِ وَلَا يَجِدْ لَهُ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا

    “Nuk ėshtė (shpėtim) sipas shpresave tuaja e as sipas shpresave tė ithtarėve tė Librit. Kushdo qė bėn keq, do tė ndėshkohet me tė dhe nuk do tė gjejė pos Allahut, as mik e as ndihmės.” (En-Nisa’ė, 123)

    Pyetja e pestė e Omerit ishte:

    - Cili ajet i Kur’anit ėshtė mė shpresėdhėnėsi?

    Ndėrsa Ibn Mes’udi qe pėrgjigjur:

    قُلْ يَاعِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا

    إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

    “Thuaj: O robėt e Mi, qė e keni ngarkuar veten me shumė gabime, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse vėrtet Allahu i fal tė gjitha mėkatet. Ai njėmend fal shumė dhe ėshtė mėshirues.” (Ez-Zumer, 53)

    Kėto pėrgjigje aq tė shpejta dhe aq tė mprehta zgjuan kureshtjen e Omerit r.a. dhe pa njė pa dy iu drejtua delegacionit tė karvanit: Nė mesin tuaj sigurisht gjendet Abdullah ibn Mes’udi!, dhe kėtė ata ia pohuan.[25]

    Omeri r.a. nga kėto pėrgjigje kishte kuptuar se ishin pėrgjigje tė njė alimi tė madh, dhe e diti mirė se ai mund tė ishte vetėm Abdullah ibn Mes’udi.


    Rrugėt e transmetimit nga Abdullah Ibn Mes’udi


    Abdullah Ibn Mes’udi pas Ibni Abbasit, vjen i dyti nė radhė prej ashabėve tė Pejgamberit a.s. pėr transmetimet e tij nė tefsir. Nga Ibni Mes’udi ka mė shumė transmetime sesa nga Aliu r.a.

    Banorėt e Kufės patėn fatin mė tė madh tė merrnin njohuri prej tij, pasi njė kohė tė gjatė qėndroi nė mesin e tyre. Shumė prej nxėnėsve tė tij pėrhapėn dijen e Ibni Mes’udit anekėnd Botės Islame, madje nė histori janė tė njohur nxėnėsit e shkollės sė Ibni Mes’udit.

    Meqenėse transmetimet prej tij nė lėmin e tefsirit janė tė shumta, ėshtė e natyrshme qė edhe rrugėt e transmetimit deri tek ai tė jenė po ashtu tė shuma. Disa prej tyre janė tė shėndosha dhe besnikėrisht tė transmetuara, e disa prej tyre janė pak mė tė dobėta.



    Rrugėt e pranueshme tė transmetimeve nga Ibn Mes’udi:

    1. Rruga e transmetimit nėpėrmjet Sulejman el A’ėmeshit nga Ebi Duha, ky nga Mesruku e ky nga Ibni Mes’udi. Kjo ėshtė rruga mė e saktė e transmetimit nga Ibni Mes’udi. Imam Buhariu ėshtė mbėshtetur nė tė mė sė shumti nė Sahihun e tij.

    2. Rruga nėpėrmjet Muxhahidit, nga Ebi Muameri e ky nga Ibni Mes’udi, dhe kjo po ashtu ėshtė prej rrugėve tė pranuara ku nuk ka dobėsi. Buhariu ėshtė mbėshtetur po ashtu edhe nė kėtė rrugė tė tranmsetimit nga ai.

    3. Rruga nėpėrmjet A’ėmeshit nga Ebi Vaili, e ky nga Ibni Mes’udi . Edhe kjo ėshtė njė prej rrugėve tė shėndosha nė transmetim nga Ibni Mes’udi. Buhariu e ka shfrytėzuar edhe kėtė rrugė transmetimi nga ai.

    4. Rruga e transmetimit nėpėrmjet Ismail bin Abdullahut (Es-Suddi el Kebir), ky nga Murre el Hemdani e ky nga Ibni Mes’udi.

    Nėpėrmjet kėsaj vije kanė transmetuar Hakimi nė Mustedrekun e tij si dhe Ibn Xherir et Taberiu nė tefsirin e tij.



    Rrugėt jo tė preferuara tė transmetimit nga Ibn Mes’udi:


    1. Rruga e transmetimit qė shkon nėpėrmjet Ebi Rrevkit nga Dahhaku e ky nga Ibni Mes’udi, nuk ėshtė e preferueshme, sepse Dahhaku nuk e ka takuar Ibni Mes’udin, kėshtu qė ka shkėputje nė mes tyre, ani pse Ibni Xheriri transmeton edhe nėpėrmjet kėsaj vije transmetimi.



    ALI IBN EBI TALIB r.a. – (vdiq 40 h.)


    Biografi e shkurtėr


    Ky ėshtė Ali ibn Ebi Talib bin Abdul Muttalib. Ėshtė njėri prej dhjetė tė pėrgėzuarve me Xhennet, dhe ėshtė halifi i katėrt prej hulefai rrashidinėve. Ėshtė djalė axhe i Pejgamberit a.s.. Njihet edhe me ofiqin “Ebul Hasen”.

    Islamin e pranoi qysh kur ishte fėmijė, dhe, meqenėse u rrit nė shtėpinė e Pejgamberit a.s., ishte shumė e natyrshme qė tė brumosej me idealet mė tė larta. Edukimi i tij ishte nė frymėn e Kur’anit dhe pranė ngrohtėsisė sė familjes sė Pejgamberit a.s.. Mori pjesė nė tė gjitha betejat qė zhvilloi i Dėrguari i Allahut pėrveē asaj tė Tebukut, kur Pejgamberi a.s. e la zėvendės tė tij nė Medinė.

    Afėrsia farefisnore me tė Dėrguarin a.s., si dhe edukimi nė shtėpinė e tij, i mundėsuan Aliut r.a. qė tė arrinte dituri tė madhe, saqė tė konsiderohet si njė oqean i pafund i dijes, i guximit dhe i trimėrisė. Ishte autoritet i pakontestueshėm nė nxjerrjen e dispozitave nga Libri i Allahut.

    I Dėrguari a.s., kur ia besoi punėn e kadiut nė Jemen, u lut pėr tė me fjalėt: “O Zot, dhuroji urtėsi nė oratori dhe udhėzoje zemrėn e tij”.


    Vlera dhe pozita e tij nė dije


    I Dėrguari i Allahut e donte sė tepėrmi Aliun r.a., saqė i kishte thėnė: “Ti pėr mua je sikurse Haruni pėr Musanė, pėrveēqė pas meje nuk ka mė pejgamber (tė dėrguar)” [26]

    Kur Pejgamberi a.s. i vėllazėroi ashabėt nė mes tyre, i tha atij: “Ti je vėllai im nė kėtė botė dhe nė Ahiret.”[27]

    Aliu r.a. ishte njeri i guximshėm dhe luftėtar i paepur e sypatrembur. Nė ditėn e ēlirimit tė Hajberit, kur tė gjithė ashabėt po pritnin pa durim se kujt do t’i jepej flamuri udhėheqės, pasi qė Pejgamberi a.s. kishte thėnė: “Flamurin do t’ia jap njė njeriu qė e do Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, po edhe Allahu dhe i Dėrguari i Tij e duan atė, dhe nėpėrmjet duarve tė tij Allahu do t’ua mundėsojė fitoren muslimanėve”, dhe tė gjithė ashabėt po pritnin pa durim se kush do tė ishte ky fatlum, kur i Dėrguari i Allahut tha: “Ma thirrni Aliun”, dhe atij ia dorėzoi flamurin…” [28]

    Allahu xh.sh. i dhuroi Aliut r.a. zgjuarsi tė paparė, kėshtu qė vendimi i tij pėr ndonjė ēėshtje tė fesė pėrherė merrej nė konsideratė. Ishte burim i dijes edhe pėr shumicėn e ashabėve tė Pejgamberit a.s.

    Ja dėshmitė e disa prej tyre pėr tė:

    Transmetohet nga Ibni Abbasi tė ketė thėnė: “Kėto njohuri tė tefsirit qė i kam pėr Librin e Allahut, i kam marrė nga Aliu”.

    Rrėfen Abdullah ibn Mes’udi dhe thotė: “Bisedonim ndėrmjet nesh me ashabėt dhe pėrfunduam se gjykuesi mė i mirė i ēėshtjeve tė fesė nė Medinė, ėshtė Aliu r.a”.

    Transmeton Muameri nga Vehbe bin Abdil-lah bin ebi Tufejl tė ketė thėnė: “Kam qenė dėshmitar nė njė ligjėratė tė Aliut, kur ai ka thėnė: “Pėr Zotin, nuk ka pyetje qė tė ma parashtroni, e tė mos ju pėrgjigjem. Mė pyetni pėr Librin e Allahut, se pėr Zotin nuk ka ajet nė Kur’an qė ka zbritur e tė mos e di se a ka zbritur natėn apo ditėn, nė tokė apo nė det.[29]

    U vra nė Kufė nga dora e havarixhit Abdurrahman bin Melxhem, nė vitin 40 pas hixhretit, nė moshėn 63 vjeē.


    Disa nga komentimet e Ali Ibn Ebi Talibit nė tefsir


    Nė lidhje me komentimin e ajetit 67 tė kaptinės “Ez-Zuhruf”:
    الْأَخِلَّاءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ

    “Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi”

    transmetohet nga Aliu r.a. tė ketė thėnė: “Janė dy besimtarė shokė tė ngushtė mes vete dhe dy pabesimtarė po ashtu shokė tė ngushtė mes vete. Njėri prej dy shokėve besimtarė vdes dhe pėrgėzohet me Xhennet. Ai nė ato ēaste tė pėrgėzimit e kujton shokun e vet nė kėtė dunja dhe thotė: O Zoti im! Vėrtet shoku im filani mė ka urdhėruar (kėshilluar) qė tė tė respektoj Ty dhe tė Dėrguarin Tėnd. Mė urdhėronte nė punė tė mira dhe mė ndalonte nga tė kėqijat. Mė pėrkujtonte vazhdimisht se unė do tė tė takoja Ty. Prandaj o Allah mos e humb atė dhe mundėsoja ta shohė kėtė qė mua ma dėftove. Jij i kėnaqur ndaj tij ashtu siē ishe i kėnaqur ndaj meje. Atėherė i thuhet atij: Shko, sepse po ta dije se ēfarė mirėsish ka ai shok i yti tek Unė, do tė gėzoheshe (qeshje) shumė dhe do tė qaje pak. Pastaj edhe ai shoku i mirė besimtar qė ishte nė dunja, vdes, dhe Allahu i bashkon shpirtrat e tė dyve dhe u thuhet: Le ta pėrshėndesė secili prej jush njėri-tjetrin, dhe kėta tė dy i thonė njėri-tjetrit: Vėrtet ishe vėlla, shok dhe mik i mirė.

    Ndėrsa kur tė vdes njėri prej atyre dy shokėve pabesimtarė dhe i dėftohet se ėshtė banor i Xhehennemit, atėherė e kujton shokun e Tij dhe thotė: O Zot, Shoku im filani, mė urdhėronte (kėshillonte) nė mėkate ndaj Teje, dhe ndaj tė Dėrguarit Tėnd. Mė urdhėronte nė punė tė kėqija dhe mė ndalonte nga punėt e mira. Gjithnjė mė thoshte se unė nuk do tė tė takojė Ty. Prandaj o Zot, tė lutem mos e udhėzo atė pas meje, derisa t’ia dėftosh atė qė mua ma dėftove, dhe tė hidhėrohesh ndaj tij ashtu siē u hidhėrove ndaj meje. Ndėrkohė, vdes edhe ai pabesimtari qė ende ishte nė jetėn e dunjasė, dhe Allahu i bashkon shpirtrat e tė dyve dhe u thuhet: Tash drejtojuni njėri-tjetrit se ēfarė keni pėr t’i thėnė, dhe secili prej tyre i thotė tjetrit. Vėrtet ishe vėlla, shok dhe mik i keq”[30]



    Rrugėt e transmetimit nga Aliu r.a.


    Meqenėse Aliu r.a. ishte njeri me peshė dhe i rėndėsishėm, sepse ishte edhe anėtar i familjes profetike, pastaj halife i muslimanėve e nė anėn tjetėr edhe komandant i shquar ushtarak, dhe, mbi tė gjitha kėto, ishte dėshmitar i zbritjes sė Kur’anit nė shtėpinė e Pejgamberit a.s., prandaj ėshtė shumė e natyrshme qė shumė transmetime nė tefsir t’i mvishen emrit tė tij.

    Nė anėn tjetėr, “Gulatu Shiah”- Shiinjtė ekstrem, pėrpiqeshin tė pėrfitonin nė emėr tė tij, dhė pėr kėtė trilluan aq shumė gjėra nė llogari tė Aliut, saqė dijetarėt patėn njė detyrė mjaft delikate dhe tė vėshtirė tė sqaronin rrugėt e shėndosha tė transmetimeve nga ai.

    Kjo ishte arsyeja qė dijetarėt mė tė shumtėn e rasteve i hodhėn poshtė transmetimet nga Aliu, pėrveē nėse transmetimet ishin nėpėrmjet rrugėve tė shėndosha nga aspekti i vargut tė isnadit deri tek Aliu.



    Rrugėt e besueshme tė transmetimit nga Aliu r.a.

    1. Rruga e transmetimit nėpėrmjet Hishamit nga Muhammed bin Sirini, ky nga Abide e Selmani e ky nga Aliu.

    Nga ky varg transmetuesish ka marrė Buhariu nė Sahihun e tij.

    2. Rruga nėpėrmjet Ibni ebil Husejn, nga Ebi Tufejli e ky nga Aliu.

    Edhe kjo rrugė transmetimi ėshtė e saktė dhe kėtė e ka shfrytėzuar Ibni Ujejne nė tefsirin e tij.

    3. Rruga nėpėrmjet Zuhriut nga Ali Zejnul Abidin, ky nga babai i tij Husejni e ky nga babai i tij Aliu r.a.

    Kjo rrugė transmetimi ėshtė shumė e saktė dhe e sigurt, por nuk ėshtė aq e afirmuar pėr shkak tė trillimeve qė i janė mveshur Ali Zejnul Abidinit, sepse ishte pasardhės i Ehli Bejtit dhe shiinjtė e keqpėrdorėn tej mase emrin e tij duke trilluar gjėra tė paqena pėr Aliun. Kjo ka ndikuar qė dijetarėt tė jenė mė tė rezervuar kur ėshtė fjala pėr kėtė rrugė transmetimi deri tek Aliu r.a.



    UBEJJ BIN KA’BI r.a. – (vdiē 32 h.)


    Biografi e shkurtėr


    Ky ėshtė Ubejj bin Ka’b bin Kajs el Ensarij el Hazrexhij.

    Me prejardhje ishte hebre nga Jethribi (Medina e ardhshme) dhe ishte njėri ndėr priftėrinjtė e hebrenjve tė Jethribit. Megjithėkėtė, zemra e tij kurrsesi tė prehej nė besimin e devijuar nga hebrenjtė, prandaj me net tė tėra meditonte si tė gjente rrugėdalje nga ky lėmsh i anktheve qė e kishin kapluar. Njė natė derisa endej rrugėve tė Jethribit, fsheruazi dėgjoi njė dialog nė shtėpinė e Sa’d bin Rrebiut, se njė i dėrguar i Zotit ishte shfaqur nė Mekė dhe thėrriste nė Islam. Dhe kjo ishte e mjaftueshme qė Ubejji menjėherė ta shfaqte Islamin e tij, t’i bashkėngjitej delegacionit tė medinasve qė tė merrte pjesė nė Beslidhjen e parė tė Akabės, me Resululahun s.a.v.s. Tashmė kontaktet ishin tė vazhdueshme dhe, pas emigrimit tė Resulullahut nė Medinė, ai ishte si njė hije e pandashme e tij. Kjo zaten ishte shkak qė ai tė ishte shumė i afėrt dhe i dashur tek Muhammedi a.s., meqenėse i Dėrguari i Allahut kishte parė tek ai zgjuarsinė dhe sinqeritetin e njė besimtari tė devotshėm. Ai madje ia besoi tė ishte edhe njėri prej shkruesve tė Vahjit. Mori pjesė nė tė gjitha luftėrat qė zhvilloi i Dėguari i Allahut, nė Bedėr, Uhud, nė luftėn e Hendekut, nė ēlirimin e Mekės etj.

    Nė lidhje me vitin e vdekjes sė tij, ka mospajtime ndėr historianėt. Disa thonė se ai vdiq nė vitin 22 h., por ėshtė mė i saktė mendimi se ai ka vdekur nė vitin 32 h. nė kohėn e sundimit tė Osmanit r.a.. Nė lidhje me vdekjen e tij kemi njė transmetim nga Ibn Damureh, i cili thotė: “I kam parė banorėt e Medinės duke shkuar turma-turma nėpėr rrugė, dhe pyeta: Ē’ėshtė puna e kėtyre njerėzve, nga shkojnė kėta? Atėherė njėri mė pyeti:

    - A nuk je banor i Medinės?

    - Jo, - ia ktheva unė, - thotė Ibn Damureh. Atėherė ai person mė tha: Sot ka vdekur “zotėria i muslimanėve, Ubejj bin Ka’bi”.


    Vlera dhe pozita e tij nė dije

    Pejgamberi a.s. e quajti me ofiqin “Ebul Mundhir”, kurse Omeri r.a. me ofiqin “Ebu Tufejl”.

    Pejgamberi a.s. pėr tė ka thėnė: “Mė i miri prej jush nė lexim tė Kur’anit ėshtė Ubejji”, kurse Omeri r.a. e lavdėroi me fjalėt: “Ubejji ėshtė zotėria i muslimanėve”, sepse ai vėrtet ishte zotėri i lexuesve tė Kur’anit.

    Nė hadithin tw cilin e kemi pwrmendur edhe tek Abdullah ibn Mes’udi, i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Merreni Kur’anin prej 4 vetave: prej Abdullah Ibn Mes’udit, Salimit, Zejd bin Thabitit dhe Ubejj bin Ka’bit”.

    Njė ditė i Dėrguari i Allahut iu drejtua Ubejjt me fjalėt: “Allahu mė ka urdhėruar qė tė ta lexoj ty kaptinėn “El-Bejjineh” – (Lem jekuni lledhine keferu min ehlil kitabi hatta te’ėtihumul bejjineh…). Atėherė Ubejji, i emocionuar, i tha: A tė ka urdhėruar Allahu xh.sh. qė personalisht tė ma lexosh mua? Dhe, kur i Dėrguari i Allahut ia pohoi njė gjė tė tillė, ai qau nga gėzimi pėr kėtė nder dhe privilegj tė madh.[31]

    -Njė ditė tjetėr, derisa i Dėrguari i Allahut ishte duke falur namaz, iu ngatėrrua njė ajet, dhe pas pėrfundimit tė namazit, iu drejtua Ubejjit: “A u fale me ne?” – Po, - ia ktheu Ubejji.

    -“Atėherė ē’tė pengoi qė tė reagoje (me pėrmirėsim)”, ia ktheu i Dėrguari i Allahut.[32]

    Kjo mbase ėshtė dėshmia mė e fortė pėr respektin e madh qė gėzonte ky tek Resulullahu s.a.v.s..

    - Derisa ishin duke ndenjur nė njė tubim, i Dėrguari i Allahut iu drejtua Ubejjit: “Cili ėshtė ajeti mė madhėshtor nė Kur’an, o Ubejj?” Ky pa hamendje i tha: “Allahu ėshtė Njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij. Ai ėshtė mbikėqyrės i pėrhershėm dhe i pėrjetshėm. Atė nuk e kap as kotje e as gjumė…” deri nė fund tė ajetit 255 tė kaptinės “El-Bekare” (Tesbih dova, shėnim yni). Atėherė i Dėrguari i Allahut i kėnaqur nga njė pėrgjigje e tij, u lut pėr tė dhe tha: “Ty do tė tė lehtėsohet dituria, o Eba Mundhir”. [33]

    Gjatė kohės sė hilafetit tė Omerit r.a. dhe me propozimin e tij, meqenėse ishte mė i dijshmi i kėtij Ymeti nė leximin e Kur’anit, pėr ē’gjė kishte dėshmuar edhe vetė Pejgamberi a.s., ishte imami i parė qė u priu muslimanėve nė faljen e namazit tė teravive me xhemat.

    Ishte po ashtu njohės i thellė i dispozitave tė Sheriatit. Transmetohet nga Sha’biu tė ketė thėnė: “Prej ashabėve tė Pejgamberit a.s., qė merreshin me gjykimin e ēėshtjeve, ishin 6 veta: Omeri, Aliu, Abdullah ibn Mes’udi, Ubejj bin Ka’bi, Zejd bin Thabiti dhe Ebi Musa el-Esh’ariu”.

    Ubejji, si theksuam mė parė, para se tė hynte nė Islam, ushtronte detyrėn e priftit-murgut ēifut dhe ishte nė dijeni tė plotė pėr pėrmbajtjen e librave tė vjetėr, si Tevrati, Inxhili etj.

    Njohuritė e mėparshme pėr librat e mėhershėm i zgjeroi pastaj edhe me njohuritė rreth Kur’anit, kėshtu qė ishte njohės i pėrpiktė i ajeteve nasih dhe mensuh, pastaj pėr shkaqet e zbritjes sė ajeteve ose sureve, radhitjen e kaptinave kuranore etj.


    Disa nga komentimet e Ubejj bin Ka’bit nė tefsir

    - Nė lidhje me ajetin kuranor:

    كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً فَبَعَثَ اللَّهُ النَّبِيِّينَ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَأَنزَلَ مَعَهُمْ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ فِيمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ

    “Njerėzit ishin njė popull (tė fesė sė natyrshme islame-fitres) e (kur u pėrēanė) Allahu dėrgoi pejgamberė pėrgėzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte tė sakta, pėr tė gjykuar pėr atė qė u kundėrshtuan ndėrmjet veti…”

    (El-Bekare, 213)

    Ubejji ka thėnė: “I gjithė njerėzimi ishte njė Ymet i vetėm kur shpirtrat u paraqitėn para Allahut dhe iu bindėn vetėm Atij se e njohin pėr Zot. Mirėpo, pas Ademit a.s., ata u ndanė nė shumė grupe dhe shumė prej tyre devijuan nga e vėrteta. Kjo ishte arsyeja qė Allahu xh.sh. tė dėrgonte vazhdimisht pejgamberė pėr t’ua tėrhequr atyre vėrejtjen.”

    - Nė lidhje me ajetin 77 tė kaptinės “El-Furkan”:

    قُلْ مَا يَعْبَأُ بِكُمْ رَبِّي لَوْلَا دُعَاؤُكُمْ

    “Thuaj: “Zoti im as nuk do tė kujdesej pėr ju, sikur tė mos ishte lutja juaj (kur gjendeni nė vėshtirėsi…)”,

    Ubejji ka thėnė (komentuar): “Kjo ėshtė lufta nė Ditėn e Bedrit.”

    Ndėrsa nė lidhje me komentimin e ajetit 164 tė kaptinės “El-Bekare”

    وَتَصْرِيفِ الرِّيَاحِ

    “ … nė qarkullimin e erėrave…",

    transmetohet nga Ubejji tė ketė thėnė: “Sa herė qė ėshtė pėrdorur fjala “Er-Rijah” nė Kur’an, nėnkupton mėshirėn, kurse sa herė qė ėshtė pėrdorur “Er-Rrihu” nėnkupton ndėshkimin.”[34]


    Rrugėt e besueshme tė transmetimit nga Ubejj bin Ka’bi

    Sikur edhe tek tre tė parėt, po ashtu edhe emrit tė Ubejjit iu mveshėn shumė transmetime tė paqena nė tefsir, kėshtu qė dijetarėt me anė tė hulumtimeve serioze, disa prej kėtyre rrugėve tė transmetimit i konstatuan si tė shėndosha dhe tė besueshme.

    1. Rruga e transmetimit nėpėrmjet Ebi Xha’fer er-Rraziut nga Rrebi’ė bin Enesi, ky nga Ebu Alijete e ky nga Ubejj bin Ka’bi.

    Kjo rrugė ėshtė shumė e saktė nė vargun e transmetuesve, dhe e kanė shfrytėzuar Hakimi nė Mustedrekun e tij si dhe imam Ahmed ibn Hanbeli nė Musnedin e tij. Shumė prej transmetimeve tė tij, janė nxjerrė mu nga kjo rrugė.

    2. Rruga e transmetimit nėpėrmjet Vekiut nga Sufjani, ky nga Abdullah bin Muhammed bin Akili, ky nga Tufejl bin Ubejji e ky nga babai i tij Ubejj bin Ka’bi.

    Kėtė rrugė e ka shfrytėzuar po ashtu Imam Ahmed ibn Hanbeli nė Musnedin e tij, ani pse pėr njėrin prej transmetuesve nė kėtė varg, mė saktėsisht pėr Abdullah bin Muhamed bin Akilin, fliten disa fjalė pėr saktėsinė e hifzit (memories) sė tij, edhe pse nga dijetarėt konsiderohet si i besueshėm.

    * * *

    Kėta janė 4 nga ashabėt mė tė njohur pėr rivajete nga tefsiri, megjithėse edhe tė tjerėt kanė transmetime, por mė tė pakta.

    Nuk mund tė mos pėrmenden nė kėtė rast emrat e Enes bin Malikut, Abdullah ibn Omerit, Ebu Hurejres, Xhabir bin Abdullahut, Abdullah bin Amr ibnul Asit, Muadh bin Xhebelit, Aishes r.a. etj., tė cilėt kanė po ashtu disa transmetime shumė tė vlefshme nė lėmin e tefsirit.



    ===================




    [1] Transmeton Muslimi nė kapitullin “Fedailus-Sahabeh” Kreu: ”Ndalimi i sharjes sė ashabėve” 4/1964.

    [2] Shih “Mukaddime li Ibni Haldun”, fq. 489, Kajro 1327 h.

    [3] Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi “Et-Tefsiru vel Mufessirune”, vėll. I, fq. 84, Kajro 1985.

    [4] Po aty, fq. 113

    [5] Dr. Abdullah Shehate. “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 17, Kajro 2001.

    [6] Dr. Xhemal Mustafa Abdulhamid en-Nexh-xhar “Menahixh tefsirijje”, fq. 155-158, Kajro, 2000.

    [7] Shih “El Mustedrek” tė Hakimit, vėll. I-rė, fq. 13.

    [8] Ibn Tejmije “Mukaddime fi Usuli-tTefsir”, fq. 93.

    [9] Imam Xhelaluddin Es-Sujuti “El Itkanu fi Ulumil Kur’an”, vėll. 2, fq. 412 , Bejrut 1987

    [10] Dr. Hasen Junis Hasen Abidu “Dirasat ve mebahith fi tarihi-t-tefsir ve menahixhi-l-mufessirin”, fq. 35, Kajro 1992

    [11] Transmeton Buhariu nė kapitullin “ Mbi biografinė e Ibni Abbasit” (2/306)

    [12] Transmeton Bejhekiu nė “Ed-Delail”

    [13] “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 153, Kajro 2001

    [14] Nė lidhje me kėta shembuj tė komenteve tė Ibn Abbasit shih: “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 155-156

    [15] “El Itkanu fi Ulumil Kur’an” vėll. II, fq. 415.

    [16] “El Itkanu fi Ulumil Kur’an”, vėll. II fq. 416

    [17] Dr. Abdul Mun’im en-Nimr, “Ilmu-t-Tefsir”, fq.26, Kajro-Bejrut 1985.

    [18] Dr. Xhum’ah Ali Abdulkadir “Zadu-r-Rragibin fi menahixhil mufesirin”, fq. 22 , Kajro 1986.

    [19] “Et-Tefsir vel Mufessirune”, vėll. I, fq. 84, Kajro 1985.

    [20] Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi “Ma’rifetul Kurra’ė el Kibar ala et- Tabekati vel A’ėsar”, vėll. I, fq. 34, Bejrut 1404 h.

    [21] “Dirasat ve mebahith…”, fq. 41, (Buhariu 2/307) dhe (Muslimi (16/18)

    [22] “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 155-156

    [23] “Et-Tefsir vel Mufessirune”, vėll. I, fq. 85.

    [24] Muhammed Abduladhim Ez-Zerkani “Menahilil Irfan fi Ulumil Kur’an”, vėll. II, fq. 18< Kajro-Bejrut 1980.

    [25] Abdurrahman Rafet el Basha “Fragmente nga jeta e sahabėve”, pjesa II, fq. 24-25, Prishtinė, 1996.

    [26] Muttefekun alejhi; (Buhariu 2/299 dhe Muslimi 15/176).

    [27] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll. I, fq. 88

    [28] Muttefekun alejhi; (Buhariu 2/299 kreu mbi biografinė e Aliut r.a.), dhe (Muslimi 15/176, kreu mbi vlerėn e Aliut r.a.)

    [29] “Dirasat ve mebahith…”, fq. 45

    [30] Dr. Muhammed Abdurrahim “Tefsiru-s-Sahabeti”, fq, 17, Kajro 1991

    [31] Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi

    [32] Transmeton Ebu Davudi

    [33] Transmeton Muslimi

    [34] “Tefsiru-s-Sahabeti”, fq, 19.


    ***Vazhdon me: TEFSIRI NĖ KOHĖN E TABIINJVE

  6. #6
    TEFSIRI NĖ KOHĖN E TABIINJVE


    Frytet e mėsimeve tė ashabėve do tė pėrcillen edhe tek gjenerata e tabiinjve, sepse ēlirimet e mėdha islame qė u bėnė nė kohėn e katėr hulefai-rrashidinėve, bėnė qė shumė prej ashabėve tė njohur tė shpėrndaheshin gjithandej nė provincat e reja islame, dikush si mėkėmbės, tė tjerė si ministra e kėshillėtarė e disa si mėsues tė fesė. Meqenėse shumė joarabė nė kėto vende tė reja islame kishin pranuar Islamin, ndihej nevojė e madhe pėr sqarimin e dispozitave fetare, po edhe pėr sqarimin dhe komentimin e ajeteve kuranore, nė mėnyrė qė njerėzit tė mos binin nė lajthitje nė ēėshtjet e fesė.

    Disa prej atyre ashabėve qė jetuan nė vende tė ndryshme, themeluan shkolla tė veēanta tė tefsirit. Kėshtu shohim qė nė Mekė u shquan nxėnėsit e shkollės sė Ibni Abbasit, nė Irak (Kufė) nxėnėsit e shkollės sė Abdullah ibn Mes’udit, kurse nė Medinė nxėnėsit e shkollės sė Ubejj bin Ka’bit.[1]

    Kėta ashabė tė Resulullahut mėsimet e marra nga i Dėrguari i Allahut, i pėrcollėn besnikėrisht deri tek tabiinjtė, kėshtu qė shumė prej nxėnėsve tė kėtyre tefsirologėve mė eminentė tė Islamit, u bėnė edhe vetė tė njohur pėr njohuritė e mėdha tė tefsirit, dhe transmetimet e tyre ende sot e kėsaj dite pėrcillen nėpėr librat e tefsirit.

    Shumė prej kėtyre tabiinjve u bėnė dijetarė tė mėdhenj, kėshtu qė edhe shumė ashabė merrnin mėsime prej tyre, ose porositnin qė tė merrej dituria prej tyre. Nė lidhje me kėtė kemi prononcimin e Ibn Abbasit- mufessiri mė i famshėm nga ashabėt, duke i thėnė popullit tė Mekės: “Pėrse jeni tubuar rreth meje kur nė mesin tuaj keni Atain?” E Atai ishte njė prej nxėnėsve tė mėdhenj tė Ibn Abbasit nga gjenerata e tabiinjve. Ose kemi rastin kur Abdullah ibn Omeri shpesh kėrkonte mendimin e tabiiut Seid bin Musejjebit, lidhur me disa ēėshtje.[2]



    Kush konsiderohet tabi’i


    Dijetarėt qė u morėn me kėtė ēėshtje, gjatė pėrkufizimit tė statusit tė tabiinjve, dhanė edhe definicionin e qartė se kush mund tė konsiderohet tabi’i.

    Hatib el Bagdadiu thotė: “Ai qė ka shoqėruar tė paktėn njė ashab, quhet tabi’i”[3]

    Ibn Kethiri nė lidhje me kėtė thotė: “Tabi’i konsiderohet ai qė ka shoqėruar njė ashab, dhe nuk mjafton qė ta marrė kėtė status vetėm nėse e ka parė atė ashab, nė dallim tė statusit tė ashabėve, tė cilėve pėr ta marrė kėtė epitet, u ka mjaftuar vetėm ta kishin parė Pejgamberin a.s…”[4].

    Mirėpo, megjithatė, shumica dėrrmuese e dijetarėve thonė se tabi’i konsiderohet ai qė vetėm ka parė njė ashab dhe ka transmetuar prej tij, edhe nėse nuk e ka shoqėruar.

    Hakimi thotė: “Tabi’i ėshtė ai qė ka takuar ndonjė ashab, qė ka transmetuar prej tij edhe nėse nuk e ka shoqėruar.”[5]


    Vlera e tabiinjve si gjeneratė


    Nė lidhje me vlerėn dhe gradėn e tabiinjve, El Iraki thotė: “I Dėrguari i Allahut ka dhėnė shenjė pėr ashabėt dhe pėr tabiinjtė, kur ka thėnė: “I lumi ai qė mė sheh mua dhe mė beson, dhe i lumi ai qė sheh atė qė mė ka parė mua”[6].

    Sidoqoftė, vlera dhe grada e tabiinjve ėshtė e pakontestueshme, duke marrė parasysh vlerėsimin e lartė pėr ta edhe nga ana e Pejgamberit a.s., kur thotė: “Gjenerata mė e mirė ėshtė gjenerata ime (ashabėt), pastaj ata qė vijnė pas tyre (tabiinjtė) dhe pastaj ata qė vijnė pas tyre (tebei tabiinjtė).”[7]


    VLERA E TRANSMETIMEVE TĖ TEFSIRIT NGA TABIINJTĖ


    Nė mesin e dijetarėve hasim nė mospajtime rreth faktit nėse komentimet e tefsirit nga tabiinjtė, duhet tė pranohen apo jo si argumente tė pakontestueshme, nėse nuk ceket se ai komentim i tabiinjve ka bazė nė fjalėt e Muhammedit a.s. ose tė ndonjėrit prej ashabėve?

    Kėshtu shohim se njė grup prej tyre janė kategorikė nė qėndrimin se fjalėt e tabiinjve nuk mund tė merren si argument, sepse ata thjesht nuk kanė qenė dėshmitarė tė drejtpėrdrejtė tė Shpalljes sė Kur’anit, dhe kjo nėnkupton faktin se ata edhe mund tė gabojnė nė tė komentuarit e drejtė tė kuptimit tė synuar tė ndonjė ajeti.

    Fakt tjetėr ėshtė se edhe drejtėsia dhe forca argumentuese e tabiinjve, nė dallim me atė tė ashabėve, nuk precizohet me ndonjė normė tė veēantė.

    Ibni Tejmije thotė: “Ka thėnė Shu’beh bin Haxhaxhi dhe tė tjerėt: “Fjalėt e tabiinjve nuk merren si argument, prandaj si mund tė konsiderohen ato si argument nė tefsir?! Kjo do tė thotė se dikush mund tė ketė mendim tė kundėrt nga ata, prandaj edhe fjalėt e tabiinjve nuk mund tė konsiderohen si tė paprekshme. Por megjithatė, kjo ndryshon vetėm nėse tė gjithė tabiinjtė janė unikė rreth njė ēėshtjeje tė caktuar, kėshtu qė nė kėtė rast jemi tė detyruar ta marrim atė si tė saktė e tė pranueshme.”[8]

    Imam Ebu Hanifja, nė lidhje me vlerėn e transmetimit nga tabiinjtė, ka thėnė: “Ē’ka ardhur nga i Dėrguari i Allahut, e pranojmė pa diskutim, ē’ka ardhur nga ashabėt, i zgjedhim transmetimet, t’i marrim ose jo, kurse ē’ka ardhur nga tabiinjtė, ata janė njerėz (burra) dhe ne jemi njerėz (burra).”[9]

    Nė anėn tjetėr, shumica e mufesirėve janė tė mendimit se fjalėt e tabiinjve nė tefsir, mund tė merren si argument, sepse ata nė tė shumtėn e rasteve, transmetimet i kanė dėgjuar nga ashabėt, e kėta janė tė pakontestueshėm nė argumentim.

    Imam Ahmed ibn Hanbeli nė lidhje me kėtė ēėshtje ka dy mendime, nė njėrin transmetimet nga tabiinjtė i pranon si argument, kurse nė njė tjetėr nuk i pranon, ndėrsa Ibni Kethiri ka thėnė: “Nėse tabiinjtė janė unikė rreth njė ēėshtjeje, atėherė kėtė e marrim si argument, e nėse nuk janė unikė, atėherė, jo.” [10]

    Megjithatė, mendimi nė tė cilin mbėshtetemi ne lidhur me kėtė ēėshtje, ėshtė se tefsiri (komentimet) i tabiinjve mund tė merret si argument vetėm nėse paraprakisht i plotėson kėto kushte:

    1. Nėse transmetimet nga ndonjė tabi’i janė tė sferės nė tė cilėn nuk ka vend pėr mendim personal e as pėr ndonjė ixhtihad;

    2. Qė ky tabi’i tė mos jetė prej atyre qė janė tė njohur pėr transmetimet e marra nga pjesėtarėt e Ehli Kitabit, dhe

    3. Nėse tė gjithė tabiinjtė janė unikė dhe kompaktė rreth njė ēėshtjeje tė caktuar, atėherė jemi tė detyruar ta marrim atė si tė saktė e tė pranueshme.[11]


    BURIMET E TEFSIRIT NĖ KOHĖN E TABIINJVE


    Komentatorėt e Kur’anit nga tabiinjtė gjatė komentimit tė tyre tė Librit tė Allahut, u mbėshtetėn mbi kėto burime:

    1. Kometimet qė gjenden nė vetė Kur’anin fisnik, ku disa ajete janė komentuese (sqaruese) tė disa tė tjerave.

    2. Komentimet e Resulullahut s.a.v.s., tė cilat i pėrcollėn ashabėt besnikėrisht deri tek tabiinjtė.

    3. Komentimet nga vetė ashabėt, qė i bėnė Kur’anit, ose disa ajeteve kuranore.

    4. Transmetimet (rrėfimet) e ndryshme qė tabiinjtė i morėn nga pasuesit e librave tė shenjtė tė mėparshėm (Ehli Kitab), dhe

    5. Komentimet qė buronin nga vetė ixhtihadi i tabiinjve gjatė studimeve qė i bėnin Librit tė Allahut.[12]



    Gjendja e Tefsirit nė kohėn e tabiinjve


    - Nė kohėn e tabiinjve u shfaqėn pėr herė tė parė transmetimet e shkruara nga tefsiri,[13] siē ėshtė rasti i tefsirit tė Muxhahidit.

    - Gjatė kohės sė tyre u shtuan mospajtimet nė tė kuptuarit e disa ajeteve kuranore.

    - Nė kėtė gjeneratė u shfaqėn edhe disa mospajtime medhhebiste pėr disa ajete. P.sh. njė mospajtim tė tillė e hasim ndėrmjet Katades dhe Hasen el Basriut.

    - Nė kėtė periudhė u shfaq pėr herė tė parė tefsiri pėr secilin ajet kuranor.[14]

    - Tefsiri u tubua si njė shkencė e veēantė dhe e ndarė tash plotėsisht nga Hadithi.

    - Nė kėtė kohė, u shtuan transmetimet e marra nga beni-israilėt, tė cilėt e kishin pranuar Islamin, ca prej tyre vetėm formalisht, dhe ky ishte njė gabim i rėndė qė do t’u kushtonte shtrenjtė edhe shumė gjeneratave islame tė mėvonshme, derisa ato nuk u demaskuan nė tėrėsi. [15]


    SHKOLLAT E TEFSIRIT NĖ KOHĖN E TABIINJVE


    Ashtu sikur u dalluan pėr njohuritė e tyre rreth komentimit tė librit tė Allahut disa nga ashabėt, po ashtu edhe gjenerata vijuese pas tyre, ajo e tabiinjve, pati dijetarė tė shquar nė kėtė lėmė.[16]

    Kėta morėn mėsimet e drejtpėrdrejta nga ashabėt tė cilėt i kishin dėgjuar ato gojarisht nga Resulullahu s.a.v.s. dhe i pėrcollėn besnikėrisht deri tek gjenerata tjetėr-tabiinjtė, e kėta ua pėrcollėn atyre qė erdhėn pas tyre.

    Ndėr ashabėt mė tė mėdhenj qė themeluan shkolla tė tefsirit, nga tė cilat dolėn nxėnės qė mė vonė do tė bėheshin dijetarė tė famshėm e me nam, do tė pėrmendnim Abdullah Ibn Abbasin nė Mekė, Abdullah Ibn Mes’udin nė Kufė, Ubejj bin Ka’bin nė Medinė, Ebu Derdanė dhe Temin ed-Dariun nė Sham, Amr Ibn Asin nė Egjipt dhe Muadh bin Xhebelin e Ebu Musa el Esh’ariun nė Jemen.

    Tani, shkurtimisht do tė flasim pėr secilėn nga kėto shkolla, pėrfaqėsuesit mė eminentė tė tyre dhe do tė japim biografitė e shkurtra tė mė tė njohurve.


    SHKOLLA E IBN ABBASIT NĖ MEKĖ


    Pa dyshim, nxėnėsit e kėsaj shkolle tė tefsirit ishin mė tė shquarit dhe bartės tė flamurit tė dijes tek gjenerata e tabiinjve. Ėshtė shumė e logjikshme qė ishin mė tė njohurit, sepse mėsues i tyre ishte kush tjetėr pos Ibn Abbasit tė famshėm, komentatorit tė madh tė Kur’anit, dhe detit tė dijes tė kėtij Ymeti.

    Ibni Tejmije thotė: “Njerėzit mė tė dijshėm nė tefsir, ishin banorėt (dijetarėt) e Mekės, sepse ishin nxėnės tė Ibn Abbasit…”

    Dijetarėt mė tė dalluar qė dolėn nga shkolla e tefsirit tė Ibn Abbasit, janė: Muxhahid bin Xheber, Seid bin Xhubejr, Ikreme, Ata’ė bin Ebi Rebah dhe Tavus bin Kejsani.



    1. Muxhahid bin Xheber


    Ky ėshtė Muxhahid bin Xheber el Mekki. U lind nė vitin 21 h. nė kohėn e sundimit tė Omerit r.a. Vdiq nė Mekė nė vitin 104 h.[17] Ėshtė ndėr mė tė sigurtėt nė transmetimet nga Ibn Abbasi. Ishte imam i vėrtetė, i besueshėm dhe i devotshėm. Nė transmetimet e tij nė tefsir janė mbėshtetur Imam Shafiu, pastaj Buhariu nė Sahihun e tij e tė tjerė.

    Muxhahidi ishte mė i dijshmi pėr tefsirin nė kohėn e tij. Thuhet tė ketė thėnė: “Tri herė e kam kaluar Kur’anin fund e krye para Ibni Abbasit, duke u ndalur nė secilin ajet dhe duke e pyetur pėr kė ka zbritur dhe si ka zbritur?”.[18]

    Meqenėse kishte diapazon tė madh tė dijes nė tefsir, ishte e natyrshme qė edhe shumė prej dijetarėve tė mėvonshėm tė mbėshteteshin nė tė. Sufjan eth-Thevriu pėr tė ka thėnė: “Nėse tė vjen ndonjė transmetim nė tefsir nga Muxhahidi, atėherė ai do tė tė mjaftojė”, ndėrsa Imam Dhehebiu thotė: “I gjithė Ymeti janė kompaktė se Muxhahidi ishte imam, dhe se me mendimet e tij mund tė argumentohet. Imamėt e 6 librave tė mėdhenj (tė hadithit) kanė transmetuar (nxjerrė) transmetime prej tij”.[19]

    Muxhahidi, pėrveē prej Ibn Abbasit, ka transmetuar edhe prej ashabėve tė tjerė, si Abdullah ibn Umeri, Ebu Hurejre, Abdullah bin Amri etj. Prej tij kanė transmetuar shumė tabiinj dhe tebei tabiinj.

    Muxhahidi njihet si njėri ndėr komentatorėt e parė qė gjatė komentimit tė ndonjė ajeti pėrdorte edhe anėn logjike, duke i dhėnė mendjes nganjėherė hapėsirė tė tepruar. Nė tefsirin e Ibn Xherir et-Taberiut shpesh mund tė hasim komentime nga Muxhahidi. F.v., kur Taberiu komenton ajetet 22-23 tė kaptinės El-Kijame: “Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera qė Zotin e tyre e shikojnė”, sjell njė transmetim nga Muxhahidi se fjala “nadhire” nuk ka tė bėjė me shikim-tė pamė, por me pritje tė shpėrblimit, do tė thotė, sipas tij e ka kuptimin “intidhar-pritje”.[20]

    S’do mend se ky mendim i Muxhahidit do t’i shėrbente me vonė Mu’teziles si njė mbėshtetje-alibi e fortė nė lidhje me mendimin e tyre rreth pamundėsisė pėr tė parė Allahun xh.sh. nė Ahiret.

    Transmetohet nga djali i Muxhahidit tė ketė thėnė: “Njė njeri i tha babait tim: “A ti qenke ai qė po e komenton Kur’anin sipas mendjes sate? Muxhahidi qau me ngashėrim, e pastaj iu drejtua atij qė e pyeti: “Unė sipas teje qenkam guximtar!, por po tė betohem se kėto komentime i kam marrė nga mė shumė se dhjetė ashabė tė Pejgamberit a.s.”[21]

    Kėso mendimesh tė Muxhahidit dhe shoqėrimi i tij me disa ish-pjesėtarė tė Ehli Kitabit, kanė shtyrė disa dijetarė qė, megjithė dėshmitė pėr devotshmėrinė, drejtėsinė dhe besnikėrinė e tij nė transmetime, prapėseprapė tė shprehin rezerva ndaj tij. Por kjo megjithatė nuk e zbeh aspak emrin dhe pozitėn e Muxhahidit nė tefsir, sepse pyetjet qė ai u bėnte Ehli Kitabit, kishin tė bėnin nė njė sferė tė lejuar, normat e sė cilės i kishte pėrcaktuar vetė i Dėrguari i Allahut .

    Tefsiri i Muxhahidit, i cili pėr shumkėnd ka qenė i panjohur, ėshtė botuar nė Bejrut nga Shtėpia botuese “El Menshurat el Ilmijje”, mjerisht pa vitin e botimit, po sigurisht duhet tė jetė nė fillim tė viteve 90 tė shekullit XX, meqenėse kopja elektronike e kėtij tefsiri, ka kohė qė qarkullon nė mesin e dashamirėve tė fjalės sė shkruar islame, kudo nė botė. Nė kėtė tefsir janė tubuar pothuaj tė gjitha komentimet e Muxhahidit, tė pėrcjella nga mufesirėt e mėhershėm, duke filluar qė nga Taberiu e mė vonė. Ėshtė botuar nė 2 vėllime.



    2. Seid bin Xhubejr


    Ky ėshtė Ebu Muhammed Seid bin Xhubejr bin Hisham el Esedij. Me prejardhje ishte nga Etiopia. Arriti shumė prej ashabėve dhe mori mėsime prej tyre, mbi tė gjithė prej Ibn Abbasit dhe Abdullah ibn Mes’udit.

    Ishte prej tabiinjve mė tė mėdhenj nė dije, si dhe imam i tyre. Arriti famė tė madhe nė Tefsir, nė Hadith dhe nė Fikh. U shoqėrua shumė me Ibn Abbasin dhe prej tij mori mėsimet nė Kur’an dhe nė tefsir. Ishte njohės shumė i mirė i kiraeteve, tė cilat i mori nga shumė ashabė tė njohur.

    Duke iu drejtuar disa banorėve tė Kufės, qė kishin ardhur nė Mekė pėr ta konsultuar pėr disa ēėshtje, Ibn Abbasi u kishte thėnė: “A nuk ėshtė nė mesin tuaj Ibn Ummi Dehma’ė?”- (aludonte nė Seid bin Xhebejrin).”[22]

    Ismail bin Abdulmelik ka thėnė pėr tė: “Seid bin Xhubejri ishte imam yni nė muajin e Ramazanit. Ai njė natė na lexonte me kiraetin e Abdullah ibn Mes’udit, tjetrėn natė me kiraetin e Zejd bin Thabitit, tjetrėn me kiraetin e njė ashabi tjetėr, e kėshtu me radhė, pėr ēdo natė ndėrronte kiraetet.”[23]

    Kjo i kishte mundėsuar qė tė ishte njohės i madh i kiraeteve e njėkohėsisht edhe i Kur’anit e i kuptimeve tė tij. Disa dijetarė e radhitin atė para Muxhahidit dhe nxėnėsve tė tjerė tė Ibn Abbasit pėr nga aftėsia. Katadeja ka thėnė: “Seidi ishte mė i dijshmi prej tabiinjve nė tefsir.”

    Seid bin Xhubejri ishte kundėr komentimit racional tė Kur’anit. Pėr kėtė dėshmon Ibn Halekani, i cili transmeton qė njė njeri e kishte lutur Seidin t’ia shkruante komentimin e Kur’anit, pėr se ai ishte hidhėruar dhe kishte thėnė: “Mė me dėshirė do ta pranoja tė ma kėputnin krahun sesa tė bėja njė gjė tė tillė.” [24]

    Ibni Kethiri pėr Seidi bin Xhubejrin pėrcjell: “Ishte prej imamėve mė tė mėdhenj tė Islamit nė Tefsir, Fikh dhe nė shkencat e tjera, dhe ishte shumė vepėrmirė.”[25]

    Dijetarėt qė u morėn me shkencėn e “Ilmul Xherhi vet ta’dili-t”, janė tė mendimit se ishte i sigurt nė transmetime.

    Ebul Kasim et-Taberiu ka thėnė: “Ky ėshtė i sigurt, imam dhe autoritet i pakontestueshėm”, kurse Ibni Hibbani ka thėnė: “Ishte njė njeri i devotshėm, me vlera tė rralla, dhe nga ai transmetuan tė gjithė imamėt e 6 librave (tė hadithit).”[26]

    Ka thėnė Husajfi: “Nė mesin e tabiinjve mė i dijshmi nė ēėshtjet e shkurorėzimit ishte Seid bin Musejjebi; nė dispozitat e Haxhit ishte Atai; rreth dispozitave tė Hallallit dhe Haramit shquhej Tavusi, ndėrsa nė tefsir Muxhahid bin Xheberi, kurse Seid bin Xhubejri i zotėronte tė gjitha kėto dije dhe ishte mė i dijshmi ndėr ta.”[27]

    Ali ibn el-Medenij ka thėnė: “Nuk ka nė mesin e nxėnėsve tė Ibn Abbasit mė tė dijshėm sesa Seid bin Xhebejri. I thanė: As Tavusi? Ai u pėrgjigj: As Tavusi e askush tjetėr nuk mund tė krahasohet me tė.”

    Sufjan eth-Thevriu ka thėnė: “Merreni Tefsirin nga 4 veta, nga Seid bin Xhubejri, Muxhahidi, Ikrimja dhe Dahaku.”

    Nė vitin 95 hixhri, gjeti vdekjen nga dora e Haxhaxhit, meqenėse ky i qe bashkuar Ibn Esh’athit gjatė njė kryengritjeje kudėr Haxhaxhit. Atėbotė kishte mė pak se 50 vjet.

    Biografėt kanė shėnuar edhe dialogun e tij tė fundit me Haxhaxhin, gjė qė dėshmon se Seidi vėrtet ishte njė dijetar guximtar e sypatrembur, kur e tha haptazi fjalėn e drejtė para njė tirani mizor.

    Kur Haxhaxhi e kishte pyetur Seidin se ē’mendonte ai pėr tė , Seidi i paskėsh thėnė: “Ti e njeh mė mirė veten.” Kur Haxhaxhi megjithatė insistoi tė dinte mendimin e Seidit pėr tė, ai i tha: “Kjo do tė tė dėshpėrojė e nuk do tė tė gėzojė.” Haxhaxhi edhe mė me ngulm dėshironte tė dinte mendimin e Seidit pėr tė, e Seidi ia ktheu: “Ajo qė di unė pėr ty, ėshtė se ti je duke vepruar nė kundėrshtim me Librin e Allahut. Dėshiron tė futėsh tmerr nė zemrat e njerėzve e kjo do tė tė shpjenė nė shkatėrrim dhe pėrfundimisht nė zjarr.”

    I mllefosur nga kjo pėrgjigje, Haxhaxhi iu kėrcėnua: “Pėr Zotin, unė do tė tė vras.” Seidi ia ktheu: “Ti po ma shkatėrron dynjanė time, por unė do tė ta shkatėrroj Ahiretin tėnd.” Haxhaxhi, i tėrbuar, ia ktheu: “Zgjidh cilėn vdekje dėshiron”, por Seidi me gjakftohtėsi ia ktheu: “Jo, veēse zgjidhe ti pėr vete, o Haxhaxh, se, pėr Allahun, me atė qė ti tė mė vrasėsh mua, po me atė do tė tė vrasė ty Allahu nė Ahiret.”

    Para se t’ia pritnin kokėn me shpatė, Seidi u kthye nga Kibla duke lexuar ajetin kuranor: “Unė me veten time i drejtohem Atij qė krijoi qiejt e Tokėn, larg besimeve tė tjera; unė nuk jam prej atyre qė i bėjnė shok (Allahut)!”, (El-En’am, 79).

    Haxhaxhi, nga inati, urdhėroi xhelatėt qė t’ia kthenin kokėn nė anėn e kundėrt tė Kiblės, kurse Seidi tha: “Tė Allahut janė edhe (anėt nga) lindja edhe perėndimi, dhe ngado qė tė ktheheni, aty ėshtė ana e All-llahut. Vėrtet, Allahu ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm.” (El-Bekare, 115).

    Atėherė Haxhaxhi, i tėrbuar si njė bishė, i urdhėroi xhelatėt ta shtrinin Seidin me fytyrė pėrtokė, e Seidi lexoi: “Prej asaj (Tokės) Ne ju krijuam, e juve do t'ju kthejmė pėrsėri nė tė, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe njė herė.”. (Ta-Ha, 55). Pastaj ngriti pak supet dhe u lut: “O Allah, mos ia mundėso Haxhaxhit tė mbysė dikė tjetėr pas meje!”.

    Dhe vėrtet pesėmbėdhjetė ditė pas vrasjes sė Seidit, ethet e vdekjes e kishin kapluar Haxhaxhin. Shpeshherė i binte tė fikėt dhe, kur pėrmendej, i tmerruar nga halucinacionet bėrtiste: “Ja ku ėshtė Seid bin Xhubejri, dėshiron tė mė ngulfatė, largomani prej meje!.”

    Allahu e mėshiroftė Seid bin Xhebejrin, prijėsin e dijetarėve nė mesin e tabiinjve, dėshmorin qė ra pėr idealet mė tė shtrenjta islame.

    Ahmed ibn Hanbeli dhe Amr bin Mejmuni, pas vdekjes sė tij, kanė thėnė: “E mbytėn Seid bin Xhebejrin, sa kohė qė nė tokė nuk kishte njeri qė tė mos kishte nevojė pėr dijen e tij.”



    3. Ikrime el Berberi


    Ky ėshtė Ebu Abdullah, Ikrime el Berberi el Medeni, shėrbėtori dhe shoqėruesi i Ibn Abbasit. Me prejardhje ėshtė nga Berberi i krahinave tė Marokut. Ishte ndėr tabiinjtė e zgjedhur dhe ndėr mufesirėt mė tė mėdhenj. Ishte dijetar i madh. Transmetoi shumė nga Ibn Abbasi, nga Ali ibn Ebi Talibi, nga Ebu Hurejra dhe tė tjerė.

    Udhėtoi pothuaj nė tė gjitha provincat islame, si nė Afrikėn Veriore, Sham, Irak, Horasan etj, duke shpėrndarė diturinė e tij, meqenėse kishte arritur pozitė dhe gradė tė lartė, veēanėrisht nė Tefsir.

    Habib bin Ebi Thabit ka thėnė: “Nė konakun tim u tubuan 5 veta. Ndenjje mė madhėshtore nuk kam pasur kurrė mė parė, e ata tė pesė ishin: Atai, Tavusi, Seid bin Xhubejri, Ikrimja dhe Muxhahidi. Dy prej tyre, Muxhahidi dhe Seidi, e pyesnin Ikrimen rreth tefsirit. Nuk kishte pyetje qė e pyesnin rreth ndonjė ajeti e ai tė mos u pėrgjigjej. Kur pyetjet e tyre shteruan, Ikrimja filloi t’u dėftonte: Ky ajet ka zbritur pėr kėtė, ky pėr kėtė etj.…”[28]

    Se ai kishte autoritet tė madh nė mesin e dijetarėve, dėshmojnė edhe kėto thėnie tė dijetarėve: Thotė Xhabir bin Zejdi: ”Ikrimja ėshtė mė i dijshmi ndėr njerėz”, kurse Imam Shafiiu: “S’ka mbetur njeri mė i dijshėm pėr Librin e Allahut se Ikrimja”.

    Ibn Haxheri transmeton se Ikrimja nė disa raste i sqaronte edhe vetė Ibn Abbasit disa paqartėsi rreth ndonjė ajeti kuranor. Transmeton Davud bin Ebi Hind nga Ikrimja tė ketė thėnė: Ibn Abbasi e lexoi ajetin 164 tė kaptinės El-A’raf:

    “Dhe kur njė grup prej tyre thanė: “Pėrse kėshilloni njė popull qė Allahu do ta shkatėrrojė ose dėnojė me njė dėnim tė ashpėr?” Thanė (kėshilluesit): “Arsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresė qė t'ju largohen gabimeve”.

    dhe tha: Ende nuk e kam tė qartė a shpėtuan ai popull apo u shkatėrruan, e unė fillova t’ia sqaroja dalėngadalė derisa iu bė e qartė se ky popull kishte shpėtuar. Si shpėrblim pėr kėtė sqarim qė i bėra atij, thotė Ikrimja, ai mė dhuroi njė bylyzyk”.[29]

    Pavarėsisht nga kėto lavdata tė njerėzve dhe tė dijetarėve pėr Ikrimen, megjithatė disa kanė shprehur rezerva nėse ėshtė i sigurt nė transmetime apo jo; disa kanė thėnė se ėshtė i sigurt e disa tė tjerė se nuk ėshtė i sigurt.

    Ata qė e kritikojnė, thonė se Ikrimja gjoja kishte pohuar se dinte pėr ēdo gjė nė Kur’an. Njerėzit madje edhe kishin filluar tė shpifnin kundėr tij se ky gjoja kishte trilluar edhe fjalė tė paqena nga Ibn Abbasi nė Tefsir. Megjithatė, fjala e fundit e dijetarėve nė kėtė rast ėshtė se nė Ikrimen mund tė mbėshteten lirisht tė gjithė dijetarėt, sepse ishte njeri i drejtė, i sigurt dhe besnik. Akuzat nė adresė tė tij janė plotėsisht tė pabaza. Mjafton tė cekim fjalėt e Buhariut nė kėtė kontekst, kur thotė: “Nuk ka prej nesh, qė fjalėt e Ikrimes tė mos i konsiderojė si argument.” Prej tij hadithe dhe transmetime pėrveē Buhariut kanė marrė edhe Muslimi, Ebu Davudi e tė tjerė.

    Nė njė rast edhe vetė Ikrimja e kishte mbrojtur veten nga kėto akuza, duke thėnė: “Po dėgjoj se njerėzit po shpifin ndaj meje pas shpine. Nėse janė tė sinqertė pėr ato qė thonė, pėrse nuk po mė pėrgėnjeshtrojnė para sysh?”

    Transmetohet nga Othman bin Hakimi tė ketė thėnė: “Isha ulur me Ebi Emame Sehl bin Hanif, kur erdhi Ikrimja dhe i tha: “O Eba Emame. Tė pėrbej nė Allahun, a e ke dėgjuar Ibn Abbasin tė ketė thėnė: Atė qė ju rrėfen Ikrimja nga unė, besojeni, sepse ai nuk gėnjen (shpif) ndaj meje.” Atėherė Ebu Emamja, pa hezitim, i tha: Po, e kam dėgjuar.”[30]

    Merveziu thotė: “Dijetarėt janė kompaktė nė mendimin se me transmetimet nė hadith nga Ikrimja mund tė argumentohet”, kurse Ibn Kethiri ka thėnė: “Kur vdiq Ikrimja, po atė ditė vdiq edhe Kethir Izzeh, dhe derisa xhenazet e tyre barteshin pėr nė varreza, njerėzit tė pikėlluar thonin: Vdiq mė i dijshmi prej njerėzve nė Fikh (Ikrime), dhe poeti mė i madh (Kethir Izzeh).”

    Vdiq nė vitin 104 sipas hixhretit.



    4. Ata’ė bin Ebi Rebah


    Ky ėshtė Ebu Muhamed Ata’ė bin Ebi Rebah el Mekki. U lind nė vitin 27 sipas hixhretit dhe konsiderohet njėri prej tabiinjve mė tė mėdhenj.

    Atai ishte i zi, i ēalė, i verbėr nė njėrin sy dhe mė vonė u verbua tėrėsisht. Megjithatė, tė gjitha kėto mangėsi fizike Atain nuk e penguan aspak qė tė ishte ndėr njerėzit mė tė dashur e mė tė respektuar nė kohėn e tij.

    Gjatė kohės sa ishte shėrbėtor, kohėn e tij e ndante nė tri pjesė: njė pėr zotėrinė e tij, tė dytėn pėr obligimet ndaj Allahut, kurse pjesėn e tretė e shfrytėzonte pėr t’u pajisur me dituri, derisa arriti nė majėn e saj, saqė njerėzit e kohės kishin nevojė pėr diturinė e tij nė ēėshtjet e fesė. Kur zotėria i tij pa pėrkushtimin e madh tė Atait ndaj diturisė, e liroi pėr hir tė Allahut, kėshtu qė Atai u vendos menjėherė nė njė shtėpizė tė vogėl rrėzė Qabesė. Kohėn mė tė madhe e kalonte nė oborrin e Shtėpisė sė Shenjtė, saqė shpeshherė e zinte gjumi pranė saj.

    Transmetoi nga shumica e ashabėve tė Pejgamberit a.s., dhe prej tyre nė radhė tė parė nga Ibn Abbasi, tė cilin e shoqėronte si njė hije e pandashme; pastaj nga Ibn Omeri, Abdullah ibn Amr ibnul Asi, Ebu Hurejra, Aishja etj.

    Atai ka pohuar vetė se ka takuar mbi 200 ashabė tė Resulullahut s.a.v.s. Ishte dijetar i madh i kohės sė vet dhe njėri ndėr fekihėt mė tė famshėm tė Mekės.

    Taberaniu tregon e thotė se nė Mekė, Ibni Abbasi mbante rregullisht ligjėratat e tij, kurse pas vdekjes sė tij, kėto ligjėrata i mbante Atai.

    Ibni Abbasi shpeshherė u drejtohej banorėve tė Mekės me fjalėt: “Pėrse tuboheni rreth meje, o popull i Mekės, kur nė mesin tuaj keni Atain.”

    Ebu Hanifja pėr tė ka thėnė: “Prej atyre qė kam takuar, nuk kam parė njeri mė tė mirė se Atain”, kurse gjatė kohės sė haxhit, njė njeri thėrriste me zė: “Askush tė mos u japė fetva njerėzve pėrveē Atait.”[31]

    Edhe pse transmetimet nė tefsir nga Atai nuk janė aq shumė, siē janė ato tė shokėve tė tij, megjithatė kjo aspak nuk e zbeh pozitėn e tij tė lartė dhe autoritetin e pakontestueshėm qė gėzon nė mesin e dijetarėve islamė. Vėrtet ishte imam i drejtė, besnik, i sigurt nė transmetime dhe i devotshėm.

    Fakti se ka mė pak transmetime nė tefsir se tė tjerėt, ėshtė pasojė se ai nuk parapėlqente tė zgjerohej nė ndonjė ēėshtje pėr tė dhėnė mendimin e tij personal. Madje nė lidhje me kėtė, Abdulaziz bin Refiu tregon: “Atai ėshtė pyetur rreth njė ēėshtjeje dhe ka thėnė: “Nuk e di”. Atėherė i ėshtė thėnė atij: A nuk do tė japėsh tė paktėn mendimin tėnd rreth saj, e ai ishte pėrgjigjur: “Turpėrohem nga Allahu tė veprohet nė tokė me mendimin tim.”[32]

    Atai, Allahu e mėshiroftė, vdiq nė vitin 114 pas hixhretit.



    5. Tavuus bin Kejsan el Jemani


    Ky ėshtė Abdurrahman Tavuus bin Kejsan el Jemani. Ishte prej tė parėve nga gjenerata e tabiinjve nga Jemeni. Me prejardhje ishte nga Persia. Ishte njeri shumė i dijshėm dhe punėtor. Arriti tė takonte mbi 50 ashabė tė Pejgamberit a.s. Pėr tė thuhet se mbi 40 herė e ka bėrė haxhin, vizitėn e Shtėpisė sė Shenjtė. Ishte misionar i madh islam, saqė Ibn Abbasi me njė rast ka thėnė: “Ma merr mendja se Tavusi do tė jetė njė prej banorėve tė Xhennetit.”[33]

    Transmetoi hadithe dhe rivajete tė shumta nga 4 Abdullahėt (Abdullah ibn Abbasi, Abdullah ibn Mes’udi, Abdullah ibn Omeri dhe Abdullah ibn Amr ibnul Asi), por mė sė tepėrmi transmetoi nga mėsuesi i tij Abdullah ibn Abbasi, sepse mė sė shumti u shoqėrua me tė.

    Prej tij transmetuan edhe tabiinjtė mė tė mėdhenj si Muxhahidi, Atai dhe tė tjerėt.

    Ishte dijetar i madh, por, mbi tė gjitha, ishte i devotshėm. Vdiq nė vitin 106 hixhri.

    Nga ai kanė transmetuar imamėt e 6 librave tė mėdhenj tė hadithit. Jahja bin Meini e ka llogaritur si njeri tė sigurt nė transmetime, kurse tė tjerėt kanė dėshmuar pėr drejtėsinė, besnikėrinė dhe devotshmėrinė e tij.


    SHKOLLA E ABDULLAH IBN MES’UDIT NĖ KUFE

    Ashtu siē shndriti ylli i Ibni Abbasit nė Mekė, po ashtu nė Kufė shkėlqeu njė yll tjetėr i ashabėve tė Pejgamberit a.s., e ky ishte Abdullah Ibn Mesudi, tė cilit Omeri r.a. ia kishte besuar postin e kadiut tė Kufės. Njė kohė tė gjatė ishte edhe ministėr edhe kėshilltar nė kėtė vend, kėshtu qė rreth tij u tubuan shumė njerėz dhe dijetarė. Prej ashabėve, ky kishte mė sė shumti nxėnės. Meqenėse ishte dijetar me nam nė shumė shkenca fetare dhe jo vetėm nė tefsir, ėshtė e natyrshme qė edhe nxėnėsit e tij tė kishin qenė dijetarė tė mėdhenj tė kohės sė tyre. Prej mė tė njohurve tė kėsaj shkolle, ishin: Alkame bin Kajsi, Mesruku, El Esved bin Jezidi, Murre el Hemedhani, Amir esh Sha’biu, Hasan el Basriu-dijetari i famshėm i Irakut si dhe Katade es-Sedusi. Nė vazhdim do tė njihemi shkurtimisht me biografitė e secilit prej tyre.



    1. Alkame bin Kajs


    U lind derisa ishte gjallė Pejgamberi a.s.. Transmetoi nga Omeri, Othmani, Ibni Mes’udi dhe tė tjerėt. Njihet edhe si transmetuesi mė i njohur nga Ibni Mes’udi. Shumica e dijetarėve e konsiderojnė si tė sigurt e besnik nė transmetime. Imam Ahmed ibn Hanbeli pėr tė ka thėnė: “Ėshtė dijetar i dėshmuar, i sigurt, prej njerėzve tė mirė dhe dijetarėt e 6 librave tė mėdhenj tė hadithit kanė transmetuar nga transmetimet e tij”. Vdiq nė vitin 61/62 h.[34]



    2. Mesruk ibnul Exhda’ė bin Malik bin Ummeje el Hemedhani el Kufi


    Ishte njė dijetar i devotshėm dhe shoqėrues i pandashėm i Ibni Mes’udit. Transmetoi nga tė 4 hulefai-rrashidinėt dhe tė tjerėt. Ishte imam i pakontestueshėm nė tefsir dhe nė pėrgjithėsi pėr Librin e Allahut. Shumica e dijetarėve e konsiderojnė si tė besueshėm dhe tė sigurt, nė transmetime. Ibn Meini pėr tė ka thėnė: “Ėshtė aq i besueshėm dhe i sigurt saqė nuk bėn fare tė bėhet pyetje pėr tė.”[35]

    Tė gjithė dijetarėt e 6 librave tė mėdhenj tė hadithit kanė transmetuar prej transmetimeve tė tij. Vdiq nė vitin 63 h.



    3. Esved bin Jezid bin Kajs en Nah’ij (Ebu Abdurrahman)


    Ishte njėri prej dijetarėve mė tė mėdhenj tė gjeneratės sė tabiinjve dhe transmetuesi ndoshta mė i njohur i transmetimeve nga Ibni Mes’udi. Transmetoi gjithashtu edhe nga Ebu Bekri, nga Omeri, nga Aliu, nga Hudhejfja nga Bilalli e tė tjerė. Tė gjithė dijetarėt e konsiderojnė si tė besueshėm dhe tė sigurt nė transmetime. Prej tij transmetuan edhe dijetarėt e 6 librave tė hadithit. Ibn Hibbani pėr tė ka thėnė: “Ishte njė jurist dhe dijetar i devotshėm.”[36]

    Ishte prej atyre qė agjėronin agjėrimin e kohės (njė ditė po njė ditė jo), saqė nga agjėrimi kishte humbur edhe njėrin sy.Vdiq nė Kufė. Pėr vitin e vdekjes biografėt kanė mėdyshje nėse ishte viti 74 ose 75 h.



    4. Murre el Hemdani


    Ky ėshtė Ebu Ismail Murre bin Sherahil el Hemdani el Kufij. Ka qenė njė dijetar i devotshėm dhe plot mirėsi. Transmetoi nga Ebu Bekri, Omeri Ubejj bin Ka’bi dhe natyrisht nga Abdullah Ibn Mes’udi. Prej tij transmetuan Sha’biu dhe tė tjerėt. Nga shumica e dijetarėve konsiderohet i besueshėm dhe i sigurt nė transmetime, dhe mu pėr kėtė shkak dijetarėt e 6 librave tė mėdhenj tė Hadithit, janė mbėshtetur edhe nė tė. Harith el Ganevij pėr tė ka thėnė: “Murre el Hemdani bėnte aq shumė sexhde, saqė dheu kishte filluar t’ia hante fytyrėn; ai pėr ēdo ditė falte nga 600 rekate namaz.”[37] Vdiq nė vitin 76 h.



    5. Amir Esh Sha’bij


    Ky ėshtė Ebu Amr Amir bin Sherahil esh Sha’bij el Humejri el Kufi. Ishte prej mė tė mėdhenjve nė dije nga gjenerata e tabiinjve. Ishte edhe kadi i Kufės. Transmetoi nga Omeri, Aliu dhe Ibni Mes’udi, edhe pse nuk i kishte dėgjuar drejtpėrdrejt, ashtu siē transmetoi edhe nga Ebu Hurejra, Aishja, Ibn Abbasi dhe Ebi Musa El-Esh’ariu.

    Vetė Sha’biu thotė: “Kam arritur 500 prej ashabėve tė Pejgamberit a.s.”

    Ishte fekih, poet, mufessir, dhe tė gjithė dijetarėt pėr tė dėshmojnė se ishte i besueshėm, i sigurt dhe besnik gjatė transmetimeve. Jepte fetva edhe nė praninė e ashabėve tė Pejgamberit a.s.. Megjithė dijen aq tė madhe, ai asnjėherė nuk i lejoi vetes tė jepte ndonjė komentim personal pėr ndonjė ajet tė Librit tė Allahut. Ndėr tė tjera, Sha’biu thotė: “Pėr tri gjėra kurrė nuk do ta shpreh mendimin tim personal: pėr Kur’anin, pėr shpirtin dhe pėr mendimin e lirė (nė tefsir).”[38]

    Nė tefsirin e Kurtubiut nė lidhje me kėtė personalitet tė madh tė tefsirit, hasim edhe kėtė konstatim tė Ibn Atijes: “Ishin disa dijetarė tė mėdhenj e tė ditur, si Seid bin Musejjebi dhe Amir esh-Sha’biu, qė megjithė dijen e madhe ndaj tė tjerėve pėr Librin e Allahut, ndaleshin nga komentimi i lirė, vetėm nga modestia dhe devotshmėria e tyre.”[39]

    Ai nė kohėn e tij merrej me kritikė ndaj mufesirėve tė kohės, dhe nuk ngurronte tė kritikonte drejtimet e disa dijetarėve nė tefsir. Vdiq nė vitin 109 sipas hixhretit.



    6. Hasan el Basriu


    Ky ėshtė Ebu Seid el Hasen bin Ebil Hasen el Basrij. U lind nė vitin e dytė tė sundimit tė Omerit r.a.. U rrit dhe u edukua nė njė ambient fetar e tė devotshėm, nė shtėpinė e nėnės sė besimtarėve, Ummu Seleme, nė njė atmosferė ku ende rrezatonte freskia, aroma dhe shkėlqimi i pejgamberisė. Tėrė kėto privilegje i mundėsuan Hasanit tė vogėl tė trashėgonte tė gjitha kėto tipare e cilėsi. Ishte dijetar i madh i kohės sė vet, ligjėrues i mrekullueshėm, kėshillues i njerėzve dhe mufesir i patejkalueshėm i kohės sė tij. Transmetoi nga Aliu, nga Ibn Omeri, Enesi, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Mes’udi, si dhe nga shumė ashabė e tabiinj tė tjerė.

    Ibni Sa’di pėr tė ka thėnė: “Ka qenė besnik dhe i sigurt nė transmetime, dijetar i madh, gjuhėtar i pashoq, por mbi tė gjitha shumė i devotshėm, saqė pėr tė ėshtė thėnė se ėshtė zotėria i tė gjithė tabiinjve”.

    Duke folur pėr virtytet dhe kėshillimet e tij tė zjarrta qė u jepte banorėve tė Basrės, Halid bin Safvani thotė: “Hasani ėshtė njeri tek i cili ėshtė njėsoj ajo qė e ka brenda dhe ajo qė e tregon haptazi, dhe nuk ka dallim prej asaj qė e ka nė gjuhė nga ajo qė e vepron. Kur prej tė tjerėve kėrkon tė bėjnė punė tė mira, sė pari fillon prej vetes, e kur kėrkon qė tė mos bėhen punė tė kėqija, i pari ėshtė qė e lė atė punė. Ėshtė i pavarur prej njerėzve dhe nuk lakmon atė qė kanė ata, kurse tė tjerėt i drejtohen atij dhe kėrkojnė atė qė ai e ka (dijen).”[40]

    Ka thėnė Bekr el Muzeni: “Ai qė dėshiron t’i kėnaqet syri dhe zemra duke shikuar dijetarin mė tė dijshėm qė kemi arritur ne, le ta shikojė Hasanin, sepse ne nuk kemi arritur dijetar mė tė dijshėm se atė.”[41]

    Hadithet e transmetuara prej tij, janė tė radhitura nė tė 6 librat e mėdhenj tė Hadithit.

    Vdiq nė vitin 110 sipas hixhretit, nė moshėn 88 vjeē.



    7. Katade bin Deameh es Sedusi


    Ofiqi i tij ėshtė Ebul Hitab el Ekmeh. Me prejardhje ėshtė arab. Ishte banor i Basrės dhe transmetoi nga Ibni Mes’udi, ashtu siē transmetoi edhe nga Enes bin Maliku, Ebu Tufejli, Ibni Sirini, Ikrimja, Atai etj.

    Ishte shumė i fortė nė nxėnien pėrmendsh (kishte memorie tė hatashme tė nxėnies pėrmendsh), ishte poet i madh, njohės i mirė i traditės dhe i historisė sė arabėve dhe njohės i shkėlqyeshėm i gjuhės sė pastėr arabe. Veē kėtyre, ishte pinjoll i vėrtetė i tefsirit dhe i shkencave tė tjera. Pėr aftėsitė e tij memorizuese kanė dėshmuar dijetarėt mė tė mėdhenj si Ahmed ibn Hanbeli, Ibni Sirini etj.

    Dijetarėt e 6 librave tė mėdhenj, fjalėt e Katades i konsiderojnė si argumente tė pakontestueshme. Vdiq nė vitin 117 hixhrij, nė moshėn 56 vjeē.


    SHKOLLA E UBEJJ BIN KA’BIT NĖ MEDINĖ


    Nė Medinėn e ndritshme, vendi i hixhretit tė Pejgamberit a.s., mėsues i tabiinjve nė shkencėn e tefsirit ishte Ubejj bin Ka’bi.

    Prej nxėnėsve mė tė njohur tė kėsaj shkolle do tė veēonim: Ebul Alijeh, Muhammed bin Ka’b el Kuredhi dhe Zejd bin Eslem.



    1. Ebu-l-Alijeh


    Ky ėshtė Ebu-l Alijeh Refi’ė bin Mehran er-Rrijahi. Ishte transmetuesi mė i madh nga Ubejj bin Ka’bi, pastaj transmetoi edhe nga Aliu r.a., nga Ibn Abbasi, nga Ibn Mes’udi etj., kurse prej tij mė sė shumti ka transmetuar Rebi’ė bin Enesi.

    Nga ana e dijetarėve si Ibn Meini, Ebu Zer’ah dhe Ebu Hatimi, ai konsiderohet autoritet i pakontestueshėm, dhe shumica prej tyre dėshmojnė pėr dijen dhe vlerėn e tij tė lartė. Ibn Ebu Davudi pėr tė ka thėnė: “Pas ashabėve, nuk ka njeri mė tė dijshėm nė lidhje me kiraetet sesa Ebu-l Alijeh.” [42] Dijetarėt e 6 librave tė mėdhenj tė Hadithit, kanė transmetuar hadithe prej tij. Vdiq nė vitin 90 hixhri.



    2. Muhammed bin Ka’b el Kuredhi


    Ky ėshtė Ebu Hamza Muhammed bin Ka’b bin Selim bin Esed el Kuredhi. Transmetoi prej Aliut, Ibn Mes’udit, Ibn Abbasit dhe natyrisht mė sė shumti prej Ubejj bin Ka’bit.

    Ndėr dijetarėt u afirmua si njeri shumė i sigurt, i drejtė dhe besnik nė transmetime. Ishte njohės i madh i hadithit, por mbi tė gjitha dijetar i vėrtetė nė sqarimin e Librit tė Allahut.

    Ibn Avni pėr tė ka thėnė: “Nuk kam parė njeri mė tė dijshėm nė komentimin e Librit tė Allahut sesa Kuredhiun”[43], kurse Ibni Hibbani thotė: “Ishte prej dijetarėve mė autoritativ tė Medinės” Ėshtė i pranishėm edhe nė 6 librat e mėdhenj tė Hadithit.

    Vdiq nė vitin 118 hixhrij.



    3. Zejd bin Eslem


    Ky ėshtė Zejd bin Eslem el Adevij el Medenij, njėri ndėr dijetarėt mė tė mėdhenj tė gjeneratės sė tabiinjve nė lėmin e tefsirit. Dijetarėt si Ahmed Ibn Hanbeli, Ebu Zer’ah Ebu Hatimi dhe Nesaiu pėr tė kanė thėnė se ishte dijetar i madh dhe autoritativ, i sigurt dhe i besueshėm nė transmetime. Ishte njė det i vėrtet i dijes dhe ishte ndėr ata tė paktė qė kishin guxim ta komentonin Kur’anin edhe sipas mendimit tė tij dhe aspak nuk shqetėsohej pėr kėtė. Megjithėkėtė, dijetarėt nuk kanė transmetuar qė tė ketė qenė ideator i ndonjė mendimi tė humbur, sepse Allahu xh.sh. i kishte dhėnė dije aq tė madhe, saqė shpeshherė e komentonte Kur’anin sipas ixhtihadit tė tij personal. Tė gjithė dijetarėt bashkėkohanikė tė tij ka nė dėshmuar pėr dijen e tij tė madhe nė shkencėn e tefsirit.

    Prej tij mėsimet nė tefsir i morėn shumė dijetarė, ndėr tė cilėt mė tė njohurit janė: I biri i tij, Abdurrahmani, dhe Malik bin Enesi. Vdiq nė vitin 136 sipas hixhretit.

    * * *

    Kėta ishin pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė shkollave tė tefsirit tė gjeneratės sė tabiinjve nė Mekė, Kufė dhe nė Medinė. Megjithatė, kishte edhe shkolla tė tjera tė tefsirit nėpėr provincat e tjera islame si ajo e Jemenit, Shamit, Egjiptit,[44] tė cilat dijetarėt i pėrmendin mė pak. Ne kėtu do tė pėrmendim shkurtimisht edhe kėto shkolla tė tefsirit dhe pėrfaqėsuesit e tyre


    SHKOLLA E TEFSIRIT NĖ SHAM


    Mėsues tė kėsaj shkolle tė tefsirit ishin Ebu Derdaja dhe Temim bin Evs ed Dariu r.a. Prej kėsaj shkolle dolėn mufesirė tė famshėm si:

    1. Abdurrahman bin Ganem el Esh’ariu, tė cilin Omeri r.a. e dėrgoi nė Sham qė t’u mėsonte Kur’anin dhe Synetin njerėzve tė Shamit. Ishte autoritet i pakontestueshėm. Vdiq nė vitin 78 hixhri.



    2. Omer ibn Abdulaziz, halifja i devotshėm i Emevinjve. Prej shumėkujt konsiderohet si halifi i pestė prej grupit tė quajtur “Rrashidin”, d.m.th. emri i tij shpeshherė pėrmendet krahas Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit dhe Aliut r.a. Atė shpeshherė e krahasonin me Omer ibnul Hatabin-sa i pėrket drejtėsisė, me Hasan el Basriun-sa i pėrket devotshmėrisė dhe me Zuheriun-nė dije. Vdiq nė vitin 101 pas hixhretit.



    3. Rexha’ė bin Hajvete el Kindi, i pari i Shamit nė aspektin e dijes. Ishte i besueshėm dhe i sigurt nė transmetime ndėr dijetarėt. Vdiq nė vitin 113 h.



    4. Ka’b el Ahbari

    Ky ėshtė Ka’b bin Mani’ė el Humejri. Para se ta pranonte Islamin, ishte njėr ndėr dijetarėt mė tė mėdhenj tė hebrenjve. Islamin e pranoi nė kohėn e sundimit tė Omer el Farukut.

    Mori pjesė nė luftėrat vendimtare kundėr romakėve. Historianėt tregojnė se ishte dijetar i madh, i urtė dhe mendjehollė. Ebu Derdaja pėr tė ka thėnė: “Vėrtet tek Ibn Humejri (d.m.th. Ka’b el Ahbari) ka potencial tė madh tė diturisė”[45], kurse Muaviu r.a. pėr tė ka thėnė: “Ebu Derdaja ėshtė njėri prej tė urtėve (menēurve), po ashtu edhe Amr ibnul Asi, kurse Ka’b el Ahbari ėshtė prej dijetarėve, dija e tė cilit ėshtė sikurse frutat, tė cilat nuk po arrijmė t’i vjelim sa duhet”. [46]

    Kishte njohuri tė thella pėr librat e tjerė tė shenjtė. Xhumhuri-shumica dėrrmuese e dijetarėve islamė, Ka’bin e konsiderojnė si tė sigurt dhe tė besueshėm nė transmetime, ani pse disa mundohen ta njollosin personalitetin e tij tė pastėr, pėr gjoja trillimin e disa israiliateve.


    SHKOLLA E TEFSIRIT NĖ EGJIPT


    Mėsuesi i kėsaj shkolle ishte ashabi i famshėm Amr ibnul Asi. Nga kjo shkollė dolėn dijetarė tė mėdhenj si:

    1. Jezid bin Ebi Habib el Ezdi, qė ishte prej dijetarėve mė tė mėdhenj tė Egjiptit. Lejth bin Sa’di pėr tė ka thėnė: “Ishte dijetari dhe prijėsi ynė”. Me prejardhje ishte nga krahina e Berberit nė Afrikėn Veriore. Vdiq nė vitin 128 h.

    2. Merthed bin Abdullah el Jezeni. Transmetoi nga Ebu Ejub el-Ensariu, Ukbe bin Amir, Amr ibnul Asi etj. Vdiq nė vitin 90 h.


    SHKOLLA E TEFSIRIT NĖ JEMEN


    Nga kjo shkollė, tė cilėn e udhėhoqėn dy ashabė tė tjerė tė famshėm, Muadh bin Xhebeli dhe Ebu Musa El-Esh’ariu, dolėn: Tavuus bin Kejsani.[47] dhe Vehb bin Munebbeh Es San’ani, i cili ishte i sigurt dhe besnik nė transmetime. Ėshtė i njohur pėr disa transmetime nga Ehli Kitabėt, meqenėse para se ta pranonte Islamin, ishte rabin hebre. Pėr kėtė arsye disa dijetarė e akuzojnė se kishte rėnė nėn ndikimin e tyre, por kjo nuk qėndron. Ai ishte njė njeri shumė i devotshėm, saqė transmetohet nga Muthenna bin Sabah se Vehb bin Munebbehu pėr 20 vjet rresht, namazin e sabahut e kishte falur me abdest tė jacisė.[48] Vdiq nė vitin 114 h.

    ==========================================



    [1] Dr. Abdul Mun’im Nimr “Ilmu-t-Tefsir”, fq. 87, Kajro 1985

    [2] Ibn Haxher el Askelani “Tehdhibu-t-Tehdhib”, vėll IV, fq. 86, Delhi-Indi 1325 h.

    [3] Hatib El Bagdadiu “El Kifaje fi ilmi er-rrivaje”, fq. 48. Bejrut 1993.

    [4] Dr. Xhemal Mustafa Abdulhamid en-Nexhar“Menahixh Tefsirijje”, fq. 171,Kajro 2000. (Fusnotė e cituar nga “El-Baithul el hathith sherh Ihtisar Ulumil Hadith”, fq. 162.)

    [5] Po aty, fq. 172.

    [6] Transmeton Tirmidhiu edhe nė njė formė tjetėr: “Nuk do ta djegė zjarri atė musliman qė mė ka parė mua ose qė sheh atė qė mė ka parė mua”.

    [7] Sahihul Buhari “Kreu mbi vlerėn e ashabėve” kapitulli I.

    [8] Shih Ibn Tejmije “Mukaddime fi Usuli-t-Tefsir”, fq. 28, Damask 1988.

    [9] “Menahixh Tefsirijje”, fq. 179.

    [10] Ibn Kethir “Tefsirul Kur’anil adhim”, vėll. I, fq. 5, Kuvejt 1998.

    [11] Dr. Hasen Junis Hasen Abidu “Dirasat ve mebahith fi tarihi-t-tefsir ve menahixhi-l-mufessirin”, fq. 54, Kajro 1992

    [12] Dr. Xhum’ah Ali Abdulkadir “Zadu-rr-Rragibin fi menahixh el mufessirin” fq. 33, Kajro 1986

    [13] Nė lidhje me shfaqjen e shkrimeve tė para nga tefsiri shohim se me urdhrin e halifes Omer ibn Abdulaziz nė vitin 100 h. filloi edhe tubimi i haditheve dhe shkruarja e tyre; ndėr to ishin edhe hadithet qė kishin tė bėnin me tefsir. Pastaj pasoi faza e dytė e ndarjes sė veēantė tė tefsirit nga hadithi… Shih: Dr. Muhammed Sejjid Xhibril “Med’hal ila menahixh el mufessirin” fq. 81, Kajro 1987.

    [14] Dr. Abdullah Shehate “Ulumu-t-Tefsir” fq. 17, Kajro 2001.

    [15] Po aty fq. 17.

    [16] Mennaul Kattan “Mebahith fi Ulumil Kur’an” fq. 348, Kajro, 1995.

    [17] Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I, fq. 106, Kajro 1985.

    [18] “Menahixh Tefsirijje”, fq. 177.

    [19] Imam Hafidh Edh-Dhehebi “Mizanul I’tidal” vėll. III, fq. 9, Kajro 1325 h.

    [20] Shih tefsirin e Taberiut, vėll 29, fq. 120

    [21] “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I, fq. 109.

    [22] “Tehdhibu-t-Tehdhib”, vėll IV, fq. 12.

    [23] “Dirasat ve mebahith fi tarihi-t-tefsir ve menahixhi-l-mufessirin”, fq. 57; Shih edhe Ibn Halekani “Vefijatul A’ėjan” vėll I, fq. 364, Kajro 1299 h.

    [24] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll I, fq. 104; Shih “Vefijatul A’ėjan” vėll. I, fq. 365.

    [25] Ibni Kethir, “El Bidaje ven Nihaje”, 9/106

    [26] “Dirasat ve mebahith fi tarihi-t-tefsir ve menahixhi-l-mufessirin”, fq. 57

    [27] “Vefijatul A’ėjan”, vėll. I, fq. 365.

    [28] Ibn Kethir “El Bidaje ve-n-Nihaje”, 9/275

    [29] “Tehdhibu-t-Tehdhib”, vėll VII, fq. 270.

    [30] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll. I fq. 111.

    [31] http://www.islamweb.net

    [32] “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I, fq. 115.

    [33] Muhammed Abduladhim ez-Zerkani “Menahilul Irfan fi Ulumil Kur’an”, vėll. I, fq. 488, Kajro 1980.

    [34] “Tehdhibu-t-Tehdhib”, vėll. VII, fq. 278.

    [35] “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I, fq. 122

    [36] “Tehdhibu-t-Tehdhib”, vėll. VII, fq. 342.

    [37] “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I, fq. 123.

    [38] Shih parathėnien e tefsirit tė Ibn Xherir et-Taberiut, vėll. I, fq. 28

    [39] Shih parathėnien e tefsirit tė Kurtubiut, vėll. I, fq. 34.

    [40] Abdurrahman Re’fet el Basha “Fragmente nga jeta e tabiinjve” fq. 66.

    [41] “Tehdhibu-t-Tehdhib”, vėll. VII, fq. 268.

    [42] “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I, fq. 117.

    [43] Safijju-d-din el Hazrexhi “Hulasatu Tehdhibul Kemal”, fq. 205. Kajro 1322 h.

    [44] Shėnimet pėr kėto shkolla tė tefsirit i kemi marrė nga faqja elektronike: http://www.islamweb.net

    [45] Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi “El Israilijat fi-t-tefsiri vel hadithi”, fq. 77, Kajro, 1986.

    [46] “Tehdhibu-t-tehdhib”, pjesa 8, fq. 440.

    [47] Ky njihet me shume si nxėnės i Ibn Abbasit meqė shpeshherė shkonte nė Mekė pėr tė marrė mėsime prej tij, por ishte edhe nxėnės i dy ashabėve tė lartėpėrmendur.

    [48] “El Israilijat fi-t-tefsiri vel hadithi”, fq. 86.




    ***Vazhdon me: Havarixhet dhe Tefsiri i tyre

  7. #7
    HAVARIXHĖT




    Pas vrasjes sė Osmanit r.a., shumica e muslimanėve e pranuan pėr halif Aliun r.a.. Mirėpo, me kėtė nuk qenė tė kėnaqur disa nga ashabėt, si : Muaviu, Talha dhe Zubejri, tė cilėt nuk iu nėnshtruan Aliut r.a., para se ky t’i gjente dhe t’i dėnonte vrasėsit e Osmanit r.a.

    Me zhvillimin e ngjarjeve, mosmarrėveshjet nė mes kėtyre as’habėve dhe Aliut r.a arritėn kulminacionin me luftėn nė Siffin, nė tė cilėn Aliu r.a. ishte nė prag tė fitores kundėr Muaviut, por Amr ibn Asi bėri njė hile-mashtrim duke vėnė mbi majat e shtizave mus-hafet...

    Pėr ta shmangur gjakderdhjen e mėtutjeshme nė mes tė muslimanėve, dikush propozoi njė arbitrazh nė mes dy ushtrive, tė cilin Aliu r.a. e pranoi menjėherė, ngase nuk e shihte tė arsyeshme qė gjaku i muslimanėve tė derdhej kot.

    Mirėpo, pranimi i arbitrazhit nga ana e Aliut, futi plasaritjet e para nė ushtrinė e tij, ngase disa nga simpatizuesit e Aliut konsideruan se ai gaboi kur e pranoi arbitrazhin, madje ata shkuan deri aty sa tė akuzonin Aliun r.a. pėr kufėr. Ata, madje sa herė qė e shihnin Aliun, ngrinin zėrat e tyre dhe thėrrisnin: “La hukme il-la Allah - Nuk ka gjykim pos gjykimit tė Allahut”

    Pas njė kohe, ata qė gjykuan me kufėr pėr Aliun, dolėn nga radhėt e tij dhe u vendosėn nė fshatin Haruraė afėr Kufės. Nė krye tė tyre ishte Abdullah bin Vehb er-Rrasibiu. Pėr shkak se u larguan, ata u quajtėn - HAVARIXH - tė dalė, tė larguar.

    Nuk vonoi shumė dhe nė mes tyre e Aliut u zhvilluan beteja tė pėrgjakshme, nė tė cilat Aliu r.a. doli ngadhėnjimtar, por nuk arriti ta shkatėrronte plotėsisht kėtė fraksion. Ata pas njė kohe, nėpėrmjet Abdurrahman bin Melxhemit, arritėn tė bėnin atentat mbi Aliun r.a. dhe ta vrisnin.[1]



    Parimet kryesore tė havarixhėve




    Parimet kryesore tė Havarixhėve janė:

    1. Sundimi (hilafeti) i Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. ėshtė i vlefshėm, ashtu siē e pranojnė sundimin e Osmanit r.a. nė fillim, mirėpo, sipas tyre, Osmani do tė duhej tė izolohej dhe tė mėnjanohej atėherė kur e ndryshoi rrugėn e dy tė parėve dhe i solli nė postet udhėheqėse tė afėrmit e tij!

    2. E pranojnė si tė vlefshėm sundimin e Aliut r.a. deri nė momentin e arbitrazhit tė tij me Muaviun, pas tė cilit arbitrazh, sipas tyre, Aliu bėri kufėr, e me tė edhe tė gjithė ata qė pranuan kėtė gjykim. Po ashtu i fusin nė kufėr edhe ata qė morėn pjesė nė luftėn e ashtuquajtur “lufta rreth devesė”, pastaj dy ndėrmjetėsuesit e arbitrazhit dhe tė gjithė ata qė u pajtuan me rezultatin e tij.

    3. Halifi duhet tė zgjidhet nė mėnyrė tė lirė prej muslimanėve, qoftė ai qė duhet tė zgjidhet tė jetė kurejsh apo rob i zi. Imami (prijėsi) nuk bėn tė abdikojė kurrsesi nga froni pasi tė ketė marrė mė parė pėlqimin e masės sė gjerė popullore. Njėkohėsisht imami duhet t’u pėrmbahet me pėrpikėri dispozitave tė Sheriatit islam, se pėrndryshe ėshtė detyrim pėr muslimanėt mėnjanimi i tij nga froni.

    4. Puna sipas dispozitave tė Sheriatit ėshtė pjesė e pandashme e imanit. Secili qė kundėrshton kėto ligje tė Allahut, ėshtė kafir-pabesimtar, ndėrsa tė gjitha mėkatet, pa dallim, janė tė mėdha, e ai qė nuk pendohet prej tyre -vdes si kafir!

    5. Ėshtė detyrim mosnjohja dhe luftimi kundėr sundimtarit tiran.[2]


    Grupet dhe nėnfraksionet e havarixhėve




    Me kalimin e kohės, havarixhėt u pėrēanė dhe u ndanė nė disa grupe dhe nėnfraksione, prej tė cilave mė tė njohurat janė: ”El Ezarikah”, “En Nexhdat”, “Es Saferije” dhe “El Ibadije”. Ky fraksion i fundit ėshtė mė i afėrti me parimet e “Ehli Sunneh vel xhema’ah”

    Secili grup prej havarixhėve ka mendimet, parimet dhe qėndrimet e veta lidhur me tefsirin e Kur’anit tė famshėm.

    Ėshtė interesant se havarixhėt nuk u thelluan aq nė kuptimet e ajeteve kuranore, por u pėrqendruan vetėm nė kuptimet e tyre sipėrfaqėsore, sa pėr t’i arsyetuar mendimet dhe veprimet e tyre.

    Ata nė kėtė aspekt shkuan shumė larg, saqė nė radhėt e kafirave i futėn tė gjithė mėkatarėt - pa dallim.!!!

    Komentimet e tyre tė cekėta, qė herė-herė kalojnė nė marrėzi, i ka demaskuar mė sė miri Ibnu ebil Hadid nė librin e tij “Sherh Nehxhul Belagah”.

    Ja disa prej kėtyre komentimeve tė tyre devijuese dhe banale.

    P.sh., kur ata komentojnė ajetin 97 tė kaptinės “Ali Imran”:


    وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنْ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنْ الْعَالَمِينَ

    “Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabesė) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo, e kush nuk e beson (nuk e viziton), Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit” thonė se ai qė e lė dhe nuk e kryen detyrimin e pestė islam-Haxhin, ėshtė kafir !!! Kjo vėrtet nuk do koment!

    Pastaj pėr ajetet 102-105 tė kaptinės “El-Mu’minun”:

    فَمَنْ ثقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ تَلْفَحُ وُجُوهَهُمْ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُون أَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَى عَلَيْكُمْ فَكُنتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ

    “E kujt i peshojnė mė rėndė peshojat (veprat e mira), ata janė tė shpėtuarit, ndėrsa atyre qė u peshojnė lehtė peshojat (veprat e mira), ata janė qė humbėn vetveten dhe janė nė Xhehennem pėrgjithmonė. Zjarri do t’ua djegė atyre fytyrat dhe do t’u duken tė shėmtuara brenda tij. (atyre u thuhet) A nuk u janė lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato(por i pėrgėnjeshtruat)?”,

    thonė se Vetė Allahu xh.sh. e ka potencuar se gėnjeshtarėt janė kafira, pasi veprat e tyre janė tė shėmtuara![3]

    Nė realitet havarixhėt e keqinterpretuan kėtė ajet kuranor ngase kėtu ėshtė fjala ekskluzivisht pėr kafirat e jo pėr besimtarėt mėkatarė. Ata u munduan t’i ndryshojnė kuptimin kėtij ajeti dhe t’ua pėrshtatin mendimeve tė fraksionit tė tyre!

    Qė absurdi tė jetė edhe mė i madh, kur i komentojnė ajetet 26 dhe 27 tė kaptinės Nuh:

    وَقَالَ نُوحٌ رَبِّ لاَ تَذَرْ عَلَى الأَرْضِ مِنْ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا إِنَّكَ إِنْ تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا عِبَادَكَ وَلاَ يَلِدُوا إلاّ فَاجِرًا كَفَّارًا

    “E Nuhu tha:”O Zoti im, mos lėr mbi tokė asnjė nga jobesimtarėt, sepse, nėse Ti i lė ata, do t’i humbin robėrit e Tu dhe prej tyre nuk lind tjetėr, vetėm tė prishur dhe jobesimtarė!”

    ata thonė: “edhe fėmijėt e porsalindur tė fasikėve, dhe ata qė ende nuk kanė lindur, janė po ashtu fasikė dhe lejohet mbytja e tyre nė rast lufte” !!![4]

    Kur havarixhėt e komentojnė sipėrfaqėsisht ajetin 10 tė kaptinės En Nisaė:

    إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَى ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا

    “Ata qė hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė zjarrin e Xhehennemit.”

    thonė: “Nėse dikush ha prej pasurisė sė jetimit edhe njė pjesė shumė tė vockėl, do tė hyjė nė zjarr tė Xhehennemit, ndėrsa, nėse dikush e mbyt jetimin apo e pret atė copa-copa, nuk ka kurrfarė pėrgjegjėsie dhe nuk hyn nė Xhehennem, ngase Allahu nuk e ka cekur njė gjė tė tillė nė Kur’an”!!!

    Shikoni ēfarė absurdi, ēfarė anomalie dhe ēfarė bastardhimi i fjalės hyjnore tė Allahut xh.sh.!

    Disa prej grupeve ekstreme tė cilat i pėrmend Bagdadiu nė veprėn e tij “El Ferk bejnel firek”, siē janė “Mejmunitė” - njė prej grupeve mė ekstreme havarixhe, ai i radhit nė grupet apo fraksionet joislame.Tė tillėt gjatė komentimeve tė disa ajeteve lancuan disa ide tė marra, absurde dhe jologjike, p.sh. kur thonė se lejohet martesa me bijat e fėmijėve (djalit dhe vajzės) dhe me bijat e djemve tė vėllezėrve dhe motrave, ngase, sipas tyre, kėto Allahu xh.sh. nuk i ka cekur fare nė Kur’an nė ajetin e ndalesave martesore!!![5]

    Dhe pastaj pėr ajetin 38 tė kaptinės El Maide:

    وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا جَزَاءً بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِنْ اللَّهِ

    “Vjedhėsit dhe vjedhėses preniu duart, si shpagim i veprės qė bėnė, (kjo masė ėshtė) dėnim nga Allahu...”

    thonė se vjedhėsit i duhet prerė dora edhe nėse ka vjedhur pak!!!

    Nga dispozitat e jurisprudencės islame-Fikhut dihen fare qartė rregullat se vjedhja deri nė ē’masė kushtėzon prerjen, prandaj komentimi i tillė i ajeteve nė mėnyrė sipėrfaqėsore, na jep tė kuptojmė se havarixhėt as qė e lodhėn mendjen e tyre pėr t’u thelluar nė dispozitat qė nxirren prej ajeteve kuranore, gjė qė nuk pėrkon absolutisht me porositė dhe mesazhet hyjnore tė librit tė Allahut-Kur’anit.


    Qėndrimi i havarixhėve ndaj synnetit dhe ixhmait


    Havarixhėt qė me komentimet e tyre flagrante dhe sipėrfaqėsore tė ajeteve kuranore, futėn vetėn nė radhėt e tė humburve, futėn duart e tyre edhe nė Synnetin e Resulullahut s.a.v.s. duke sajuar dhe trilluar hadithe apokrife, vetėm e vetėm pėr t’i arsyetuar dhe pėr tė vėrtetuar mendimet dhe qėndrimet e tyre!

    Njė shembull i tillė ėshtė edhe hadithi i sajuar prej tyre: “Ju (ymmeti im) do tė pėrēaheni pas meje. Ēka t’ju vijė prej meje, krahasojeni me Librin e Allahut, e ēka nuk pėrputhet (prej fjalėve tė mia) me Kur’anin, ajo nuk ėshtė prej meje”!!![6]

    Abdurrahman El Mehdiu thotė se havarixhėt dhe zendikėt e trilluan kėtė hadith pėr tė futur krimbin e dyshimit nė mesin e muslimanėve, kur ėshtė fjala pėr saktėsinė e fjalėve tė Pejgamberit a.s.[7]

    Havarixhėt nė disa raste i mohojnė edhe dispozitat fetare qė e kanė burimin nė Synnetin e Pejgamberit a.s., siē ėshtė fjala te “Rrexhmi”- dėnimi me vdekje (mbytja me gurė e lavirit dhe lavires), nėse dėshmohet vepra e tyre me katėr dėshmitarė. Havarixhėt thonė se “rexhmi” nuk ėshtė ligjor pasi qė nuk ėshtė cekur nė Kur’an !!!

    Havarixhėt thuajse me qėllim dėshiruan tė harrojnė se Synneti i Pejgamberit a.s. ėshtė burimi i dytė i Sheriatit, i plotfuqishėm dhe i plotvlefshėm, pas tė cilit vijnė “Ixhmai” dhe “Kijasi”, tė cilat si institucione as qė i pranojnė fare !!!


    TEFSIRET E HAVARIXHĖVE


    Havarixhėt lanė shumė pak tefsire nė krahasim me fraksionet e tjera, si shiinjtė dhe mu’tezilėt, por megjithatė edhe ata kanė lėnė gjurmėt e tyre nė shkencėn e Tefsirit.

    Prej grupeve tė havarixhėve qė ende ekzistojnė ėshtė vetėm grupi “El Ibadijje”, ngase grupet e tjera janė zhdukur me kalimin e kohės. Ky grup sot e kėsaj dite ka ithtarė nė tokat e Magrebit, Omanit dhe Zanzibarit. Kėta kanė lėnė vetėm disa libra tė pėrgjysmuar tė tefsirit.

    Shkaku qė havarixhėt shkruan kaq pak nė shkencėn e tefsirit, mund tė pėrmblidhet shkurtimisht nė tri pika:

    1. Pasi havarixhėt kanė qenė kryesisht arabė beduinė, qė jetonin nė hapėsirat e pafundme tė shkretėtirės dhe bėnin kryesisht njė jetė nomade, ishin pothuajse tė shkėputur e tė izoluar nga bota dhe njerėzit. Kjo gjė shkaktoi qė ata tė jenė larg ēdo pėrparimi fetar, shoqėror a shkencor.

    2. Ata u preokupuan me luftėra tė pandėrprera pėr tė mbrojtur parimet e tyre qysh prej kohės sė Aliut r.a., me tė cilin zhvilluan luftėra tė ashpra. Pas ardhjes sė emevinjve nė pushtet, kėto luftėra vazhduan me tė njėjtin intensitet; ato nuk u ndėrprenė as nė kohėn e dinastisė abasite. Sigurisht, ky preokupim i vazhdueshėm me luftėra, ndikoi qė havarixhėt tė lėnė shumė pak gjurmė nė shkencėn e Tefsirit.

    3. Me gjithė tėrė devijimet e tyre, havarixhėt nuk anonin fare qė tė thelloheshin nė sqarimin e fjalėve kuranore, nga frika se mund tė gabonin gjatė komentimit. Ata konsideronin se gėnjeshtra ėshtė krimi mė i madh qė njeriun e nxjerr hėpėrhė nga imani nė kufėr. Kur dikush prej havarixhėve pyetej pėr se nuk e komentoni Kur’anin,- ata pėrgjigjeshin me ajetet kuranore:

    وَلَوْ تَقَوَّلَ عَلَيْنَا بَعْضَ الأَقَاوِيلِ لأَخَذْنَا مِنْهُ بِالْيَمِينِ ثمَّ لَقَطَعْنَا مِنْهُ الْوَتِينَ

    “ Sikur tė trillonte ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė! Ne do ta kapim atė me fuqinė Tonė e pastaj do t’ia kėputnim atij arterien e zemrės” - (El Hakka, 44-46)

    dhe thoshin se kjo na shtyn ne qė tė mos thellohemi nė komentime, sepse kemi frikė se mund tė gabojmė!!![8]

    Shikuar nga ky prizėm dhe prej kėtyre mendimeve tė tyre, ėshtė e natyrshme dhe logjike qė kontributi i tyre nė shkencėn e Tefsirit tė ketė qenė kaq i vogėl.

    Tefsirologu i mirėnjohur, Dr.Dhehebiu, i cili kėto shėnime i mori personalisht nga z.Ibrahim Itfishi, nėpunės nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit, dhe i cili i pėrket grupit tė havarixhėve “El Ibadije” tė kohės sė re, thotė se prej librave mė tė njohur tė Tefsirit tė kėtij fraksioni, tė cilėt janė tė vetmit qė shkruan nga pak nė kėtė lėmė janė:

    1. Tefsiri i Abdurrahman bin Rrustum El Farisiut - shek. III h.

    2. Tefsiri i El Hevariut - shek III h.

    3. Tefsiri i Ebu Ja’kub El Verxhilaniut - shek VI h.

    4. Tefsiri ”Da’il amel li jevmil emel” - nga Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi (vdiq nė vitin 1332 h., nė moshėn 95 vjeē).

    5. Tefsiri “Hemejanu-z-Zaad ila daril meaad” - nga i njėjti autor, dhe

    6. Tefsiri “Tejsiru-t-Tefsir“ - nga i njėjti autor (version i shkurtėr i tefsirit “Hemejanu-z-Zaad ila daril meaad” ).[9]

    Sa i pėrket tefsirit tė Abdurrahman bin Rrustumit, ai mė nuk ekziston, ngase ka humbur ēdo gjurmė e tij, kurse tefsiri i El Hevariut, ekziston dhe ėshtė i shkruar nė katėr vėllime, dy prej tė cilave gjenden edhe nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit. Sa i pėrket tefsirit tė Ebi Ja’kub El Verxhilaniut, edhe kėtij i ka humbur nishani. Ky tefsir konsiderohet tė ketė qenė tefsiri mė i njohur nė ēdo aspekt i havarixhėve.

    Tefsiri “Da’il amel li jevmil emel” - i Muhammed Itfishit ėshtė njė tefsir i pjesėrishėm dhe ka tė komentuara vetėm kaptinat prej “Err-Rrahman” deri nė “En-Nas”. Sa i pėrket tefsirit tjetėr tė po kėtij autori “Tejsiru-t-Tefsir”, ky ėshtė i botuar nė shtatė vėllime dhe ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit, ndėrsa tefsiri tjetėr i tij, pėr tė cilin do tė flasim, “Hemejanu-z-Zaad ila daril meaad”- ėshtė i botuar nė 13 vėllime, njė kopje e tė cilit ruhet po ashtu nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit.[10]


    “HEMEJANU-Z-ZAAD ILA DARIL MEAAD”

    nga Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi


    Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi u lind nė Vadi Mizab tė shkretėtirės sė Algjerisė. Ishte i njohur nė mesin e bashkėvendėsve tė tij si njeri i devotshėm dhe i dhėnė pas shkencave fetare. Thuhet se nuk bėnte mė tepėr se 4 orė gjumė, kėshtu qė tėrė kohėn e kalonte mbi libra.

    Shkroi libra nė disa lėmenj si nė Ilmu-t-Tevhid, Ilmul Hadith, Fikh, nė shkencat e gjuhės arabe dhe nė Tefsir.

    Tefsiri pėr tė cilin do tė flasim, ėshtė njė prej librave bazė tė havarixhėve, ani pse nė tė sheshohen mendimet e havarixhėve bashkėkohorė, tė cilat dallojnė dukshėm nga mėsimet dhe bindjet e havarixhėve tė hershėm.

    Mund tė vėrehet lehtė se autori i kėtij tefsiri nė fillim tė ēdo kaptine pėrmend numrin e ajeteve, vendzbritjen e kaptinės - nėse ėshtė mekase apo medinase, cek vlerat e kaptinės nė detaje tė imta, duke mos ēarė kokėn se gjatė argumentimit pėrdor edhe hadithe tė trilluara (apokrife)!

    Gjatė komentimit tė tij, shihet se ėshtė shpesh nėn ndikimin e mėsimeve tė mu’tezilėve. Nė raste tė shumta, ka shfrytėzuar pa nevojė israilijate dhe hyn nė detaje tė hollėsishme tė luftėrave tė Resulullahut s.a.v.s, gjė qė e rėndon edhe mė kėtė tefsir, qė ėshtė i ngarkuar me bindjet, mendimet dhe paragjykimet e havarixhėve, tė cilat i kemi cekur nė fillim.

    Ėshtė e pamundur qė autori i kėtij tefsiri tė kalojė nėpėr ndonjė ajet, pa shfaqur mendimet e veta harixhite me njė fanatizėm tė stėrtepruar !


    Qėndrimi i Itfishit ndaj mėkatarit tė mėkatit tė madh

    Kur e komenton ajetin 81 tė kaptinės “El-Bekare”:

    بَلَى مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً وَأَحَاطَتْ بِهِ خَطِيئَتُهُ فَأُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

    “Po, (do t’ju kapė zjarri) ai qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė.”

    Itfishi thotė: “es-sejjietu - e keqja” ėshtė cilėsi e shėmtuar dhe ėshtė prej mėkateve tė mėdha, qoftė ajo e keqe dyfytyrėsi-nifak apo shirk, dhe pėr kėtė arsye bartėsi i kėtij mėkati tė madh, nėse nuk pendohet para vdekjes, do tė jetė gjithmonė nė zjarr tė Xhehennemit”!

    Ai kėtė konstatim tė tij e mbėshtet nė disa thėnie tė El Hevariut, i cili, sipas disa transmetimeve nga Ibni Abbasi, thotė se fjala “Es-sejjietu” kėtu do tė thotė - shirk!



    Kundėrshtimi i tij kundėr dijetarėve tė Ehli Synnetit


    Itfishi nė ēdo rast qė i jepet nuk lė pa kritikuar dhe pa ofenduar dijetarėt e Ehli Synnetit, tė cilėt thonė se mėkatari i madh prej radhėve tė muslimanėve (me pėrjashtim tė shirkut) do tė ndėshkohet nė zjarr tė Xhehennemit sipas peshės sė mėkatit, e pastaj do tė hyjė nė Xhennet.

    P.sh. kur e komenton ajetin 4 tė kaptinės “El-Bekare”:
    وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ وَبِالآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ

    “Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t’u shpall ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje, dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme nė) botėn tjetėr (Ahiretin).”

    thotė: “Shohim se disa qė i thonė vetes se janė “Ehli Sunneh vel Xhemaah” iu shėmbėllejnė ēifutėve, tė cilėt kanė thėnė:
    وَقَالُوا لَنْ تَمَسَّنَا النَّارُ إلاّ أَيَّامًا مَعْدُودَةً

    “Ata edhe thanė: “Ne nuk do tė na kapė zjarri vetėm pėr disa ditė tė numėruara...” (El-Bekare, 80).


    Qėndrimi i tij ndaj faljes sė mėkateve

    Nė ēdo ajet, ku Allahu xh.sh., cek faljen e mėkateve atij qė do, shohim se Itfishi pėrpiqet qė fjalės sė Allahut t’i japė ngjyrėn e fraksionit havarixh, tė cilit i takon.

    P.sh., kur e komenton ajetin 129 tė kaptinės “Ali Imran”:

    وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ يَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

    “Vetėm e Allahut ėshtė gjithēka ka nė qiej e nė tokė. Ai e fal atė qė do dhe Ai e dėnon atė qė do. Allahu ėshtė mėkatėfalės, mėshirues.”,

    ai thotė: “fjala: (jagfiru limen jeshaė)- e fal atė qė do” ka tė bėjė vetėm me tė ofruarit e mundėsisė pėr t’u penduar, prandaj ai qė s’pendohet, do tė jetė pėrherė nė zjarr”!!!

    Pastaj pėr ajetin 53 tė kaptinės “Ez Zumer”:

    قُلْ يَاعِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لاتَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ

    إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

    “Thuaj: O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse vėrtet, Allahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė fal dhe ėshtė mėshirues.”

    thotė: “Allahu vėrtet i fal tė gjitha mėkatet, me kusht qė mėkatari sė pari tė pendohet”!!!


    Qėndrimi i tij ndaj mundėsisė pėr ta parė Allahun

    Itfishi, ėshtė kategorik nė pamundėsinė pėr ta parė Allahun xh.sh., duke thėnė se njė gjė e tillė ėshtė absolutisht e parealizueshme as nė kėtė botė dhe as nė botėn e ardhshme, dhe nė kėtė mėnyrė kundėrshton “Ehli Synnetin”, tė cilėt thonė se ekzistojnė mundėsi tė pamjes sė Tij nė kėtė botė, kurse sa i pėrket Ahiretit, shikimi i Madhėrisė sė Allahut do tė jetė njė realitet i pakontestueshėm.

    Kėto mendime tė tij Itfishi i shpreh gjatė komentimit tė ajetit 55 tė kaptinės “El-Bekare”:

    وَإِذْ قُلْتُمْ يَامُوسَى لَنْ نُؤْمِنَ لَكَ حَتَّى نَرَى اللَّهَ جَهْرَةً ...

    “Dhe kur i thatė: O Musa, ne nuk tė besojmė ty derisa tė mos e shohim Allahun haptazi...”


    Qėndrimi i Itfishit ndaj shiinjve

    Itfishi ka njė qėndrim negativ edhe ndaj shiinjve; kjo duket sidomos gjatė komentimit tė ajetit 55 tė kaptinės “El Maide”:
    إِنَّمَا وَلِيُّكُمْ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ

    “Mik (i afėrt) i juaji ėshtė vetėm Allahu, ėshtė i dėrguari i Tij dhe ata qė besuan e qė falin namazin dhe japin zekatin duke bėrė ruku’ė (duke qenė respektues)”.

    Itfishi rreth kėtij ajeti pėrmend tė gjitha hadithet e trilluara tė shiinjve lidhur me vlerėn dhe fadiletin e Aliut r.a., kinse Allahu xh.sh. pėr fjalėt kuranore: “...dhe japin zekatin duke bėrė ruku’ė...” ka aluduar nė Aliun, e nė fund qė tė gjitha kėto hadithe i hudh poshtė kategorikisht si tė pa baza dhe i cilėson si hadithe apokrife - tė trilluara nga ana e shiinjve, tė cilat janė tė tilla me tė vėrtetė.



    * * *


    Kėto janė disa nga komentimet dhe sqarimet e Itfishit, nė tė cilat vėrehet qartė pėrkrahja qė i jep fraksionit tė havarixhėve, dhe kėtė pėrkatėsi nuk e mohon fare, po pėrkundrazi e shfaq me mburrje dhe me krenari, duke thėnė se havarixhėt janė tė vetmit tė cilėt qė nga fillimi iu pėrmbajtėn rrugės sė drejtė e tė vėrtetė!!!

    Ky tefsir bashkėkohor i havarixhėve, ndėr tė tjera, karakterizohet nga njė mbrojtje e stėrtepruar dhe nga njė fanatizėm herė-herė ekstrem i fraksionit harixhit. Ky fraksion nga dijetarėt mė eminentė islamė ėshtė cilėsuar si fraksion me akide iluzore, tė humbur dhe tė devijuar nga rruga e vėrtetė islame.[11]





    ===============================



    [1] “Et-Tefsir vel mufessirune” , vėll. II, fq. 289.

    [2] Hasen Sejjid Mutevel-li - “ Mudhekkeretul firek” , fq. 9, Kajro 1995

    [3] Ibnu Ebil Hadid - “Sherh Nehxhul Belagah”, vėll. II, fq. 207-208

    [4] Po aty, vėll. I , fq. 382

    [5] El Bagdadiu - “El Ferk bejnel firek”, fq. 264-265.

    [6] Pėr ēudi, ky hadith apokrif ka dalė edhe si moto nė katėr prej pėrkthimeve tė “Sahihul Buhari” nė gjuhėn shqipe nga punonjės tė degės sė Orientalistikės tė Fakultetit tė Filologjisė tė Prishtinės, gjė qė nė njė masė tė madhe e ka zvetnuar kėtė pėrkthim !!! (Shih pjesėt 3 dhe 4, pėrkthyer nga Feti Mehdiu, dhe 7-8, pėrkthyer nga Isa Memishi dhe Bahri Aliu v.j.)

    [7] Shejhul Islam Mustafa Sabri - “El Kavlul fasl” , fq. 64-65

    [8] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll. II, fq. 305

    [9] Ibid, fq. 302

    [10] Ibid , fq. 303

    [11] Ibid, fq. 319


    ***Vazhdon inshaAllah me: TEFSIRI I FUKAHENJVE

  8. #8
    TEFSIRI I FUKAHENJVE

    Tefsiret mbi baza tė shkollave juridike islame




    Gjatė kohės sa ishte gjallė i Dėrguari i Allahut, pėr ēdo problem qė paraqitej tek as’habėt lidhur me kuptimin e drejtė tė ndonjė ajeti mbi baza juridike, ata menjėherė i drejtoheshin atij, dhe i Dėrguari i Allahut i udhėzonte dhe ua sqaronte, gjithnjė duke u bazuar nė atė qė i shpallej nga Kur’ani, kėshtu qė keqinterpretimet e mundshme eventuale tė ndonjė ēėshtjeje tė fikhut zhdukeshin qė nė nismė. Por kjo gjė ndryshoi pas vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., kėshtu qė kur as’habėt ballafaqoheshin me ndonjė problem paksa mė tė ndėrlikuar, u ktheheshin ajeteve kuranore dhe Synetit tė Resulullahut dhe bėnin analogji racionale nga ana e tyre. Edhe pse as’habėt, tė shumtėn e rasteve ishin unikė rreth kėtyre ēėshtjeve, megjithatė ndonjėherė ndodhte qė tė mos pajtoheshin lidhur me ndonjė ēėshtje, sepse secili prej tyre e kuptonte ajetin ose hadithin e Pejgamberit a.s. nga kėndvėshtrimi i tij personal. Njė mospajtim tė tillė e hasim ndėrmjet Omer ibnul Hattabit dhe Aliut r.a. rreth kohės sė pritjes (iddetit), tė gruas shtatzėnė sė cilės i ka vdekur burri. Pėrderisa Omeri r.a. thoshte se “iddeti” i saj pėrfundon me lindjen e fėmijės, Aliu r.a. ishte i mendimit se “iddeti” nė kėtė rast zgjat edhe katėr muaj e dhjetė ditė tė tjera pas lindjes sė fėmijės. Shkak i mospajtimit tė tyre ishin dy tekste kuranore tė pėrgjithėsuara[1]:



    وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا ...

    “E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas vetes, ato (gratė) presin katėr muaj e dhjetė ditė...” - (El-Bekare, 234), dhe



    وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَنْ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ

    “Ndėrkaq, pėr shtatzėnat afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin” - (Et-Talak, 4)

    Nė kėtė kontekst duhet tė sqarohet se Allahu xh.sh. pėrcaktoi qė “iddeti” i shtatzėnės sė shkurorėzuar tė jetė lindja (lirimi nga barra), kurse “iddeti” i asaj qė i vdes burri, ėshtė katėr muaj e dhjetė ditė, pa i detajizuar mė hollėsisht kėto ēėshtje.

    Nga kjo shihet se Aliu r.a. mori pėr bazė kuptimin e dy ajeteve bashkėrisht, kurse Omeri r.a. mendonte se ajeti i shkurorėzimit ėshtė i posaēėm dhe nuk ėshtė i kushtėzuar me ajetin e vdekjes. Omeri r.a. me plot tė drejtė, mendimin e vet e mbėshteste edhe nė faktin se gjatė kohės sė Pejgamberit a.s. njė gruaje tė quajtur Sebiate bintul Harith el Eslemije, i kishte vdekur burri, dhe njėzetė e pesė ditė pas vdekjes sė bashkėshortit ajo kishte lindur. Pejgamberi a.s. menjėherė pas lindjes e kishte lėnė tė lirė pėr martesė, pa pritur fare “iddetin” pas vdekjes sė bashkėshortit.

    Njė mospajtim tė tillė nė mes as’habėve e hasim edhe ndėrmjet Ibni Abasit dhe Zejd bin Harithit rreth ajetit 11 tė sures En-Nisaė:
    فَإِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُ وَلَدٌ وَوَرِثَهُ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ الثُّلُثُ

    “...E nė qoftė se (i vdekuri) nuk ka fėmijė dhe atė e trashėgojnė (vetėm) prindėrit, atėherė nėnės sė tij i takon njė e treta...” nė tė cilin bėhet fjalė pėr mėnyrėn e ndarjes sė trashėgimisė sė tė vdekurit qė ka lėnė bashkėshort dhe tė dy prindėrit. Gjersa Ibni Abasi ka dhėnė fetva se bashkėshortit trashėgimtar i takon nga pasuria 1/2, nėnės 1/3, dhe pjesa tjetėr i takon babait pėr shkak tė afėrsisė sė gjakut - “ta’siben”, duke u mbėshtetur nė kuptimin sipėrfaqėsor tė ajetit tė sipėrtheksuar, Zejdi r.a. dhe sahabėt e tjerė kanė dhėnė fetva se bashkėshortes i takon 1/3 e pjesės qė ka mbetur pasi tė ketė marrė bashkėshorti pjesėn qė i takon sipas dispozitave tė pėrcaktuara me Kur’an -”furud”, sepse babai dhe nėna e trashėgojnė vetėm nga njė anė, duke u mbėshtetur po ashtu nė pjesėn tjetėr tė ajetit 11 tė sures En-Nisaė:
    يُوصِيكُمْ اللَّهُ فِي أَوْلَادِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الْأُنثَيَيْنِ

    “...Allahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimit) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra...”[2]

    Me gjithė kėto mospajtime, zemėrgjerėsia qė mbretėronte ndėr sahabėt, bėnte qė pas njė kohe ai qė formonte bindjen se mendimi i tjetrit ėshtė mė i drejtė, ose e shihte se nuk kishte pėrkrahės pėr mendimin e tij, mendim qė pos tė tjerash, ishte i bazuar edhe nė ixhtihadin e tij personal, t’i bashkohej mendimit tė tjetrit dhe ta pėrkrahte me pėrkushtim.


    Tefsiri juridik deri nė paraqitjen e medhhebeve (shkollave juridike islame), dhe pas tyre




    Gjendja e tefsirit juridik mbeti nė suazat qė pėrmendėm, si nė kohėn e tabiinjve, ashtu edhe nė tė tebei-tabiinjve deri nė paraqitjen e shkollave juridike islame (medhhebeve).

    Nė kohėn e imamėve tė mėdhenj-Ebu Hanifes, Shafiut, Hanbeliut, Malikiut, e tė tjerėve, muslimanėt, tashmė tė shtrirė nė territore mė tė gjera, ballafaqoheshin me ēėshtje tė ndryshme tė ndėrlikuara nė jetėn e pėrditshme, kėshtu qė ishte e nevojshme qė dikush t’i udhėzonte se nė ē’mėnyrė tė vepronin nė situatat qė shtroheshin para tyre. Kjo bėri qė secili prej imamėve tė mėdhenj nė kohėn e tij, kėto gjėra tė reja t’i analizonte nė dritėn e dispozitave kuranore dhe tė Synetit, nė institucionin e Ixhmait dhe tė Kijasit, e aty-kėtu edhe nė argumentet racionale tė bazuara nė ixhtihadin personal, e vėtėm atėherė tė merrte vendimin pėr dhėnien e fetvasė apo gjykimit rreth njė ēėshtjeje. Jo rrallė, imamėt nuk ishin tė pajtimit lidhur me ndonjė ēėshtje tė caktuar, sepse secili prej tyre e kundronte atė nė prizmėn e argumenteve tė tij, pėr tė cilat mendonte se ishin mė bindėse. Megjithatė, tek asnjėri prej katėr imamėve nuk ėshtė hetuar, madje as qė kishte fare ndonjė fanatizėm medhhebor, por secili, nė bazė tė ixhtihadit, pėrpiqej tė sillte njė zgjidhje sa mė fatlume, natyrisht, duke u mbėshtetur nė argumente tė Sheriatit. Janė tė shpeshta rastet qė ndonjėri prej imamėve tė hiqte dorė prej mendimit tė vet dhe tė pranonte gjykimin e tjetrit pa kurrfarė xhelozie a smire, sepse qėllimi i tyre ishte i sinqertė, - gjetja e gjykimit mė tė drejtė dhe tė vėrtetė.

    Historia shėnon fjalėt e imam Shafiut tė ketė thėnė pėr Ebu Hanifen: “Njerėzit janė tė nevojshėm pėr Fikhun e Ebu Hanifes”; po ashtu shėnohet t’i ketė thėnė imam Ahmed ibn Hanbelit, tek i cili e mėsonte fikhun: “Nėse ju vlerėsoni njė hadith si tė vėrtetė, atėherė ma ofro edhe mua (mė bėj ta njoh atė)”; ceket tė ketė thėnė edhe: “Kur tė flitet pėr hadithin, atėherė Maliku (imam Maliku) ėshtė si ylli qė ndriēon”.[3]

    Ēfarė madhėshtie dhe ēfarė modestie e njė dijetari tė devotshėm! Kjo mė sė miri tregon pėr respektin dhe mirėsjelljen e ndėrsjellė qė kishin imamėt e shkollave juridike nė mes tyre. Kėtu duhet tė sqarojmė edhe njė fakt, se mospajtimet e imamėve pėrgjithėsisht kanė tė bėjnė vetėm me gjėrat dytėsore apo ato tė dorės sė tretė, kurse pėr ato parėsore ata tė gjithė janė unikė dhe tė njė mendimi.

    Pas katėr imamėve tė famshėm, erdhėn pasardhėsit e tyre (halefi), tek tė cilėt mbretėroi mė shumė fryma e “taklidit”- pasimit, tė shumtėn e rasteve “taklidit” nė baza tė fanatizmit medhhebist, i cili nuk njihte pardon-tolerancė (tesamuh) dhe as qė linte ndonjė mundėsi pėr bashkėpunim a kooperim tė ndėrsjellė rreth ndonjė ēėshtjeje tė caktuar.

    Madje disa mukal-lidė - imitues, shkuan aq larg, saqė fjalėt e imamėve i konsideronin si tekste ligjdhėnėse, kėshtu qė tėrė potencialin e tyre shkencor e pėrqendruan nė ngadhėnjimin e medhhebit tė cilit i takonin, dhe nė pėrpjekjen pėr zhvlerėsimin dhe kritikėn e argumenteve tė medhhebit rival.

    Kjo mospėrfillje e ndėrsjellė e dijetarėve tė shkollave juridike do tė sjellė efekte negative, pasojat e tė cilave do tė hetohen mė vonė edhe nė disa tefsire tė sendėrtuara mbi baza juridike islame. Por, megjithatė, nuk ishin tė gjithė dijetarėt mukal-lidė tė mbushur me fanatizėm nė ēėshtjet e fikhut, sepse disa prej tyre, kur analizonin dhe komentonin ajetet kuranore, ishin tė paanshėm dhe nuk anonin as nga njėri dhe as nga tjetri medhheb, edhe pse i pėrkisnin ndonjėrit prej tyre.

    Ėshtė edhe njė karakteristikė tjetėr se me shfaqjen nė skenė tė fraksioneve-tarikateve islame, filluan tė komentohen tė ashtuquajturat ajete dispozita nė frymėn e parimeve tė fraksionit qė i takonin, gjė qė nė Islam ėshtė plotėsisht e papranueshme, siē bėnė havarixhėt, shiinjtė e tė tjerė.

    Ndėrsa tefsiri juridik bashkėkohor karakterizohet nga njė tolerancė e jashtėzakonshme; nė tė vėshtirė tė mund tė gjesh njė grimė fanatizmi medhhebist, sepse qėllimi i mufessirėve bashkėkohorė ėshtė qė tė ofrohen mendimet, tė qiten nė shesh argumentet, tė krahasohen, dhe kėshtu mendimi qė ėshtė mė i drejti tė pėrkrahet prej shumicės. Nė kėtė aspekt njė kontribut tė jashtėzakonshėm kanė dhėnė dijetarėt bashkėkohorė, si Muhamed Ali Sajsi, Muhamed Ali Sabuni dhe Mennaul Kattani, tė cilėt nga “kopshtet me lule dhe aroma tė llojllojshme volėn dhe na i ofruan ato mė tė mirat”, pėr ē’gjė lusim Allahun t’i shpėrblejė me mirėsitė e Tij tė pakufishme.


    Tefsiret mė tė njohura juridike




    Nė medhhebin hanefi tefsiret mė tė njohura konsiderohen:

    - “Ahkamul Kur’an” nga Ebu Bekr er-Rrazi, i njohur si El-Xhessas, i botuar diku nė tri e diku nė pesė vėllime dhe i pėrhapur nė qarqet shkencore.

    - “Tefsiratul ahmedije fi bejanil ajati-sh-sher’ije” nga Ahmed bin Seidi, i njohur si Mulla Xhejjuni, i botuar nė tri vėllime nė Indi, gjithashtu i pėrhapur nė qarqet shkencore.

    Nė medhhebin shafii:

    - “Kitab ahkamil Kur’an” nga Ebul Hasen et Taberi, i njohur mė shumė si Ilkija el Herrasi, i botuar nė katėr vėllime dhe i pėrhapur nė qarqet shkencore.

    - “Ahkamul kitabil mubin” nga Abdullah Mahmud esh-Shenfekij (dorėshkrim).

    - “El Iklil fi istinbati-t-tenziil” nga Xhelaluddin es-Sujutiu (dorėshkrim).

    Nė medhhebin maliki:

    - “Ahkamul Kur’an” nga Ebu Bekr ibnul Arebi, tefsir i botuar diku nė 2 vėllime tė mėdha e diku nė 4 vėllime dhe i pėrhapur nė qarqet shkencore.

    - “El Xhamiu li ahkamil Kur’an” - nga Ebu Abdullah el Kurtubi, qė ėshtė padyshim ndėr tefsiret mė madhėshtore tė shkruara ndonjėherė nė lėmin e tefsirit nė pėrgjithėsi, e tė fikhut maliki nė veēanti.

    Prej tefsireve bashkėkohore nė kėtė lėmė, do tė veēonim:

    - “Tefsir ajatil ahkam” - nga Muhammed Ali Sajsi.

    - “Revaiul bejan fi tefsiri ajatil ahkam minel Kur’an” - nga Muhamed Ali es-Sabuni

    - “Tefsir ajatil ahkam” - nga Mennaul Kattan.[4]



    Tefsire tė sferės juridike islame kanė bėrė edhe fraksionet “el imamije ithna asherije” si p.sh tefsiri: “Kenzul irfan fi fikhil Kur’an” nga Mikdad es-Sejjuri dhe ata tė “zejdinjve”: “Themeratul janiah ve ahkamul vadihatul katiah” nga Shemsuddin eth-Thul-lai, pėt tė cilin kemi folur gjatė shtjellimit tė temės pėr fraksionin e zejdinjve.


    “Ahkamul Kur’an”
    nga Xhessasi (305 h.-370 h.)



    Autori i kėtij tefsiri ėshtė Ebu Bekr Ahmed bin Ali er-Rrazi i njohur si El Xhessas. U lind nė Bagdad nė vitin 305 h. Nė kohėn e tij ka qenė imam i hanefinjve. Mėsime mori nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės, kėshtu qė edhe vetė u pajis me njohuri tė shumta fetare e sidomos nė sferėn e fikhut. Veprat e tij janė shumė: “Tefsir ajatil ahkam”, “Sherh muhtesar el Kurhi”, “Sherh muhtesar et Tahavi”, “Sherh el Xhamiul kebir li imam Muhamed esh Shejbani”, “Kitab Usuli fikh”, “Kitab fi edebil kadaė”, “Sherhul Esmaul Husna” etj.[5]

    Biografėt dhe dijetarėt e kohės pajtohen qė tė gjithė se ai ka qenė pa dyshim njėri ndėr dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės dhe kėtij i japin meritat mė tė mėdha pėr forcimin e medhhebit hanefi, me argumente tė forta, tė logjikshme dhe tė qėndrueshme.

    Tefsiri i Xhessasit konsiderohet prej veprave mė tė rėndėsishme nė sferėn e tefsireve mbi baza juridike islame, sidomos tek hanefinjtė, sepse ai u pėrqendrua kryesisht nė mbrojtjen e parimeve tė Ebu Hanifes. Xhessasi, edhe pse i komenton suret e Kur’anit pėrgjithėsisht, megjithatė ndalet dhe thellohet nė sqarime e komentime vetėm tė ajeteve qė kanė tė bėjnė me dispozita juridike.

    Xhessasi nė kėtė tefsir i ka radhitur temat nė kapituj me se i gjason radhitjes sė njė libri tė Fikhut.

    Xhessasi nė kėtė tefsir, gjatė komentimit tė ndonjė ajeti muhkem (dispozitė), sqaron nė detaje se ē’mund tė pėrfitohet prej ajetit, pastaj cek edhe mospajtimet e dijetarėve rreth njė ēėshtjeje, kėshtu qė libri i tij nganjėherė i gjason mė tepėr njė libri tė sferės “Fikhul Mukaren” - Fikhut krahasimtar.[6]

    Xhessasi e fillon tefsirin e tij me fjalėt dhe dispozitat rreth besmeles; a ėshtė besmelja ajet i Kur’anit, a ėshtė ajet i Fatihasė, tė lexuarit me zė a pa zė tė bismilahit nė namaz, hukmi i tė lexuarit tė Fatihasė nė namaz etj, dhe nė fund sjell argumentet e Ebu Hanifes nė lidhje me kėtė ēėshtje, dhe tė cilat i mbron e i pėrkrah fuqishėm.[7]

    Nė tefsirin e Xhessasit mund tė vėrehet aty-kėtu njė anim, ndoshta pak i tepruar, nė pėrkrahjen e mendimeve dhe qėndrimeve tė Ebu Hanifes. Njė anim tė tillė e shohim tek e shfaq gjatė komentimit tė ajetit 187 tė kaptinės El Bekare:
    ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ

    “... e pastaj agjėrimin plotėsojeni deri nė mbrėmje...”, ku sjell argumente dhe transmetime tė shumta se ai qė e fillon agjėrimin vullnetar (tetavvu’) , atė patjetėr edhe duhet ta plotėsojė, duke u mbėshtetur nė mendimin e Ebu Hanifes lidhur me kėtė ēėshtje.[8]

    Se Xhessasi ishte dijetar i madh, kėtė e shohim nga komentimi qė ai i bėn ajetit 6 tė kaptinės En-Nisaė:

    وَابْتَلُوا الْيَتَامَى حَتَّى إِذَا بَلَغُوا النِّكَاحَ فَإِنْ آنَسْتُمْ مِنْهُمْ رُشْدًا فَادْفَعُوا إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ

    “...Provoni bonjakėt derisa tė bėhen pėr martesė, e nėse vėreni te ta pjekuri, atėherė dorėzojuani pasurinė e tyre...” kur gjatė sqarimit tė dispozitave juridike nė lidhje me dorėzimin e pasurisė sė jetimit, shfaq tėrė afinitetin e tij prej njė dijetari.

    Xhessasi pėr fjalėt e Allahut “Provoni bonjakėt…”, pasi qė cek mendimet e Hasanit, Muxhahidit, Katades dhe tė Suddiut se domethėnia e kėtyre fjalėve ėshtė: “provoni aftėsitė e tyre logjike” ndėr tė tjera shton: “Dakordohem me mendimin e kėtyre dijetarėve, sepse edhe ajeti dėfton njė gjė tė tillė, d.t.th., provoni jetimėt se a janė tė aftė pėr tė logjikuar, meqė tė riut qė ende nuk e ka arritur pjekurinė (bulugun), por qė di tė rezonojė drejt dhe ka aftėsi pėr ta ruajtur pasurinė ose pėr tė tregtuar, nuk prish punė t’i dorėzohet pasuria… Prandaj mendimi i Ebu Hanifes se kufizimi i fundit kur jetimit patjetėr duhet dorėzuar pasuria ėshtė mosha 25 vjeē ėshtė plotėsisht me vend, sepse 25 vjeēari megjithatė nė kėtė moshė ėshtė serioz dhe ėshtė mjaft i pjekur…”[9]

    Nga ky koment i Xhessasit, nuk besoj se mund tė hetohet kurrfarė fanatizmi medhhebist siē pėrpiqet ta paraqesė kėtė tefsirologu bashkėkohor Dr. Dhehebiu kur bėri analizėn e kėtij komenti. (Shih: “Et Tefsir vel mufessirune”, vėll. II, fq. 423). Mendoj se kėto fjalė tė Dhehebiut janė tendencioze dhe nuk pėrkojnė me realitetin. Ajo qė mund tė dėshmohet pėr Xhessasin, ėshtė se ky vėrtet kishte aftėsi tė mėdha logjike dhe haptazi shprehte mendimet e tij, tė cilat edhe dinte t’i mbrone. Ajo qė nuk mund tė mohohet nė kėtė aspekt ėshtė se dukuria e fanatizmit medhhebist, diku mė pak e diku mė tepėr, ka qenė prezente jo vetėm te Xhessasi, por edhe te tė gjithė dijetarėt e mėhershėm, tė cilėt shkruan tefsire nė kėtė sferė.

    Biografėt qė u morėn me jetėn e mufessirėve (komentatorėve tė Kur’anit), nė shėnimet e tyre, pėr Xhessasin shkruan se nė disa raste ai megjithatė ka qenė mjaft i ashpėr ndaj atyre qė nuk pajtoheshin me mendimin e tij.

    Ajo ēka mund tė vėrehet nė kėtė tefsir ėshtė se pėr mendimet e imam Shafiut, disa herė flet fjalė qė ndoshta nuk pėrkojnė me etikėn e njė dijetari tė kalibrit tė Xhessasit., si f.v., kur i sqaron dispozitat e ajetit 23 nė kaptinėn En-Nisaė, rreth ndalesave tė martesės:

    حُرِّمَتْ عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ وَبَنَاتُكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ وَعَمَّاتُكُمْ وَخَالَاتُكُمْ وَبَنَاتُ الْأَخِ وَبَنَاتُ الْأُخْتِ وَأُمَّهَاتُكُمْ اللَّاتِي أَرْضَعْنَكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ مِنْ الرَّضَاعَةِ وَأُمَّهَاتُ نِسَائِكُمْ وَرَبَائِبُكُمْ اللَّاتِي فِي حُجُورِكُمْ مِنْ نِسَائِكُمْ اللَّاتِي دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَإِنْ لَمْ تَكُونُوا دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ وَحَلَائِلُ أَبْنَائِكُمْ الَّذِينَ مِنْ أَصْلَابِكُمْ وَأَنْ تَجْمَعُوا بَيْنَ الْأُخْتَيْنِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا

    “U janė ndaluar juve (tė martoheni me) nėnat tuaja bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vėllaut, bijat e motrės, nėnat tuaja qė ju kanė dhėnė gji, motrat nga gjiri, nėnat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qė janė nėn kujdesin tuaj e tė lindura (prej tjetėr babai) nga gratė tuaja me tė cilat patėt kontakt, e nėse nuk keni pasur kontakt me to (me gratė), atėherė s’ka pengesė (tė martoheni me ato vajza), dhe (janė tė ndaluara) gratė e bijve tuaj qė janė tė lindjes suaj (jo tė bijve tė adoptuar), dhe tė bashkoni (pėrnjėherėsh nė njė kurorė) dy motra, pėrpos asaj qė ka kaluar. Vėrtet Allahu falė shumė, ėshtė mėshirues i madh.”

    shohim tek paraqet mospajtimet ndėrmjet medhhebit hanefi dhe atij shafii rreth hukmit (gjykimit) nėse i lejohet njė burri martesa me bijėn e gruas me tė cilėn ka bėrė zina. Xhessasi nė kėtė kontekst cek edhe polemikat e shumta tė imam Shafiut me disa njerėz rreth kėsaj ēėshtjeje, tė cilat mė nė fund i hedh poshtė dhe thotė: “U pa qartė se ajo qė ka thėnė Shafiu dhe pasuesit e tij, janė fjalė pa peshė, dhe nuk kanė ndonjė kuptim tė vlefshėm.”[10]



    Qėndrimi i Xhessasit ndaj mendimeve tė mu’teziles




    Nga shfletimi i tefsirit tė Xhessasit, shohim se ai kishte simpati tė hapėta ndaj mėsimeve tė mu’teziles dhe i pėrkrah ato nė shumė raste kur shtjellon disa ēėshtje akaidologjike., si p.sh. gjatė komentimit tė ajetit 102 tė sures El-Bekare:
    وَاتَّبَعُوا مَا تَتْلُو الشَّيَاطِينُ عَلَى مُلْكِ سُلَيْمَانَ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ

    “(Ēifutėt e hodhėn librin e Allahut) e ndoqėn atė qė thoshin djajtė nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajtė ishin tė pafe, sepse u mėsonin njerėzve magjinė...” kur flet rreth sihrit ndėr tė tjera, thotė: ”Sihri ėshtė diēka qė nuk ka realitet, qė nuk ekziston dhe as qė mund tė argumentohet ekzistimi i tij”.!!! (Ndėrsa dihet se qėndrimi i Ehli Synetit lidhur me sihrin ėshtė krejtėsisht i kundėrt-S.B)

    Ai poashtu refuzon me ngulm hadithin nė Sahihun e Buhariut rreth magjisė qė ėshtė bėrė ndaj Resulullahut s.a.v.s. nga ana e ēifutit Lebide bin A’sam. Xhessasi ėshtė i mendimit se kėtė hadith e kanė trilluar tė pafetė, pėr tė futur huti nė vėrtetėsinė e thėnieve tė Pejgamberit a.s.[11]

    Xhessasi pėrkrah po ashtu mendimin e muėteziles se Allahu nuk mund tė shihet me shqisat tona as nė kėtė botė dhe as nė Ahiret, kur komenton ajetin 103 tė sures El En’amė:
    لَا تُدْرِكُهُ الْأَبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الْأَبْصَارَ

    “Atė nuk e arrijnė (shqisat e) tė pamit (tė njerėzve)”, thotė: “Kjo do tė thotė: nuk e shohin sytė (shqisat e tė pamit tonė), e me kėtė argumentohet se mundėsia e tė pamit tė Tij ėshtė e pamundshme. Atė ēka Allahu i mohon vetvetes, atėherė pėrpjekja e argumentimit tė sė kundėrtės ėshtė e papėlqyeshme dhe e papranueshme dhe konsiderohet mangėsi, e pėrshkrimi i mangėsisė pėr Allahun ėshtė gjė e palejueshme si f.v. pėr fjalėt e Allahut

    لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ

    “Atė (Allahun) nuk e kap as kotja e as gjumi”.

    Nga kjo kuptojmė se meqenėse Allahu ka pohuar se Atė nuk mund ta shohė syri (tė pamit), atėherė ėshtė e papranueshme pėrpjekja e disave pėr argumentimin e tė kundėrtės.”

    Ndėrsa sa i pėrket ajeteve 22-23 tė kaptinės El-Kijame:
    وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

    “Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara) qė Zotin e tyre e shikojnė” , them se fjala “Nedhare” mund tė ketė shumė kuptime, e prej tyre: ”Intidhar eth-thevab” – “Pritja e shpėrblimit”, ashtu siē ėshtė transmetuar nga njė grup dijetarsh tė mėhershėm, e pasi qė kjo fjalė i nėnshtrohet shumanshmėrisė kuptimore, nuk bėn qė e njėjta tė kushtėzohet vetėm me tė pamė (shikim), sepse sipas disa rivajeteve qėllimi i fjalės “ru’jetu” ėshtė pėr “dituri” , dhe kjo ėshtė gjė e njohur nė aspektin gjuhėsor.”[12]



    “AHKAMUL KUR’AN” nga Ilkija el Herrasi (450 h. -504 h.)




    Autor i kėtij tefsiri ėshtė Imaduddin ebul Hasen Ali bin Muhammed bin Ali et Taberi, i njohur si Ilkija el Herrasi. Me prejardhje ishte nga Horasani, pastaj u shpėrngul nė Nisabur, ku mori mėsimet e fikhut nga Imamul Haremejni - El Xhuvejni. Pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė Bejhek, u vendos nė Irak, ku mori postin e pėrgjegjėsit nė Medresenė e famshme “En Nidhamije” tė Bagdadit nė tė cilėn detyrė qėndroi deri nė vdekje. Vdiq nė Bagdad nė vitin 504 h.[13]

    Dijetari i famshėm Ibni Halekan nė veprėn e tij “Vefijatul aėjan”, vėll. II, fq. 590, ndėr tė tjera pėr Herrasin shėnoi se ky shquhej pėr aftėsi tė larta tė tė shprehurit, pastaj se ishte muhaddith i shquar, qė dinte tė pėrdorte hadithet si argumente tė pakontestueshme gjatė diskutimeve dhe ligjėratave qė mbante, filolog me nam etj.

    Autori i veprės “Sijeru A’lamu en Nubela”, citon fjalėt e Selefiut tė ketė thėnė: “I kam dėgjuar fukahenjtė duke thėnė: Imamul Haremejnin (Xhuvejnin) kur e pyetnin pėr nxėnėsit e tij, pėrgjigjej: “Pėr vėrtetim tė ēėshtjeve ėshtė Havvafi, pėr zgjidhje tė shpejtė tė tyre ėshtė Gazali (Imam Gazali), kurse pėr sqarime tė thukta ėshtė Herrasi”.[14]

    Tefsiri i Herrasit konsiderohet ndėr tefsiret mė tė rėndėsishme juridike tė shkollės juridike shafiite.

    Nga vlerėsimet e dijetarėve pėr kėtė tefsir mund tė konstatohet se Herrasi ishte mjaft fanatik nė fikhun shafii, kėshtu qė ajetet qė kanė tė bėjnė me dispozita juridike, i ka komentuar vetėm sipas rregullave tė fikhut tė shafiinjve.

    Kėto opinione Herrasi i shpreh qysh nė parathėnien e tefsirit tė tij, ku ndėr tė tjera thotė: “Medhhebi i Shafiut ėshtė mbizotėrues mbi medhhebet e tjera, ėshtė mė i drejti dhe mė udhėzuesi... Shafiu e ka bazuar medhhebin e tij nė Librin e Allahut dhe atij i ėshtė dhėnė urtėsia e aftėsia pėr t’u zhytur nė thellėsitė e detit tė Kur’anit dhe pėr tė nxjerrė nga ai dobitė dhe dispozitat etj...” [15]



    Qėndrimi i Herrasit ndaj pėrfaqėsuesve tė shkollave juridike islame e sidomos ndaj Xhessasit


    Herrasi duket tė ketė qenė pak mė i pėrmbajtur se Xhessasi nė fjalėt ndaj Imamėve tė mėdhenj tė medhhebeve. Megjithatė ajo qė hetohet, madje dukshėm, nė kėtė tefsir, ėshtė qėndrimi i tij tepėr i ashpėr e agresiv ndaj Xhessasit, sidomos nė rastet kur Xhessasi kritikon mendimin e Shafiut. Herrasi ēdo kritike tė Xhessasit i kundėrvihet me kundėrkritikė, duke e sulmuar atė pothuajse me tė njėjtat shprehje qė ai i bėn imamit dhe pasuesve tė medhhebit shafii si p.sh. gjatė komentimit tė ajetit 23 tė sures En-Nisaė:

    حُرِّمَتْ عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ وَبَنَاتُكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ وَعَمَّاتُكُمْ وَخَالَاتُكُمْ وَبَنَاتُ الْأَخِ وَبَنَاتُ الْأُخْتِ وَأُمَّهَاتُكُمْ اللَّاتِي أَرْضَعْنَكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ مِنْ الرَّضَاعَةِ وَأُمَّهَاتُ نِسَائِكُمْ وَرَبَائِبُكُمْ اللَّاتِي فِي حُجُورِكُمْ مِنْ نِسَائِكُمْ اللَّاتِي دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَإِنْ لَمْ تَكُونُوا دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ وَحَلَائِلُ أَبْنَائِكُمْ الَّذِينَ مِنْ أَصْلَابِكُمْ وَأَنْ تَجْمَعُوا بَيْنَ الْأُخْتَيْنِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا

    “U janė ndaluar juve (tė martoheni me) nėnat tuaja bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vėllaut, bijat e motrės, nėnat tuaja qė ju kanė dhėnė gji, motrat nga gjiri, nėnat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qė janė nėn kujdesin tuaj e tė lindura (prej tjetėr babai) nga gratė tuaja me tė cilat patėt kontakt, e nėse nuk keni pasur kontakt me to (me gratė), atėherė s’ka pengesė (tė martoheni me ato vajza), dhe (janė tė ndaluara) gratė e bijve tuaj qė janė tė lindjes suaj (jo tė bijve tė adoptuar), dhe tė bashkoni (pėrnjėherėsh nė njė kurorė) dy motra, pėrpos asaj qė ka kaluar. Vėrtet Allahu falė shumė, ėshtė mėshirues i madh.”

    shohim tek i kundėrvihet Xhessasit lidhur me mendimin e tij rreth ēėshtjes sė martesės me bijėn e lavires etj., kur, ndėr tė tjera, thotė: “Shihet se Xhessasi nuk i ka kuptuar fjalėt e Shafiut r.a. dhe nuk ka arritur tė bėjė madje as dallimin midis disa fjalėve tė ngjashme nė mes tyre, e pėr t’i kuptuar fjalėt e librit tė Allahut, kėrkohen burra dhe dijetarė, kurse Xhessasi nuk ishte prej tyre.” [16]

    Kundėr Xhessasit shprehet edhe me njė rast, kur thotė : “Si ka pasur guxim ky njeri, me njė dije kaq tė cekėt, tė pėrpilojė njė libėr nė fe,... Edhe sikur ky (Xhessasi) tė jetonte jetėn e Nuhut a.s., nuk do tė udhėzohej nė tė vėrtetėn. E lusim Allahun qė ta ketė udhėzuar...” !!!

    Nga kėto fjalė tė Herrasit shohim rivalitetin jo korrekt ndėrmjet kėtyre dijetarėve, tė shprehur me fjalė qė nuk shprehin realitetin faktik, por mė tepėr mosdurimin dhe mostolerancėn nė mes tyre, sepse megjithatė, Xhessasi ka qenė njė dijetar, madje prej mė tė mėdhenjve, pėr ē’gjė dėshmojnė biografėt dhe dijetarėt e kohės.

    Ky tefsir ėshtė i botuar nė 4 vėllime, nga “Darul kutub el Ilmije” nė Bejrut, kurse nga njė kopje e tij nė dorėshkrim njėra ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit, kurse tjetra nė Bibliotekėn e Az’harit nė Kajro me numrin rendor 398, numri i signaturės 7866.[17]



    “AHKAMUL KUR’AN” nga Ibnul Arebiu (468 h. - 543 h.)




    Autor i kėtij tefsiri ėshtė El Kadi Ebu Bekr Muhammed bin Abdullah bin Ahmed el Endelusi, el Ishbili, i njohur si Ibnul Arebi, njėri ndėr imamėt dhe dijetarėt mė tė famshėm tė Andaluzisė. U lind nė Ishbile nė vitin 468 h.. Pas mėsimeve fillestare nė vendlindje shkoi nė Egjipt, Sham, Bagdad dhe Mekė. Prej dijetarėve tė kėtyre vendeve pėrfitoi njohuri tė thella rreth fikhut dhe usuli fikhut, hadithit, tefsirit, poezisė arabe dhe nė vendlindje u kthye me famėn e njė dijetari tė madh.[18]

    Shkroi nė lėmenj tė ndryshėm dhe la njė trashėgimi tė pasur tė fjalės sė shkruar islame. Tefsiri i tij, pėr tė cilin do tė bėjmė fjalė, ėshtė bazė burimore nė drejtimin e shkollės juridike malikite. Ndėr veprat e tij mė tė njohura konsiderohen tefsiri “Ahkamul Kur’an”, “El avasimi minel kavasimi”, “Kitabul mesalik fi sherh muvettaė Malik”, “Nasih vel Mensuh” , “Envarul fexhri fi tefsiril Kur’an”, vepėr qė nuk e pa dritėn e botimit, tė cilėn autori e pėrpiloi pėr 20 vjetė dhe kishte mbi 80 mijė fletė. Ky tefsir pjesė-pjesė ėshtė i shkapėrderdhur nė mesin e njerėzve dhe tė dijetarėve.[19]. Pastaj shkroi veprat “Muhtesar en Nirejn”, “Ed Devahi ven Nevahi”, “Kitabul mahsul fi usulil fikh”, e shumė vepra tė tjera.[20] Vdiq nė vitin 543 h. dhe u varros nė qytetin Fes.

    Dijetarėt e kohės vlerėsuan lart kontributin e Ibnul Arebiut nė ripėrtėritjen dhe zhvillimin e shkencave islame. Dijetari Siddik Hasen, nė veprėn e tij “Et-Taxhul mukelel” fq. 280-308, pėr tė thotė: “Ka qenė dijetar i madh nė shkencėn e fikhut dhe tė usuli fikhut, nė atė tė tefsirit, hadithit, tė historisė, tė shkencave gjuhėsore etj. Shkroi nė lėmenj tė ndryshėm fetarė dhe ishte i vendosur nė urdhėrimet pėr tė mirė dhe nė ndalimet nga e keqja, pėr ē’gjė pati pasoja dhe konsekuenca nga paria e kohės ngase qėndrimet i kishte tė paluhatshme e dinjitoze”.[21]

    Me tė njėjtin pietet pėr tė flasin edhe dijetarėt Ahmed bin Muhammed i njohur si El Mekarri, pastaj El Kadi Ajad, Ibnul Halekan, Ibni Ferihun,[22], Dhehebiu.[23]


    Qėndrimi i Ibnul Arebiut ndaj imamėve tė medhhebeve dhe ndaj atyre qė nuk ishin tė njė mendimi me tė


    Tefsiri i Ibnul Arebiut konsiderohet ndėr librat bazė nė medhhebin maliki. Nė kėtė tefsir, Ibnul Arebiu pėrshkoi me komentim tė gjitha suret e Kur’anit, por mė tepėr u ndal dhe u thellua nė komentimin e sureve qė pėrmbajnė ajete dispozita. Ibnul Arebiu, pasi pėrmend suren pėrkatėse, cek edhe ajetet dispozita qė gjenden nė tė, duke i komentuar ato njė nga njė dhe prej secilit nxjerr nga disa mesele (ēėshtje).

    Ai nė kėtė tefsir nė shumė vende shfaq fanatizmin e tij medhhebist duke i refuzuar nė disa raste mendimet e imamėve tė medhhebeve tė tjera, madje nė disa raste shprehet me mjaft ashpėrsi ndaj disa dijetarėve tė hanefinjve e tė shafiinjve.

    P.sh., kur e komenton ajetin 3 tė kaptinės En-Nisaė:
    فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا تَعْدِلُوا فَوَاحِدَةً أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ ذَلِكَ أَدْنَى أَلَّا تَعُولُوا

    “...E nėse i frikėsoheni padrejtėsisė (ndaj tyre-grave) atėherė (merrni pėr grua) vetėm njė, ose (martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). Ky (kufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni”.

    ndalet tek pjesa e fundit e ajetit:
    ذَلِكَ أَدْنَى أَلَّا تَعُولُوا

    “Ky (kufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni”, dhe pėrmend mendimet e dijetarėve dhe mospajtimet lidhur me kuptimin e fjalės “el-la teuulu”, rreth sė cilės ata kanė dhėnė tri mendime:

    1. Shafiu thotė: “…qė tė mos shumohen (shtohen) fėmijėt”;

    2. Muxhahidi: “…qė tė mos humbni (shkatėrroheni)”; kurse

    3. Ibn Abasi dhe tė tjerėt: “…qė tė mos anoni”.

    Nė lidhje me kėtė Ibnul Arebiu thotė: “Shokėt e Imam Shafiut kanė qenė tė mahnitur nga aftėsitė e tij, duke thėnė se ai ishte njė autoritet i pakontestueshėm, saqė Imamul Haremejni - El Xhuvejni ka thėnė pėr tė: “Shafiu ėshtė njeriu qė e njeh mė sė miri gjuhėn e “Dadit” – d.m.th., gjuhėn arabe”. Ėshtė ēudi vazhdon Ibnul Arebiu, se si ka mundur tė thotė Shafiu njė koment tė tillė: “Martonie vetėm njė grua nėse frikėsoheni prej fėmijėve tė shumtė !!!”

    Ibnul Arebiu flet me cinizėm pėr imam Shafiun edhe me njė rast tjetėr kur thotė: “Ēdo gjė qė e ka thėnė Shafiu, ose ėshtė thėnė pėr tė, ose ėshtė cilėsuar pėr diēka, ajo e tėra ėshtė vetėm njė pjesė e imam Malikut dhe, nė krahasim me tė, Shafiu ėshtė vetėm si njė pikė ujė nė detin e tij. Maliku ėshtė mė i kuptueshėm, mė gjuhėtar, mė argumentues, etj...”[24]

    Kėto fjalė tė Ibnul Arebiut ndaj Shafiut, janė pasojė e vrazhdėsisė, e vetėbesimit dhe e fanatizmit tė tepruar tė tij. Nė lidhje me kėto akuza ndaj Shafiut, mė vonė do tė shohim se Kurtubiu, i cili i takonte po ashtu medhhebit maliki, e kritikon ashpėr Ibnul Arebiun duke thėnė se Imam Shafiu ka dhėnė mendimin e tij, i cili assesi nuk mund tė hidhet poshtė, sepse nė aspektin gjuhėsor ka baza tė mjaftueshme shkencore.

    Megjithatė, ka disa raste kur nė mendimet e Ibnul Arebiut mbretėron arsyeja, butėsia dhe paanshmėria, d.t.th. shfaqet modestia e tij shkencore, kur nė mėnyrė tė kulturuar shfaq mendimin e tij racional, duke cekur pavlefshmėrinė e argumenteve tė tė tjerėve, por butėsisht dhe pa ndonjė fanatizėm, si p.sh. kur e komenton ajetin 187 tė kaptinės El-Bekare:
    أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ

    “Natėn e agjėrimit u ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja...”, ai ndėr tė tjera, thotė: “Ēėshtja (meselja) e 16-tė rreth fjalėve tė Allahut:
    وَلَا تُبَاشِرُوهُنَّ وَأَنْتُمْ عَاكِفُونَ فِي الْمَسَاجِدِ

    “...E kur jeni nė I’tikaf nė xhami, mos iu afroni atyre (pėr marrėdhėnie intime)...” ėshtė se fjala “I’tikaf” nė aspektin gjuhėsor do tė thotė qėndrim -“lebethe”, dhe nuk ka kohė tė pėrcaktuar tek shafiinjtė. Koha mė e shkurtėr e tij ėshtė “ēasti”, po nuk ka kufizim pėr sa do tė zgjasė. Ndėrsa Maliku dhe Ebu Hanifja janė tė mendimit se “I’tikafi” ėshtė njė ditė dhe njė natė, sepse agjėrimi duke qenė nė “I’tikaf”, ėshtė kusht i domosdoshėm pėr kėta dy imamė. Argumenti i tyre bazohet nė faktin se Allahu xh.sh. u ėshtė drejtuar agjėruesve…, por kjo, vazhdon Ibnul Arebiu, nuk ka kushtėzim pėr dy aspekte:

    1. Kushtėzimi pėr tė qenė “mu’tekifi” agjėrueshėm, nuk kuptohet as nga kuptimi i jashtėm e as nga i brendshmi i ajetit, sepse kjo gjendje ėshtė vetvetiu realitet dhe fare nuk ėshtė e kushtėzuar;

    2. Pėrkufizimi i “I’tikafit” me njė ditė dhe njė natė, sepse agjėrimi ėshtė kusht i tij, ėshtė mendim i dobėt, sepse ibadeti (adhurimi) nuk pėrkufizohet me kushtet e tij. A nuk e shihni se pastėrtia ėshtė kusht pėr namaz, namazi kryhet (pėrfundon) por pastėrtia mbetet...”[25]

    Nga kjo shihet se Ibnul Arebiu nuk i sulmon kėto argumente tė imamėve, por vetėm thotė se ato janė tė paqėndrueshme, dhe vėrehet qartė se kėtu ai pėrdor vetėm mendjen e tij tė lirė, kėshtu qė nė kėtė rast nuk kurseu as imam Malikun, themeluesin e medhhebit tė cilit i takon!.

    Ibnul Arebiu, nė anėn tjetėr, i urrente rrėfimet israiliate[26] dhe u shmangej atyre nė ēdo bisedė, sepse e kuptonte mirė se kėto rrėfime tė shumtėn e rasteve ishin tė trilluara me qėllime tė kėqija dhe tendencioze, sa pėr tė vėnė nė huti e lajthitje muslimanėt.

    Po ashtu ai ishte shumė i vėmendshėm lidhur me hadithet e dobėta, kėshtu qė nė tefsirin e tij shumė rrallė mund tė hasėsh nė hadithe tė tilla. Ėshtė e njohur thėnia e tij: ”Ju kam bėrė me dije porosinė time, mos u preokuponi me hadithe, senedi i tė cilėve nuk ėshtė i qartė dhe i logjikshėm.” [27]

    Ky libėr nė dy vėllime, sot gjendet nė duart e lexuesve dhe studiohet nga dijetarė anekėnd Botės Islame.


    “EL XHAMIU LI AHKAMIL KUR’AN VEL MUBEJJIN LEMA TEDAMUNUHU MINES SUNNETI VE AHKAMIL KUR’AN”
    nga Kurtubiu




    Autor i kėtij tefsiri ėshtė imam Ebu Abdullah Muhammed bin Ahmed bin Ebi Bekėr ibni Ferha, el Ensarij, el Hazrexhij, el Endelusij, el Kurtubij.[28]

    Tė gjithė dijetarėt janė kompaktė pėr faktin se Kurtubiu ishte njėri ndėr mufessirėt mė tė mėdhenj qė pati ndonjėherė Bota Islame. Ishte dijetar i devotshėm dhe modest. Ai njė pjesė tė kohės e kalonte nė ibadet ndaj Krijuesit, kurse pjesėn tjetėr duke shkruar vepra (libra) tė vlefshme e tė dobishme. Tefsiri “El Xhamiu li ahkamil Kur’an”, pėr tė cilin do tė bėjmė fjalė ėshtė ndėr veprat mė tė njohura tė tij.

    Prej veprave tė tjera tė tij do tė veēonim: “Sherh esmaul husna”, “El kitabul esna fi sherhi esmaullahi-l-husna”, “Et-tedhkiretu fi efdali-l-edhkari”, “Et-tedhkiretu fi ahvali-l-mevta ve umuril ahireti”, “Sherhu-t-tekassi”, “Kam’ul hirsi bi-zuhdi vel kanaati”.

    Tefsiri i Kurtubiut ėshtė vlerėsuar shumė lart, si nga dijetarėt e mėhershėm, ashtu edhe nga ata tė vonshmit.

    Ibni Ferihuni pėr kėtė tefsir ka thėnė: “Ky ėshtė ndėr tefsirėt mė madhėshtorė dhe ndėr mė tė vlefshmit. Ai nuk e ka rėnduar kėtė tefsir me ngjarje e ndodhi historike, por nė tė ka sqaruar nė mėnyrė tė pėrpiktė dispozitat kuranore, kiraetet, aspektet gjuhėsore, ajetet nasih dhe mensuh, pastaj shkaqet e zbritjes etj.”[29]

    Vėtė Kurtubiu qysh nė fillim tė tefsirit tė tij na bėn me dije se ē’e kishte shtyrė atė qė t’i qasej komentimit tė Librit tė Allahut kur thotė: “Meqenėse Libri i Allahut ėshtė gjithėpėrfshirės i tė gjitha shkencave (diturive), libėr tė cilin besniku i qiellit (Xhibrili a.s.) ia pėrcolli besnikut tė Tokės (Muhamedit a.s.), e pashė tė arsyeshme qė tėrė jetėn time tė preokupohem me tė, duke iu pėrkushtuar kėsaj pune me tėrė fuqinė time. Vendosa qė nė kėtė tefsir tė sqaroj shkurtimisht disa aspekte gramatikore (sintaksore dhe morfologjike), kiraetet, demaskimin e mohuesve dhe tė tė humburve, shkaqet e zbritjes, dispozitat ligjore juridike etj.... Kushti qė i kam vėnė vetvetes si detyrim ėshtė qė t’i bashkoj, t’i sjell dhe t’i sqaroj thėniet deri te burimi i parė (deri tek ai qė i ka thėnė), dhe hadithet deri tek ai qė i ka transmetuar dhe tubuar (klasifikuar). Shpeshherė, nėpėr librat e fikhut dhe tė tefsirit, kemi hasur hadithe tė panjohura, tė cilat nuk dihet se kush i transmeton dhe kush i ka klasifikuar, gjė qė lexuesin e sjell nė huti dhe lajthitje, kėshtu qė ai nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė dallimin ndėrmjet hadithit tė dobėt e tė papranueshėm dhe atij tė vėrtetė (sahih), e qitja nė dritė e kėtyre gjėrave pėr mua ėshtė shkenca mė madhore... Nė kėtė tefsir jam pėrqendruar nė sqarimin e ajeteve dispozita duke nxjerrė urtėsitė prej secilit ajet, e duke u shtuar kėtyre komentimeve ēėshtje qė kanė tė bėjnė me shkaqet e zbritjes etj., dhe kėshtu deri nė fund tė librit qė e quajta “El Xhamiu li ahkamil Kur’an vel mubejjin lema tedamunuhu mines sunneti ve ahkamil Kur’an”.[30]

    Dhe vėrtet, me sa vėrehet nga fletėt e kėtij tefsiri, shihet se Kurtubiu i plotėsoi kėto kushte, dhe nė trashėgiminė e thesarit islam na ka lėnė njė visar tepėr tė ēmueshėm, nga i cili duhet tė pėrfitojmė ne dhe gjeneratat e ardhshme islame.


    Maturia e Kurtubiut dhe mosfanatizmi i tij nė medhheb

    Mufessirėt bashkėkohorė flasin me admirim dhe pietet pėr Kurtubiun, dhe theksojnė mosshfaqjen e fanatizmit dhe mosanimin e tij pėr medhhebin malikij, tė cilit i takon. Pėrkundrazi, maturia dhe paanshmėria e tij i bėri emėr dhe nam, si nė mesin e dijetarėve, ashtu edhe nė masėn e gjerė.

    Kėtė paanshmėri tė tij e shohim gjatė sqarimit tė ēėshtjes (meseles) sė 16-tė prej ajetit 43 tė sures El-Bekare:
    وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَارْكَعُوا مَعَ الرَّاكِعِينَ

    “Faleni namazin e jepeni zeqatin dhe faluni me ata qė falen (bini nė rukuė me ata qė bien)”. kur bėn fjalė rreth mundėsisė sė daljes si imam tė fėmijės 6-7 vjeē.

    Ky, pasi cek mendimet e dijetarėve rreth lejimit a moslejimit tė kėtij veprimi, potencon se imam Maliku ėshtė kundėr asaj qė i vogli tė dalė si imam edhe nė qoftė se di tė kėndojė mirė Kur’an. Por Kurtubiu nė kėtė rast nuk pajtohet me imamin e medhhebit tė tij, sepse ky kishte gjetur argument se njė gjė e tillė mgjithatė, nė raste tė domosdoshme, lejohet, dhe thotė se fėmija mund tė dalė si imam nėse lexon Kur’an rrjedhshėm sipas rregullave tė texhvidit. Pėr ta vėrtetuar kėtė mendim tė tij sjell njė transmetim qė bėn Buhariu nė Sahihun e tij nga Omer bin Seleme kur ky si fėmijė 6-7 vjeē kishte dalė imam i fisit tė tij, pasi e dinte Kur’anin mė sė miri prej tyre, atėherė kur shumė fise arabe kishin pranuar Islamin nė fillet e para pas ēlirimit tė Mekės. Atėbotė i Dėrguari i All-llahut kishte dėrguar misionarė tė shumtė nėpėr fiset arabe qė t’ua shpjegonin fenė islame dhe mėnyrėn e faljes sė namazit. Njėri prej atyre mėsuesve fetarė i kishte porositur fisin e Omerit qė, kur tė falej namazi, tė thirrej ezani dhe imam tė dalė ai qė di mė sė shumti nga Kur’ani...”.[31]

    Ose kur e komenton ajetin 187 tė sures El-Bekare:
    أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ

    “Natėn e Agjėrimit ju ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja...” Nė ēėshtjen e 12, prej dispozitave tė kėtij ajeti cek mospajtimet e dijetarėve rreth dispozitės sė atij qė ha nga harresa nė ndonjė prej ditėve tė Ramazanit.

    Pasi cek mendimin e Malikut se ai qė ha nga harresa kur ėshtė agjėrueshėm, patjetėr duhet ta kompensojė atė ditė, Kurtubiu nuk pajtohet me kėtė mendim tė tij dhe thotė: “Imamėt e tjerė pos Malikut kanė thėnė se ai qė ha nga harresa, nuk e ka prishur agjėrimin. Vėrtet kjo ėshtė mė e saktė, sepse kėtė mendim e kanė edhe xhumhuri, tė cilėt kanė thėnė se agjėrimi i atij qė ha nga harresa, ėshtė i plotė dhe nuk ka “kaza” (kompensim)”, duke u mbėshtetur nė njė hadith qė e transmeton Ebu Hurejra, se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nėse agjėruesi ha dhe pi nga harresa, atėherė ky ėshtė rrisk (ngopje dhe shuarje e etjes) pėr tė nga ana e Allahut, dhe nuk ka nevojė pėr kompensim...”[32]

    Kur ėshtė fjala pėr qėndrimin e Kurtubiut ndaj imamėve tė tjerė, vėrehet se ndaj tyre ky mban njė qėndrim vėrtet dinjitoz qė i ka hije njė dijetari. Ai nė tė shumtėn e rasteve e sulmon Ibnul Arebiun pėr fjalėt e tij tė ashpra e tė pakontrolluara kundėr dijetarėve tė tjerė tė jurisprudencės islame.

    Ky ėshtė tefsiri i Kurtubiut nė pika tė shkurtra. Nė tė ai pa paragjykime bėri hulumtimet dhe komentimet kuranore, posedonte njė kulturė tė shkėlqyer prej dijetari kur bėnte ndonjė kritikė, si f.v. ndaj mu’tezilėve, kaderinjve, rrafidinjve, filozofėve, sufinjve ekstremė etj., pėrmbahej nga fjalėt e vrazhda gjatė dialogėve-polemikave me ta, pastaj ishte njohės i madh i tefsirit pothuajse nė ēdo aspekt, dhe i shkathėt nė ēdo lėmė pėr tė cilėn bėn fjalė.[33]

    Allahu e mėshiroftė!



    Tefsiri juridik bashkėkohor

    Disa fjalė rreth karakteristikave tė tefsirit juridik bashkėkohor
    “TEFSIR AJATIL AHKAM” nga Muhamed Ali Sajsi




    Rreth autorėsisė sė kėtij tefsiri tė mirėnjohur ka shumė fjalė, por siē duket kėtė mister mė sė miri e ka zbėrthyer redaktori (recensenti) i kėtij botimi, Hasen es Semahi, i cili nė parathėnie thotė: “Ky libėr nė fakt ėshtė pėrmbledhje shėnimesh, qė kanė ligjėruar profesorėt e tefsirit nė Fakultetin e Sheriatit tė Universitetit tė Az’harit nė Kajro, e pastaj kėto shėnime i kanė tubuar disa prej nxėnėsve dhe i kanė mbledhur nė libėr.

    Kjo vepėr deri mė sot ka pasur tri botime nė Egjipt. Botimi i parė ėshtė shtypur nė shtypshkronjėn “Esh sherk el Islamije” nė vitin 1939, dhe nė tė nuk ka kurrfarė shėnimesh rreth autorėsisė, madje as kush e ka redaktuar dhe kush e ka tubuar. Edhe pse i tillė, ky botim ėshtė mė i vėllimshmi dhe mė i sakti. Botimi i dytė ėshtė bėrė nga shtypshkronja “Hixhazi” nė vitin 1948 dhe nė parathėnie ceket se mbikėqyrjen rreth tubimit dhe redakimit tė tij e kanė bėrė Abdulatif es Sebeki nga Shoqata e Ulemave tė Egjiptit, dhe Muhammed Ibrahim Kersun – vekil i Fakultetit tė Sheriatit. Ndėrsa botimi i tretė e pa dritėn nė vitin 1953 nė shtypshkronjėn “Sabih”. Ky ėshtė botimi mė i njohur. Nė kopertinė shkruan se materialin e ka mbledhur dhe redaktuar Muhammed Ali Sajsi”[34]

    E botimi qė e kemi ne nė dorė dhe materialet e tė cilit po i shtjellojmė, pėrfshin kėta tre emra tė dijetarėve tė mėdhenj, kurse redaktor i tij ėshtė Hasen es Semahi, i cili e lehtėsoi dukshėm tė kuptuarit e kėtij libri me vlerė me disa plotėsime tė dobishme tė natyrės teknike.

    Ky tefsir madhėshtor dy vėllimor me katėr pjesė ėshtė libėr qė ka hyrė nė programet shkollore pothuaj nė shumicėn e fakulteteve dhe nė shkollat e larta islame nė lėmin e fikhut, nė mbarė Botėn Islame, meqė pėrpilimi i kėtij tefsiri nė kėtė formė ka lehtėsuar dukshėm studimin e thukėt tė kėsaj lėnde.

    Mėnyra e komentimit nė kėtė tefsir

    Nė kėtė tefsir, Sajsi gjatė komentimit tė ajeteve dispozita ndjek radhitjen e sureve qė pėrmbajnė kėto ajete, sipas metodės tradicionale, do tė thotė sė pari kaptinėn “El-Fatiha” pastaj ajetet nė kaptinėn “El-Bekare”, pas saj nė “Ali Imran” e kėshtu me radhė deri nė fund tė Kur’anit.

    Ai nė ēdo ajet qė shtjellon, sė pari sqaron fjalėt e veēanta nga aspekti gramatikor, sjell shkakun e zbritjes, nėse ekziston, dhe pastaj jep mendimet e dijetarėve tė mėdhenj tė fikhut rreth ēėshtjes sė cituar, pastaj cek se cilat hukme–dispozita dalin prej ajetit etj.

    Nga mėnyra e komentimit, shumė lehtė vėrehet se Sajsi nuk pretendon tė ngrejė mendimin e njėrit imam ndaj tjetrit, veēse sjell mendimet e tė gjithėve duke bėrė krahasimin e argumenteve tė secilit dhe nė fund, tė shumtėn e rasteve, jep edhe mendimin e vet personal, tė cilin po ashtu e mbėshtet nė argumente kuranore dhe tė synetit.

    Ai ka bėrė njė punė shumė tė frytshme duke pėrmendur shkurtimisht se nė cilėn pikė dijetarėt kanė shprehur mospajtimet e tyre, gjė qė pėr studiuesit e mėvonshėm ėshtė njė ndihmesė tepėr e madhe.

    Mėnyra e komentimit tė Sajsit ėshtė mjaft tėrheqėse, e lehtė pėr t’u kuptuar. Sa pėr ilustrim, do tė sjellim komentimin qė i bėn ajetit 22 tė kaptinės El-Bekare:
    الَّذِي جَعَلَ لَكُمْ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً

    “Ai, i Cili pėr ju e bėri tokėn shtrat (vendbanim) e qiellin kulm...”. ku thotė: “Allahu e ka filluar suren “El-Bekare” me pėrmendjen e librit tė tij, pėr tė cilin nuk ka dyshim (rreth vėrtetėsisė sė tij), e pastaj lajmėron se ē‘ndjenja dhe ē‘afėrsi ndaj kėtij libri ndiejnė tė udhėzuarit me tė (besimtarėt), e ē’ndjenja pabesimtarėt qė kanė humbur gatishmėrinė e tyre pėr udhėzim, dhe munafikėt e luhatshėm ndėrmjet besimit dhe kufrit.

    Pas kėsaj parahyrjeje, vjen ajeti nė fjalė i 22, si dhe 4 ajetet e tjera qė pasojnė pas tij, qė sqarojnė se kjo thirrje pėr udhėzim nė fenė e vėrtetė tė Allahut u ėshtė drejtuar tėrė njerėzisė, duke potencuar saktėsisht bazat dhe kornizat themelore, qė janė:

    1. Njėshmėria e besimit nė tė vetmin Zot, i Cili nuk ka shok as rival.

    2. Kur’ani pėrmban ajete (fjalė tė Allahut) dhe si i tillė ai nuk mund tė pėsojė kurrfarė ndryshimi a shtrembėrimi.

    3. Misioni i pejgamberisė sė Muhamedit a.s., i dėrguar tek njerėzimi me kėtė Kur’an.

    4. Shpėrblim i pabesimtarėve pėr mosbesimin e tyre duhet tė jetė zjarri, kurse i besimtarėve do tė jetė Xhenneti.

    Kėto ajete, fund e krye bėjnė thirrje pėr tė menduarit me logjikė, pėr studim dhe hulumtim mbi argumentet e pakontestueshme tė njėshmėrisė–tevhidit. Prandaj nuk pėrkon me natyrėn e njeriut si krijesa mė e pėrsosur nė kėtė gjithėsi, qė pėr tė gjitha kėto mirėsi dhe kėnaqėsi qė pėrjeton dhe i ndien nė kėtė botė, tė mohojė burimin e vėrtetė dhe Krijuesin e kėtyre tė mirave–Allahun xh.sh.”[35]

    Ky ėshtė tefsiri i Muhammed Ali Sajsit, apo tefsiri qė e mblodhi Sajsi me kolegėt e tij nga ligjėratat e profesorėve tė tyre gjatė studimeve, i cili pėr shumė kohė do tė mbetet ndėr burimet kryesore tė tefsirit qė ka tė bėjė ekskluzivisht me ēėshtjet e ajeteve dispozita


    “REVAIUL BEJAN FI TEFSIRI AJATIL AHKAMI MINEL KUR’AN”
    nga Muhammed Ali Sabuni




    S’ka dyshim se Muhammed Ali Sabuni i takon plejadės sė dijetarėve mė eminentė bashkėkohorė, tė cilėt mbi supet e veta me plot besnikėri po e mbajnė tė pafikur flakadanin e dritės islame, prej sė cilės dritė muslimanėt kudo qė gjenden, gjejnė rrugėt e udhėzimit tė tyre.

    Sabuniu konsiderohet njėri ndėr dijetarėt mė tė njohur bashkėkohorė tė tefsirit dhe tė Ulumul Kuranit.

    Veprat e tij mė tė njohura janė: “Min kunuzi es Sunneti”, “Et-tibjan fi ulumil Kur’ani”, “En-nubevvetu vel enbijaė”, “Shubuhat ve ebatil havle teaddud zevxhati-n-nebijj”, tefsiri i mirėnjohur “Safvetu-t-tefasir”, pastaj “Muhtesar tefsir Ibni Kethir”, “Muhtesar tefsir et-Taberi”, “Muhtesar tefsir Ruhul bejan”, “El Munteki el muhtar fi kitabil edhkar”, “I’xhazil bejan fi suveril Kur’an” dhe nė fund tefsiri pėr tė cilin po flasim “Revaiul bejan fi tefsiri ajatil ahkam”.

    Nė lidhje me kėtė tefsir, hatibi i Qabesė, Abdullah Abdulgani Hajjat nė parathėnien e kėtij tefsisri do tė konstatojė: “Dijetarėt e hershėm kontribuan shumė nė shkencėn e tefsirit, veēan nė komentimin e ajeteve dispozita, duke ua lehtėsuar punėn dhe studimet kėrkimore dijetarėve dhe studiuesve tė mėvonshėm, kurse dijetarėt bashkėkohorė, me punėn e tyre tė frytshme e tė palodhshme, bėnė qė ēdo pengesė terminologjike, ēdo zgjatje e tepėrt e studimit tė shkurtohet, nė mėnyrė qė para vetes tė kemi njė kombinim tė shkėlqyer tė trashėgimisė sė kaluar dhe asaj sė sotmes”.[36]

    Sabuniu qysh nė fillim tė parathėnies sė tij autoriale citon njė thėnie arabe: “Shėmbėlleni (imitoni) tė paktėn ata (njerėzit fisnikė dhe dijetarėt autoritativė), nėse nuk mund tė arrini gradėn e tyre, sepse shėmbėllimi me fisnikėt ėshtė ngadhėnjim (shpėtim)”, dhe lutet qė Allahu t’ia pranojė kėtė vepėr, tė cilėn e ka sistemuar sipas metodės sė tė parėve me disa lehtėsime profesionale dhe teknike.

    Sa i pėrket tefsirit tė Sabuniut, ky ėshtė i shtypur dhe i botuar nė dy vėllime dhe ėshtė i pėrpiluar nė formė tė ligjėratave shkencore.

    Nė kėtė tefsir Sabuniu ka pėrfshirė 70 ligjėrata, 40 prej tyre nė vėllimin e parė kurse 30 nė tė dytin. Natyrisht, ligjėratat kanė tė bėjnė ekskluzivisht me ajetet dispozita (ajatul ahkam), tė cilat i komenton dhe i shtjellon duke u mbėshtetur nė dhjetė metoda studimore:

    1. Sqarim i thukėt gjuhėsor pėr se sjell si argumente sqaruese fjalėt e mufessirėve mė tė njohur, si dhe fjalėt e filologėve mė tė famshėm islamė.

    2. Pėrmbledh kuptimin e pėrgjithshėm tė ajeteve dispozita.

    3. Sjell shkakun e zbritjes sė ajeteve dispozita, nėse ekziston shkaku i zbritjes.

    4. Bėn lidhmėrinė dhe pėrputhshmėrinė nė mes ajeteve tė shtjelluara dhe tė ajeteve qė pasojnė.

    5. Sjell mėnyrat e leximit tė kiraeteve mutevatir (tė pėrcjellura-transmetuara).

    6. Studion fjalėt nė ajet nga aspekti gramatikor, sintaksor dhe morfologjik.

    7. Sjell urtėsitė e komentimit, tė cilat nėnkuptojnė fshehtėsitė stilistike, anėn metaforike tė shprehjeve dhe tė vėrtetat shkencore.

    8. Sjell dispozitat ligjore–tė Sheriatit, argumentet e fukahenjve dhe i krahason se cili prej tyre ėshtė mė i pranueshmi.

    9. Shkurtimisht flet rreth asaj se ē’synojnė ajetet pėrkatėse dispozita.

    10. Dhe nė fund sjell fjalėn pėrfundimtare, e cila pėrfshin urtėsinė e hukmit dispozitiv tė ajeteve pėrkatėse rreth ēėshtjes sė caktuar.




    Me gjithė kėtė punė tė frytshme e madhore, Sabuniu ėshtė tepėr modest, kur thotė: “Nuk pretendoj se tėrė materia qė gjendet nė kėtė vepėr, ėshtė vetėm fryt i angazhimit dhe pėrpjekjeve tė mia. Jo, tėrė ajo qė kam bėrė, ėshtė mbledhja e mendimeve tė dijetarėve mė tė njohur tė tefsirit e tė fikhut rreth njė ēėshtjeje... Unė veten e krahasoj me njė njeri qė ka parė xhevahirė, smeraldė e gurė tė tjerė tė ēmueshėm, por tė shkapėrderdhur andej e kėtej, dhe pastaj i kam mbledhur ata gurė tė ēmueshėm nė njė vend, ose sikur njė njeri qė hyn nė njė kopsht tė gjelbėruar e tė zbukuruar me lloj-lloj lulesh aromatike, tė cilat magjepsin sytė tanė, dhe po ky njeri zgjat dorėn dhe prej tė gjitha kėtyre luleve i mbledh ato mė tė mirat dhe i vendos nė njė vazo. Kur t’i shikosh ashtu tė tubuara, tė gėzohet zemra e tė kėnaqen sytė”.[37]

    Qasja e Sabuniut ndaj ajeteve dispozitive ėshtė mjaft tėrheqėse, e lehtė pėr t’u kuptuar dhe, ēka ėshtė mė me rėndėsi ėshtė nė nivel tė lartė profesional. Nė kėtė tefsir nuk mund tė hasėsh frazeologji tė gjata si tek dijetarėt e hershėm, tė cilėt nė masė tė konsiderueshme ndėrlikonin tė kuptuarit e ēėshtjeve tė ndryshme.

    Nė vėllimin e parė Sabuniu bėn komentimin e Fatihasė, me komentime paraprake tė Istiadhes dhe Besmeles, duke sjellė shkurtimisht mendimet e dijetarėve, dhe pastaj nė fund e zgjedh mendimin mė tė arsyeshėm dhe mė tė qėndrueshėm (Shiko faqet 13-62 tė kėtij vėllimi).

    Temė tjetėr interesante ėshtė shtjellimi i temės mbi Sihrin, nė tė cilėn shpjegon nė hollėsi se ē’ėshtė sihri, mendimet e dijetarėve se a ėshtė sihri realitet a jo, dhe ndikimi negativ i tij nė psikėn e njeriut labil. (Shiko fq. 63-88).

    Nė ligjėratat e tjera flet mbi “Ajetet rreth agjėrimit” (fq. 187-216), mbi “Kushtet e luftės nė Islam” (fq. 219-236), rreth “Haxhit” (fq. 237-256) dhe (405-415), pastaj pėr “Etapat e ndalimit tė alkoolit” (267-281) etj.

    Ne kėtu do tė ndalemi pak tek ligjėrata e tij e 21-tė, vėll I, ku flet mbi kamatėn.

    Ai, pasi sqaron ajetet rreth kamatės, sjell shkakun e zbritjes, urtėsinė e ndalimit tė kamatės nėpėr 4 etapa kohore, e pastaj u qaset dispozitave ligjore tė kėtyre ajeteve me njė profesionalizėm tė vėrtetė.

    Nė kapitullin mbi urtėsinė e dispozitave tė kėtyre ajeteve ndalet tek dėmet e kamatės dhe, ndėr tė tjera, thotė: “Dėmet dhe pasojat e kamatės mund t’i pėrkufizojmė nė tri kategori:

    1. Dėmet e kamatės nė aspektin shpirtėror;

    2. Dėmet e kamatės nė aspektin shoqėror;

    3. Dėmet e kamatės nė aspektin ekonomik.



    Sa i pėrket kategorisė sė parė, kamata nė shpirtin e njeriut mbjell egoizmin dhe mosdurimin ndaj tjetrit. Kamatėmarrėsi nuk sheh asgjė para vetes pėrpos interesit tė tij personal, duke lėnė tėrėsisht anash vetėflijmin dhe vetėmohimin. Tek ai zhduket dashuria ndaj individėve dhe ndaj mbarė shoqėrisė. Shpirti i tij dėshiron vetėm tė kėnaqet nė kurriz tė tė tjerėve. Ai qė e ha kamatėn, shndėrrohet nė “egėrsirė” dhe preokupim i tij bėhet vetėm grumbullimi i pasurisė. Kėshtu, nė shpirtin e tij zhduken kuptimet e mirėsisė e tė bujarisė, dhe nė vend tė tyre shfaqen gllabėrimi dhe pangopshmėria materiale.

    Sa i pėrket kategorisė sė dytė, kamata shkakton armiqėsi dhe urrejtje nė mes tė pjesėtarėve tė njė shoqėrie, duke larguar ēdo ndjenjė tė dhembsurisė, bashkėpunimit reciprok dhe mirėsisė ndaj njėri-tjetrit. Ajo fut zili e pėrēarje dhe shkatėrron vlerat morale e vėllazėrore.

    Pėr kategorinė e tretė, mund tė themi se kamata pashmangshmėrisht i ndan njerėzit nė klasa; nė klasėn e tė pasurve, qė janė kredhur nė mirėqenie, luks dhe jetė tė stilit tė lartė, duke shfrytėzuar pa mėshirė djersėn e tjetėrkujt,-dhe nė klasėn e tė mjerėve, tė varfėrve dhe nevojtarėve, tė cilėve u mungojnė edhe gjėrat mė elementare pėr njė jetė modeste. Njerėzit e kėsaj klase, me dashje a pa tė, bien viktimė e kėsaj padrejtėsie duke u shndėrruar nė robėr tė vėrtetė.

    S’ka dyshim se kamata ėshtė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė ērregullimin e kėsaj barazpeshe dhe ėshtė shkaktare e drejtpėrdrejtė e humbjes dhe e degradimit tė individėve, popujve dhe shoqėrive.”[38]

    Nė vėllimin e dytė Sabuniu shtjellon po ashtu tema tė rėndėsishme e tėrheqėse. Pa dyshim, njėra nga ato qė zgjon mė sė tepėrmi vėmendjen e lexuesit, ėshtė ligjėrata e tij tematike e 14 lidhur me “Urtėsinė dhe motivet e martesave tė Resulullahut s.a.v.s.”, njė temė e konsideruar shpesh si temė tabu edhe nė mesin e muslimanėve (shiko fq. 298-338).

    Pastaj tema interesante janė edhe “Shpifja ndaj grave tė ndershme” (fq. 55-56), “Mbulesa nė Islam” (fq. 373-389), “Qėndrimi i Islamit ndaj skulpturave” (fq. 390-421), “Adoptimi i fėmijėve nė kohėn e injorancės dhe nė Islam” (fq. 249-270) etj.

    Nė fund, tė shtojmė edhe kėtė se kontributi i Sabuniut nė lėmin e Tefsirit ende ėshtė i madh dhe i vazhdueshėm, andaj e lusim Allahun e Plotfuqishėm qė pena e tij e tė kontribuojė edhe mė nė tė mirė tė Islamit dhe tė muslimanėve.

    * * *

    Kėto ishin disa nga librat e tefsirit juridik, apo librave tė tefsirit qė kryesisht trajtojnė ajetet dispozita duke veēuar kėtu tefsirin e Kurtubiut, i cili ėshtė njė tefsir mė i vėllimshėm nga tė gjithė tefsiret e tjera juridike, i cili pos shtjellimit tė ēėshtjeve juridike, ėhtė njė tefsir i gjithanshėm, duke i komentuar tė gjitha suret e Kur’anit edhe nga aspekte tė tjera, e jo vetėm juridike.

    Nė kėtė temė, nuk e pamė tė udhės tė ndalemi nė shqyrtimin e tefsireve juridike tė “Imaminjve ithna asherije”, meqenėse dihet se nė to mund tė hasėsh vetėm sqarime tė papranueshme tė dispozitave kuranore, ashtu siē u konvenon parimeve tė kėtyre fraksioneve. Fatmirėsisht, shumica prej kėtyre tefsireve juridike tė fraksioneve islame sot e kėsaj dite kanė ngelur vetėm dorėshkrime dhe ruhen nėpėr bibliotekat islame.




    ==============================




    [1] Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėll. II.fq. 414, Kajro 1985; Mennaul Kattan, “Mebahith fi Ulumil Kur’an”, fq. 387, Kajro 1995

    [2] Po aty, fq. 415

    [3] Po aty, fq. 416

    [4] “Mebahith fi Ulumil Kur’an”, fq. 388

    [5] Hafidh Shemsuddin ed Davudij, “Tabekatul mufessirine”, vėll. I, fq. 55, Kajro 1994

    [6] “Mebahith fi Ulumil Kur’an” fq. 388; “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėl.II. fq. 421.

    [7] El Xhessas, “Ahkamul Kur’an” vėll. I, fq. 5-28, Bejrut 1985

    [8] Po aty, vėll. I. fq. 279-301.

    [9] Po aty, vėll. II. fq. 356-359

    [10] Po aty, vėll. III. Fq. 58

    [11] Po aty, vėll.I, fq. 50-72, (kapitulli mbi sihrin).

    [12] Po aty, vėll. IV, fq. 169-170

    [13] “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. II. Fq. 426

    [14] El Imam Shemsuddin Muhammed bin Ahmed Uthman edh-Dhehebi “Sijeru a’ėlamu en-nubela” , vėll. XIX, fq. 350-352, Bejrut, 1993.

    [15] Ilkija el Herrasi “Ahkamul Kur’an” vėll. I. fq. 2; Shih edhe “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėll. II, fq. 426

    [16] Po aty, vėll.I, fq. 313; Shih edhe “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėll.II, fq. 428

    [17] “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėll. II, fq. 429

    [18] “Tabekatul mufessirin”, vėll. II, fq. 162-164

    [19] Po aty, fq. 165

    [20] Ibnul Arebi, “El Avasimi minel kavasimi”, fq. 7-28, Kajro 1991

    [21] Po aty fq. 13

    [22] “Tabekatul mufessirin”, vėll. II. Fq. 165-166

    [23] “Sijeru a’ėlamu en-nubela”, vėll. XX, fq. 197-204.

    [24] Ibnul Arebi, “Ahkamul Kur’an”, vėll. II. fq. 131; krahaso “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėll. II, fq. 435

    [25] Po aty, vėll. I, fq. 40; Krahaso “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėll. II, fq. 435.

    [26] “Mebahith fi Ulumil Kur’an”, fq. 390

    [27] “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėll. II, fq. 437.

    [28] Hafidh Shemsuddin ed-Davudi “Tabekatu-l-mufesirin”, vėll. II, fq. 65.

    [29] “Ed Dibaxhul Mudhehheb”, fq. 317, - fusnotė e cituar nga “Tabekatul mufessirin” vėll. II, fq. 66

    [30] Kurtubiu, vėll. I. fq. 2-3, “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll. II fq 445

    [31] Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi, “Et tefsir vel mufessirune”, vėll II, fq. 446, Kajro 1985; Tefsiri i Kurtubiut, vėll. I, fq. 303.

    [32] Po aty, vėll. II. Fq. 312

    [33] “Et-tefsir vel mufessirune”, vėll. II, fq. 447

    [34] Muhammed Ali Sajsi, “Tefsir ajatil ahkam” vėll. I, fq. 4, Bejrut-Damask 1996

    [35] Po aty, vėll. I, fq. 40

    [36] Muhammed Ali Sabuni “Revaiul bejan…”, vėll. I, fq. 6, botuar nė Kajro nga “Daru es Sabuni”, 1986.

    [37] Po aty vėll. I, fq. 12, (nga parathėnia autoriale).

    [38] Po aty, vėll. I, fq. 395-396.


    ***Vazhdon inshaAllah me: TEFSIRET E MU’TEZILES

  9. #9
    TEFSIRET E MU’TEZILES



    Mu’tezilėt janė njė prej fraksioneve-drejtimeve islame qė nė komentimin e shumė ēėshtjeve akaidologjike i dhanė prioritet MENDJES duke e lėnė Shpalljen (Vahjin) nė plan tė dytė.

    Ėshtė e pakontestueshme se nė parimet e kėtij fraksioni, ndikim tė madh patėn mėsimet filozofike greke. [1]

    Karakteristikė e veēantė pėr mu’tezilėt ėshtė se ky fraksion, tė paktėn nė fillim tė shfaqjes sė tij, nuk pati kurrfarė pretendimesh politike dhe nuk ishte fraksion politik, siē ishin shiinjtė dhe havarixhėt. Vetėm mė vonė, me ndryshimin e rrethanave politike, ky fraksion mori edhe pėrmasa politike.

    Ky fraksion-drejtim u shfaq nė Basra nė kohėn e dinastisė emevite, nė fillim tė shek. II hixhrij, mirėpo kulmin (apogjeun) e vet e arriti nė kohėn e dinastisė abasite kur disa prej sundimtarėve abasinj pėrqafuan parimet mu’tezilase si Me’muni, Mu’tesimi etj.

    Kėtė drejtim e themeloi Vasil bin Atau-nxėnėsi i Hasan el Basriut.


    Njė ditė derisa ndodheshin nė xhami dhe po dėgjonin njė ligjėratė tė Hasan el Basriut, u ngrit dikush prej tė pranishmėve dhe e pyeti dijetarin e madh se ē’mendonte pėr mėkatarin e madh, kur dihet qė havarixhėt atė e konsiderojnė si kafir tė pėrjetshėm nė Xhehennem, kurse murxhiat pėr tė thonė se mėkati nuk e pengon (dėmton) Imanin, ashtu siē nuk kanė efekt as respekti dhe mirėsjellja pa besim ?! Ende pa e dhėnė mirė pėrgjigjen Hasan el Basriu, nga mesi i xhematit u ngrit Vasil bin Atau dhe u pėrgjigj para mėsuesit duke thėnė: “Unė mendoj se autori (kryesi) i mėkatit tė madh nuk mund tė cilėsohet as si besimtar dhe as si kafir, por ėshtė nė mes kėtyre dy nocioneve. Nėse mėkatari i tillė vdes pa u penduar ai do tė jetė pėrherė nė zjarr tė Xhehennemit “ !!! [2]

    Pas kėsaj ndėrhyrjeje tė pahijshme dhe me qėllim tė vėrtetimit tė mendimit tė tij, Vasili me njė grup bashkėmendimtarėsh u nda nė njė prej qosheve tė xhamisė pėr tė agjituar qė tė bėnte sa mė shumė ithtarė tė mendimit tė tij. Kur e pa kėtė veprim tė Vasilit, Hasan el Basriu tha “I’ėtezelena Vasilu” – “Vasili u nda prej nesh”, dhe prej kėtij momenti ai dhe simpatizuesit e tij u quajtėn “ Mu’tezile”. [3]


    Bazat mbi tė cilat mbėshtetet fraksioni i mu’teziles


    Mu’tezilėt sendėrtuan fraksionin - drejtimin e tyre mbi pesė baza, nėpėrmjet tė cilave shprehėn mendimet e tyre nė lėmė tė Akaidit. Ato janė:

    1. Tevhidi (Njėshmėria)

    2. El Adlu (Drejtėsia)

    3. El Va’du vel Veidu (Premtimi dhe kėrcėnimi)

    4. El Menziletu bejnel menziletejni ( Vendi nė mes dy vendeve)

    5. El Emru bil ma’rufi ven nehju anil munkeri ( Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja).[4]




    1.Tevhidi - (Njėshmėria)


    Ky ėshtė fundamenti bazė i tyre, nėpėrmjet tė cilit ata ndėrtuan bindjet e tyre rreth Zotit xh.sh. dhe thanė se “Allahu duhet tė zhvishet nga ēdo ngjashmėri me krijesat, dhe nė kėtė kontekst nuk lejohet tė bėhet kurrfarė krahasimi a analogjie.”

    Mu’tezilėt shumė prej ajeteve kuranore, tė cilat flasin rreth cilėsive tė Zotit, nuk i morėn fare pėr bazė, por nė kėtė kontekst i dhanė hapėsirė tė stėrtepruar MENDJES dhe thanė se Allahu, nuk mund tė shihet kurrsesi nė Ahiret, ngase, po tė shihej, do tė duhej tė zinte vend dhe drejtim !!!. Pastaj thanė se cilėsitė e Zotit nuk janė asgjė tjetėr veēse vetė Qenia e Zotit, dhe shumė prej kėtyre cilėsive nuk i pranojnė, pėr t’iu shmangur shumė zotave!

    Ata thanė po ashtu se Kur’ani ėshtė i krijuar pėr Zotin, gjithnjė duke iu pėrmbajtur parimit tė mėparshėm !

    Me fanatizmin e tyre tė tepruar, mu’tezilėt humbėn kontrollin mbi MENDJEN dhe mė nuk qenė nė gjendje tė dallonin ndryshimin nė mes tė “domosdoshmėrisė qė kėto cilėsi hyjnore tė mos jenė sipas pėrfytyrimeve tė tyre nė krijesa, dhe domosdoshmėrisė qė tė kuptohen drejt tė gjitha ato cilėsi tė cilat Allahu ia ka atribuuar Qenies sė Vet, nė atė mėnyrė qė i kanė hije dhe pėrkojnė me Qenien e Tij.

    Mohimi dhe largimi i ēdo lloj shėmbėllimi, qė mund tė kuptohet nga fjalėt e Allahut xh.sh. nė kaptinėn Esh - Shura, ajeti 11 :

    لَيْسَ كَمِثلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

    ”Asnjė send nuk ėshtė si Ai (nuk i shėmbėllen). Ai dėgjon dhe sheh gjithēka”

    nuk do tė thotė se duhen mohuar tė gjitha cilėsitė e tjera tė Allahut , tė cilat Ai Vetė ia ka atribuuar Qenies sė Vet hyjnore, ose diēka nga ajo qė Resulullahu i ka pėrshkruar Madhėrisė sė Tij.”[5]



    2.El Adlu - (Drejtėsia)

    Kinse pėr ta zhveshur Allahun nga paaftėsia (pamundėsia), mu’tezilėt shpifėn dhe thanė se njeriu ėshtė kreator dhe krijues i veprave tė tij nėpėrmjet fuqisė qė i ka dhuruar Allahu!!!

    Tėrė kėtė absurditet, mu’tezilėt e shpifėn duke u nisur nga fakti qė Drejtėsia e Allahut tė jetė e pėrsosur, prandaj, sipas tyre, Allahu nuk duhet ta krijojė tė keqen, por e keqja ėshtė vepėr nga vetė njeriu!

    Po ta krijonte Allahu tė keqen, thanė ata, a thua ēfarė drejtėsie do tė ishte Drejtėsia e Tij qė t’i ndėshkojė njerėzit pėr veprat e kėqija ?! Kėtu mu’tezilėt harrojnė se Allahu xh.sh. mu pėr kėtė shkak u dhuroi njerėzve mendjen dhe i la tė lirė tė zgjedhin pa u imponuar kurrfarė dhune nė kėtė zgjedhje nė mes veprave tė mira dhe tė kėqija.

    Mu’tezilėt pastaj devijuan edhe mė nė kėto pohime tė tyre dhe shpifėn se shumė gjėra qė ndodhin nė kėtė ekzistencė, nuk ndodhin me dėshirėn e Tij; se Allahu nuk i ka krijuar tė gjitha krijesat; se Allahu nuk mund t’i mbikėqyrė dhe t’i kontrollojė tė gjitha ato; se Allahu dėshiron vetėm atė qė e ka pėrcaktuar me Sheriat-Ligj, dhe se ēdo gjė qė ndodh jashtė kėsaj sfere, ndodh pa dijen e Tij!!!



    3. El Va’du vel Veidu - (Premtimi dhe kėrcėnimi)


    Mu’tezilėt janė kategorikė se ēdo premtim i Allahut pėr respektuesit e urdhrave tė Tij dhe ēdo kėrcėnim i Tij ndaj mėkatarėve (pabesimtarėve) do tė ndodhin dhe do tė realizohen patjetėr. Premtimi pėr Xhennet do tė realizohet ashtu siē do tė realizohet edhe kėrcėnimi me zjarrin e Xhehennemit.

    Pėr autorin (kryesin) e mėkatit tė madh nuk ka falje, nėse nuk pendohet. Premtimi pėr pranimin e tevbes-pendimit do tė realizohet patjetėr. Sipas tyre nuk bėn qė Allahu ta falė autorin e mėkatit tė madh pa u penduar ! Mėkatarėt e tillė qė vdesin pa u penduar, do tė jenė pėrherė nė zjarr me gjithė pohimin e Njėshmėrisė sė Allahut dhe besimin nė pejgamberėt e Tij.

    Mu’tezilėt kėtė mendim tė tyre tė pabazė e mbėshtesin pa tė drejtė nė ajetin 81 tė kaptinės El Bekare :

    بَلَى مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً وَأَحَاطَتْ بِهِ خَطِيئَتُهُ فَأُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

    ” Po (do t’ju kapė zjarri) atė qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė “



    4. El menziletu bejnel menziletejn - (Vendi nė mes dy vendeve)


    Autori i mėkatit tė madh nuk ėshtė as besimtar por as kafir (pabesimtar), ngase fjala Iman-Besim ėshtė emėr lavdėrimi, kurse fasiku nuk ėshtė i denjė dhe meritor pėr njė epitet tė tillė, dhe mu pėr kėtė shkak nuk mund tė quhet besimtar.

    Nė anėn tjetėr, nuk mund tė cilėsohet as si kafir (pabesimtar), pasi i ka shqiptuar tė dy dėshmitė (Shehadetin). Njė i tillė nėse vdes si mėkatar, pa u penduar, do tė jetė pėrherė nė zjarrin e Xhehennemit. Lehtėsimi i tij i vetėm nė krahasim me pabesimtarėt ėshtė se ndėshkimi i tij nė Xhehennem do tė jetė pak mė i lehtė se i pabesimtarėve!!!



    5. El emru bil ma’rufi ve-n-nehju anil munkeri - (Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja)

    Mu’tezilėt thanė se urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja, janė detyrime tė domosdoshme pėr tė gjithė besimtarėt, si ndihmesė nė pėrhapjen e Islamit, pėr shfaqjen e sė vėrtetės dhe pėr largimin e dyshimeve.

    Megjithatė, mu’tezilėt nė kėtė rast shkuan aq larg saqė lejuan pėrdorimin e forcės aty ku nuk bėn puna gjuha dhe dialogu. Historianėt kanė regjistruar edhe raste tė tilla gjatė kohės sė disa sundimtarėve abasinj, kur mu’tezilėt, pėr eliminimin e kundėrshtarėve tė mendimit tė tyre, pėrdorėn edhe forcėn.[6]


    Qėndrimi i dijetarėve tė mu’teziles ndaj komentimit tė Kur’anit


    Mu’tezilėt pasi vunė parimet dhe bazat e fraksionit tė tyre, ishte shumė e natyrshme qė edhe gjatė tefsirit tė Kur’anit, tė ndiqnin kėtė rrugė dhe kėtė metodė.

    Gjatė komentimeve tė tyre ata shkuan edhe deri aty sa tė hyjnizonin dhe tė shenjtėronin mendjen duke pohuar se MENDJA njerėzore ėshtė e zonja qė ta gjejė tė vėrtetėn pa ndėrhyrje nga jashtė. Nė shumė raste ata u dhanė pėrparėsi argumenteve logjike ndaj atyre tė Kur’anit dhe Synnetit. Madje, nė disa raste argumentin logjik e merrnin si argument bazė, kurse argumentin kuranor ose hadithin e Pejgamberit a.s. e pėrdornin vetėm sa pėr ta vėrtetuar argumentin logjik.[7]



    Mendimi i dijetarėve pėr metodėn e mu’teziles gjatė komentimit tė Kur’anit


    Shumė prej dijetarėve tė “Ehli Synnetit” e kritikuan ashpėr kėtė metodė tė qasjes nė komentimin e ajeteve kuranore nga ana e mu’teziles. Prej tyre mė tė zėshmit qenė Ibn Tejmije dhe Ibnul Kajjim El Xhevziu, tė cilėt demaskuan nė tėrėsi prapavijat dhe tendencat e mu’teziles gjatė komentimit tė Kur’anit.

    Ibn Tejmije thotė: “...Ata (komentatorėt e mu’teziles) dhanė njė mendim, tė cilin pastaj u pėrpoqėn ta argumentonin me ajete kuranore. Dihet se pas mendimeve tė tyre nuk ka qėndruar dhe as qėndron asnjė prej ashabėve, tabiinjve ose dijetarėve tė njohur. Komentimet e tyre pa baza dhe kuturu, provohet shumė lehtė se janė tė paqėndrueshme nė shumė aspekte...

    Njė prej dijetarėve mu’tezilas, qė gjatė komentimit tė Kur’anit pėrdor shprehje dhe alegori tė larta stilistike e gjuhėsore dhe qė me njė dinakėri , me njė mjeshtri tė rrallė dhe me njė afinitet tė stėrholluar i plason mendimet e veta mu’tezilase, pa u hetuar fort nga lexuesit, ėshtė Zemahsheriu.

    Kam parė shumė prej mufesirėve dhe dijetarėve qė nė librat e tyre pėrmendin mendime tė Zemahsheriut dhe tė dijetarėve tė tjerė mu’tezilas, mendime tė cilat pėrputhen nė tėrėsi me idetė mu’tezilase. Dihet mirėfilli se mendimet e tilla janė plotėsisht tė gabueshme dhe shpien nė devijim.”[8]

    Njė dijetar tjetėr i madh i “Ehli Synnetit” - Ibn Kajjim el Xhevzij ėshtė edhe mė i ashpėr nė gjykimin e tij ndaj tefsireve tė mu’teziles; ai thotė: “Duke shfletuar librat e tyre tė tefsirit, njeriu shpeshherė has nė fundėrrinė mendimesh, nė shprishje dhe ēakėrdisje mendjesh e nė shqetėsime shpirtrash. Fletėt e bardha i bojatisėn me tė zezė dhe futėn dyshime nė zemrat e njerėzve, kurse nė radhėt e dijetarėve futėn pėrēarje e fesad. Ai njeri qė logjikon vetėm njė ēikėz me mendje tė shėndoshė, mund tė vėrejė lehtė doktrinėn e tyre tė humbur e tė devijuar, mu pėr faktin se mu’tezilėt i japin pėrparėsi dhe prioritet mendjes njerėzore ndaj shpalljes hyjnore!!!”[9]


    Mufessirėt (komentatorėt) mė tė njohur tė mu’teziles


    Shumė prej dijetarėve tė Mu’teziles, edhe nė shkencėn e Tefsirit, shfaqėn frymėn e ideve tė fraksionit tė tyre, mirėpo, fatkeqėsisht, pothuajse shumica e kėtyre librave humbėn dhe u tretėn nga dhėmbi i kohės si shumė prej librave tė tefsirit tė fraksioneve tė tjera.

    Duke shfletuar librat e imam Sujutiut dhe nxėnėsit tė tij, Davudit, “Tabekatul mufessirin-Kategoritė e tefsirolologėve”, shohim se shumė prej dijetarėve tė mu’teziles lanė gjurmė tė pashlyeshme nė shkencėn e Tefsirit. Mė tė njohurit janė: Ebu Bekėr Abdurrahman el Kejsami, Ibrahim bin Ismaili, Muhammed bin Abdulvehab bin Selami, Abdullah bin Ahmed el Belhi el Hanefi, Ebul Hasen Ali bin Isa, Sherif el Murteda, El Kadi Abdul Xhebbar dhe Mahmud bin Omer Ez Zemahsheri.

    Ani pse pothuajse shumica e kėtyre dijetarėve kanė shkruar nė shkencėn e tefsirit, sot nėpėr duart tona kemi vetėm tefsiret e kėtyre tre tė fundit, sepse tė tjerėt, siē thamė mė parė, kanė humbur me kalimin e kohės. Kėtu do tė marrim nė shqyrtim dy tefsire, tė Kadi Abdul Xhebbarit dhe tė Zemahsheriut, qė nėpėrmjet tyre tė pėrpiqemi tė depėrtojmė nė brendinė e botės sė mendimit mu’tezilas, pėr tė parė se ē’kahe i dhanė ata komentimit tė ajeteve kuranore.


    “TENZIHUL KUR’AN ANIL METAIN”

    nga Kadi Abdul Xhebbar bin Ahmed




    Autor i kėtij tefsiri ėshtė dijetari i madh El Kadi Abdul Xhebbar bin Ahmed, i cili la gjurmė tė pashlyeshme nė shkencėn e Tefsirit me veprėn e tij: “Tenzihul Kur’an anil metain”. Krijoi edhe nė fushė tė shkencave tė tjera, si nė Ilmul Kelam, Fikh,Usuli Fikh etj. Ishte gjithmonė i respektuar dhe i nderuar nėpėr mexhliset e diturisė, derisa arriti qė tė bėhej njėri prej udhėheqėsve kryesorė tė mu’teziles nė kohėn e tij. Vdiq nė vitin 415 h.[10]

    Tefsiri i tij “Tenzihul Kur’an anil metain” ėshtė tefsir i pjesėrishėm i Kur’anit. Autori u mor vetėm me tefsirin e ajeteve “muhkem dhe muteshabih”, nė tė cilat pėrpiqej tė gjente mbėshtetje pėr t’i plasuar mendimet e veta mu’tezilase, tė cilat i mbron haptazi me ngulm dhe me njė fanatizėm tė tepruar.

    El Kadi Abdul Xhebbari nė tefsirin e tij sulmoi ashpėr dijetarėt e “Ehli Synnetit”, tė cilėt nuk i pranonin idetė e mu’teziles lidhur me ēėshtjen e krijimit tė Kur’anit, pamjes sė Zotit nė Ahiret, krijimit tė veprave tė njeriut etj.



    Qėndrimi i tij ndaj mundėsisė pėr tė parė Allahun xh.sh.


    Pasi mu’tezilėt janė kategorikisht kundėr mundėsisė qė tė shihet Allahu xh.sh. nė Ahiret, ėshtė e natyrshme qė edhe Kadi Abdul Xhebbari ta ndjekė kėtė vijė. Ajeteve tė cilat flasin qartė dhe dėftojnė pėr njė mundėsi tė pamjes sė Zotit nė Ahiret, pėrpiqet t’u japė konotacion dhe kahe krejtėsisht tjetėr. P.sh. gjatė komentimit tė ajeteve 22-23 tė kaptinės El Kijame:

    وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

    “Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara) , qė shikojnė Zotin e tyre”

    thotė :“Dijetarėt e “Ehli Synnetit” pohojnė se ky ajet ėshtė argumenti mė i fortė se Allahu xh.sh. mund tė shihet nė Ahiret, kurse unė tė tillėve u them: Nėse ju pohoni se Allahu ka formė dhe trup, atėherė nuk do tė polemizoj fare me ju , ngase Allahu ėshtė larg kėtyre shpifjeve. Nėse ju thoni se ne, megjithatė kundėrshtojmė ēdo shėmbėllim tė Allahut me krijesa, atėherė patjetėr duhet tė pranoni se tė pamit e Madhėrisė sė Allahut nuk vjen nė konsiderim, meqė shikimi ėshtė reprodukim kontrastiv i syrit nė objektin i cili duhet tė shikohet, e kjo nuk mund tė realizohet veēse nė trupa qė kanė formė. Sipas meje, vazhdon Abdul Xhebbari,-nė kėtė ajet nuk ėshtė fjala pėr shikimin e Madhėrisė sė Allahut por pėr pritjen e mėshirės dhe tė mirėsisė sė Krijuesit nga mirėsitė e Ahiretit.”!!![11]



    Pėrkrahja e Kadi Abdul Xhebbarit ndaj idesė mu’tezilase - “El Menziletu bejnel menziletejn - Vendi nė mes tė dy vendeve”

    Autori i kėtij tefsiri mbėshtet plotėsisht kėtė parim mu’tezilas dhe kėtė e shohim ta shfaqė gjatė komentimit tė ajeteve 2-4 tė kaptinės El Enfal :

    إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آياتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًَا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ. الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُون أُوْلَئِكَ هُمْ الْمُؤْمِنُونَ حَقًّا

    لَهُمْ دَرَجَاتٌ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَمَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ.

    “E besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė cilėve, kur pėrmendet emri i Allahut, u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre. Dhe, tė cilėt falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me se Ne i furnizuam, ata japin. Tė tillėt janė besimtarė tė vėrtetė dhe pėr kėtė kanė vende tė larta te Zoti i tyre, kanė falje dhe kanė furnizim nė mėnyrė tė ndershme.”

    kur thotė: “Tėrė kjo argumenton se Imani ėshtė fjala dhe vepra nė tė cilėn hyjnė tė gjitha kėto adhurime. Besimtari nuk mund tė jetė besimtar i vėrtetė pa i kryer kėto adhurime, e nė momentin qė rrėshqet nė kurthėn e mėkateve tė mėdha, ai del prej grupit tė besimtarėve dhe automatikisht hyn nė radhėn e kafirave (pabesimtarėve)!!!”



    * * *




    Kėto qenė disa nga komentimet e mufessirit Kadi Abdul Xhebbar, nė tė cilat shihet animi i tij haptazi pėr idetė mu’tezilase. Megjithatė, ky tefsir i cili sot gjendet i botuar nė njė vėllim, meritoi interesimin dhe vėmendjen e shumė dijetarėve, ngase stili i tij ėshtė i lartė dhe pėrmban alegori tė fuqishme, tė cilat ia shtojnė shumė vlerėn si libėr, natyrisht nėse zhveshet nga mendimet dhe idetė e dėmshme tė fraksionit tė mu’teziles.


    “EL KESH-SHAF AN HAKAIKI ET TENZIL VE UJUNIL EKAVIL FI VUXHUHI ET-TE’VIL”

    nga Zemahsheriu


    Autori i kėtij tefsiri ėshtė Mahmud bin Umer bin Muhammed bin Ahmed ez-Zemahsheri. U lind nė vitin 467 h. nė fshatin Zemahsher tė Havarizmit.[12]

    Qysh nė rininė e tij tė hershme u shqua si filolog i pashoq nė tė gjitha degėt e gjuhės, gramatikės dhe letėrsisė. Padyshim, ėshtė njė prej dijetarėve mė tė shquar qė pati ndonjėherė bota islame. Vdiq nė natėn e Arefatit, nė vitin 538 h.

    Tefsiri i tij “Kesh-shafi” konsiderohet si njė nga librat mė tė mirė tė Tefsirit nga aspekti i retorikės dhe i shkencave tė saj : tropikės, alegorisė dhe poetikės.

    Kesh-shafi ka qenė objekt studimi dhe interesimi i shumė dijetarėve, kėshtu qė shumė prej dijetarėve shkruan libra dhe studime lidhur me tė, duke na lėnė njė thesar tė ēmueshėm, ngase Kesh-shafi si libėr i tefsirit, po tė zhvishet nga idetė mu’tezilase , vėrtet meriton njė gjė tė tillė.

    Komentimet ajeteve kuranore nga ana e tij, tregojnė qartė pėr pėrcaktimet e tij tė thella mu’tezilase, tė cilat i mbron me tėrė forcėn e tij intelektuale, siē do ta shohim gjatė disa komentimeve tė tij. Nė tė vėrtetė, Kesh-shafi dallohet nė shumė aspekte nga tefsiret e tjera; Nuk ėshtė i gjatė dhe nuk ėshtė i stėrngarkuar; ėshtė pėrqendruar nė rregullat gjuhėsore dhe ka njė retorikė e stil tė mrekullueshėm gjuhėsor.[13]



    Qėndrimi i tij ndaj ēėshtjes sė krijimit tė Kur’anit


    Nė kėtė ēėshtje, Zemahsheriu pėrkrah plotėsisht mėsimet mu’tezilase dhe thotė se Kur’ani ėshtė i krijuar. Ai pohon njė gjė tė tillė me ngulm, qysh nė fillim tė parathėnies sė tefsirit tė tij, kur thotė: “Falėnderimi i qoftė Allahut, i Pėrhershėm pa fillim, i Cili krijoi gjithēka nga mosekzistenca, e krijoi Librin plot dritė, argumentet e tė cilit flasin vetė, - Kur’an i zbritur nė gjuhėn arabe, pa ndonjė mangėsi.”[14]

    Qėndrimi i Zemahsheriut ndaj mėkatarit tė madh


    Zemahsheriu pėrkrah mendimin se nėse autori i mėkatit tė madh vdes pa u penduar, do tė jetė pėrherė nė zjarrin e Xhehennemit.

    P.sh. kur e komenton ajetin 48 tė kaptinės En Nisaė :

    إِنَّ اللَّهَ لاَيَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ

    “S’ka dyshim se Allahu nuk e fal (mėkatin) t’i bėhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt tė dojė”.

    ai thotė se Allahu xh.sh. nuk e falė mėkatin nėse i bėhet shok (rival) Zotit , ndėrsa mėkatet e tjera i fal, me kusht qė mėkatari tė pendohet!

    Sipas ajetit nė fjalė, del mė se e qartė se kjo nuk kushtėzohet nga tevbeja dhe as qė ceket ajo, por Zemahsheriu e plason idenė mu’tezilase dhe e bėn tevben kusht tė domosdoshėm!


    Qėndrimi i Zemahsheriut ndaj krijimit tė veprave tė njeriut


    Zemahsheriu pohon se Allahu xh.sh. nuk i ka krijuar veprat e njerėzve (robėrve), por njeriu vetė i krijon ato. P.sh. kur e komenton ajetin 272 tė kaptinės El Bekare :

    لَيْسَ عَلَيْكَ هُدَاهُمْ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ

    “Nuk ėshtė detyrim yti ( Muhammed) udhėzimi i tyre ( nė rrugė tė drejtė), Allahu e shpie nė rrugė tė drejtė atė qė do...”

    ndėr tė tjera thotė: “Nėse Allahu i ka krijuar veprat e njerėzve e pastaj pėr ato vepra i gjykon njerėzit, kjo do tė ishte mizori dhe padrejtėsi, e Drejtėsia e pėrsosur dhe absolute e Allahut nuk lejon njė gjė tė tillė”!!![15]



    Qėndrimi i Zemahsheriut ndaj sihrit (magjisė)


    Zemahsheriu, si edhe tė gjithė dijetarėt e tjerė tė mu’teziles, nuk e pranon magjinė si njė realitet. Kur e komenton kaptinėn El Felek:

    قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَق وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

    وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثاتِ فِي الْعُقَد وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

    “Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit! Prej dėmit tė asaj qė Ai krijoi, dhe prej dėmit tė natės kur ajo ngryset, dhe prej dėmit tė atyre qė fryjnė (fjalė tė magjisė) nė nyja (tė lidhura), dhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.”

    ai i nėnēmon dijetarėt e Ehli Synnetit, tė cilėt thonė se magjia (sihri) ėshtė njė realitet, ngase vetė Allahu xh.sh. e ka konfirmuar dhe vėrtetuar kėtė gjė nė shumė vende nė Kur’an, si fjala vjen nė tregimin e Musait a.s. me magjistarėt e faraonit, nė tregimin e Harutit dhe Marutit, pas vdekjes sė Sulejmanit a.s. etj.



    * * *


    Ibni Muniri, i cili deri mė tash bėri studimin mė tė thukėt tė Kesh-shafit , ēuditet pėr kėtė kryeneēėsi tė Zemahsheriut nė refuzimin e tė vėrtetave tė qarta, tė cilat janė cekur nė Kur’an dhe Synnet, dhe thotė: “Zemahsheriun e nxiti egoja e Unit tė vet, derisa e mohoi edhe atė qė s’kishte arsye ta mohonte. Kėtė e bėri vetėm e vetėm pėr hir tė ngadhėnjimit tė ideve tė tij mu’tezilase, gjė qė megjithatė nuk e arriti kurrė.”[16]

    Thuhet se para vdekjes, Zemahsheriu la amanet qė mbi epitafin e varrit tė tij tė shkruheshin kėto vargje:

    O Zot i Plotfuqishėm, sot tė erdha mysafir nė mirėsitė e Tua tė pakufishme,

    E mysafiri ka nder e respekt nga ai qė e pret,
    Prandaj, tė lutem m’i fal mėkatet e mia, se ato vėrtet janė shumė

    Dhe nuk ka kush qė i fal pos Teje , o Mikpritėsi mė fisnik, o i Gjithmėshirshėm !



    Kėto vargje tė Zemahsheriut, disa dijetarė i kanė komentuar si pendim tė Zemahsheriut nga idetė mu’tezilase.[17]

    Sidoqoftė, Zemahsheriu la gjurmė tė pashlyeshme nė shkencėn e tefsirit me “Kesh-shafin” e tij, i cili sot e kėsaj dite mbetet objekt studimi i vazhdueshėm pėr studiuesit e ardhshėm tė shkencave tė tefsirit.



    * * *


    Kėto qenė librat mė tė njohur tė tefsirit, tė botuar dhe qė kanė mbetur nga trashėgimia kulturore e mu’teziles. Edhe pse shumė prej tefsireve tė tyre kanė tretur me kalimin e kohės, prapėseprapė kėto dy tefsire qė i patėm si objekt shqyrtimi, na ofruan njė pasqyrė reale nė lidhje me pėrcaktimet ideologjike tė mu’teziles dhe shfaqin mė sė miri botėn e mendimit mu’tezilas.

    Ndonėse parimet e mu’teziles janė hudhur poshtė nga ana e dijetarėve mė eminentė islamė, si tė pabaza, prapėseprapė kontributi i mu’teziles pėr Islamin, nuk bėn tė harrohet, ngase mu’tezilėt kanė qenė digė mbrojtėse ndaj rrymave tė ndryshme filozofike me orientime antiislame dhe ata qenė qė i dhanė impulse tė reja mendimit islam.[18] Ata i nxitėn mendjet mė tė ndritura islame qė tė ngrinin zėrin e arsyes pėr mbrojtjen e parimeve fundamentale tė besimit islam nga ēdo mangėsi e devijim.

    =============================




    [1] Dr. Mustafa Shek’ah - “Islam bila medhahib” , fq.393, Kajro 1991

    [2] “Et Tefsir vel mufessirune” , vėll. I , fq. 348

    [3] “Mudhekkeretul firek” , fq. 6

    [4] “Med’hal ila menahixhil mufessirine” , fq. 176

    [5] Po aty, fq. 178

    [6] “Islam bila medhahib” , fq. 397

    [7] “Med’hal ila menahixhil mufessirine” , fq. 180

    [8] “Mukaddimetu ibni Tejmije fi Uuli-t-tefsir”, fq. 22, Damask 1988.

    [9] Ibn Kajjim el Xhevzij - “A’ėlamu el muvekiine”, pjesa I , fq.78, Kajro 1325 h.

    [10] Ibni Ahmed ed Davudi - “Tabekatul mufessirin” vėll. I , fq. 256 Kajro 1994

    [11] “Et-Tefsiru vel mufessirune” , vėll. II, fq. 375

    [12] “Tabekatul mufessirine” , vėll. II , fq.314

    [13] “Zadurr-Rragibin fi menahixhil mufessirine” , fq. 97

    [14] Zemahsheriu - “El Kesh-shaf” , vėll. I , fq. 162, Kajro 1308 h.

    [15] “Med’hal ila menahixhil mufessirine” , fq. 182

    [16] Ibni Munir “El insafu fi ma tedammunuhu El Kesh-shafu minel i’tizal” , vėll. II , fq. 568, Kajro (pa vit botimi).

    [17] “Tabekatul mufessirine” , vėll. I , fq. 316

    [18] “Mudhekkeretul firek” , fq. 7


    ***Vazhdon me: TEFSIRI RACIONAL

  10. #10
    TEFSIRI RACIONAL




    Tefsiri racional pėrpos katėr burimeve nė tė cilat mbėshtetet tefsiri tradicional qė janė:
    1. Kur’ani fisnik;
    2. Syneti (hadithet) i Pejgamberit a.s.;
    3. Fjalėt e sahabėve dhe
    4. Fjalėt e tabiinjve (nėse tė gjithė janė unikė rreth njė ēėshtjeje),
    nė disa raste mbėshtetet edhe nė komentime racionale (logjike), tė cilat janė mendime dhe ide tė mufesirit, por gjithėsesi tė bazuara nė 4 burimet e theksuara mė parė.

    Nė lidhje me kėtė metodė dhe lloj tė komentimit racional - التفسير بالرأى dijetarėt janė ndarė mė dysh; njėri grup e ka ndaluar rrebtėsisht duke u mbėshtetur nė argumente kuranore dhe nė hadithe tė Pejgamberit a.s., kurse grupi tjetėr ka lejuar njė komentim tė tillė, por nėn kushte dhe kritere tė rrepta, tė cilat duhen respektuar nė mėnyrė rigoroze.

    Ata qė ndaluan komentimin e Kur’anit nė mėnyrė racionale, mbėshteten mbi faktin se tė komentosh diēka nga Kur’ani sipas mendjes, do tė thotė tė thuash pėr Allahun atė pėr se nuk ke njohuri. Kėtė mendim tė tyre e mbėshtesin nė ajetin 33 tė kaptinės “El-A’raf”:



    قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّي الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالْإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَنْ تُشْرِكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَنْ تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

    “Thuaj Zoti im i ndaloi vetėm tė kėqijat e turpshme, le tė jenė tė hapta ose tė fshehta, ndaloi mėkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa tė drejtė, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa pasur pėr kėtė kurrfarė argumenti, dhe, ndaloi tė thoni pėr Allahun atė qė nuk e dini se a ėshtė e vėrtetė.”

    Nė anėn tjetėr kėta dijetarė konsiderojnė se vetėm Pejgamberi a.s. ishte kompetent pėr tė dhėnė sqarime dhe komentime rreth Librit tė Allahut xh.sh., dhe askush tjetėr, ashtu siē thotė edhe ajeti 44 i kaptinės “En-Nahl”:

    وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

    “Ty ta zbritėm Kur’anin qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre ..”

    Ky grup marrrin si argument pėr moslejimin e komentimit racional edhe hadithin e Pejgamberit a.s.: “Ai qė flet diē rreth Kur’anit sipas mendimit tė tij, edhe nėse ia ka qėlluar, ai ka gabuar.” (Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

    Edhe sahabėt kanė qenė rigoroz qė tė mos flisnin diēka rreth ajeteve kuranore nga mendja e tyre si f.v Ebu Bekri kur thotė: “Cila tokė do tė mė mbajė dhe cili qiell do tė mė bėjė hije (do tė mė mbulojė), nėse flas nga mendja ime pėr ndonjė prej ajeteve tė Kur’anit?”

    Nė anėn tjetėr, grupi i atyre dijetarėve qė lejuan komentimin racional, natyrisht duke iu pėrmbajtur atyre kritereve tė rrepta, po ashtu kanė argumentet e tyre dhe thonė se:

    - Tė menduarit ėshtė njė lloj dijeje a shkence;

    - Pejgamberi a.s. ka vdekur dhe nuk e ka komentuar Kur’anin nė tėrėsi (por ka komentuar vetėm atė qė ka qenė e nevojshme pėr nivelin e tė kuptuarit nė atė kohė);

    - Ndalesa qė del nga hadithi i theksuar mė lart, ka tė bėjė me ata qė flasin kuturu pėr Librin e Allahut, pa kurrfarė argumenti, por flasin vetėm si ua merr mendja;

    - Sahabėt, siē ishte Ebu Bekri ose edhe tė tjerėt, i kanė thėnė ato fjalė thjesht tė shtyrė nga devotshmėria e tyre e pashoqe, dhe nga frika se mos po gabonin diēka gjatė ndonjė komentimi tė Kur’anit.

    Grupi i pėrkrahėsve tė komentimit racional, pos kėtyre argumenteve sollėn edhe ajete kuranore nė lidhje me mendimin e tyre si f.v::

    كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ

    “ (Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t’i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsime prej tij ata qė kanė mend (logjikojnė).” (Sad, 29)

    Pastaj:

    وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُوْلِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ

    “...e sikur t’ia linin atė (pėrhapjen e lajmit) Pejgamberit dhe pėrgjegjėsve tė tyre, ata do tė dinin tė nxjerrnin pėrfundime...” (En-Nisa’ė, 83)

    Kėta dijetarė, ndėr tė tjera kanė thėnė: Po tė ishte tefsiri racional i ndaluar, atėherė as ixhtihadi si institucion me rėndėsi tejet tė madhe nė Islam nuk do tė ishte i lejuar.

    Nga tėrė kjo qė u tha nė lidhje me komentimin racional, shihet se ekzistojnė dy lloj komentimesh racionale:
    - komentim racional i pėlqyeshėm (mahmud), dhe
    - komentim racional jo i pėlqyeshėm (medhmum).


    Komentim i pėlqyeshėm ėshtė kur zbatojmė dhe respektojmė tė gjitha konditat dhe kriteret e pėrcaktuara - Kur’anin, Synetin, Ixhmain, Kiasin etj, kurse komentim racional jo i pėlqyeshėm ėshtė kur bėjmė komentime tė njėanshme, komentime egoiste, tė shtytur nga verbėsia fraksioniste, siē bėnė shiinjtė, nė disa raste edhe mu’tezilėt.

    Ē’duhet tė dijė ai qė dėshiron t’i hyjė komentimit tė Librit tė Allahut me metodėn e komentimit racional


    Ndonėse dijetarėt islamė kanė lejuar mėnyrėn racionale tė komentimit tė Kur’anit megjithatė ata kanė pėrcaktuan disa kushte dhe kritere tė veēanta, tė cilat assesi nuk bėn tė injorohen, sepse nga realizueshmėria dhe praktikimi i tyre, varet edhe tė gjykuarit nėse ėshtė i vlefshėm dhe i pėlqyeshėm akėcili tefsir apo jo.

    Tefsirologėt, pėrcaktuan nė kėtė aspekt hiē mė pak se njohjen e pėpiktė tė psėmbėdhjetė shkencave, tė cilat i numėroi edhe imam Sujutiu nė librin e tij “El Itkan fi Ulumil Kur’an”, qė janė:


    1. Njohja e mirė e gjuhės arabe


    Me anė tė njohjes sė mirė tė gjuhės arabe, komentuesi arrin tė sqarojė fjalėt e panjohura dhe qėllimin e tyre nė bazė tė pozitės sė secilės sentencė nė fjali. Ėshtė e pamohueshme qė gjuha arabe ėshtė ndėr gjuhėt mė tė pasura nė botė me idioma dhe fjalė e shprehje qė kanė kuptime tė shumta, prandaj ai qė dėshiron njė komentim tė mirėfilltė tė Kur’anit, sė pari duhet tė ketė njohuri tė bollshme rreth kėsaj gjuhe, tė cilėn Allahu xh.sh. e zgjodhi tė jetė gjuhė e mesazhit tė Tij tė fundit drejtuar njerėzimit.



    2. Njohja e sintaksės

    Kjo shkencė duhet tė njihet patjetėr, sepse sipas rendit tė fjalėve kuptimet e tyre mund tė ndryshojnė, kėshtu qė mosnjohja e kėsaj shkence mund tė shkaktojė keqinterpretime tė ndonjė fjalie kuranore.



    3. Njohja e morfologjisė


    Me anė tė kėsaj shkence zotėrohen trajtat e fjalėve dhe rregullat e formimit tė fjalėve. Ibn Farisi thotė: “Atij qė i kalon kjo shkencė pa e ditur, atij i ka kaluar e shumta e dijes”, kurse Zemahsheriu thotė: “Prej gabimeve mė tė mėdha nė tefsir ėshtė nėse dikush e komenton ndonjė fjalė kuranore pa e njohur mirė morfologjinė si p.sh. fjala “bi imamihim” nė ajetin 71 tė kaptinės “El-Isra’ė”:

    يَوْمَ نَدْعُو كُلَّ أُنَاسٍ بِإِمَامِهِمْ

    “(pėrkujto) Ditėn kur do tė thėrrasim secilin njeri me prijėsin (librin, pejgamberin, shėnimet e veprave) e tyre.”

    Tė konsiderohet si fjalė e nxjerrė prej fjalės (Ummun – Nėnė) , dhe se, njerėzit do tė thirren nesėr nė Ditėn e Gjykimit me emrat e nėnave tė tyre pa u cekur emrat e etėrve. Natyrisht se ky ėshtė njė komentim i gabuar, i pafalshėm dhe i patolerushėm. Njė gabim tė kėtillė mund ta bėjė vetėm ai qė nuk ka fare njohuri rreth shkencės sė morfologjisė, sepse dihet shumė mirė se fjala (Ummun - Nėnė) kurrė nuk mund tė jetė njėjės i fjalės (Imam – prijės… etj), por ėshtė njėjės i shumėsit (Ummehat – nėnat). [1]



    4. Njohja e etimologjisė sė emrave


    Kjo shkencė ka rėndėsi dhe peshė tė madhe pėr tefsirologun, sepse nėse rrėnja e njė emri mund tė jetė prej prejardhjeve tė ndryshme, natyrisht edhe kuptimet do tė ndryshojnė si p.sh. nėse fjala “mesiih” ėshtė prej rrėnjės “meseha” apo prej rrėnjės “sejeha”?!



    5.6.7. Njohja e tri shkencave tė retorikės: alegorisė , tropeve dhe stilistikės-poetikės

    Me anė tė “alegorisė“ njihen specifikat dhe veēoritė e formėsimit tė fjalėve dhe kuptimet e tyre alegorike, me anė tė “tropeve“ njihen specifikat sipas ndryshueshmėrisė sė fjalėve nė sqarimin e argumentit, qoftė ai i dukshėm, qoftė i fshehtė (alegorik), dhe me anė tė “stilistikės-poetikės“ arrijmė tė njohim thurjen e bukur tė fjalive.



    8. Njohja e llojeve tė leximit

    Njohja e kėsaj shkence ka rėndėsi tė veēantė, sepse me njohjen e llojeve tė leximit shumė lehtė mund tė bėhet dallimi i kiraeteve tė pranueshme dhe tė papranueshme. Nė mesin e dijetarėve njihen 6 lloje tė kiraeteve (leximeve):

    1. El Mutevatir

    2. El Mesh’hur

    3. El Ahad

    4. Esh Shadh-dh

    5. El Mevdu’ė

    6. El Muderrexh.


    Dy kiraetet e para: “El Mutevatir” dhe “El Mesh’hur”, janė tė pranuara, lexohet dhe punohet me to, kurse katėr tė tjerat nuk i plotėsojnė kushtet e parapara pėr tė qenė kiraete tė pranuara.



    9. Njohja e Ilmul Kelamit


    Me anė tė kėsaj shkence komentuesi mund tė argumentojė lidhur me faktin qė pėrkon me Njėsinė e Allahut xh.sh., pėr cilėsitė e Tij, pėr Ditėn e Gjykimit dhe pėr shumė ēėshtje tė tjera me rėndėsi tė cilat hyjnė nė fushėn e kėsaj shkence.



    10. Njohja e Usuli-Fikhut


    Me anė tė kėsaj shkence arrihet tė njihet nxjerrja e dispozitave nga ajetet kuranore, pastaj tė njihen nocionet “Am” e “Has”, “Itllak” e “Takjiid”, “Ixhmal” e “Tebjiin” etj, pa njohjen e tė cilave as qė mund tė fillohet komentimi i Kur’ani Kerimit.



    11. Njohja e shkaqeve tė zbritjes


    Me njohjen e mirė tė kėsaj shkence komentuesi i Kur’anit, nė mėnyrė tė pėrpiktė, ka para vetes njė pasqyrė reale pėr secilin ajet se ku, pėr kė dhe pėrse ka zbritur.



    12. Njohja e rrėfimeve kuranore


    Njohja e kėtyre rrėfimeve nė detaje, ėshtė njė ndihmesė e madhe pėr komentuesin, ngase Kur’ani disa prej rrėfimeve i ka cekur vetėm shkurtimisht dhe nė mėnyrė sipėrfaqėsore.



    13.Njohja e ajeteve derroguese dhe atyre tė derroguara (nasih dhe mensuh)


    Po ashtu edhe njohja e kėsaj shkence ka rėndėsi tė madhe, pasi me anė tė saj dihet se cilat ajete janė “muhkem” - ajete tė cilėt pėrmbajnė dispozita qė duhen zbatuar. Nė tė kundėrtėn, mosnjohja e kėsaj shkence mund tė sjell nė situata qė komentuesi tė japė ndonjė koment apo fetva tė gabuar duke marrė pėr argument ndonjė prej ajeteve tė derroguara, qė ėshtė njė humbje e qartė.



    14.Njohja e mirė e haditheve sqaruese rreth disa ajeteve


    Njė njohuri e tillė komentuesve ua lehtėson punėn, sepse pas Kur’anit qė ėshtė vetė sqaruesi mė i mirė i Kur’anit (komentimi i Kur’anit me Kur’an), Hadithi-Syneti i Pejgamberit a.s. vjen menjėherė i dyti si sqarues dhe komentues mė i mirė i Kur’anit.



    15. Afiniteti i dhuruar nga ana e Allahut xh.sh.


    Kjo ėshtė njė dhunti qė Allahu xh.sh. i jep atij dijetari musliman i cili punon me pėrkushtim e sinqeritet me atė qė di, nė lartėsimin e Islamit dhe Fjalės sė Allahut tė Plotfuqishėm. Vetė Allahu xh.sh. pohon njė gjė tė tillė kur nė Kur’an:

    وَاتَّقُوا اللَّهَ وَيُعَلِّمُكُمْ اللَّهُ

    “ Kinie frikė Allahun, se Allahu u dhuron dituri ...” (El-Bekare 282).

    Kėtė konstatim mund ta nxjerrim edhe nga njė hadith i Pejgamberit a.s.: “Ai qė punon me atė qė di, Allahu do t’i dhurojė njė dije tė cilėn s’e ka ditur mė parė”

    Nė librin “El Burhanu fi Ulumil Kur’an”, ndėr tė tjera, thuhet: “Dije se ai qė nė zemrėn e tij ka mendjemadhėsi, jepet pas epsheve tė kėsaj bote, e dėshiron kėtė jetė mė tepėr se Ahiretin, dhe bėn mėkate tė vazhdueshme e nuk pendohet, kurrsesi nuk mund tė arrijė tė njohė kuptimin e vėrtetė tė Shpalljes (Kur’anit).”[2]

    Nė lidhje me kėtė konstatim jep shenjė edhe ajeti kuranor:

    سَأَصْرِفُ عَنْ آيَاتِي الَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ

    “Unė do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata tė cilėt pa pasur tė drejtė bėjnė kryelartėsi nė tokė...” (El-A’raf, 146),

    Ibni Ujmene gjatė komentimi tė kėtij ajeti thotė: “Allahu xh.sh. tė tillėve (mendjemėdhenjve....) u pamundėson tė arrijnė tė njohin kuptimet e vėrteta tė Kur’anit” [3]

    Kėto janė disa nga dituritė-shkencat tė cilat i gjykojnė dijetarėt si njohuri tė domosdoshme pėr t’iu qasur komentimit tė Librit tė Allahut. Megjithatė, ky numėr i shkencave qė u pėrmendėn me kėtė rast, nuk ėshtė potenciali i tėrė qė duhet ditur e njohur nga komentuesi i Kur’anit, sepse pėr tė komentuar Kur’anin duhet tė kemi njohuri edhe pėr historinė e popujve tė hershėm, pėr gjeografinė, biologjinė, anatominė, fizikėn, astronominė e shumė shkenca tė tjera, por dijetarėt kanė theksuar se minimumi i atyre qė duhen ditur, janė kėto pesėmbėdhjetė.[4]

    Ndėr tefsiret mė tė njohur tė Ehli Synnetit me komentimin racional janė:

    1. “Mefatihul Gajb “ - nga Imam Fahrudin er-Rraziu (544-606 h).

    2. “El Bahrul Muhit “ - nga Ibni Hajjan el Endelusi (lindur 654).

    3. “Envaru-t-tenzil ve esraru-t-te’ėvil“ - nga Kadi el Bejdavi (vdiē 685 ose 691), i cili pėrafėrsisht ėshtė njė version i shkurtėr dhe i kombinuar nga “Kesh-shafi” i Zemahsheriut dhe tefsiri “Mefatiihul Gajbi” i Fahru Rraziut.

    4. “Lubabu-t-te’vil fi meani-t-tenzil” - ose “Tefsirul Hazin” - nga Alaeddin ebul Hasen Ali bin Mahmud (678-741).

    5. “Medariku-t-tenzil ve hakaiku-t-te’vil” - ose “Tefsiru-n-Nesefij” - nga Ebul Berekat Abdullah bin Ahmed bin Mahmud en-Nesefij (vdiē 701). Ky tefsir konsiderohet tė jetė po ashtu njė version i shkurtėr i “Kesh-shafit”, pa thėniet e Zemahsheriut nė lidhje me qėndrimet e tij mu’ėtezilite.

    6. “Garaibul Kur’an ve regaibul Furkan” - nga Nisaburi.

    7. “Tefsirul Xhelalejn” - nga Xhelaluddin el Mehal-li dhe Xhelaluddin es-Sujuti.

    8. “Es-Siraxhul munir” - nga Hatib esh-Sherbini (vdiē 977).

    9. “Irshadu-l akli-s-selim ila mezaja-l Kur’ani-l-kerim” - nga Muhammed El Imadi Ebu Su’ud.

    10. “Ruhul Meani “ - nga El Alusi.



    Edhe “Keshafi” i Zemahsheriut qė ėshtė prej tefsireve tė mu’teziles, i takon kėtij lloji tė komentimi racional,[5] ashtu siē janė edhe tė gjithė tefsirėt bashkėkohorė si ai i Muhammed Reshid Ridasė “Tefsirul Menar”, i Sejjid Kutbit “Fi Dhilalil Kur’an”, i Abdul Hamid Kishkut “Fi Rihabi-t-Tefsiri” , pastaj i Sha’raviut “Havatiri havlel Kur’anil Kerim”, e shumė tė tjerė.


    Imam Fahrudin Rraziu dhe tefsiri i tij “Mefatiihul Gajb”
    (544 h. - 606 h.)



    Tė frymėzuar nga Kurani si thesar i pashtershėm i fjalės hyjnore, dijetarėt islamė shkruan libra tė tėrė tė tefsirit, nė tė cilėt zunė vend fjalėt, mendimet dhe komentimet e tyre, qė sot e kėsaj dite nuk kanė humbur aspak nga vlera dhe shkėlqimi i tyre.

    Padyshim vendin mė tė spikatur nė shkencėn e tefsirit dhe sidomos nė tefsirin racional e zė Muhammed bin Umer bin Husejn bin Ali et Tejmijj, El Bekrijj, et Taberistani, er Rrazi, i njohur mė shumė si Fahrudin er Rraziu ose Ibnul Hatib esh Shafiij, - Imam i mutekel-liminėve, krenaria e Islamit dhe e muslimanėve dhe kurora e dijetarėve tė kohės.

    Fahrudin Rraziu u lind nė qytetin Rrejj nė vitin 544 h. dhe vdiē mė 606 h. nė Hera. Ishte i njohur, i nderuar dhe i respektuar nė ndenjet e dijes (vendtubimet e dijetarėve) nga tė gjithė. Meqė ishte njė det i vėrtet i dijes nė shkencėn e tefsirit, tė akaidit (ilmul kelamit), logjikės, filozofisė, astronomisė, mjekėsisė shkencave filologjike, fikhut dhe usuli fikhut etj., shumė prej dijetarėve tė kohės nga tė gjitha anėt e botės islame, ia mėsynin vendtubimeve ku ai ligjėronte.

    Shkroi nė lėmenj tė ndryshėm. Ibni Halekani thotė: “Librat (veprat) e tij ishin shumė tėrheqėse dhe tė dobishme”. Duke qenė tė tilla, u shpėrndanė dhe lexoheshin nėpėr tėrė botėn islame. Shkroi mbi 67 vepra nė lėmenj tė ndryshėm fetarė-shkencorė.

    Nė shkencėn e Ilmul Kelamit-apologjetikės:

    - “El Bejanu vel burhanu fi-rreddi ala ehli zejgi vet tug-jan”

    - “Tehdhibu-d-delail ve ujunil mesail”

    - “Irshadu-n-nedhair ila letaif el esrar”

    - “Risaletun fi nubuvvat”

    Nė shkencėn e Tefsirit:

    - Tefsirul Kebir- “Mefatiihul Gajbi”

    - “Tefsiru suretil Fatiha”

    - Tefsiru es Sagir - “Esraru-t-tenzil ve envaru-t-te’vil”

    - “Tefsiru Esmail Husna”

    Nė shkencėn e Usuli Fikhut:

    - “El Mahsul”

    - “Tenbihul Ishareti”

    - “El Mealim”

    Nė shkencat logjike, filozofi dhe metafizikė:

    - “Sherhul isharat li Ibni Sina”

    - “Mebahithul vuxhudi vel ademi”

    - “Mebahithul xhedeli”

    Nė mjekėsi:

    - “Mesail et-tibb”, etj.

    Imam Fahru Raziu ka shkruar edhe nė gjuhėn persiane si: “Err-Rrisaletul kemalijeh”, “Tehxhin ta’xhizil felasifeti” etj., por padyshim ajo qė ngriti emrin e tij nė kulmet e famės dhe renomesė nė botėn islame, ėshtė kryevepra e tij nė shkencėn e tefsirit “Mefatihul Gajbi” ose “Tefsirul kebir”.[6]

    Dijetarėt, pa dallim janė tė mendimit se Fahru Rraziu ishte dijetari qė e dėrgoi Allahu qė tė ripėrtėrinte mėsimet islame nė shekullin VI hixhri.

    Edhe dijetarėt e proviniencės islame shqiptare, si Hafiz Ibrahim Dalliu nė “Ajka e kuptimevet tė Kur’ani Qerimit” dhe tė tjerėt, nga tefsiri i Rraziut u pajisėn dhe u frymėzuan me njohuri tė reja pėr Islamin dhe pėr kuptimet shumėdimensionale tė Kur’anit fisnik. Dalliu nė “Ajka e kuptimevet tė Kur’ani Qerimit”, komentet e tij kryesisht i bazon nė Rraziun.



    Vlera dhe karakteristikat e tefsirit tė Rraziut


    Tefsiri i Fahru Rraziut ėshtė njė ndėr tefsirėt mė madhėshtorė tė shkruara ndonjėherė nė kėtė shkencė. Vlera e tefsirit tė tij ėshtė e madhe, aq mė tepėr kur dihet se ky tefsir ėshtė prej tefsireve racionalė, i cili, pėrpos ajeteve dhe argumenteve kuranore, pėrmban edhe argumente logjike-racionale.

    Ky tefsir konsiderohet, me plot tė drejtė, tefsiri mė komplet, mė i vlefshmi dhe mė origjinali sipas metodės sė komentimit racional, qė i plotėson tė gjitha kushtet e parapara nga dijetarėt pėr lejimin e komentit tė librit tė Allahut sipas kėsaj metode.

    Tefsirin e Rraziut e karakterizojnė dhe e dallojnė shumė gjėra nga tefsiret e tjera, si:

    - Ėshtė plotėsisht i pastėr nga israiliatet pėrjashtimisht nė disa raste tejet tė rralla, kur i cek disa rrėfime israilite vetėm sa pėr t’i demaskuar si jo tė vėrteta, siē ėshtė fjala pėr trillimin e disa tregimeve apokrife rreth Harutit dhe Marutit tek ēėshtja e sihrit nė Babiloni.

    - Me ngulm i refuzoi dhe i hodhi poshtė disa transmetime tė trilluara, tė cilat cenojnė drejtpėrdrejt “tė mbrojturit e pejgamberėve- ismetul enbijaė”.

    - Ėshtė karakteristik pse sjell shumė argumente rreth njė ēėshtjeje tė caktuar dhe pėr demaskimin e dyshimeve rreth saj. Rraziu, pas cekjes sė njė a disa ajeteve gjatė komentimit, prek shumė ēėshtje-mes’ele, pastaj nė njė ēėshtje tė caktuar zgjerohet duke e shtjelluar nė mėnyrė tė shkėlqyer shkencore si nga aspekti gjuhėsor, i apologjetikės, filozofik, i kiraeteve, i shkakkut tė zbritjes, Usuli fikh, poezi etj.

    - Ėshtė shumė i pasur nė transmetime tė “shkaqeve tė zbritjes - esbabu en nuzul” rreth njė ajeti, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve i mbėshtet te ndonjė sahabij ose tabiij i njohur.

    - Ajo qė karakterizon kėtė tefsir ėshtė edhe ngjyra filozofike, ku Rraziu shfaqi tėrė afinitetin e tij prej dijetari i cili iu kundėrvu fuqishėm rrymave tė ndryshme filozofike, pastaj mu’tezilėve, rafidinjve etj., duke mbrojtur denjėsisht parimet e Ehli Synnetit.

    - Karakterizohet pėr “munasebatet”- lidhmėritė mahnitėse ndėrmjet ajeteve dhe sureve, me tė cilat i ka tejkaluar dukshėm tė gjithė dijetarėt para tij, etj.

    - Fahru Rraziu gjatė komentimit tė disa ajeteve nė lėmin e Fikhut dhe Usuli Fikhut anon mė tepėr nga drejtimi juridik i shkollės shafite, sepse edhe vetė i pėrkiste kėtij drejtimi.

    - Fahru Rraziu nė kėtė tefsir ka cekur edhe mendimet e mufesirėve mė tė mėdhenj, si: Ibni Abbasit, Muxhahidit, Katades, Suddiut, Seid bin Xhubejrit, Taberiut, Mukatilit, Bakilaniut, Vahidiut, Ibn Kutejbes, Tha’lebiut dhe Zimahsheriut, madje nga ky i fundit zgjodhi mendimet e tij mu’tezilase, tė cilave pastaj iu kundėrvu me kundėrargumente tė forta dhe bindėse.

    - Ka transmetuar nga aspekti gjuhėsor edhe nga filologėt mė tė famshėm, si: Esmeiu, Ebi Ubejde, Zuxhaxhi, Ferrai etj.[7]

    - Njė e metė e tij qė gjithėsesi vėrehet gjatė shfletimit tė kėtij tefsiri ėshtė se pėr tė argumentuar Rraziu shumė pak u mbėshtet nė hadithet e Pejgamberit a.s.. Kėtė ndoshta e bėri nga frika se mos po transmetonte ndonjė hadith tė dobėt ose apokrif dhe kėshtu do tė sillte lexuesin dhe masėn e gjerė nė ndonjė lajthitje tė padėshirueshme akaidologjike, prandaj shumė prej kritikėve nė njė masė edhe e e kanė arsyetuar njė qėndrim tė tij lidhur me kėtė ēėshtje.



    Mendimet e dijetarėve rreth asaj se a e pėrfundoi Fahru Raziu tefsirin e tij




    Nė mesin e dijetarėve qė u morėn me biografinė, jetėn dhe veprat e mufesirėve, ekzistojnė mospajtime tė dukshme rreth faktit se a e ka pėrfunduar Rraziu komentimin e tefsirit tė tij apo jo.

    Ed-Davudi nė veprėn e tij “Tabekatul mufessirine” thotė: “Prej veprave tė tij ėshtė edhe “Tefsirul Kebir”, i cili nuk ėshtė i pėrfunduar i tėri nga Rraziu….”[8]

    Ibn Kadi Shehbeh dhe Ibni Halekani janė tė mendimit se Rraziu nuk e ka pėrfunduar tėrė tefsirin e tij.[9]

    Ibni Haxher el Askelani thotė: “Ai qė e pėrfundoi dhe plotėsoi tefsirin e Rraziut,[10] ėshtė Nexhmudin el Kamuli, kurse autori i “Keshfu-dh-Dhununit” pohon se kėtė tefsir e pėrfundoi Shihabudin el Hubi.[11]

    Edhe mufesiri bashkėkohor, Muhammed Husejn edh-Dhehebi, mbėshtetet mendimet e kėtyre dijetarėve me njė konstatim personal, pėr tė cilin megjithatė thotė se ėshtė i bazuar nė supozime, e supozimi mund tė jetė i saktė ose edhe i gabuar. Dhehebiu ndėr tė tjera thotė: “Ajo qė mund ta them me siguri, ėshtė se Fahru Rraziu e ka shkruar tefsirin e tij deri nė kaptinėn “El-Enbijaė”, pastaj, siē duket, pas vdekjes sė tij njė pjesė tė kėtij tesfiri e plotėsoi Shihabudin el Hubi, kurse tė tėrin e pėrfundoi Nexhmudin el Kamuli”.[12]

    Mendimin e Dhehebiut e pėrkrah edhe dijetari tjetėr bashkėkohorė Mennaul Kattan nė veprėn e tij “Mebahith fi Ulumil Kur’an”.[13]

    Por kėtė mendim tė Dhehebiut nuk e kanė grupi i dijetarėve tė tjerė, tė cilėt kanė po ashtu argumente mjaft tė forta se ky tefsir ėshtė shkruar nė tėrėsi nga Fahru Rraziu, me pėrjashtim tė sures “El-Vakiatu”, pėr tė cilėn edhe kėta pajtohen se nuk e ka shkruar ai.

    Dijetari bashkėkohor Halil el Mejsi, nė parathėnien qė i bėn tefsirit tė Rraziut, thotė: “Dijetarėt kanė thėnė se ky tefsir nuk ėshtė i shkruar i tėri nga Rraziu, dhe se ai ka arritur nė komentim vetėm deri nė suren “El-Enbijaė”, e pastaj kėtė e plotėsuan Nexhmudin el Kamuli dhe Shihabudin el Hubi. Sipas hulumtimeve qė kam bėrė, mund tė konstatoj me plot kompetencė se Rraziu megjithatė e ka pėrfunduar tefsirin e tij, pėr se dėshmon mė sė miri stili dhe metoda e komentimit, tė cilin fund e krye e pėrshkon e njėjta frymė komentuese.” [14]

    Nė kėtė drejtim ndihmesėn mė tė madhe e ka dhėnė studiuesi bashkėkohor i tefsirit, Dr.Ali Muhamed Hasen el Imari nė librin: ”Imam Fahrudin er Rraziu”, tė cilin e ka botuar Katedra e Kur’anit dhe Hadithit pranė Kuvendit Suprem pėr ēėshtje islame tė Egjiptit. Ai ndėr tė tjera thotė: “Mendimi im pas studimeve tė shumta rreth kėsaj ēėshtjeje nėpėr thesarin arkivor tė sė kaluarės, ėshtė se imam Fahrudin Rraziu e ka pėrfunduar nė tėrėsi tefsirin e tij “Mefatihul Gajb”. Mirėpo, pas invadimit tatar nė Havarizm nė vitin 617 h., d.m.th. 11 vjet pas vdekjes sė Rraziut, ka humbur njė pjesė e kėtij tefsiri, sipas tė gjitha gjasėve kaptina “El-Vakiatu”, tė cilėn pastaj rishtaz e ka komentuar Shemsudin el Hubi sipas metodės sė Rraziut dhe ia ka bashkėngjitur kėtij tefsiri. Ėshtė karakteristike se madje as kaptina “El-Vakiatu” nuk mund tė dallohet se nuk ėshtė koment i Rraziut, sepse nxėnėsi i tij ndoqi besnikėrisht metodėn e mėsuesit nė komentim, gjė qė lexuesi i rėndomtė as qė mund ta hetojė.[15]



    A mund tė thuhet pėr tefsirin e Rraziut se ėshtė libėr shkencor


    Duke lexuar fletėt e kėtij tefsiri, herė-herė tė duket se je duke lexuar ndonjė libėr shkencor a filozofik dhe kjo ishte arsyeja qė shumė prej dijetarėve tė sulmonin metodėn e komentimit tė Rraziut me pretekst se ėshtė thelluar tepėr nė disa ēėshtje shkencore. Ibni Atije thotė: “Nė tė ka gjithēka pėrveē tefsirit”, por kėtė mendim tė tij nuk e pranojnė edhe dijetarėt e mėvonshėm dhe ata bashkėkohorė si Muhammed Ibrahim Selim i cili thotė: “Nuk jam dakord me mendimin e Ibni Atijes, sepse Fahru Rraziu, edhe pse e teproi nganjėherė nė sjelljen e shumė argumenteve, megjithatė elaboroi dhe shtjelloi ēdo temė ashtu siē ėshtė mė sė miri. Jemi tė mendimit se Rraziu kėtij qėllimi fisnik ia ka arritur dhe e ka realizuar nė tėrėsi. Nga ana tjetėr ėshtė fakt i pamohueshėm se ky tefsir i vėllimshėm ėshtė mė tepėr objekt studimi pėr njė rreth mė tė ngushtė tė dijetarėve sesa pėr masėn e gjerė tė lexuesve”.[16]

    Edhe pse qasja e tillė e komentimit nga Rraziu, pėr disa ishte njė risi e papranueshme nė atė kohė, vetėm sot shihet se vlera e kėtij tefsiri ėshtė shumė e madhe, aq mė parė kur tė kihet parasysh se atėbotė kur nė Evropė as qė shihej kund ndonjė shkėndijė e diturisė, Rraziu flet guximshėm pėr planetet dhe lėvizjet e tyre, gjė qė shihet edhe nga komentimi qė i bėn ajetit 40 tė sures Jasin:

    وَكُلٌّ فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ

    “Dhe krejt (planetet) notojnė (lėvizin) nėpėr orbitat e tyre tė caktuara”,

    duke thėnė ndėr tė tjera: “ … Kjo argumenton se ēdo planet e ka orbitėn e tij. Sa u pėrket 7 planetėve secili prej tyre ka orbitėn e tij tė caktuar. (nė kohėn kur jetoi Rraziu njiheshin vetėm 7 planetė, kurse shumė mė vonė astronomėt zbuluan edhe dy planetė tė tjerė tė sistemit tonė diellor-Neptunin dhe Uranin, shėnim i Abdurrahman Muhammedit, botuesi i tefsirit tė Rraziut).

    Ėshtė thėnė se Hėna e ka orbitėn e saj, e cila ėshtė mė e shkurtėr se orbitat e planetėve tė tjerė, orbitat e tė cilėve janė disa mė tė shpejta e disa mė tė ngadalshme…

    Duhet tė themi se planetėt kanė formė dhe lėvizje sferike, gjithashtu edhe orbitat e tyre ndjekin tė njėjtin shteg sferik. Po ashtu edhe Dielli, si planeti kryesor i sistemit tonė diellor, ka lėvizje sferike dhe ėshtė pėrherė nė lėvizje.” [17]

    Rraziu ishte dijetar i gjithanshėm: pos tjerash, ai kishte bėrė studime edhe nė lėmin e mjekėsisė dhe tė astronomisė. Ai u pėrpoq ta shpinte edhe mė tutje mendimin islam, kėshtu qė u hodh me guxim nė oqeanin e shkencės me qėllimin shumė tė sinqertė, qė argumentet qiellore nė gjithėsi t’i vinte nė shėrbim tė vėrtetimit tė fakteve kuranore, prandaj fjalėt qė i thanė disa mufesirė tė vjetėr dhe disa bashkėkohorė se ky libėr mund tė jetė ēdo gjė por jo edhe tefsir, janė tepėr tė rėnda dhe tendencioze.

    Koha nė tė cilėn jetoi dhe veproi Rraziu, ishte e stėrngarkuar me pėrēarje tė brendshme dhe sulme tė pareshtura ideologjike nga jashtė. Nė kėtė kohė nė hapėsirat islame kundėrshtim nė mes Ehli Synetit nė njėrėn anė dhe mu’teziles, shiinjve dhe rafidinjve nė anėn tjetėr, ishin shumė tė mėdha e tė ashpra.

    Dijetarėt e Ehli Synetit, duke parė se mėsimet e kėtyre fraksioneve, dhe sidomos mu’teziles dhe rafidinjve kishin marrė hov, bashkuan forcat e tyre dhe iu kundėrvėnė kėtyre grupeve me armėn e tyre: filozofinė, logjikėn dhe metafizikėn. Ndėr tė parėt qė iu rrekėn kėtij misioni dhe detyre madhore ishte Fahru Rraziu i cili duke pėrfituar nga njohuritė e shumta nė Ilmul Kelam, Filozofi, Logjikė etj. me mjaft sukses arriti qė t’ia kthejė dinjitetin dhe krenarinė dijetarėve tė Ehli Synetit. Ibni Subkiu atėbotė kishte numėruar mbi 29 fraksione me tė cilat Rraziu zhvilloi polemika tė ashpra dhe ngadhėnjeu ndaj tyre me anė tė forcės sė argumenteve tė Ehli Synetit.[18]

    Fahru Rraziu ishte kėmbėngulės dhe i bindur se rruga qė kishte zgjedhur pėr t’i shėrbyer Kur’anit ishte e drejtė dhe sillte rezultate. Mbi kėtė bazė filloi tefsirin e kaptinės “El-Fatiha” nė komentin e sė cilės u zgjerua shumė. Ai nė kėtė rast qiti nė sheh tėrė madhėshtinė dhe urtėsinė e Allahut nė krijesat e Tij. Kur e komenton pjesėn e ajetit “Rabbil alemine” - Zot i botėve”, ai sqaron se ekzistenca nuk ėshtė e kufizuar vetėm nė botėn tonė, sepse hapėsira e pakufishme qė na rrethon, pėrfshin edhe mijėra botė (planetė, galaktika) tė tjera.

    Rraziu nė parathėnien e tefsirit tė tij thotė: “Dije se disa herė kam cekur mundėsinė se nga kjo sure (El-Fatiha) mund tė nxirren e tė shtjellohen mbi 10 mijė ēėshtje (mes’ele), njė gjė qė disa njerėz xhelozė, injorantė dhe arrogantė, shpeshherė ma kanė kontestuar. E kur iu rreka punės dhe fillova kėtė tefsir, e shkrova kėtė parathėnie pėr t’ua bėrė tė gjithėve me dije se ajo qė kam thėnė, ėshtė e arritshme dhe e realizueshme.”[19]

    Kur dėshironte tė shpjegonte diēka Rraziu, kėtė e bėnte sipas stilit tė tij tė njohur, sillte sa mė shumė mendime dhe transmetime, qė pastaj tė zgjidhte njėrin si mė tė afėrtin dhe mė tė saktin.

    P.sh. gjatė komentimit tė ajetit 44 tė sures “El-Bekare”;

    أَتَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ وَأَنْتُمْ تَتْلُونَ الْكِتَابَ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

    “A po i urdhėroni (thirrni) njerėzit pėr punė tė mira e veten tuaj po e harroni? Ndėrsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?”,

    pasi shpjegon hollėsisht kuptimet e fjalėve, ndalet te kuptimi i fjalės “birrun”, pėr tė cilėn sjell mendimet e dijetarėve dhe, ndėr tė tjera, thotė: “Dijetarėt kanė disa mospajtime rreth kuptimit tė fjalės “birrun” nė kontekst tė ajetit:

    - Suddiu thotė se ky ajet u dedikohet pėrgjithėsisht atyre njerėzve qė urdhėrojnė nėnshtrimin ndaj Allahut, kurse vetė nuk i pėrmbahen kėtij rregulli.

    - Ibni Xhurejxhi thotė se ky ajet ka tė bėjė me ata njerėz qė i urdhėrojnė tė tjerėt pėr tė falė namazin, pėr tė dhėnė zekatin po vetė nuk i kryejnė kėto detyrime.

    - Ebi Muslimi mendon se ky ajet ka tė bėjė me ēifutėt e Medinės, tė cilėt para ardhjes sė Muhammedit a.s. i paralajmėronin idhujtarėt mekas se njė i dėrguar i Allahut do tė shfaqet prej mesit tė tyre, i cili do tė thėrrasė pėr drejtėsi e bamirėsi, por kur Allahu e dėrgoi Muhammedin a.s., ata nga xhelozia nuk e pranuan, veēse mohuan shpalljen e tė Dėrguarit.”

    Rraziu pajtohet me mendimin e kėtij tė fundit duke shtuar se ajeti ka tė bėjė pėrgjithėsisht me ēifutėt qė i urdhėronin tė tjerėt pėr tė ndjekur e mėsimet e Tevratit, kurse vetė i hodhėn pas shpine, madje nga arroganca e tyre mohuan edhe misionin e Pejgamberit tė fundit tė Allahut - Muhammedit a.s.[20]

    Nė fund, ėshtė me interes tė theksohen edhe disa fragmente nga porosia qė ua la pak para vdekjes Imam Fahrudin Rraziu nxėnėsve tė tij dhe dijetarėve tė mėvonshėm: “Dijeni se unė kam qenė i flaktė pėr dituri dhe i dhėnė me afsh pas saj, prandaj edhe shkrova pėr ēdo gjė, sepse ajo sa arrita tė kuptoja pas leximit dhe studimit tė vazhdueshėm, ėshtė se kėtė botė tė ndjeshme materiale e drejton dhe e mbikėqyr Mbikqyrėsi i saj, i Cili ėshtė i zhveshur nga ēdo ngjashmėri me krijesat. Njė kohė tė gjatė u mora me mėsimet e Ilmul Kelamit (apologjetikės) dhe filozofisė por nė tė nuk pashė ndonjė dobi qė mund mund tė krahasohej me tė mirat qė gjeta nė Kur’anin e madhėruar, sepse Kur’ani thėrret qė madhėshtia dhe krenaria tė jenė tė tėra vetėm pėr Allahun xh.sh…

    Ju porosis qė kur tė vdes lajmin e vdekjes sime tė mos e pėrhapni, mė qefinosni dhe mė vendosni nė varr duke kėnduar pjesė nga Kur’ani, dhe pasi tė mė keni mbuluar me dhe, lutuni pėr mua dhe thoni: “O Allah i gjithėmėshirshėm e fisnik, tė erdhi i varfri dhe i nevojshmi, ki mėshirė ndaj tij”. [21]





    Kadi el Bejdavi dhe tefsiri i tij
    “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”



    Biografia e tij

    Emri i tij i plotė ėshtė Abdullah ibn Umer ibn Muhamed ibn Ali ebu Seid Ebul Hajr Nasiru-d-din el Bejdavi esh-Shirazi. U lind nė El-Bejda’ė nė afėrsi tė Shirazit, nė Iranin e sotėm, por nuk ka tė dhėna tė sakta pėr vitin e lindjes sė tij.

    Rrjedh nga njė familje me tradita islame, familje e cila gjeneratė pas gjenerate kishte nxjerrė nga gjiri i saj dijetarė tė nderuar. Ky ambient familjar bėri qė Bejdaviu, mėsimet e para t’i merrte mu prej babait tė tij, i cili po ashtu kishte njė diapazon tė gjerė tė dijes nė shkencat islame.

    Babai i tij pėr vite me radhė kishte kryer detyrėn e kadiut-gjykatėsit nė provincės Fars me seli nė Shiraz, kėshtu, qė pas vdekjes sė tij mė 673 h., kėtė detyrė tė re do ta merrte Bejdaviu, tė cilėn do ta kryente me plot pėrgjegjėsi. Nga kjo kohė mori edhe ofiqin “Kadi”-“Gjykatės”, me tė cilin njihet mė sė shpeshti nė qarqet shkencore. Pas disa viteve tė qėndrimit tė tij nė Shiraz, u shpėrngul nė Tibriz ku e gjeti vdekja, nė vitin 685/1286. Ibn Subkij pėr datė tė vdekjes sė tij merr vitin 691 h.[22]

    Bejdaviu qysh nė rininė e tij tė hershme dha shenja tė njė pjekurie, dhe bėri me dije se ky djalosh do tė bėhej njė dijetar me nam. U shqua nė shumė disiplina fetare, sidomos nė fikh, tefsir, hadith, usuli fikh, ilmul kelam, gramatikė, histori dhe logjikė. Mu pėr kėtė arsye edhe nė tė gjallė tė tij e quajtėn “Al-lame”- “Dijetar i gjithanshėm”. Mė vonė mori ofiqin “Nasiru-d-din”-“Ndihmėtar i fesė”.

    Nė provincėn ku jetonte Bejdaviu, jetonin mė shumė suninj qė u takonin drejtimeve juridike tė shafiinjve dhe hanefinjve, por kishte njė pjesė edhe tė shiinjve, me tė cilėt ishte vazhdimisht nė konflikt ideologjik. Prandaj nuk ėshtė fare e ēuditshme qė Bejdaviu kritikonte ashpėr qėndrimet e shiinjve si dhe ato tė mu’teziles.

    Nė fikh i takonte drejtimit juridik tė shafiinjve, kurse nė aspektin e akaidit mbronte parimet esh’arite tė Ehli Synetit.

    Dijetarėt anekėnd Botės Islame kanė folur fjalė miradie pėr dijen dhe devotshmėrinė e Bejdaviut. Dijetari Subkiu pėr tė thotė: “Ai ishte njė dijetar i madh islam, jashtėzakonisht i mprehtė, i sinqertė dhe shumė i devotshėm.”

    Ibn Kadi Shuhbe pėr tė ka thėnė: “Ai ėshtė autor i shumė veprave, ishte njėri ndėr dijetarėt mė tė shquar dhe mė autoritativė tė Azarbejxhanit.”, ndėrsa Ibn Hubejb, lidhur me veprat e tij, thotė: “Tė gjithė dijetarėt islamė shprehin konsiderata tė larta pėr veprat e tij. Edhe po tė mos kishte shkruar mė asnjė vepėr tjetėr pėrveē “Minhaxhit” do t’i mjaftonte!”

    Kur flasin pėr aftėsitė intelektuale tė Bejdaviut, dijetarėt cekin gjithnjė njė ngjarje qė kishte rastisur tė ndodhte mu nė Tibriz, ditėn kur Bejdaviu kishte shkelur nė atė qytet. Njė prej fisnikėve tė Tibrizit kishte organizuar njė ndenjje me dijetarė tė shumtė. Bejdaviu u ndodh rastėsisht nė atė mexhlis, diku nga fundi i sallės. Ndėrkohė njė prej dijetarėve qė hiqej si mė i dituri, u kishte drejtuar tė pranishmėve njė pyetje tė vėshtirė, qė vetėm ta analizonin, i bindur plotėsisht se asnjėri prej tė pranishmėve nuk do tė mund tė jepte pėrgjigjen e duhur.

    Dhe, kur vėrtet asnjė prej dijetarėve tė pranishėm nuk arriti t’i pėrgjigjej asaj pyetjeje, nga fundi i sallės u ngrit Bejdaviu, i cili tha se ishte i gatshėm t’i pėrgjigjej asaj pyetjeje. Dijetari qė kishte parashtruar pyetjen, deshi ta nėnēmonte Bejdaviun, tė cilin nė atė qytet nuk e njihte askush, duke i thėnė nėse sė pari e kishte kuptuar pyetjen, pėr se Bejdaviu iu pėrgjigj: “A dėshironi t’jua pėrsėris pyetjen tuaj fjalė pėr fjalė, apo vetėm sipas kuptimit?” Atėherė dijetari u step dhe i tha: “Thuaje fjalė pėr fjalė.” Dhe Bejdaviu e pėrsėriti atė tė tėrėn dhe iu pėrgjigj nė mėnyrė tė pėrpiktė madje duke i bėrė me dije atij dijetari se nė parashtrimin e asaj pyetjeje kishte disa mangėsi. Pastaj Bejdaviu i parashtroi atij njė pyetje sė cilės ai nuk arriti t’i pėrgjigjej. Fisniku qė kishte organizuar ndenjjen kur pa epėrsinė e Bejdaviut ndaj dijetarit, e ngriti Bejdaviun nga vendi ku ishte, e nderoi dhe i bėri me dije se ishte i gatshėm t’i ofronte ndihmė pėr motivin pse kishte ardhur nė Tibriz. Qė prej asaj dite emri i Bejdaviut mori dhenė…”[23]


    Veprat e Bejdaviut

    Bejdaviu ishte njė dijetar i gjithanshėm, prandaj ishte e natyrshme qė pas vetes tė linte shumė vepra tė mėdha e tė ēmueshme, tė cilat sot e kėsaj dite botohen dhe ribotohen vazhdimisht, dhe shėrbejnė si literaturė bazė nė shumė fakultete e institucione tė larta islame kudo nė botė.

    Bejdaviu, kryesisht veprat e tij i shkroi nė gjuhėn arabe, kurse nė gjuhėn e tij amtare-persisht shkroi vetėm njė vepėr historike.

    Ndėr veprat e tij mė kryesore mund tė veēojmė:

    “Envarut-tenzili ve esrarut-te'vili” – tefsiri i tij i mirėnjohur, pėr tė cilin do tė bėjmė fjalė mė gjerėsisht.

    “El-Minhaxhu” – ėshtė njė vepėr shumė e ēmuar nė shkencėn e Usuli-fikhut. Kėsaj vepre tė tij shumė prej dijetarėve i kanė bėrė komentime tė gjera.

    “El-Gajetul-kusva fi dirajetil-fetva” – vepėr e shkruar nė shkencėn e Fikhut, sipas parimeve tė shkollės juridike shafiite.

    “Sherhul-Muntehab” – vepėr nė Usuli fikh.

    “Sherhul Kafije” – vepėr nė shkencėn e logjikės.

    “Sherhul Metali’u” – vepėr nė shkencėn e logjikės.

    “Et-Tavali'ė” – vepėr nė shkencėn e Ilmul Kelamit.

    “Lubbul-lubab fi 'ilmil-i'rab” – vepėr nė shkencat e gjuhės dhe gramatikės arabe.

    “Risale fi mevdu'atil-ulumi ve te'arifiha” – kjo vepėr gjendet ende dorėshkrim.

    “Nidhamut-Tevarih” – vepėr nė shkencėn e historisė (e shkruar nė gjuhėn perse).

    “Muntehel-Muna” – vepėr ende dorėshkrim.

    “Sherhut-Tenbih”

    “Sherhul-Mahsul” – koment i veprės sė Rraziut.

    “Mirsadul-efham fi mebadi'il-ahkam”, etj.[24]



    Tefsiri i Kadi El Bejdaviut
    “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”




    Vepra mė e madhe e Bejdaviut, pa dyshim konsiderohet tefsiri i mirėnjohur “Envaru-t-tenzili ve esraru-t-te’vili” – “Dritat e Shpalljes (zbritjes) dhe tė fshehtat e komentimit”, e cila deri nė ditėt e sotme ka pasur disa qindra botime, dhe konsiderohet ndėr tefsiret mė tė njohura me metodėn e komentimit racional, pas tefsirit tė Rraziut. Ėshtė botuar nė formate tė ndryshme tė shtypit. Nė tė kaluarėn ėshtė botuar nė njė vėllim tė madh, mė pastaj nė dy vėllime, kurse nė botimet e reja zakonisht botohet nė pesė vėllime mesatare, sikur ky qė kemi marrė nė shqyrtim, i botuar nė vitin 1996 nga “Darul fikri” nė Bejrut, kurse komentet qė i janė bėrė kėtij tefsiri, janė tė botuara diku nė 8 vėllime, si ai i Shejh Zades, i botuar nė vitin 1303 h. nė Stamboll (Konstantinopojė), diku edhe nė 10 vėllime mesatare.

    Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se tefsiri i Bejdaviut, qoftė origjinali, qoftė komentimet e tij si ai i Shejh Zades, kanė qenė vepra tė pashmangshme nė bibliotekat e shumicės sė hoxhallarėve tė trojeve shqiptare, sidomos nė Kosovė.


    Vlerėsimet e dijetarėve pėr tefsirin e Kadi Bejdaviut


    Dijetari i madh Xhelaluddin es Sujutiu kėtij tefsiri i ka bėrė njė komentim tė shkėlqyeshėm, tė cilin e ka quajtur “Nevahidul-ebkar ve shevahidul-efkar”, ku, pėrveē tjerash, thotė: “Kadi Nasiruddin el-Bejdaviu nė mėnyrė tė mahnitshme ka bėrė versionin e shkurtuar tė “Kesh-shafit” tė Zemahsheriut, duke pėrfshirė nė tė tė gjitha ato qė i konsideronte si tė vlefshme, dhe duke lėnė qėndrimet e dyshimta qė kishin tė bėnin me parimet e Mu’teziles. Nė kėtė mėnyrė, duke bėrė njė punė kaq tė madhe, ai nxori nė dritė njė vepėr e cila shkėlqeu me shkėlqimin e arit tė pastėr dhe e cila u shfaq para masės sikur dielli kur shfaqet dhe ėshtė i dukshėm nė njė ditė tė kthjellėt. Pėr kėtė punė kaq madhore i shprehėn ndjenja miradie tė gjithė ata qė ishin tė etshėm pėr dituri, nė veēanti dijetarėt qė morėn mėsim se si i duhet qasur punės nė hulumtimin e thesarit islam…” [25]

    Mustafa ibn Abdil-lah, autori i veprės sė mirėnjohur “Keshfu-dh-Dhunun” pėr tefsirin e Bejdaviut, ndėr tė tjera, thotė: “Tefsiri i tij ėshtė njė vepėr jashtėzakonisht e vlefshme, pėr tė cilėn nuk ka nevojė tė flasim shumė fjalė. Ai nė kėtė tefsir - prej “Kesh-shafit” nė version tė shkurtuar mori gjėrat mė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me gjuhėn arabe dhe stilin e lartė gjuhėsor; prej tefsirit tė Rraziut mori atė mė tė rėndėsishmet qė kishin tė bėnin me Ilmul Kelamin dhe filozofinė, kurse nga tefsiri i Ragib Isfihanit mori ato elemente qė kishin tė bėnin me nxjerrjen e porosive dhe mėsimeve, me mendimet e thella dhe aludimet e shkėlqyeshme… Vėrtet, i Madhi Allah kishte pėrcaktuar qė kjo vepėr e Bejdaviut tė pritej shumė mirė nga shumica e dijetarėve tė shquar, tė cilėt i kushtuan kėsaj vepre njė interesim tė jashtėzakonshėm, tė cilėt madje filluan t’i bėnin edhe komente tė shumta. Disa i bėnė komentimin e njė sureje, disa tė disa xhuzeve, kurse ca tė tjerė komentimin nė tėrėsi”.[26]

    Numri i komenteve tė tefsirit tė Bejdaviut ka kaluar mbi 40, por si mė tė rėndėsishmet mund tė numėrojmė tri komentimet mė tė njohura qė janė: Komentimi i Kadi Shejh Zades, ai i Shihab el-Hafaxhit dhe ai i Kuneviut.[27]

    Muhammed Abduladhim ez-Zerkani pėr kėtė tefsir thotė: “Tefsiri i Bejdaviut ėshtė njė vepėr madhėshtore dhe e pėrpiktė. Nė kėtė tefsir ai ka tubuar tefsirin tradicional dhe atė racional, duke iu pėrmbajtur me kujdes edhe rregullave tė gjuhės arabe. Nė kėtė tefsir, Bejdaviu i ka pėrkrahur fuqishėm mendimet dhe qėndrimet e Ehli-Synetit…”[28]

    Nė fund vlen tė pėrmendet edhe konstatimi dhe vlerėsimi i tefsirologut bashkėkohor Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebiut, i cili vlerėsimin pėr tefsirin e Bejdaviut e pėrfundon me fjalėt: “Kjo vepėr hyn nė radhėn e tefsireve mė tė mėdha dhe mė komplete. Si literaturė bazė ėshtė e pashmangshme pėr secilin qė dėshiron t’i kuptojė fjalėt e Allahut tė Madhėrishėm, dhe qė dėshiron t’i zbulojė fshehtėsitė qė bartin me vete kėto fjalė hyjnore”[29]


    Metoda e komentimit qė ndoqi Bejdaviu nė tefsirin e tij


    Bejdaviu nė hyrjen (parathėnien) e tij tė kėtij tefsiri, pasi falėnderon Allahun e Madhėrishėm dhe dėrgon salavate mbi tė Dėrguarin e Tij, flet mbi vlerėn e madhe tė tefsirit si shkencė, duke thėnė se ajo ėshtė njė prej diturive-shkencave mė tė dobishme.[30] Pastaj konstaton se me komentimin e Librit tė Allahut mund tė merret vetėm ai qė ka njohuri tė thella nė tė gjitha shkencat e nevojshme islame, tė cilat doemos duhet t’i dijė kushdo qė dėshiron ta komentojė Kur’anin sipas metodės racionaliste.

    Nė kėtė parathėnie, Bejdaviu tregon se, para se tė fillonte kėtė tefsir (komentim), i kishte falur dy rekate namaz tė istihares dhe pastaj kishte vendosur t’i hynte kėsaj pune tė madhe. Ai, ndėr tė tjera, pėr kėtė tefsir thotė: “Ky tefsir do tė pėrmbajė fjalėt mė tė zgjedhura, tė cilat kanė arritur deri tek unė nga ashabėt mė tė njohur, pastaj nga tabiinjtė mė tė dijshėm dhe nga dijetarėt e devotshėm para meje.

    Nė kėtė tefsir do tė radhiten po ashtu konkluzione (porosi) tė shkėlqyeshme, nė tė cilat kemi arritur unė dhe dijetarėt para meje”.[31]

    Ndėrsa nė fund tė kėtij tefsiri, pasi kishte pėrfunduar punėn e tij tė frytshme, e shohim tė thotė: ”Kjo vepėr pėrmban porosi tė rralla tė njerėzve mė mendjendritur tė kėtij Ymeti nė lidhje me komentimet rreth Kur’anit, sqarimin e termave tė vėshtirė me njė stil pėrmbajtėsor dhe konciz, i cili nuk del nga drejtimi i duhur dhe i kėrkuar”.[32]

    Dhe, Bejdaviu, vėrtet ia kishte dalė mbanė qė ta mbante fjalėn e dhėnė, sepse ky tefsir vėrtet ėshtė i njė stili tė lartė, me pak fjalė shprehte domethėnie tė shumta. Mu pėr kėtė arsye edhe i janė bėrė komentime tė shumta.

    Tefsiri i Bejdaviut llogaritet ndėr tefsiret racionale, tė lejuara-tė pėlqyeshme, pėr arsye se nė kėtė vepėr ka qasje dhe karakteristika mjaft pozitive. Kjo gjė i ka shtyrė shumė dijetarė tė merren me studimin e tij edhe sot e kėsaj dite. Siē theksuam mė lart tefsiri i Bejdaviut ka qenė shumė i pėrhapur edhe nė trevat shqiptare, dhe hoxhallarėt tanė tė mėhershėm e kanė pasur si njė nga literaturat bazė.

    Ajo qė e bėn kėtė tefsir tė dashur dhe tė mirėpritur pėr dijetarėt, ėshtė se gjatė komentimit tė shumė ajeteve kuranore, ai ka marrė si argument edhe ajete tė tjera (komentimi i Kur’anit me Kur’an) si dhe shumė hadithe autentike, dhe kjo ka bėrė qė edhe tradicionalistėt tė kenė mendime pozitive rreth kėtij tefsiri.

    Bejdaviu konsiderohet se i ka bėrė njė shėrbim tė mrekullueshėm Ehli-Synetit nė shumė raste, duke i sulmuar parimet e mu’teziles nė lidhje me disa ēėshtje tė shtruara prej tyre, me tė cilat ishin nė kundėrshtim me Ehli-Synetin.

    Qėndrimi i tij ndaj Mu’teziles


    Bejdaviu edhe pse pėrdori nė njė masė tė konsiderueshme tefsirin e Zemahsheriut, nė shumė vende i kundėrshtoi mendimet e tij dhe tė Mu’teziles, duke i hedhur poshtė si tė pabaza. Kėshtu shohim se kur ėshtė fjala pėr nocionet “Ihbat dhe Tekfir”, ai sulmon ashpėr qėndrimin e ngurtė tė Zemahsheriut, i cili nė lidhje me ihbatin dhe tekfirin” thotė se veprat e mira do tė shkatėrrohen me kryerjen e mėkateve tė mėdha dhe me kufėr, se Allahu ėshtė i obliguar qė ta falė njeriun nė rast se ky ndalet dhe largohet nga kryerja e mėkateve tė mėdha etj. Bejdaviu, pasi paraqet tezat e Zemahsheriut nė lidhje me “ihbatin dhe tekfirin”, thotė se koncepti i “Ihbatit” mund tė vlejė vetėm pėr njeriun i cili mė nuk ėshtė musliman (d.m.th. ka dalė nga Islami dhe ėshtė bėrė murted-renegat), ndėrsa pėr “tekfirin” thotė se nuk ėshtė obligative-e detyrueshme pėr Allahun qė ta falė atė qė pushon sė kryeri vepra tė kėqija qė konsiderohen mėkate tė mėdha, sepse falja varet kryesisht nga Vullneti i Allahut.[33] Kėto komente shohim tek i bėn gjatė komentimeve qė i bėn ajetit 31 tė kaptinės En-Nisa’ė

    إِنْ تَجْتَنِبُوا كَبَائِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُمْ مُدْخَلًا كَرِيمًا

    “Nėse largoheni prej mėkateve tė mėdha, tė cilat u janė tė ndalueshme, ne ju shlyejmė mėkatet e vogla dhe ju fusim nė njė vend tė ndershėm.”


    Ndikimi i mendimeve tė Rraziut nė tefsirin e Bejdaviut


    Shihet qartė se Bejdaviu nė tefsirin e tij ka shfrytėzuar edhe Tefsirin e Rraziut, sepse, kur flet rreth ajeteve qė kanė tė bėjnė me gjithėsinė dhe planetėt, ai sjell disa komente, nga tė cilat mund tė konkludohet se janė ndikime tė drejtpėrdrejta nga mendimet e Rraziut. Njė rast tė tillė kemi kur komenton kuptimin e fjalės “Shihab” nė ajetin 10 tė sures “Es-Safat”

    إِلَّا مَنْ خَطِفَ الْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ ثَاقِبٌ

    “...Po atė e ndjek ylli qė e djeg”

    kur thotė: “Fjala “Shihab” ėshtė diēka qė neve na duket sikur tė jetė shkėputur ndonjė pjesė prej ndonjė planeti. Dikush ka thėnė se “shihab” mund tė jetė lloj avulli qė ngrihet deri nė sferat qiellore dhe pastaj ndizet, por kjo ėshtė vetėm njė supozim. Megjithatė, mund tė themi se ēdo shkėndijė e zjarrtė qė ndodh nė shtresat e larta qiellore, ajo pėr banorėt e tokės ėshtė ndriēues, dhe stoli e qiellit…”[34]

    Pėrveē kėtij tefsiri “Mefatihul Gajbi” tė Fahrudin Rraziut dhe “Kesh-shafit” tė Zemahsheriut, mund tė vėrehet se Bejdaviu nė njė masė mė tė vogėl ka shfrytėzuar edhe njė tefsir tjetėr, atė tė Ragib el Isfihaniut, por megjithatė mund tė themi se Bejdaviu, megjithėkėtė mbetet origjinal, sepse, krahas mendimeve tė tyre, nė fund sjell edhe mendimin e vet personal, nė tė cilin ka arritur nė bazė tė ixhtihadit tė tij personal.

    Interesimi i tij pėr analizėn gjuhėsore tė fjalėve


    Bejdaviu nė tefsirin e tij nganjėherė thellohet edhe nė analizėn gjuhėsore tė fjalėve tė caktuara, por gjithnjė me njė maturi dhe pa ndonjė stėrzgjatim tė theksuar.

    Animi i tij nga medhhebi juridik i shafiinjve rreth ajeteve dispozita


    Nė anėn tjetėr, kur vjen nė komentimin e disa ajeteve dispozita, vėrehet njė anim nga medhhebi shafii, shkollės juridike tė tė cilit i takonte, por fatmirėsisht pa hyrė nė debate dhe zgjatje tė tepruara.

    Njė shembull tė tillė kemi kur komenton ajetin 228 tė kaptinės El-Bekare:

    وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّėنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَاثَةَ قُرُوءٍ

    “E ato gra qė janė shkurorėzuar janė tė obliguara tė presin tri menstruacione (tri cikle-pastrime mujore)...”

    ku ai sjell mendimet e dy dijetarėve Shafiut dhe Hanefiut rreth kohės sė pritjes sė asaj qė ėshtė shkurorėzuar, dhe nė fund jep vlerėsimin e tij se mendimi i Shafiut nė kėtė rast megjithatė ėshtė mė i drejtė, kurse i Hanefiut ėshtė i gabuar.[35]


    Njohuritė e tij rreth Ilmul Kelamit-Akaidit


    Duke marrė parasysh faktin se Bejdaviu ishte dijetar i madh i Ehli Synetit, ai nė shumė vende gjatė komentimit tė ajeteve tė ndryshme akaidologjike, sjell qėndrimet e Ehli Synetit dhe tė ndonjė sekti a fraksioni, duke argumentuar bindshėm se qėndrimet e Ehli Synetit janė tė drejta dhe tė qėndrueshme.

    Kėshtu shohim qėndrimin e tij dinjitoz nė mbrojtjen e parimeve tė Ehli Synetit gjatė komentimit tė ajeteve 1-4 tė kaptinės El-Bekare:

    ال. ذَلِكَ الْكِتَابُ لَا رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِلْمُتَّقِينَ. الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الėلَاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ. وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ وَبِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ.

    “Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė libri nė tė cilin nuk ka dyshim (sepse ėshtė prej Allahut), ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zekat, sadaka etj.) Dhe ata qė besojnė nė atė qė t’u shpall ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme) botėn tjetėr (Ahiretin).”,

    ai shpjegon esencėn e imanit (besimit) dhe tė nifakut (hipokrizisė), sipas Ehli Synetit, mu’teziles dhe havarixhėve, dhe nė fund, pasi analizon mirė qėndrimet e tyre, thotė se qėndrimi i Ehli Synetit ėshtė mė i pranueshmi dhe mė i qėndrueshmi, kurse dy mendimet e tjera i hedh poshtė si tė pabaza, duke konkluduar: “Nė lidhje me esencėn e imanit mendimet ndryshojnė, por sigurisht mendimi mė i shėndoshė dhe mė i plotė ėshtė i Ehli Synetit, qė imani pėrfshin tri komponente: Bindjen me zemėr, shqiptimin me gjuhė dhe vėrtetimin praktik me vepra”.[36]


    Qėndrimi i tij ndaj israiliateve


    Njė karakteristikė tjetėr pozitive e tefsirit tė Bejdaviut, ėshtė se nė tė pėrmenden shumė pak israiliatet, rrėfimet me motive hebraike dhe tė krishtera. Ėshtė i njohur fakti se shumė mufesirė nuk mundėn t’i rezistonin futjes sė israiliateve nėpėr tefsiret e tyre, madje nganjėherė edhe pa kontroll, por tek Bejdaviu fatmirėsisht hasim tė kundėrtėn. Ai, edhe pse shumė rrallė, pėrmend diku-diku ndonjė rrėfim tė tillė, fillon me fjalėt: “ėshtė thėnė…” ose: “ėshtė pėrcjellė”, ose “kanė thėnė…”, me se jep shenjė se duhet pasur kujdes ndaj kėtyre rrėfimeve, tė cilat nuk kanė bazė nė ajetet kuranore dhe as nė hadithet e Resulullahut s.a.v.s. Njė rast tė tillė e kemi kur pėrmend njė tregim mbi mbretėreshėn Belkize gjatė komentimit tė ajetit 22 tė kaptinės En-Neml:

    فَمَكَثَ غَيْرَ بَعِيدٍ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمْ تُحِطْ بِهِ وَجِئْتُكَ مِنْ سَبَإٍ بِنَبَإٍ يَقِينٍ

    “Ajo (pupėza) nuk e zgjati shumė e tha: Unė kuptova atė qė ti nuk je i njohur dhe tė erdha nga Sebei (mbretėria e Sabės) me njė lajm tė sigurt”

    kur pėrmend disa detaje tė dialogut tė pupėzės me Sulejmanin a.s. kur pupėza i tregon, ndėr tė tjera se si kishte zbuluar njė mbretėri tė largėt tė Sabės, se ata e adhuronin Diellin nė vend tė Allahut etj.. Ē’ėshtė me rėndėsi, nė kėtė rast Bejdaviu kėtė tregim e fillon me fjalėt “Ėshtė pėrcjellė…”, gjė qė lė tė kuptosh se fjala ėshtė pėr njė tregim, nė tė cilin mbase mund tė ketė edhe disa detaje tė hiperbolizuara, tė cilat i kishin sajuar hebrenjtė nė lidhje me kėtė ngjarje, e cila nė fakt jo nė detaje, po shkurtimisht ėshtė cekur edhe nė Kur’anin famėlartė.[37]


    Disa nga kritikat e pakta tė dijetarėve nė adresė tė Bejdaviut


    Ajo pėr tė cilėn i bėhen pak fjalė Bejdaviut nė formė kritike, janė dy gjėra:

    E para, se ai nuk arriti tė eliminonte plotėsisht mendimet mu’tezilase tė Zemahsheriut, tė cilat ai i kishte paraqitur nė Keshafin e tij , kėshtu qė nė raste tė caktuara ai edhe i pėrdor ato. Njė rast tė tillė e kemi kur komenton ajetin rreth kamatės:

    الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنْ الْمَسِّ

    “Ata qė e marrin kamatėn do tė ngrihen ashtu siē ngrihet ai qė e ka prekur shejtani” (El-Bekare, 275)

    Bejdaviu nė kėtė komentim ndjek vijėn e mendimeve mu’tezilase duke pohuar se shejtani mund tė ndikojė tek njeriu vetėm nėpėrmjet vesveseve e assesi ndryshe, fjala vjen nėpėrmjet ndonjė kontakti fizik[38], kurse

    E dyta kritikė qė shkon nė adresė tė Bejdaviut, ėshtė se ai gjatė pėrfundimit tė komentimit komplet tė kaptinės, kur flet pėr vlerėn e akėcilės sure, sjell disa hadithe tė trilluara nė lidhje me vlerėn e sureve. Hadithet e tilla, ose janė tė dobėta, ose tė trilluara dhe nuk do tė ishte e udhės qė as ai t’i pėrdorte. Pra, edhe nga kjo shihet se ai ishte i ndikuar shumė nga Zemahsheriu, i cili hadithet e tilla i ka pėrdorur me tė madhe nė “Keshafin” e tij. Sa u pėrket kėtyre haditheve qė flasin pėr vlerėn e sureve, shumica prej tyre janė trilluar nga Nuh bin Ebi Merjemi, i cili njė gjė tė tillė e kishte pranuar vetė botėrisht, duke thėnė se kėtė e kishte bėrė me qėllim tė mirė, meqė ishte frikėsuar se mos njerėzit do ta linin leximin e Kur’anit pasi qė atėbotė ishin dhėnė sė tepėrmi pas Fikhut tė Ebu Hanifes dhe historisė sė Ibn Ishakut.[39]

    Nė lidhje me kėtė Dr. Dhehebiu thotė: “Disa janė munduar ta arsyetojnė kėtė veprim tė Bejdaviut duke thėnė se hadithet e tilla nuk kanė tė bėjnė me dispozitat e Sheriatit, por me anė tė tyre vetėmse nxitet tė mėsuarit dhe studimi i Kur’anit dhe hyjnė nė kategorinė e “tergib-it”, qė nxit pėr kryerjen e veprave tė mira etj., por ne megjithatė nuk e arsyetojmė kėtė veprim tė Bejdaviut, sepse kjo thjesht nuk pėrkon me reputacionin e madh tė tij prej dijetari, i cili nė shkencat islame ka emėr dhe nam”.[40]

    Allahu e shpėrbleftė Kadi el Bejdaviun pėr kontributin e tij kaq tė madh nė lartėsimin e fjalės sė Allahut nėpėrmjet kėtij tefsiri (komentimi), si dhe nėpėrmjet veprave tė tjera tė mėdha tė tij!


    ============================




    [1] Dr. Muhamed Sejid Xhibril , “Med’hal ila menahixh el mufessirine” , fq. 111, Kajro 1987.

    [2] Imam Zerkeshiu “El-Burhanu fi Ulumil Kur’an”,………………….????????

    [3] Dr. Xhum’ah Ali Abdul Kadir “Zadu-rr-Ragibin...” fq. 63

    [4] Po aty, fq. 64

    [5] Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi, “Et-Tefsir vel mufessirun” vėll. I, fq. 230, Kajro 1985.

    [6] Imam Fahruddin Err-Rraziu “Mefatihul gajbi”, vėll. I, fq. 15. (Nga parathėnia e botuesit).

    [7] Muhammed Ibrahim Selim “Kissatu-s-Sihri ve-s-sehareti”, fq. 17, Kajro 1985.

    [8] Hafidh Shemsuddin Ed-Davudi “Tabekatul mufessirin”, vėll. II, fq. 216., Kajro 1994.

    [9] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll. I, fq. 227.

    [10] Ibn Haxher el Askelani, “Ed-Durer el kamineh”, vėll. I, fq. 304, Damask 1978.

    [11] “Et-Tefsir vel mufessirun”, vėll. I, fq. 278.

    [12] Po aty, fq. 227.

    [13] Mennaul Kattan “Mebahith fi Ulumil Kur’an”, fq. 378-379, Kajro 1995.

    [14] Muhammed Sejjid Xhibril “Med-hal ila menahixhil mufessirin”, fq. 17, Kajro 1985.

    [15] Abdul Mun’im en Nimr, “Ilmu-t-Tefsir”, fq. 128, Kajro 1987.

    [16] “Kissatu-s-Sihri ve-s-sehareti”, fq. 16

    [17] Fahru Rraziu “Mefatihul Gajbi”, vėll. 25, fq. 76-77.

    [18] Dr. Ali Muhamed Hasen el Imari, “Imam Fahrudin er Rrazi”, fq. 29, Kajro 1988.

    [19] Nga parathėnia e Tefsirit tė Rraziut, vėll. 1, fq. 3

    [20] Po aty, vėll. II, fq. 24

    [21]Po aty, vėll. I, fq. 16-18.

    [22] El Hafidh Shemsuddin Ed-Davudi “Tabekatul mufessirin” vėll. I fq. 243, Kajro, 1994.

    [23] Po aty, fq. 242.

    [24] Po aty, fq. 242; Shih edhe Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėl I. fq. 282.

    [25] Po aty, vėll. I, fq. 286

    [26] “Keshfu-dh-dhununi an esami-l-kutubi ve-l- fununi”, vėll. I, fq. 127-128, Bejrut 1992

    [27] Dr. Hasen Junus Hasen Abidu, “Dirasat ve mebahith fi tarih et-tefsir ve menahixh el mufessirin”, fq. 128, Kajro 1992.

    [28] Muhammed Abduladhim ez-Zerkani “Menahilul irfan fi ulumil Kur’an”, vqll. II, fq. 67, Kajro 1980.

    [29] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll. I, fq. 288.

    [30] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ėvili”, vėll. I, fq. 10, Bejrut 1996

    [31] Po aty, fq 11

    [32] Shih “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll I. fq. 286

    [33] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ėvili”, vėll. I, fq. 199

    [34] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ėvili”, vėll. V, fq. 6

    [35] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ėvili”, vėll. I, fq. 240

    [36] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ėvili”, vėll. I, fq.53-59

    [37] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ėvili”, vėll. IV, fq.115.

    [38] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ėvili”, vėll. I, fq.267.

    [39] Dr. Xhum’ah Ali Abdulkadir “Zadu-rr-rragibin fi menahixh el mufessirin”, fq. 80.

    [40] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll I, fq. 283.


    Vazhdon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritė : 27-07-2009 mė 16:15

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •